PDA

View Full Version : PSE UNMIK-U, NUK E ZGJIDHĖ PROBLEMIN E STATUSIT POLITIKĖ TĖ


beku
09-10-04, 13:44
PSE UNMIK-U, NUK E ZGJIDHĖ PROBLEMIN E STATUSIT POLITIKĖ TĖ KOSOVĖS EDHE PĖR SA KOHĖ TĖ TJERA!...




nga Bekim REXHEPI

Njė gjel torollak ėshtė vendosur mbi vezėn e njė pule dhe ndofta me dėshirė e mahde tė tij do ta qelė atė vezė. Por kjo nuk varet nga qendimi i gjatė mbi vezė. Ai kėshtu duke ndenjur i ulur dhe nė pritje tė qelė veza. harron se ėshtė akoma gjel, madje nuk ka aspak turp pse akoma vazhdon tė qėndroj i ulur mbi vezėn e cila nuk i takon sėpaku vetėm ati ta qelė.




Derisa UNMIK-u, tregon pėr ēdo herė qė ėshtė pa dhembė ndaj serbėve tė Kosovės. Shqiptarėt nė tė kundėrtėn binden se edhe UNMIK-u edhe KFOR-i, nuk mund te kenė respektin e tyre pėrgjithnjė, dhe pėrsa kohe qe UNMIK-u edhe KFOR-i, nuk e kanė tė gjithė teritorin e Kosovės nėn kontroll e tyre, ata kėshtu dukėn jo mė si misionar tė paqės po si misionar ndejtjės me i shkop t'sehireve dhe nė mėnyrėn mė tė pakuptimtė e toleron vet pafuqin e saj nė dėm tė Kosovės. Nuk mund ta kuptoj sesi njerėzit si Ibrahim Rugova,Bajram Rexhepi e Nexhat Daci mund te jenė kaq shurdhmemecė dhe kaq pasivė. Brukseli e ka harruar Kosovėn atėherė duhet njė iniciativė e vetė kosovarėve pėr ta shkundur.

Dhe jo politika si ato te UNMIK-ut qe vazhdon te qendroje i ulur si nje gjel mbi vezen qe quhet Kosove, mbase tė gjithė e dimė se gjeli sa do i ngrohtė tė jetė dhe sa do mė gjatė tė qėndrojė mbi vezėn nuk e qel mė dot, kėtė vezė e qel vetėm ngrohtėsia dhe vullneti i asaj qė i takon.

Nė tė kundėrtėn deshprimi i gjithėmbarshėm pėr aq sa i takonė palės shqiptare e qė ėshtė edhe mė i pėrmasėshėm, por nuk mund tė thuhet me aq lehtėsi se nuk ka deshprimi edhe tek pala minoritare e Kosovės duke pėrfshirė serbėt, romėt dhe tė tjerė qė nuk e parapėlqejnė nga diēka mė politikėn e UNMIK-ut dhe tė KFORI-it, lidhur pocesin nė Kosovė.

Me gjithė frikėn qė po vije sikur po humb raspekti pėr kėto institucionet te paketura tė ndėrkombėtarve dhe tė Kosovės.

Ajo qe mbetet e sanksionuar ne rezulutėn 1244-ėr, kushtimisht nuk ka lėvizur akoma.Nuk mund te ndodhte ndryshe. Mbase njė dite do tė jemi dėshmitar se shqiptarėt do te shperthejnė disi nė mėnyrėn e vet per te treguar UNMIK-ut dhe KFOR-it, se nuk janė dakord me menyrat sesi po qeverisin ata nė Kosovė. Por me pare duhet te deshmohet shumė fakte nga vet UNMIK-u dhe KFOR-i tek shumica shqiptare se mė nė fund se janė vet UNMIK-u dhe KFOR-i, ata qė nuk janė tė gatshem te ēoje asnje pikė ujė ne mullirin e Pavarsisė sė (shqiptarve tė )Kosovės. UNMIK-u gjithashtu edhe KFOR-i, do tė duhet te siguronte edhe shqiptarin e fundit se me shumė sesa stabilitetin ata ēmojnė vlerat e tė drejtave dhe lirive tė njeriut e deri te vetvendosja. Vetem pas ketyre garancive UNMIK-u dhe KFOR-i, mund te shfaqte hapur kritikat ndaj shqiptarve tė Kosovės. Tashmė botėrisht dihet se shqiptarėt e Kosovės pas ardhjės se kėtyre forcave ndėrkombėtare mė keq sesa gjatė regjimit serb ndjehen mė pak sovran nė vendin e tyre, ata janė banor tė paseleksionuar.

Pas gjithė kėsaj gjendje, njė revansh mė i fuqishėm po bėhet edhe mė i mundshėm. Ne thelb, rezuluta 1244-ėr, po bėhet akoma mė shumė njė dokument i pavlerė. Mė mėnyren aspak transparente, sesi behen emėrimet nė administratė, pėrpjekjen byrokratike per te mbajtur pushtet akoma mė shumė rreth vetės, me njė grup joperfaqesues vendor, paaftesinė dhe papėrgjegjshmėrinė e vet UNMIK-u dhe KFOR-i, e justifikon, por realisht kjo administratė ndėrkombėtare mbetet akoma e dobėt per te reaguar nė mėnyrėn e vet ndaj ndodhive dhe tentativave pėr destabilizim e Kosovės.

Pra ne politikėn e UNMIK-ut dhe KFOR-it, vihen re kontradikta jo te vogla midis procesit tė demokratizimit dhe paqsimit tė rajonit, ngase politika e kėsisojshme nuk ka arritur aspak ti ulė gjakrat e tė hasmuarve Ballkanik. Nė kėtė pikėveshtrim po bindem se UNMIK-u dhe KFOR-i, po shkon drejt gabimėve fatale: duke e mosrespektuar vullnetin politik tė shumicės sė shqiptare tė Kosovės pėr vetvendosje, por duke krijuar akoma mė shumė hapsirė sencisivitetit politik nė dem te po shqiptarėve.

Andaj njė iniciativė e vetė kosovarėve pėr ta shkundur kėtė politik tė sencisivitetit ndėrkombėtar ėshtė e mundur dhe po aq primare. Andaj konsideroj se duhet filluar me aktivitetet e ndryshme pėr ta aktivizuar strumbullarin e elitės politike kosovare, e cila ėshtė e hamendur dhe koqitur. A e ka elita kosovare kėtė shans? Ėshtė e vėshtirė tė vihet bast. Por njė gjė ėshtė e sigurtė. Nėse do tė tentojnė, destinacionin e kanė tė pėrcaktuar.







Gjermani /gusht 2003



P.S