PDA

View Full Version : NUK MUNDEM ME TUTJE


TIM
27-10-04, 21:39
TUNGI...........

Te nderuar antar para 4 muajve isha per vizite ne nje qytet tjeter dhe gjate rrugtimit ne nje samafor ku une e pashe shume mire se ishte i gjelbert dhe vazhdoja rrugen time me nje shpejtsi te ngadalsuar , pa pritur dhe kujtuar nje vajze e re e cila ishte mbytur dhelle ne mendime kishte harruar se duhet ne semafor per te pritur dhe mu perplas ne vetur ndalova shpejt dhe pyta se a ishte lenduar dhe shpejt e shpejt i njoftova ndihmen e shpejt po si dhe policin e vendit erdhen shume shpejt dhe vertetuan se ajo nuk ishte ne gjendje rrezike dhe vendosen te marrin per kontroll per dydite ne spital dhe gjate pytjeve se si kishte ndodhur une e morra veshe se ajo ishte Shqiptare dhe pse ajo ishte fajtore dhe vetura ime ishte demtuar vendosa per te ja falur edhe pasandej shkova ne spital per te vizituar , dhe treguar se sa i perket vetures nuk kishte problem , ajo ishte nen mjekim dhe nuk pata mundsi te vizitoja , po i lashe numrin e telefonit, pase disa dite ajo me thirri ne telefon , ku ajo me tha , per tu falenderuar nepermes telefonit nuk e meriton pra nese ki mundsi desha dhe te takoja une dhe familja ime . keto ishin fjalet e saja .
Une pase dy dite vizitova ate familje ishte nje familje e mire gjithashtu dhe ju kerkova falje per ate qe kishte ndodhur .

Ndersa kontaktet me ate vajze vazhduan dhe e takova dhe disa here dhe mesova nga ajo se kishte qene e martuar dhe kishte pasur nje fat shume te keq dhe ju kishte merzitur dhe jeta ,gjithashtu ajo kishte nje bindje shume te keqe sa i perket gjinis mashkullore une deshiroja te ndihmoja dhe vendosa ti vazhdoja takimet dhe mundohesha ta bindi se nuk jane te gjithe meshkujt e njejte dhe nuk bene qe per ate shkake ta humbe jeten apo te mose mundohet me per te arritur nje jete me te mire , me nje fjale desha te ndihmoja qe ate qe i kishte ndodhur te harroj nje here e pergjithmon dhe te pajtohet me realitetin .
Po une bera nje gabin e takoja 3-4 here ne jave dhe isha shume zemer hapur .

Ajo gjate bisedav kishte kuptuar se ndien me shume per mua dhe me tha nje dite se ishte dashuruar , une qe prej asaj dite nderpreva kontaktet dhe nukee takova me , po ajo nuk me lene rehat dhe me thirre ne telefon dhe me lutet qe te takohemi , edhe perse i kame treguar se une per ate nuk ndiej asgje dhe e rrespektoj vetem si shoqe , ajo nuk me beson dhe me bombardon me sms e thirrje per gjdo minute .

SI TI DHEME SE E DUA KURRE UNE NUK E DUA !!!

DEA
27-10-04, 21:51
Jo Tim, nuk mundeni ta genjeni veten edhe ate, e verteta eshte shpeshher e hidhur po mos harro kurre se eshte e vertet,Gabim i yti eshte qe je larguar ne ate menyr se si ta ka shprehur dashurin keni ikur menjeher, kjo nuk eshte edhe aq e mire .Vepra juaj e cila do ta benit eshte ti tregoni ne menyre te drejt,sinqert ti thoni se e pelqeni shume por si shoqe dhe kjo nuk mjafton per nje lidhje te gjate dhe se nuk dua te te lendoj si ai tjetri..............................e keshtu me radhe.
Dhe mendoi se do tia arrini qellimit po ashtu siq keni arritur te ja largoni mendjen se nuk jane te gjithe meshkujt te keqinje....................suksese.

turisti
27-10-04, 21:54
TUNGI...........

Te nderuar antar para 4 muajve isha per vizite ne nje qytet tjeter dhe gjate rrugtimit ne nje samafor ku une e pashe shume mire se ishte i gjelbert dhe vazhdoja rrugen time me nje shpejtsi te ngadalsuar , pa pritur dhe kujtuar nje vajze e re e cila ishte mbytur dhelle ne mendime kishte harruar se duhet ne semafor per te pritur dhe mu perplas ne vetur ndalova shpejt dhe pyta se a ishte lenduar dhe shpejt e shpejt i njoftova ndihmen e shpejt po si dhe policin e vendit erdhen shume shpejt dhe vertetuan se ajo nuk ishte ne gjendje rrezike dhe vendosen te marrin per kontroll per dydite ne spital dhe gjate pytjeve se si kishte ndodhur une e morra veshe se ajo ishte Shqiptare dhe pse ajo ishte fajtore dhe vetura ime ishte demtuar vendosa per te ja falur edhe pasandej shkova ne spital per te vizituar , dhe treguar se sa i perket vetures nuk kishte problem , ajo ishte nen mjekim dhe nuk pata mundsi te vizitoja , po i lashe numrin e telefonit, pase disa dite ajo me thirri ne telefon , ku ajo me tha , per tu falenderuar nepermes telefonit nuk e meriton pra nese ki mundsi desha dhe te takoja une dhe familja ime . keto ishin fjalet e saja .
Une pase dy dite vizitova ate familje ishte nje familje e mire gjithashtu dhe ju kerkova falje per ate qe kishte ndodhur .

Ndersa kontaktet me ate vajze vazhduan dhe e takova dhe disa here dhe mesova nga ajo se kishte qene e martuar dhe kishte pasur nje fat shume te keq dhe ju kishte merzitur dhe jeta ,gjithashtu ajo kishte nje bindje shume te keqe sa i perket gjinis mashkullore une deshiroja te ndihmoja dhe vendosa ti vazhdoja takimet dhe mundohesha ta bindi se nuk jane te gjithe meshkujt e njejte dhe nuk bene qe per ate shkake ta humbe jeten apo te mose mundohet me per te arritur nje jete me te mire , me nje fjale desha te ndihmoja qe ate qe i kishte ndodhur te harroj nje here e pergjithmon dhe te pajtohet me realitetin .
Po une bera nje gabin e takoja 3-4 here ne jave dhe isha shume zemer hapur .

Ajo gjate bisedav kishte kuptuar se ndien me shume per mua dhe me tha nje dite se ishte dashuruar , une qe prej asaj dite nderpreva kontaktet dhe nukee takova me , po ajo nuk me lene rehat dhe me thirre ne telefon dhe me lutet qe te takohemi , edhe perse i kame treguar se une per ate nuk ndiej asgje dhe e rrespektoj vetem si shoqe , ajo nuk me beson dhe me bombardon me sms e thirrje per gjdo minute .

SI TI DHEME SE E DUA KURRE UNE NUK E DUA !!!

TIM i nderuar,

Rastet e tilla ndodhin ne jete. Jeta eshte regjisori me i persosur i jeterave tona. Sa per mendimin tim, tregoi direkt se nuk e don dhe nuk ban t'ja ushqejsh shpresat e gabuara. Me mire eshte ne fillim se sa me vone ku mundet ajo me teper mu demoralizue,ose me rra ne naj krize psiqike.

Te pershendes,TURISTI.

Krokodilli
28-10-04, 05:27
te pershendes TIM

ky rast eshte nje nder rastet e shumta qe ndodhin ne jeten e perditshme,,,, kam pas edhe une nje rast te ngjashem pak a shum por jo me shqiptare......
**une mendoj se qka ke ber eshte nje gjest shum i mire ... por gabimin e vetem qe e ke ber eshte se ke nderpre kontaktet me ate vajz vetem se te ka then se eshte dashruruar me ty,,,,
**ke mundur te takohesh me te dhe dal nga dal tja spjegosh asaj se ajo per ty eshte nje shoqe ,, qe ke respekt ndaj saj,, por nuk e dashuron,, ose ke mujt ti thuash se je i dashuruar me dike tjeter,, por ne ate menyr se si ke vepruar ,, edhe pse i ke ndihmu gjat tere kohes (masi paska pas probleme be burrin apo familjare) ,, ajo vajz automatikisht eshte kthyer ne ate fazen si ne fillim ,, e urren veten, mendon se askush nuk e don....
**pra jan disa gjera qe eshte dasht ti mendosh para se te veprosh,, ke mund te jesh shok/shoqe me te ,, dhe ajo vajz me kohe do ta kish kuptuar se ti nuk je i interesuar per dashuri por vetem shoqeri....
Nderimet e Mia TIM te pershendes

Kesna
28-10-04, 09:55
Tung Njerez,

Cka verejta ketu eshte se TImi po ju vet cka me bo, e jo cka o dashte me bo. Une per veti kom reagu sikur ti. edhe une kam pase rast kur qishtu shoket e mi e kane keqkuptu sjelljen time, dhe une skam pa rrugedalje tjeter. Por une kam pase fat se ata me kane besu se nuk i dua, dhe nuk me kane bezdise me. Po ta besoj se je ne hall edhe se nuk don mi lendu ndjenjat e asaj qike, se ashtu ashtu ndjenjat i paska "super", edhe nuk don me ndi pergjegjesi, ama kerkush nuk mundet me te tregu cka me bo, na as nuk e njohim ate qiken as muhabetin qe e keni pase. Nese ta merr mendja se qikjo eshte menyra me e mire veq perpara, ama mendo mire para se me vepru.

:?

Kercovari
28-10-04, 11:15
I nderuari Timi
Sjelljet e tua ndaj asaj femre jen me se te gabuara qe nje dite do te duhet te mendosh se:Kur" vrasesit" i mvaret kurora e dashuris,ajo grua i ka shplare mekatet duke te falur edhe ty si vrases pa dashje qe te jep te kuptosh se ndjenjat e dashuris jene me te forta se deshira e saj per te jetuar.Mundesit jene te shumta qe kjo dashuri qe ka linde per ty si nje apsurditet,te mbetet vertet si dashuri miqesore.
Duhet te gjeshe menyra mik i dashur qe ne te arrdhmen te mos lendosh edhe me shum kete shpirte te perveluar duke e ofruar ne menyre miqesore,dhe duke perdore instinktin e te menduarit ne maksimum me fjale bindese, deri ather kur ajo te kuptoj se ti do te jeshe me i vlefshem si mik se sa si dashnor i saj.
Ajo ka hyre ne terrin e dashuris,e ti ne shpirtin e xhelatit i cili munde te sjelle edhe vdekjen e saj,prandaj nxito sa s`esht berre von.
Me fal per shprehjet ndoshta te gabuara.
Me respekt Kercovari.

Lona
28-10-04, 11:36
Thjesht po e jap edhe une mendimin tim ....ky rast nuk eshte rast i pare qe ty te ka ndodhur sa e sa raste ka ......por dot ishte me e arsyeshme qe tia tregojsh te verteten se nuk e don dhe se nuk ke ndjenja per ate dhe lirisht mund te largohesh dhe kurr mos ta takojsh me, me kalimin e kohes vet dot bindet ajo.......Sikur te fillojsh te shoqerohesh me shume mund te dashurohesh!!! ose e kunderta kurr mos te kesh ndjenja per ate.....dhe te lindin plus pasoja te reja per te dy palet..
Ky eshte mendimi im me fale nese kam gabu diq ..

Lona.

Barbaroza
28-10-04, 15:55
TIM-i vertete qenka ne hall te madh.Ia paska bere me dije asaj se duhet te mbesin veq miq te mire por ajo qenka fajtorja qe nuk e ka kuptuar mire djalin.
Une i kisha propozuar TIM-it qe veq edhe njehere te dal ose t'i telefonoje asaj dhe t'ia spjegoje si qendron puna.Nese as atehere ajo nuk kupton,vertete puna e saj qenka per psikolog pasi edhe jeta e saj paska qene e hidhur shume dhe ajo qenka dedhur ne deshperim te plote!

TIM
29-10-04, 20:41
TUNGI.....

Ju flm per te gjitha pergjigjjet , mirpo keto te cilat me keni propozur ju i kame provuar neper mjet telefonit dhe pa sukses , ju theme te verteten nuk mundem edhe te jeme shume agresiv apo te sillem ne menyre te ashperta kunder saje , sepse ajo ka perjetuar disa muaje shume te veshtir ne jeten e saje , muaje me nje fjal popullore si themi ne (As hasmin mos e pavsha ashtu duke hjekur ) dhe kjo eshte ajo qe me bene edhe te mendohem shume e shume per nje zgjidhje me te mire , me nje fjale nuk dua te lendoj sepse e di se ajo posa ja ka arritun ti harroj plaget vjetra , nese prap lendohet , ndoshta do te shkatrrohet si njeri .

Po te luaj me ndjenjat e saja nuk mundem , ndoshta me propozoni nje zgjidhje me te mire , ju flm .

suzi
08-11-04, 00:45
walla tim shume mire e ke nis letren po ne fund e ke prish , une jam e sigurt se ose nuk te pelqen soshte e bukur ose te pengon se ka qen e martuar e ju shiptaret e kni kanunin , vet keni qef mi bo tonat e kur vjen puna keni qef me mar femren e paster , jam e sigurt po kishte qen e bukur dhe mos tkishte qen e martuar ti kishe me ju versul i pari asaj po nejse tash mundesh me thon qka dush ti , po qka me bo ju e tregoni veten dhe mentalitetin ne keto raste ... a me qen e huja sju pengon nese eshte me e vjeter nese ka femij me gjerman ose zviceran ska problem a shiptarja gjaja se spo ju pelqejka , po de so e bukur garant se eh qka tkish pelqy kishe vet a ka ma bile spo me pengojne tjerat bukurija number 1 , me vjen keq nese ste pelqen shkrimi po me vjen keq per ate femren shume ishalla ka fat ne jet qe gjithe lakmi i marin ,,, :)

TIM
08-11-04, 20:39
TUNGI............

Te pershendes z.Suzi , flm per keshillen tende , edhe perse une e di te sigurt se nuk eshte ashtu ashtu si ti mendon , te theme te verteten po

sikur te dua une mund te ja beje te gjitha te kqijat asaj vajze , po fal te madhit zot jame nje njeri qe mendoj pak me shume dhe jame zemer

bardhe , une kerkova nga ju NDIHME dhe mundohem me gjithe forcen qe asaj vajze ti ndihmoj ,po ne nje menyre qe edhe ajo te jete ne gjendje te

me kuptoj mua dhe te verteton vete qe une e ajo nuk mund te jemi nje qift ndoshta vetem shoke , per hire te saje .

Une ndoshta mund te theme e dhe 100 here se e meparmja e saje nuk me pengon , po une e di se ju nuk mund te me besoni .

Eshe pse ka shume kohe qe jame ne kerkim te nje dashurije , AJO ,nuk eshte qka kerkoj une ,une nuk jame njeri qe mund te luaj me ndjenjat e

huaja dhe ne fund ti theme lamtumire sikur i kishte thene i pari , jo jo kete nuk mundem ta toleroj !!!