PDA

View Full Version : Opinione


Avniu_1
15-12-04, 10:54
A po e terrorizon "Epoka e Re" Kryeministrin e ri tė Kosovės, zotin Ramush Haradinaj...Ēka mendoni ju?

Korab KORABI
15-12-04, 12:03
A po e terrorizon "Epoka e Re" Kryeministrin e ri tė Kosovės, zotin Ramush Haradinaj...Ēka mendoni ju?

Askush nuk mund ta terrorizoj askėnd, dhe as z. R.Haradinaj, nėse paraprakisht nuk jep shkasin apo shkakun pėr kėtė. Figura e z. Haradinaj, ėshtė bėrė objekt i dikutimeve dhe polemikave tė shumta, jo me fajin e mediave, e nė kėtė rast as tė "Epokes se Re", por pikėrisht nga prirjet egoiste dhe karrieriste tė vet z. Haradinaj. Simbioza politike Rugova-Haradinaj, aq e panatyrshme edhe moralisht, edhe kombtarisht edhe politikisht, ka indinjuar pjesėn mė tė ndershme tė popullit tonė dhe dhe idhėtarėt mė tė mdhenjė tė z. Hradinaj. si dhe pjesėn ndėrkombėtar(SHBA,etj), qė ia duan tė mirėn Kosovės. Shantazhimi qė i bėhet z. Haradinaj nga Gjykata e Hagės, ėshtė shantazh jo pėr z. Haradinaj si Kryeministėr, por z. Haradinaj si ēlirimtar. Dhe futja e tij i vetmuar nėn sqetullen e Ibrahim Rugovės kabineti i tė cilit ka punuar dhe punon shumė nė dosjet e ēlirimtarėve pėr Gjykatėn e Hagės ėshtė terrorizimi ose vetėterrorizimi i z. Ramush Haradinajt. Duhet dalluar z. Haradinaj si ēlirimtar prej atij si politika.

Respekoj edhe mendimet e kundėrta.

MemphiSx
16-12-04, 00:05
A po e terrorizon "Epoka e Re" Kryeministrin e ri tė Kosovės, zotin Ramush Haradinaj...Ēka mendoni ju?


Teme shum e qelluar Jo vetem qe po e Terrorizon por per Interesa te Partis Sot PDK-ja dhe epoka e re me pare e bejne Ramush Haradinajn ne Hage se sa ne Koalicion me LDK-ne
Spo e kuptoj ket Dr e shkencav Korab Korabi se si nuk po i duket i Natyrshem ky Koalicion Kur ne gjith boten behen Koalicione te tilla
Marrirm si shembull Maqedonin Koalicionin e Maqedonve me nje Krah lufte ku eshte gjithqka normale
Por kjo fara e zeze qe na ka pjell n'Kosove qka nuk eshte alla PDK-iste eshte kunder interesave te Kosoves
Per fat te mir te Kosoves dhe qytetarve te Kosoves Ramush Haradinaj ne momentet e fundit u vetdijesua dhe nuk u be argat i se keqes se bashku me kolegen e tij Thaqin
Ne ket rast spo merrem me Mr.e shkencav Korab korabin sepse eshte humbje kohe te merresh me nje deshtak te ri ne Ket Forum ;)

LUMI_007
17-12-04, 19:04
NDĖRKOMBĖTARĖT E NDANĖ MITROVICĖN DHE E SHUAN UĒK-nė

Mbas dėbimit tė forcave tė Serbisė mė 1999, disa nga drejtuesit ndėrkombėtarė e ndanė qytetin e Mitrovicės dhe pjesėn veriore tė Kosovės. Gjithashtu, ndėrkombėtarėt e shuan Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Kjo veprimtari antikosovare qė e ka dėmtuar autoritetin e interesat e Aleancės Perėndimore, shihet nė librin pėr Kosovėn tė z.Bernard Kushner, Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė. Shuarjen e UĒK-sė dhe aksionet e tjera kundėr Kosovės i kėrkonte Beogradi me piskamė tė madhe.

Kėshtu, kur njeriu qė anon ose punon pėr agresorėt, gjendet nė detyrė me pėrgjegjėsi, nė emėr tė bashkėsisė dhe tė organizmave ndėrkombėtarė ka mundėsi tė shkaktojė dėme dhe tė ofrojė rreziqe tė mėdha. Z.Kushner, pėrveē kėrkesės dhe alarmit tė agresorėve serbė, kishte alarmuar OKB-nė dhe qendrat e vendosjes nė Washington, nė Londėr, nė Paris e gjetiu, pėr “rrezikun” qė gjoja paraqiste Ushtria Ēlirimtare e Kosovės pėr ndėrkombėtarėt e pėr regjionin! Ky alarmim, shuarja e UĒK-sė dhe ndarja e Mitorvicės janė krim mbi krime. Me veprimtari perfide, z.Kushner kishte vepruar edhe kundėr komandės e aktviteteve tė gjeneralit Claus Reinhardt, komandant i forcave tė NATO-s nė Kosovė, pėr tė mos lejuar ndarjen e Mitorvicės dhe kundėr mospajtimit tė Britanisė sė Madhe pėr shuarjen e UĒK-sė. Pra, tani dihet qė ndarjen e Mitrovicės e tė pjesės sė veriut nga Kosova e ka kėrkuar Beogradi dhe e kanė realizuar disa zyrtarė ndėrkombėtarė. Kjo veprimtari ka lindur pakėnaqėsi te populli i Kosovės, u ka marrė jetėn qindra civilėve tė pafajshėm dhe ka shkaktuar destabilizim e rreziqe tė tjera. Kėshtu, janė dėmtuar intersat e popullit tė Kosovės dhe autoriteti e intersat e perėndimorėve. Mirėpo, duhet pyetur a pėrgjigjen zyrtarėt ndėrkombėtarė pėr informata tė gabuara ose mashtruese qė u japin eprorėve tė tyre tė organizmave ndėrkombėtarė, por edhe pėr dėmet e shkaktuara?

Mes shqiptarėve tė Kosovės ka edhe njerėz euforikė e mendjelehtė, por tė tillė kanė edhe popujt e tjerė. Ndėrkaq, mjaft politikanė shqiptarė janė tė angazhuar nė konfrontime ndėrpartiake e ndėrshqiptare. Por, duhet kuptuar qė intersat dhe konfrontimet ndėrmjet shteteve tė mėdha dhe ndryshimet e rrethanave ndėrkombėtare mund t’i dėmtojnė popujt qė presin ēlirimin dhe kėrkojnė pavarėsi. Tani ėshtė bėrė e qartė se pėrveē Rusisė me bashkėpunėtorė, edhe liderė tė disa shteteve tė mėdha nė Evropė nuk janė duke u pajtuar me Amerikėn si mė parė. Prandaj, liderėt aktualė tė Kosovės dhe prijėsit e partive politike, si kurrė mė parė, duhet tė angazhohen pėr tė realizuar pavarėsinė e Kosovės. Unė shpresoj se tashmė Amerika ka marrė qėndrim, por edhe Brukesli ka njė qėndrim mė pozitiv pėr realizimin e pavarėsisė sė Kosovės. Nuk ka asnjė dyshim se i nderuari dhe i respektuari z.Petersen ėshtė mjaft i angazhuar nė realizimin e kėtij qėllimi.

Me nderime,
R.Xhema
Mė 16 dhjetor 2004, Prishtinė

LUMI_007
17-12-04, 22:43
GJYKATA NDĖRKOMBĖTARE E HAGĖS

Pak kohė mbas formimit, ndaj prokurorėve, gjykatėsve e zyrtarėve tė tjerė tė Tribunalit tė Hagės janė ushtruar trysni tė mėdha dhe po intensifikohen aksione tė ndryshme. Nė kohė tė fundit, trysnitė dhe aksionet kundėr zyrtarėve tė Tribunalit kanė arritur pėrmasa shqetėsuese. Nė emėr tė drejtėsisė po akuzohen, arrestohen e dėnohen edhe njerėz tė pafajshėm! Ėshtė e dėmshme, por edhe kriminele dhe mund tė ofrojė rreziqe tė paparashikuara, nė qoftė se nė emėr tė drejtėsisė ndėrkombėtare Tribunali i Hagės akuzon, arreston ose dėnon njerėz tė pafajshėm. Por, ėshtė krim mbi krime kur nė emėr tė drejtėsisė ndėrkombėtare Tribunali i Hagės i liron kriminelėt, tė cilėt ua kanė marrė jetėn ose i kanė sakatosur me qindra e mijėra civilė tė pafajshėm.

S’ka dyshim se z.Jovica Stanishiq ishte bashkėpunėtor i ngushtė i kryekriminelit Millosheviq dhe udhėheqės i Shėrbimit Sekret Shtetėror tė Serbisė. Shumė kohė para se tė sulmonin forcat e NATO-s, gjatė sulmeve tė ushtrisė dhe krimeve tė egra tė policisė serbo-jugosllave mbi popullin shqiptar tė Kosovės, Stanishiqi jepte urdhėra dhe ishte i njohur me tė gjitha ose me shumicėn e krimeve dhe tė masakrave qė kryheshin nė Kosovė. Kurse, Frenki Simatoviq, komandant i paramilitarėve serbė “Beretat e kuqe”, jepte urdhėra dhe merrte pjesė nė masakra masive pėr shfarosjen e popullit shqiptar tė Kosovės. Pa as mė tė voglin dyshim, Simatoviqi ishte njėri ndėr kriminelėt mė tė mėdhenj dhe fund e krye ėshtė i pėrlyer me gjakun e qindra e mijėra shqiptarėve tė Kosovės, por edhe tė popujve tė tjerė tė ish-Jugosllavisė.

Dihet qė nuk mund tė ketė shtet tė mirėfilltė e stabil as shoqėri tė organizuar, nė qoftė se organet e drejtėsisė nuk veprojnė si duhet dhe korruptohen ose deformohen. Nuk duhet tė ketė shoqėri njerėzore e cila nuk ka ose nuk i pėrfillė normat ligjore dhe nuk vepron kundėr krimeve. Gjithashtu, drejtėsia duhet tė angazhohet dhe ta zbulojė tė vėrtetėn pėr vepra flagrante e pėr krime tė kryera tė tė gjitha llojeve pėr ēdo person tė akuzuar. Po ashtu, organet e drejtėsisė pėrafėrsisht duhet ta vlerėsojnė nivelin e veprės sė kryer penale dhe nė bazė tė peshės sė saj tė shqiptojnė dėnimet meritore.

Dihet qė Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės ėshtė formuar pėr t’i akuzuar, gjykuar e dėnuar individėt qė kanė bėrė krime mbi njerėz dhe kanė ndėrmarrė aksione gjenocidale pėr shfarosjen e popujve nė territoret e ish-Jugosllavisė. Ky tribunal nuk ėshtė formuar pėr tė akuzuar ose dėnuar njerėz pėr vepra tė tjera, me tė cilat duhet tė merren e tė vendosin organet e drejtėsisė sė vendeve pėrkatėse. Pastaj, ėshtė e tmerrshme nė qoftė se organet e Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės akuzojnė, burgosin dhe dėnojnė njerėz me kėrkesa politike tė shteteve ose tė blloqeve vetėm pėr t’i barazuar kriminelėt me viktima. Ėshtė e qartė qė shtete e grupe tė ndryshme gjendėn nė aksione qė sė bashku me kriminelėt serbė tė akuzojnė, tė sjellin e tė dėnojnė nė Hagė edhe shqiptarė nga Kosova, sidomos komandantė e pjesėtarė tė tjerė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pėr habi e pėr ēdo dėnim, nga Tribunali i Hagės po akuzohen dhe po arrestohen shqiptarė tė pafajshėm dhe atdhetarė tė ndershėm! Dihet mirė qė agresorėt serbė me eufori e me piskamė tė pakontrolluar i kanė fajėsuar dhe po i fajėsojnė prijėsit shqiptarė qė janė pėrpjekur pėr ta shpėtuar popullin e Kosovės nga masakrat e egra dhe nga shpėrnguljet masive. Gjithashtu, Beogradi gjendet nė aksione pėr tė fajėsuar ēdo shqiptar qė ėshtė duke u pėrpjekur pėr ta stabilizuar gjendjen nė Kosovė ose qė ėshtė duke kėrkuar pavarėsinė e saj.

Pėr habi, akuzat e Beogradit kundėr z.Ramush Haradinajt, qysh kur ėshtė propozuar, e pastaj edhe pasi ėshtė zgjedhur kryeministėr i Kosovės, u pėrcollėn edhe me akuzat e Tribunalit tė Hagės, por edhe tė disa zyrtarėve tė Bashkimit Evropian! Mjerisht, tashmė ėshtė e qartė qė pėr aspirata hegjemoniste, disa drejtues perėndimorė po krijojnė xhelozi e konfrontime tė dėmshme brenda Aleancės Perėndimore. Kėto tendenca ose aksione tė disa perėndimorėve mund t’i keqpėrdorin ose edhe t’i deformojnė organet e drejtėsisė tė kėtij Tribunali Ndėrkombėtar. Kurse, organet e drejtėsisė nė Kosovė, nė tė shumtėn e rasteve deri mė tani nuk i kanė zbatuar ligjet e drejtėsisė. Nuk mund e tė mos e pėrmendim rastin e dėnimit me 17 vjet burgim tė z.Rrustem Mustafa, drejtues i shpėtimit tė popullit shqiptar nė territoret e Llapit e tė Gollakut nė kohėn kur masakrohej dhe shpėrngulej nga policia, ushtria dhe forcat paramilitare serbe, si nė masakrėn e Kaēandollit, tė Makocit e tė tjera! Atėherė, ēfarė dėnimi mund t’u shqiptohet kriminelėve qė gjenden para kėtij tribunali nė Hagė, pėr mbytjen e qindra e mijėra njerėzve tė pafajshėm nė Kosovė, nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kroaci?! Drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsuesit e drejtėsisė pranė Tribunalit tė Hagės duhet ta kuptojnė qė bashkėpunėtorėt e Millosheviqit gjatė luftės dhe pas saj, me tė gjitha mundėsitė e akuzuan rrejshėm z.Rrustem Mustafa. Ndėrkaq, z.Mustafa, pėr t’i lehtėsuar ose shpėtuar tė akuzuarit e tjerė tė Zonės sė Llapit nga vuajtjet gjatė hetuesisė dhe procesit gjyqėsor, deklaron para trupit gjykues se e merr mbi vehte tėrė pėrgjegjėsinė. Pėr kėtė arsye, z.Mustafa, i prekur thellė nga kėto padrejtėsi ndaj pjesėtarėve tė UĒK-sė, tė cilėt kishin bėrė orvatje mbinjerėzore pėr shpėtimin e mėse njėqindmijė civilėve nga masakrat shfarosėse, para trupit gjykues shprehet si vijon: “Ēlirim e liri popullit tė Kosovės, lavdi atdheut”!

Dr.Ramadan Xhema
Daluk Halit, jurist i diplomuar
Prishtinė, mė 17 dhjetor 2004