PDA

View Full Version : Plagoset rėndė Bardhyl Ajeti (Gazetar i “Botes Sot”)


Arb
04-06-05, 16:50
Plagoset rėndė gazetari i tė pėrditshmes “Bota Sot” Bardhyl Ajeti

Policia e Gjilanit ka njoftuar se mbrėmjen e sė premtes, rreth orės 21:30 ėshtė plagosur rėndė gazetari Bardhyl Ajeti Mbrėmjen e sė premtes, rreth orės 21:30, nė magjistralen Gjilan - Prishtinė ėshtė plagosur me armė zjarri gazetari i tė pėrditshmes “Bota Sot”, Bardhyl Ajeti, njoftoi policia nė Gjilan. Ai menjėherė ėshtė dėrguar nė Spitalin Rajonal tė Gjilanit ku i ėshtė dhėnė ndihma e parė dhe pastaj ėshtė transferuar nė Qendrėn Emergjente nė Prishtinė. Burimet nė Spitalin e Gjilanit thanė se viktima ėshtė qėlluar me njė plumb i cili i ka pėrshkuar tej pėr tej kokėn e Ajetit dhe se ai ndodhet nė rrezik jete.

Gazetari Bardhyl Ajeti pas plagosjes ėshtė dėrguar menjėherė nė Spitalin Rajonal tė Gjilanit ku i ėshtė dhėnė ndihma e parė dhe pastaj ėshtė transferuar nė Qendrėn emergjente nė Prishtinė. Drejtori i Spitalit dr. Ukshin Ismajli tregon pėr Radio Kosovėn & Radio Blue Sky se nė ēfarė gjendje ėshtė sjell viktima nė spital.

“Ka ardhur nė spital pas orės 21:00 nė gjendje tė pavetėdijshme, me bebėza tė zgjeruara dhe ėshtė bėrė intubimi, ka filluar reanimacioni dhe ėshtė dėrguar nė Prishtinė ku ka mbėrri nė gjendje tė pandryshuar. Ėshtė plagė tej-shkuese e plumbit qė ka kaluar pėrgjatė kokės”, ka sqaruar dr. Ismaili.

Nėse do tė mbijetoj nga kjo plagė drejtori Ismajli thotė se kėtė vlerėsim mund ta japin mjekėt e Qendrėn Emergjente nė Prishtinė. Ndėrsa pėr rrethanat se si ka ndodhur ngjarja pėr radion tonė flet zėdhėnėsi i SHPK-sė nė Gjilan, Naser Ibrahimi :

“Mbrėmė rreth orės 21 e 30 minuta nė rrugėn Prishtinė – Gjilan, nė afėrsi tė shkollės sė Bresalcit, ka ndodhur njė tentim vrasje, me ē’ rast njė veturė, sipas dėshmitarėve e markės Mercedes e ka gjuajtur gazetarin Bardhyl Ajeti i cili nė atė moment ishte duke ardhur nė drejtim tė Gjilanit, gjithashtu me veturė Mercedes tė cilėn e kishte nė gjendje jo tė rregullt dhe po e tėrhiqte njė veturė tjetėr”, ka deklaruar zėdhėnėsi Ibrahimi.

Zėdhėnėsi Ibrahimi tha se policia ka dal menjėherė nė vendngjarje, ka bllokuar rrugėn, por pėr momentin nuk ka as tė arrestuar e as tė dyshuar pėr rastin ndėrsa hetimet janė duke vazhduar.

/Xhevat Sopi/

RTK

Arb
04-06-05, 17:48
Ja nje nga shkrimet me te fundit te Bardhyl Ajetit:


Letėr e hapur tė gjitha mediave dhe gazetarėve tė Kosovės

Kush ėshtė Ramė Fazli Maraj?

28.05.05

Ata qė janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, ata qė janė kundėr politikės sė urtė dhe paqėsore tė udhėhequr nga presidenti Rugova, ata qė janė kundėr demokracisė dhe sundimit tė ligjit nė Kosovė, ata qė janė kundėr ardhmėnisė sė shtetit tonė – Kosovės, janė edhe kundėr Ramė Marajt, kėshilltar pėr siguri i presidentit Rugova. Ramė Maraj ėshtė njė atdhetar i madh, i cili ka pėrkrahjen duke filluar nga presidenti i shtetit tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovės, Parlamenti i Kosovės, nga Kryesia qendrore e LDK-sė, tė gjitha kuvendet komunale tė Kosovės, tė gjitha degėt e LDK-sė nga Kosova.


Shkruan: Bardhyl N. AJETI

Ramė Maraj – njė jetė e tėrė kushtuar Kosovės

I qetė, serioz, i pėrkushtuar maksimalisht pėr shtetin e Kosovės, i ndjekur dikur para luftės nga regjimi i Beogradit, e pas luftės i shantazhuar nga PDK-ja dhe aleatėt e saj medialė, Ramė Maraj, kėshilltar pėr siguri i presidentit Rugova, ecėn me hapa tė sigurt rrugės kombėtare tė familjes sė tij dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

Qysh si fėmijė Ramė Maraj shquhej pėr atdhetarizmin e tij tė lartė pėr Kosovėn. ”Jam nė gjendje tė jap jetėn pėr Kosovėn, kurdoherė qė lypet prej meje”, kujtojnė shokėt e Ramės fjalėt e tij qė nė fėmijėri. Njė burrė i urtė me tradita tė larta kombėtare, Ramė Maraj rrjedh nga njė familje atdhetare me tipare tė larta kombėtare qė ia ka lakmi jo vetėm ana e Istogut, por edhe tėrė Kosova. Si i ri iu pėrkushtua zgjidhjes sė ēėshtjes sonė kombėtare.

Ramė Maraj, i biri i Fazli Ramajt, i cili nė rrethinėn e Istogut njihet si njėri ndėr burrat mė besnikė dhe mė tė shquar jo vetėm tė kėsaj ane, asnjėherė nuk ka menduar se gjashtė vjet pas luftės, kur Kosova ėshtė nė prag tė zgjidhjes sė statusit final, njerėzit e mjerė tė sojit komunist do tė dilnin njė ditė me ēantėn e mbushur me dosje dhe do tė bėnin akuza tė rrejshme ndaj personaliteteve mė tė ēmuara tė jetės sonė. Zaten, edhe Ramė Maraj i ėshtė mėsuar hartimit tė dosjeve ndaj tij. Para luftės regjimi i Beogradit, e tash pas luftės edhe PDK-ja dhe ShIK-u i saj, vazhduan rrugėn e tė parėve pėr tė bėrė dosje kundėr Ramė Marajt. Por, ai asnjėherė nuk ėshtė mėrzitur dhe nuk mėrzitet pėr kėto dosje tė rrejshme qė bėhen ndaj tij. Ai vazhdon tė bėjė punėn e tij, punė kėtė qė ia ēmon elektorati i Kosovės, ia ēmon Kosova.

Ramė Maraj ėshtė njė atdhetar i madh, i cili ka pėrkrahjen duke filluar nga presidenti i shtetit tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovės, Parlamenti i Kosovės, nga Kryesia qendrore e LDK-sė, tė gjitha kuvendet komunale tė Kosovės, tė gjitha degėt e LDK-sė nga Kosova. Por, Ramė Maraj nuk e ka pėrkrahjen e atyre qė mė 17 dhe 18 mars tė vitit 2004 deshėn qė me anė tė trazirave tė marrin pushtetin me dhunė nė Kosovė. Nuk e ka pėrkrahjen e atyre qė me ēdo kusht po tentojnė tė rrėzojnė institucionet shtetėrore tė Kosovės dhe tė atyre qė bashkėpunojnė nė politikė me mbeturinat e komunizmit nė Kosovė. Bile, kjo pėrkrahje atij nuk i duhet. Ata qė janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, ata qė janė kundėr politikės sė urtė dhe paqėsore tė udhėhequr nga presidenti Rugova, ata qė janė kundėr demokracisė dhe sundimit tė ligjit nė Kosovė, ata qė janė kundėr ardhmėnisė sė shtetit tonė – Kosovės, janė edhe kundėr Ramė Marajt, kėshilltar pėr siguri i presidentit Rugova.


Ramė Maraj i njohur pėr shqiptarėt e Kosovės qė nga vitet e 90-ta

Ramė Maraj nuk ėshtė figurė e njohur pėr qytetarėt e Kosovės vetėm gjatė kėtyre dy – tre vjetėve tė fundit. Jo. Emri i tij pėr tė gjithė shqiptarėt e Kosovės ėshtė i njohur qė nga vitet e nėntėdhjeta, atėherė kur populli shqiptar i Kosovės kishte formuar celulat e para tė shtetėsisė. Nė atė kohė, Ramė Maraj ishte nė ballė tė formimit tė celulave tė para tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė shtetit tė Kosovės.

Atėherė kur rrallė kush guxonte tė pėrmendte fjalėn “shqiptar”, Ramė Maraj do tė thoshte hapur : ”Kosova ka djemtė dhe bijat mė tė mira tė saj, qė janė tė gatshme tė japin jetėn pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės”. Atėherė kur disa nga politikanėt e sotshėm nuk guxonin tė pėrmendnin emrin e presidentit Rugova, po Ramė Maraj do tė ngrihej sėrish nė kėmbė: ” Kosova ka njė prijės qė do tė ēojė Kosovėn drejt lirisė, demokracisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. E kėtė mė sė miri do ta bėjė njė njeri - e ai ėshtė presidenti Ibrahim Rugova”.

Gjithmonė besnikė ndaj politikės sė udhėhequr nga presidenti Rugova, Ramė Maraj me sukses pėrballonte ēdo furtunė qė i pengonte proceset demokratike tė Kosovės.
Sot, Ramė Maraj, ndihet krenar pėr gjithė ata qė ka bėrė pėr Kosovėn.


Institucionet pėr Ramė Marajn

Pse akuzohet z.Ramė Maraj nga PDK-ja dhe nga mediat e majta tė saj? Me plot tė drejtė zėvendėskryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, thekson se Ramė Maraj ishte njėri ndėr figurat kryesore nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, njėri ndėr ata qė themeloi kėtė ministri.

”Ata qė e akuzojnė Ramė Marajn, janė tė mjerė, sepse tė akuzohet njė njeri i cili tėrė jetėn ia dha Kosovės. Prandaj ėshtė turp. Ramė Maraj ėshtė njė burrė i madh i Kosovės”, thotė akademik Mark Krasniqi, i cili sė bashku me presidentin Rugova paraqesin shtyllat kryesore tė shtetit tė Kosovės.”Ramė Maraj ėshtė njė personalitet i ēmuar dhe shumė i respektuar i Kosovės”, thotė Adem Salihaj. Sali Caca, njėri nga kėshilltarėt kryesorė tė presidentit Rugova, thotė se Ramė Maraj ėshtė njė njeri i cili tėrė jetėn e tij ia kushtoi pavarėsisė sė Kosovės. ” Rama ka dhėnė dhe vazhdon tė japė tėrė qenien e tij pėr realizimin e plotė tė pavarėsisė sė Kosovės”, thotė z.Caca.

Ashtu edhe siē e ka potencuar vetė ministrja e Shėrbimeve Publike, znj.Melihate Tėrmkolli, Ramė Maraj ėshtė njė njeri qė gjithēka dha pėr Kosovėn dhe kurrė asgjė nuk mori nga ajo. ”Ramė Maraj ėshtė njė atdhetar i madh i Kosovės”, tha Melihate Tėrmkolli, njėra nga figurat mė tė shquara tė LDK-sė nė Kosovė.. Por, PDK-ja dhe eksponentėt e saj medialė e sulmojnė Ramė Marajn, pėr tė tentuar sė denigruari figurėn e tij kombėtare. Ministri i Pushtetit Lokal tė Kosovės, z.Lutfi Haziri, tha se njerėzit si Rama i duhen Kosovės dhe i duhen sė ardhmes sė ndritur tė kėtij vendi. ”Ramė Maraj ėshtė njėri ndėr personalitetet mė tė ēmuara tė shtetit tonė” , thotė Lutfi Haziri.
”Njerėzit si Rama njėherė lindin dhe nuk vdesin kurrė”, thotė ministri i Kulturės, i Rinisė, i Sporteve dhe i Ēėshtjeve Jorezidente z.Astrit Haraēia.

”Gjithēka qė lidhet me emrin e pavarėsisė sė Kosovės, lidhet edhe me emrin e Ramė Marajt”, thotė ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė, z.Agim Veliu.

Tė lartpėrmendurit, pos akademik Mark Krasniqit, i cili ėshtė kryetar i PShDK-sė, janė edhe anėtarė tė Kryesisė qendrore tė LDK-sė, apo thėnė mė saktė personalitetet kryesore tė LDK-sė dhe ardhmėnia e kėsaj partie. Ne kemi shkoqitur vetėm nga njė citat tė tyre pėr Ramė Marajn, sepse ata kanė shumė fjalė miradije dhe ēmojnė lart heroizmin e Ramė Marajt dhe familjes sė tij, sikurse edhe kryetarėt e komunave sikurse dhe kryetarėt e degėve tė LDK-sė.


PDK-ja dhe ShIK-u i saj kėrkojnė kokėn e Ramė Marajt

Gazetat “Epoka e re” dhe “Express” tashmė edhe publikisht kėrkojnė vdekjen e Ramė Marajt, kėshilltar pėr siguri i presidentit Rugova. Komisari i Pėrkohshėm pėr Media vazhdon tė heshtė ndaj dhunės mediale qė po zhvillohet ndaj Ramė Marajt. Eksponentėt medialė tė PDK-sė e akuzojnė z. Ramė Marajn me akuzat mė tė rrejshme dhe mė tė rėnda qė janė dėgjuar gjashtė vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Njė gjė dihet: PDK-ja dhe ShIK-u kėrkojnė kokėn e Ramė Marajt. Kokėn e Ramė Marajt e kėrkon ende edhe Serbia. Ata ēdo ditė me lloj-lloj akuzash tė rrejshme sulmojnė Ramė Marajn.

E akuzojnė pėr shumė akuza tė rėnda, tė cilat njeriu mund t’i dėgjojė vetėm nga goja e mbeturinave tė majtizmit nė Kosovė. Por, edhe pėrkundėr kėsaj fushate tė pabazė tė PDK-sė dhe eksponentėve tė saj medialė, megjithatė Ramė Maraj po vazhdon me mjaftė sukses tė kryejė detyrat e tij qė janė tė parashtruara nga populli. Kosova ndihet krenare qė nė hapėsirat e saj veprojnė njerėzit si Ramė Maraj. PDK-ja dhe eksponentėt e saj medialė duhet tė kenė parasysh njė gjė tė tillė se Ramė Maraj ka pėrkrahjen e popullit shqiptar tė Kosovės dhe ēdo akuzė ndaj tij ėshtė edhe akuzė ndaj Kosovės.
_______________

(Autori i kėtij teksti ėshtė kryetar i Lidhjes sė Gazetarėve tė Kosovės – LGK, anėtar i rregullt i Asociacionit tė Gazetarėve Botėrorė me seli nė Paris dhe redaktor nė tė pėrditshmėn “Bota sot”)

P.S. Ky tekst i ėshtė dėrguar edhe Asociacionit tė Gazetarėve Botėror me seli nė Paris; Federatės sė Gazetarėve Evropian me seli nė Gjenevė; Komisionerit tė Pėrkohshėm pėr Media, z.Robert Gillete;...)

IB
05-06-05, 00:17
Te nderuar njej dhembje per Bardhyl Ajetin dhe i deshiroi sherim, kurse
bandave te kuqe ju sosen argumentet duke dorezuar me qindra faqe marrina dosje unmikut por per fat ato dosje nuk po u pjellin asgje dhe tani argumenti i vetem i tyre ishte dhe mbeti arma per shqipetar e jo kursesi per armikun por nje dite jame i sigurt se me ato arme do te bejn vetevrasje.

Arb
05-06-05, 01:41
Kriminelet e Cerdhes Enveriste Cetnike ne Kosove, te fshehur prapa "Kabinetit te Qeverise se Krimit" kane dale prape ne skene!

Dashte Zoti e Gazetari i madh, Bardhyl AJETI, arrin te mbijetoj, qe te kthehet sa me shpejte ne punen e tij te pa-lodhshme kombetare!

GASHI75
05-06-05, 10:03
Kriminelet e Cerdhes Enveriste Cetnike ne Kosove, te fshehur prapa "Kabinetit te Qeverise se Krimit" kane dale prape ne skene!

Dashte Zoti e Gazetari i madh, Bardhyl AJETI, arrin te mbijetoj, qe te kthehet sa me shpejte ne punen e tij te pa-lodhshme kombetare!

Dashtė zoti qaj deshmitarė tė flasė se kush eka ba e tju tregoj policisė se ata qė vrajn naten e qajn diten po zbulohen ngadalė.
Ja pra si e shfrytzon ram maraj gazetarin ajetin nji her eshtin tė shkruj pas andej delė sigurimi e likuidon atė kinse ka dorė tjeter kush .
KAMUFLLAZHET E UDBES I DIM TĖ GJITHĖ MAMIRĖ SE UDBASHI RAM MARAJ.

E_Zjarrta
05-06-05, 12:22
Lajmin per plagosjen tende or burre i botes ore trim e morrem me dhimbje te madhe dhe nuk na befasoi fare se Bushtrat Komuniste pro sllave qe nuk ja dojne Kosoves te miren nuk flejne por jane te zgjuara dhe presin qastin te veprojne por jo balle per balle por pas shpine siq e kan Shkjet adet ( edhe shkjet shqipfoles)

Valle deri kure keta njerez te piste do te sillen rrugeve tu Kosoves

O ju te mjere oju tradhtare
a vrahet Liria
a vrahen Gazetar“t
Ju vrani Fjalen e lire
qe krimet ti beni ma mire

afrim preniqi
05-06-05, 19:50
shume e zjarrt qenke,shkrimet tuaja jan feminore ,pa argumente ,tejet euforike,ti si duket je nji adoloshente se bashku me disa te tjere,mose fyeni te jeni pakez me tolerant lereni organet e hetusise te merren me keto probleme ,nji vrasje po ndodhi ju menjiher akuzoni njerz te pafajshum e sidomos krahun e luftese,ne e dime q"far shruhet ne boten sot .
ajo gazet ,merret vetem me shpifje ,fyrje ,shantazhe,ajo eshte gazet partiake e ldkistave,ku te vetmin qellim kan ta mohjne luften heroike te uqk-se ,shume akuza jan ngritur nga "gazetaret"jo profesional te saje,duke fyer ,intelektual ,lufetar ,atdhetare ,njerze te devotshum,qe kontribuan per lirine e kosovese.
drejtesia do trumfoje heret a vone.

MemphiSx
06-06-05, 10:59
Tanime sapo u ktheva nga Spitali i Prishtines,edhe pse rasti eshte shum i rende,Familjaret e Bardhyl Ajetit ndihen te forte,po ashtu edhe e fejuara e tij e cila se shpejti pret qe te vishet me vello te bardhe se bashku me Bardhylin,ndihet shum e forte,te gjith i lutemi Zotit qe Bardhyl Ajeti ti shpeton ketij Atentati tmerrues nga njerz te cilet para 1 muaje e sulmonin ne Gazeten e UDB-se Epoka e re Nga ai rast Bardhyl Ajeti ka marr shm kercnime ne Telefon por edhe drejperdrejt.
Pra ne keto momente presim qe shendeti i Bardhyl Ajetit te permiresohet qe ai ti kthehet Familjes,te fejuares si dhe stafit te Kombetares Bota Sot
Pastaj presim fjalen e drejtesis ne Kosove e cila ende eshte nen ndikimin e Partis se Krimit ne Kosove (PDK)

Dialogisti
06-06-05, 13:48
Oh mor Afrim i nderuar, po e tėrė bota ėshtė ka e din se ēka ėshtė ka ndosh nė vendin tonė! Po eØtėrė BOTA e din se KUSH janė BANDISTAT dhe KRIMINELET nė Kosovė. E_ZJARRTA shumė me vend e ka, sepse JU AFRIM qenkeni njė ndėr ata qė NUK DONI me lėn asnjė njeri nė KOSVE tė gjallė, sepse FAKT ėshtė qė e VERTETA tė vret. Dhe, BARDHYLI jonė i dashur e shkruan vetėm se tė VERTETEN nė gazetėn tonė KOMBETARE "BOTA SOT", dhe KRIMINELET me nje shpirt shumė tė VECERR i preki rėndė nė shpirt, nė atė shpirtin e KALBUr, nė atė shpirtin qė NUK njohin LIGJE dhe NUK njohin asgjė tė mirė nė kėtė botė, por mos harroni se ALLAHU dhe DREJTESIA ėshtė gjithė nė anėn e tė DREJTIT dhe nė anėn e ALLAHUT! Pra i nderuar, edhe pse ndoshta e teprova pakės me kėta rreshta, JU qenkeni njė njeri jo i ndershėm dhe jo me GJAKE shqipėtari!! Zgjohu nga gjumi koleg i nderuar, se jemi ne vitin 2005, dhe pranoni HUMBJEN e JUVE aniSHQIPETATEVE dhe mos VRANI njerėz tė pafajshėm se njė ditė do tė TMERRONI dhe mbi kokėn e juaja tė DERIGJUAR nga Nanosi dhe MMILLOSHOVIQJANET e VECERR ne Kosovė, do tė KRROKAS sorra!!! KAQ

Arb
06-06-05, 14:43
Tanime sapo u ktheva nga Spitali i Prishtines,edhe pse rasti eshte shum i rende,Familjaret e Bardhyl Ajetit ndihen te forte,po ashtu edhe e fejuara e tij e cila se shpejti pret qe te vishet me vello te bardhe se bashku me Bardhylin,ndihet shum e forte,te gjith i lutemi Zotit qe Bardhyl Ajeti ti shpeton ketij Atentati tmerrues nga njerz te cilet para 1 muaje e sulmonin ne Gazeten e UDB-se Epoka e re Nga ai rast Bardhyl Ajeti ka marr shm kercnime ne Telefon por edhe drejperdrejt.
Pra ne keto momente presim qe shendeti i Bardhyl Ajetit te permiresohet qe ai ti kthehet Familjes,te fejuares si dhe stafit te Kombetares Bota Sot
Pastaj presim fjalen e drejtesis ne Kosove e cila ende eshte nen ndikimin e Partis se Krimit ne Kosove (PDK)

Dashte Zoti e Gazetari Ajeti te kthehet ne sherbim te kombit!

Arb
06-06-05, 14:48
Gjendja shėndetėsore e gazetarit Bardhyl Ajetit ende e rėndė, pas njė atentati tė sė premtės

Prishtinė, 6 qershor - Gjendja shėndetėsore e gazetarit Bardhyl Ajeti ėshtė e qėndrueshme, por edhe mė tej ėshtė e rėndė pėr shkak tė dėmtimeve nė kokė, thonė mjekėt nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.

Bardhyl Ajeti, gazetar i sė pėrditshmes "Bota sot", nė njė atentat ėshtė qėlluar me armė zjarri tė premtėn pas orės 21.OO nga persona ende tė pajohur, dhe ka marrė plagė tė rėnda. Ky akt kriminal ka ndodhur nė rrugėn Prishtinė - Gjilan afėr fshatit Bresalc. Bardhyl Ajeti ėshtė sulmuar nga njė makinė "Mercedes" nė lėvizje, derisa ai ndodhej nė njė veturė tė cilėn po e tėrhiqte njė makinė tjetėr pėr shkak tė njė defekti.
Polica ėshtė duke u kryer hetimet, por deri mė tash nuk ka tė arrestuar as tė dyshuar.
Sipas zėdhėnėsit tė SHPK-sė Refki Morina hetimet janė duke u zvilluar me njė intensitet tė lartė nga njėsitet speciale tė kriminalistikės. Morina thotė se hetimet janė duke u drejtuar nga specialistė tė ndėrkombėtarė dhe vendės dhe janė tėė kordinuara me prokurorinė publike.

Arb
06-06-05, 14:49
Reagime ndaj plagosjes sė gazetarit Bardhyl Ajetit

Prishtinė, 6 qershor - Aktin kriminal ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti tė sė pėrditshmes Bota sot e kanė dėnuar institucionet e Kosovės, partitė politike, shoqata tė gazetarėve.

Zėdhėnsi i Presdencės sė Kosovės Muhamet Hamiti pas kaa dėnuar sulmin ndaj gazetarit Ajeti, ka kėrkuar nga organet pėrgjegjėse pėr zbatim tė ligjit dhe autorėt e sulmit tė nxirren para drejtėsisė.

Ne reagimin e Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut KMDLNJ) thuhet se me shqetėsim kanė mėsuar lajmin pėr sulmin ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti.

"Ky rast edhe njėherė dėshmon pėr pasigurinė e qytetarėve tė Kosovės, e posaēėrisht tė gazetarėve, tė cilėt kohėve tė fundit janė vėnė nė shėnjestėr tė keqtrajtimeve nga mė tė ndryshmet".
Plagosjen e gazetarit Bardhyl Ajeti, Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut (KMDLNJ) e vlerėson si plagosje tė fjalės sė lirė nė Kosovė dhe tė bartėsve tė saj, plagosje tė vlerave tė demokracisė e tė lirisė sė qytetarėve tė Kosovės.

Akti kriminal ndaj gazetarit Ajeti pėrbėn njė nga rastet mė drastike tė cėnimit tė fjalės sė lirė kohėt e fundit nė Kosovė", thuhet nė reagimin e KMDLNJ-sė.

Kryetari i PSHDK-sė Mark Krasniqi atentatin ndaj Bardhyl Ajetit e ka cilsuar si nė atentat politik qė ėshtė realkizua nga njeėz qė nuk duan tė lejojnė tė dėgjohet e vėrteta.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės thekson se "sulmi, pos si goditje e rėndė kundėr jetės sė z. Ajeti, ėshtė i orientuar direkt kundėr qetėsisė sė gjithėmbarshme nė vend, dhe ka pėr qėllim tė krijojė klimėn e frikės dhe pasigurisė nė Kosovė, nė momentin kur mė sė shumti na duhet qetėsia dhe stabiliteti".

AAK kėrkon nga organet e rendit dhe tė drejtėsisė qė sa mė parė t'i zbulojnė, t'i kapin dhe t'i nxjerrin para drejtėsisė aktorėt e kėtij akti tė makabėr dhe tė shėmtuar".

Ndėrkaq, nė njė deklaratė tė Kryesisė sė Degės sė LKD-sė pėr Nju Jork me Rrethe thuhet: "Atentati mbi kolumnistin e shquar, mbi Bardhylin e guximshėm, i cili artikuloi tė vėrtetat pėr Kosovėn pa
u trembur nga qarqet mafioze qė e kėrcėnuan dhe e hantazhuan nga pozita kriminale, nuk ka si tė mirret ndryshe pos si njė atentat politik mbi fjalėn e lirė, mbi fjalėn e pakompromis, cila, duke u shqiptuar sistematikisht, prish ēerdhen e krimit tė organizuar
nė Kosovė".

"Bardhyl Ajeti, artikulues i tė vėrtetave pėr Kosovėn, artikulues i realiteteve tė shėmtuara tė Kosovės dhe zėdhėnės i fuqishėm i proceseve tė ndėrtimit institucional tė Kosovės, publicisti i cili bėn me gisht nga qarqet e krimit tė organizuar qė i mihin themelet e Kosovės dhe i vė nė shėnjestrėn e fjalės sė tij kriminelėt e tė gjitha ngjyrave, njeriu e qytetari i cili shqipton patrembur vizionin pėr pavarėsinė e Kosovės dhe tė ardhmen e ndritur tė saj,pikėrisht pse shqipton guximshėm e pandalshėm kėtė tė vėrtetė, goditet nga dora e shėmtuar e krimit tė nėntokės politike".

Sulmin ndaj Bardhyl Ajetit e ka dėnuar edhe organizatat gazetare.

Edhe redaksia e QIK-ut e dėnon ashpėr sulmin ndaj Bardhyl Ajetit dhe e cilson atė si njė akt tė rėndė kriminal tė drejtuar jo vetėm kundėr jetės sė njeriut, por kundėr fjalės sė lirė. Nė kėto momente tė vėshtira, solidarizohemi me familjen Ajeti dhe me gazetėn "Bota sot

Arb
06-06-05, 14:54
Kryesia e LDK-sė dėnon ashpėr sulmin kriminal ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti

Prishtinė, 6 qershor - Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės me anė tė njė komunikate dėnon ashpėr sulmin kriminal ndaj gazetarit tė gazetės "Bota sot", Bardhyl Ajeti.

Pėr LDK-nė, ky ėshtė njė sulm i rėndė kriminal i drejtuar kundėr stabilitetit tė vendit, kundėr vlerave tė demokracisė, kundėr fjalės sė lirė, kundėr tė vėrtetės dhe kundėr pavarėsisė sė vendit tonė.

Duke shprehur shqetėsimin dhe indinjatėn e thellė pėr kėtė akt kriminal, Kryesia e LDK-sė kėrkon nga organet kompetente tė hetuesisė dhe tė rendit, qė tė marrin masa adekuate nė zbardhjen sa mė tė shpejtė tė kėtij sulmi dhe kapjen e autorėve tė kėtij akti kriminal.

Kryesia e LDK-sė Bardhyl Ajetit i dėshiron shėrim sa mė tė shpejtė.
Po ashtu edhe Kryesia e Forumit tė Rinisė sė LDK sė e dėnon ashpėr sulmin ndaj Bardhyl Ajetit, duke e cilsuar kėtė akt si sulm ndaj fjalės sė lirė dhe ndaj ardhmėrisė sė Kosovės. Gjithashtu FR i LDK sė konsideron se ėshtė koha e fundit qė tė zbulohen kriminelėt qė po kryejnė kėto akte dhe ata ta marrin dėnimin e merituar.

Arb
07-06-05, 15:35
Reporterėt pa kufij" dėnojnė sulmin ndaj gazetarit tė pėrditshme "Bota sot" Bardhyl Ajeti

Paris, 7 qershor - Organizata "Reporterėt pa kufij" me seli nė Paris ka shfaqur brengosje tė thellė pėr sulmin ndaj Bardhyl Ajetit gazetarit tė pėrditshmes "Bota sot", i cili vazhdon tė jetė nė gjendje kome.

"Jemi thellėsisht tė shqetėsuar pėr kėtė trentim vrasje dhe nga UNMIK-u presim tė ndėrmarrė tė gjitha masat pėr identifikimin dhe ndėshkimin e autorėve tė kėtij sulmi", thuhet nė letrėn qė "Reporterėt pa kufij" i kanė dėrguar shefit tė UNMIK-ut Soren Jesen Petersen.

Gazetarėt duhet tė jenė nė gjendje tė punojnė nė siguri tė plotė nė Kosovė, pavarėsisht nga linja redaktoriale e mediumit tė tyre, thuhet nė letrėn e kėsaj organizate ndėrkombėtare pėr mbrojtjen e tė drejtave tė gazetarėve.

QIK-u

Arb
07-06-05, 15:36
Zyra amerikane nė Prishtinė dėnon fuqishėm sulmin mbi gazetarin Bardhyl Ajeti

Prishtinė, 7 qershor - Zyra e SHBA ve nė Prishtinė dėnon nė mėnyrėn mė tė fuqishme sulmin me armė zjarri mbi gazetarin Bardhyl Ajeti. Gjersa ne ende nuk dijmė shumė hollėsi lidhur me kėtė sulm, ky paraqet incidentin e fundit nė vargun e incidenteve ku janė pėrfshirė gazetarėt, e qė ėshtė tepėr shqetėsuese,- thuhet nė njė deklaratė tė shefit tė kėsaj zyre Filip Goldberg.

"Tentimet qė me forcė tė ndikohet nė mediume, apo pėr t'i frikėsuar ato me kėrcėnime dhe dhunė janė nė kundėrshtim me gjithė atė qė kosovarėt dėshirojnė dhe nė kundėrshtim me gjithė atė drejt sė cilės ata punojnė tashmė sa kohė.

Nė kėtė kohė kritike kėrkoj nga tė gjithė kosovarėt tė na bashkohen nė dėnimin e kėtij tentimi pėr zhvendosjen e ardhmėrisė sė Kosovės nga binarėt e saj, dhe kėrkoj nga ata qė tė bashkėpunojnė me policinė dhe pushtetin pėr tė mundėsuar zėnien e kryesve tė kėtij krimi ashtu qė sulmet mbi gazetarė tė ndėrpriten.

Nė kėtė kohė, shpresat dhe lutjet tona janė me Bardhyl Ajetin dhe familjen e tij", thuhet nė deklaratėn e shefit tė Zyrės amerikane nė Prishtinė.

Arb
07-06-05, 15:36
Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve ka dėnuar sulmin ndaj Bardhyl Ajetit

Nju Jork, 7 qershor - Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve me seli nė Nju Jork ka dėnuar sulmin ndaj Bardhyl Ajetit, gazetar i tė pėrditshmes "Bota sot".

"Ne jemi shumė tė shqetėsuar pėr Bardhyl Ajetin i cili ėshtė nė gjendje kritike dhe duke luftuar pėr jetėn", ka deklaruar drejtoressha ekzekutive e Komitetit, En Kuper.

"E ftojmė Policinė e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė qė kėtė rast ta hetojė me agresivitet, dhe pėrgjegjėsit t'i nxjerrė para drejtėsisė", thuhet nė reagimin e Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, me seli nė Nju Jork.

Arb
07-06-05, 15:37
Dega e LDK sė nė Ēikago dėnon ashpėr sulmin ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti

Ēikago, 7 qershor - Dega e LDK sė nė Ēikago dėnon ashpėr sulmin ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti dhe apelon tek institucionet vendore dhe ndėrkombėtare qė kryerėsit e veprave tė tilla tė nxirren para ligjit dhe tė dėnohen nė mėnyrė mė tė ashpėr. Plagosja e rėndė e gazetarit Bardhyl Ajeti ėshtė akt i turpshėm i kryer nga dora e kriminelėve tė cilet nuk zgjedhin mjete pėr tė pėrdhosur demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės, thuhet nė njė reagim tė kėsaj dege.

Njekohėsisht kjo degė dhe komuniteti shqiptar nė Ēikago solidarizohen me gazetėn "Bota sot", kurse gazetarit Ajeti i dėshirojnė shėrim sa mė tė shpejtė.

Vajza
07-06-05, 17:13
Me vjen keq per plagosejne e Bardhylit !!!
Dhashte Zoti te dal ne shesh e verteta - Kush dhe Pse !!!

p.s
"arb". me duket qe merresh vetem po "copy-paste-"

Nuk ka nevoje ta besh kete sepse ato shkrime i gjem edhe i lexojm edhe vete aty nga i merr ti dhe na i poston ketu.

(mund ti ndodhe secilit kjo,ama jo 10 here copy-paste- e 1 here shkrim tonin )

Gentiani
07-06-05, 19:43
Akt i turpshėm, i mjerė dhe qyqarė

Arb
07-06-05, 20:52
Me vjen keq per plagosejne e Bardhylit !!!
Dhashte Zoti te dal ne shesh e verteta - Kush dhe Pse !!!

p.s
"arb". me duket qe merresh vetem po "copy-paste-"

Nuk ka nevoje ta besh kete sepse ato shkrime i gjem edhe i lexojm edhe vete aty nga i merr ti dhe na i poston ketu.

(mund ti ndodhe secilit kjo,ama jo 10 here copy-paste- e 1 here shkrim tonin )

Vajze,

Indinjata e thelle me rastin e tentim-atentatit ndaj Gazetarit AJETI, me shtyn qe te postoj edhe shkrime te kopjura nga faqet tjera qe kane te bejne me reagimin e te tjereve.

Dialogisti
08-06-05, 18:08
KTHEHU JETES BARDHYL!

Mos, o zot, mos e merr nė gjirin tėnd, se i kanė mbetur edhe shumė beteja pėr ta fituar luftėn. Tė lutemi, o Zot, me ēöirėsinė e lirisė sė Kosovės, tė lutemi dhe tė pėrgjėrohemi, o Zot. Le ta fitojė edhe kėtė betejė e t'i kthehet jetės, se e pret e fejuara, se e pret familja, e presim ne kolegėt. Kthehu Bardhyl, ktheju jetės, ktheju lirisė sė Kosovės qė bashkė ta bėjmė pavarsinė, se ajo ėshtė afėr, bashkė ta shijojmė rrezen e lirisė sė plotė tė Kosovės, kthehu qė bashkė tė vijojmė ta ndėrtojmė shtetin tonė tė lirė. Ktheju jetės Bardhyl!


Pėr njė kohė tė gjatė qėndrova me shikim nė bardhėsinė e faqes sė sordit para ekranit tė kompjuterit. Pėr njė kohė tė gjatė provoja t'u fal fjalėve lutjen e shpirtit pėr jetėn tėnde, provoja tė gjeja fjalė qė tė shpreh dhembjen qė ta shpreh pikėllimin, qė ta shpreh mllefin e mbledhur nė gjoks, qė dėshiron tėshpėrthejė si njė vullkan e t'i bjerė malit qė s'bėzan. Heshtjen kohė pas kohe e prishnin Kaltrina e Gentiana, tė cilat po e jetojnė fėmijėrinė e tyre, fėmijėri mbi tė cilėn herė pas here bėjnė atentat. Nuk jepesha dot pas zėrave tė atyre. Nė kokė mė jehojnė pyetjet e prizrenasve. Si ėshtė Bardhyli? Kurse unė nė ndėrhije mundohesha tė jem afėr, tė tė jap fprcė qė ta mundėsh vdekjen. Vdekjen. Njė rrėqethje ma kaplon trupin dhe krejt pahutueshėm njė lumė i lotėve m'i pėrshkon faqet. O babė, ti po qan,- mė thotė Kaltrina, e cila i pa lotėt, ndonėse isha mundur qė t'i iki shikimit tė saj.
Isha i pafuqishėm qė tė flas, i pafuqishėm qė tė njerr zė. Dhjetėvjeēarja kėrkon edhe njė herė shpjegim pėr lotėt, dhe kur e sheh se babai nuk flet - ikėn. Shkon ajo deri te Gentiana dhe me zė tė ulur i thotė: "Genta babai po qan! genta e shikon e habitur dhe me shikimin e saj duket se i thotė: jo, moj, babai nuk qan! Shpejt e shpejt derisa po bisedonin ato, i fshina lotėt, i fshina qė t'i kursej, qė t'ua kursej fėmijėrisė. Nuk do ta kuptonin ato se lotėt e mi, ishin lutja pėr jetėn tėnde, pėr betejat tua nė luftė pėr ndėrtimin e instuticionit, pėr betejat e tua nė luftė kundėr krimit, pėr betejat e tua qė fėmijėt tė rriten nė njė Kosovė pa krim, nė njė Kosovė tė lirė pa kriminelė. Nuk do ta kuptonin, prandaj qė t'ua kursej fėmijėrinė, pėr tė cilėn aq shumė luftove (dhe do tė luftosh), u thashė: "Nuk po qaj, lotėt mė dolėn nga tymi i duhanit! Kaltrinė, tymi mė hyri nė sy, prandaj mė dolėn lotėt!" - i thashė.`Mua m'u duk se qaje", - tha Kaltrina e gėzuar, kur dėgjoi se babai i saj nuk po qante?
Eeeee3, babė, sa shumė duhan paske pirė!" - tha Gentiana e habitur.
Vijova tė bisedoj me to, tė bisedoj me njė buzėqeshje tė mbyllur nga dhembja e pikėllimi, nga mllefi i mbledhur nė gjoks, ndėrsa nė ndėrdije mundohesha tė jemi me ty, tė jemi afėr teje qė tė tė jap forcė pėr betejat e reja, sepse fėmijėria e fėmijėve tė Kosovės ka nevojė pėr ty, pėr betejat tua tė reja nė luftė pėr ndėrtimin e institutionit, pėr mbrojtjen e institutionit, pėr beteja tua kundėr krimit. Kur e shikova orėn nė kėndin e djathtė tė kompjuterit, e pashe se Kaltrina e Gentiana tė veshura me rroba tė gjumit, e kishin kapėrvyer orarin e gjumit. Ato po e shijonin lirinė pėrtej orarit tė zakonshėm tė gjumit, e megjithėkėtė pas pak ēasteve ato ikėn nė dhomėn e gjumit qė tė flinin, tė lira dhe pa frikė se dikush do t'ua prishė ėndrrat. Pėr kėtė liri luftove ti dhe kjo luftė jotja pengoi tė pabesėt qė tė dolėn nė pritė dhe tė sulmuan si qyqarė dhe ikėn. Ti nuk u fshehe asnjėherė, ti luftoje me penėn tėnde pėr lirinė e Kosovės, prandaj s'kishe pse tė frikėsoheshe nga liria. Edhe mė tej qėndroja pa lėvizur pėrpara ekranit tė kompjuterit pa e vėnė gishtin nė ndonjė shkronjė. Frikėsohesha. Pėrplasja e gishtave nė tastaturė ma prishė qetėsinė, sepse nė ndėrdije dėshiroja tė jem afėr teje qė tė tė japė forcė qė ta mundėsh vdekjen. Vdekjen... Sėrish mė kaplojnė morinca tė ftofta nė trup. por sėrish mbledh forcė dhe nė ndėrdije jam afėr teje qė tė tė japė forcėn qė ta fitosh edhe kėtė betejė. mos, o Zot,, mos e merr nė gjirin tėnd, se i kanė mbetur edhe shumė beteja pėr ta fituar luftėn. Tė lutem o Zot, me ēiltėrsinė e lirisė sė Kosovės, tė lutemi dhe tė pėrgjėrohemi, o Zot. Le ta fitojė edhe kėtė betejė e t'i kthehet jetės, se e pret e fejuara, se e pret familja, e presim ne kolegėt. Kthehu, ktheju jetės, ktheju lirisė sė Kosovės qė bashkė ta bėjmė pavarüesinė, se ajo ėshtė afėr, bashkė tė shijojmė rrezen e lirisė sė plotė tė Kosovės, ktheju qė bashkė tė vijojmė ta ndėrtojmė shtetin tonė tė lirė.
Rrezet e diellit i shpėrthyen dritaret dhe hynė nė dhomėn time tek po e lutesha pėr jetėn tėnde. Rrezet e diellit! po- rrezet e diellit i luta. Shkoni oj rreze dielli nė dhomėn e tij e jepni forcė, jepni dorcė qė ta mundė vdekjen, qė t'i kthehet jetės! Ju pėrgjėrohem rreze!



Kėngė pėr President Rugovėn...


Kum Kosova qė ka njė djalė, sa mirė po i rrin nė qafė njė shallė! n'kohė tė randa qė i dul n'ballė, lum e lum po ban Kosova, qofsh me jetė DR_IBRAHIM RUGOVA.!

Lumja nana n'dritė qüe t'qiti, i lum pragu qė tė rriti, lum e lum populli qė t'dha lum e lum vatani qė t'ka!

Kah u nise me njė grusht dhé, pėr liri e pėr atdhe, sy me sy me burra t'botės me ja pru DRITEN Kosovės!

Lumja nana n'dritė Øqė t'qiti, i lum pragu qė tė rriti, lum e lum populli qė t'dha, lum e lum Vatani qė t'ka!

Ku ma ke oxhakun, gurin...
Gjithmonė nalt e mban flamurin. pri e pri t'thotė Kosova, n'balle tė kam PRESIDENT DR_RUGOVA.

Lumja nana n'dritė qė t'qiti i lum pragu qė tė rrit, lum e lum populli qė t'dha, lum e lum Vatani qė t'ka! O prandaj votat-o prapė t'i dha?!

[/u]

Arb
26-06-05, 03:21
Sot nė orėt e pasditės nė Milano vdiq gazetari Bardhyl Ajeti

Sot nė orėt e pasditės, vdiq gazetari Bardhyl Ajeti. Lajmin e kanė konfirmuar edhe redaktorėt e gazetės sė pėrditshme "Bota Sot" . Gazetari Bardhyl Ajeti u plagos nė kokė, kohė mė parė nga persona tė panjohur nė Bresalc tė Gjilanit.

Pas njė trajtimi disaditor nė QKU, nė gjendje tė agonisė, Ajeti ėshtė dėrguar ditė mė parė nė njė spital tė Milanos.

RTK 25/06/2005 18:24:27

Arb
26-06-05, 03:22
Bardhyli Ajeti do te mbetet nje prej atyre bijeve me te mire te kombit, qe guximshem denoncuan te kriminelet dhe e luftuan te keqen, nje prej atyre qe qendruan fuqishem ne vijen kombetare; nje prej atyre qe e deshten nje Kosove pa kriminele; nje prej atyre qe e deshten nje Kosove te qete, nje vend ku mbreteron rendi e ligji.

Ngushellime Familjes per humbjen e me te dashurit te tyre!

Ngushellime te fejuares se tij, qe humbi me te dashurin e saj!

Ngushellime te afermve, kolegeve dhe miqeve, qe humben te dashurin e tyre!

Ngushellime Stafit te Kombetares "Bota Sot" qe humben nje Gazetar aq te guximshem e te talentuar, qe e priste nje karriere te ndritshme para tij!

Ngushellime Gjilanit qe humbi nje njeri te madh te pendes si Bardhyl Ajetin!

Ngushellime Popullit te Kosoves!

Ngushellime edhe juve miqe te nderuar te Forumit Shqiptar!

Qendroni te forte ne kete dite te zeze per Kosoven!

GURI SYLAJ
26-06-05, 07:27
Ngushllime familjes AJETI,

ngushllime Kosoves , ngushllime Fjales se lire,

ngushllime......




guri sylaj

Vajza...
26-06-05, 09:02
Ngushllime familjes se tij...
Me vjen keq per kete...ama kam bindjen qe e verteta del ne shesh kush dhe pse e beri ?!...

Dardan Shkodra
26-06-05, 11:32
Roberia shekullore e armiqėve tė shumtė nuk ka arrijtė tė ngulfas e tė mposhtė fjalėn e lirė, demokracinė, progresin dhe pamvarsinė e cila na troket nė derė, e ketė gjė nuk do tė mund tė realizojnė as rrugaēėt stalinistė, nga mafia e majtė politike e shqiptarėve, bandat tradhtare qe nga pusia vrasin; atdhetar, intelektual, deputet, gazetar e njerėz tė pafajshėm.

Jo, Jo, nuk do tė ja arrijnė as kėta rrugaē shpirtshitur tė realizojnė ėndrren dhe dėshirėn e serbit me anė tė plumbave tė mposhtin pavarėsinė e Kosovės.

Por, njė gjė patjetėr se do tė ja arrijnė, e ajo ėshtė sikurse qe janė mbushur burgjet me kriminel, banditė e armiq tė kombit, sa tė realizohet pavarėsia e Kosovės shpejt do tė gjinden ne mesin e tyre edhe urdhėrdhensit-shtiesit e ktyre kriminelve.

Ngushėllime familjes sė Bardhylit si edhe gjith atdhetarve e patriotėve shqiptarė, e dorasit dhe urdherdhėnesit e tyre mallkuar qofshin perjetė e motė se bashku me trashegimatret e tyre.