PDA

View Full Version : ''RIKTHIMI I BERISHES ESHTE I RREZIKSHEM''?


Odise
28-06-05, 06:38
Deklarata e kryetarit tė komitetit amerikan pėr zgjerimin e NATO-s dje nė Tiranė

"Rikthimi i Berishės ėshtė i rrezikshėm"
Brus Xhekson: Dėmton integrimin e Shqipėrisė




Edlira Prenga

Brus Xhekson, lėshoi dje mesazhin e mos ndryshimit tė qeverisjes nė vendin tonė. kryetari i komitetit amerikan pėr zgjerimin e NATO-s ndodhej dje nė Tiranė. Kėtė herė, pėr tė sjellė njė tjetėr mesazh amerikan pėr Shqipėrinė. Deklarata e bėrė dje se rikthimi i njė qeverisje si ajo e viti `92-`96, do tė pėrbėnte njė rrezik serioz pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, ėshtė njė paralajmėrim i qartė se ndryshimi nuk duhet tė ndodhė.

LAJMI

Zgjedhjet qė do tė bėjnė votuesit shqiptarė do tė ndikojnė jo vetėm nė tė ardhmen e vendit tė tyre, por edhe nė stabilitetin e Ballkanit Perėndimor dhe indirekt nė Europė e SHBA", theksoi Xhekson, sipas tė cilit, "pa patur njė udhėheqje tė moderuar nė Tiranė shpresat qė kemi pėr zgjidhjen e njė tė ardhmeje demokratike pėr Kosovėn, do tė jenė mė tė varfra". Ai shton se: pa njė Shqipėri bashkėpunuese, sfida e Maqedonisė pėr tė integruar popullsinė maqedonase dhe etnike shqiptare do tė jetė akoma dhe mė e vėshtirė. Pa modernizur dhe zhvilluar Shqipėrinė, perspektiva e zhvillimit ekonomik nė Ballkanin Perendimor do tė zvogėlohet dhe pa njė Shqipėri liberale nė rrugėn drejt Europės, projektit tė ndėrtimit tė njė paqeje tė qėndrueshme nė Ballkan do t'i duhen vite mė tepėr", shtoi ai. Xhekson deklaroi se: Duhet tė afirmohet dėshira e Shqipėrisė pėr NATO-n dhe BE-nė. Kėshtu u shpreh dje Brus Xhekson, Kryetari i Komitetit Amerikan pėr Zgjerimin e NATO-s, duke sjellė nė Tiranė njė mesazh tė qartė nga SHBA. Xhekson, njė nga pėrfaqėsuesit e lobit republikan nė Kongresin amerikan, por edhe i njohur si mbėshtetės i revolucionit portokalli nė Ukrainė, ndodhej dje nė kryeqytet pėr tė bėrė publik shqetėsimin e organizatės sė drejtuar prej tij pėr problemet e fushatės zgjedhore nė Shqipėri.
"Jemi tė shqetėsuar qė tė mos ketė asnjė shfaqje tė idesė sė kthimit tė formės sė qeverisjes tė vitit `92-`97, pasi kjo do tė jetė shkatėrruese pėr integrimin e Shqipėrisė dhe ecjes drejt demokracisė", vuri nė dukje Xhekson nė konferencėn e tij pėr shtyp, duke cituar se nė Amerikė do tė botohet njė shkrim mbi kėto ēėshtje shqetėsuese. Kryetari i Komitetit Amerikan, Brus Xhekson dha dje paralajmėrimin e qartė nė emėr tė grupit qė pėrfaqėson, se duhet njė udhėheqje e moderuar qė tė mos kėtė rrezik pėr tė ardhmen e Kosovės dhe tė Ballkanit Perėndimor. Duke bėrė tė qartė se ishte republikan nė SHBA, por qė sillte dhe mesazhin e demokratėve, qė sipas tij i shohin me tė njėjtin shqetėsim mundėsinė e kthimit tė situatave tė tetė viteve mė parė. Xhekson nė deklaratat e tij ka mbajtur njė qėndrim kritik ndaj opozitės aktuale dhe e pėrqėndruar mendimin e tij nė deklaratėn se rikthimi i qeverisjes sė viteve 1992-1997 ėshtė shumė i rrezikshėm pėr vendin. Xhekson nė drejtimin e komitetit pranė NATO-s ka bėrė vazhdimisht lobing pro anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė kėtė organizatė tė rėndėsishme. Ky kontribut i tij i vazhdueshėm ėshtė vlerėsuar vazhdimisht nga ana e qeverisė Shqiptare. Xhekson ėshtė pėrfaqėsues republikan, (qė janė nė pushtet me Presidentin Bush nė SHBA). Ai e ka pohuar vetė kėtė dje nė Tiranė gjatė konferencės pėr shtyp qė ka dhėnė.

Dilaver
28-06-05, 09:23
Edhe ma e rrezikshme ėshtė rizgjedhja e kryemafiozit Nano.



Bruce Jackson, prostitutė e Nanos

Gary Kokalari


Njė lajm i botuar sė fundi tregon se njė Bruce Jackson ėshtė nė Tiranė, duke punuar haptazi nė mbėshtetje tė Nanos. Kėshtu qė njė gjė ėshtė e qartė, Jackson nuk ka ndonjė pozicion zyrtar nė qeverinė amerikane. Nė tė vėrtetė, ai ėshtė pjesė e disa tė ashtuquajturve lobingje ose grupe qė ai ka vetėkrijuar. Duket qartė se Nano po pėrpiqet qėllimisht tė disorientojė popullin shqiptar, duke i paraqitur komentet e Jackson si mbėshtetje nga qeveria amerikane.

Duhet bėrė e njohur se Jackson ka qenė i punėsuar mė parė nga kompania Lockheed dhe mund tė ketė ende lidhje me kėtė kompani. Siē dihet kjo kompani ka fituar kontrata tė rėndėsishme nė Shqipėri gjatė kohės kur Fatos Nano ka qenė kryeministėr, dhe Lockheed shpreson tė fitojė mė shumė biznese. Siē ėshtė e njohur, Lockheed ka njė histori implikimesh nė skandale rryshfetesh dhe kjo demonstrohet nė paragrafin e librit "Amerika e pandershme" nė tė cilin citohet:

"Lockheed ka pranuar se ka korruptuar zyrtarė tė qeverive tė huaja si njė joshje pėr ta pėr tė blerė avionė ushtarakė dhe tregtarė. Nė njė instancė, zyrtarė tė Lockheed dhanė dorėheqjen, pasi prokurorėt e Departamentit tė Drejtėsisė akuzuan kompaninė pėr korruptimin e zyrtarėve tė huaj. Kėta zyrtarė tė korporatės pranuan se i kishin dhėnė zyrtarėve europianė dhe japonezė ryshfete qė kalonin mbi 22 milionė dollarė. Lockheed u shpall fajtor pėr pagesa sekrete ndaj qeverisė japoneze dhe zyrtarėve tė biznesit pėr promovimin e shitjeve tė avionėve L-1011"

Unė jam i informuar se Jackson ishte njėri nga kėta persona qė dhanė dorėheqjen pėr shkak tė kėtij skandali, dhe ndershmėrisht do dėshiroja tė dėgjoja komentet e zotit Jackson nė lidhje me kėtė ēėshtje.

Pėr mė tepėr, duhet bėrė e ditur nėse Jackson ėshtė aktualisht nė borderonė e Nanos. Sepse nėse ai ėshtė si njė kėshilltar politik i paguar, mendoj se kemi tė bėjmė me njė dhunim tė ligjit elektoral nė Shqipėri. Gjithashtu jam i interesuar tė dėgjoj komentet e Jackson rreth tė thėnave se ai ka lidhje me Nikolas Geixh.

Nė thelb, ky gomar Jackson po pėrpiqet t`u tregojė shqiptarėve tė mos mbėshtesin njė qeveri tė kryesuar nga Berisha, dhe se qeveria e Nanos na qenka e vetmja shpresė pėr integrimin e vendit nė Europė. Pėr mendimin tim, ai ėshtė pak mė shumė se sa njė prostitutė e Nanos, i cili duhet t'u tregojė tė gjithėve rreth karakterit moral tė zotit Jackson. Sepse nėse zoti Jackson po punon pėr njė tutor prostitutash, i sugjeroj qė nė tė ardhmen tė zgjedhė njė mė tė mirė se sa njė i dehur, njė hajdut maskara si Fatos Nano.

Ju sugjeroj tė gjithėve qė tė telefononi zotin Jackson nė Hotel Sheraton nė Tiranė dhe i thoni atij se, njė amerikan nuk do qė qeveria amerikane tė mbėshtesė njė kryeministėr tė korruptuar, me lidhje me trafikantė droge dhe se Jackson duhet tė shohė punėn e tij dhe tė largohet nga Shqipėria.

Ju lutem telefononi kėtė gomarin Jackson tani dhe kėrkoni tė flisni me tė. Numri i tij nė Sheraton ėshtė 011-355 42-74707.

Dilaver
28-06-05, 09:47
Nano kėrkon zgjimin e bandave

I kapur gafil nga dėshtimi spektakolar qė ai regjistroi me mitingjevet e veta nė Sarandė, dhe dalja e tė gjithė qytetit pėr tė pritur Berishėn, Nano shpalli dje se do tė pėrdorte rendin dhe bandat pėr tė neutralizuar shtabet elektorale tė opozitės


Shefi i qeverisė, pėr tė eklipsuar dėshtimin e fortė qė mori dy ditė mė parė publikisht nga qytetaria sarandiote, iu kthye nė Ksamil njė sėrė deklaratash civile, qė fare mirė mund tė inkuadroheshin edhe nė preludin e njė lėvizjeje tė organizuar pėr destabilizimin e vendit. Pasi pėrsėriti mashtrimin e radhės me pensionistėt e Sarandės, kategorisė sociale mė tė marxhinalizuar nė qendrėn turistike nė jug tė vendit, pėr shkak se janė tė privuar nga ēfarėdolloj nisme qė prodhon tė ardhura, Fatos Nano ndėrmori njė sėrė sulmesh e agresion shtetėror ndaj simpatizantėve tė opozitės. "Strukturat e rendit publik do tė veprojnė sipas ligjit, nė rast se kėrcėnimet verbale tė disa individėve do tė shndėrrohen nė veprime kėrcėnuese pėr ecurinė e zgjedhjeve nė Shqipėri", deklaroi pa ndonjė adresim tė mirėfilltė, kryeministri Nano. "Organet e shtetit ligjor po ndjekin me vėmendje informacionet pėr incidente apo pėrpjekje pėr tė krijuar tė tilla, nė zona tė ndryshme elektorale nga njė kontigjent me rekorde tė dyshimta ligjore. Janė identifikuar njė numėr ish‑punonjėsish tė Shėrbimit Informativ Kombėtar para vitit 1997, si dhe persona nė kėrkim nga policia, pėr shkak tė rekordeve tė pambyllura me organet e drejtėsisė, qė po mbėrrijnė gjatė kėtyre ditėve nė Shqipėri, tha ai. Nė rast se kandidatė pėr deputet ose subjekte tė caktuara zgjedhore do tė tentonin t'i shndėrronin kėrcenimet verbale me veprime kėrcėnuese ndaj institucioneve qė ushtrojnė autoritetin publik, organet e shtetit ligjor do tė ndėrhyjnė pėr tė neutralizuar situatėn dhe pėr tė ruajtur deri nė fund, normalitetin e procesit zgjedhor", kėrcėnoi publikisht nga Ksamili, kryeministri shqiptar. Strukturat e zeza nuk kishin asnjė adresim tė mirėfilltė, megjithatė deri mė tani, ndėrkombėtarėt kanė numėruar vetėm njė numėr incidentesh, kryesisht nė Shkodėr, Peshkopi, Durrės, Shijak, Korēė e Tiranė, tė cilat nė 100 pėrqind tė rasteve kanė pasur frymėzim e suport nga kandidatėt e Partisė Socialiste. Afrimi i humbjes po i errėson mendjen kryeministrit, i cili tani nuk duron mė t'i mbajė agjencitė e specializuara shtetėrore jashtė detyrave banale tė tjetėrsimit tė votės dhe pėr kėtė, ka shpikur edhe strategjinė. Neutralizimi i strukturave tė deputetėve kundėrshtarė nga organet e rendit, pasqyrohet frikshėm si njė aksion shtetėror pėr tė neutralizuar shtabet elektorale tė demokratėve nė tė gjithė vendin e rrjedhimisht, edhe pėr tė shkatėrruar zgjedhjet. Kėsaj strategjie qė bėn thirrje pėr represion e bile edhe pėr luftė civile, thirrje me frymėzim krejtėsisht antishqiptar, lideri demokrat iu pėrgjigj se nuk kishte pėr t'iu nėnshtruar kėtyre provokimeve, ashtu siē nuk u ishte nėnshtruar mė herėt presioneve tė mafias, apo tė strukturave quasi legale tė "state capture".

gazeta 55

Dilaver
28-06-05, 09:52
SHBA: Zgjedhjet, ngjarja mė e rėndėsishme pas rėnies sė komunizmit

Zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit u bėri thirrje dje posaēėrisht shqiptarėve, tė shkojnė nė votime, ndėrkohė qė u kėrkoi liderėve tė respektojnė "Kodin e Sjelljes". Standardet janė tė panegociueshme, thotė deklarata


Shtetet e Bashkuara u bėjnė thirrje udhėheqėsve politikė shqiptarė tė pranojnė rezultatin e zgjedhjeve, ndėrsa nė njė deklaratė tė kujdeshme tė Departamentit tė Shtetit kėrkohet ndėrgjegjėsimi i qytetareve pėr zgjedhjet e 3 korrikut, pasi ato vlerėsohen si mė tė rėndėsishmet pas rėnies sė komunizmit dhe gjithashtu, pėr qartėsinė me tė cilėn vendi do tė ecė nė rrugėn e integrimit. Pas ngjarjeve mė tė fundit, ku kryeministri shqiptar Fatos Nano ka pėrdorur fjalorin e tij banal kundėr qytetarėve dhe kundėrshtarėve politikė, Departamenti i Shtetit ka theksuar edhe njė herė tjetėr se palėt duhet t'i pėrmbahen "Kodit tė Etikės", ndėrsa u kujton qytetarėve tė vendit tonė se, mė datėn 3 korrik, ata do tė shkojnė tė votojnė si asnjėherė tjetėr nė vitet e pasrėnies sė komunizmit. Mė poshtė po japim tė plotė deklaratėn e zėdhėnėsit tė Departamentit tė Shtetit Amerikan, Adam Ereli:

"Mė 3 korrik, shqiptarėt do tė shkojnė pėr tė votuar. Kėto zgjedhje pėrfaqėsojnė njė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme nė Shqipėri, qė nga rėnia e komunizmit. Zgjedhjet, nėse plotėsojnė standardet ndėrkombėtare, do tė shihen nga Shtetet e Bashkuara dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, si provė se Shqipėria po bėn pėrparim tė qartė nė rrugėn pėr t’u bėrė anėtare me tė drejta tė plota e komunitetit euroatlantik. Kohėt e fundit, udhėheqėsit e tė gjitha partive politike tė Shqipėrisė nėnshkruan njė kod tė sjelljes pėr zgjedhjet. Ne e vlerėsojmė kėtė gjest dhe besojmė se ky ėshtė njė tregues se sa mirė mund tė punojnė me njėri‑tjetrin udhėheqėsit politikė tė Shqipėrisė pėr tė garantuar qė kėto zgjedhje tė plotėsojnė standardet ndėrkombėtare. Ne jemi tė kėnaqur pėr faktin qė udhėheqėsit politikė tė Shqipėrisė janė angazhuar pėr njė fushatė demokratike, civile dhe paqėsore. Ka rėndėsi thelbėsore qė tė gjitha partitė dhe udhėheqėsit politikė tė respektojnė dhe t’u pėrmbahen dispozitave tė "Kodit tė Sjelljes", pjesė kryesore e tė cilit ėshtė pranimi nga udhėheqėsit dhe mbėshtetėsit e partive tė rezultateve tė zgjedhjeve tė lira e tė drejta. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipėria kanė marrėdhėnie tė shkėlqyera. Ne kemi gjithashtu, vlera tė pėrbashkėta tė bazuara nė besimin tonė te demokracia dhe te roli qendror qė luan shteti ligjor nė ruajtjen e demokracisė. Ne u bėjmė thirrje shqiptarėve dhe partive tė tyre politike qė tė shfrytėzojnė rastin qė paraqesin zgjedhjet, pėr tė dėshmuar mė tej kredencialet demokratike tė Shqipėrisė dhe pėr ta mbajtur Shqipėrinė me vendosmėri nė rrugėn drejt hyrjes nė institucionet euroatlantike".

gazeta 55

Dilaver
28-06-05, 09:59
Nano pėrdor fondet publike pėr votat personale


Buxheti i shtetit ėshtė shndėrruar nė portofolin personal tė kandidatit pėr deputet nė zonėn nr.99 nė qytetin e Sarandės, Fatos Nano. Zona elektorale e Nanos ka marrė 25 herė mė shumė fonde se secila prej zonave elektorale tė Shkodrės



gazeta 55

Dilaver
28-06-05, 10:04
Shefi i CIA takon Nanon 9 ditė para zgjedhjeve
"Vazhdim tė angazhimeve nė tė ardhmen"


--------------------------------------------------------------------------------

Altin Kreka

Nė orėn 10 e 30 tė sė premtes sė kaluar nė areoportin "Nėnė Tereza" mbėrriti njė avion ushtarak amerikan nė bordin e tė cilit ndodhej Porter Goss, shefi i CIA (Central Intelligence Agency) shėrbimi sekret amerikan. Vizita e tij sekrete 9 ditė para zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Shqipėri ka patur si pjesė tė rėndėsishme takimin me kryeministrin Nano pėr 45 minuta nė zyrėn e kėtij tė fundit nė Kryeministri.

LAJMI

Zyrtarisht Porter Goss, me cilėsinė e tė ftuarit special ka marrė pjesė nė konferencėn e rradhės sė shėrbimeve informative tė Europės Juglindore (SEEIC). Takimet zyrtare kanė nisur nė zyrėn e kryeministrit Fatos Nano, menjėherė sapo shefi i CIA-s ka mbėritur nė Shqipėri. Ndalesa e parė ishte ambasada amerikane nė Tiranė dhe prej andej Porter Goss ėshtė pritur nga kryeministri Nano. Njoftimi nga ana e Kėshillit tė Ministrave ėshtė dhėnė disa ditė pas mbajtjes sė kėsaj vizite duke respektuar kėshtu protokollin e veēantė qė ka njė drejtor i shėrbimeve sekrete amerikane gjatė lėvizjeve tė tij. Gjithēka ėshtė mbajtur sekret dhe pėr vizitėn ishin nė djeni shumė pak njerėz, pėrfshi tė pranishmėt nė takimin e shėrbimeve sekrete si dhe njė staf shumė i ngushtė i kryeministrit. Nano e bėri publike kėtė takim tė tij me shefin e CIA-s tė dielėn nė mbrėmje gjatė njė interviste televizive. Vizita tė tilla tė njė shefi tė CIA-s janė shumė tė rralla dhe ai shkon vetėm nė vende shumė tė sigurta.

Takimi
Zyrtarisht nga kryeministria u dha dje se takimi mes Nanos dhe shefit tė CIA-s ėshtė zhvilluar ditėn e premte mė 24. "Gjatė takimit, i cili u zhvillua nė njė frymė tepėr tė ngrohtė dhe miqėsore tė dy autoritetet e larta vlerėsuan marrėdhėniet e shkėlqyera midis Republikės sė Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, dy qeverive, dhe Shėrbimeve Inteligjente pėrkatėse", thuhet nė njoftimin zyrtar. Gjithashtu shtohet se "Goss vlerėsoi kontributin dhe rolin e Kryeministrit dhe Qeverisė shqiptare si njė faktor i rėndėsishėm tashmė nė zhvillimet ndėrkombėtare, nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar dhe forcimin e demokracisė nė botė, stabilitetit dhe paqes sė qėndrueshme nė rajon nė funksion tė proceseve tė integrimit Euro-Atlantik tė tė gjitha vendeve tė rajonit. Kryemnistri Nano dhe Zoti Goss ndanė tė njėjtin vlerėsim pėr vazhdimin e angazhimeve tė pėrbashkėta edhe nė tė ardhmen. Me kaq pėrfundon edhe njoftimi zyrtar, i cili njėsoj si dhe njoftimi qė ka bėrė edhe SHISH nuk sqaron shumė nė lidhje me kėtė vizitė apo bisedat qė ka zhvilluar shefi i CIA-s nė Tiranė.

Zgjedhjet
Nė asnjė nga njoftimet nuk pėrmenden zgjedhjet por fakti qė njeriu mė i rėndėsishėm nė botė pėr shėrbimet sekrete mbėrin nė Shqipėri 9 ditė para se kėtu tė mbahen zgjedhjet e pėrgjithshme bie nė zy. Kryeministri Nano nuk pranoi tė bėjė publike ato qė tha dhe dėgjoi nė takimin me Goss, por thuhet vetėm se do tė vazhdohet bashkėpunimi. Pėr shėrbimet sekrete amerikane vazhdimi i bashkėpunimit me Shqipėrinė nė luftėn kundėr terrorizmit si dhe nė stabilitetin e gjithė rajonit ėshtė shumė i rėndėsishėm. Njė pikė e fortė ėshtė edhe Shqipėria stabiliteti i sė cilės si dhe politika qė ndjek ndikon nė gjithė rajonin, i cili ende nuk ėshtė qetėsuar pas luftrave dhe tronditjeve qė kaloi. Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia tė gjitha kėto vende janė tė pėrfshirė nė lėvizje qė kėrkojnė tė largojnė ato nga e kaluara shumė e rėndė e luftrave qė lidėn nga nacionalizmat, ekstremizmat e revanshizmat. Duket se shėrbimet sekrete amerikane kujdesen nė veēanti pėr kėtė fakt. Pėr njė periudhė disa vjeēare, CIA dhe SHISH nė bashkėpunim kanė mundur tė shkatėrojnė celula terroriste dhe tė kthejnė Shqipėrinė nga njė vend ku kishin depėrtuar celulat terroriste islamike nė njė vend qė ka goditur dhe qė bashkėpunon ngushtė me aleatėt, nė kėtė rast CIA pėr tė eleminuar kėtė rrezik tė pėrbashkėt.

Dilaver
28-06-05, 10:13
Rruga evropiane kalon nga zgjedhje tė lira

--------------------------------------------------------------------------------

Nga Javier Solana*
*Perfaqesuesi i Larte i Bashkimit Evropian per Politiken e Perbashket te Jashtme dhe Sigurine


E diela qe vjen do te jete nje dite e rendesishme per zhvillimin demokratik te Shqiperise, ndersa qytetaret shqiptare do te hedhin votat e tyre per te zgjedhur Parlamentin e tyre te ri.
Zgjedhjet do te jene te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise ne dy aspekte. Se pari, rezultati i zgjedhjeve do te na tregoje ne se cilet lidera politike kane marre besimin e popullit shqiptar per te qeverisur ne kater vitet ne vazhdim. Se dyti, ecuria e mbajtjes se zgjedhjeve do te beje te qarte nese sistemi demokratik i Shqiperise ka mberritur ne nivelin qe te beje te beje te mundur berjen e hapave te tjere perpara drejt integrimit Euro-Atlantik.

arbias
28-06-05, 16:48
Ai qe esht shqiptar voton per sali berishen.
Ai qe s esht shqiptar voton per nanen se ai vet esht grek si ai

Arb
28-06-05, 17:02
3 Korriku po afron, po afron edhe fitorja e madhe e popullit te Shqiperise dhe te Kosoves!

Me kete fitore do te ndeshkoheshin keqas edhe Arradhat Cetnike Enveriste ne Kosove!


Sa i perket temes, me erdhi mire qe Gary Kokalari ka demantuar deklaraten e atij Amerikanit Jackson, qe duket se eshte perdorur si piun i Nanos disa dite para zgjedhjeve ne Shqiperi!

ARVANITI
29-06-05, 09:05
Koha eshte per Ndryshime , per kete jam pro PD-se dhe inshaAllah dhasht Zoti qe Te marrin udheheqjen e shtetit njerezit me te sinqert dhe me te denjt , e te hiqen nga ajo pozit ata qe ideal e kan paren dhe jane kreu i te korruptuarve ne Shqiperi .

Me ndryshime , perpara .

Me Respekt
Albmuslim


Keshtu do te jete.

GURI SYLAJ
29-06-05, 10:54
Eshte koha dhe momenti kur i ligu del per fushe sepse ai, i ligu , shfrytzon cdo mundesi dhe rast, edhe ato me te ultat , per te mberri tek qellimi. Kujdese sepse gjithecka eka kohen dhe i vije koha . Temat e tilla dhe mu tani jan me teper se nje tregues real i secilit. Dardani kujdese....

arbias
29-06-05, 11:19
Nese perdor nano 70% te bugjetit sikur heren e fundit ai prap do te fiton
Por nese amerikanet nuk kerkojn ishullin e sazamit apo naften dhe do te hyn pa interes ather do te fiton PDK 80% te votave.

Kjo mvatret veq nga politika interesi evrp amerik se shqiptaret ndoshta skan vot ay kuptohet kush esht ma i pareli fiton.

Perpara Sali berisha se kosova Ty po t pret se pa ty as kosova s bahet shtet.

Dilaver
30-06-05, 09:18
Berisha e ka konsideruar dje qytetin e Flamurit si kryeqytetin e ndryshimit


50 mijė vlonjatė, nė shesh me Berishėn


50 mijė vlonjatė pushtuan dje Sheshin e "Flamurit" pėr tė dėshmuar vullnetin e tyre dhe vendimin se do tė votojnė kandidatėt e Partisė Demokratike. Vlora ka qenė e gjitha nė shesh, si asnjėherė tjetėr gjatė gjithė kėtyre 15 viteve tė demokracisė. Pjesėmarrja e djeshme e vlonjatėve nė mitingun e jashtėzakonshėm tė PD ka konfirmuar vendosmėrinė e Vlorės pėr t'iu bashkuar mė 3 korrik ndryshimit tė madh. Qytetit tė "Flamurit" i ėshtė rikthyer dje dinjiteti i munguar gjatė kėtyre viteve tė qeverisjes sė socialistėve. Pėr tetė vjet, vlonjatėt u mashtruan nga kryetari i PS dhe qeverisja e tij, dhe dje ata i kanė thėnė stop kėtij manipulimi me Vlorėn. Vlora ishte dje e gjitha blu. Vlora votoi dje pėr kandidatėt e PD. Ajo iu bashkua dje festės sė madhe tė shqiptarėve nga Jugu nė Veri. Ajo qė vlonjatėt kanė firmosur dje, ka qenė humbja mė 3 korrik e socialistėve nė atė qytet qė deri dje e konsideronin si bastion tė tyre. Vlora dėshmoi se ėshtė bastion i ndryshimit tė madh.

Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ishte i shoqėruar nga nėnkryetarja Jozefina Topalli, aleatėt Lesi, Roshi, Alimadhi, Pollo si edhe nga deputetėt e Vlorės, Leskaj, Meminaj, Rexhepi, Kollozi dhe Panozaqi. Berisha pėrshėndeti tė pranishmit dhe tha se "sot, Vlora ėshtė kryeqyteti i fitores dhe i prin fitores sė kombit. Unė ju sjell kėtu pėrshėndetjen nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena, Pėrmeti, Korēa, Elbasani, Tirana dhe e gjitha Shqipėria. Fitorja e madhe ėshtė agim i bardhė pėr ēdo shqiptar. 3 korriku ėshtė fitorja e tė gjithė shqiptarėve qė po bashkohen me besimin tek vetja, njėri-tjetri, tek e ardhmja, flamuri, Shqipėria. 3 korriku ėshtė dita e bashkimit tė shqiptarėve nė njė pėrpjekje pėr dinjitet, integrim, mirėqenie, punė, arsim. Mė 3 korrik, Vlora hap kapitullin e ri nė historinė e saj. Mė 3 korrik, vlonjatėt e historisė do tė firmosin pėr fitoren e ndryshimit tė madh". Nėnkryetarja e PD, Jozefina Topalli, tha se "kanė ngelur vetėm 3 ditė dhe Nano nuk do tė jetė mė kryeministėr. Vlora e ndryshimit ėshtė shpresa jonė, ėshtė njė mesazh i jashtėzakonshėm qė i bashkohet Sarandės dhe Shkodrės, gjithė Shqipėrisė". Mė pas takimin e pėrshėndeti Nikollė Lesi, i cili iu drejtua vlonjatėve me fjalėt: "Familja Nano ka bėrė gati plaēkat dhe po pėrgatitet tė largohet nga vendi me helikopter nė mesnatėn e 3 korrikut. Unė i kėrkoj kėtu nga Sheshi i "Flamurit" kryeministrit tė 4 korrikut, qė tė mos lejojė qė helikopteri i familjes mafioze Nano tė ngrihet nga Rinasi. Unė i dua ata kėtu dhe do tė pėrballem pėrditė me ta nė parlament". Nė vijim, tė pranishmit i pėrshėndetėn kryetarėt e partive aleate, Genc Pollo, Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi. Mė pas pėrshėndetėn deputetėt e ardhshėm tė Vlorės. Bujar Leskaj tha se "Vlora nuk ėshtė bastion i askujt. Ajo ėshtė vetėm bastion i ndryshimit". Ardian Kollozi tha se "nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Vlora ka reaguar gjithmonė nė momente historike dhe sot, nė njė moment historik, ajo ka vendosur t'i bashkohet ndryshimit tė madh". Ndėrsa Panozaqi, Xhevair Rexhepi dhe Moisi Meminaj deklaruan pėrpara qytetarėve tė Vlorės garancitė qė qytetarėt e zonave tė tyre japin pėr deputetėt e Partisė Demokratike.


Rilindja demokratike (http://www.rilindjademokratike.com/RD30%20qershor%202005/politika.htm)

Gentiani
30-06-05, 22:37
Faji i vetėm i Berishės ėshtė se: nuk ju dha plumb ballit!

e tha e madhja Jozefina Topalli

http://www.parlament.al/english/dep-kry/Figurat/topal.jpg


Pajtohem plotėsisht me kėtė fakt tė cekur tė zonjės Jozefina

Odise
01-07-05, 02:18
Eshte koha dhe momenti kur i ligu del per fushe sepse ai, i ligu , shfrytzon cdo mundesi dhe rast, edhe ato me te ultat , per te mberri tek qellimi. Kujdese sepse gjithecka eka kohen dhe i vije koha . Temat e tilla dhe mu tani jan me teper se nje tregues real i secilit. Dardani kujdese....

Guri, a ben te skjarohesh ketu edhe per temat e tilla, ku e ke fjalen?


Genti, e kam thene ate kur nanosi parase te burgosej, pse e burgosi ate?

Vet Berisha e ka bere Nanon kryeminister e zedhenes te Shqiperise!

Dilaver
01-07-05, 09:57
Data: 01/07/2005, ora

Shkodra derdhet nė shesh me Berishėn
Ndėrgjegja kombėtare, nga jugu nė veri, dėnon qeverisjen e majtė dhe kėrkon ndryshimin me ēdo kusht, si tė vetmen rrugė tė shpėtimit tė shqiptarėve nga njolla e zezė qė i ka vėnė Fatos Nano


Shkodra derdhet nė shesh me Berishėn



Ndėrgjegja kombėtare, nga jugu nė veri, dėnon qeverisjen e majtė dhe kėrkon ndryshimin me ēdo kusht, si tė vetmen rrugė tė shpėtimit tė shqiptarėve nga njolla e zezė qė i ka vėnė Fatos Nano



Qytetarėt e Shkodrės kanė dėshmuar dje se do tė mbyllin me rezultatin 9 me 0 nė favor tė PD-sė, garėn elektorale nė qarkun e tyre. Dje pasdite, Shkodra ėshtė derdhur nė shesh, pėr tė mbėshtetur kryetarin e PD-sė Sali Berisha dhe deputetė e kėsaj partie, qė do tė sjellin ndryshimin. Asgje nuk i ka penguar shkodranėt tė vazhdojnė tė mbėshtesin demokratėt, edhe pse Nano, me mashtrime e presione nga mė tė ndryshmet, me diskriminim dhe me mbajtjen nė errėsirė e varfėri tė qytetit, ka shpresuar se dikur, shkodranėt do tė thyhen e do tė kthejnė gunėn nga fryn era. Mirėpo, kjo nuk ka ndodhur dje dhe Shkodra, me dhjetėra mijėra qytetarėt e saj tė kulturuar, ka pėrmbytur sheshet dhe rrugėt e qytetit, nė njė shprehje tė hapur tė mbėshtetjes qė kjo parti merr nė qytetin verior tė vendit. Asgje nuk mund tė ndalė mė rikthimin nė pushtet tė demokratėve, ndėrsa shkodranėt janė ngritur edhe njė herė, si nė vitet e para tė demokracisė, kundėr vrasėsve tė bijve tė tyre, qė sot duan tė rikthehen pėr herė tė tretė nė pushtetin e pamerituar. Kryetari demokrat Berisha, duke marrė fjalėn, mes njė sheshi i cili nderonte veten dhe veriun, u shpreh se ndėrgjegjja e gjithė kombit ka dėnuar tashmė qeverisjen e socialistėve dhe pret ndryshimin, si tė vetmen shpresė pėr tė dalė nga gjendja e krijuar.

Kleves Bitro Gazeta 55

GURI SYLAJ
01-07-05, 10:43
Po p.sh sondazhi ne emer te Gallupit qe me von del se nuk ishte Gallupi po( gllupi ), futja ne loje e nje amerikani me nje titull qe nuk e ka por qe mund te shitet para elektoratit te pa informuar, etj. etj.
Jan keto pune te liga apo ndoshta une jam i lige dhe nuk i kuptoj gjerat.
Nje eshte me se e sigurt : kush mendon me luajt me popull , heret a von do te behet loder e tij.

Me nderime Guri Sylaj

Odise
01-07-05, 13:44
po psh. tash po shoh se ty teduhet njohje ma e thelle, se nuk e sheh pikepyetjen ne fund te titullit, qe e vera une. oashtu cfare eshte ai sondazhi gallupi, e gllupi, pse nuk e sielle konkretisht po ben si lojera? Poashtume ate amerikanin qe thuas, i gjithe shtypi shqiptar e ka transmetua, e cfare na dojke ti te na thuash?":Poashtu, c'eshte ajo dokerr ''dardani kujdese'' - a ben ti t'i referohesh shkrimit dhe ta shikosh pak ma kthjellte! Dicka nuk po fryne bash mire! Kthjellu!

ARVANITI
01-07-05, 20:47
Faji i vetėm i Berishės ėshtė se: nuk ju dha plumb ballit!

e tha e madhja Jozefina Topalli

http://www.parlament.al/english/dep-kry/Figurat/topal.jpg


Pajtohem plotėsisht me kėtė fakt tė cekur tė zonjės Jozefina


Nuk behet politika ne kete menyre.

GURI SYLAJ
01-07-05, 21:48
I nderuari Odise, te lutem mos e humbe durimin sepse keni te beni me njerez te pa shkolluar qe ndoshta edhe nuk e meritojn kohen qe Ju humbni me ta por megjithate ju falemnderit. Gjithesesi une kam nevoje per kthjelleje dhe per njohje me te thelle te gjerave, dhe padyshim kete mund t'a arrije ne bashkebisede me njerez te ditur.
- Forumin Dardania , une e shohe si nje sofer ku mund te ulen te gjithe shqiptaret e jo si nje faqe reklame kujt dhe kur t'i teket. Dhe per te ruajt kete autoritet qe ka ky forum n'a takon te gjitheve dhe kete e bejme duke e ruajtur dhe rrespektuar njeri tjetrin.
- Forumin Dardanija une e shoh si nje pasqyre ku secili e sheh veteveten .
Pikepyetjen e kam pa por von sepse mesazhi i temes ishte para pikepyetjes dhe thene drejt ajo s'kishte vlere fare ne fund . Shume me mire do te ishte sikur pikepyetjen t'a kishit vene ne fillim.
Dhe me duhet t'a perserise edhe njehere - zotni Odise , Ju mos u gezoni kur e mundeni nje te pashkolluar por kur e mesoni ate . Ju falem nderit.
Edhe punen e sondazhit e edhe te amerikanit ju i dini me mire se une - bile kete amerikanin ju e sollet ne faqet e Dardanise, e ju e dini se gazetat jan gazeta, ato jan plot faqe por fytyre s'kan fare.

Odise
01-07-05, 23:10
I nderuar Guri, kishe munde te gjegjesh me dy fjale: pikepyetjen e pava vone (po kur thua se pikepyetjen dheshe ta vesh ne fillim se s'po duket - nuk e dij si vehet pikepyetja (?) ne fillim te fjalise:)

Poashtu, gaboheni, kur thoni se ''nuk duhet gezuar kur e mundni tjetrin, por kur ta mesoni'', ketu e dijme se cfare eshte forumi, e Dardania, dhe vet pergjegjesja e fjales - forum, me fjalen Dardania - por parase te shkruajme, te mendojme pakez, ta rilexojme shkrimin nese nuk e kuptuam mire - t'i referohemi shkrimit e jo personit - poqese, duam te mesojme! Po te kuptoj fortmire, qe po flet nga pozita e mases, po na masen e njohim ketu, vetem ne baze te shkrimeve!

Nuk ka nevoje per asfare peruljeje, as bindje me zor, por kemi nevoje per bashkebisedim te drejte, te menēur, sipas vendit te forumit - kur qeshemi, te qeshemi mentshem, kur bejme humor - te kete njefare vlere edukative, ne temat serioze - te mundohem,i te jemi serioz !

Kur shoh diēka te pjekur, mundohem ta ngriti personin edhe ma shume se sa eshte ne te vertete, ta beje te madh, trofe, gurflamuri etj., e ma se paku te takon ty, kjo paraqitja jote e fundit, si prezantues i mases!

Nuk eshte mire, qe psh. ne nje dhurate, te futesh tok me lule edhe xhemba qe nuk i takojne lules! Gazetat tona e dijme cfare shkruajne, por mos harro se edhe ai xheksoni, qe dikush po thot se nuk ka peshe si joqeveritar - ai po ben punen e tij edhe na duhet ta diskreditojme me fakte
para zgjedhjeve, se pasi te kryhen - e merr vesh secili... 'dije punen, pa u ba - e kur t'bahet, mos ban za'!
\

Jovetem te mirekuptohemi njehere, por te mbetemi prore ne mirekuptime!


Odise

progoni
02-07-05, 02:14
Kthimi i Berishes ne pushtet ne bashkeveprim me parti te tjera te djathta eshte ne interes edhe komtare edhe ne ngjallje te vetdijes shtetrore ne keto momente bile tani kur ky kryeminister tallet me voten e popullit, e them me parti te tjera te djathta qellimisht qe tek Berisha te shtoje pergjegjesin e bashveprimit per qka u akuzuar ne mandatin e kaluar.

Gurit i bashkangjitem qe e thot se tani nuk duhet te biem viktim e viteve te para ne demokraci kur i hante pazari ēdo gjė edhe qeqet bllanko qe u prezentoheshin mitingjeve ,edhe kjo intervist pa koment fjali , (hiq thonjzat dhe pikpytjen tek titullimi i temes).

Une uroj qe mos dalet prognoza e Juaj ,por forcat demokratike te pergjegjsit ne kto kohe te vendosjes se nje RIREGULLIMI te RI

progoni
02-07-05, 02:19
Une uroj qe mos dalet prognoza e Juaj ,por forcat demokratike te pergjegjsit ne kto kohe te vendosjes se nje RIREGULLIMI te RI

Ky pasus vlen per temen tjeter qe eshte pa kjart titulluar:
Shqipria socialiste Kosova demokratike
qe besoj aludoni tek ardhja ne pushtet e forcave socialiste dhe atyre demokratike.

Odise
02-07-05, 06:47
Kthimi i Berishes ne pushtet ne bashkeveprim me parti te tjera te djathta eshte ne interes edhe komtare edhe ne ngjallje te vetdijes shtetrore ne keto momente bile tani kur ky kryeminister tallet me voten e popullit, e them me parti te tjera te djathta qellimisht qe tek Berisha te shtoje pergjegjesin e bashveprimit per qka u akuzuar ne mandatin e kaluar.

Gurit i bashkangjitem qe e thot se tani nuk duhet te biem viktim e viteve te para ne demokraci kur i hante pazari ēdo gjė edhe qeqet bllanko qe u prezentoheshin mitingjeve ,edhe kjo intervist pa koment fjali , (hiq thonjzat dhe pikpytjen tek titullimi i temes).

Une uroj qe mos dalet prognoza e Juaj ,por forcat demokratike te pergjegjsit ne kto kohe te vendosjes se nje RIREGULLIMI te RI

*** Progoni, se kush eshte ne interes kombetar, e din secili amater i politikes sone. Ndersa, kur thua ''hiq thonjzat dhe pikpytjen tek titullimi i temes)'' - ti heqi thonjzat e merre sikur ta kishje thene vet origjinal, se une jo! Une kam mendimet e mia, ruajne origjinalitetin dhe nuk kam nevoje t'i marre per origjinale mendimet e tjereve! Ti vazhdo me analize te temes edhe tek tema tjeter - Shqiperia socialiste dhe Kosova demokratike, nese vertet, ke fuqi mendimi te pjekur, flasim atje e jo ketu!

Edhe une do te uroja te mos dali prognoza ime, por droj se do te dali!


Odise

GURI SYLAJ
02-07-05, 07:19
I nderuari Odise , kur eshte fjala tek pikepyetja une besoj se ne jemi kuptu shume mire. Ne kete rast Ju , i nderuar, vetem keni bart nje shkrim gazete ne faqet e Dardanise , dhe i keni bere nje sherbim gazetes dhe autorit ne fjale. Nuk e besoj se eshte rastesi. Nuk e besoj se eshte rastesi as mosreagimi ne faktet qe sjell Dilaveri lidhur me ate Xheksonin qe ne shkrimin e juaj-gazetes del si (udheheqes i komitetit te SH.B.A.ve per zgjerimin e Natos), as ne demantin qe jep zoti. Kokollari etj. Nuk e besoj se keto jan te pa qellimeshme dhe te rastit . Nuk e kuptoj pse ne fund te ketij artikulli mungonte se paku nje rresht nga ju dhe krejt ne fund dhe sinqerisht ata qe deshirojn fitoren e P.D ketyre shkrime jo qe nuk ju bejne sherbime por thjesht i injorojn, ose se paku mundohen me i demantu ashtu siq beri Dilaveri.
Nuk kisha pas deshire qe kjo e tera t'i gjasoj ati folklorit te popullit apo Politikes Folklorike:

" Huma kujton qe jam te hata ,
Hata kujton qe jam te Huma ,
E une ne midis Drinit n'dy cunga"

Dilaver
02-07-05, 10:56
Kryeqyteti firmos ndryshimin e madh. Mė shumė se 200 mijė qytetarė pushtojnė Sheshin "Skėnderbej"


Tirana, garancia e fitores sė 3 korrikut

Sheshi "Skėnderbej" ushtoi si asnjėherė tjetėr nė historinė e tij nga brohoritjet e fuqishme tė demokratėve, republikanėve, liberaldemokratėve, ballistėve, tė mbarė shqiptarėve qė u bėnė mesazherė tė fitores. Flamujt e shumtė, banderolat, pankartat dhe mbi tė gjitha entuziazmi tejet i madh ishin dėshmia e ndryshimit tė madh qė kėrkojnė tė realizojnė shqiptarėt. Pas njė fushate ndėr mė tė qytetėruarat qė kanė njohur ndonjėherė shqiptarėt, Partia Demokratike dhe aleatėt kurorėzuan dje ndryshimin e madh qė meritojnė shqiptarėt. Tirana festoi mbrėmė nė njė det fishekzjarresh qė pushtuan qiellin blu tė kryeqytetit shqiptar, nė njė hapėsirė tė pafundme tė lirisė dhe prosperitetit, qė i sollėn asaj mesazherėt e fitores. Vėrtet kjo ėshtė Tirana mė e bukur, mė e mrekullueshme qė kanė parė ndonjėherė shqiptarėt.

Podiumi i festės kėtė herė ishte zhvendosur para Monumentit tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Nga ky podium jehoi pėr orė tė tėra zėri i fitimtarėve, mes altoparlantėsh aq tė fuqishėm qė e pėrhapnin atė nė gjithė Tiranėn, nė gjithė Shqipėrinė.


Demokratėt, misionarė tė ndryshimit tė madh qė duan shqiptarėt


Mes njė entuziazmi qė s'e ka njohur kurrė Tirana, mes brohoritjesh "fitore, fitore, fitore", protagonistėt e ndryshimit tė madh qė duan shqiptarėt i ka pėrshėndetur kryetari i PD-sė, Sali Berisha. Fjalėt e tij tė zjarrta "Gėzuar fitoren, misionarė tė fitores, misionarė tė ndryshimit!" u shoqėruan nga fishekzjarret e shumta, nga gjallėria dhe optimizmi i paparė. Prijėsi i ndryshimit tė madh pėrshėndet fitimtarėt e Tiranės dhe tė gjithė Shqipėrisė, shpreh nderimin e madh pėr ta.

"Nė zemrat tuaja gjeta ndryshimin, tė ardhmen, shpresėn pėr realizimin e aspiratės sė madhe tė shqiptarėve…". Dhe ndėrsa jehona e fitores pushton qiellin blu tė metropolit, gjithė ekipi i fitores, deputetėt e ardhshėm demokratė, krerėt e partive aleate tė PD rrethojnė liderin nė tribunėn nga buēet zėri i fitimtarėve. Ata janė tė rinjtė shqiptarė qė duan shkolla moderne. Fitimtarė janė gjithė shqiptarėt qė kanė besim tek vetja, tek e ardhmja euroatlantike e Shqipėrisė.

"Fitimtarė janė ata qė duan ta bėjnė Shqipėrinė si Europa. Fitimtarė jeni ju qė doni ndryshimin. Ju jeni mesazherėt e mėdhenj tė ndryshimit", shprehet kryetari i PD-sė, Sali Berisha. Ai vlerėsoi rolin e atyre qė u ngritėn nė zenitin e vlerave.

Mė shumė se 200 mijė qytetarėt e Tiranės qė mbushėn mbrėmė si asnjėherė tjetėr Sheshin "Skėnderbej", dėshmuan se 3 korriku ėshtė fitore e tė gjithė shqiptarėve qė duan ndryshimin, dinjitet e mirėqenie. 3 korriku ėshtė fitore e atyre qė duan qė Shqipėria tė qėndrojė si zonjė mes kombeve tė qytetėruara perėndimore, qė ajo u takon. Ndaj dhe Berisha shpreh nderimin mė tė madh pėr gjithė shqiptarėt, nga tė cilėt siē u shpreh ai vetė, ka marrė kurajo ēdo minutė, ēdo orė, ēdo ditė.

Kryeministri i pas 3 korrikut shpreh bindjen se e ardhmja ėshtė e shqiptarėve. "3 korriku ėshtė fitore e gjithė biznesmenėve shqiptarė qė duan ta kenė Shqipėrinė parajsėn e investimeve tė tyre. 3 korriku ėshtė dita e fitores sė madhe pėr miliona shqiptarė nė emigracion e diasporė, qė ėndėrrojnė njė Shqipėri tė lirė e tė zhvilluar, pa krim, pa korrupsion shtetėror dhe pa monopole qeveritare. Ėshtė fitore pėr tė gjithė ata qė duan progres e mirėqenie pėr Shqipėrinė, shpresėmadhen tonė, parajsėn tokėsore tė shqiptarėve".

Mė pas, ai tha se "ju dėshmuat se jeni zotėr tė fatit, vullnetit tuaj. Me ju, e ardhmja e Shqipėrisė ėshtė e sigurt", u shpreh Berisha. Kryetari i PD-sė tha se vetė ky miting, ndėr mė madhėshtorėt qė ka njohur ndonjėherė kryeqyteti shqiptar, dėshmon se minutat e Fatos Nanos po sosen.


Tirana nėnshkroi rotacionin politik tė pushtetit


Lajmėtari i fitores sė madhe tė demokratėve, nėnkryetari i PD-sė, Bamir Topi, qė ēeli kėtė miting tė madh festiv, tha se fitorja jonė e 3 korrikut tashmė ėshtė e shkruar. Ky miting ishte preludi i kėsaj fitore. "Nė gjithė jetėn time nuk kam parė njė pjesėmarrje dhe njė entuziazėm tė tillė. Kjo dėshmon se populli shqiptar e ka nėnshkruar tashmė rotacionin politik tė pushtetit", tha Topi, pėr tė cilin ky ėshtė momenti i rėndėsishėm pėr tė thėnė nė mėnyrė pėrfundimtare "Nano, ik!". Pas kėsaj, nga gjithė sheshi i fitores kumboi e njėjta parrullė: "Nano, ik!".

Mesazhin e fitores e solli edhe nėnkryetarja e PD-sė, Jozefina Topalli. "Ne kishim nė axhendė fitoren dhe kėtė e realizuam. Kishim njė ėndėrr dhe ajo ėshtė Shqipėria qė po lėviz. Ne kemi lėvizur Shqipėrinė, sepse kemi lėvizur mendjen, shpirtin, zemrėn e shqiptarėve. Sė bashku po arrijmė fatin, ėndrrėn, shpresėn tonė. Ky ėshtė pushteti i shpirtit tė ēdo qytetari, fėmije, prindi e ēdo pensionisti. Ne sė bashku do ta bėjmė Shqipėrinė". Topalli shprehu kėshtu bindjen se shqiptarėt po rikthehen sėrish tė gjithė sė bashku, mė tė fuqishėm se asnjėherė, tek ajo ėndėrr qė kishin 13 vjet mė parė, kur ky shesh ishte plot. Por pas 13 vjetėsh, Sheshi "Skėnderbej", sheshi i fitores ėshtė edhe mė i plotė, edhe mė optimist. "Ne tė gjithė e duam Shqipėrinė. Ne mund ta bėjmė Shqipėrinė. Ne do ta bėjmė Shqipėrinė. Fitore, fitore!". Dhe pas kėtyre fjalėve tė zjarrta tė nėnkryetares sė PD, tė gjithė shpėrthyen nė thirrjet e fuqishme: "Fitore, fitore, fitore!". Po nėn kėto thirrje pėrshėndetėn pėrzemėrsisht sekretari i Pėrgjithshėm i PD-sė, Ridvan Bode, njeriu qė pėr shumė vite qėndroi pa u lėkundur nė mbrojtje tė vlerave demokratike, nė mbrojtje tė PD, pėr tė rikthyer besimin e shqiptarėve.

"Ne jemi sot kėtu mė shumė se kurrė. Ne jemi sot kėtu pėr tė rikthyer shpresėn pėr Shqipėrinė tonė tė dashur, ndryshimin e madh, familjet tona. Ky shesh ka qenė historikisht pėr ne demokratėt, njerėzit e ndryshimit, vendi nga merr udhė fitorja jonė". Dhe ky shesh, siē u shpreh Bode, ėshtė imazhi i fitores sonė. Nė kėtė mėnyrė "Koha pėr ndryshim nuk mbetet mė thjesht si slogan elektoral, si parrullė politike". Bode shprehu bindjen se "ndryshimi ėshtė testamenti i shpirtit tė ēdo shqiptari, tė ēdo familje, ėshtė testamenti i Shqipėrisė mbarė. 3 korriku ėshtė plebishiti popullor pėr tė ndryshuar".


3 korriku, dita e gjithė shqiptarėve


Nga tribuna e kėtij mitingu madhėshtor pėrcollėn mbrėmė mesazhin e fitores edhe krerėt e partive aleate tė PD-sė. Nėnkryetari i PR-sė, Neritan Alibali, tha se 3 korriku ėshtė dita e besėlidhjes sė madhe tė shqiptarėve, sfida e madhe e drejtėsisė mbi korrupsionin. Drejtuesi republikan paralajmėroi Fatos Nanon tė mos guxojė tė luajė me votėn e shqiptarėve, pasi nė tė kundėrt, do tė pėrballet me pasoja tejet tė rėnda. Paralajmėrime edhe mė serioze bėri kreu demokristian Nikollė Lesi, i cili njoftoi gjithashtu pėrgatitjet e familjes kryeministrore pėr t'ia mbathur mesnatėn e 4 korrikut me helikopterin e Xhoanės. Lesi u bėri thirrje pjesėmarrėsve nė kėtė miting qė tė votojnė pėr kandidatėt e koalicionit mė tė gjerė opozitar tė kėtyre 14 viteve pluralizėm. Ndėrsa kreu i PDR, Genc Pollo, nė pėrshėndetjen e tij u shpreh se kjo ėshtė dita e gjithė shqiptarėve. "Sot, nė kėtė shesh, ju pėrfaqėsoni shpresėn se vendi ynė do tė ndryshojė pėr mirė. Kjo ditė ka ardhur. Kjo ėshtė dita jonė, dita e gjithė shqiptarėve, e atyre qė dėshirojnė t'u kthehet besimi tek vetvetja. Ėshtė dita e atyre qė shpresojnė se pas 3 korrikut do tė kenė njė qeveri pėr popullin dhe me popullin". Kreu i PDR pėrshėndeti Miqtė e Perėndimit qė mbėshtesin fitoren e PD dhe tė aleatėve tė saj. "Ky ėshtė njė zė qė duhet dėgjuar, ėshtė zėri i ndėrgjegjes qytetare. 3 korriku ėshtė dita e mbylljes sė njė kapitulli, qė duhet mbyllur njėherė e pėrgjithmonė nga shqiptarėt", tha ai. Ndėrsa kryetari i Bashkimit Liberaldemokrat, Arian Starova, vlerėsoi zgjedhjet e 3 korrikut si mė tė rėndėsishmet nė historinė e demokracisė sonė 13-vjeēare. Mesazhin e fitores e pėrcollėn mė pas kryetari i PBK, Alimadhi, i Partisė Lėvizja pėr Liritė e tė Drejtat e Njeriut, Karamelo, kryetari i PBD, Ylber Valteri, dhe kreu i PBKD, Artur Roshi.


Mesazhi i sotėm ka vetėm njė fjalė: Fitore!


Mesazhi i mitingut pėrmbyllės tė fushatės elektorale tė PD dhe aleatėve tė saj ka vetėm njė fjalė: Fitore! Sokol Olldashi, deputeti i ardhshėm i Shijakut, qė nesėr do tė sfidojė njeriun simbol tė korrupsionit e trafiqeve, Agron Dukėn, pasi solli mesazhin e fitores nga Durrėsi, Saranda, Kukėsi, Korēa, nga e gjithė Shqipėria, tha se ata janė lajmėtarėt e fitores sė madhe. Kėshtu u shpreh edhe Neritan Sejamini. Kjo ėshtė njė fitore si e '92-it.

"Mė 4 korrik do tė festojmė sėrish sė bashku", tha deputetja e ardhshme demokrate e Laprakės.

"Ėshtė koha pėr kryeministrin e ardhshėm, Prof.Dr.Sali Berisha. Ne sollėm ndryshimin. Ne jemi fitorja", u shpreh Lulzim Basha.

Mesazhin e fitores e pėrcollėn nė qiellin blu tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė edhe djemtė e grupit tė mirėnjohur "Elita 5". Demokratėt nėnshkruan mbrėmė fitoren e madhe.

Halil RAMA

MemphiSx
02-07-05, 12:00
http://www.rilindjademokratike.com/RD%202%20%20korrik%202005/index.2.jpg


Sali Berisha do te jet Triumfues ne keto zgjedhje ;)


Tirana, garancia e fitores sė 3 korrikut


Sheshi "Skėnderbej" ushtoi si asnjėherė tjetėr nė historinė e tij nga brohoritjet e fuqishme tė demokratėve, republikanėve, liberaldemokratėve, ballistėve, tė mbarė shqiptarėve qė u bėnė mesazherė tė fitores. Flamujt e shumtė, banderolat, pankartat dhe mbi tė gjitha entuziazmi tejet i madh ishin dėshmia e ndryshimit tė madh qė kėrkojnė tė realizojnė shqiptarėt. Pas njė fushate ndėr mė tė qytetėruarat qė kanė njohur ndonjėherė shqiptarėt, Partia Demokratike dhe aleatėt kurorėzuan dje ndryshimin e madh qė meritojnė shqiptarėt. Tirana festoi mbrėmė nė njė det fishekzjarresh qė pushtuan qiellin blu tė kryeqytetit shqiptar, nė njė hapėsirė tė pafundme tė lirisė dhe prosperitetit, qė i sollėn asaj mesazherėt e fitores. Vėrtet kjo ėshtė Tirana mė e bukur, mė e mrekullueshme qė kanė parė ndonjėherė shqiptarėt.

Podiumi i festės kėtė herė ishte zhvendosur para Monumentit tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu. Nga ky podium jehoi pėr orė tė tėra zėri i fitimtarėve, mes altoparlantėsh aq tė fuqishėm qė e pėrhapnin atė nė gjithė Tiranėn, nė gjithė Shqipėrinė

GURI SYLAJ
02-07-05, 21:49
Sonte nuk ka gjum. Sonte do rrim tere naten zgjuar, sikur ne naten ne mes 22 e 23 Marsit te vitit '92.
I nderuari Deputet SH. M. , sonte jam larg jush por binduni se jam aty tok me ju ,qe neser, kam bindjen e plote , se do te festojm.
Pershendete tane Malesine e Tiranes dhe thuaju se sikur ne marsin e vitit '92 edhe sot jemi bashk bile edhe me te forte.
Kur te dilni ne sheshin Skenderbeu per te festu , ju lutem mendoni



per mua, me gjithe shpirte e zemer jam me ju, jam mu aty ku isha ne vitin e madh '92 , krah jush .

VOTONI PER DEMOKRACINE - VOTONI PER SHQIPERIN

Votoni per Shqiptarin



Pershendetje vllezerore nga i juaji Guri Sylaj

arbias
06-07-05, 16:05
:idea: Amin ksaj fjale te art tande Lavdi past i madhi Azem hajdari :idea:

ARVANITI
06-07-05, 18:47
:idea: Amin ksaj fjale te art tande Lavdi past i madhi Azem hajdari :idea:

Azem Hajdari nuk u vra per arsye politike, por per hakmarrje personale fisnore, gjakmarrje. Eshte e vertetuar ne gjyq, ku ka deklaruar vete vrasesi. Nuk mednoj se kjo gje mund ta beje "hero" apo "te madh", trim po.

Honesty^uk.
06-07-05, 22:37
:idea: Amin ksaj fjale te art tande Lavdi past i madhi Azem hajdari :idea:

Azem Hajdari nuk u vra per arsye politike, por per hakmarrje personale fisnore, gjakmarrje. Eshte e vertetuar ne gjyq, ku ka deklaruar vete vrasesi. Nuk mednoj se kjo gje mund ta beje "hero" apo "te madh", trim po.

me vjen shume keq, por e kunderta eshte sikur dita me naten.
guzhinieri i vrasjes se tij ka qen NANOS pedofili, menjehere pas debatit ne parlamentin shqiptar ku i Heroi i Demokracise shqiptari ia beri me dije kasapit te shqiptareve NANOSI, se ai posedonte fakte dhe prova materiale qe vertetonin se ai ishte udheheqesi, organizuesi dhe mbarevajtesi i krimit te organizuar , shkaterrues te shqiperise.

laliloli
06-07-05, 23:15
Une nuk i jam gezuar shume fitores se PD-se dhe njejte nuk do ti gezohesha as fitores se PS-se .
PD-ja ishte ne pushtet me 1997 kur thuaja se nuk u shperbe Shteti yne I ndertuar me vite.
Mire ka qene qe forca te reja te udhe heqin Shqiperine .Megjithate mendoj se secili duhet ti pranoj keto zgjedhje dhe qeverise se re ti urojme suksese.

progoni
07-07-05, 01:28
:idea: Amin ksaj fjale te art tande Lavdi past i madhi Azem hajdari :idea:

Azem Hajdari nuk u vra per arsye politike, por per hakmarrje personale fisnore, gjakmarrje. Eshte e vertetuar ne gjyq, ku ka deklaruar vete vrasesi. Nuk mednoj se kjo gje mund ta beje "hero" apo "te madh", trim po.

AZEM HAJDARI eshte HERO i guximit qytetar .

Ai ishte zeri i burreris, besnikris,trimerise e bujaris shqiptare .

Sikur e dėgjoj atė zė:

MOS E GĖZOFSHA JETĖN PA E PUTHUR TOKĖN E KOSOVĖS

Arb
07-07-05, 03:54
Une nuk i jam gezuar shume fitores se PD-se dhe njejte nuk do ti gezohesha as fitores se PS-se .
PD-ja ishte ne pushtet me 1997 kur thuaja se nuk u shperbe Shteti yne I ndertuar me vite.
Mire ka qene qe forca te reja te udhe heqin Shqiperine .Megjithate mendoj se secili duhet ti pranoj keto zgjedhje dhe qeverise se re ti urojme suksese.

Eshte dite e madhe per Shqiptaret. Vota e shenjte e popullit votoj PD-ne. E populli nuk gabon.

I gezohem fitores se popullit...

GURI SYLAJ
07-07-05, 06:16
PO pra Progoni. AZEMI ishte pishtare i guximit qytetar, ishte pishtar i demokracise ne Shqiperi dhe shtylle e saje ne momentet me te veshtira dhe ai u vra pikrishte qe demokracise t'i mungoj kjo shtylle.
Azemi , Shqiperine dhe Kosoven i deshti njejt sepse per te ishin nje e njejta gje.
Nderi dhe Lavdia i takojn ATIJ, kurse neve kujtimet per nje HERO.


Me nderime Guri Sylaj

ARVANITI
07-07-05, 10:46
Nuk jam kunder atyre qe u thane mesiper, por duhet te behet dallimi ne perkufizim per nje hero, e per nje trim, guximtar etj..

Per shembull, hero quhesh kur vritesh ne lufte per atdheun, kur vritesh per nje kauze kombetare, hero politik quhesh kur vritesh nga sistemi etj..

Por, sipas deshmive ne gjzq, A. Hajdari u vra per hakmarrje fisnore, gjakmarrje.

Ky eshte postimi im i fundit per kete ceshtje, meqe jam jashte teme.

Gjith te Mirat!

arbias
07-07-05, 12:30
Azem hajdari nisi luften ashiqare ndaj nanos dhe nanosav tjer grek ket luft e fitoj populli edhe at me gjak nga femijet e deri tek deputeti.

Azem hajdari ka vdek ne shqipri por ai ne kosov dhe ne gjdo zemer shqiptare esht i pa vdekshum dhe i perjetshum te jesh trim edhe deputet nuk esht leht ai e ka zavendsu Hasan prishtinen.

laliloli
07-07-05, 16:42
Une nuk i jam gezuar shume fitores se PD-se dhe njejte nuk do ti gezohesha as fitores se PS-se .
PD-ja ishte ne pushtet me 1997 kur thuaja se nuk u shperbe Shteti yne I ndertuar me vite.
Mire ka qene qe forca te reja te udhe heqin Shqiperine .Megjithate mendoj se secili duhet ti pranoj keto zgjedhje dhe qeverise se re ti urojme suksese.

Eshte dite e madhe per Shqiptaret. Vota e shenjte e popullit votoj PD-ne. E populli nuk gabon.

I gezohem fitores se popullit...

Pershendetje Arb,Aspak nuk duhet kontestuar vullnetin e popullit pa marre parasysh se cilen parti e voton sepse populli nuk gabon,eshte e vertete.UNe edhe i kam uruar sukses qeverise se re (PD-se ).Do ta beje vetem nje pyetje :Populli ka votuar disa here Partine Socialiste ,a i je gezuar ateher fitores se popullit.
Une mbroj mendimin time ,Shqiperia do te shkoje perpara me shpejte pa PS-ne dhe pa PD.

Serial Clicker
12-07-05, 23:02
Nuk jam kunder atyre qe u thane mesiper, por duhet te behet dallimi ne perkufizim per nje hero, e per nje trim, guximtar etj..

Per shembull, hero quhesh kur vritesh ne lufte per atdheun, kur vritesh per nje kauze kombetare, hero politik quhesh kur vritesh nga sistemi etj..

Por, sipas deshmive ne gjzq, A. Hajdari u vra per hakmarrje fisnore, gjakmarrje.

Ky eshte postimi im i fundit per kete ceshtje, meqe jam jashte teme.

Gjith te Mirat!

jo veq jashte teme. ti paske dale ne livadh krejte shoki. bile shume mire kishe ba mos me pas shkrujten edhe qate postim qe paski shkrujte qe i fundit eshte.

jo po heroj eshte kur shkon njeri ne bar te athines si kryeministri jot me mjeker cjapi edhe shkoklohet bouzouki tuj vallezue.

eu perkufizim njeriu taravol qe ishe bre.