PDA

View Full Version : A do te u dihej me shume vlera poqese....??


modestja
30-06-05, 15:16
Te nderuar anetare:

Rinia jone(me te madhe)ende presin nga baballaret edhe pse ka mundesi te gjeje nje pune te thjeshte madje sa per nje pije,a taksi a cfardoqofte.. te rinjet jane mesuar qe babai ta ushqeje ta mbathe e keshtu me radhe e ai vec sa kaluar te njezetat...duke pase ne konsiderate faktin se jemi ne shkolle a ne studime thjesht prinderit jane ata te cilet duhet te punojne e te na finansojne...
Nje pjese tejet e vogel e rinise angazhohet dhe perpiqet qe te nxjerre dinarin vete...(edhe pse problem nuk ka aq shume pune)

Vajza e kryeministrit tajlandez punon ne MCDONALD'S
Thaksin Shinawatra,eshte nje nder njerezit me te pasur te Tajlandes,por vajza e tij Paetongtran punon ne mecdonads.Sipas babait,kjo pune do te i mesoje adoleshentet vleren e parase dhe rendesine e punes.Ai shprehet:
"Femijet tajlandeze kur mbarojne shkollen nuk dine se ceshte puna
Dua qe ajo te fitoje eksperiencen dhe te njohe jeten,sepse eshte femija im me i vogel.Kur ajo lindi prinderit e saj kishin nje status te larte>Paraja nuk eshte kryesorja ne kete pune.Duam qe te fitoje eksperience"

A mendoni se:
1)Duhet te punojne te rinjet pamareparasysh gjendjen ekonomike vetem e vetem qe te mesojne vleren e parase edhe pse kane obligime tjera?
apo:
2)Ska nevoje per pune perderisa ka kushte dhe me mire do te ishte qe te meren me mesime e studime,sepse puna mundet te i lodhe me shume dhe mesimet mund te mbeten pas dore,apo te dores se dyte?

Si do ta parafrazonit ju kte ceshtje?
Thjesht a thua permes kesaj rruge(punesim)rinia jone mundet(ka gjasa)te behet me vitale,me serioze dhe me e shendoshe???

Me nderime:Modestia

Odise
30-06-05, 21:12
modestja dhe lexues te nderuar!

Kjo eshte nje teme aktuale ne ēdo kohe!

Paraja qe nuk fitohet me djerse, jovetem qe shkon pa suksese, por demton edhe personalitetin e njeriut dhe ka pasoja permanente jetesore!
Njeriu duhet te mesoj: si te fitohet paraja, e si te ruhet - parase - te shpenzohet!

Tash ne rastin konkret ketu, modestja pyet:''A mendoni se:
1)Duhet te punojne te rinjet pamareparasysh gjendjen ekonomike vetem e vetem qe te mesojne vleren e parase edhe pse kane obligime tjera?
apo:
2)Ska nevoje per pune perderisa ka kushte dhe me mire do te ishte qe te meren me mesime e studime,sepse puna mundet te i lodhe me shume dhe mesimet mund te mbeten pas dore,apo te dores se dyte?''

Mendoj, ketu mvaret se cfare studjojne te rinjet. Nese studjojne, per profesione shkencore, perderisa kane nje finansim modest, nuk preferoj qe ata te punojne krahas studimeve, deri ta marrin nje titull profesional -sepse ai qe merret intenzivisht me studimet, jovetem qe nuk mund te kete kohe edhe te punoj, deri pas diplomimit - por, nuk do te mundet te profesionalizohet ne nivel te duhur dhe do te vuaj gjith jeten, me zbrastirat ne profesion. Pra, kryeji provimet, diplomo dhe pervjelju punes
si profesionist (nese ke kushte normale modeste finansimi). E nese nuk i ke ato kushte, duhet ta ndajsh kohen edhe per nje pune, por dije se e ndane edhe suksesin e ardhshem me zbrastira njohjesh profesionale!

Kemi shume raste: gjoja po e fitoj vet parane edhe gjate studimeve serioze shkencore, qe edhe kane mbete pa profesion te filluar dhe kane perfunduar ne profesione te ulta, e mbeten ashtu gjith jeten e tyre!


Nese te rinjte, studjojne profesione te mesme dhe posedojne talent te mjaftueshem, energji pune edhe studimi, atehere zgjidhe nje pune (ne shoqeri, apo ne shtepi, privatisht, qe sheh ndonje perfitim monetar) dhe sa shetitesh poshte e larte ahengjeve - fitoje vet parane, per studime edhe ndohmoje familjen (kemi shume raste te tilla, ai qe don me vyejte)!

Krejt mvaret se cfare studjon: ka studime qe nuk te premton as 20 oreshi
me 4-5 ore gjume, e ka qe ke kohe te lire, te fitosh edhe te shpenzosh!

Nje gje duhet kuptuar mire: kurre nuk mund te behet student i mire, as profesionist i ardhshem i forte, kur nje student ka kushte superiore finansiare gjate studimeve !

Edhe te studjosh edhe te besh dashuri, edhe te keshe para te gatshme nga prindet - eshte baraz me zero sukses, e zero profesionist!

Studjo - diplomohu - punesohu - fito e dashurohu, martohu dhe formo familje profesionale! Krejt mvaret nga edukimi familjar, nga personaliteti i ri dhe nga kushtet ne te cilat studjohet!


Odise

Naki
01-07-05, 00:58
Eshte per te ardhur keq,qe nje pjese e rinise sone ende jetojne si parazit,duke pritur donatore ose jetojne ne kurrize te prinderve te moshuar,pa marre parasysh gjendjen ekonomike ,vendin ku jetojne dhe veprojne.
Ne kuptojme gjendjen e pas luftes ne Kosove,ku perspektiva dhe mundesit e punesimit jane te vogla,po qka tju bejme edhe disave qe kane mundesi te punesimit.
Duhet te kete motivacion qe paran te fitojne vete,qofte ajo simbolike qe te fitohet shprehija e punes qe te kthehet vullneti dhe perspektiva e tyre personale.
Paraja e fituar me ndjerse ka vleren e shumefisht,ajo ruhet dhe hargjohet me kujdes.

GURI SYLAJ
01-07-05, 10:48
Nje studim sociologjik i bere ne SH.B.A. , me heret, ka tregu se ne momentin kur femija behet i pa varur -financiarisht dhe ndahet nga prinderit- brenda tri deri pese viteve e arrine standardin e tyre.
Eshte nje tregues qe duhet shfrytezu maksimalisht per te pergaditur femiun ne kete drejtim.

Guri Sylaj

Murgesha
01-07-05, 11:32
Gjithsesi tė i mundėsohet fėmiut qė tė fitoj paranė e vet.
Kjo qon nė rritjen e tyre, dhe nė formimin e tyre si njerėz tė dobishėm nė shoqėri.
Nė Danimarkė, posa tė arrij fėmiun moshėn 13 vjeqare me ligj i takon e drejta tė fitojė njė shumė tė caktuar vjetore.
Shumica e prindėrve iteresohen qė prej kėsaj moshe fėmijėt e tyre tė punojnė.
Jo se nuk kanė prindėrit e tyre ti mbajnė fėmijėt e vet, por kam biseduar me shumė prej tyre dhe mė kanė thėnė qė e bėjnė kėt pėr ti pėrgaditur pėr jetėn e tyre, tė shohin fėmijėt qė nga kjo moshė se ēfarė tė mira sjell fitimi material nė jetėn e njė njeriu. Si dhe tė pėrgaditen pėr jetė si njerėz punėtor e jo si parazitė qė presin vetėm nga prindėrit.
Ja vlen tė ceki kėtu.
Edhe pse tė tilla mundėsi kemi edhe tė huajt qė jetojmė kėtu, shumė pak shfrytėzohet kjo mundėsi.
Pse?
Unė mendoj qė ne nuk jemi tė mėsuar me kėtė mėnyrė jetese, kemi dhimbsuri mė tė shprehur ndaj fėmijėve tanė, dhe mbajmė vet fėmijėt metė gjitha tė mirat.
A ėshtė e logjikshme kjo?
Them JO.
Ne vetvetiu po rrisim parazitėt nė kurriz tonin.

Murgesha.

modestja
01-07-05, 12:12
Te nderuar:Odise,G.Sylaj,Naki,A.muslim dhe Murgesha

Te gjitheve u falenderoj per kontributin,parafrazimin, kometin dhe fjalet e medha qe thate ne lidhje me temen ne fjale,vertete neve na duhen keso mendime te pjekura me nje thurrje te mrekullueshme sic edhe keni bere ju..

Zoti ju shperblefte

Me rrespekt:Modestia

Murgesha
01-07-05, 23:18
Te nderuar:Odise,G.Sylaj,Naki,A.muslim dhe Murgesha

Te gjitheve u falenderoj per kontributin,parafrazimin, kometin dhe fjalet e medha qe thate ne lidhje me temen ne fjale,vertete neve na duhen keso mendime te pjekura me nje thurrje te mrekullueshme sic edhe keni bere ju..

Zoti ju shperblefte

Me rrespekt:Modestia

Modestja ju vėrtet keni hapur njė temė qė meriton vėmendje.
Unė e di se ju ende nuk jeni prind, por tė dėgjojsh kėshilla nga neve qė vetėm jemi prind ėshtė e vlefshme se do tė vijė dita qė ndoshta do tė kujtohen kėto fjalėt tona tė shkruara kėtu.

Me nderime.

Murgesha!

modestja
01-07-05, 23:35
Pershendetje e nderuar

Eshte shume e vertete kjo qe thoni ju,andaj edhe mbeta shume e kenaqur kur lexova postimet e juaja,sepse ju si prind shume me bukur mund te na spjegoni dhe keshilloni ne kete drejtime,ndersa neve nuk na mbetet gje tjeter pos qe te marim mesim dhe model nga keshillat e ofruara..eh pa dyshim qe neser do te na vyejne shume ne jete..

Respekte per ju

laliloli
01-07-05, 23:56
A mendoni se:
1)Duhet te punojne te rinjet pamareparasysh gjendjen ekonomike vetem e vetem qe te mesojne vleren e parase edhe pse kane obligime tjera?
apo:
2)Ska nevoje per pune perderisa ka kushte dhe me mire do te ishte qe te meren me mesime e studime,sepse puna mundet te i lodhe me shume dhe mesimet mund te mbeten pas dore,apo te dores se dyte?

Si do ta parafrazonit ju kte ceshtje?
Thjesht a thua permes kesaj rruge(punesim)rinia jone mundet(ka gjasa)te behet me vitale,me serioze dhe me e shendoshe???

Me nderime:Modestia

Pershendetje

Mendoj qe rinia jone ne rend te par tiu rreket mesimit dhe studimit ,ndersa pas perfundimit te tyre punes .Mendoj se angazhimi ne pune len pasdore mesimin .Por po flas per rinine ne Kosove te cilen po e shoh ēdo dite.Ajo(shumica)as nuk meson as nuk studion as nuk lexon ,por vetem bredhe rrugeve dhe kafeneve .Arsyetohet se nuk ka pune .Per punetorin pune ka ēdo here te pakten oborrin tend ta rre gullosh dhe ambientin para portes se oborrit ta pastroshku na mbyt balta e berllogu.

halla e madhe
02-07-05, 12:59
Modestja_te uroj per temen e qelluar.
Pajtohem plotesisht me mendimin e Murgeshes.Dua teceki edhe une pak fjale ne kete teme.
_Edhe une si prinde u mundova deri ne maksimum te ju plotesoj kushtet femijve per mesim.Femijte mi prej fillimi tregoheshin shume te pavarur,pasi qe kaluan moshen pesembedhjete filluan te punojne si praktikant veror nga nji muaj, e ma vone puan me shume.Nuk me behej qefi qe tere pushimet i kalojshin me pune por nga ana tjeter ata filluan te vlersojne paran e fituar vete.Paralel me punen vazhduan edhe studimet.Deri sote jame e knaqur me sukseset e tyre ne pergjithsi.Tash kur shof qe po pavarsohen plotesisht ne jete,per neve prinderve eshte nji knaqesi qe femijte mesuan ,punuan per nji te ardhme pa zgjatur doren per lemoshe.
Me nderime:halla e madhe :lol:

modestja
03-07-05, 00:15
Pershendetje per ju zonje e nderuar

Dhashte Zoti qe cdo here te jeni e kenaqur me femijet(suksesin e tyre)padyshim qe ky rezultat rjedh nga puna dhe edukimi i mirefillte nga na prinderore...

..Vertete nuk ka miresi dhe urate me te madhe se kjo per prindin...

Me rrespekt:Modestia

arbias
03-07-05, 20:16
Ju pershendes shum juve te nderuar e mč se shumti Modeste per ket tem sociale mjaft te rendsishme per prind dhe paraprind.

A do te thot kjo se femijet varen nga sjellja e prindve apo kushtet besoj q Po-dhe jo.

Dallimet jan ende shum te mdha evrop kosov.

Ne evrop shum prind femijve ju hapin konto Shpar dhe derine moshen 18 vjeqare ata sja marrin paret mbas 18 vjeqe ata kerkoj me shum diqka me shum para banes ne veti kerr apo martes-bashkjetes.

Ne kosov prindi duhet me thy rryzen ter diten ndoshta vetem per buk
e femijet gjdo gjč ju mungon ndoshta shpesh her edhe kshilla prindrore.

Ne Qka te angazhohen femijet, ne cilin drejtim ke kushte a po jo ndoshta nga nje her ke kushte por ata s kan angazhim nga nje her angazhimi i tyre esht i madh por ska kushte.

Vetem nje rast desha ta paraqes nje vaj e tezes tem vinte banote tek ne per t studjuar ,Kurse ne shkollen ne der skishum knaqsi per shkoll ne punonim pa e dit qka esht shkolla E ndoshta as prindi s donke te na dergon diku jasht per te studju ne kishum mundsi por punonim.

Sishte koh shkolle e as pune , E ardhmja jon ishte ne rrezik.

dr1ta
04-07-05, 10:56
Esht shume e logjikshme ce gjithkush duhet me punu, poashtu edhe nje femij mbi moshen 13 vj duhet me punu pak nese esht e mundeshme.

Tomori
04-07-05, 10:58
Esht shume e logjikshme ce gjithkush duhet me punu, poashtu edhe nje femij mbi moshen 13 vj duhet me punu pak nese esht e mundeshme.
"dr1ta" plotesisht jam dakorte me ju...tungji :wink: