PDA

View Full Version : Tė rihapet dosja e Azem Hajdarit


Dilaver
13-09-05, 10:24
Fatmira Hajdari: Tė rihapet dosja e Azemit

Nevila Perndoj

http://www.shekulli.com.al/newsfoto/Shekulli_13092005_1.jpg
Nė foto: Kryeministri Berisha, dje me djalin e vogėl tė Azem Hajdarit

TIRANĖ - Pas fitores sė Partisė Demokratike, bashkėshortja e heroit tė demokracisė, Fatmira Hajdari, kėrkon rihapjen e dosjes pėr vrasjen e Azem Hajdarit. Dje nė 7-vjetorin e vrasjes sė tij, Fatmira Hajdari, ėshtė shprehur se dosja duhet rihapur, kur tė rivendoset shteti ligjor. ”E kam thėnė dhe jam pėr rihapjen e dosjes sė Azemit. Berisha sapo ėshtė dekretuar kryeministėr dhe sapo e ka krijuar stafin e tij ministor dhe nuk ėshtė momenti. Nė njė moment qė tė rivendoset shteti ligjor, atėherė jam pėr hapjen e dosjes sė Azemit, nė mėnyrė qė rivendoset drejtėsia mbi atė ngjarje tė rėndė pėr tė gjithė shqiptarėt”, - tha dje Fatmira Hajdari. Ndėrsa kryeministri Sali Berisha, pas vendosjes se luleve nė memoralin e Azem Hajdarit, nuk ka dhėnė asnjė pėrgjigje pyetjes pėr ēėshtjen nė fjalė. Ndėrkohė qė ka theksuar se, ”Azemi hyri nė jetėn politike shqiptare si njė yll qė kurrė nuk do tė shuhet, qė do tė shndėrisė gjithmonė e mė shumė. Ai sot nuk ėshtė mė sepse e ekzekutoi regjimi me fallangat e tij, por prehet i qetė, se askush nė historinė e kėtij kombi nuk ka bėrė mė shumė se ai pėr lirinė e tij, prehet i qetė sepse sėrish partia qė ai themeloi, idealet pėr tė cilat ai luftoi dhe u ekzekutua, u rivendosėn dhe po rivendosen. Fitorja e tre korrikut ishte njė detyrim i madh madhor i tė gjithė demokratėve shqiptarė, i tė gjithė opozitės shqiptare ndaj tribunit tė lirisė ndaj edhe njėherė shpreh nderimin tim mė tė thellė, angazhimin tim mė tė madh pėr tė punuar me pėrkushtim pėr ato ideale pėr tė cilat Azem Hajdari sė bashku me bashkėmoshatarėt e tij mbushėn rrugėt e Tiranės, u pėrballėn me diktaturėn mė tė egėr dhe morėn titullin e lartė tė liberatorėve”. Kryeministri Berisha, i shoqėruar edhe nga zyrtarė tė lartė tė PD-sė dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kanė zhvilluar njė vizitė edhe nė shtėpinė e Azem Hajdarit, ku, si ēdo vit, ata kanė kujtuar pjesėza tė vogla tė jetės dhe veprimtarisė sė tij.

Guri i madh
13-09-05, 16:35
te lumt sali berisha e kemi ditur se me ardhjen e demokratve
ne pushtet do te zbardhen te gjitha vrasjet politike ne shqipri
edhe ne kosov se shishi edhe shiku kan bashkpunue ne
kto vrasje politike prej 1997 - e kendej


T E L U M T S A L I B E R I SH A .

AXHA
13-09-05, 17:05
Selam pej meje.
Paj vallahi bilahi tallahi edhe ksi hovi mos punofshin per meu dit kush jan ata qi e vran Azemin ta dini qi Azemi spaska lan kerkanin medemek Azemi gjall pooooooooooooo po tjert qi jan met tek jan tdekun.

Guri i madh
14-01-06, 01:08
tani DR BERISHA do ta hap dosjen per vrasjen e AZEM HAJDARIT

AHMET KRASNIQIT E ALI UKES gazetarit cimermanit te HASHIM THAQIT
por duhet qe tedori sollakun ta largoj

E_Zjarrta
14-01-06, 01:40
Ai desha me ike me ra e vallahi nuk u durova pa shkru veten se


Me hapjen e dosjes se disa politikaneve si ne Kosove ashtu edhe ne shqiperi shume krimineleve do tu ndalet fryma


Salo Tregoju se je Shqiptare e jo Komunist

krijuesiii
14-01-06, 02:02
...uuuhhh sa te vine ne Kosove ne pushtete Forcate e Vleres dhe te Sakrifices Partit e luftes te dala nga Heroizmi i luftes se shenjte te UCK-se edhe ne Kosove do hapen dosjet e hajnave sllavo titist qe gjinden sot ne pushtet e qe po varferojn e poshterojne Popullin do ti ngjet ketyre te mretit lulu i njejti fate si i Krishtit ortodoks grek nanoiski...


...e vertat dhe Vlerat vonoj por ato me kohen do te ngadhenjejne edhe ne Kosoven e bukure...



tungiii

Gentiani
14-01-06, 02:10
Jam shumė dakord qė tė rihapet dosja e Azem Hajdarit, edhe atė pėr hirė tė drejtėsisė, vėrtetės dhe nuk guxon qė krimi dhe kriminelėt tė mbeten pa ndėshkuar.

Arb
14-01-06, 02:41
Kryeministri Berisha te bej cdo gje qe eshte e mundur qe te bej ri-hapjen e dosjes se vrasjes se pishtarit te Demokracise, Azem Hajdarit, atij burrit te madh qe e donte aq shume Kosoven.

Duhet hapur edhe dosjet e vrasjes se Kolonel Ahmet Krasniqit dhe Gazetarit Ali Ukaj, qe kane mbetur akoma te pa-ndricuara.

Duhet goditur fuqishem krimin dhe gjithe ato rrjete kriminale qe u formuan gjate pushtetit te zagareve-cetnike-tregishteror-socialiste!

GURI SYLAJ
15-01-06, 09:13
Rihapja e Dosjes per vrasjen e Azem Hajdarit,e jo vetem kjo dosje, eshte detyre dhe obligim i Shtetit Shqiptare. Jo per hire te Azemit e te tjereve , e as per fatkeqesine e krimineleve , por per hire dhe ndere te Shtetit e Kombit Shqiptare qe gjera te tilla te mods perseriten kurr me.

Dilaver
04-06-06, 10:03
“Hajdari”, vetėm 3 tė dėnuar

D.B
TIRANĖ- Vrasja e deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari, mė 12 shtator tė vitit 1998 ėshtė cilėsuar si vrasja e shekullit, ndėrkohė qė gjykimi i kėsaj ēėshtjeje ka vazhduar pėr 70 seanca nė Gjykatėn e Tiranės pėr tė dėnuar 4 bashkautorėt, njėri prej tė cilėve i vdekur. Pėr vrasjen e Hajdarit, Gjykata e Tiranės ka dėnuar me burgim tė pėrjetshėm Jaho Mulosmanin, i cilėsuar si organizatori dhe ekzekutori kryesor, sė bashku me Fatmir Haklajn, i cili ishte vrarė nė Tropojė. Ndėrkaq, ėshtė dėnuar me 25 vjet burg nė mungesė Izet Haxhia, me 20 vjet Ismet Haxhia, ndėrsa dy tė pandehurit e tjerė, Isamedin Haxhia dhe Fatmir Meta janė shpallur tė pafajshėm. Vendimi i gjykatės shpalli edhe motivin e vrasjes sė Hajdarit, qė deri atėherė ishte enigmė. Sipas gjykatės, Azem Hajdari nuk ėshtė vrarė nė cilėsinė e deputetit, por pėr hakmarrje. I vetmi i dėnuar qė mundi tė largohej ishte Izet Haxhia, i cili u arrestua dje nė Antalia tė Turqisė pėr llogari tė policisė shqiptare.

04/06/2006




I dėnuari me 25 vjet burg pėr vrasjen e deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari, prangoset nė Antalia tė Turqisė



Dashamir Biēaku

TIRANE- Arrestohet nė Turqi, Izet Haxhia. I dėnuari me 25 vjet burg pėr vrasjen e ish- deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari, ka pėrfunduar dje nė pranga nė njė zonė turistike nė Turqi. Lajmi ėshtė pohuar zyrtarisht dje nė mbrėmje nga zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme, Altin Ndroqi, gjatė njė deklarate pėr shtyp. Haxhia, i dėnuar me vendim tė formės sė prerė pėr vrasjen nė bashkėpunim tė deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari, mė 12 shtator tė vitit 1998 ishte i vetmi i dėnuar qė gėzonte lirinė. Sipas deklarimit tė Ndroqit, i cili u referohet tė dhėnave tė policisė turke, Haxhia ka jetuar nė Stamboll deri nė fund tė vitit 2004, ndėrsa mė pas ėshtė zhvendosur nė zonėn turistike tė Antalias nė Kushadasi ku edhe ėshtė kapur prej forcave tė policisė sė shtetit turk, gjatė njė operacioni tė kryer prej forcave speciale. Haxhia ėshtė larguar nga Shqipėria pak kohė pas trazirave tė 13 dhe 14 shtatorit tė vitit 1998, tė ndodhura nė Shqipėri njė ditė pas vrasjes sė Azem Hajdarit. Ka pasur tė dhėna nė mėnyrė tė vazhdueshme se Haxhia kishte qėndruar edhe nė vende tė tjera tė Evropės, por gjithmonė ato kanė qenė tė pakonfirmuara dhe jozyrtare deri ditėn e djeshme, kur ai u arrestua nė Turqi.

Arrestimi

Sipas zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Brendshme, Altin Ndroqi, arrestimi i Haxhisė ėshtė kryer falė bashkėpunimit tė Interpol- Tiranės me homologen e saj turke, tė cilat kanė shkėmbyer informacione tė vazhdueshme mbi vendndodhjen e mundshme tė tė kėrkuarit pėr tė ashtuquajturėn vrasje e shekullit. “Izet Haxhia, i dėnuar me 25 vjet burg pėr vrasjen e deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari, ėshtė kapur nė Turqi. Arrestimi i Izet Haxhisė, i cili u bė pas njė bashkėpunimi intensiv mes policisė sė Shqipėrisė dhe Interpol Ankarasė u krye nė mesditė nė Kushadasi, nė zonėn e Antalias”,- pohoi zėdhėnėsi i ministrit tė Brendshėm. Izet Haxhia mėsohet se ka qenė nė banesėn e tij, pasditen e djeshme, kur forcat e policisė turke i vunė atij prangat. Ende nuk ka njė konfirmim zyrtar, por tė dhėnat paraprake pohojnė se Haxhia, gjatė qėndrimit tė tij nė Turqi, ka pėrdorur njė identitet tė rremė, me qėllim pėr t’i shpėtuar arrestimit tė autoriteteve dhe policisė turke. Ndėrkaq, mėsohet se disa ditė mė parė, policia e qytetit turistik tė Kushadasit nė zonėn e Antalias kishte identifikuar tė kėrkuarin nga policia shqiptare, Haxhisė si dhe e ka mbajtur atė nėn vėzhgim, pėr tė gjetur edhe momentin e pėrshtatshėm pėr kapjen e tij. Dje forcat e policisė sė Antalias kanė organizuar operacionin pėr arrestimin e tij dhe mėsohet se ėshtė finalizuar nė orėt e pasdites. Ndėrkaq, nuk ka ende tė dhėna tė sakta se cili ka qenė aktiviteti me tė cilin ėshtė marrė Haxhia gjatė qėndrimit nė Turqi.

Ekstradimi

Burime zyrtare tė Ministrisė sė Brendshme pohuan dje nė mbrėmje se menjėherė pas arrestimit tė Izet Haxhisė, do tė nisnin procedurat pėr t’i kėrkuar palės turke ekstradimin e tė shumėkėrkuarit nė drejtim tė Shqipėrisė. Ai duhet tė vuajė dėnimin prej 25 vitesh, burg tė marrė me vendim tė formės sė prerė nga gjykata e Apelit pėr vrasjen mė 12 shtator 1998 tė deputetit demokrat, Azem Hajdari. Ndėrkaq, duket se ashtu si nė rastin e Aldo Bares, procesi i ekstradimit tė Haxhisė do tė duhet tė kalojė nėpėrmjet duarve tė gjyqtarėve turq, tė cilėt duhet tė japin pėlqimin e tyre pėr ekstradimin e tė akuzuarit pėr vrasjen mė tė bujshme tė ndodhur nė vendin tonė.


04/06/2006

Shekulli

vendasi
04-06-06, 14:33
Ne qofetse se tani S.Berisha nuk e ben ndritejen e krimit te A.Hajdarit kriminelve do tu mbetet embel qe prape ti perserisin krimet ndaje njerzve te cilet Shqiperine deshirojne ta shohin te lire dhe Demokratike.........

Guri i madh
05-06-06, 00:20
SALI BERISHA pa tjeter ka me i zbulue te gjitha vrasjet politike edhe gjdo vrasje tjeter pa marr parasysh motivin e vrasjes kriminelve te kuq anti kombtar po jaupren rrenjet se e ka obligim ndaj bashksis nderkmbtare po mas shumti obligim ndaj 70% shqiptarve po dojna shtet ligjor duhet te punojna tani po thojn se po vike edhe knej prej neve kta kriminelt ordiner do ti asgjesojna si mbeturinat ne GJERMANI

Dilaver
05-06-06, 09:40
Dėshmia e Izetit mund tė rihapė dosjen “Hajdari”

Ened Janina

TIRANĖ- Arrestimi i Izet Haxhisė nė Turqi mund tė rihapė edhe njė herė hetimet pėr ēėshtjen e vrasjes sė deputetit tė Partisė Demokratike Azem Hajdari, mė 12 shtator tė vitit 1998. Shteti shqiptar ka filluar menjėherė procedurat pėr ekstradimin e ish- truprojės sė Sali Berishės, nga Turqia. Pas ardhjes nė vendin tonė ai do tė pyetet me hollėsi nė lidhje me ngjarjen e 12 shtatorit 1998 si dhe pėr disa ngjarje tė tjera. Ai ėshtė konsideruar nga prokuroria shqiptare si njė nga dėshmitarėt kyē tė kėsaj ngjarjeje dhe nėse ai pranon qė tė flasė, dėshmia e tij mund tė rihapė dosjen. Haxhia ishte i vetmi ndėr personat qė kishin marrė pjesė nė vrasjen e Azem Hajdarit, i cili nuk ishte arrestuar ose nuk ishte vrarė. Ai ishte dėnuar me vendim tė formės sė prerė me 25 vjet burgim dhe ka pasur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kėtė vrasje. Lajmi ėshtė pohuar dje nga burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas tyre, nuk ka asnjė pengesė pėr ekstradimin e Izet Haxhisė nga Turqia pėr nė vendin tonė.

Haxhiaj nė vrasje

Izet Haxhia, ish- truproja i kryetarit tė PD-sė Sali Berisha gjatė qeverisjes sė parė tė tij ka qenė njė njeri me shumė influencė nė selinė blu. Nga shqyrtimi gjyqėsor i ēėshtjes “Hajdari”, Haxhia ėshtė takuar me miqtė e tij tropojanė tė kryesuar nga Fatmir Haklaj dhe kanė planifikuar vrasjen e deputetit. Grupi i tropojanėve i pėrbėrė nga Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Feriz Kėrnaja, vėllezėrit Ismet dhe Izet Haxhia dhe krutani Naim Ēangu kanė planifikuar atė qė mė pas do tė quhej vrasja e shekullit. Nga hetimi ka rezultuar se roli i Izet Haxhisė nė kėtė vrasje ka qenė jo i vogėl. Asnjė nga personat e tjerė nuk ka pasur mundėsi qė tė hyjė lirshėm nė selinė blu dhe kėtė mundėsi ia ka dhėnė Izet Haxhia. Natėn e 12 shtatorit ai ka hyrė nė selinė e PD-sė dhe ka shkuar nė zyrėn e deputetit Azem Hajdari. Pasi ėshtė takuar me tė i ka thėnė se jashtė selisė ndodhej njė makinė e zezė me targa tė Vlorės. Nė kėtė makinė ndodheshin disa tropojanė, tė cilėt donin qė ta takonin. Bazuar nė fjalėn e Haxhisė, Azem Hajdari ka dalė nga zyra e tij dhe pas tij kanė shkuar truprojat Zenel Neza dhe Besim Ēera. Sipas hetimeve, Izet Haxhia ka qenė nė dijeni edhe tė shumė detajeve tė tjera lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė. Pėr tė gjitha kėto Haxhia ėshtė dėnuar nga gjykata me 25 vjet burgim.

Rihapja e dosjes

“Izet Haxhia ėshtė njė nga personat qė kanė marrė pjesė fizikisht nė vrasjen e Azem Hajdarit. Ai ėshtė njė nga pjesėmarrėsit dhe pėr pasojė njė nga dėshmitarėt kryesorė tė kėsaj ēėshtjeje. Dėshmia e tij mund tė jetė shumė e rėndėsishme. Gjatė hetimit nė prokurori dhe shqyrtimit gjyqėsor tė ēėshtjes ne nuk kemi pasur mundėsi qė ta pyesim vetė Izet Haxhinė. Ai ėshtė gjykuar nė mungesė dhe ėshtė pėrfaqėsuar nga njė avokat”,- thanė dje burimet e prokurorisė. Sipas tyre, shteti shqiptar ka filluar nė mėnyrė urgjente procedurat pėr ekstradimin e tij nga Turqia. Burimet shpjeguan se nė momentin e parė qė ai do tė vijė nė Tiranė do t’i komunikohet vendimi i gjykatės si dhe do t’i kėrkohen shpjegime nė lidhje me kėtė ēėshtje. “Sapo tė vijė ne do ta takojmė dhe do ta marrim nė pyetje. Roli i tij nė kėtė ngjarje ėshtė i madh. Po ashtu edhe dijenitė e tij nė lidhje me ēėshtjen. Nėse ai tregon detaje tė reja mund tė kthejė pėrmbys tė gjithė hetimin dhe mund tė rihapė dosjen. Dėshmia e Izet Haxhisė ėshtė aq e rėndėsishme sa mund tė rihapė hetimet”,- thanė dje burimet zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas tyre, ekstradimi i tij nga Turqia nuk duhet tė jetė ndonjė problem pasi gjithēka ėshtė pėrpiluar nė mėnyrė shumė tė rregullt. Mbi tė ekziston njė vendim i formės sė prerė i dhėnė nga gjykata shqiptare ku dėnohet me 25 vjet burgim. Edhe arrestimi i tij ėshtė kryer nė bazė tė materialeve dhe informacioneve tė dėrguara nga policia shqiptare.

KRONOLOGJIA

12 shtator 1998
Vritet me breshėri automatiku deputeti i Partisė Demokratike, Azem Hajdari, dhe shoqėruesi i tij, Besim Ēerja, ndėrsa mbeti i plagosur Zenel Neza. Vrasje kjo e ndodhur vetėm pak metra nga selia blu nė kryeqytet.

6 maj 2001
Forca speciale tė Ministrisė sė Rendit arrestojnė nė njė banesė tė Bajram Currit, tė kėrkuarin kryesor pėr vrasjen e deputetit demokrat, Azem Hajdari. Jaho Salihi u kap ndėrkohė qė flinte dhe u soll me njė helikopter nė Tiranė.

20 prill 2002
Jaho Salihi nė deklarimet e tij pėrfundimtare rrėfen ngjarjen, ku thotė se autori i vrasjes sė Azem Hajdarit ėshtė Fatmir Haklaj, tashmė i vrarė. Sipas tij, ish-shefi i komisariatit ka qenė njeriu qė ka qėlluar mbi deputetin pėr hakmarrje.

29 prill 2002
Gjykata e Tiranės jep vendimin e saj pėrfundimtar, duke shpallur fajtor dhe dėnuar Jaho Salihin (Mulosmanin) me burgim tė pėrjetshėm; 25 vjet burg pėr Ismet Haxhinė dhe 20 vjet burg pėr Izet Haxhinė

Vrasja e “shekullit”
Si u vra deputeti i PD-sė, Azem Hajdari

TIRANĖ- Deputeti i Partisė Demokratike, Azem Hajdari, ėshtė ekzekutuar mbrėmjen e 12 shtatorit tė vitit 1999 vetėm pak metra larg selisė blu. Njė grup i organizuar tropojanėsh, tė kryesuar nga Fatmir Haklaj kishin ardhur nė Tiranė mė datė 10 shtator tė atij viti. Pėr dy ditė me radhė grupi i pėrbėrė nga Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani, Feriz Kėrnaja, vėllezėrit Ismet dhe Izet Haxhia si dhe Naim Ēangu kanė lėvizuar lirshėm nėpėr kryeqytet. Edhe pse Fatmir Haklaj ishte person nė kėrkim ai nuk ėshtė penguar nga askush. Duke i kėrkuar ndihmė shtetasve Fatmir Meta, ish- shefi i komisariatit tė Topojės, Astrit Muldaka si dhe disa personave tė tjerė, Fatmir Haklaj ka mundur qė tė gjejė tė gjitha gjėrat qė i nevojiteshin pėr tė kryer vrasjen. Pasi ka siguruar gjithēka Haklaj ka vėnė nė zbatim planin e tij. Tre makina tė pozicionuara nė vende tė ndryshme rreth selisė sė PD-sė kanė qenė gati pėr ēdo tė papritur tė rastit. Pas dhėnies sė sinjalit nga Fatmir Haklaj, Izet Haxhia ka hyrė nė selinė e PD-sė dhe ka takuar Azem Hajdarin. Ai i ka thėnė deputetit se njė grup tropojanėsh kishte ardhur pėr ta takuar. Duke i besuar fjalės sė Izet Haxhisė, deputeti Hajdari doli nga zyra e tij dhe iu drejtua makinės. Pas tij dolėn edhe truprojat Besim Ēera dhe Zenel Neza. Duke qenė se ishte errėsuar, pėr mė tepėr edhe koha e vrenjtur me shi e kishte bėrė edhe mė shumė errėsirė, Azem Hajdari ėshtė afruar tek makina me targa tė Vlorės, e cila po e priste vetėm pak metra larg selisė blu. Nga kjo makinė ka dalė fillimisht Fatmir Haklaj dhe mė pas Jaho Mulosmani dhe Naim Ēangu. Hajdari dhe ekzekutorėt e tij kanė shkėmbyer disa batura. Menjėherė pas kėsaj Fatmir Haklaj ka nxjerrė njė automatik dhe ka hapur zjarr nė drejtim tė Hajdarit dhe truprojave tė tij. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe Jaho Mulosmani. Si pasojė e plumbave ėshtė plagosur dhe ka vdekur disa orė mė pas deputeti Azem Hajdari. Ndėrkohė ka mbetur i vdekur truproja Besim Ēera ndėrsa Zenel Neza ėshtė plagosur rėndė. Plumbat e Haklajt kanė qėlluar pa dashje edhe mikun e tij Naim Ēangu, i cili ėshtė dėrguar disa orė mė pas nė spital nga Jano Mulosmani por nuk ka mundur qė tė jetojė. Pas kėsaj Haklaj i ka bėrė thirrje bashkėpunėtorėve tė tjerė qė tė largohen nga pozicionet e tyre dhe grupi ėshtė drejtuar sėrish pėr nė Tropojė ku ka mbėrritur nė orėt e para tė mėngjesit. Nė datėn 13 shtator Jaho Salihi ka folur qė nga zyra e tij si shef rendi i Bajram Currit me pėrfaėsuesit e Ministrisė sė Rendit duke mohuar se kishte marrė pjesė nė vrasje.

05/06/2006

Shekulli

Guri i madh
27-06-06, 23:32
po tani me siguri se edhe dosja per vrasjen e AHMET KRASNIQIT do te hapet ku qeveria e athershme ka gisht por esht i perfolur edhe nifar naim geci i llaushes i cili ka marr 2000franga zvicerane nga kmeret e kuq per ta dergue deri te tradhtaret e kombit te cilet kishin pergadit atentatin .

ky far naim geci ishte shoferi i te ndjerit AHMET KRASNIQIT por ishte edhe trup roja e tij tani me vend qendrim ne zvicer kurse antaret tjer te familjes i ka ne JASHANIC te KLINA

gazia007
12-05-09, 12:02
E more Guri i Madh po budalla qe koke, po ti nuk po e njoshe hiq ate naim geci, veq po ja fut prej kodre, ma mire me ja fut dikuj qe e ke afer se sa naim gecit, p.sh. motres, nanes etj.