PDA

View Full Version : 28 Nentori, apo?


Arb
02-11-05, 08:36
Ardhja ne pushtet e Forcave te Djathta Shqiptare shenon edhe ri-vendosjen e datave te ndryshuara ne pershtatje te ideologjise Marksiste Cetnike Leniste te Socialisteve.

Keto dite jane zera nga opozita kane kundershtuar ri-kthimin e dites se Clirimit te Shqiperise, 29 Nentorin e Enveristeve, ne 28 Nentorin, diten e vertete te clirimit te Shqiperise.

Cerdhja Komuniste edhe perkunder maskimit qe ben po tregon edhe nje here se qendrojne ne vijen e njejte ne te cilen qendrojne shoket e tyre proletare te idealit, Shkijet, Ruset, Kinezet e Kubanezet.

Cfare e pengon celulen neo-Komuniste, 28 Nentori, dita e vertete e clirimit?

Apo i jane betuar miqve te tyre Shkije se duan te festojne kete dite bashke me ta?

Mbase bashke me ta formuan partine terroriste Komuniste, bashke me ta duan te festojne "lavdine e krimeve te tyre?"



Ja edhe nje artikull/reagim i "ish-luftetareve," te cilet kundershtojne ri-kthimin e 28 Nentorit, si dite te clirimit te atdheut.


DATA E ĒLIRIMIT/ Ish-luftėtarėt kundėrshtojnė me forcė fshirjen e 29 nėntorit nga kalendari i festave

Veteranėt, tė irrutuar nga Berisha

TIRANĖ - Veteranėt shqiptarė protestojnė ashpėr ndaj qėndrimit tė qeverisė lidhur me festat e Ēlirimit. Nė njė konferencė pėr shtyp nga selia rozė, njė pėrfaqėsi e tyre ka akuzuar mazhorancėn e djathtė se po luan rėndė me disa nga vlerat dhe simbolet mė tė rėndėsishme tė vendit, pėr qėllime qė nė thelb pėrfaqėsojnė mediokritetin, ngushtėsinė dhe sharlatanizmin e kėtij kabineti.

“Datėn e Ēlirimit e vendosi pushka partizane dhe akush tjetėr”, -thuhet nė deklaratėn e tyre, duke lėnė tė kuptuar se tashmė argumentet kronike tė njė date tė paracaktuar bien poshtė. Sipas tyre, njė lojė e kėsaj natyre qė mbivendos kontekstin politik aktual mbi tė vėrtetėn historike deri nė nivelin e datave tė historisė, dėshmon mjaft qartė mjerimin dhe kufizimin intelektual tė njė ekipi qė pretendon tė drejtojė shqiptarėt drejt Evropės.

Ndėrkaq, bie nė sy fakti se protesta e veteranėve ėshtė organizuar nga selia e Partisė Socialiste, duke dhėnė tė kuptojė kėshtu se lideri i PD-sė Sali Berisha pėrfaqėson njė kundėrshtar organik tė tyre. Nė kontektin aktual, kur ai ėshtė drejtuesi i qeverisė shqiptare, njė qėndrim i tillė presupozon se shumica e djathtė nuk ėshtė nė gjendje tė pėrfaqėsojė pikėn konvergjente tė vlerave shqiptare dhe tė ndėrtojė njė pajtim shpirtėror tė tyre.

Arb
02-11-05, 08:39
Per ju miqe te Dardanise, kisha kete pyetje:

Cila sipas jush eshte data e vertete e clirimit te atdheut, 28 apo 29 Nentori?

E_Zjarrta
02-11-05, 22:07
I nderuar Arb SHqiptari kurr nuk ka qene ne nje krize siq eshte sot
Pse? po ta them se po shihet se Era Komuniste ka filluar te vdes e per kete arsye disa jan duke u munduar ti shkepin shqelmat e fundit



per mua



28 Nentor Eshte dita qe duhet ta festojm

Guri i madh
02-11-05, 23:02
I nderuar Arb SHqiptari kurr nuk ka qene ne nje krize siq eshte sot
Pse? po ta them se po shihet se Era Komuniste ka filluar te vdes e per kete arsye disa jan duke u munduar ti shkepin shqelmat e fundit



per mua



28 Nentor Eshte dita qe duhet ta festojm

pse nuk po ju thue gomari kur don me ngordh i ka shqelmat e rrezikshem
ose ujku kur e hangri ujku deri te zemra ju lutke perendis qe ta kthej ne ander .
ka vdekur ku kalind e ne trojet shqiptare nuk ka shanc me rilind.

figura
11-11-05, 20:45
28- NENTOR DHE PIKE SE THON DO KOMUNISTA TE NGELUR ME GISHTE NE GOJE PRESIN NDONJE SE DO VIJE DITA E TYRE PO AJO ESHTE HARRUAR NJHERE E PEGJITHMONE PAMVARSISHTE QE E QUAJTUR SELIA ROZE ISH PARTA ME PA PERGJEGJESIN ME TE VOGEL NJE PARTI E FLLIQUR ME DISA KELYSH TE SAJ NE KRYE THONE SE GJOJA JANE PARI ME TIPARE DEMOKRATIKE HARRUAT 1997-en me kalash dhe me banda te birit te ENVER HOXHOS SHKRATERRUAN SHQIPERI QE PO E VUAJME EDHE SOT PRANDAJ TE NDERUAR KOLEG 28 FESTA KOMBETARE PERSHENDETJE

Arb
27-11-05, 21:55
Urime Festen e Flamurit!

GURI SYLAJ
27-11-05, 22:11
Arb , ju falem nderit dhe gjithashtu pranoni urime edhe nga kjo ane.
Ju kam borgj sepse nuk jam inkuadru ne kete teme por qyteti i fundit qe eshte cliru nga forcat pushtuese ka qene Shkodra dhe ajo eshte cliru me 28 Nentore.

Me nderime Guri Sylaj

U R I M E !

Arb
27-11-05, 22:17
Qeveria vendos qė asnjė ceremoni tė mos organizohet nė datėn 29. Homazhet nė varreza nė 5 Maj

29 Nėntori, Berisha heq ceremonitė


Nevila Perndoj

TIRANĖ- Mė 29 Nėntor, ditėn e Ēlirimit tė vendit, me vendim qeverie, nuk do tė zhvillohet asnjė ceremoni festive zyrtare. Mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Ministrave, anėtarėt e kabinetit qeveritar vendosėn qė tė ndryshojnė vendimin e mėparshėm tė Kėshillit tė Ministrave pėr ceremonialin, dhe pikėrisht, atė pjesė qė bėnte fjalė pėr zhvillimin e festės zyrtare, ditėn e 29 Nėntorit. Burime zyrtare nga Kėshilli i Ministrave deklaruan dje pėr “Shekullin” se, 28 Nėntori ėshtė festa kombėtare dhe se pėr kėtė ditė do tė ketė njė ceremonial tė caktuar, ku nė veēanti do tė jetė edhe pritja qė do tė organizohet nė mbrėmjen e 28 Nėntorit nė Pallatin e Brigadave, nė orėn 19.30. Ndėrkohė, burimet saktėsojnė se data 29 Nėntor ėshtė lėnė pushim, sepse kėshtu parashikohet nė ligjin pėr festat zyrtare, dhe se nė kėtė ditė nuk do tė zhvillohet asnjė ceremoni zyrtare. Nė kėtė ditė, kryeministri Sali Berisha pritet qė tė zhvillojė njė vizitė tė rėndėsishme nė Bruksel. Pėr kėtė arsye, nė mbledhjen e qeverisė, pėrveē pritjes qė do tė organizohet nga Presidenti Alfred Moisiu, duket se nuk do tė zhvillohet asnjė ceremoni tjetėr zyrtare. Burimet sqaruan se Kryeministri Sali Berisha do tė bėjė homazhet nė varrezat “Dėshmorėt e Kombit”, jo mė nė datėn 28 Nėntor, ashtu siē ka bėrė plot 8 vite me radhė, por ditėn e 5 Majit, qė ėshtė Dita e Dėshmorėve. “Homazhet tek varrezat e dėshmorėve do tė zhvillohen nga qeveria ditėn e 5 Majit”,- u shpreh njė burim nga kryeministria. Kėshtu edhe kėtė vit, mazhoranca dhe opozita do tė festojnė tė ndarė, ashtu si 8 vite me radhė, festat me tė rėndėsishme pėr vendin. Nė datėn 28 Nėntor qeveria do tė marrė pjesė nė pritjen, qė do tė organizohet nga Presidenti, Alfred Moisiu, ndėrkohė qė ditėn e 29 Nėntorit, do tė jetė opozita ajo qė si ēdo vit, do tė dėrgojė buqeta me lule nė varrezat ”Dėshmorėt e Kombit”. Kėtė rit, Berisha do ta kryejė vetėm ditėn e 5 Majit. Burimet shtuan gjithashtu se ditėn e 29 Nentorit, nėse do tė jetė ose jo pushim, Kėshilli i Ministrave do ta vendosė nė njė mbledhje tjetėr, nė njė kohė tė mėvonshme. Marrja e kėtij vendimi nga qeveria Berisha, pritet qė tė ketė kontestime tė ashpra jo vetėm nga forcat politike por edhe nga historianėt, tė cilėt e kanė thėnė fjalėn e tyre. Ndaj kėtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i parė nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim, tė cilėt e kanė cilėsuar tė nxituar ndalimin e ceremonisė festive zyrtare ditėn e 29 Nėntorit, qė nė histori shėnon ditėn e Ēlirimit tė Shqipėrisė. Pak kohė mė parė, Lėvizja Socialiste pėr Integrim, pėrmes kryetarit tė saj, Ilir Meta, vlerėsoi se 29 Nėntori lidhet me tė shkuarėn historike tė vendit, e cila po, sipas tij, nuk duhet tė jetė pjesė e nismave, qė nuk i shėrbejnė aspak realizimit tė atyre premtimeve tė mėdha qė Berisha u bėri shqiptarėve nė zgjedhjet e fundit. Ai theksoi gjithashtu se hapja e diskutimeve tė tilla mbi festat zyrtare, qė lidhen me historinė e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, nuk ndihmonin aspak nė integrimin qė kėrkon shoqėria shqiptare. Po kėshtu, PS ka organizuar takime me veteranėt e L.A.N.Ē. ku ka dėnuar ashpėr idenė e ndryshimit tė ditės sė Ēlirimit tė vendit. Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė, Pandeli Majko, ka deklaruar se nėse kjo ndodh qeveria do tė pėrballet me njė reagim tė fuqishėm.


26/11/2005
KATEGORIA: Politike

Murgesha
27-11-05, 22:26
Urime 28 Nėntorin Ditėn e Flamurit gjithė shqiptarėve anė e mbanė botės.

Arb
27-11-05, 22:41
29 Nentori, Berisha ndalon festimet
E Shtune, 26 Nentor 2005
Megjithese nuk ka ndryshuar daten e Clirimit te Shqiperise, qeveria ka vendosur te grumbulloje te gjithe aktivitetet festive me 28 Nentor, perfshire edhe ceremonine e vendosjes se kurorave ne Varrezat e Deshmoreve. Berisha dhe Rama duhet te jene perkrah njeri-tjetrit te henen e ardhshme. Te gjitha piket e ndryshuara te Ceremonialit te Shtetit dhe rruga e mesme e zgjedhur nga shefi i qeverise

Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha vendosi dje te ndaloje festimet shteterore me 29 nentor, ndonese kjo date do te mbetet zyrtarisht si Dita e Clirimit te Shqiperise. Me nje vendim te posacem, ekzekutivi ka ndryshuar Ceremonialin Zyrtar te Republikes se Shqiperise, duke prekur vetem pikat qe lidhen me 29 nentorin. Tashme, Festes Kombetare te shpalljes se Pavaresise me 28 nentor, do t'i shtohen edhe aktivitetet ne perkujtim te nentorit te vitit 1944. Nje rruge kjo e mesme per te shmangur kundershtimet e pritshme ne Kuvend, ne rast te nje tentative zyrtare per ndryshimin e dates se clirimit.

Sipas vendimit te qeverise, "ne perkujtim te festave zyrtare te pavaresise dhe te Clirimit te Atdheut, Protokolli i Shtetit do te organizoje cdo date 28 Nentor te cdo viti, gjate gjithe dites aktivitete perkujtimore, si ceremoni ne nderim te Deshmoreve te Kombit dhe pritje shteterore". Me tej, ne vendimin e ekzekutivit, percaktohet se ne ceremonine e nderimit te deshmoreve, kreret me te larte te shtetit do te vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit. Kjo ceremoni, sipas Ceremoniali te ri, duhet te zhvillohet ne oren 10.00 te 28 nentorit dhe ne te duhet te marrin pjese edhe Kryeministri e Kryetari i Bashkise se Tiranes, krahas Presidentit te Republikes dhe organizatave te veteraneve. Ne kete menyre, Berisha dhe Rama duhet te ndodhen te henen e ardhshme perkrah njeri-tjetrit ne Varrezat e Deshmoreve, ndersa socialistet jane shprehur se i mbeten qendrimit per te ruajtur 29 nentorin si Dite Clirimi.

Ne te njejten kohe, vendimi percakton se me 28 nentor edhe trupi diplomatik i akredituar ne Shqiperi duhet te vendose nje kurore ne Varrezat e Deshmoreve. "Gjate ceremonise se vendosjes se kurores nga dekani i trupit diplomatik, marshe funebre shoqerojne ecjen dhe himni kombetar ekzekutohet ne fund te ceremonise", thuhet ne vendim. Edhe vendosja e kurorave ne monumentin "Nene Shqiperi" eshte percaktuar te behet me 5 maj te cdo viti ne nderim te deshmoreve, duke hequr nga Ceremoniali i Shtetit, daten 29 nentor.

M.E.

Ndryshimet

Ishte

"Ceremonia e Festes Kombetare"

Behet

"Ceremoniali per festat e Pavaresise dhe Clirimit te Atdheut"

Ishte

"Me rastin e Dites Kombetare te Pavaresise se Shqiperise, Presidenti i Republikes jep nje pritje shteterore, e cila organizohet ne Pallatin e Brigadave me 28 nentor ora 19.30."

Behet

"Pritja shteterore me rastin e festave zyrtare te Pavaresise dhe te Clirimit te Atdheut organizohet ne Pallatin e Brigadave, cdo 28 nentor, ora 19.30."

Ishte

"Ne nderim te deshmoreve te kombit, diten e festes se Clirimit te Atdheut, me 29 nentor te cdo viti dhe diten e deshmoreve te kombit me 5 maj te cdo viti, Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Prefekti, Kryetari i Bashkise, Kryetari i Keshillit te Qarkut, si dhe organizatat e veteraneve, vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane."

Behet

"Ne nderim te deshmoreve te kombit, me 5 maj te cdo viti, Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes dhe Prefekti, Kryetari i Bashkise, Kryetari i Keshillit te Qarkut, si dhe organizatat e veteraneve, vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane."

Shtohet

"Ne perkujtim te festave zyrtare te Pavaresise dhe te Clirimit te Atdheut, Protokolli i Shtetit organizon cdo date 28 nentor te cdo viti, gjate gjithe dites keto aktivitete perkujtimore:

a. Ceremoni ne nderim te Deshmoreve te Kombit

b. Pritje Shteterore

Ceremonia e nderimit te Deshmoreve te Kombit:

Ne nderim te Deshmoreve te Kombit, Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Prefekti i Bashkise, Kryetari i Keshillit te Qarkut, si dhe organizatat e veteraneve vendosin kurora ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane, ora 10.00. Nje here ne 5 vjet, kjo ceremoni transferohet ne qytetin e Vlores dhe zhvillohet sipas ceremonialit te percaktuar.

Cdo 28 nentor vendos nje kurore edhe trupi diplomatik i akredituar ne Republiken e Shqiperise. Gjate ceremonise se vendosjes se kurores nga dekani i trupit diplomatik, marshe funebre shoqerojne ecjen dhe himni kombetar ekzekutohet ne fund te ceremonise. Ne ceremoni nuk ka truproje nderi."

Hiqet

"Ne menyre te perseritur, cdo 29 nentor vendos nje kurore edhe trupi diplomatik i akredituar ne Republiken e Shqiperise. Gjate ceremonise se vendosjes se kurores nga dekani i trupit diplomatik, marshe funebre shoqerojne ecjen dhe Himni Kombetar ekzekutohet ne fund te ceremonise. Ne ceremoni nuk ka truproje nderi."

Korrieri

IB
27-11-05, 23:02
Ju uroj te gjitheve diten e flamurit 28 Nandori.


Kurse sa i perket asaj se cila dite duhet te festohet une kisha thanun qe me ranesi eshte qe pushteti ta festoj 28 Nandorin kurse te tjeret le ta festojn kur te dojne e neqoftese deshirojn mund ta lidhin kete feste edhe me datlindje te tyre sikur ideologu i tyre i kahmotshem qe festonte ditelindjen bashke me diten e rinis.[/b]

Dilaver
27-11-05, 23:13
Tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė, ju uroj festat e Nėntorit.

MemphiSx
27-11-05, 23:25
Urime gjith Shqiptarve kudo qe jan Diten e Flamurit si dhe Ditlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit :)

Vendim shum i qellun ka qen i Qeveris se Shqiperis per ndryshimin e asaj date t'mallkune (qe festohet ne Beograd) dhe vendosjes se dates reale 28 Nėntorit e cila dit perputhet me diten e ngritjes se Flamurit ne Vlore.

Shpati
28-11-05, 16:23
Te q'mendur nuk ka nevoi te kerkon ne Psikiatri !

Te till ka me bollek ne Forumin Dardani dhe disa Surrogata qe jan ne "Qeveri" ne Shqiperi.

Edhe pse ne nje Teme te till nuk kam dashur te diskutoj por prap vendosa te shkruaj.
Ndoshta ndonje te q'menduri mund tei i ndimoj me ndimen e keti mesazhi pakes te kthjellohet.

Nje dite mendova gjat dhe thash qka s'mendojn te q'mendurit !
Pse qlirimi i Shqiperis nuk ka ndodh me 28.11.1944 por ka ndodh me 29.11.1944 .

Pyetjet e mia;

-Pse a tera ndodhit ose jeta e Shqiptarve duhet te lidhet me at data a?
-Athua me mijara njerz te dergohen ne vdekje qe te qlirohej Shqiperia ne at date ?
-Athua duhet Shqiptaret te rrijn me muaj me shum en robri e at date te qlirohen?

Kush e feston ose nuk e feston at date esht e pa rendsishme .
Ajo date esht e rendsishme .
Pasi me at date per her te par ne Historin e Popullit esht qliruar populli Shqiptar nga pushtimi i huaj me forcate forcat e veta.

Qeverit mundin edhe me ligje te vendosin nje dat te jet ose te mos jet si dat festive.
Te shkruajn ,te ndrrojn librat e Historis por te kaluaren nuk mund ta ndrrojn.
Por te njetat nuk mund ta nderrojn Historin.



Gezuar 28 & 29 Nentori

Clintoni
28-11-05, 18:30
Tabe shiptareve ane e mbane Botes ju uroje diten e flamurit 28 nentorin, e qata qe jane tu qit shkelma, mkallxoni t'jau qoj ka ni raket Torpedo e t'jau heki flamen, qy.... :wink:

Xhaxhi Clinton

xenigj
28-11-05, 20:19
Te gjithe shqipetareve URIME 28 NANDORIN

Arb
28-11-05, 21:42
Shpat Shkau!

Ashtu sic e ka permendur edhe Guri Sylaj, Shkodra ka qene qyteti i fundit qe eshte cliruar. Me 28 Nentor trupat Gjermane u larguan nga qyteti.

Ata qe luftuan pushtimin e huaj, po ate dite festuan 28 Nentorin si diten e clirimit perfundimtar te Shqiperise. Ndersa ata qe luftonin pushtimin e huaj ne rredhet e Shkijeve, festuan diten tjeter, 29 Nentorin, dite ne te cilen u clirua perfundimisht shteti cetnik ish Jugosllav.

E ti Shpat si nje adhurues i Titos dhe Shkijeve, festoje 29 Nentorin. Tashme po e dime se ti je nje fare e perzime...


E ju gjithe te tjereve, Urime Dita e Flamurit!

Artisti
28-11-05, 22:07
URIME 28 Nentori Shqiptari



.

Shpati
29-11-05, 11:30
Shoki pa ofendime.




Bond

Arb
29-11-05, 14:31
Rugova: 28 Nėntori-dita mė e rėndėsishme nė historinė tonė moderne


Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, u ka drejtuar qytetarėve tė Kosovės mesazh urimi me rastin e 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit. Nė mesazh, ndėr tė tjera, thuhet se 28 Nėntori i vitit 1912, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarėsisė gjithėshqiptare, qė u pėrgjysmua, ėshtė dita mė e rėndėsishme nė historinė moderne tė kombit tonė.

“Dhashtė Zoti qė sa mė shpejt tė gėzojmė njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės nga miqtė tanė, ēfarė do tė qetėsonte popullin e Kosovės dhe kėtė pjesė tė Evropės e tė botės”, thuhet nė mesazhin e presidentit Ibrahim Rugova.

Gentiani
29-11-05, 19:41
Urime 28 Nėntori -Dita e Flamurit Kombėtarė tė gjithėve, edhe pse kėsaj here nė mungesė kohe ju "bashkova" opozitės sė Berishės :lol: :lol:

Petrit Kola
25-01-06, 23:00
28-ta, 29-ta, Petriti dhe Lugati
Mooojooo toooojooo, moooojooo toooojoooo, vazhdonte te kendonte kengen e bukur gjirokastrite se bashku me furxhiun e veshur me kostum popullor, shokun Xhevit… Ky ishte Enveri, ulur ne shkallet e Muzeut Historike Kombetar ne daten 27 Nentor 2005. Tashme, per cudine e te gjitheve, pa asnje rrobe ne trup ose perkthyer ne nje shqipe te forte, bythjashte, po perpiqej te hiqte nje dhjete lekeshe metali qe dikush kastile e kishte ngjitur me cimcakiz tek Muzeu Historike.
Djalle,- berrtiste- keta jane me keq se djalli. Leket sheshit por si marre dot… Po me se i kane ngjitur dobicat…? Puhh…
Papritur si makine e prishur incizimi me nervozizem filloi te murmerinte neper dhembe:- Kreji pantallonat, kreji mullaqet, kreji pantallonat, kreji mullaqet!…
Nje frenim i forte degjohet dhe nga makina luksoze me xhama te erreta del Ramizi dhe nje gazetar. Blendi ja thonin ketij te fundit. Ramizi veshur me nje kostum dhe kullaro blu. Ne kemishen e bardhe shiheshin qarte komcat e zeza. Njera komce qe thyer ne dysh. Arsyeja nuk eshte e rendesishme per momentin… Njera kembe e pantallonave qe futur ne corape. Nga nxitimi si duket. Ne corape fare qarte lexohej stampimi ne gjuhen anglisht , “ I brake for gays”. Uauuuu…Eh, halle te tjera kjo demokracia….
Blendi, gazetari pataksi te pranishmit kur i veshur me rrobabanje grash te bashkuara del nga makina me nje incizuese ne dore…
Braf…, U cua ne kembe Enveri qe rrinte i ulur tek shkallet dhe filloi ti bertiste Ramizit. Kreji pantallonat te thashe! Mi trego mullaqet! Ramizi hezitoi por pas ulerimes se dyte filloi ti kreje pantallonat, dhe ja ku feksen dy mollaqe. Ne njeren lexohej Parti ne tjeren mollaqe Enver. Domethenia e tatuazhit nuk ka nevoje per koment te madh; deri ne vdekje me Partine deri ne vdekje me Enverin. Keshtu qe le te vazhdojme …
C’ma keni bere koburen bertiti Enveri? Kontrollova tere muzeun bashke me shokun Xhavit dhe nuk e gjeta…
Pranvera, drejtoresha e muzeut, filloi te fliste Ramizi bashke me Edin vendosen te behen biznesmen se ndryshuan koherat dhe s’mund ta mbanim…
O te ti krej site - uluriti Enveri. C’do Gorilla me koburen time, dhe xhanen kush e futi Gorillen ne muze ne radhe te pare?
Nejse, nejse. Une dua koburen tani se do ti beje t’emen gjysmes tjeter… C’me shikon si tuaf- bertiti Enveri do ti beje t’emen gjysmes tjeter te shqiptareve se gjysmes ja kam bere…
Shoku Enver, filloi te fliste Ramizi, ne demokraci nuk i themi gjerat hapur dhe me ze te larte se na diktojne planet….
C’thua ti mo, bertiti Enveri- ku pjerdhe une per demokraci dhe dokra…
Bjerem koburen dhe thuam se kush ishte ai rrufjan qe do te ndroje daten e clirimit dhe ta beje 28?
Petrit Kola – u pergjigj Ramizi.
Femer apo mashkull, se ju s’mereni vesh sot-pyeti Enveri?
Mashkull shoku Enver.
Shpejt koburen dhe ca terkuz se do ta varre nga capelet qenin mu ne mes te Tiranes qe ta marrin vesh gjithe te tjeret se une nuk jam as i gjalle dhe as i vdekur. Une jam nje lugat…


marre nga http://vertet.blogspot.com

krijuesiii
25-01-06, 23:20
...valla hiq njete se pata me shkruajt qitu po se po me doket shume teme palidhje, dhe njekohesishte nja blooff i Kryeministrit te Shqiperis Zoteriut Sali Berisha, Me siguri se kur eshte Cliruar Shqiperai nga Nazi fashizmi Saliu ka qene nje kalama qe ka luajte me lloqe te bukure e te omel te Tropojes Nene, Prandaj edhe ngaterrimi i ti dhe eksplodimi i ti kokeforte e gati gati diktatorial per te ndaluar kremtimin e 29 Nentorit dites se Clirimit nga Nazi Fashizmi pasi Historikishte dhe realishte ajo dite ashtu ka ndodhure eshte gje absurd qe kete ta nderroj nje kryeminister me keto pune do te duhej te merren njerzte e nivelite me te larte Kombetare pra ata Akademik te shkencave e te Historis...


...Datat Historike nuk jane festivale kengesh apo vallesh tua ndrroshe diten kur te duash...

...Une kam nje respekte te kujdesshem per Berishen me shpres se ai eshte bere nje politikan i zgjuar pas qendrimit te tije 8 vite ne opozit por si duket ai pak paska mesuar politikisht, qe ti lejoj perseri vetes te bije ne nivelin e nje kokeforti diktatorial...


...Mos qenka dashur ne Kosova me prit nga Qershori deri me 28 Nentore deri sa te vije kjo data qe te Clirohemi nga Shkjau???

...Une per vete do ta pershendetja 28 Nentorin si dite edhe te Clirimit vetem ateher nese pajtohen ata qe luftuan ne ate kohe dhe Historianet e Kombit Shqipetare...



tungiii

Petrit Kola
26-01-06, 22:36
Po te shohesh gjerat nga ky pozicion nuk ka shkak per hare, gezim, festim...

Hidhi njė sy dhe ketije kėndvėshtrimi. S'ka gjė se munde te jetė pėrsėritje:-
Nga Sami Gjoka

Meqenėse shumica jonė nuk di tė shohė veē bardh e zi, mė duhet tė korrigjoj veten, pėr tė qenė mė i kuptueshėm pėr buzuqet e preme (prerė) apo (prengbuzukėt) rreth shkrimit tė mėparshėm nė lidhje me ditėn e ēlirimit dhe gjakun e partizanėve. Fillimisht, gjakun e derdhur "pėr liri", kjo mvaret se nga ē‘prizėm i shohim gjėrat - pėr mua ishte gjak i derdhur pėr sllavėt - nuk mund ta pėrgojojė askush, as inati im rreth shkrimit gjoja pėr 29 nėntorin nė "Koha Jonė" - por qė nė fakt ishte njė vjellje vreri kundra Berishės, mė shumė se sa dhimbje me ēka ndodh rreth ndėrrimit tė "ditėēlirimit" apo "ditėrobėrimit" tonė. Nė radhė tė parė mė duhet tė sqaroj se pėrtej pėrse-ve e se-si-ve, pėrkujtoj me respekt ata qė humbėn jetėn, me besimin e verbėt se po luftonin pėr njė Shqipėri mė tė mirė. Kėshtu thėnė e bėrė mė duhet tė sqaroj se ruaj adhurim tė sinqertė pėr ata qė u vranė pėr tė mirėn e vatanit tė tyre siē mė duhet tė sqaroj se kam neveri pėr ish partizanėt e pas luftės, qė vranė mizorisht pjesėtarėt e popullit tė vet pėr hirė tė njė diktaturė dhe besimi ireal se zhdukja e pronės private ėshtė themel i begatisė.

Tani pasi u dola borxhit buzuqeve, qė kur kanė pushtetin, tė shkelin me kėmbė e, kur bien nga fiku, qajnė e shajnė fshehtazi pas ferrave, mė duhet tė thėrras edhe njėherė me tė madhe se ata qė u vranė, nuk janė njėlloj me ata qė vranė pėr 50 vjet nė pushtet. Pėrsa i pėrket ēlirimit, unė kurrė nuk kam debatuar ditėn e ēlirimit dhe as nuk mė ka interesuar cila ėshtė kjo ditė. Sepse ne jemi pushtuar disa herė e nuk jemi ēliruar kurrnjėherė nga forca e armėve tona. Ata qė na patėn shkelur janė tėrhqur nga trojat tona kur kapitullonin nga tė tjerėt. Di qė kam mėsuar pėr dy qėndresa heroike tė kombit atė tė kohės sė Skėnderbeut dhe atė tė luftės sė Shkodrės. Nėse ka qėndresa tė tjera mė tė rėndėsishme, jemi tė gatshėm t'i mėsojmė.

Po nė tė njėjtėn kohė pohoj se nuk kam mėsuar rrėnimin e kombit tonė nga pushtuesit nazist. Kurrė, as lakenjtė e Enverit nuk na rrėfyen nė librat e tyre se cilat qenė humbjet tona kombėtare nga ky pushtues pėrveēse fjalėve bombastike- thundra e okupatorit- shkeli Shqipėrinė.

Vetėm pėr faktin se nė trojet tona ishin kombėsi ushtarake tė huaja, nuk mė jep ndonjė kėnaqėsi qė ata u shporrėn nga armėt tona apo ikėn nga zjarri i tė tjerėve. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė sipas kėsaj llogjike tė sėmurė, pjesa tjetėr e shqiptarėve (kosovarėt) na u dashka tė festojnė si ditėn e ēlirimit - jo thjesht ditėn e dėbimit tė serbėve nga Kosova, por ditėn kur forcat e Natos tė largojnė nga Kosova, se janė ēizmet e ushtrive jo shqiptare. Pėr ata qė kanė llogjikė dhe jo kafka bosh si boshllėk buzuku, Shqipėria nuk zuri fill me lindjen e Partisė Komuniste, por ka qenė atje pėr mijėra shekuj, dhe as nuk u ēlirua pėr herė tė parė kur partizanėt zbritėn nga mali. Pėrderisa kemi patur shumė pushtime u dashka tė konstatojmė se kemi pasur shumė ēlirime, madje ēlirime mė barbare dhe mė shekullore se sa 3-4 vjet nėn Gjermaninė e Hitlerit qė sė paku nė shqiptarėve nuk na pati nė shėnjestėr, pėrkundrazi na bashkoi trojet e marra nga serbėt. Pėrderisa paskemi pasur kaq pushtime e ēlirime pėrse paska rėndėsi dita e ēlirimit, dita e 29 nėntorit? Arsyeja e kėsaj zgjedhjeje sipas orekseve politike tė disave ėshtė se 29 Nėntori shėnon jo thjesht ēlirimin e Shqipėrisė nga Gjermania - gėzim ky pėr tė gjithė ne qė duam tė jemi zotėr tė vatrės sonė pa zjarre, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme, shėnon rindarjen nga trungu kombėtar, edhe njėherė, i Kosovės - disfatė kombėtare kjo qė duhet tė na bėjė tė dridhet edhe tė sapolindurin nė djep dhe tė saprenit nė varr. Dita e 29 nėntorit nuk ėshtė dita e vetme, qė hordhitė e armatave tė huaja iknin nga Shqipėria, por ėshtė dita e vetme qė shėnoi ardhjen nė pushtet tė njė grupi kusarėsh qė shiteshin sa tek Tito, tek Dimitrovi e Mao. Dita e 29 nėntorit nuk ėshtė dita e ēlirimit, por dita e dėrgimit tė mijėra shqiptarėve nga klika e Hoxhės pėr ēlirimin e Jugosllavisė (pėrfshirė edhe gjyshin tim kėtu, ju qaramanė qė kujtoni se shkruaj si pjellė e ca ballistėve, qė vuajtėn nga Enveri – s’kanė qenė vetėm etėrit tuaj qė u gėnjyen apo u detyruan tė luftonin pėr sllavėt!) E sa pėr ju qypat e llagapit Hoxha, qė u ankokenit nga shkrimi im dhe ju buzuqet e prera qė qani pas gardhit me fjalė fyese, kujtoni ose mėsoni se pėr sllavėt, shqiptarėt e mashtruar nga idiotėt e kuq, nuk luftuan vetėm kur ngjiteshin maleve tė Shqipėrisė, por kur morėn rrugėt e pėrndjekjes sė nazistėve nga tokat e serbomalazezėve. Ish-etėrit e juaj komunistė, pa pikėn e turpit i vunė shqiptarėt e rrėnuar maleve nė tė ftohtė (trutharėt tanė heroikė) tė viheshin nė ēdo betejė nė vijėn e parė tė sulmit nėn komandėn e Titos, ndėrsa partizanėt sllavė qėndronin betejė pėr betejė nė praparojė. Ne shkruam historinė e hidhėt e tė parrėfyer tė tė qenit lolo e tė vetėsakrifikimit pėr tė tjerėt e ku lavdia prapė u mbeti sllavėve. Ne ishim ata qė po u pajtuam me poshtėristė e komunistėve dhe festuam ardhjen e tyre nė pushtet, gjoja festojmė ditėn e ēlirimit, korrėm tradhtisht batalionet me shqiptarė tė Kosovės pėr tė kėnaqur bosėt e Hoxhėve e Peēėve, nė Beograd.