PDA

View Full Version : Ministri i punve tė jashme i shqipris ska tė ndalur me gafe


GASHI75
22-11-05, 23:35
''Zėri i popullit'': Besnik Mustafaj ka bėrė gaf serioz politik


Tiranė, 22 nėntor 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 08

Deklarata e ministrit shqiptar tė Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj nė Strasburg se "nė Ballkan nuk do tė ketė dy shtete shqiptare nė Ballkanik" nga ana e Partisė Socialiste nė opozitė ėshtė vlerėsuar si "gaf serioz politik".

Fshatari
23-11-05, 10:59
...shefi i diplomacisė shqiptare lė pėrshtypjen tė jetė nė tė njėjtėn linjė politike me koshtunicėn dhe drashkoviēin!
Eshtė mirė qė ky zotri tė mos shprehet fare lidhur me Kosovėn : Kosova ka kuadėr tė kualifikuar dhe institucione legjitime pėr pėrcaktimin e tė ardhmes tė vetė.
Besoj se deklarimet ("gafet") e ministrit shqiptar nė Kombet e Bashkuara dhe nė Strasburg nuk janė naive : ato mund tė jenė tė qellimta.
Ai deklaron publikisht atė qė dikush i dikton : diktuesit (diktatorėt) janė : serbia dhe franca.
Ai individ nuk ka personalitet tė vetin! Gjė e tmerrshme pėr njė shef diplomacie!

Shpati
23-11-05, 11:20
...shefi i diplomacisė shqiptare lė pėrshtypjen tė jetė nė tė njėjtėn linjė politike me koshtunicėn dhe drashkoviēin!
Eshtė mirė qė ky zotri tė mos shprehet fare lidhur me Kosovėn : Kosova ka kuadėr tė kualifikuar dhe institucione legjitime pėr pėrcaktimin e tė ardhmes tė vetė.
Besoj se deklarimet ("gafet") e ministrit shqiptar nė Kombet e Bashkuara dhe nė Strasburg nuk janė naive : ato mund tė jenė tė qellimta.
Ai deklaron publikisht atė qė dikush i dikton : diktuesit (diktatorėt) janė : serbia dhe franca.
Ai individ nuk ka personalitet tė vetin! Gjė e tmerrshme pėr njė shef diplomacie!

Deri me tani deklerata (Do te ket nje Shtet Shqiptar) e Ministrit te Jashtem te Shtetit Shqiptar esht shiquar ne kontest negativ!
Pse te shiqohet ashtu?
Gjermanet nuk lejuan te ken dy Gjermani e ben nje.
Pse Shqiptaret mos ta bejn; Nje Shqiperi nje Shtet Shqiptar?

Fshatari
23-11-05, 12:22
Shpati shkruajti

:"Deri me tani deklerata (Do te ket nje Shtet Shqiptar) e Ministrit te Jashtem te Shtetit Shqiptar esht shiquar ne kontest negativ!
Pse te shiqohet ashtu?
Gjermanet nuk lejuan te ken dy Gjermani e ben nje.
Pse Shqiptaret mos ta bejn; Nje Shqiperi nje Shtet Shqiptar?

Sepse as shefi i tanishėm i diplomacisė shqiptare as paraardhėst e tij nuk kanė kėrkuar kurrė njė gjė tė tillė !

Prandaj : kur ke mundėsi tė bėsh mirė ... por sėpakut mos bė keq!

PS. Pėr momentin nuk ka asnjė shans tė krijohet njė shtet etnik shqiptar nė ballkan!
Pėr sa i pėrket Gjermanisė, ajo ka qenė e bashkuar, fillimisht; e kanė ndarė nė dysh me dhunė fqinjźt e saj tė dashur (francezėt); por gjermanėt janė popull i madh, punėtor, tė aftė, iteligjent, e ēfarė jo tjetėr! U kanė mbijetuar tė gjitha sfidave dhe radhitėn sot nė vendin e parė nė botė!
Sikur shqiptarėt tė kishin vetėm 10% tė asaj qė kanė gjermanėt nuk do ishin sot aty ku janė!
Por deklaratat e ministrit shqiptar vėrtetojnė se janė shumė, shumė larg! pėr fat tė keq...!

beku
23-11-05, 12:40
Dorheqja akt i pergjegjshem

beku

Dorheqja per B.Mustafajin do te mund te arsytonte politiken e Shqiperise ndaj Kosoves. Edhe pse kjo politike nuk ka treguar edhe ne te kaluaren nje qartesi rreth Kosoves dhe ceshtjes se saj politike. Akoma vazhdon te tergoj nje avaz DENIGRUES; mjaft negativ ndaj ceshtjes se Kosoves. Lusim Berishen ta hjek kit mbeturin politike qe e ka te bllokuar sistemin e trurit.

Dilaver
20-12-05, 11:34
Besnik Mustafaj dje nė Romė ka pėrsėritur qėndrimin e tij pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn

Tiranė, 2O dhjetor - Nė njė konferencė tė zhvilluar dje nė Romė me temė: "Ballkani, Kosova: Njė sfidė pėr Europėn", ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė Besnik Mustafaj ka pėrsėritur qėndrimin e tij pėr njė pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn. Sipas zotit Mastafaj, kjo nė thelb sigurisht ėshtė pavarėsi, "por realizimi i kėsaj pavarėsie duhet tė pranohet si njė proces i shoqėruar nga prania ushtarake dhe civile ndėrkombėtare, me qėllim garantimin e tė drejtave tė minoritetit serb dhe tė minoriteteve tė tjera si dhe mbėshtetjen dhe monitorimin e ndėrtimit tė shtetit ligjor".
Shefi i diplomacisė shqiptare mė tej ėshtė shprehur se "ndėr kushtet e forta pėrfshihet mosndryshimi i kufijve me dhunė as e pa dhunė", ndėrkaq, "qeveria shqiptare dekurajon pa mėdyshje ēdo lloj korenti nė Shqipėri apo nė Kosovė, qė do tė ėndėrronte bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė apo edhe bashkim tė Kosovės me territoret e banuara nga shqiptarė nė Maqedoni apo nė Mal tė Zi", tha zoti Mustafaj nė kėtė konferencė nė tė cilėn morėn pjesė personalitete tė politikės italiane ndėrmjet tė cilėve dhe europarlamentarė.
Gjatė Konferencės folėn edhe nėnkryetari i Komisionit Europian, Franko Fratini dhe deputetja europarlamentare Zj. Ema Bonino. Folėsit italianė evidentuan rolin afatgjatė tė BE sė nė konsolidimin e institucioneve kosovare dhe nėnvizuan nevojėn e asistencės sė BE sė nė pėrmbushjen e standarteve dhe reformave, si dhe vlerėsuan rendėsinė e negociatave me pjesėmarrjen e tė gjitha palėve pėr statusin final tė Kosovės. Tė gjithė folėsit vlerėsuan vitin 2006 si njė vit tė rendėsishėm nė kėtė kontekst. Gjithashtu ata shprehėn konsiderata pozitive pėr rolin shumė tė rendėsishėm e moderator tė Shqipėrisė nė lidhje me Kosovėn, thuhet nė njė njoftim tė MPJ tė Shqipėrisė.
(Mė gjerėisht shih rubrikėn Opinione). QIK





************************************************** ***********


Nuk ka dyshim se ky njeri punon nė dem tė kombit dhe qeveris minister i sė cilės ėshtė, por edhe mosreagimi i Kryeministrit shqiptar nė keto deklarata tė kėtij ministri ven nė dyshim qėndrimin e qeveris shqiptare!

geisha
20-12-05, 11:42
mbeturinaa :twisted: :twisted: :twisted:

Espresso
20-12-05, 14:44
Eshte vertet per te ardhur keq kur veshi im akoma duhet te perceptoje keso ide ne dem te kombit Shqiptere - antikombetare nga nana e ministrit te jashtem te Shqiperise. I jame gezuar pa mase ndrrimit te qeverise ne Shqiperi, ne vere, dhe si duket paska qene vetem nje iluzion i Kosovareve se keta te fundit do te kene nje qendrim me korrekt dhe te prere ndaj ceshtjes se Kosoves. :evil: Ishte Nano kur pas takimit te Kretes qe pati me Milloshevicin, para kamerave televizive Shqiptare haptas tha:" Kosova eshte pjese e Serbise dhe e vet zotit Milloshevic". Edhe qeverija e Berishes nuk eshte duke u treguar e "Zoja" te kerkoje me shume per Kosoven dhe t'ju cakat koken nderkombetareve e jo te tregohen si hyra me dy ftyra. S'prish pune! Ne kemi arritur ate qe kemi tani edhe pa ta dhe pa ta do t'i cajme rruget deri ne pavaresi te plote. :wink:

geisha
20-12-05, 14:50
ke te drejte expresso ... dhe kosova do ia dali ... se ka vasha e djem te zonje ... :wink:

Espresso
20-12-05, 15:19
Zonja gaisha

Kur ishte Nano ne pushtet, u nenshkrua marrveshja me Drashkovicin, ne te cilen marrveshje te dyja palet u deklaruan se teresia territoriale e Serbise ( duke perfshire edhe Kosoven) duhet te garantohet dhe te mos kete levizje kufiresh. Ne anen tjeter ishte Berisha ne opozite qe e ngriti zeri fuqishem per pavaresine e Kosoves dhe e kundershtonte kete marrveshje. Tani perjetojme te kunderten! Keta qe kane ardhe ne kryesi, kerkojne pavaresi te kushtezuar. X-here e ka thene ministri i jashtem ne cdo vizite jasht vendit qe ka bere kete. Ndersa, keta qe kane kaluar ne opozite - partija Nanoiste, e kane ndrruar masken dhe kerkojne apo perkrahin pavaresine e pakushtezuar. Eshte shume transparente dyftyrsia e politikaneve te Shqiperise qe bejne ne deme te Kosoves. Per qellimet e tyre partijake e ndrrojne masken cdo dite ne dem te ceshtjes kombetare. Une, personalisht kame qene gjithmon perkrahes i Berishes, por, se fundmi jame paksa i zhgenjyer. Si kryetar i qeverise duhet te angazhohet qe politikane te ndryshem si ai i ministrise se jashtme ta ndrroje qendrimin e te mos perserise vend e pavend te njejtin mendim ne dem te kombit. Thote nje fjale popullore:" Duhet kerkuar shume per me arrit pakez"! E kata vellezerit tane matane kufirit kerkojne pak per ne, per te na japur edhe me pakez :!: :idea: Keta e dine shume mire qe e gjithe "Elita" e politikaneve dhe populli nga nga Kosova nuk e mbeshtesin ate qe vjell ministri i Shqiperies nga goja. Ai (ministri i jashtem i Shqiperies) ndoshta mund te kete te drejt! Ndoshta nuk do te na ofrojne ne fillim me shume se nje pavaresi te kushtezuar! Edhe neve na eshte e qart qe trupat nderkombetare dhe nje pjese e nderkombetareve do te qendrojne ketu, deshem apo nuk deshem ne, por, sa me shume kerkon, aq me e madhe eshte shanca te arrijme me shume. Eshte shume me rendesi te kete vendi Eme nje qendrim te prere dhe paster ndaj qeshtjes tone, se se fundi bashkesia nderkombetare do t'i marrin te gjitha parasysh. Edhe propozimet e fqinjeve. Shqiperia mund te behet faktori kyq i pamvaresise se Kosoves.
Une falenderoje te madhin Zot qe Kosova ka intelektuala vigjilent si: Ibrahim Rugoven, Nexhat Dacin dhe shume te tjere te cilet nuk bien pre e dallavereve te shtetit Eme dhe, me ndihmen e Zotit dhe SHBA-se do ta arrijne ate qe deshirojne te gjithe shqiptaret.

Espresso

geisha
20-12-05, 15:31
zotri Espresso flm per informacionet tua!
te perkrah mendimin!sa i perket berishes, kam lidhje me rinin shqiptare dhe ne pergjithesi nuk ka shume mbeshtetje tek ata!
kurse sa i perket intelektualve kosovar qe permende ti,te them te drejte, nuk e kam perkrhaur politiken e tyre pasive (kujdes : jam paqesore por jo pasive, dallim mes dyjave)!!

Por fale zotit, polikajt Kosovare kane deshmuare se kur vjen momenti vendimtar din te bashkojne forcat!dhe jam e sigurte se kosova me njerzit qe ka do dali faqe bardhe pas negociatave!sepse te jemi te bindur kemi kapacitet intelektuale shume me te madhe se kundershtari!!! :wink:

e keta klyshet e shqiperis, sipas mua Shqiperia nje politikan ka, e ai eshte Pandeli Majko, te tjeret e kane deshmuare se sa jane!pfffffff

respekt per espresson!

Espresso
20-12-05, 16:24
zotri Espresso flm per informacionet tua!
te perkrah mendimin!sa i perket berishes, kam lidhje me rinin shqiptare dhe ne pergjithesi nuk ka shume mbeshtetje tek ata!
kurse sa i perket intelektualve kosovar qe permende ti,te them te drejte, nuk e kam perkrhaur politiken e tyre pasive (kujdes : jam paqesore por jo pasive, dallim mes dyjave)!!

Por fale zotit, polikajt Kosovare kane deshmuare se kur vjen momenti vendimtar din te bashkojne forcat!dhe jam e sigurte se kosova me njerzit qe ka do dali faqe bardhe pas negociatave!sepse te jemi te bindur kemi kapacitet intelektuale shume me te madhe se kundershtari!!! :wink:

e keta klyshet e shqiperis, sipas mua Shqiperia nje politikan ka, e ai eshte Pandeli Majko, te tjeret e kane deshmuare se sa jane!pfffffff

respekt per espresson!

Berisha nuk eshte shpirtkeq per kombin, por, i mungon dicka qe duhet te kete nje politikan. Berisha ka deshtuar njehere ne vitin 1997 dhe qe atehere eshte mundu me cdo kusht te vie ne pushtet. Kame friken, kjo me teper per t'u shpetuar shenimeve negative mbi personalitetin e tije ne "librat historik"! Pra, per te permisuar imazhin e keq te viteve 90-ta. Une nuk kame qene aspak i kenaqur te behet Berisha kryeminister. Te luftoj dhe te beje cmos qe te ik Nano, po, por, jo edhe vete te behet kryeminister. Nuk bene ta merr qeverisjen ne nje vend nje qe ka njolla,sepse keto njolla te kqija jane vetem ushqim per palen tjeter per te sulmuar dhe perparimi i vendit vetem cka vonohet apo zbrapset. Te behet kryeminister nje i ri modern i cili nuk ka te beje gje me trazirat e kaluara, do te ishte nje kafshat e gurit per opoziten dhe zhvillimi i vendit do te ecte perpara. Berisha, as perkrahjen e te huajve nuk e ka pasur, por, ai me cdo kusht deshi te behej edhe njehere kryeminister. C'fare ndodhe ne Shqiperi qe nga renja e komunizmit e ketej. 4 Ndrrime qeverish: Dy here Nano dhe dy here Berisha. Me duket qe Shqiperia eshte bere sikur "Desney land", kur t'i pelqen njerit t'ju kundervehet tjetrit dhe te vije ne pushtet, qoft edhe permes trazirave. Ku ndodhen ish vendet komuniste te bllokut lindor? Hungaria, Cekija, Polonija!!! Ato ishin te terrorizuara nga nje barbar i huaj, ndersa sot jane te gjitha antare te UE-se. E, ku eshte Shqiperija? E terrorizuar nga vet vendast? Kur do te hyje ne UE? Jemi shume mbraba he mozomakeq per neve, e politikanet bejne gara me njeri-tjetrin duke u shar edhe me fjale banale, se cili ta mposht tjetrin dhe ta marr pushtetin.
Politikanet tane nuk jane passiv! Rugova, ngjall te shumekushi kete ndjenje pasiviteti, por, ai e di sakt se cka done dhe si arrihet kjo.
Per nga politikanet ne Shqiperi edhe mua me pelqen Pandeli Majko. Eshte shume i aft.

Espresso