PDA

View Full Version : Kush ėshtė pro pavarsisė sė Kosovės


Fshatari
07-02-06, 11:44
"Xhon Sojers, drejtori politik i ministrisė sė jashtme britanike, u ka thėnė mbrėmė pėrfaqėsuesve tė serbėve tė Kosovės se Grupi i Kontaktit ka sjell vendimin qė Kosova ta fitojė pavarėsinė,- ka deklaruar negociatori serb Goran Bogdanoviq pėr B92. Ai thotė se Sojers ua ka pėrcjell mesazhin serbėve tė Kosovės se ata duhet ta pranojė pavarėsinė e Kosovės sepse kjo ėshtė mėnyra e vetme dhe mė e mira pėr serbėt e mbetur nė Kosovė dhe pėr ata qė duan tė kthehen".

Dilaver
07-02-06, 13:07
Opinioni publik ne Beograd eshte i “shokuar” nga nje deklarate qe i atribuohet diplomatit britanik John Sawers se Grupi nderkombetar i Kontaktit ka arritur pajtim rreth pavaresise se Kosoves.

Pohohet se drejtori Politik i Foreign Office, John Sawers dje ne Prishtine, ne bisede me perfaqesuesit politik te serbeve te Kosoves, ka thene se Grupi i Kontaktit ka marre vendimin mbi pavaresine e Kosoves, sikur edhe se nje zgjidhje e tille do t’i kontribuonte stabilitetit ne rajon.
“Kemi pasur nje mbledhje mjaft te pakendshme,. Z. Sawers na ka thene se Grupi i Kontaktit ka marre vendim qe Kosova e Metohia te jene te pavarura dhe ne njefare menyre ai na ka bindur se ne thjesht duhet te pranojme nje vendim te tille”, ka thene per mediat beogradase, Goran Bogdanovic, nje nga pjesemarresit e mbledhjes dhe anetar i Ekipit Negociator te Serbise per zgjidhjen e statusit.
John Sawers arrin sot ne Beograd dhe pritet se ne takimet me zyrtaret serbe me detajisht to te shpjegoje deklaraten mbi pavaresine.
Keshilltari i kryeministrit te Serbise, Vojislav Kostunica, Slobodan Samardzic ka thene se nuk mund te besoje qe brenda bashkesise nderkombetare te jete arritur marreveshja mbi statusin e ardhshem.
“Nuk mund te besoj se Grupi i Kontaktit e ka marre nje vendim te tille. Nuk mund te komentoj informatat nga dora e trete – nese kjo eshte e vertete, kjo meriton nje koment te rende. Keto jane nuancat ne fjale dhe nuk kam deshire t’i komentoj”, ka thene Samardzic dhe ka precizuar se “shumeēka do te jete me qarte” pas vizites se sotme te Sawers, ne Beograd.
Shume me e drejtperdrejte ishte kryetarja e Qendres Kordinuese per Kosove, Sanda Raskovic-Ivic e cila konsideron se ne rast se konfirmohet deklarata e Sawers – Beogradi do te duhej te rishqyrtonte pjesemarrjen ne negociatat.
“Mendoj se Beogradi, nese kjo vertet eshte qendrim ne Grupin e Kontaktit, duhet te rishqyrtoje pjesemarrjen e vet ne negociatat ne Vjene rreth statusit te krahines jugore serbe”, ka porositur Sanda Raskovic-Ivic.
Ajo po ashtu ka vleresuar se nuk eshte e sigurt nese zyrtari i Foreign Office paraqet qendrimin e mbare Grupit te Kontaktit apo vetem te Britanise se Madhe.
“Serbet e shokuar me deklaraten e Sawers”, “Dikush ne Grupin e Kontaktit shpreh nervoze”, “Kosova do te jete e pavarur?!”, “Te rishqyrtohet pjesemarrja ne negociata” – jane disa nga titujt ne shtypin e sotem te Beogradit me rastin e takimit te John Sawers dhe perfaqesuesve te serbeve te Kosoves.
Media sjellin deklaratat e politikaneve serbe ne Kosove te cilen kane marre pjese ne mbledhje dhe te cilet transmetojne deklaraten e diplomatit britanik rreth pavaresise.
Momcilo Trajkovic ka transmetuar qendrimin e Sawers se lideret serbe do te duhej t’i shpjegonin zgjedhesve te vete “se e ardhmja e tyre eshte ne pavaresi”, por edhe se politikanet serbe kane porositur se “pavaresia e Kosoves dhe Metohise eshte e papranueshme”.
Shtypi beogradas ne komentet e para po ashtu vlereson se eshte fjala per nje “deklarate shokuese”, qe “ve ne pyetje procesin e negociatave”.(RD)


Rashkoviq-Iviq: Nėse GK ėshtė pėr pavarėsinė e Kosovės, Beogradi do ta rishqyrtojė pjesėmarrjen nė bisedime.
Nėse qėndrimi i Grupit tė Kontaktit ėshtė qė Kosova ta fitojė pavarėsinė, atėherė Beogradi duhet ta rishqyrtojė pjesėmarrjen nė bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, ka deklaruar shefja e kėsaj qendre, Sanda Rashkoviq-Iviq. Ajo i ka bėrė kėto komente pas pohimeve tė disa pėrfaqėsuesve serbė tė Kosovės, tė cilėt thanė se drejtori politik i ministrisė sė Jashtme Britanike, John Sauers, u ka thėnė atyre se Grupi i Kontaktit tashmė ka vendosur qė Kosova tė jetė e pavarur. Goran Bogdanoviq, pėrfaqėsues i serbėve tė Kosovės dhe anėtar i ekipit negociator tė Beogradit ka thėnė se diplomati britanik i ka porositur serbėt qė ta pranojnė pavarėsinė, duke nėnvizuar se Kosova ėshtė edhe shteti i tyre, i cili do tė jetė shumetnik dhe i pavarur. Kjo ēėshtje pritet tė ngritet nė takimet e sotme tė diplomatit britanik me autoritetet nė Beograd.




Sauers u ka thėnė pėrfaqėsuesve tė serbėve se duhet tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės

Prishtinė, 7 shkurt - Drejtori politik nė Forin Ofisin britanik Xhon Sauers u ka thėnė mbrėmė pėrfaqėsuesve tė serbėve se Grupi i Kontaktit ka vendosur qė Kosova tė jetė e pavarur. Kėtė e ka konfirmuar pėr mediat serbe anėtari i Ekipit negociator tė Beogradit pėr statusin e Kosovės Goran Bogdanoviq, i cili ka pohuar se Sauers u ka thėnė se duhet tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės.
"Kemi pasur njė takim tė pakėndshėm sepse Sauers tha se Grupi i Kontaktit ka vendosur qė Kosova tė jetė e pavarur dhe nė njėfarė mėnyre na bindi se duhet ta pranojmė vendimin e tillė dhe se kjo ėshtė mėnyra e vetme dhe ėshtė diēka mė e mirė pėr serbėt qė kanė mbetur nė Kosovė dhe pėr ata qė duan tė kthehen", tha Bogdanoviq, i cili ėshtė shprehur i pakėnaqur me qėndrimin e Grupit tė Kontaktit. Ai thotė se negociatat pėr statusin final mė nuk janė tė nevojshme. "Pse do tė luanim ndeshjen nėse rezultati ėshtė i njohur qė mė parė", thotė Bogdanoviq. Por sipas mendimit tė tij ky ėshtė rast i mirė edhe pėr Beogradin qė tė mendojė se ē'tė bėjė mė tutje dhe si t'ia bėjė, thotė ai.

Dilaver
08-02-06, 17:20
Zgjidhja qė ende po mbahet e fshehtė pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia

Pas takimi tė fundit tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit nė Londėr, analistė dhe ekspertė tė rajonit nga Shtetet e Bashkuara theksojnė se tashmė ėshtė marrė vendim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ted Carpenter, nga instituti CATO nė Washington thotė se zgjidhja qė ende po mbahet e fshehtė pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia sepse bashkėsia ndėrkombėtare mendon se kjo do tė ishte njė zgjidhje e pėrhershme dhe mė e qėndrueshme. Bashkėsia ndėrkombėtare, thote Carpenter, tashmė e ka kuptuar se zgjidhja pėr Kosovėn me ēfarėdo autonomie tė gjerė, nuk do tė ishte njė zgjidhje e qėndrueshme.
Carpenter mė tej thotė se nga gjashtė vendet e Grupit tė Kontaktit tė cilėt patėn takim javėn qė shkoi nė Londėr dhe qė do tė kenė ndikimin kryesor nė vendosjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės, ėshtė vetėm Rusia qė e kundėrshton pavarėsinė. SHBA dhe Britania e Madhe e mbėshtesin pavarėsinė e kushtėzuar, ndėrkaq Franca, Italia dhe Gjermania janė diku nė mes, thotė ai. Nicholas Gvozdev, redaktor i revistės pėr cėshtje tė Jashtmė qė botohet nė Washington, e quajtur ‘Interesi Kombėtar’, thekson se termi ‘pavarėsi e kushtėzuar’ pėrdoret nga ata qė duan tė krijojnė njė pėrshtypje se asgjė nuk ėshtė vendosur pėrgjithmonė. Sepse, vazhdon ai, nga ajo qė po shoh unė nė Washington, dallimi midis pavarėsisė sė vėrtetė dhe asaj tė kushtėzuar ėshtė mė tepėr semantik se sa i njė natyre politike.” Tim Judah, gazetar britanik dhe autor i njė libri pėr Kosovėn, thotė se bisedimet rreth statusit tė Kosovės janė mė tepėr njė cėshtje qė do tė merren me statusin e ardhshėm tė serbėve nė Kosovė. Jam i sigurt se fuqitė e mėdha tanimė kanė vendosur t’i njohin Kosovės pavarėsinė e kushtėzuar dhe se tani nė kėto bisedime do tė vendoset vetėm pėr hollėsitė e kėsaj pavarėsie, thotė Judah.

IB
10-02-06, 14:45
Te pershendes Fshatari, dhe te falenderoj, se prej vrejtjeve qe ti pata bere, per disa shkrime qe na i sillshe ne kete forum( ku me deshpronin), tani ke filluar te na sjellesh shkrime ma reale, per qeshtjen e Kosoves.

Dilaver
11-03-06, 16:41
Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme, thotė Xhek Strou

Salsburg, 11 mars 2006 (Kosovapress) Time:
Xhek Strou, sekretari i Jashtėm britanik, tha tė premten se rruga e Kosovės drejt pavarėsimit nga Serbia ėshtė pothuaj e pashmangshme. "Ne i dimė shqetėsimet e Qeverisė sė Serbisė kundėr pavarėsisė sė mundshme. Por ėshtė realitet se popullata serbe nė fund do tė duhet tė pranojė se shumica e popullsisė nė Kosovė e mbėshtesin pavarėsinė", tha ai. Sekretari i Jashtėm britanik kėto komente i bėri nė ditėn e parė tė takimit joformal tė ministrave tė Jashtėm tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian, qė po mbahet nė Salsburg tė Austrisė. "Ēdonjėri e pranon se gjendja para vitit 1999 ėshtė e paqėndrueshme si bazė pėr tė ardhmen, dhe nėse kjo ėshtė kėshtu, atėherė rruga drejt pavarėsisė bėhet pothuaj e pashmangshme", tha Strou. Kjo ėshtė deklarata mė e qartė e bėrė deri sot nga njė zyrtar i lartė, se fuqitė perėndimore do ta mbėshtesin njė formė tė pavarėsisė pėr Kosovėn.

Reana
12-03-06, 00:16
Sot dretjperdrejte ne stacionin televiziv CNN, Richard Holbrooke gjate nje interviste, foli per qendrimin dhe prononcimin zyrtar te Britanise se Madhe dhe deklarates se Ministrit te Puneve te Jashtme Jack Straw, ne lidhje me Kosoven, dhe theksoi se dje me 10 mars, per here te pare nje qeveritar i nje shteti eshte prononcuar ZYRTARISHT pro Pavaresise se Kosoves.

Holbrooke ish Zevendes Sekretar i Shtetit Amerikan, shfrytezoi rastin gjate intervistes ne CNN ti drejtohet gjithe popullit shqiptar te Kosoves, se Kosova do te behet e pavarur nga Serbia, dhe i beri apel popullit te Kosoves qe te garantoje te drejtat e minoriteteve qe jetojne ne Kosove, dhe t'iu shmanget skandaleve te mundshme te persekutimit te minoriteteve te cilat do te tensiononin situaten politike mes Perendimit dhe Rusise.

Edhe sipas raporteve te BBC-se, Jack Straw, Minister i Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe, dje zyrtarisht eshte prononcuar se Qeveria e vendit te tij NUK mund te perkrah idene qe Kosova te kthehet politikisht para vitit 1999, kur Kosova dirigjohej nga Beogradi, dhe se PAVARESIA ESHTE ZGJIDHJE E PASHMANGSHME

(kerkoj nga moderatori te fshije temen qe kam hapur ne lidhje me kete deklarate, pasiqe nuk e kam pare kete teme te hapur me pare)!!!

Dilaver
15-03-06, 10:57
"F. Tajms": Rusia dhe Kina bindin SHBA-tė se nuk do tė bllokojnė pavarėsinė e Kosovės
http://www.kosova.com/images/spacer_CCCCCC.gif
Uashington, 15 mars - Rusia dhe Kina i kanė transmetuar SHBA-ve se nuk do tė bllokojnė pavarėsinė e Kosovės, shkruan gazeta britanike "Fajnenshėll tajms" ("Financial Times"), duke u mbėshtetur nė njė zyrtar tė paidentifikuar amerikan.
Javėn e kaluar sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs ka biseduar pėr Kosovėn nė Uashington me shefin e diplomacisė ruse Sergej Lavrov dhe me atė rast ka marrė premtime se Moska nuk do tė pengojė pavarėsinė, i ka thėnė burimi i njėjtė gazetės britanike. Besohet se Rusia dhe Kina do tė abstenojnė me rastin e votimit tė rezolutės sė Kombeve tė Bashkuara, me tė cilėn Kosovės do t'i jipet statusi i pavarėsisė, shkruan "Fajnenshėll tajms".
Administrata e Bushit e ka bindur Moskėn dhe Pekinin se statusi i pavarėsisė pėr Kosovėn ėshtė "unik" dhe nuk do tė ishte precedent pėr Ēeēeninė, pėrkatėsisht pėr Tajvanin apo Tibetin, territore pėr tė cilat pretendon Kina.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe po bėjnė presion mbi Serbinė qė tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, ndėrkaq Rusia, e cila pėr shkak tė Ēeēenisė mė herėt kishte vėrejtje, po lėshon pe nė kėrkesat e saj, nėnvizon "Fajnėshėll tajms".

Dilaver
16-03-06, 20:02
Shqiptarė tė Amerikės i dorėzojnė Kongresit njė peticion pėr njohjen e pavarėsisė sė KosovėsAstrit Lulushi
Zėri i Amerikės
16-03-2006

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, e kryesuar nga ish ligjvėnėsi Zhozef Dioguardi, u dorėzoi mbrėmė zyrtareve tė lartė tė kongresit njė peticion ku kėrkohet me kembėngulje pavarėsia e Kosovės. Ky peticion, nismė e lidhjes qytetare, qarkulloi nėpėr Kosove e Ballkan pėr 2 vjet dhe pėrmban rreth 1 milonė nėnshkrime.
Kongresi amerikan ka tashmė nė dorė peticion. Dokumenti u mor mbrėmė nė dorėzim nga kryetari i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, Henri Hajd, i cili premtoi se do t'ia dėrgojė atė menjėhere Departamentit tė Shtetit dhe presidentit Bush nė Shtėpinė e Bardhė. Peticioni, njė nismė e filluar 2 vjet mė parė nga lidhja qytetare shqiptare amerikane, me moton “Pavarėsia e Kosovės Tani”, i bėn thirrje Shtėpisė sė Bardhė tė njohė vullnetin e njė populli qė kėrkon sovranitet.
“Me ketė peticion, Lidhja qyetetare shqiptaro amerikane”, tha ligjvenesi Hajd, “ka bėrė njė punė tė shkelqyeshme, dhe kurrė nuk na le tė harrojmė se Kosova e meriton tė jetė e pavarur. Ju keni perkrahjen time dhe tė kolegėve tė tjerė si Benjamin Gillman, i cili megjithėse ka dalė nė pension, ėshte njė figurė me ndikim nė Kongres e nė administrate”, tha kryetari i Komisionit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, Henri Hajd.
Nė ceremoni ishin tė pranishėm edhe njė numėr shqiptaro amerikanėsh, veprimtarė e anėtarė tė kėshillit drejtues tė Lidhjes Qytetare, tė ardhur nga shumė shtete tė Amerikės. Ligjvėnėsi Hajd i siguroi ata se puna e tyre ėshtė njė shėrbim i madh patriotik nė tė mirė tė kombit tė prejardhjes sė tyre si dhe njė veprim qė ndihmon nė ruajtjen dhe forcimin e demokracisė amerikane, ku liria e individit, liria e grupeve tė pakicave apo organizitave lobiste jane tė drejta tė shenjta. “Ju siguroj se puna juaj nuk do te shkojė kot. Zoti i bekoftė shqiptarėt”, tha ligjvėnėsi Hajd.
Ndėrsa ligjvėnėsi i njohur nga Kalifornia, Dana Rohrabaker tha se dėshira e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi ėshtė jo me pak e zjarrtė sesa ishte dėshira e amerikanėve tė shekullit tė 18 pėr pavarėsi nga Britania. Ai tha se kėtė e kuptoi drejtpėrdrejt gjatė vizitės sė kohėve tė fundit nė Kosovė, ku pati takime me njerėz tė moshave, shtresave e kombėsive tė ndryshme. “Pėr ta Kosovė e Pavarėsi janė bėrė tashė sinonim; fjalė tė sė njėjtit kuptim”, tha ligjvėnėsi Rohrabacker.
“Perticioni u nėnshkrua edhe nga disa qindra serbė, romė e ashkali si dhe nga disa perfaqėsues tė komuniteit ndėrkombėtar nė Kosovė”, thotė Sherli Kloyes Dioguardi, kėshilltare e lartė pėr ēėshtje tė Ballkanit pranė Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Kryetari i Lidhjesh Qytetare, Zhozef Dioguardi thotė se petecioni ėshtė vazhdė e punės 20 vjeēare dhe e projekt rezolutave tė njėpasnjėshme qė kjo shoqatė lobiste shqiptaro amerikane ka paraqitur nė Kongres pėr ēėshjet shqiptare nė Ballkan, e nė veēanti pėr Kosovėn.
Nė nismėn pėr nėnshkrimin e peticionit u ngazhuan shumė veprimtarė pėrfshi Faton Bislimin, shqiptaro amerikan qė vazhdon studimet nė universitetin e Harvardit.
Ndėrkohė qė procresi i bisedimeve rreth statusit tė Kosovės tashmė ka filluar, zoti Bislimi, njė nga intelektualėt lobistė mė tė rinj shqiptaro amerikanė beson, se vetem njė njohje zyrtare e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Shteteve te Bashkuara, do t'i jepte fund agonisė sė njė populli rreth statusit pėrfundimtar.

Dilaver
23-03-06, 13:20
Greqia shqyrton kthimin e politikave ndaj Kosovės
Diplomacia helene e konsideron Kosovėn si shtet tė pavarur dhe, nė kėtė kėndvėshtrim, po kėrkon rishqyrtim tė politikave tė saj tė jashtme, duke sugjeruar tė ndėrtojė marrėdhėnie mė tė hapura me shqiptarėt, pėr tė mbrojtur investimet e tyre aktuale


Gazeta greke “Ta Nea” e konsideron pavarėsinė e Kosovės, tė padiskutuar. Kjo, duke iu referuar deklaratave tė kėshilltarėve tė afėrt tė Ministres sė Jashtme, Dora Bakojanis. Nė artikullin e gazetės “Ta Nea” citohen zyrtarė tė lartė tė diplomacisė greke dhe Ministrisė sė Jashtme pėrkatėse, qė deklarojnė se ėshtė duke u shqyrtuar njė kthesė pozitive e politikės me Kosovėn. Kjo, pėr shkak se po kėrkohet njė komunikim mė i hapur me shqiptarėt, nė njė perceptim mė realist diplomatik, lidhur me pavarėsinė e sigurtė tė Kosovės nė vitin 2006. Ministrja e Jashtme, Dora Bakojanis, nuk ka marrė ende asnjė vendim final pėr ēėshtjen, por, sipas kėshilltarėve tė saj, ajo duket tė jetė dashamirėse me nevojat e rishqyrtimit tė politikave pėr Kosovėn. Kjo vjen sidomos pas turit tė znj.Bakojanis nė territoret e ish-Jugosllavisė, pak kohė mė parė.
Nė sugjerimet e tyre, kėta zyrtarė theksojnė se pavarėsia e Kosovės, qoftė edhe nėpėrmjet bisedimeve, mund tė konsiderohet e sigurtė, duke sqaruar gjithashtu se kjo i atribuohet edhe dėshirės amerikane tė mbėshtetur nga britanikėt. Tė njėjtėt zyrtarė pohojnė se nė kushtet aktuale, Franca nuk ėshtė e interesuar pėr problemin e Kosovės, ndėrsa gjermanėt janė neutralė, pėrderisa interesat e tyre brenda ish-Jugosllavisė, janė ezauruar me Slloveninė dhe Kroacinė. "E vetmja gjė qė ne arrijmė duke folur vazhdimisht ėshtė qė tė mos ketė presion nė bisedime, tė mos ndryshohen kufijtė, tė mos kemi njė marrėveshje tė sforcuar, tė mos jemi kundėr shqiptarėve dhe faktorit ndėrkombėtar", theksohet nė deklaratat e zyrtarėve tė lartė tė diplomacisė greke, qė kanė paraqitur mendimet e tyre qė nė vitin 2000, por qė nuk u pranuan nga qeveria helene. Pėr kėtė arsye, shtojnė ata, do tė ishte mirė nėse i hapej drita jeshile mundėsisė tė ndryshimit tė politikės, duke sqaruar se gjithsesi, vendimi i pėrket qeverisė sė tyre, nė majat mė tė larta tė vendim-marrjes, pra kryeministrit tė vendit. Sugjerimet e diplomatėve vėnė re se, sapo Kosova tė bėhet e pavarur, elementi shqiptar do tė dominojė nė 3 shtete, Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni. Mbajtja e marrėdhėnieve tė mira me shqiptarėt do tė ndihmojė nė mėnyrė mbrojtėse investimet e Greqisė nė kėto vende, por edhe tė ardhmen e tyre. Ata vėnė re se, kur Kosova tė bėhet e pavarur, paratė e emigrantėve kosovarė do tė vėrshojnė nė vendin e tyre, ndėrsa kjo nuk ėshtė bėrė deri tani, sepse atdheu i tyre ka qenė nė njė regjim tė diskutueshėm.

Re. Po.

Dilaver
09-04-06, 15:21
http://www.eldr.org/modules.php?name=News&file=article&sid=746

Dilaver
12-04-06, 16:40
Aleanca e Liberalėve dhe Demokratėve Europianė-Pavarėsi de-jure dhe pranim nė OKB


http://photos1.blogger.com/blogger/5230/1764/200/art-big-44511.jpg (http://photos1.blogger.com/blogger/5230/1764/1600/art-big-44511.jpg)
Grupimi i Parlamentit Europian, ALDE ( Aleanca e Liberalėve dhe Demokratėve Europianė) nė njė sesion tė posaēėm ėshtė shprehur nė favor tė pavarėsisė de - jure tė Kosovės dhe dhėnien asaj tė njė vendi nė OKB. Ky ėshtė grupimi i tretė i Parlamentit Europian pėr nga numri i eurodeputetėve, pas atij popullor dhe socialist dhe i pari qė shprehet zyrtarisht pėr pavarėsinė e Kosovės.
Zgjidhja e statusit tė ardhshėm tė Kosovės ka qėnė njė temė tepėr e nxehtė nė diskutimet dhe debatet e zhvilluara prej kohėsh nė Parlamentin Europian. Sė fundmi nė kėtė debat janė angazhuar edhe njė grup eurodeputetėsh, anėtarė tė Grupimit tė Partive Liberale dhe Demokrate Europiane, i njohur shkurtimisht edhe si ALDE. Njė mbledhje e veēantė e kėtij grupimi, nė tė cilin kanė marrė pjesė edhe disa nga anėtarėt e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europės ka arritur nė pėrfundimin e prerė dhe tė parevokueshėm: « Kosovės duhet t'i njihet pavarėsia de jure dhe tė pranohet nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara ».Duke argumentuar kėtė qėndrim europarlamentarėt liberalė dhe demokratė theksuan ndėr tė tjera se jo vetėm qė pjesa dėrrmuese e popullit tė Kosovės kėrkon pavarėsinė, por duke pasur parasysh se Jugosllavia nuk ekziston mė, as de jure dhe as de fakto, pavarėsia e Kosovės nuk ka nevojė pėr tė kėrkuar ndarjen me ndonjė shtet tjetėr.Por kjo pavarėsi e plotė dhe e njohur ndėrkombėtarisht, sipas eurodeputetėve liberalė dhe demokratė, duhet tė shoqėrohet megjithatė me disa kushte, tė cilat sipas tyre nuk kanė tė bėjnė me ndonjė lloj pavarėsie tė kushtėzuar, por thjesht me detyrimet qė ka ēdo shtet nė respektimin e pakicave tė tij apo tė normave ndėrkombėtare.
Eurodeputetėt kėrkojnė me kėtė rast qė shteti i ri ballkanik tė pranojė tė nėnshkruajė konventat ndėrkombėtare dhe europiane pėr mbrojtjen e minoriteteve dhe qė serbėt tė kenė tė drejtė tė kujdesen dhe tė administrojnė monumenet e tyre tė kulturės atje.
Njohja zyrtare edhe e gjuhės serbe, rome etj dhe pėrdorimi i tyre nga qytetarėt nė marrėdhėniet me njėri - tjetrin dhe shtetin si dhe bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn e Hagės, - janė po ashtu disa nga kėrkesat e europarlamentarėve. Njėkohėsisht njohja dhe pranimi i kufijve tė tashėm si tė pėrhershėm dhe tė pandryshueshėm sė bashku me nevojėn e ruajtjes sė pranisė sė NATO-s atje, pėr sa kohė qė Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do ta quajė tė nevojshme - janė po ashtu disa nga rekomandimet qė pėrfshihen nė rezolutėn e aprovuar nga grupimi i Partive Liberale dhe Demokrate Europiane.Me kėtė rast duhet theksuar se ALDE ėshtė njėri nga grupimet mė nė zė tė Parlamentit Europian. I pėrbėrė nga eurodeputetė tė spektrit liberal dhe demokrat ai pėrbėn grupimin e tretė pėr nga rėndėsia dhe pesha nė Parlamentin Europian, dhe i pari qė shprehet hapur dhe zyrtarisht nė favor tė pavarėsisė sė plotė tė Kosovės.




http://www.eldr.org/modules.php?name=News&file=article&sid=746
.
.
.
.
.

Dilaver
18-04-06, 10:46
Wisner haptas pėr pavarėsinė e Kosovės

SHKUP, 17 prill 2006 (Beta) – I dėrguari i posaēėm i SHBA-ve pėr Kosovėn, Frank Wisner u ka thėnė haptazi zyrtarėve mė tė lartė maqedonas se SHBA-tė konsiderojnė se pavarėsia ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr statusin e Kosovės, njoftoi tė premten TV Kanal 5 nga Shkupi.


Ky televizion ka transmetuar se Wisner i ka thėnė kryetarit tė Maqedonisė Branko Cėrvenkovski dhe kryeministrit Vllado Buēkovski se marrėveshja pėr statusin do tė duhej tė arrihet gjer nė fund tė kėtij viti. “Wisner nuk u pėrgjigj tėrthorazi, por nė mėnyrėn mė tė drejtpėrdrejt u ka pėrcjellė Cėrvenkovskit dhe Buēkovskit qėndrimin e Presidentit Bush se Kosova duhet tė bėhet e pavarur deri nė fund tė kėtij viti”, Kanal 5 ka cituar njė burim anonim.

Burimi i njėjtė po ashtu ka bėrė me dije se Wisner u ka thėnė zyrtarėve maqedonas se Uashingtoni tashmė u ka dėrguar sinjale Beogradit, nė mėnyrė qė autoritetet serbe tė pėrgatisin publikun pėr pavarėsinė e Kosovės.

Dilaver
05-05-06, 18:30
Newsweek: KB pritet tė shpallė Kosovėn shtetin mė tė ri nė botė, ndoshta qė nė qershor Nė numrin e saj tė fundit, e pėrjavshmja politike amerikane, Newsweek, boton njė intervistė me kryeministrin e Kosovės, Agim Ēeku, dhe qė nė fillim shtron pyetjen se “a do tė mundet kryeministri kosovar tė sjellė stabilitet politik? Revista amerikane mė tej thekson se ish gjenerali qė shėrbeu nė armatėn kroate dhe komandoi UĒK-nė nė luftėn pėr pavarėsi, do tė pėrballet me njė javė tė vėshtirė ndėrsa ekipet negociatore po takohen pėr herė tė katėrt dhe tė fundit nė Vjenė. http://www.rtklive.com/site/themes/default/images/spacer_black.gif“Kombet e Bashkuara pritet tė shpallin Kosovėn shtetin mė tė ri nė botė, ndoshta qysh nė qershor tė kėtij viti, dhe ndonėse shqiptarėt e mirėpresin prospektin e pavarėsisė, serbėt lokalė e shikojnė me frikė”, thotė revista amerikane. Pėr Ēekun revista thotė se po bėnė pėrpjekje tė shėrojė plagėt e ndarjes duke u pėrqėndruar nė tė drejtat e pakicave. “Duhet tė arrijmė njė zgjidhje qė do tė kėnaqte edhe serbėt qė tė vazhdojnė jetėn nė Kosovė, duke ju ofruar respektim tė tė drejtave dhe komuna tė reja, thotė Ēeku duke folur pėr negociatat e 4 dhe 5 majit nė Vjenė dhe nėnvizon se ‘pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovws’. Me statusin e pavarur, Kosova pėrfundimisht do tė jetė e lirė, nė paqe, dhe nė bashkėpunim me fqinjėt, pa arsye tė frikės pėr tė ardhmen. Do ta udhėheqim vetė shtetin tonė dhe do t’i gėzohemi mundėsisė sė anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian dhe NATO ashtu si vendet e tjera, thotė Ēeku. Pėr postin e tij tė ri, Ēeku thotė se ‘unė sillem si kryeministėr i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe ata nuk kanė njė kryeministėr tjetėr’. Ai akuzon Beogradin se po i pengon serbėt tė integrohen nė institucionet e Kosovės. Nė pyetjen se a ka arsye qė NATO tė mbetet nė Kosovė, Ēeku pėrgjigjet se forcat e NATO-s mund tė largohen sapo Kosova tė jetė anėtarėsuar nė aleancėn ushtarake perėndimore dhe tė ndėrtojė sistemin e saj tė sigurisė qė nuk paraqet kėrcėnim pėr askė dhe qė i pėrgjigjet standardeve tė Aleancės. Si problem mė akut tė Kosovės, Ēeku e sheh papunėsinė si dhe mosrespektin pėr rendin dhe ligjin. http://www.rtklive.com/site/themes/default/images/spacer_black.gifRTK (http://www.rtklive.com/site/perne/webstaff.php)04/05/2006 (http://www.rtklive.com/site/search/search.php?searchtype=date&search=04/05/2006)09:51:39

Dilaver
27-06-06, 22:52
Pavarėsia e pashmangshme
26 qershor - Gazeta Financial Times thotė se kryeministri britanik, Tony Blair, do t'i thotė tė martėn nė Londėr Vojislav Kostunicės se Serbia duhet tė pranojė pashmangshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės deri nė fund tė kėtij viti. Kjo porosi i jepet liderit serb, pėrpara takimeve me rėndėsi tė Grupit tė Kontaktit nė Londėr dhe Bruksel.



Serbia nėn presion tė madh ndėrkombėtar
Sipas gazetės “Financial Times”, Beogradi gjendet nėn presion nga Shtetet e Bashkuara, nga Britania dhe nga administrata e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, qė ta pranojė pavarėsinė si "zgjidhjen mė joproblematike".
“Financial Times” mė tej shkruan pėr problemet e brendshme serbe dhe pėr presionin qė tė mos hiqet dorė nga Kosova dhe qė tė ofrohet njė "autonomi mė e gjerė e mundshme", por nė kuadėr tė sovranitetit tė Serbisė. Pėrderisa presionet e bashkėsisė ndėrkombėtare vazhdojnė, i dėrguari special i OKB-sė pėr statusin, Marti
Ahtisaari, vazhdon agjendėn e tij tė vizitave nėpėr shumė qendra dhe institucione ndėrkombėtare tė rėndėsishme, duke kėrkuar mbėshtetje pėr procesin e bisedimeve.

Dilaver
29-06-06, 17:31
Kryeministri britanik, Toni Bler, ka ftuar Serbinė tė respektojė vullnetin e popullit tė Kosovės, shkruan e pėrditshmja londineze "Financial Times.