PDA

View Full Version : Barazimi i Shqiperisė me Serbinė


beku
13-02-06, 18:58
pėrmbaruesi

nga beubeku

Nė krye tė fushatės anti Shqipėri padyshim se konkuroi pėr t'u vėnė Ibrahim Rugova si "terminator" (pėrmbarues).

1.Rugova: barazimi i Shqipėrisė me Serbinė

Si meritė e veēantė e Rugovės shpesh u paraqite "pavarėsia" e tij nga udhėheqja e Shqipėrisė. Kjo, megjithkėtė, ėshtė thikė me dy presa: ka anėn e vet tė mirė dhe anėn e vet tė keqe. Por Rugova bėhej njėlloj si Nano dhe barazohet me tė, e ndoshta bėhej mė i dėmshėm kur barazon Shqipėrinė me Serbinė. Ky barazim bėhet shpesh nga Rugova i cili e kishte bėrė zakon tė shprehej: "Kosova e hapur njėlloj si ndaj Shqipėrisė edhe ndaj Serbisė", "Kosova e pavarur nga Serbia dhe Shqipėria", "Kosova tė ketė simbolikėn (flamurin, himnin, stemėn etj.) e veēantė nga Shqipėria" etj. Pse kėto ide, ndjenja dhe veprimtari janė edhe tė gabuara, edhe tė dėmshme pėr shqiptarėt?
Barazimi i Shqipėrisė me Serbinė, edhe sikur tė mos kishim asnjė ndjenjė, tė ishim njerėz pa ndjenja e pa moral apo robot, ėshtė mendėrisht i gabuar, shumė i gabuar. Le tė analizojmė disa aspekte:
Sė pari, "rugovistėt" mund tė thonė se kėto shprehje ai i pėrdorė pėr taktikė, pėr t'i mbushė mendjen botės se nuk kėrkohet "Shqipėria e Madhe" apo "Kosova e Madhe", por nė tė vėrtetė ai e do edhe Shqipėrinė, edhe bashkimin kombėtar. Bota kėrkon sot nga udhėheqėsit shqiptar (tė Shqipėrisė e tė Kosovės) tė garantojnė se nuk kėrkojnė bashkimin. Mirėpo, bashkimi ėshtė fazė e mėvonshme, mbasi tė arrihet pavarėsia etj., etj.
a) Qoftė edhe si taktikė ka njė kontradiktė logjike, ėshtė, siē u tha, mendėrisht e gabuar. Nė qoftė se Rugova "taktizon" kur e barazon Shqipėrinė me Serbinė, atėherė edhe Nano "taktizonė" kur "e barazojnė" Kosovėn me Serbinė por nė tė vėrtetė e do bashkimin kombėtar. Pra, nė qoftė se tė dy palėt taktizojnė, dhe taktizojnė siē u kėrkohet, nė tė njėjtin drejtim, atėherė nuk kuptohet se pse Rugova nuk shkonte mirė me udhėheqėsit e Shqipėrisė dhe pse duhet lavdėruar pėr "pavarėsinė" nga udhėheqėsit e saj.
b) Rugovės i lejohej "tė taktizojė" siē ia kėrkon bota, ndėrsa udhėheqėsve tė Shqipėrisė nuk u lejohet. Teorikisht edhe kjo mund tė jetė, por atėherė duhet treguar se Shqipėria ėshtė nė gjendje tė pėrballet me presionin botėror, ndėrsa Kosova nuk ėshtė nė gjendje, prandaj Shqipėrisė nuk i lejohet tė taktizoj ndėrsa Kosovės i lejohet. Mirėpo nga tė dhėnat e njohura deri tani del se Shqipėria nuk ėshtė shumė mė e fuqishme se Kosova nė arenėn botėrore sa tė mos ketė nevojė tė "taktizojė".
c) "Rugovistėt" thonė se Rugova "taktizoi" ndėrsa udhėheqėsit e Shqipėrsiė janė me ndjenja, me tė vėrtetė kundėr bashkimit kombėtar. Nė fakt kėta tė fundit kurrė nuk kanė arritė deri nė kėtė gradė qė ka arritė Rugova sa tė barazojnė Kosovėn me Serbinė, siē e barazon Rugova Shqipėrinė me Serbinė, kurr nuk janė shprehė se Serbia dhe Kosova janė njėlloj pėr ta, se kėrkojnė marrdhėnie tė njėllojta etj. Prandaj, njė mundėsi tjetėr, po kaq e bazuar ėshtė edhe qė Rugova ishte me ndjenja, me tė vėrtetė kundėr bashkimit kombėtar ndėrsa udhėheqėsit e Shqipėrisė vetėm "taktizojnė" por nė tė vėrtetė e duan bashkimin kombėtar. Mundėsia pėr t'i vėrtetuar apo hedhė poshtė kėto dy pohime ėshtė e njėllojtė, prandaj askush nuk mund tė thotė se di diēka tė sigurtė pėr to (pėr ndjenjat).Nga ato qė tė gjithė mund tė shohin, tė kontrollojnė e tė vėrtetojnė janė qėndrimet e njėllojta, praktikat e njėllojta, veprimtaritė dhe sjelljet reale. Nga njohja e kėtyre mund tė thuhet vetėm se, ose tė dy palėt taktizojnė dhe atėherė nuk ka kuptim pse Rugova ka bėrė mirė qė ėshtė "prishė" me udhėheqjen e Shqipėrisė, ose tė dy palėt janė kundėr bashkimit kombėtar dhe atėherė pėrsėri nuk ka kuptim pse janė "prishė". Nga pikėpamja kombėtare nė tė dy rastet Rugova del njėlloj si udhėheqėsit e Shqipėrisė dhe nuk ka asnjė gjė pėr t'u lavdėruar pse ėshtė "prishė" me ta.
Sė dyti, barazimi nga Rugova i Shqipėrisė me Serbinė ėshtė i gabuar edhe faktikisht. Serbia ka kryer krime dhe i ka shfarosė shqiptarėt e Kosovės pėr shekuj me radhė. Pa shkuar shumė herėt nė shekuj, vetėm nė fund tė shekullit XIX Serbia ka dėbuar e ka shfarosė me thika e plumba, nė dimrin qė ka ngrirė mijėra shqiptar nga rrethi i Nishit gati gjithė popullsinė shqiptare qė edhe sot janė "muhaxhirė" nė vendin e vet nė Kosovė. Serbia u ka ndaluar gjuhėn shqipe, simbolikėn shqiptare, i ka dhunuar e torturuar pėr tė ndėrruar besimin fetar, i ka pėrzėnė pėr Turqi, i ka varrosė shqiptarėt e Kosovės tė gjallė nė varre masive. Kėso lloj krimesh ndaj Kosovės, sa del nga dokumentet qė njihen deri sot, nuk ka kryer asnjėherė Shqipėria. Por Rugova e barazon Shqipėrinė me Serbinė, vendos simetri, kėrkon tė ketė marrdhėnie tė njėllojta, tė jetė njėlloj e hapur etj. Kjo siē shihet ėshtė gabim sepse nuk mbėshtetet nė dokumente, nuk ka fakte se Shqipėria dhe Serbia kanė qenė njėlloj ndaj Kosovės, prandaj kur Kosova tė fitoj pavarėsinė t'i trajtoj njėlloj si Shqipėrinė, si Serbinė.
Sė treti, nė qoftė se Rugova e ka fjalėn pėr barazim tė Shqipėrisė me Serbinė nė shekuj atėherė barazimi nuk ka kuptim sepse pėr vitet e shekujt para shpalljes sė pavarėsisė nuk ka kuptim termi Shqipėri sipas kufijve qė ka sot, atėherė Kosova ėshtė vetė Shqipėri. Nė qoftė se e ka fjalėn pėr periudhėn mbas shpalljes sė pavarėsisė, atėherė prap nuk mund tė provohet se shteti i quajtur Shqipėri ka kryer tė njėjtat krime qė ka kryer Serbia ndaj Kosovės. Shteti i quajtur Shqipėri mund tė mos e ketė ndihmuar sa duhet Kosovėn nė luftėn kundėr Serbisė, ndonjėherė mund t'i ketė sjellė edhe dėme me politikėn e vet, por kurrė nuk barazohet me Serbinė nė krimet qė ka kryer Serbia ndaj Kosovės. Shqipėria ndoshta nuk e ka ndihmuar shumė Kosovėn por sė paku jo rrallė ia ka lehtėsuar dhimbjet e ia ka fashuar disa plagė. Kur iknin tė tmerruar e tė frikėsuar nga ushtritė serbe shqiptarėt e Kosovės jo rrallė dhe masivisht kanė gjetė strehim nė Shqipėri si nė "kohėn e Zogut", si nė "kohėn e Majkos", gjatė gjithė shekullit. Ndoshta nuk ka ofruar luks, por varfėrinė e vet e ka nda me buajri me shqiptarėt e Kosovės qė nuk dinin ku tė fusin kokėn nga frika prej ushtarėve serbė. Por Rugova thotė se Shqipėria dhe Serbia duhen trajtuar njėlloj, se Kosova e pavarur do t'i trajtoj njėlloj si Serbinė, si Shqipėrinė.
Ky barazim ėshtė i gabuar si mendim edhe po tė mos shqyrtohet fare me ndjenja p.sh. me ndjenja dashurie pėr kombin, apo me vlerėsim moral si njė barazim imoral. Thjeshtė nuk qėndron si mendim. Pėr ta barazuar Shqipėrinė me Serbinė Rugovės do t'i duhen shumė dokumente, fakte e tė dhėna qė tė provojnė se Shqipėria ka shfarosė qindra mijė shqiptar, i ka pastruar etnikisht territoret shqiptare si Serbia sanxhakun e Nishit, se shqiptarėt e Kosovės kanė ikė masivisht nga frika e ushtarėve tė Shqipėrisė dhe kanė gjetė strehim buajr nė Serbi etj., etj. Nuk ėshtė ēudi qė Rugova tė nxisė historianėt "rugovistė" ose kėta ta bėjnė vetė njė fushatė pėr tė "vėrtetuar" se Shqipėria e mjerė dhe e cunguar ka kryer tė njėjtat krime ndaj Kosovės si edhe Serbia. Nė logjikėn e deritashme tė "rugovistėve" ēka thotė Rugova ėshtė e pagabueshme, prandaj nuk duhet lėnė pa dėshmuar se edhe barazimi i Shqipėrisė me Kosovėn kur e bėn Rugova ėshtė i drejtė, i vėrtetė dhe i saktė, pėrndryshe udhėheqėsi lihet nė baltė. Sidoqoftė nė shkallėn e tanishme tė dijeve Rugova e ka gabim kur e barazon Shqipėrinė me Serbinė. Pra, edhe Rugova gabon, e gabon randė: bėn faj (dhe krim ndaj tė vėrtetės, moralit, ndjenjave dhe interesit tė shqiptarėve, por kėto njėherė do tė lihen mėnjanė).
Sė katėrti, duke e barazuar Shqipėrinė me Serbinė, Rugova bėn edhe njė gabim tjetėr: barazimin e Shqipėrisė me udhėheqėsit e saj politik. Ndoshta Rugova "lavdėrohet" jo pse ėshtė "pavarėsuar" nga Shqipėria, por nga udhėheqėsit e Shqipėrisė. Ky ėshtė njė interpretim, por nuk del dhe nuk ėshtė kuptimi i politikės sė tij tė shprehur nė moton "Kosova njėlloj e hapur si ndaj Shqipėrisė edhe ndaj Serbisė", "Kosova njėlloj e pavarur si nga Serbia edhe nga Shqipėria". Rugova kur flet vetė barazon Shqipėrinė me Serbinė dhe jo udhėheqjet e dy vendeve. Se e ka fjalėn pėr udhėheqjen e Shqipėrisė ėshtė vetėm interpretim i fanatikėve rugovistė. Megjithatė nė tė dy kuptimet barazimi ėshtė i gabuar. a) As nė nivel udhėheqjesh, udhėheqėsit e Shqipėrisė dhe udhėheqsit e Serbisė nuk kanė qenė njėlloj kriminal ndaj Kosovės. As Nano, as Berisha as ndonjė tjetėr nga Shqipėria nuk ka dėrguar tanket, qentė, paramilitarėt pėr tė vrarė, shqyer, pėrdhunuar gratė, fėmijėt e pleqtė e Kosovės, por kėtė e ka bėrė udhėheqja e Serbisė, inteligjenca e Serbisė, shoqėria civile e politike serbe, dhe do ta bėj prapė mbas pak vitesh nė qoftė se ndiqet politika e Rugovės e barazimit tė Shqipėrisė me Serbinė. b) Nė qoftė se kur thotė Shqipėri ka parasysh udhėheqjen politike, atėherė prap bėn gabim qė i barazon termat, bėn po atė gabim qė bėnin enveristėt kur barazonin Shqipėrinė me Enverin. Por Shqipėria nuk ėshtė identike me udhėheqsit e saj dhe barazimi i Shqipėrisė me ta ėshtė gabim i rėndė mendor qė ėshtė vėrtetuar disa herė.
Sė pesti, Rugova lavdėrohet se "ėshtė pavarėsuar" nga udhėheqėsit e Shqipėrisė kurse nė fakt bėn tė njėjtin gabim qė kanė bėrė tradicionalisht udhėheqėsit e Shqipėrisė. Kjo do tė thotė se Rugova nuk ėshtė "pavarėsuar" po ka mbetė skllav i skemės mendore tipike tė udhėheqėsve tė Shqipėrisė nė 90 vjetėt e fundit. Qė nga shpallja e pavarėsisė e deri sot udhėheqėsit e Shqipėrisė, nė mėnyrė tipike, kanė besuar se mbrenda kufijvė qė ju vunė Shqipėria do tė mundej tė zhvillohet ekonomikisht e tė ndėrtonte rend politik stabil, se do tė forcohej e atėherė do tė bashkohej me Kosovėn. Po bėhen 100 vjet me kėtė ide, janė provuar lloj-lloj sistemesh politike e ekonomike dhe Shqipėria e coptuar nuk ka mundur as tė zhvillohet ekonomikisht dhe as tė stabilizohet politikisht. Kur tani nė Shqipėri kėtė gjė e kanė kuptuar gati tė gjithė, nė Kosovė del Rugova dhe mbron tė njėjtin mendim tė vjetruar e tė pėrgėnjeshtruar tė udhėheqejs sė Shqipėrisė, sipas tė cilit, Kosova e pavarur, mbrenda atyre kufijve tė cunguar do tė jetė nė gjendje tė forcohet ekonomkisht e tė ndėrtoj njė rend stabil politik.
Kosova dhe Shqipėria janė pjesė tė njė tė tėre dhe nuk mund tė zhvillohen tė pavarura nga njėra-tjetra. Shqipėria ėshtė nė varėsi tė Kosovės dhe kėtė tani po e kuptojnė gati tė gjithė nė Shqipėri. Ideja se njė Shqipėri e fortė dhe e begatė do tė ishte tėrheqėse pėr Kosovėn i ka shtyrė shume shtete tė fuqishme tė ndjekin politika e tė veprojnė pėr ta mbajtė tė dobėt e jostabile dhe ia kanė arritė. Edhe Kosova ėshtė nė varėsi tė Shqipėrisė, dhe kėtė gjė qė e dinin (por edhe e tepronin nė Kosovė) tani duan ta shpėrfillin duke i pėrgaditė vetes njė tė ardhme si tė Shqipėrisė gjatė shekullit tė kaluar. Nė Shqipėri qė nė fillim ka qenė zhvilluar njė ide e saktė e tipit: "Pa Kosovė e Ēamėri, nuk ka Shqipėri!". Njė kohė tė gjatė ėshtė dashur tė zhvillohet njė luftė e vėshtirė dhe e rėndė mendore pėr tė heqė iluzionin se Shqipėria mund tė zhvillohet pa pjesėt qė iu shkėputėn. Tani po aq e saktė dhe, edhe mė e saktė ėshtė se: "Pa Shqipėri e Ēamėri, nuk ka Kosovė!". Besimi se Kosova mund tė zhvillohet e tė stabilizohet "e pavarur" nga Shqipėria ėshtė njė iluzion edhe mė i rrezikshėm se i udhėheqėsve tė Shqipėrisė se Shqipėria mund tė zhvillohet "e pavarur" nga Kosova. Por kėtij problemi nuk dua t'i shkoj mė tej kėtu dhe nuk ėshtė mirė tė bėhet objekt i shumė debateve. Tani duhet argumentuar se Kosova e pavarur ėshtė e mundur (por tė vetėdijshėm se ėshė vetėm fazė kalimtare drejt bashkimit). Ēka duhet uruar ėshtė qė "pavarėsia" e Kosovės nga Shqipėria tė mos zgjasė sa "pavarėsia" e Shqipėrisė nga Kosova, dhe Kosova tė mos i pėrsėrisė rrėmujat dhe problemet qė i kanė ardhė Shqipėrisė nga kjo "pavarėsi". Sidoqoftė disa nė Kosovė, duke pėrfshi edhe idetė e Rugovės, tė kujtojnė ato rryma serbofile e grekofile shqiptare, ato rryma e grupe joshqiptare qė e shikonin me gėzim coptimin e Kosovės nga Shqipėria si ēlirim prej Kosovės dhe "malokėve". Nė kėtė kuptim Rugova nuk ėshtė "pavarėsuar" nga Shqipėria, por vetėm ka mbetė njė kopje e pjesės mė tė gabuar dhe mė tė neveritėshme tė mendimit politik tė Shqipėrisė.
Sė gjashti, Rugova vendoset nė pozicion tė kundėrt me mendimin e rilindėsve shqiptar dhe nė krah tė atyre qė tradicionalisht njihen si serbofile e grekofil, si bashkėpuntorė tė vetėdijshėm a tė pavetėidjshėm tė kryerėsve tė krimeve ndaj shqiptarėve. Edhe nė kuptimin mė tė pafajshėm pavarėsia e Kosovės krijon njė gjendje tė ngjashme me periudhėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, gjendjen e ekzistencės sė disa vilajeteve shqiptare. Por ndryshe nga rilindėsit qė shpallėn programin e bashkimit tė vilajeteve shqiptare nė njė njesi tė bashkuar politike-kombėtare pėrballė rrezikut sllavo-grek, Rugova kėrkon mbajtjen e vilajeteve tė ndara dhe trajtimin e njė vilajeti shqiptar (Shqipėrisė) njėlloj si rreziku sllav e grek. Nuk ėshtė puna tek ironizmi ndaj tij, sikur ėndėrroka tė quhet Ibrahim Pashė Rugova, vali i Kosovės me qendėr nė Prishtinė etj. Problemi ėshtė se nuk mund tė merret lehtė si lajthitje mbasi ky lloj tė menduari njihet. Tė heqėsh sotė dorė nga ideja e bashkimit tė "vilajeteve" kur nuk ėshtė heqė dorė nė kohė shumė mė tė vėshtira, ndėrmjet dy luftrave botėrore, nė kohėn e ndarjes sė botės nė blloqe e tė perdes sė hekurt, tė heqėsh dorė tani qė premisat pėr bashkim janė mė tė mirat, do tė thotė se pikėrisht ky ėshtė shqetėsimi. Tani shqetėsimi nuk vjen nga pamundėsia, por nga mundėsitė qė janė krijuar pėr bashkim dhe prandaj duhen gjetė mėnyra pėr ta ndaluar. Ky ėshtė program i vjetėr dhe jo ambicie tė Rugovės pėr titullin Ibrahim Pashė Rugova, ndonėse ambiciet e individit dhe roli i tyre nė ngjarjet politike nuk ėshtė pa rėndėsi.
Si pėrfundim mund tė thuhet se e shqyrtuar vetėm mendėrisht, logjikisht, pa ndjenja dhe gjykim moral barazimi nga Rugova i Shqipėrisė me Serbinė dhe ideja pėr ta pavarėsuar Kosovėn nga Shqipėria e pėr tė pasė marrdhėnie tė njėllojta si me Serbinė edhe me Shqipėrinė ėshtė e gabuar, e pabazuar.
E shikuar nga kėndvėshtrimi moral dhe ndjenjėsor ky barazim dhe kjo politikė ėshtė thellėsisht imorale dhe armiqėsore ndaj shqiptarėve si komb. Por kjo nuk do tė shqyrtohet hollėsisht kėtu.
Ėshtė imorale nė pikėpamje intelektuale, sepse tė shpifėsh, tė barazosh dy gjėra qė nuk janė tė barabarta, qė madje ndryshojnė rrėnjėsisht, nė pikėpmaje tė etikės intelektuale ėshtė thėllėsish imorale, ėshtė fyerje e arsyes, e ratios. Ėshtė imorale nė pikėpamje njerėzore barazimi i viktimės me kriminelin sepse Shqipėria jo rrallė ka qenė edhe vetė viktimė e krimeve serbe ndėrsa Rugova e barazon Shqipėrinė me Serbinė, viktimėn me kriminelin. Ėshtė imorale nė pikėpamje politike sepse barazon mikun me armikun, sepse mban tė njėjtin qėndrim si ndaj vėllait qė ndoshta nuk ka qenė aq i mirė por nuk ka kryer krime me armikun qė e ka shfarosė. Ėshtė imorale politikisht sepse, siē thoshte Karl Shmit (Carl Schmit), edhe nė qoftė se nė jetėn private ka ndonjė vlerė porosia "duaje armikun tėnd" nė politikė porosia "duaje armikun tėndė" nuk vlenė. Ėshtė imorale sepse gjatė gjitėh shekullit Shqipėria ka strehuar shqiptarėt e Kosovės tė ndjekur nga serbėt dhe ka nda me ta kafashatėn e vet tė varfėr, ndėrsa tani Rugova e barazon me Serbinė duke treguar mosmirėnjohjen e vetė. E mosmirėnjohja ėshtė ves i ulėt moralisht etj.
2. Rugova: "dealbanizacija Kosova i Metohije"
Pikėpamjet e Rugovės qofshin edhe pėr taktikė janė tė rrezikshme sepse janė nė vijėn e nacionalizmave serbė e grekė dhe sepse janė ide gjenerike, ide lindėse, qė lindin njė program tė tėrė antishqiptar. Pikėpamjet e Rugovės pėrmbajnė njė program tė tėrė, karaktersitik pėr lėvizjet e fuqishme pėr krijimin e njė kombi qė pėrfshijnė nga lufta, ideologjitė, riinterpretimi i historisė, letėrsia e veēantė, krijimi i miteve e deri tek heraldika, muzika etj. Sepse programi i Rugovės parashikon krijimin e njė kombi tė ri, e kombit kosovar. Sipas Rugovės shqiptarėt duhet tė harrojnė se janė shqiptar dhe tė bėhen kosovarė. Por pėr kėtė tani ėshtė shumė vonė.
Kombi shqiptar ėshtė formuar mbi bazėn e kritereve etnike-kulturore, ose sipas modelit "gjerman" dhe jo mbi bazėn e shtetėsisė, ose modelit "francez". Prandaj pėr shqiptarėt ka qenė i vetėkuptueshėm dallimi ndėrmjet kombit e shtetėsisė. Prandaj shqiptarėt edhe pse kanė jetuar nė shtete tė ndryshme (romak, bizantin, osman, sllav, grekė) nuk e kanė identifikuar veten sipas shtetėsisė. Prandaj shqiptarėt nė ish-Jugosllavi nuk e kanė identifikuar veten me Jugosllavinė, nuk e kanė parė veten si jugosllavė por si shqiptarė.
Programi i Rugovės e godet kombin nė themelin e vet, nė llojin e identitetit, dhe jo nė ēėshtje anėsore. Ai ėshtė program i tipit "francez", jugosllav dhe serbo-grek. Ndoshta sepse Rugova ka njėfarė shkollimi nė Francė, ndoshta sepse ėshtė ndikuar nga jugosllavizmi, ndoshta sepse nuk di ēka bėn. Por tė gjitha kėto janė pa rėndėsi. E rėndėsishme ėshtė pėrmbajtja e programit.
Sė pari, programi i Rugovės pėr kombin kosovar ėshtė i tė njėjtit tip me programin komunist tė jugosllavizmit. Jugosllavizmi ka qenė njė pėrpjekje pėr tė barazuar kombin me shtetėsinė. Nė regjistrimin e popullsisė nė ish-Jugosllavi nė rubrikėn e kombėsisė mund tė bėhej regjistrimi "jugosllav", sipas shtetėsisė. Numėri i jugosllavėve ka qenė gjithnjė shumė i vogėl nė tė gjitha kombet e ish-Jugosllavisė, por programi ka ekzistuar. Tani nė emėr tė shtetėsisė sė Kosovės, Rugova kėrkon tė ndėrrohet simbolika kombėtare si flamuri, hymni etj. Rugova, sipas modelit "francez" dhe jugosllav komunist kėrkon epėrsinė e shtetėsisė ndaj kombit, heqjen dorė nga simbolika kombėtare pėr hirė tė simbolikės shtetėrore.
Edhe nė qoftė se ky ėshtė njė "taktizim" pėr tė plotėsuar disa kushte qė Kosova tė njihet nė arenėn ndėrkombėtare si shtet mė vete e pėr kėtė i duhen simbole dalluese nga Shqipėria kjo duhet tė bėhet shumė e qartė prej tij sepse pėrpjekjet pėr tė pėrdorė kriteret ideologjike dhe shtetėrore pėr pėrkufizimin e shqiptarėve dhe kosovarėve si dy kombe tė ndryshme janė nxitė nga dikush edhe nė Shqipėri.
Qė mė 1992 duke u nisė nga kriteri i shtetėsisė, Spartak Ngjela, tani njeriu i parapėlqyer i Berishės (edhe ky i specializuar nė Francė) shprehej se shqiptarėt dhe kosovarėt janė dy kombe tė ndryshme si austriakėt dhe gjermanėt. Fatos Lubonja, njeriu i parapėlqyer i Veton Surroit, i pėrmbahet kriterit ideologjik-shtetėror kur ngulė kėmbė se shqiptarėt dhe kosovarėt pėrbėjnė dy kombe tė ndryshme sepse kanė jetuar nė shtete dhe ideologji tė ndryshme, sepse kosovarėt e duan Enver Hoxhėn, ndėrsa shqiptarėt e urrejnė etj. Mendimi i Lubonjės ėshtė nė vijėn e Leninit qė i dallonte kombet sipas regjimit dhe ideologjisė nė kombin socialist dhe kapitalist. Kjo pėrpjekje ka qenė bėrė veēanėrisht nė ish-Gjermaninė Lindore pėr t'i paraqitė si dy kombe tė ndryshme gjermanėt socialistė nga gjermanėt kapitalistė sipas shtetėsisė dhe ideologjisė sė ndryshme, pėrpjekje qė nuk ka pasė sukses as atje. Edhe grekėt nuk pranojnė tė ketė kombėsi tjetėr asnjė person qė ka shtetėsi greke ose fe ortodokse.
Atė qė nuk e arriti jugosllavizmi do ta pėrfundojė Rugova: ndėrrimin e kuptimit tė vetes nga shqiptarėt si komb, ndėrrimi i kriterit mbi tė cilin e kuptojnė identitetin e vet: nga etnik-kulturor nė kriterin shtetėror. Ka shumė mundėsi qė programi i Rugovės tė dėshtoi siē ka dėshtuar jugosllavizmi, kombi socialist etj., por dhimbje e plagė shkakton, sidomos kombit plot vuajtje tė tjera, kombit shqiptar. Tani ėshtė shumė vonė qė shqiptarėt tė identifikojnė veten mbi bazėn shtetėrore e jo shpirtėrore, tė zevendėsojnė kuptimin e vets si komb mbi bazėn etnike me kuptimin mbi bazėn e shtetėsisė sipas tipit "francez", "leniniste" ("lubonjist"), "jugosllavist" etj.
Sė dyti, programi i Rugovės ėshtė nė vijim tė programit serb pėr "deshqiptarizimin e Kosovės" ose "dealbanizacija Kosove". Njė prej shqetėsimeve mė tė mėdha tė nacional-shovinizmit serb gjatė viteve '80 ka qenė mbrojtja e Kosovės nga ndikimi i Shqipėrisė. Sipas serbėve Kosova po ndikohej nga Shqipėria ēka shfaqej nė tekstet shkollore e deri tek simbolika e njėjtė. Nėn programin e dealbanizmit tė Kosovės u kėrkua ndryshimi i pamjes sė flamurit, stemave etj., etj. Ndaj kėti programi nacionalshovinist serb ka pasė njė qėndresė, derdhje gjaku e dhėnie jetėsh nga shqiptarėt, njė pėrbashkim me njėri-tjetrin dhe njė veprimtari madhėshtore pėr ruajtjen e simbolikės kombėtare. Tani programin e nacionalshovinizmit serb kėrkon ta ēoj nė fund Rugova: ta pastroj Kosovėn nga ndikimet e Shqipėrisė, nga simbolika e njėjtė kombėtare etj.
Sė treti, simbolika "e Shqipėrisė", flamuri, hymni, etj., nuk janė simbole shtetėrore por janė simbole kombėtare, qė u takojnė gjithė shqiptarėve si komb dhe jo vetėm Shqipėrisė si shtet. Ato janė bėrė simbole shteti sepse u krijua njė cop shtet shiqptar dhe synohej forcimi i simbolikės kombėtare. Por ato janė simbole tė Kosovės po aq sa tė Shqipėrisė. Lufta pėr mbrojtjen e falmurit, gjuhės, himnit etj., etj., nuk ėshė zhvilluar mė shumė nė Shqipėri se nė Kosovė. Ato mė lehtė ndėrrohen (modifikohen) nė Shqipėri me njė vendim tė Kuvendit dhe ka mė pak pasoja negative se nė Kosovė.
Sė katėrti, programi i Rugovės pėrputhet me synimet afatgjata tė nacionalshovinizmit grek e serb pėr tė argumentuar dhe pėr tė realizuar se nuk ka komb shqiptar, se shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė janė dy kombe tė ndryshme. Shqiptarėt kanė argumentuar se janė njė komb, se kanė prejardhje e, rrejdhimisht, gjuhė, histori, traditė, simbole etj., etj., tė pėrbashkėta. Tani atė qė nuk e kanė arritė nacionalizmi grek e serb sepse ėshtė bėrė qėndresė, synojnė ta arrijnė pėrmes Rugovės qė do tė veēoj simbolikėn e ndoshta edhe historinė, traditėn etj., tė Kosovės nga Shqipėria.
Shkurt nė programin e Rugovės nuk ka asgjė tė re veē ideve tė nxjerra nga programet dhe praktikat e nacionalshovinizmave grekė e serbė: tė barazimit tė kombit me shtetin dhe tė coptimit tė kombit shqiptar nė "kombe" tė ndryshme.
Edhe njėherė duhet theksuar se, edhe nėse ėshtė "taktizim" (pėr ta gėnjyer botėn, sikur bota tė ishte teveqele) shfaqjet e tij mbartin njė rrezik tė madh sa as vetė programet nacionalshoviniste greke e serbe nuk kanė mundur tė shkaktojnė. Ndaj kėtyre pėrpjekjeve serbe e greke shqiptarėt kanė qenė syēelė dhe kanė bėrė qėndresė. Ndėrsa kur realizohen nga Rugova njerėzit mund tė gėnjehen dhe kur ta kuptojnė do tė jetė vonė, jo se do shndėrrohen nė komb tjetėr, por se do tė mbeten nė mes tė rrugės, pa identitet tė fortė, pa bazė zhvillimi. Edhe nė qoftė se Rugova nuk e dėshiron seriozisht dhe sinqerisht fushatėn e paracaktuar vetėm tė shkaktoj vuajtje por jo tė ketė sukses pėr krijimin e dy kombeve tė ndryshme, taktikėn e tij do ta pėrdorin tė tjerė shqiptarė qė janė me vullnet tė plotė nė shėrbim tė armiqėve tė shqiptarėve. Edhe nė qoftė se Rugova si person "taktizon" elektorati dhe simpatizantėt e tij mund ta marrin seriozisht dhe tė fillojnė punėn pėr tė argumentuar secili nė fushėn e vet se janė komb i ndryshėm nga kombi shqiptar, me histori, heraldikė, simbolikė, gjuhė etj., tė ndryshme. Edhe nė qoftė se Rugova "taktizon" personalisht kėtė mund ta marrin seriozisht kundėrshtarėt e tij real, serbofilėt e grekofilėt e paguar e tė papaguar shqiptar.
Thamė se ai ėshtė njė program gjenerik qė pėrfshinė shumė mundėsi pėr veprimtari antishqiptare. Kur thamė se pėrfshinė deri heraldikėn kjo do tė thotė se p.sh. nė emėr tė studimit tė stemave pėr stemėn e Kosovės do tė argumentohet historia e ndryshme e Kosovės nga historia e Shqipėrisė. Tė tjerė pėr tė provuar tė drejtėn e Kosovės pėr shtetėsi do tė argumentojnė se Kosova ka histori tė ndryshme nga historia e Shqipėrisė. Tė tjerė, siē propagandon Kastriot Myftaraj nė Tiranė, do tė thonė se Kosova dhe Shqipėria kanė dy gjuhė tė ndryshme dhe se gegėt duhet tė fillojnė luftėn pėr t'u ēliruar nga sundimi gjuhėsor i toskėve etj., etj. Nuk ka gjė se kėto nuk qėndrojnė si argumente. Zhurma do tė jetė aq e madhe sa krijohen pėrshtypjet, paragjykimet dhe frustracionet jokritike iracionale masive. Kontrollojeni shtypin, median pėrgjithėsisht dhe do tė shihni se si atė ēka nuk e arritėn pėr shekuj nacionalizmat serb e grekė po pėrpiqen ta arrijnė pėrmes shqiptarėve. Ēėshtjes sė bashkimit kombėtar tė shqiptarėve, ēėshtjes shqiptare do t'i jepet njė zgjidhje: nuk ka njė komb shqiptar. Kėtė e thoshte Spartak Ngjela dhjetė vjet mė parė: ēėshtja shqiptare ėshtė e zgjidhur. Shqiptarėt dhe Kosovarėt janė dy kombe tė ndryshme. Kėtė pėrpiqet tė realizoj Rugova: tė krijojė dy kombe tė ndryshme.
Siē shihet, qoftė edhe si "zbulim" Rugovės nuk i takon ndonjė meritė pėr kėto ide, sepse nuk janė tė reja, sepse janė shumė tė vjetra dhe Rugova vetėm sa i ėshtė bashkėngjitė njė rryme qė vepron me kohė nė radhėt e shqiptarėve pėr t'i copėzuar shpirtėrisht mbasi i kanė copėzuar territorialisht.
Sė pesti, programi i Rugovės ėshtė nė pėrputhje me programin nacionalshovinist grek e serb qė mbas coptimit territorial tė realizohej coptimi shpirtėror i kombit shqiptar. Nė tė vėrtetė Lubonja kėtė e paraqet si gjendje tė arritur, por dallimet qė pėrmend ai janė shumė sipėrfaqėsore pėr tė provuar se janė krijuar dykombe tė ndryshme. Ndėrsa idetė e Rugovės prekin krakakteristika themelore dhe mbi programin e tij mund tė preket edhe vetė gjuha, historia e tredita si elemnte kyē tė vetėpėrkufizimit tė identitetit. Ata qė i coptuan territoret dhe kombin shqiptar kanė shpresuar se nga jeta nė shtete tė ndryshme do tė largohen shpirtėrisht. Kėshtu ajo qė mund tė quhej ēėshtje shqiptare do tė zgjidhej pėr disa dekada. Mirėpo deri tani kjo strategji nuk ka ecur. Dhe siē vė nė dukje Baleta, ndoshta pėr ironi tė historisė, bota qė i kishte coptuar u detyrua tė ndėrhynte ushtarakisht nė mbrojtje tė asaj pjese tė shqiptarėve qė kishte parashikuar tė asimilohen shpejt nga shteti serb, nė mbrojtje tė shqiptarėve tė Kosovės. E, siē hamendėson mė njė ironi tė shkėlqyer Baleta, ndoshta ndėrhynė ushtarakisht kundėr serbėve edhe si ndėshkim pse pėr njė shekull nuk arritėn t'i asimilojnė shqiptarėt e t'iu ndėrrojnė ndjenjėn e identitit kombėtar. Por atė qė nuk u bė pėr njė shekull synon ta realizoj nė tė mirė tė serbėve pėr pak vite vetė Rugova: ndėrrimin e identietit shqiptar dhe shkėputjen shpirtėrore tė shqiptarėve tė Kosovės nga pjesėt e tjera tė kombit.
Pra, nė shumė drejtime Rugova del si "terminator", pėrmbarues i politikave serbo-greke e ndėrkombėtare kundėr shqiptarėve qė kanė mbetė nė mes, pa u realizuar. Kėtu hyn zbatimi deri nė fund i ndėrrimit tė kriterit tė identitetit kombėtar nga etnik nė shtetėror (jugosllavizmi). Dhėnia fund e ēėshtjes shqiptare mbas coptimit territorial duke krijuar dy kombe tė ndryshme dhe kėshtu nuk ka mė problem shqiptar. Coptimi e ndarja territoriale le etjen dhe dėshirėn pėr bashkim, ndėrsa ndarja shpirtėrore i jep fund pėrgjithnjė.
Dhe, me njėfarė "gjakftohėtėsie" cinike ndaj vetes mund tė themi se, sikur tė ishte e mundur ndoshta s'do tė kishte asgjė tragjike veē detyrimit moral ndaj tė parėve tanė qė kanė vuajtur tė na lėnė njė identitet. Por krijimi i njė kombi tė ri kosovar nė vend tė kombit shqiptar nė Kosovė tanimė ėshtė i pamundur dhe vetėm shkakton vuajtje tragjike tė mėdha, ndoshta edhe mė tė mėdha se ato qė na kanė rėnė nė kokė pėr shekuj. Sepse nė vend se t'i bashkojmė forcat pėr tė mbrojtė veten, ende e vėmė veten nė dyshim jemi apo nuk jemi shqiptar. Mbas shekujsh qė vijnė qė nga fillimi i botės Rugova u thotė shqiptarėve: harroni qė jeni shqiptarė. Tani e tutje jeni kosovarė. Edhe me kaq nacionbalshovinizmi grek e serb e ka realizuar nė personin dhe me personin Ibrahim Rugova njė pjesė tė rėndėsishme tė programeve tė veta antishqiptare. Nė vend se tė merremi me programe si tė zhvillohen, tė pėrparojnė, tė pėrmirėsojmė jetėn tonė na kthejnė nė ēėshtje qė as do tė duhej tė diskutoheshin: jemi apo nuk jemi komb, jemi apo nuk jemi njė komb etj. Dhe thonė pastaj se Serbia ka marrė fund, kur ajo na sundon po aq mirė pėrmes personave dhe rrymave tona shqiptare.