PDA

View Full Version : Kosova mė Kryeministėr tė ri (Agim Ēeku)


E_Zjarrta
02-03-06, 01:00
Kosova nga sot nuk ka me kryeminister Bajramat por tani ka Agimin vallė a do tė agoi me te edhe nje e ardhme me e mirre ne Kosove

Ju kisha lutur per diskutime shoqerore dhe pa ofendime siq e kan disa zakon

Dilaver
02-03-06, 11:15
Kryeministri Kosumi ka dhėnė dje dorėheqjen, e zėvendėson Agim Ēeku
http://www.kosova.com/images/spacer_CCCCCC.gif
Prishtinė, 2 mars - Kryeministri Bajram Kosumi ka dhėnė dje pasdite dorėheqjen, tė cilėn e ka e ka quajtur "akt moral dhe veprim tė duhur", por nuk sqaroi arsyet, ndėrkohė qė siē mėsohet ky veprim u bė pas presioneve brenda partisė sė tij.
"Duke pasur parasysh mundėsinė qė qeveria e Kosovės tė mbetet pa shumicėn e votave nė Kuvendin e Kosovės, duke pasur parasysh krijimin e mundėsive tė reja pėr forcat politike nė Kosovė pėr tė vazhduar me proceset, pėr tė krijuar shance tė reja bashkėpunimi me miqtė tanė ndėrkombėtarė, tė cilėt na kanė pėrkrahur dhe po vazhdojnė tė na pėrkrahin nė kėtė proces, e ēmoj veprim tė duhur dhe akt moral qė nė pėrputhje me Kornizėn Kushtetuese tė Kosovės, tė jap dorėheqjen time nga posti i Kryeministrit tė Kosovės".
Kryesia e AAK sė, nė njė takim tė mbajtur pasdite, ka pranuar dorėheqjen e kryeministrit Kosumi. Nė tė njėjtėn kohė ata kanė propozuar nė mėnyrė unanime gjeneralin Agim Ēeku, komandant aktual i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, si kandidat pėr kryeministėr tė Kosovės.
Nė njė kumtesė Kryesia e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė njė takim tė jashtėzakonshėm, fill pas publikimit tė dorėheqjes sė Kosumit, thekson se "AAK e ēmoi lart punėn e deritanishme tė kryeministrit Kosumi dhe tė ministrave tė Qeverisė sė Kosovės".
"Kryesia e AAK sė, e vetėdijshme pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet procesi politik i Kosovės, pranoi dorėheqjen e kryeministrit Kosumi, duke e falėnderuar atė dhe duke i qenė mirėnjohėse gjithė punės qė ai ka bėrė nė udhėheqjen e deritanishme tė Qeverisė sė Kosovės".
Po ashtu Kryesia e AAK sė thotė se e mbėshtet vazhdimin e koalicionit aktual qeveritar, me partnerėt qeverisės dhe, njėkohėsisht, iu jep mbėshtetje tė palėkundur ministrave, zėvendėsministrave dhe tė gjithė tė emėruarve politikė nga radhėt e AAK sė nė institucionet e Kosovės.
"AAK vendosi qė pėr kryeministėr tė Kosovės tė propozojė gjeneral Agim Ēekun, komandant aktual i Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.
Gjeneral Ēeku i ka dėshmuar cilėsitė e tij prej lideri gjatė periudhave mė tė vėshtira qė i ka kaluar Kosova, duke dėshmuar pėrkushtim tė thellė nė kryerjen e detyrave tė cilat i janė besuar", thekson AAK.

Dilaver
02-03-06, 16:19
Presidenti Sejdiu nominon Agim Ēekun Kryeministėr tė Kosovės
http://www.kosova.com/images/spacer_CCCCCC.gif
Prishtinė, 2 mars - Nė bazė tė kompetencave kushtetuese dhe nė bazė tė Marrėveshjes sė koalicionit nė mes tė LDK sė, AAK sė dhe partnerėve tė tjerė, Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka vendosur tė nominojė z. Agim Ēeku Kryeministėr tė Qeverisė sė Kosovės.
Presidenti kėrkon nga Kryeministri i nominuar qė tė formojė Qeverinė nė bazė tė Marrėveshjes sė Koalicionit.

E_Zjarrta
02-03-06, 20:41
2 mars 2006 /TN Pavarėsisht se kush kėrkoi tė mos vazhdojnė mė nė postet qė ishin, pavarėsisht sa janė tė implikuara zyrat e huaja nė kėtė ēėshtje, dhe pavarėsisht se a ka qenė momenti i duhur a jo pėr tė ndodhur kėto ndryshime- nė Kosovė tash e tutje do ta kemi njė tjetėr skemė ministrore. Edhe pse shumė nga ministrat do tė dėshironin ta vazhdonin punėn nė qeverinė tjetėr, nuk do tė jenė mė. Por, nė vend tė tyre, LDK-ja dhe AAK-ja, pėr ta pasur njė qeveri stabile, duhet t’i zgjedhin intelektualėt mė tė zotė qė kanė. Pėr imazhin e Qeverisė, tė vetė partive nė fjalė dhe tė Kosovės pėrgjithėsisht. Se sa mė intelektualė tė jenė ministrat, aq mė seriozisht do tė trajtohet politika jonė nė skenėn ndėrkombėtare. Kjo ėshtė shumė domethėnėse pėr statusin e Kosovės... Nazmi LUKAJ E mėrkura qė kaloi, solli ndryshime tė papritura: u shkarkuan Bajram Kosumi nga posti i kryeministrit dhe Nexhat Daci nga ai i kryeparlamentarit. Ka kohė qė tė dytė janė nė shėnjestėr tė kritikave tė opozitės. I pari ėshtė akuzuar pėr qeverisje tė dobėt, kurse i dyti vazhdimisht ka qenė nė shėnjestėr tė “Orės” dhe kryetarit tė saj, Veton Surroit, i cili po ashtu vazhdimisht e ka akuzuar e spiunuar edhe nė zyrat e ndėrkombėtarėve se nuk po e lejon frymėn demokratike nė Parlamentin e Kosovės. Se Kosumi nuk do tė ishte mė nė krye tė qeverisė, u shushurit qė nga e diela. Ato pėshpėritje pohonin se mes Kosumit e Ramush Haradinajt ka pasur njė konflikt verbal, dhe se ky i dyti ėshtė pėrbetuar se nuk do tė lejojė mė qė ai ta vazhdojė mandatin e kryeministrit. Dorėheqja e Kosumit nėn presionin e partisė sė tij ka ndodhur, por se a kanė pasur konflikt a jo, kėtė e dinė vetėm kėta dhe partia e tyre, AAK-ja. Kėto dy shkarkime kanė qenė tė befasishme, sepse kanė ndodhur nė njė periudhė delikate pėr Kosovėn, kur po negociohet pėr fatin e saj. Bajram Kosumi erdhi nė krye tė qeverisė pas Ramush Haradinajt, dhe me porosinė e tij. Kjo porosi ishte edhe hendikepi mė i madh i Bajram Kosumit, sepse, deri nė momentin e shkarkimit, u pa si i tillė. Kėtė ia pohuan shumė gazetarė dhe publicistė tė shtypit tė majtė, pėr tė mos i lėnė hapėsirė qė ta ndėrtojė karizmėn e vet politike. Lufta e kėtyre mediave dhe e opozitės kundėr Kosumit u bė mė shumė nga inati qė AAK-ja lidhi kooalicionin me LDK-nė. Deri nė atė moment, Kosumi lavdėrohej si njė intelektual e politikan i zoti pikėrisht nga opozitarėt dhe kėta gazetarė tė shtypit tė majtė. Kosumi nuk ėshtė qė nuk punoi, por nuk e kishte karizmėn e Haradinajt qė t’i mbulonte edhe disa dobėsi nė punėn e Qeverisė. E, sa i pėrket Nexhat Dacit, ai ka qenė shumė i bindur se askush nuk do tė mund ta shkarkonte. Por edhe askush nė Kosovė nuk e ka pritur shkarkimin e tij. Kjo ndodhi pasi kryesia e LDK-sė u shtrėngua qė ta bėjė njė hap tė tillė. Pėr kėtė shkak, z. Daci e ka pėr obligim qė, pėr hir tė unitetit partiak, ta respektojė kėtė vendim tė kryesisė sė partisė. Kryeparlamentari Daci ka qenė shumė i suksesshėm nė udhėheqjen e Parlamentit, por i ka kushtuar shtrenjtė pėrplasja me Veton Surroin, fjala e tė cilit u mor nė konsideratė nga disa zyra ndėrkombėtare edhe me rastin kur vuri kushte se, nėse ai do tė zgjidhet kryetar i Kosovės, do tė jepte dorėheqje. Dy dobėsitė e z. Daci s’kishin tė bėnin me punėn e Parlamentit, por me disa deklarime tė tij. Ai pėrmendte vetėm kontributin kombėtar tė familjes Haradinaj, dhe shpeshherė e harronte atė tė Sali Ēekut. Gabimin e dytė e bėri me rastin e votimit tė Fatmir Sejdiut pėr president tė Kosovės, kur pohoi se pa i dalė timi kėsaj ēėshtjeje, nuk do tė bėnin pauzė parlamentarėt. Kėtė ironi tė tij e kuptuan tė gjithė. Kjo edhe e dėmtoi brenda LDK-sė. Nė tė dy rastet ėshtė Surroi ai qė iu bė digė z. Daci. Fuqia e tij politike ka bazėn te serviliteti i tij i madh tek ndėrkombėtarėt qė nga viti 1990. Ai njihet si kompromisaxhi nė politikė, dhe e ruajnė ndėrkombėtarėt si letėr tė mundshme me rastin e ndonjė kompromisi. Se vetėm Surroi, aktualisht, ėshtė ai politikan qė do tė pranonte tė nėnshkruhej pėr ndonjė status mė tė vogėl se pavarėsia e Kosovės, sado qė verbalisht shprehet pėr tė. Vetoni ėshtė njė politikan kalkulant, qė nė skenėn politike ka depėrtuar kaq thellė nė sajė tė miqėsisė qė ka krijuar me disa figura tė rėndėsishme ndėrkombėtare, e qė miqėsinė me tė e mbėshtesin nė servilitetin dhe kalkulacionet e tij politike. Pėrfliten variante tė ndryshme rreth shkarkimit tė z. Daci, por varianti i saktė dhe i sinqertė ėshtė ky. Ndėrsa fajtor pėr shkarkimin e Kosumit ėshtė Ramush Haradinaj. Disa zyrave diplomatike te ne, u ka konvenuar ky ndryshim dhe ia kanė dhėnė dritėn e gjelbėr. Puna e Dacit dhe e Kosumit tashmė i takon tė sė kaluarės. Nė vend tė tyre janė propozuar Kolė Berisha dhe komandanti i TMK-sė, Agim Ēeku. Propozimi i parė ėshtė shumė i qėlluar. Kolė Berisha ėshtė nga veprimtarėt e parė tė LDK-sė. Mė 1899, ka qenė i izoluar nė burgjet e Serbisė, ku ėshtė maltretuar rėndė. Pas luftės, i qėndroi besnik LDK-sė, edhe pėrkundėr kėrcėnimeve tė shumta qė kishte. Tėrė jetėn ia kushtoi ēėshtjes kombėtare. Propozimi pėr Kolėn ėshtė me vend edhe nė njė plan tjetėr: nė aspektin ndėrkombėtar ėshtė njė element shumė pozitiv pėr Kosovėn. Kolė Berisha ėshtė edhe njė intelektual i pėrgatitur dhe shumė i matur. Ėshtė zėvendėsimi mė adukuat pėr z. Daci, intelektualizmi i tė cilit ka qenė pengesė pėr Veton Surroin dhe opozitarėt. E propozimi pėr gjeneral Ēekun veē ka filluar tė shihet me skepticizėm jo vetėm nga politikanėt e analistėt politikė, por edhe qytetarėt. Gjeneralėt zgjedhen nė poste politike vetėm nė raste tė rralla, kur shtetin e kaplon krizė e madhe. Kjo te ne nuk ka ndodhur, andaj duket shumė e palogjikshme qė ai t’i prijė Qeverisė. Nė rast se do tė zgjedhet ( sipas tė gjitha gjasave kjo edhe do tė ndodhė), do ta ketė tė njėjtin fat si tė Kosumit. Ai u pa gjithmonė si kryeministėr me porosinė e Ramushit, e ky do tė shihet si gjeneral qė nuk merr vesh shumė nga politika. Mu pėr kėtė, gjeneral Ēeku do tė duhej ta maste vetėn shumė qė ta pranojė detyrėn e kryeministrit a jo. Pėr tė, rruga e dytė dhe mbetja nė krye tė TMK-sė do tė ishte rruga mė e mirė. Nėse e pranon kėtė detyrė, pikėrisht pėr shkak tė kėtij hendikepi tė cekur, ai do ta kishte fatin e Kosumit. Nga posti i kryeministrit do tė binte pak mė vonė a pak mė herėt se paraardhėsi. Pavarėsisht se kush kėrkoi qė z. Kosumi e z. Daci tė mos i vazhdojnė postet qė kishin, pavarėsisht sa janė tė implikuara zyrat e huaja nė kėtė ēėshtje, dhe pavarėsisht se a ka qenė momenti i duhur a jo pėr tė ndodhur kėto ndryshime- nė Kosovė tash e tutje do ta kemi njė tjetėr skemė ministrore. Edhe pse shumė nga ministrat do tė dėshironin ta vazhdonin punėn nė qeverinė tjetėr, nuk do tė jenė mė. Por, nė vend tė tyre, LDK-ja dhe AAK-ja, pėr ta pasur njė qeveri stabile, duhet t’i zgjedhin intelektualėt mė tė zotė qė kanė. Pėr imazhin e Qeverisė, tė vetė partive nė fjalė dhe tė Kosovės pėrgjithėsisht. Se sa mė intelektualė tė jenė ministrat, aq mė seriozisht do tė trajtohet politika jonė nė skenėn ndėrkombėtare. Kjo ėshtė shumė domethėnėse pėr statusin e Kosovės...

arben-ks
03-03-06, 11:09
Pershendetje per dizajnin se pari e pastaj edhe per shkarkimin e hajdutve te popullit -daci,Kosumi, e tash e dhe rama edhe melihati po shkarkohen po me duket mir ja ka nis Kryetari i kosoves se me haduq te partis ldk s mbrohet morali i popullit.. Qeky koka kryetar se a po mir jav paska ba qeky paska me i qit ne udhe ldkshat...se ai i tjetri veq flejke...!

Fshatari
04-03-06, 13:46
Ndryshimet e fundit nė Kosovė, qė unė si tė gjithė kosovarėt, i aprovojė pa rezerva, kanė zgjuar dy lloje reagimesh :
1) Pozitive nga ana e Shteteve tź bashkuara tė Amerikės, e vetmja demokraci e vėrtetė, Sėbashku me Kosovėn, sot nė botė.
2) Negative nga tė gjithė regjimet diktatotrial qź fshihen pas petkut "demokratik" : franca, serbia, greēia, ndonjė tjetėr...!
franca : e ka patur pėr kryetar shteti njė gjeneral, De Gaule; e ka pėr kryatar shteti tź tanishėm njź kolonel nė rezervė : Jacques Chrirac. Pse i pengon emrimi i njė gjenerali kosovar nė krye tė qeverisė!
serbia, nuk dua tė shprehem pėr tė ....
greqia: e ka harrue kohėn e kolonelve (1977)! njerėz tė pa memorje, inegzistent!

Gentiani
05-03-06, 18:04
Nė krahasim me kyeministrat tjerė qė ka pasur Kosova, mendoj qė Ēeku ėshtė mė i pregaditur profesionalisht dhe shumė mė me sukses do ta kryej detyrėn qė e pret. Nė anėn tjetėr, edhe pse prezent dhe aktiv nė periudhėn e pasluftės nė Kosovė, mendoj qė nuk i njeh edhe aq gjėrat qė mundet t`ia ziejnė nė politikė kasta e injorantėve nga spektri i gjitha partive politike!

Nė pėrgjithėsi, kur ėshtė pyetja e posteve dhe e pėrfitimeve personale nuk e njohin as babanė e tyre, kjo gjė e dėshmuar si para, gjatė dhe pas luftės.

Duke e njohur personalisht kandidatin e propozuar pėr kryeministėr do ta pėrshkruaja kėshtu:

- profesionalisht ėshtė i kompletuar;
- politikisht i pa pregaditur;
- karrierist i ēmendur, ēfarė ti ofrohet, kur ėshtė nė pyetje posti nuk mendon shumė gjatė, pamvarėsisht bindjeve qė ka!

GURI SYLAJ
05-03-06, 20:48
Kjo qe po ndodhe ne Kosove ,edhe pse ne nje kohe te pa kohe , duhet te kuptohet si nje hap qe mund dhe duhet te ndodhe ne te gjitha shoqerite demokratike.
Ketu do te flitet shume dhe gjate dhe as atehere nuk do te dihen te gjitha kombinimet e mundeshme qe kan mund te ndikojn ne kete ndodhje.
Ajo qe eshte shume e rendesishme eshte se ne Kosove nuk ka me autoritete te pa prekshme.Nuk ka mbulesa qe nuk mbulojn te verteten dhe punen,te gjithe jan te levizeshem deri ne ate mase sa qe brenda dites mund te shkojn nga posti ,cilidoqofte ai.
Do te ishte shume e mireseardhur nese kjo levizje ka per qellim te miren per kete popull e per Kosoven e te mos jete kalkulim interesash ne mes klanesh me interesa te ngushta politike ,provinciale e pse jo edhe mafioze.
Sa me shume politike qe behet ne "kater sy " aq me keq eshte per shtetin ,sa me shume transparence ne politike e jo vetem ne politike aq me mire per shoqerine.
Po shkruhet e po flitet per shume cka qe eshte bere larg opinionit, per afrime e largime ne mes emrave qe levizin sot ne Politiken Kosovare ,disa gjera ka pas mundesi ,vrojtuesi i vemendshem , t'i vrej edhe gjate muajve te fundit por me siguri ajo qe e ka kushtezu kete levizje eshte dicka me e rendesishme dhe me domethenese e qe opinioni do ta mesoj nje dite por mbas nje kohe qe edhe mund te zgjat.
E mira do te ishte qe kjo te jete levizje vetem ne politike e jo edhe ne segmentet tjera.E nisur, e dirigjuar dhe e mbaruar nga politika dhe jo nga segmente tjera.
Por egziston friga se ketu mund te kete dore edhe krimi ekonomik e politik dhe nese kjo eshte vetem pak e vertete, ndrrime mund te behen por ecje perpara eshte shume veshtire.
Ne Kosove e edhe ne te gjitha shtetet e reja ne Ballkan nje gabim qe do t'i kushtoj shtrejt eshte se nuk i eshte kushtuar kujdese se ne cilat duar po behet grumbullimi i kapitalit dhe nese ky kapital sot eshte i kontrolluar nga qarqe mafioze atehere ndryshimet ne skenen politike qojn pak peshe se cili do qe te vije ,ne vend qe te kontrolloj diken ai do te jet i mvarun dhe i dirigjuar nga dikush qe luan me te e edhe me fatin e Kosoves dhe keti populli te shume vuajtur.
Ne kete drejtim ,me se miri,flet vonesa ne emrimin dhe fillimin e punes se dy ministrive kyqe qe do te kishin per detyre luften kunder ketyre dy te kqijave qe Kosoves po i rrine var rreth qafe dhe po e krrusin perdite e me shume,krimit ekonomik dhe atij politik.Ky, krimi, eshte ngulfatesi i te gjitha ecjeve pozitive qe i duhen Kosoves dhe ky,krimi , mund te luftohet vetem permes formes institucionale e asesesi me levizje politike apo me mire thene, me loje shahu politik.

Medvegjalija
06-03-06, 14:16
Gjenerali Agim Ēeku pėr kryeministėr tė Kosoves pėr mendimin tim ėshtė njė improvizim i dikujt me qėllime tė pa kjarta pėr momentin.
Ka Kosova mjaft intelektual qė i plotsojn apsolutisht kushtet tė jet kryeministėr.
Simbas mendimit tim gjenerali Ēeku nuk ėshtė dashtė kursesi tė leviz nga posti si komandant i TMK-ės.
Por,improvizimet janė dhe do tė mbesin improvizime,Kosova do ti pėrballon tė gjitha kėto improvizime.




Zėdhėnsi i Zotit


Ajet Ajeti

E_Zjarrta
06-03-06, 17:11
Gjenerali Agim Ēeku pėr kryeministėr tė Kosoves pėr mendimin tim ėshtė njė improvizim i dikujt me qėllime tė pa kjarta pėr momentin.
Ka Kosova mjaft intelektual qė i plotsojn apsolutisht kushtet tė jet kryeministėr.
Simbas mendimit tim gjenerali Ēeku nuk ėshtė dashtė kursesi tė leviz nga posti si komandant i TMK-ės.
Por,improvizimet janė dhe do tė mbesin improvizime,Kosova do ti pėrballon tė gjitha kėto improvizime.




Zėdhėnsi i Zotit


Ajet Ajeti


hej o ti zedhensesi I dreqit po zoti nuk ka as zedhenes e as Perkthyes por qe besa as Bodigard nuk i duhen ai eshte Fuqi mbi te gjitha fuqite tek ai nuk ka as ryshfet as Hajduteri e as nuk ka Korrupcion ate e sollen Bishat ne toke e jo zoti e ti zedhenes i zotit e punet ne shpi berllog jo qe besa kuren e kurres

Nejse ti ishe shume i menqur o Medve-d-Gjali ti se pari shikoje realitetin ai qe vjen dikur edhe duhet te shkoj ai qe vjedh here kure do pergjigjet Korrupcioni nuk shkon gjithmon siq nuk shkon as kungulli mbi uje perhere


Mire se vine ata qe punojne per Kosoven pa hile

rrofte Kosova e lire dhe pa korrupta

Dilaver
08-03-06, 19:29
Ēeku pajtohet parimisht me ministrat qė ia ofrojnė partitė e koalicionit Aktuale

Lista e kabinetit tė ri qeveritar i ėshtė dorėzuar Kuvendit tė Kosovės. Kjo u konfirmua nga mandatari pėr formimin e Qeverisė, gjenerali Agim Ēeku. Pas njė takim tė zhvilluar mė zyrtarė tė LDK-s, gjenerali Ēeku tha se ėshtė pajtuar parimisht me vendimet e partive nė koalicion pėr mos ndryshim tė ministrave tė Qeverisė sė Kosovės tė cilėn do ta udhėheqė ai. Mirėpo, Ēeku e vlerėsoi si shpresėdhėnėse marrėveshjen e cila parasheh ndėrrimin e ministrave nėse kryeministri nuk ėshtė i kėnaqur me punėn e tyre.


Mandatari pėr formimin e Qeverisė sė re tė Kosovės gjenerali Agim Ēeku ka kompletuar listėn e ministrave qė do tė jenė nė kabinetin e tij qeveritarė. Pėrbėrja e ministrave tė qeverisė Ēeku nuk ndryshon aspak nga ajo Kosumi. Listės sė ministrave i janė shtuar edhe emrat e dy ministrave qė do tė drejtojnė dy ministritė e reja atė tė brendshme dhe ministrinė e rendit. Pas njė takimi tė zhvilluar mė zyrtarėt e LDK-s, gjenerali Ēeku tha se listėn komplete tė kabinetit tė tij do t’ia dorėzoj Kuvendit tė Kosovės i cili pritet tė mblidhet tė premten pėr tė votuar Qeverinė e re. Duke komentuar pėrbėrjen e kabinetit qeveritar dhe dėshirės sė tij pėr tė pasur njė kabinet ndryshe nga ai Kosumi, Ēeku tha : “Dėshirat janė tė ndryshme nga mundėsitė”.Mirėpo, Ēeku e vlerėsoi si shpresėdhėnėse marrėveshjen e cila parasheh ndėrrimin e ministrave nėse kryeministri nuk ėshtė i kėnaqur me punėn e tyre.Marrėveshja ndėrmjet partnerėve tė koalicionit qeverisės pėr mundėsinė e ndėrrimit tė ministrave ėshtė konfirmuar edhe nga nėnkryetari i LDK-sė, Eqrem Kryeziu.


RTK 08/03/2006 17:09:43

Dilaver
08-03-06, 19:36
LDK-ja ia dorėzoi sot mandatarit Agim Ēeku listėn e kandidatėve tė saj pėr kabinetin e ri qeveritar

Prishtinė, 8 mars - Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) pėrfundimisht ia dorėzoi sot mandatarit pėr kabinetin e ri qeveritar, gjeneralit Agim Ēeku, listėn e kandidatėve tė saj.
Zv/kryeministėr e Ministėr i Pushtetit Lokal – Lutfi Haziri
Ministėr i Ekonomisė dhe Financave – Haki Shatri;
Ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė - Agim Veliu;
Ministėr e Shėrbimeve Publike – Melihate Tėrmkolli;
Ministėr i Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Ēėshtjeve Jorezidente – Astrit Haraēia;
Ministėr i Transportit dhe Telekomunikacionit – Qemajl Ahmeti;
Ministėr i Rendit – Fatmir Rexhepi;
Zv/ministėr i Ekonomisė dhe Financave – Behxhet Brajshori;
Zv/ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė - Fevzi Berisha;
Zv/ministėr i Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit – Blerim Baruti;
Zv/ministėr i Bujqėsisė -Tomė Hajdari;
Zv/ministėr i Rendit – Blerim Kuēi;
Zv/ministėr i Shėndetėsisė - Fadil Kryeziu;
Zv/ministėr i Drejtėsisė - Sylė Hoxha;
Zv/ministėr i Pushetit Lokal – Aziz Lila.
Njėherit LDK-ja konfirmon se pozitat e PSHDK-sė dhe partnerėve tė tjerė tė koalicionit pėr zėvendėsministra tė konfirmohen nga mandatari nėpėrmjet partive pėrkatėse., thuhet nė njė njofgtim tė Kryesisė sė LDK-sė tė nėnshkruar nga tre nėnkryetarėt e saj:
Kolė Berisha, Eqrem Kryeziu dhe Naim Jerliu.

Dilaver
08-03-06, 19:50
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės nuk do tė bėjė ndryshime nė radhėt e ministrave tė saj nė kabinetin qeveritar. Kjo u bė e ditur pėrmes njė komunikate pėr media. Mandatarit pėr formimin e qeverisė sė re, Agim Ēekut, Aleanca ia ka propozuar sėrish katėr emrat e njėjtė tė ministrave, tė cilėt kanė punuar deri mė tani edhe nė Qeverinė Kosumi. Po ashtu, kjo parti u ka dhėnė mbėshtetje dhe dy ministrave nga radhėt e komuniteteve qė tė vazhdojnė punėn e tyre.|||Lajme.Net|||

Dilaver
10-03-06, 16:38
Kuvendi i Kosovės votoi qeverinė Ēeku


Prishtinė, 10 mars 2006 (Kosovapress) Time: 16 : 29
Kuvendi i Kosovės, nė seancėn e jashtėzakonshme tė premten, votoi nė pako pėr emėrimin e kabinetit tė qeverisė sė re tė kryeministrit Agim Ēeku. Nga 105 deputetė tė pranishėm pėr votuan 65 deputetė, 33 ishin kundėr, ndėrsa 5 deputetė abstenuan.

Fshatari
10-03-06, 16:46
LDK-ja ia dorėzoi sot mandatarit Agim Ēeku listėn e kandidatėve tė saj pėr kabinetin e ri qeveritar

Prishtinė, 8 mars - Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) pėrfundimisht ia dorėzoi sot mandatarit pėr kabinetin e ri qeveritar, gjeneralit Agim Ēeku, listėn e kandidatėve tė saj.
Zv/kryeministėr e Ministėr i Pushtetit Lokal – Lutfi Haziri
Ministėr i Ekonomisė dhe Financave – Haki Shatri;
Ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė - Agim Veliu;
Ministėr e Shėrbimeve Publike – Melihate Tėrmkolli;
Ministėr i Kulturės, Rinisė, Sporteve dhe Ēėshtjeve Jorezidente – Astrit Haraēia;
Ministėr i Transportit dhe Telekomunikacionit – Qemajl Ahmeti;
Ministėr i Rendit – Fatmir Rexhepi;
Zv/ministėr i Ekonomisė dhe Financave – Behxhet Brajshori;
Zv/ministėr i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė - Fevzi Berisha;
Zv/ministėr i Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit – Blerim Baruti;
Zv/ministėr i Bujqėsisė -Tomė Hajdari;
Zv/ministėr i Rendit – Blerim Kuēi;
Zv/ministėr i Shėndetėsisė - Fadil Kryeziu;
Zv/ministėr i Drejtėsisė - Sylė Hoxha;
Zv/ministėr i Pushetit Lokal – Aziz Lila.
Njėherit LDK-ja konfirmon se pozitat e PSHDK-sė dhe partnerėve tė tjerė tė koalicionit pėr zėvendėsministra tė konfirmohen nga mandatari nėpėrmjet partive pėrkatėse., thuhet nė njė njofgtim tė Kryesisė sė LDK-sė tė nėnshkruar nga tre nėnkryetarėt e saj:
Kolė Berisha, Eqrem Kryeziu dhe Naim Jerliu.

A di kush kėtu nė forum se kush ėshtė emruar Ministėr i Drejtėsisė.
Nė kėtė listė vihet re emri i Zv/ministėr i Drejtėsisė - Sylė Hoxha por jo edhe emri i Ministrit tė Drejtėsisė!
Flm pėr pėrgjigjen tuaj!

i juaji, i painformuari, fshatari!

E_Zjarrta
10-03-06, 17:38
Ministėr i Rendit – Fatmir Rexhepi

Fshatari
10-03-06, 17:53
Ministėr i Rendit – Fatmir Rexhepi
Faleminderit e Zjarrta!
E ministri i Drejtėsisė, si e quajnė ?
Fatmir rexhepi qenka ministėr Rendi. Kėtė e pash! Desha me dit kush ėshtė Ministėr i Drejtėsisė.
Rendi e Dretėsia janė dy ministri tė ndara e tė ndryshme!

prishtinasi
13-03-06, 08:14
Ministėr i Rendit – Fatmir Rexhepi


Tash paramendo, kush pretendon te merret me politike:biggrin: , kjo zonja e cila mendon qe ministria e rendit dhe ajo e drejtesise, jane njejte:biggrin: !
nje keshille, urgjent kthehu ne forumin "abetarja":biggrin:

MemphiSx
13-03-06, 12:35
Minister i Drejtesis eshte Jonuz Salihu

fadil
13-03-06, 14:46
pershendetje:


shum pak shkrime verejta ne kete teme qe kan diqka te rendesishme per temen!

Une personalisht mendoj se Gjenral Agim Qeku eshte nje fogur e forte politike dhe profesionale per ta udhehequr nje qeveri ne rrethana te tilla qfar eshte kosova.

Agim Qeku nese deshiron te kete sukses ne kete mision qe e ka nisur duhet te jete shum i ashper ne menagjimin e ketyre ministrave te deshtuar , ne te kunderten do te deshtoj edhe ky vete sebashku me ta dhe me keq do te deshtojn qytetaret e Kosoves.

por shprespjm ne autoritetin e Gjeneral Agim Qekut dhe shpresojm se kete autoritet Gjeneral Qeku do ta shfrytezoj ne te mire te te gjithe qytetrave te Kosoves e jo te nje klani politik.

koha po e deshmon se shtetin mund dhe duhet ta udheheqin ata qe e kane zhvilluar dhe udhehequr luften.

Reana
16-03-06, 18:30
koha po e deshmon se shtetin mund dhe duhet ta udheheqin ata qe e kane zhvilluar dhe udhehequr luften.

Po si!!! GATI ja ke qelluar.
Cudi qe edhe pas gjithe ketyre viteve te perfundimit te komunizmit, disa ende nuk e kuptojne kur krejtesisht futen ne ideologjite staliniane e marksiste/leniniste....Apo mos qellimisht ke cituar ndonjerin prej ketyre autoreve me kete fare fjalie???