PDA

View Full Version : Bomba e Sanxhakut (Kėrkojnė autonomi; Shqiptarėt, boshnjakėt, hungarezet ...)


Dilaver
17-04-06, 18:56
Bomba e Sanxhakut

nga KATOVICA

Nje bombe ne Novi Pazar dhe nje doreheqje e presidentit te Qendres Koordinuese te qeverise... serbe per Serbine Jugore, Rasim Ljajic, kryetar i Partise Demokratike me seli ne Novi Pazar, ngjarje te cilat ndodhen te dyja me 11 prill, zbuluan ne opinionin publik serb, rajonal dhe evropian nje plage te fshehur etnike dhe politike te Serbise, e cila e ka emrin “Sanxhak”.

Serbia eshte perpjekur vazhdimisht ta mbuloje me nje harrese publike gjendjen dhe bile emrin e Sanzhakut, nje rajon me nje siperfaqe prej 8686 kilometra katrore dhe nje popullsi prej 530 mije vetesh, nga te cilet 67 perqind jane boshnjake dhe te tjeret serb, malazez, shqiptare, etj. Rajoni eshte i ndare mes Serbise dhe Malit te Zi. Diskriminimi i thelle, qe i eshte bere dhe i behet popullsise boshnjake te Sanxhakut, ka qene nje motiv i kerkesave te vazhdueshme nga popullsisa boshnjake per demokraci dhe te drejta njelloj si qytetaret serbe.

Ne kuader te ruajtjes se kontrollit te rrepte serb mbi Sanxhakun, qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica, me nje vendim te saj shkriu keto dite Asamblene lokale te Novi Pazarit, ne te cilen dominonte Partia Demokratike e Sanxhakut, me kryetar Rasim Ljajicin. Dhe ky vendim i qeverise u muar pa vene aspak ne dijeni nje anetar te kabinetit qeveritar, sic eshte Rasim Ljajic, minister i te drejtave te njeriut dhe i pakicave ne qeverine e Koshtunices.

Ne shenje proteste, ministri Ljajic dha doreheqjen nga posti i presidentit te Qendres Koordinuese te qeverise serbe per Serbine e Jugut, qe perfshin Medvegjen, Bujanocin dhe Presheven, pra tre komuna te banuara nga shqiptaret. Duket se jo rastesisht Ljajic zgjodhi te jape doreheqjen nga posti i presidentit te Qendres Koordinuese per Serbine Jugore dhe jo nga posti i ministrit per pakicat apo nga posti i komisionit shteteror te bashkepunimit me Gjykaten e Hages per krimet e luftes ne ish Jugosllavi. Ai dha doreheqjen nga posti i koordinatorit, sepse kjo ka domethenien e vet.
Se pari, ai jep doreheqjen ne shenje proteste per pengesat, qe i nxjerr qeveria ne plotesimin e kerkesave te drejta te popullsise shqiptare ne Luginen e Presheves, te drejta qe jane fiksuar ne marreveshje nderkombetare dhe ne dokumenta zyrtare te qeverise se Serbise. Duke shpjeguar ne media motivet e doreheqjes, Ljajic deklaroi se “une nuk kam mbeshtetjen e qeverise qe te me lejoje mua te realizoj gjerat ne Serbine e Jugut”.

Se dyti, ai jep doreheqjen, sepse duke pare qe nuk realizohen te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves, ku ka patur edhe nje konflikt te armatosur serbo-shqiptar, e kupton se aq me pak do te levize qeveria ne drejtim te plotesimit te te drejtave te popullsise boshnjake te Sanxhakut. Se treti, ai jep doreheqjen ne shenje proteste per nderhyrjen e qeverise se Koshtunices me masa represive ndaj boshnjakeve te Sanxhakut, sic eshte edhe shkrirja me urdher e asamblese lokale te Novi Pazarit.
Gjithe keto nuk mund te mos hapnin nje krize te re ne marredheniet e tendosura mes Beogradit dhe Novi Pazarit. Zevendeskryeministri i moderuar serb Miroslav Labus deklaroi me 12 prill se qeveria serbe duhet te ndaloje nje dem me te madh politik, qe rezultoi nga shkrirja e asamblese lokale te Novi Pazarit. Duke reflektuar ndaj situatave plot tension dhe zemerim ndaj diskriminimit, qe ekzistojne ne Sanxhak, Labus paralajmeroi qeverine se “Ne nuk duhet te lejojme qe me shume bomba apo koktejle molotov te veprojne si prelud per shqetesime serioze ne Sanxhak”.
Kuadri i perplasjes mes Beogradit dhe Novi Pazarit eshte me i gjere se sa fusha e te drejtave te njeriut, sepse Sanxhaku ndodhet i ndare ne dy pjese, njera ne Serbi dhe tjetra ne Mal te Zi. Forcat nacionaliste serbe e kane akuzuar Ljajicin dhe partine e tij se po ben perpjekje te binde boshnjaket, qe jetojne ne Mal te Zi, te votojne per pavaresine ne referendumin e 21 majit. Edhe shkrirja e asamblese lokale te Novi Pazarit komentohet si nje goditje ndaj ndjenjave antiserbe ne Sanxhak.

Gjendja ne Sanxhak eshte nje mase qe zien nga brenda prej kohesh. Politikani i Sanxhakut, Fevzija Muric, e pershkruan Sanxhakun si fuci potenciale baruti. Popullsia boshnjake kerkon qe ajo te gezoje te drejtat e nje autonomie, me qellim qe qofte te ardhurat, qofte taksat, qe vjel Beogradi nga ky rajon, te shkojne ne favor te popullsise lokale dhe jo te caktohen kuota te vogla arbitrarisht nga Beogradi. Ne shtator te vitit te kaluar perfaqesuesit e kater partive politike dhe te 9 organizatave joqeveritare te Sanxhakut nenshkruan nje deklarate te perbashket, ku kerkojne qe te zgjidhet statusi i boshnjakeve ne Serbi dhe qe Sanxhaku te jete nje rajon administrativ. Ato i kerkojne qeverise qe ajo te zbatoje me perpara te drejtat dhe autonomine e boshnjakeve ne Serbi, perpara se te kerkoje autonomi per serbet e Kosoves, te cilet jane tre here me pak ne numur. Kerkesa e tyre per autonomi ka nje baze ne te drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qene rajon autonom qe ne kohen e Kongresit te Berlinit. Ai u pushtua ushtarakisht me 1912 nga Serbia , e cila i hoqi cdo te drejte autonomie. Ne vitet e luftes se dyte boterore Keshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli ate rajon autonom, por regjimi komunist titist ia hoqi kete te drejte dhe madje administrativisht e ndau ne dy pjese, duke ia kaluar nje pjese Serbise dhe nje pjese Malit te Zi. Ne kohen e regjimit te Milloshevicit rreth 80 mije boshnjake jane shperngulur nga Sanxhaku dhe shumica e tyre ende nuk jane kthyer. Qeveria serbe nuk e prek fare ceshtjen e rikthimit te te shperngulurve nga Sanxhaku, ne nje kohe qe ben shume zhurme per serbet e Kosoves apo te Kroacise.

Ne tetor te vitit 1991 ne Sanxhak eshte zhvilluar nje referendum popullor, ku eshte votuar per autonomine politike dhe territoriale dhe 98 perqind e votuesve votuan per te. Pas renies se regjimit te Milloshevicit pati disa perpjekje nga kryeministri i vrare Zoran Xhinxhic per te permiresuar gjendjen e boshnjakeve te Sanxhakut dhe pikerisht ai e thirri Rasim Ljajicin ne qeveri si minister. Por shume pak eshte bere per te vendosur nje ekuiliber te drejtash te barabarta mes qytetareve boshnjake dhe serbe te Sanxhakut. Aq i theksuar eshte ky diskriminim, sa qe edhe ne buletinin metereologjik te radiotelevizionit shteteror te Serbise qyteti i Novi Pazarit , qe ka 100 mije banore, nuk figuron.

Heshtja dhe harresa, qe Serbia praktikon ndaj Sanxhakut nuk ka vetem aspektin e politikes diskriminuse ndaj popullsive jo serbe, qe jetojne brenda kufijve te republikes se Serbise. Ajo ka brenda edhe strategjine e fshehjes se nje te vertete tjeter te madhe, qe ka te beje me vete Serbine. Sanxahku eshte historikisht djepi i shtetit dhe e kishes serbe. Ne Sanxhak ndodhen kishat dhe monastiret me te vjetra ortodokse serbe dhe jo ne Kosove. Kryeqendra e shtetit serb te Stefan Nemanjes ne shkullin 13-te ka qene ne Sanxhak. Pra nuk eshte Kosova djepi i shtetit dhe i kishes ortodokse serbe, por eshte Sanxhaku. Kete te vertete te madhe historike dhe juridike ata kerkojne ta fshehin, duke hedhur harresen mbi Sanxhakun, madje duke i nderruar edhe emrin. Sanxhaku eshte pergenjeshtrimi material dhe konkret i tezes se zhurmshme serbe per Kosoven si djep i shtetit dhe i kishes serbe. Per kete aryse ndaj tij eshte ndjekur dhe ndiqet kjo politike diskriminimi dhe cberjeje. Por ne kohrat e sotme moderne dhe te informacionit te menjehershem global nuk eshte me si ne mesjete, kur mund te fshiheshin shume krime ndaj popujve. Kjo eshte e vertete dhe per Sanxhakun, si nje bombe e fjetur, e cila mund te shpertheje per vete te keqen e Serbise, nese qeveria e Beogradit nuk do te filloje te zbatoje standartet demokratike te Evropes se sotme, ku zyrtarisht pretendon te shkoje.

Dilaver
17-04-06, 19:59
Kėrkojnė bisedime pėr autonomi

Novi Sad – Lideret e tri partive hungareze tė vojvodinės kėrkojnė bisedime me Tadicin. Deshirojnė autonimi e cila planifikohet pėr serbėt nė Kosovė.


Liderėt e tri partive hungareze tė Vojvodinės kėrkuan sot nga kryetari i Srbisė, Boris Tadic, qė t’i pranoj nė bisedime pėr autonomi tė hungarezėve tė Vojvodinės, nė formen e autonomisė qė planifikohet pėr serbėt e Kosovės.

Liderėt e partisė Demokratike tė hungarezve Vojvodinas, Andrash Agoshton, Bashkėsia demokratike e hungarezve vojvodinas Shandor Pal, Lidhja qytetare hungareze Laslo Rac Sabo, nė letrėn e hapur drejtuar Tadicit, vlersuan se edhe pakicat tjera nė Serbi duhet tė fitojnė autonomi e cila planifikohet pėr shqipatret nė Jug tė Serbis dhe pėr serbėt nė Kosovė. Kėtyre kėrkesave u kundervihet lideri i partis me te fortė hungareze Jozhef Kasa, kryetar i lidhjes hungareze te vojvodinės.
”Mendojmė se principet e autonomisė tė cilat janė baze e planit tė qeveris pėr zgjedhjen e pozitės sė serbve nė Kosovė, vlejnė edhe pėr pozitėn e pazgjedhur tė pakicave tjera nė Vojvodinė. Nuk kuptojmė pse pėr serbėt nė Kosovė e shqipatret nė Jug tė Serbisė vlejnė tjera principe” thuhet nė leter.

Agoshton, Pal dhe Rac Sabo, nė fund tė muajit tė kaluar i kan shkruar Marti Ahtisarit, me kerkes pėr zgjedhjen e autonomive tė pakicave.

Dilaver
13-05-06, 18:58
Goran Svilanovic, ish Ministėr i Jashtėm i SMZ, ka deklaruar se kundėrshton ndarjen territoriale tė Kosovės, duke pohuar se njė model i tillė mė vonė do tė mund tė paraqitet si njė mėnyrė legjitime pėr zgjidhjen e konteseteve ndėretnike dhe problemeve brenda Serbisė.
Kėto deklarata ai i ka bėrė tė premten, nė njė tryezė tė organizuar nė Beograd, qė ka pasur pėr temė ēėshtjen e statusit tė Kosovės dhe pozitėn e pakicave nė Serbi.
Sipas tij, nėse ndodh ndarja e Kosovės, atėherė askush nuk mund t'ua mohojė tė drejtėn shqiptarėve nė jug tė Serbisė, hungarezėve nė Vojvodinė dhe boshnjakėve nė Sanxhak, qė tė kėrkojnė status tė njėjtė me atė qė do tė fitonin serbėt nė Kosovė.
Svilanovic ka kritikuar autoritetet nė Serbi -- pse tash kur negociatat po zhvillohen - nuk hapin ēėshtje, tė cilat, sipas tij, janė themelore pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, duke thėnė se gabime tė tilla tashmė kanė ndodhur.
Ai ka pėrmendur njė rast kur ishte aprovuar Korniza Kushtetuese e Kosovės, me ē'rast, sipas tij, Qeveria ishte kujtuar vonė pėr tė shkruar amendamentet pėr propozimin qė kishin marrė gjashtė muaj mė parė.