PDA

View Full Version : Pohim I rrezikshem I Hashim Thaēit!!


Dilaver
22-04-06, 14:54
Pohim I rrezikshem I Hashim Thaēit!!


Jane te panumurta arsyet qe e kane shtyre Hashim Thaēin te deklaroje se kryeministri I Kosoves eshte zgjedhur nga struktura parapolitike dhe nga nentoka e Kosoves. Mund te jene personale keto arsye, ashtu siē mund te jene edhe gjithfaresh. Por ne esence, ato shvleftesohen para permbajtjes destruktive dhe shkaterruese te pohimit te Thaēit. Eshte ndoshta pohimi me i rrezikshem i hedhur deri me sot nga shqiptaret per shqiptaret ne Kosove. Perse?
Pohimi i Thaēit behet ne nje kohe kur :

E para: Ne daten 4 maj 2006 do te zhvillohet faza permbyllese e bisedimeve per decentralizimin e Kosoves, qe ne thelb eshte ndarja e Kosoves. Serbet e Kosoves pas ketij pohimi te Thaēit kane te drejte te thone: Si mund tju besojme juve kur ish-lideri juaj I UCK e ka konsideruar kryeministrin tuaj si pjelle te Mafias dhe jo legjitim. Si mund te jeni ju te pavarur, kur qysh tani qe keni kaq pak kompetenca ju zgjodhet nje kryeminister nga mafia.

E dyta: Kur kosovaret kane bere kompromisin e pare te nevojshem, te padomosdoshem, te detyrueshem nga nderkombetaret por te padeshirueshem nga kosovaret qe ndau Mitrovicen ne dy pjese. Njeriu qe mbrojti ndarjen e Mitrovices eshte ish-kryeministri I Kosoves dhe njeriu I afert I Thaēit, Bajram Rexhepi.

E treta: Kur pjestari tjeter I opozites, Surroi, mbron vendimin e UNMIK lidhur me dhenien e 800 hektareve Manastirit te Deēanit me konkluzionin kozmopolit se «toka ketu do te mbetet». (Megjithe kishat e ndertuara nga Milosheviēi ne pas vitet 90, ne Kosove behen afer 154 objekte fetare serbe. Sa bejne 800 here 154? Sa kilometra katrore bejne te gjitha ato? Kjo eshte objekt I nje analize tjeter )

E katerta: Kur, Albert Rohan qe nga Zvicra kercenon ne menyre demokratike kosovaret duke ju thene se ju jeni te korruptuar dhe sa kohe qe jeni te tille, nuk do tju japim pavarsine. ( Thaēi e di shume mire se ne Protektorate korrupsioni zhvillohet ne baze te sentences filozofike popullore : «Mishin dervishi dhe kockat kelyshi». Ai e di shume mire se kush eshte «dervishi dhe kush eshte kelyshi» ne Kosove).

Opinioni publik ne Kosove do te deshironte qe Thaēi te fliste me hapur lidhur me korrupsionin duke filluar me Petersen e duke mbaruar tek Rohan. Ashtu siē do te deshironte qe te sqaronte se kush jane strukturat parapolitike dhe nentoka e Kosoves qe ka zgjedhur kryeminister Agim Cekun?
Por opinioni kerkon te dije akoma me shume. Ai kerkon te dije se a eshte I vertete pohimi I bere ne median e Kosoves mbi planin mbi ndarjen e Kosoves ne qershor te vitit 1999. Ish-kryeministri I qeverise se perkohshme te Kosoves nuk mund ti anashkaloje keto pohime. (Ka nje fakt interesant lidhur me kete ēeshtje. Plani Ahtisari-Cernomerdin ju paraqit parlamentit jugosllav ne 3 qershor 1999. Dhe ky plan eshte duartrokitur nga parlamenti jugosllav dhe deputetet e tij.)
Dikush. disa apo shumekush mund te gjykoje per nje deklarate emocionale te bere ne Kuvendin e Kosoves. Por eshte nje deklarate e kryetarit te opozites dhe per me teper ne nje kontekst parapolitik dhe politik tejet delikat. Sepse mund te ndodhe per shembull qe: Kur te diskutohet per statusin final te Kosoves te ngrihet ndonje nga antaret e Keshillit te Sigurimit dhe te thote: Si mund te kerkoni pavarsi ju qe kryeministrin tuaj e kini zgjedhur nga struktura parapolitike dhe nga mafia? Pavarsi e pamundur ne kushte te tilla.
Ja perse pohimi I Thaēit eshte I rrezikshem per momentin kur u hodh ne tregun e politikes dhe per nga menyra si u hodh. Ai eshte nje pohim qe nuk mund te mbetet pezull: Ose Thaēi duhet te shkoje deri ne fund dhe te flase hapur ose Petersen dhe Ceku duhet te japin doreheqje. Ne Pezulin e Pavarsise se Kosoves, ai pohim nuk mund te qendroje gjate.


ALN LAJMET.NET

Dilaver
22-04-06, 15:30
Korrupsioni nė qeveri ėshtė shndėrruar nė kulturė politike, thotė Thaēi

Prishtinė, 20 prill 2006 (Kosovapress) Koha 13:32



Ndėrkaq, kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi, kritikoi qeverisjen aktuale pėr mungesė rezultatesh nė zbatimin e standardeve. Ai tha se Kosova nė kėtė fazė pėrcaktuese pėr tė ardhmen e saj, ka nevojė pėr njė qeverisje me bazė tė gjerė, nė tė cilėn do tė pėrfshiheshin edhe ekspertėt.

“Koalicioni aktual qeverisės po tregohet i paaftė dhe jokompetentė pėr t’u pėrballur me sfidat e procesit tė pėrmbushjes sė standardeve dhe pėrgatitjes sė procesit tė pėrcaktimit tė statusit politik tė vendit. Thjesht, ėshtė dėshmuar qe sa e sa herė qė qeveria dhe koalicioni aktual nuk kanė as kapacitet as vullnet pėr t’ia dhėnė Kosovės njė qeveri ēfarė e meriton”, deklaroi Thaēi duke vlerėsuar se ėshtė koha e fundit pėr ndryshime.

Por pėr tė arritur deri te caku final i kosovarėve- pavarėsia dhe sovraniteti i plotė i Kosovės, Thaēi ka kėrkuar ndryshime strukturore dhe jo vetėm klanore nė qeverinė dhe koalicionin aktual.

”PDK para qytetarėve tė Kosovės dhe spektrit tė gjerė politik paraqet ofertėn e saj pėr daljen nga kjo krizė politike dhe institucionale duke formuar njė qeveri tė unitetit tė gjerė politik e qytetar. Njė qeveri profesionale, e cila do tė ishte e zonja ta ēonte vendin drejtė pavarėsisė sė plotė. Njė qeveri e cila nuk do tė udhėhiqej nga logjika e grabitjes, por logjika e shėrbimit ndaj qytetarit. Thjesht, ėshtė dėshmuar qe sa e sa herė qė qeveria dhe koalicioni aktual nuk kanė as kapacitet as vullnet pėr t’ia dhėnė Kosovės njė qeveri ēfarė e meriton”, ėshtė shprehur i pari i PDK-sė.


Sipas tij, standardet demokratike pėr Kosovėn janė tė lidhura drejtpėrdrejt me zgjidhjen e statusit politikė, jetėn e re kosovare dhe procesin e integrimeve euro-atlantike. Megjithatė, ai ka vlerėsuar se standardet janė shndėrruar nė dekor dhe blerje kohe nga qeveritarėt e korruptuar.

“Si mund tė plotėsojė kritere perėndimore njė qeveri e kėtillė e zhytur nė krim e korrupsion, kur vetė korrupsioni dhe krimi janė dukuri qė luftohen mė sė shumti nė perėndim? Ta marrim pėr shembull standardin e parė: funksionimin demokratik tė institucioneve. Si mund tė flasim pėr institucione demokratike kur ekzistojnė dėshmi tė mjaftueshme tashmė se vetė emėrimi i ministrave dhe kryeministrave ėshtė bėrė nga struktura parapolitike dhe jodemokratike, kur ministrat nuk i japin llogari Parlamentit tė Kosovės, por bosėve tė tyre tė nėntokės, kur diferencojnė e spastrojnė nė baza krejtėsisht politike shėrbimin civil tė Kosovės, kur shpėrfillin kritikėn e mediave tė lira dhe tė qytetarėve tė Kosovės? Pėr kė punon kjo qeveri, pėr qytetarėt e Kosovės jo, pėr pavarėsinė e Kosovės, jo se jo”, ėshtė shprehur Thaēi.

Sa i pėrket sundimit tė ligjit, ai ka vėnė nė pah se qeveritarėt e Kosovės dhe UNMIK-u se janė shndėrruar nė sinonim tė shkeljes sė ligjit, tė abuzimit me detyrėn e me paratė publike. “Ky standard do tė mund tė riemėrtohej lirisht standardi i sundimit dhe i tolerimit tė krimit nė Kosovė”, tha ai duke shtuar se edhe nė standardi i ekonomisė ėshtė dėshtim i radhės sė qeveritarėve, ku ministrat e Qeverisė sė Kosovės pėrdorin privatizimin pėr t’i mbushur xhepat e vet dhe tė miqve tė tyre.

Ndėrsa, luksi dhe plaēkitja e fondeve publike nga ana e qeveritarėve aktualė sipas liderit tė partisė mė tė madhe opozitare vazhdon i papenguar. Ai tha se mendimi politik i kėtij koalicioni udhėhiqet sipas logjikės sė shtetit absolutist, logjikė e cila qytetarin e vėshtron si njė shėrbėtor tė shtetit, si objekt pėrdorimi pėr kohė tė caktuar.

“Kjo ėshtė logjika pėr shtetin e ardhshėm tė Kosovės, nga qeveria aktuale, e cila nuk udhėhiqet nga legaliteti i partive tė koalicionit, por nga kuzhina e individėve dhe grupe parapolitike. Qeveria aktuale nuk i shėrben qytetareve tė Kosovės, por vetėm dhe vetėm njerėzve tė parapolitikės. Korrupsioni nė qeverinė aktuale nuk ėshtė punė individi, ėshtė e keqe dhe fenomen strukturor, ėshtė mentalitet, ėshtė shndėrruar nė kulturė politike,” tha Thaēi.

Krejt nė fund, ai ka konkluduar se ndikimi i Qeverisė sė Kosovės nė procesin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės nuk ėshtė vendimtar, duke u shprehur optimist se procesi i krijimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės do tė ecėn me dinamikėn e paraparė.

Pėr dallim nga opozita, pozita ka hedhur poshtė tė gjitha pohimet e Thaēit, duke thėnė se nuk ka fakte tė mjaftueshme pėr akuza aq tė rėnda. Naim Maloku nė emėr tė Grupit Parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) ka hedhur poshtė tė gjitha supozimet dhe vlerėsimet e grupit parlamentar tė PDK-sė, tė thėna nga goja e Hashim Thaēit.

“Pohimi i Thaēit se fakti dhe argumenti mė i fortė pėr keqmenxhim dhe keqpėrdorim ėshtė qeveria aktuale, tregon se ai nuk ka kurrfarė fakte dhe argumentesh pėr akuza tė tilla”, tha Maloku.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovės, me kėrkesė tė PDK-sė ėshtė mbledhur nė njė seancė tė jashtėzakonshme pėr tė shqyrtuar ecurinė e procesit tė pėrmbushjes sė standardeve, procesit tė privatizimit si dhe masave tė ndėrmarra pėr parandalimin apo pėrballjen eventuale me gripin e shpezėve.

Seanca ėshtė duke vazhduar punimet./L.Blakaj/

Dilaver
22-04-06, 15:33
PDK Duan tė dalin nga hija

Shpend Limoni Expres
Prishtinė 19 prill

PDK kėrkon krijimin e njė Qeverie tė Re, gjithėpėrfshirėse, me arsyetimin se vendit nuk i duhen udhėheqės tė korruptuar. Partitė nė Koalicion, megjithatė reagojnė ftohtė.

PDK duket se ėshtė lodhur nė hije, por edhe se ka marr njė leksion tė mirė nga Sali Berisha nė Shqipėri – pėr ta fituar pushtetin – me akuza pėr korrupsionin.
Zyrtarė tė saj kanė shprehur dėshirėn pėr t’u bėrė pjesė e qeverisjes, por janė kujdesur qė mesazhin ta pėrēojnė ndryshe.
Duke alarmuar opinionin pėr udhėheqėsit e korruptuar.
Kabineti i Qevirsjes sė Mirė (nėn hije) ka sfiduar ambientin politik tė mėrkurėn, duke bėreØthirrje pėr krijimin e njė Qeverie te re gjithėpėrfshirėse.
Luftėn tė cilėn Kryeminsitri Agim Ēeku ia ka shpallur korrupsionit dhe qė kėtyre ditėve po zhvillohet nė trajtė tė auditimeve nėpėr institucione, KMQ e ka pėrdorur si njė argument pėr ofertėn e saj, duke thėnė se kjo nuk paraqet zgjidhje.
Pėr partinė mė tė madhe opozitare nuk ėshtė vetėm korrupsioni ”karta” e bvetme qė arsyeton kėtė ndėrmarrje tė saj. Gjendja e rėndė politike dhe socilae dhe paaftėsitė organizative e profesionaletė qeverisjes aktuale, janė arsyet plus qė janė pėrmendur nė selinė e partisė sė dytė nė vend.
”Nė Kosovė urgjentisht duhet tė krijohet njė Qeveri e Re, gjithėpėrfshirėse politike, intelektuale dhe qytetare, nė baza tė profesionalizmit deri nė zgjedhjet e reja nė Kosovė”, ka thėnė tė mėrkurėn Hajredin Kuēi, udheheqės i KQM-sė.
PDK ėshtė kujdesur edhe pėr imazhin, tė mėrkurėn, kur ka vendosur tė flasė para opinionit pėr idenė e saj tė re.
Ka vėnė para mediave - Bajram Rexhepin dhe Enver Hoxhajn.
I shoqėruar edhe nga dy ”ministrat” (nėn hije) e KQM. Hajredin Kuēi ka shpalosur vizionin se si do tė mund tė dukej dhe ēfarė do tė bėnte Qeveria e Re.
”Kėrkojmė qė tė angazhohet njė grup profesionistėsh tė vendit dhe ndėrkombėtarė, nėn patronatin e Qeverisė sė Re, qė do tė hartonte politikat ekonomike afatshkurtra dhe afatmesme, pėr gjallėrimin e potencialeve dhe industriale nė Kosovė dhe projektimin e politikave tė reja tė avancimit dhe tė mbėshtetjes sė biznesit tė vogėl e tė mesėm, zhvillimit tė bujqėsisė dhe zbutjes sė papunėsisė”.
PDK qė nga formimi i koalicionit LDK AAK nuk ka pushuar sė akuzuari kėtė koalicion pėr korrupcion dhe instalim tė krimit.
Njėsoj ka bėrė edhe partia tjetėr opozitare, ORA, e udhehequr nga Veton Surroi, e cila pas vdekjes sė Presidentit Dr Ibrahim Rugova, po ashtu, kishte dhėnė sinjalese ėshtė e gatshme pėr t’u bėreØpjesė e Qeverisė sė Kosovės.
Por, tė mėrkurėn, zyrtarė tė saj kanė deklaruar se iniciativa e PDK-sė duhet sqaruar se pėr ēfarė arsye po bėhet.
”Presim tė na informojnė nė detaje dhe tė na informojnė se pėr ēka bėhet fjalė ” ka thėnė zėdhėnėsi Ylli Hoxha.
KQM, nė adresimin e saj, tė mėrkurėn, ak kėrkuar qė pos pėrfshirjes sė profesionistėve nė radhėt e Qeverisė sė Re, duhet rrekur reformave nė tė gjitha fushat dhe nivelet, pėrfshirė arsimin, shėndetėsinė, e sidomos privatizimin.
Hajredin Kuēi ka thėnė se KQM kėrkonqė nė ekzekutivin e propozuar tė ketė pėrfshirjemė tė gjerė dhe mė transparente tė spektrit politikk, si dhe tė qytetarve, me qellim tė implementimit tė vullnetit tė qytetarėve pėr shtet sovran dhe tė pavarur.
”Ēdo opsion tjetėr qė ka pėr qellim ripozicionimin e klaneve brenda strukturave aktuale tė partnerėve qeverisės, qė mund tė dukėn nė sipėrfaqe kohėve tė fundit, vetėm se e do ta stėrkeqte situatėn dhe do ta acaronte luftėn politike pėr pushtet”.
KQM nuk ka bėrė shumė komente rreth rrjedhave tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės: Edhe pse qė kur kanė filluar negociatat – ėshtė Delegacioni i Kosovės ai qė i jep formė ēėshtjeve pėr statusin, Hajredin Kuēi mendon se Qeveria e Re do tė duhej ta ketė fjalėn e saj.
”Qeveria e re ka nevojė tė hartojė njė ofertė pėr shtet qytetar dhe unik, ku roli qendror i qytetarit si individ do tė shmangte tendencat e ndarjeve mbi baza etnike”, ėshtė shprehur ai.
Shefi i KQM, madje ėshtė i bindur se Qeveria Ēeku nuk mund tė bėjė asgjė nė fazėn kritike pėr Ksovėn.
”Kjo Qeveri nuk ėshtė e aftė qė tė kontribuojė pėr statusin final tė Kosovės, krijjimin e imazhit pozitiv. Lidhur me kėtė, kemi edhe konstatimin e Albert Rohan – se korrupsioni aktual po e rrezikon pavarėsinė”.
Tutje ai ka vlerėsuar se korrupsionin mund ta luftojnė institucionet dhe individėt qė mbi vete bartin autoritet morale, profesionale, politike dhe legale.
”Mbi tė gjitha, korrupsionin duhet ta luftojnė njerėz qė nuk janė tė zhytur nė Korrupsion”, ka thėnė Kuēi.
Ai ka tėrhequr vėrejtjen se luftimi i korrupsionit nuk ėshtė vetėm deklaratė politike, por ėshtė veprim juridik dhe politik.
Partitė nė koalicion, LDK dhe AAK, thuajse kanė injoruar nismėn e PDK-sė, duke cilėsuar si njė hap ”normal” tė opozitės.
Lutfi Haziri, Zevendskryeministėr dhe Ministėr i Pushtetit Lokal, nuk ka dashur tė flasė shumė.
”Nuk kam koment. Tash e dėgjova kėtė. Pa e parė arsyetimin e kėsaj, nuk mund tė them asgjė”, ėshtė shprehur Haziri.
Megjithatė, ka pohuar se opozita ka tė drejtė tė bėjė njė gjė tė tillė.
”Atat kanė tė drjetė tė kėrkojnė, por duhet arsyetuar procesin”.
Mirėpo, kur bėhet fjalė pėr korrupsionin, Haziri mendon se kontrolli i shtetit rekomandon politika tė caktuara nė kuptimin menaxherial tė financave.
”Sė paku, kjo Qeveri ėshtė aleate me ligjin pas zgjedhjes sė Ēekut pėr Kryeministėr”, ka thėnė Haziri.
LDK, e cila ka shtatė ministra nė Qeverinė e Kosovės, njė ditė mė parė, i ka dhėnė mbeshtetje Kryeministrit Ēeku pėr ta luftuar korrupsionin nė institucione, por komentet e PDK-sė mund tė mos i pelqejnė.
Tė paktėn, Alush Gashi, Shefi i GP tė LDK-sė, nuk ka dėgjuar pėr iniciativen e re tė partisė mė tė madhe opozitare nė vend, por as nuk ka dashur ta komentojė fare atė.
”Nuk jam nė rrejdha lidhur me kėtė ēėshtje” ka thėnė shkurt Alush Gashi. Sa pėr AAK-nė thirrjet e opozitės ajanė normale.
”Ėshtė iniciativė shum legjitime e opozitės, prej ditės sė parė kur zgjedhet Qeveria nė cilindo shtet demokratik tė botės, opozita e ka njė njė rol tė tillė, tė jap propozime pėr krijimin e njė Qeverie tjetėr”, ka thėnė Naim Maloku.
Legjitime i ka quajtur edhe akuzat por ka tėrhequr vėrejtjen se ato duhet drejtuar nė prokurori – nėse janė tė vėrteta.
Naim Maloku mendon se Qeveria aktuale punon mirė.
E PDK po i rri gati atyre.
Pėr ta luftuar korrupsionin, por edhe pėr te dalė nga hija, e edhe pėr t’ia filluar qysh tash fushatės pėr zgjedhjet e ardhshme.

Gentiani
23-04-06, 15:32
Mbrėmė pata rastin tė pėrcjell nė RTK debatin, ku ishin prezent Peterseni, kryeministri Ēeku, Thaqi, Trajkoviq dhe fatkeqėsisht Thaqi fliste sikur Rada dhe Rada sikur Thaqi! Me njė fjalė, qeveri parapolitike, nga nėntoka, kriminele etj, etj...

Thaqi u tregua, qė ėshtė viq, bile tė ishte viq qė e ka pjellur Lopa shumė mė produktiv dhe me dobi do tė ishte se ashtu siē ėshtė! Mjerim i atij niveli njerėzorė e qė pretendon tė thirret nė diēka qė ka bėrė pėr atė vend. Nė anėn tjetėr, mendoja pėr Ēekun i cili deri sa ka ardhur nė postin e kryeministrit, ka ngrėnė nga po e njėjta pjatė!

fadil
23-04-06, 18:52
Pershendetje:

Fillimisht ju pershendes te gjitheve edhe ata qe kan mendime te kunderta me mua, sepse teke e fundit eshte mir kjo sepse qytetaret e kosoves kane mundesi te lexojn dhe te shofin kulturen dhe arrogancen e secilit ne kete forum!

Kurse sa i perket temes mendoj se akuzat e Hashim Thaqit jane te bazuara ne fakte , e kete e deshmojn me se miri dhe ne menyr te dukshme shkarkimet e koheve te fundit qe u bene ne instutucionet zyrtare, si ai i Nexhat Dacit, Bajram Kosumit dhe Adem Salihajt.

Kurse sa i perket emisionit ne RTK mendoj se ai qe e ka pastuar shkrimin e prafundit ose nuk e ka ndegjuar fare ose nuk i ka marr veshe diskutuesit ose ska dashur ta beje asnjeren, sepse kjo nuk eshte asgje me shum se nje genjeshter, kete me se miri e dine ata qe e kane percjell kete debat.

Qytetaret suksesin dhe deshmtimin e kesaj qeverie e vertetojn me se miri me gjepin e tyre.

une nje e dije se kurr Kosova nuk ka pasur kriz sociale me shume se qe ka tashte dhe kjo eshte rezultat e keq qeverisjes se qeveris aktuale.

nese ju mendoni ti mbroni ata qe vjedhin paret e popullit dhe i akuzoni si tradhtar ata qe mundohen ta bejne kete sepaku transparente ateher e keni gabim .

Me e Mirte Eshte Gjuha e Memecit se e Genjeshtarit.

Gentiani
23-04-06, 19:13
Aha, ja fillove fadil me gjuhėn e memecit dhe gėnjeshtarėve a ?

nėse shėrbehesh me kėtė gjuhė ka gjasa tė mos e kuptosh edhe sikur tė ishe prezent edhe vehtė nė atė debat . Peterseni e demantoj Hashimin pėr ēėshtjen e privatizimit dhe llokopendrat tjera, sepse Hasha flet Llokopendra dhe nga 100 % i mundshėm as 10 % nuk ja ka qėlluar deri tani. Me njė fjalė po e pėrsėris, mbrėmė nga ai debat flisnin njėsoj si Hashim Trajkoviqi ashtu edhe Rada Thaqi :wink: qeveri nga parapolitikat, kriminelė etj me njė emėrues pėrbashkėt ja hudhnin Ēekut.

Nexhat Daci, Kosumi e Salihaj, ka njė muaj qė nuk janė nė skenė, prandaj bla,bla,bla nuk po flitet pėr ta, por pėr qeverinė Ēeku.

GURI SYLAJ
23-04-06, 19:28
Dikujt, jo qe nuk po i ngutet mvehtesimi i Kosoves por perkunder po i frigohet keti procesi i cili ka hy ne nje rruge e cila nuk ka kthim mbrapa. Te gjithe trajkoviqet kan te drejte qe kete rruge t'a pengojne dhe mundesisht t'a vonojne. Ne te tjeret ose kemi arsye personale ose kemi detyra personale , nese veprojme ne kete drejtim.

prishtinasi
23-04-06, 21:17
mmm...me shkoj mendja (mos u frikesoni ju:):))), qe t'ia bejm nje auditim forumit te Dradanise...:biggrin:, jam i sigurte qe do te kem befasira!
Debatin nuk e kam percjell, keshtuqe...veq muj me fol palidhje, e po e la krejt!
E kam edhe nje propozim...(a mundem zoti Daci...upss...Berisha), qe prej sotit qeveria te mos vjedhe me, JU Lutem...se mjafte ke...nese vazhdon keshtu, do ti kemi te gjithe ministrat Bill Gates:):)
Me te mira...

Arb
25-04-06, 02:39
Eh, fara e keqe osht qu peshe fort. S'po ju rrihet fort nen hije ma.

Nuk pritet ma shume prej tyne, vecse kerkesa per dhumin te ketille te votes se popullit. Qysh s'kane pike njerezie me kerku ate qe nuk ju takon. Opozite, edhe jane shume!

Dilaver
25-04-06, 11:44
Parapolitika - janė njerėzit qė pas luftės kontrollonin doganat e Kosovės dhe shtrinin gypat e naftės bjeshkėve nga Mali i Zi, njerėzit qė ndėrtuan vila marramendėse nė kodrat urbane tė Prishtinės, njerėz qė imponojnė demarkacionin dhe ndarjen e Mitrovicės. Ramush Haradinajn po e dėmton metoda e biznesit tė zi, qė ka gjetur strehė nė Qeveri.

Hashim Thaēi flet pėr Express

Berat Buzhala
Artan Mustafa
Prishtinė, 23 prill —
Express: Ēka keni dashur tė thoni, kur keni propozuar formimin e njė Qeverie tė ekspertėve, me bazė partiake?
Hashim Thaēi: Duke parė keqqeverisjen qė po ndodh nė Kosovė dhe qėndrimet e komunitetit ndėrkombėtar, veēanėrisht tė Albert Rohan, i cili deklaroi se kjo keqqeverisje dhe korrupsioni janė duke e rrezikuar pavarėsinė, por duke u nisur edhe nga realiteti i paqėndrueshėm i funksionimit demokratik tė institucioneve, kemi vlerėsuar se nė interes pėr Kosovėn do tė ishte ndėrtimi i njė Qeverie tė ekspertėve, mė mbėshtetje tė gjerė politike, deri nė organizimin e zgjedhjeve tė reja pas statusore.
Express: A ka PDK ekspert pėr Kryeministėr?
Hashim Thaēi: PDK ka ekspert pėr Kryeministėr, por nuk do tė thotė domosdoshmėrisht tė jetė ekspert i ndonjė partie kandidati pėr Kryeministėr.
Express: A e vlerėsoni vetėn ekspert pėr Kryeministėr?
Hashim Thaēi: Jo gjithmonė ekspertėt janė kryeministra. Natyrisht qė liderėt e partive qė i fitojnė zgjedhjet do duhej tė bėheshin Kryeministėr, sepse nevojitet mbėshtetja politike. Nė kėtė drejtim, besoj se edhe mė herėt, edhe tash, kam treguar pėrgjegjėsinė e duhur politike, edhe pėrgjegjėsinė intelektuale pėr tė udhėhequr proceset nė momentet nėpėr tė cilat ka kaluar Kosova gjatė kėtyre 7-8 vjetėve.
Express: Propozim juaj vjen vetėm si pasoj e deklaratės sė Rohan,apo keni edhe ndonjė informacion tjetėr pėr mundėsi tė ndonjė ndėrrimi nė Qeveri sė shpejti?
Hashim Thaēi: Jo. Ky ėshtė reflektim i PDK'sė, si rrjedhim i realitetit tė hidhur kosovar qė kemi nga Qeveria aktuale, e nė veēanti pas humbjes sė legalitetit tė theksuar demokratik dhe legjitimitetit qytetar.
Express: Por kėtu si duket ėshtė thyer njė rregull e pashkruar, nė bazė tė sė cilės Kryeministri i ri meriton sė paku 100 ditė. Ēeku ende nuk i ka kaluar kaq ditė...
Hashim Thaēi: Ne kemi tash Kryeministrin e tretė nė kėtė kabinet tė vjetėr qeveritar. Ky kabinet
i ka kaluar tashmė rreth 400 ditė dhe ne nuk mund qė pėr ēdo tre muaj tė ndėrrohet Kryeministri dhe vazhdimisht t'i kėrkojė edhe100 ditė. Nuk ka ofertė tė re, nuk ka program alternativ nga ai i kaluari, nuk ka nomenklaturė tė re. Kanė ndodhur vetėm ndėrrime kozmetike, e jo ndryshime tė kėrkuara.
Express: A mund tė konsiderohet kjo ofertė serioze, nėse paraprakisht nuk e keni pėlqimin e komunitetit ndėrkombėtar apo atij vendor?
Hashim Thaēi: Kemi pasur kontakte edhe me komunitetin ndėrkombėtar, edhe me subjektet tjera politike vendore. Ėshtė vlerėsuar si njė ide interesante qė ia vlen tė diskutohet dhe tė studiohet.
Express: A po e dėmton PDK'nė fakti sė jeni pjesė e Grupit Negociator tė Kosovės dhe shumė probleme gėrshetohen me Qeverinė, ta zėmė?
Hashim Thaēi:Natyrisht se nuk na bėn shumė nderė tė punojmė mė kėtė ekip tė koalicionit aktual, por duhet kuptuar se pėr hir tė interesave tė tė gjithė qytetarėve dhe pėr hir tė zyrtarizimit tė realitetit tė Kosovės sė pavarur nė qershor tė vitit 1999, kemi marrė pėrgjegjėsinė qė na takon. Ne do tė jemi tė gatshėm tė gėlltisim shumėēka si opozitė vetėm e vetėm qė tė realizojmė aspiratat e qytetarėve tė vendit pėr shtet tė pavarur dhe sovran, natyrisht me Mitrovicė tė bashkuar, pa enklava, pa komuna ēfarė Qeveria e tashme pretendonte t'i ndėrtonte.
Express: Nė momente shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės po kulmojnė disa
probleme shumė tė rėnda. Asnjėherė nė Kosovė nuk ka pasur mė shumė zhurmė rreth korrupsionit, krimit tė organizuar,klaneve mafioze, "strukturave parapolitike" dhe gjėra tė tilla. Destabiliteti eventual politik,a mund ta rrezikojė procesin politik?
Hashim Thaēi: Fenomenet negative, korrupsioni dhe krimi i organizuar i Qeverisė aktuale - e ka rrezikuar dhe po e rrezikon pavarėsinė dhe demokracinė nė vend. Asnjėherė mė parė pas luftės s'ka pasur shqetėsim tė tillė, sepse asnjėherė s'ka pasur korrupsion tė tillė nė Kosovė. Mė herėt jemi ballafaquar me korrupsion nga individė tė caktuar. Sot kemi njė ballafaqim me korrupsionin.
Sot Qeveria aktuale ėshtė bėrė emblema dhe adresa e korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Kjo e rrezikon tė ardhmen demokratike tė vendit, funksionimin demokratik tė institucioneve, sundimin e ligjit, ndėrtimin e demokracisė dhe integrimin e Kosovės nė strukturat e BE'sė, NATO's dhe mirėqenien sociale tė qytetarit tė Kosovės. Qeveria e koalicionit aktual po e varfėron ēdo ditė e mė tepėr qytetarin e Kosovės, po ia vret shpresėn arsimtarit, mjekut, pensionistit, invalidit tė luftės e tė punės.
Express: Kryeministri Ēeku nė fjalimin e tij tė fundit thoshte se korrupsioni nuk ka lindur tash, por ka qenė prezent edhe mė herėt. Ai, gjithashtu,premton se do ta luftojė korrupsionin dhe po kėrkon mirėkuptim nga opozita, qė sipas tij ka qasje tendencioze...
Hashim Thaēi: Ėshtė skandaloze tė kėrkohet nga ne qė tė heshtim dukuritė e tilla dhe do tė ishte mungesė e pėrgjegjėsisė nga ana jonė po tė mos e ngrisnim zėrin pėr kėto dukuri kancerogjene. Mirėkuptim nė tolerimin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar nuk do tė ketė nga askush, e as nga ana ime, nga PDK, nga politika progresiste kosovare, qytetarėt dhe bota demokratike.
Express:Me asnjė kusht?
Hashim Thaēi:Me asnjė kusht.

Dilaver
25-04-06, 11:47
Express: Ēka nėse destabilizohet situata nė momentet shumė finale tė statusit tė Kosovės?
Hashim Thaēi: Situata mund tė destabilizohet vetėm nėse Kosovėn e udhėheq krimi dhe njerėzit e korrupsionit, e jo nėse luftohen dukuritė negative.
Express: Nė dy seancat e fundit tė Kuvendit, disa deputetė tė PDK'sė e kanė fyer personalisht Agim Ēekun pse ka lėnė TMK'nė. Dy kryeministrat e kaluar kanė ardhur nga UĒK dhe TMK. Pse akuzohet Kryeministri Ēeku nė kėtė nivel?
Hashim Thaēi: Betejat politike nuk duhet personalizuar. Por, duhet kuptuar reflektimet e ndryshme tė deputetėve, opinionet qė janė paraqitur. Unė do tė falėnderoja qytetaret e vendit qė kanė pasur mirėkuptim nė pėrkushtimin tim 7 vjeēar qė tė kemi njė personalitet emblemė tė ushtrisė sė ardhshme tė Kosovės dhe jo njė personalitet qė do tė transformohej brenda natės nė fytyrėn e parė tė qeverisjes sė keqe. Kjo ndodhi ka hapur dilema edhe pėr tė ardhmen e TMK-sė -ushtri tė ardhshme tė Kosovės. Por, nė anėn tjetėr, siguroj qytetarėt se ndonėse kryeministrat do tė shkojnė dhe vijnė, TMK do tė pėrmbushė qėllimin e saj pėr t'u bėrė ushtri e ardhshme e moderne Kosovės, e integruar nė strukturat e NATO.
Express:E keni akuzuar Ēekun gjatė fjalimit tuaj. Keni thėnė se duke filluar prej Kryeministrit dhe gjithė ministrat janė aty nga strukturat parapolitike.Kush janė
ato struktura?
Hashim Thaēi: Strukturat para politike nė Kosovė janė ato qė menjėherė pas luftės, nė emėr tė patriotizmit, organizonin dhe kontrollonin doganat e Kosovės, kontrabandėn e cigareve, derivateve tė naftės, nė Kosovė dhe rajon. Janė ata qė shtrinin gypat e derivateve tė naftės nga Mali i Zi deri nė kufirin me Kosovėn. Janė edhe ata qė lokacionet e ēerdheve tė fėmijėve i uzurpuan shpateve urbane tė Prishtinės dhe ndėrtuan vila marramendėse pėr realitetin e mjerimit social e ekonomik tė Kosovės. Dhe, natyrisht, ata qė udhėheqin korrupsionin, qė largojnė tė padėgjueshmit politikė qė nuk i japin llogari financiare parapolitikės nė Kosovė. Parapolitika ėshtė biznesi i zi qė ushtron diktat mbi Qeverinė aktuale tė Kosovės dhe pėrdor instrumentet e saj pėr tė financuar krimin.
Express:Emėrimi i Ēekut ėshtė pėrkrahur edhe nga diplomatėt perėndimorė. Pra, edhe po i
mbėshtesin "strukturat parapolitike", pėr mendimin tuaj?
Hashim Thaēi: Ju e shihni tolerimin e korrupsionit nga struktura tė caktuara tė UNMIK'ut. Tolerimi i kėtij korrupsioni dėshmohet edhe nga OKB. Gjithė kjo ndodh nė emėr tė njė paqeje sociale, apo politike tė dėgjueshmėrisė. Ju i shihni menjėherė lėvizjet pėr tolerimin apo kinse zgjidhjen e shpejt tė ēėshtjes sė demarkacionit, qė ėshtė njė pazar nga parapolitika, e cila ēėshtje iu ka vėnė nė agjendė Kryeministrit tė ri. Kėtu hyn, natyrisht, edhe projekti pėr ndarjen e Mitrovicės nė vija etnike, qė gjithashtu ėshtė vėnė nė agjendė nga parapolitika.
Express: Keni folur edhe pėr ministrat dhe mėnyrėn se si janė caktuar ata. Gjithė mozaikut i mungojnė emrat.Nė Kuvend nuk ėshtė folur me emra konkretė se cili ministėr ėshtė i korruptuar. A keni fakte,apo ju mungon guximi politik?
Hashim Thaēi: UNMIK dhe ndėrkombėtarėt kanė evidenca tė PDK'sė. Ato janė tė verifikuara
dhe konfirmuara nga autoritetet e UNMIK'ut, me emra dhe mbiemra, por nuk dėshiroj qė ta politizoj procesin. Thjesht, kjo ėshtė ēėshtje mė tė cilėn duhet tė merren organet pėrkatėse tė specializuara tė drejtėsisė. E ritheksoj edhe njė herė se kjo qeverisje aktuale ėshtė koha qė tė ballafaqohet me qytetarin dhe tė ndodhė ndėshkimi politik dhe juridik.

Express: Z. Thaēi, kur jeni takuar pėr herė tė fundit me Ramush Haradinaj?
Hashim Thaēi: Para 7 a 8 ditėsh.
Express: Takimi nuk ka qenė publik?
Hashim Thaēi: Jemi takuar nė njė akademi.
Express: Dhe ndėrkohė Ramush Haradinaj ėshtė nė qendėr tė akuzave tuaja?
Hashim Thaēi: Unė jam duke folur pėr realitete, nuk akuzoj.
Express: Marrėdhėniet tuaja me Ramush Haradinaj duken mė tė tensionuarat prej pasluftės...
Hashim Thaēi: Nuk janė as tė tensionuara e as tė ngrohta, janė raporte tė relacioneve politike dhe qytetare. Tribunali i Hagės ka bėrė padrejtėsi ndaj tij dhe gjithė luftėtarėve tė UĒK'sė qė janė nė Hagė. Nė kėtė rast, unė besoj se pastėrtia dhe drejtėsia e luftės sė UĒK'sė dhe popullit tė Kosovė do tė ngadhėnjejė pėrsėri.
Express: Prejse ėshtė lejuar nga Tribunali i Hagės qė tė dale publikisht nė takime, ai nuk
ėshtė parė tė ketė qenė nė selinė e PDK'sė...
Hashim Thaēi: Unė jam i hapur pėr tė gjithė.
Express: A ka kėrkuar takim?
Hashim Thaēi: Takimi do tėndodhė me kohė.
Express: Raportet tuaja me AAK'nė,si duket,janė tensionuar pas njė interviste qė keni dhėnė nė televizion, ku keni folur pėr Fondin Haradinaj...
Hashim Thaēi: Unė nuk shoh tensione, qė i flisni ju. Pėr ēdo kėnd duhet tė ketė transparencė dhe assesi nuk duhet qė nė emėr tė sė kaluarės, patriotizmit, sakrificės, tė pavarėsisė, demokracisė, tė mblidhen fonde marramendėse, siē konfirmohet prej rreth 15 milionė eurosh. Duhet tė ketė transparencė se kah po derdhen kėto mjete tė mbledhura nga xhepi i varfėr i qytetarit tė Kosovės dhe nga buxheti i konsoliduar i Kosovės. Qeveria e Kosovės nė mėnyrė transparente duhet tė ndajė mjete pėr mbrojtjen e Ramushit dhe tė tjerėve qė gjenden nė Hagė, e jo kjo tė bėhet me metoda tė biznesit tė zi, qė kanė gjetur strehė nėpėr ministritė aktuale. Kjo mė se tepėrmi po e
dėmton vetė Ramushin.
Express:Domethėnė, keni informacione se janė marrė mjete nga buxheti i Kosovės pėr kėtė fond?
Hashim Thaēi: Unė thashė duhet tė ketė transparencė pėr ēdo kėnd.
Express: Si duhet tė bėhet transparenca?
Hashim Thaēi: Kjo transparencė duhet tė bėhet duke i respektuar tė gjitha procedurat e rregullta demokratike tė institucioneve tė vendit.
Express: Flitet se disa pėrfaqėsues tė koalicionit qeverisės ju kanė dėrguar disa selame ne formė tė kėrcėnimeve qė nuk kanė qenė publike. A ėshtė e vėrtetė kjo?
Hashim Thaēi: Jo. Pėrkundrazi kam selame se duhet tė ndėrtojmė njė bashkėqeverisje gjithė politike.

Dilaver
25-04-06, 11:48
Express: Prej pėrfaqėsuesve tė koalicionit?
Hashim Thaēi: Po. Por, PDK nuk hyn nė bashkėqeverisje me kėtė spektėr... Por, pėrgjigjja ėshtė se duhet tė ndėrtojmė njė Qeveri tė ekspertėve mė mbėshtetje tė gjerė politike. Assesi nuk do tė bėhemi pjesė e kėsaj qeverisje, nė asnjė formė, nė asnjė kombinim.
Express: A ėshtė e vėshtirė pėr ju tash qė tė ballafaqoheni me Agim Ēekun, mė tė cilin njė kohė keni bashkėpunuar gjatė luftės?
Hashim Thaēi: Gjėrat nuk duhet personalizuar. Unė e vlerėsoj kontributin e ēdo qytetari tė Kosovės edhe tė Kryeministrit tė ri. Ai ka qenė afėr meje gjatė bombardimeve tė NATO's
dhe natyrisht edhe gjatė transformimit dhe demilitarizimit tė UĒK'sė. Vazhdimisht kam qenė i pėrkushtuar, natyrisht edhe me njerėzit tjerė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, qė tė sjellim njerėz qė kanė qenė tė shkolluar nė aspektin ushtarak, qė tė jenė pjesė e TMK'sė. Nė kėto drejtime, ka pasur vėshtirėsi, por mė fund ėshtė sjell edhe Agim Ēeku. Jo Bajram Rexhepi, por Ekipi Negociator
Express: Qytetarėt e Kosovės janė tė shqetėsuar me draftin e fundit pėr zgjidhjen e problemit tė Mitrovicės. Me ketė problem po merret njėri prej nėnkryetarėve tė PDK'sė, Bajram Rexhepi. A mendoni se kjo do t'i kushtojė partisė suaj?
Hashim Thaēi: Platforma pėr Mitrovicėn ėshtė njė platformė integruese, jo ndarėse. Ėshtė njė
platformė e ndėrtuar prej Ekipit Negociator, e jo prej Bajram Rexhepit.
Express: Ka qenė drafti i propozuar prej Bajram Rexhepit?
Hashim Thaēi: Bajram Rexhepi ka propozuar draftin integrues tė bashkimit tė Mitrovicės
dhe jo tė ndarjeve etnike shqiptar - serbė, apo jug - veri, prandaj kjo ėshtė njė prej varianteve
tė diskutuara nė EN dhe sot diskutohen edhe variante tjera.
Express: A e pėrkrahni kėtė ndarje nė dy njėsi komunale?
Hashim Thaēi: Nuk e kam pėrkrahur dhe nuk e pėrkrah kurrė ndarjen, por kam pėrkrahur, kam punuar dhe punoj pėr zyrtarizimin e projekteve qė ēojnė drejt bashkimit tė qytetit tė Mitrovicės.
Express: A mendoni se bėhet bashkimi me ndarjen nė dy njėsi, veri - jug?
Hashim Thaēi: Nuk do tė ketė ndarje nė njėsi veri dhe jug, por do tė ketė qytet tė bashkuar tė
Mitrovicės, qytet ku do t'i gėzojnė tė drejtat e veta tė gjithė qytetarėt dhe ku do tė jetojnė nė shtėpitė dhe pronat e veta, edhe shqiptarėt nė veri, edhe serbėt jug. Nė kėtė drejtim, duhet qė secili t'i marrė pėrgjegjėsit qė i ka, nė mėnyrė qė tė krijohet ai realitet i lėvizjes sė lirė, sigurisė dhe jetės sė pėrbashkėt. Do tė jetė njė qytet i bashkuar me nėn-njėsi komunale.
Express: Mirėpo, ky propozimi i fundit - qė tė jenė dy njėsi komunale nė pjesėn veriore dhe
atė jugore, e krijon pėrshtypjen e njė legalizimi tė gjendjes faktike...
Hashim Thaēi: Legalizim dhe legjitimim tė kėsaj gjendje faktike nuk do tė ketė, por do tė
ketė pėrkushtim pėr ndryshimin e kėsaj gjendjeje faktike bashkė me ndėrkombėtaret.
Express: Njėmend jeni tė bindur se do tė integrohet pjesa veriore e Mitrovicės?
Hashim Thaēi: Sinqerisht jam i bindur se do tė ndodhė bashkimi i Mitrovicės dhe nuk do tė ketė ndarje as tė Kosovės, as tė Mitrovicės, por do tė ketė Kosovė tė bashkuar, tė pavarur, demokratike me njė Mitrovicė tė bashkuar.
Express: A ia vlen tė ēohet pluhur pėr 800 hektarė nė Deēan, njė tjetėr ēėshtje kjo qė
po shqetėson qytetarėt?
Hashim Thaēi:Duhet tė kemi zgjidhje parimore dhe jo zgjidhje kilometrash ose hektarėsh.
Kėtu duhet marrė parasysh edhe ēėshtjen e demarkacionit, ēėshtjen e hektarėve brenda Kosovės. Kėshtu qė, do tė kemi zgjidhje parimore tė tė gjitha ēėshtjeve tė ngritura sė diskutuari pėr mėnyrėn e zgjidhjes sė tyre.
Express: Kur pritni se do tė zgjidhet statusi final i Kosovės?
Hashim Thaēi: Statusi final, nė fakt, ka pėrfunduar nė qershor tė viti 1999, me realitetin e Kosovės si vend i pavarur. Ndėrsa, unė jam qė tė pėrshpejtohet procesi i statusit politik qė definitivisht nė vjeshtė tė kėtij viti tė kemi njė ndihmė pėr Kosovėn e pavarur, me mbėshtetje dhe prezencė ndėrkombėtare, me prezencė tė theksuar tė NATO's dhe natyrisht me njė mbikėqyrje
kėshilluese civile.
Express: BE po paralajmėron se do tė ketė kompetenca tė rezervuara nė fushėn e drejtėsisė,
ekonomisė dhe nė disa fusha tė tjera. A do tė jenė ato kompetenca nė tė cilat organet vendore nuk do tė kenė qasje, por BE do tė vendosė?
Hashim Thaēi: Kosova e pavarur do ta ketė edhe statusin europian dhe natyrisht se do t'i ruajmė dhe forcojmė relacionet e drejtpėrdrejta me SHBA. Mirėpo, nė anėn tjetėr, vetė ne jemi pėr njė asistencė tė theksuar ndėrkombėtare, nė kuptimin e mirėfilltė profesionale, qė tė ndėrtojmė institucione demokratike, efektive, sipas pėrvojave dhe standardeve ndėrkombėtare. Njė prezencė e tillė ndodh edhe ne vende tė pavarura nė rajon, mirėpo vetėm ndihmesė dhe bashkėpunim.
Express: Ndihmė, apo kompetenca tė rezervuara?
Hashim Thaēi: Nė Kosovėn e pavarur do tė ketė mbėshtetje ndėrkombėtare, do tė thotė nė zbatimin e kritereve legjislative, politikave ekonomike nė pėrcjelljen dhe zbatimin e tyre dhe nė pėrcjelljen e respektimit tė tė drejtave tė minoritarėve. Njė prezencė e tillė do tė jetė e mirėpritur.
Express: A do tė pranonit tė nėnshkruani pavarėsinė e kushtėzuar?
Hashim Thaēi: Pavarėsia ėshtė nėnshkruar nė qershor tė vitit 1999 dhe statusi politik i ardhshėm i Kosovės nuk do tė nėnshkruhet, por do tė jetė njė vendim i komunitetit ndėrkombėtar qė do tė jetė - jo siē po thuhet i pranueshėm pėr qytetarėt e Kosovės, por tė jetė nė pėrputhshmėri me vullnetin e qytetarve tė Kosovės

Espresso
25-04-06, 17:26
Hė..kush Thaqi?? O popull, nje njeri i cili deri dje i ka ruajtur bagetine dhe s'ka prekur libra me dore, eshte sillur rrugeve te Zvicres, gjate luftes rrugeve dhe restoranteve te Tiranes dhe deri pas luftes kur filloj te shkon prap ne shkolle per te pervetesuar kohen e humbur, nuk mund te pritet dicka me e mencme prej tij. Ai, bile i ka punt shume mire sic ka qene mbas luftes, kur as dy fjali nuk ishte ne gjendje t'i lidhe. Ka bere perparime te dukshme, ama te bene karriere te begatshme politike, nuk i ka patkoit e mbathur. :wink:

pirro
25-04-06, 18:44
Une personalisht nuk jam ndonje simatizues i asnje partie politike ne kosove,sidomos keto dy tri vjetet e fundit kur dhe filloj epoka e vjedhjeve te medha.
Une nuk do quaja deklaraten e thaqit te rrezikshme, mirpo te guximshme.Sepse askush nuk mund te mohoj as edhe qeveria se nuk kosove nuk vidhet me te madhe.Prandaj kushdoqoft qe jep keso deklaratash dhe qe kan fakte jan te mireseardhur.Tani topi eshte anen e qeveris dhe le te deshmoj te kunderten e thaqit.

Ne gjithmon po folin per te tashmen dhe jo per te kaluaren, dhe thaqi ketu eshte shume ne pozite me te volitshme (sepse dihet e kaluara e qeveris se perkoshme mendoj shume negative).

laliloli
26-04-06, 21:31
Diqka nuk eshte ne rregull ne kete kohe vendimtare per Kosoven. Vertet ketu dikush nuk e ka mire ose i akuzuari ose akuzuesi.Kushdo qe e ka keq ,e qe besa njeri po, nuk eshte mire per Kosoven.

Lali

Dilaver
03-05-06, 18:35
Zėvendėkryeadministratori i Kosovės, Steven Schooke, i ka ulur mbrėmė, nė Restorantin "Derada", ballė pėr ballė - Agim Ēekun, Hashim Thaēin dhe Ramush Haradinajn.

Prishtinė, 2 Maj – Nė politikė nuk ka armiqėsi tė pėrhershme.
Kjo frazė e bukur amerikane ka qenė lajtmotiv pėr tė gjitha politikat dhe politikanėt qė kanė ngritur armiqėsi dhe nuk kanė pasur mundėsi tė takojnė njėri tjetrin.
Zėvendėkryeadministratori i Kosovės, gjenerali i pensionuar amerikan, Steven Schooke, dy javė pasi i ėshtė rikthyer Kosovės, ka ndėrmarrė hapin e tij tė parė nė pėrpjekje pėr relaksimin e situatės nė terrenin politik nė vend.
Ka vendosur nė njė tavolinė dy liderėt e armiqėsuar, ish bashkėluftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Restorantin "De Rada", njė nga restorantet mė tė frekuentuara tė kryeqytetit.
Tė martėn nė mbrėmje, ai ka ulur nė njė vend Kryeministrin e Kosovės, Agim Ēekun, Kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēin, dhe Kryetarin e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinajn.
I vendosur pėrballė Ēekut, Haradinajt dhe Thaēit, numri dy i UNMIK-ut, mė nė fund, ka bėrė kėtė hap, me gjasė, pėr tė ndalur sulmet e fundit tė opozitės ndaj Qeverisė dhe Haradinajt.
Njė pėrpjekje, mbase, kjo – pėr ta shtrirė paqen mes liderėve kosovarė, raportet e tė cilėve janė tensionuar.
I pėrballur me presionet e vazhdueshme nga opozita dhe nga Hashim Thaēi personalisht, Haradinaj prej kohėsh ka takuar liderėt institucionalė e politikė, pasi Tribunali i Hagės, javė mė parė, i ka dhėnė leje tė merret me politikė.
Por, jo edhe liderin e PDK'sė. Nuk dihen arsyet pse Hashim Thaēi nuk ėshtė takuar zyrtarisht me Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit i kishte bėrė njė kėrkesė pėr takim.
Shpjegime nuk janė dhėnė nga asnjėra palė.
Akuzat e PDK-sė nė adresė tė Ramush Haradinajt kanė qenė tė vazhdueshme, por edhe Qeveria e Agim Ēekut nuk ėshtė kursyer fare, duke e akuzuar kabinetin e tij pėr korrupsion.
Vazhdimisht kanė rrjedhė thashetheme se arsyet kryesore kanė qenė anashkalimi i Thaēit nė procesin e formimit tė Qeverisė Ēeku.
Thuhet qė tėrė kėtė proces ka kuptuar nga kuluaret dhe jo nga ata qė kanė ndėrtuar njė qeveri nė njė kohė shumė delikate pėr Kosovėn.
Takimi i natės sė mbrėmė duket tė jetė sinjal pėr njė pajtim apo pėr njė heshtje derisa tė pėrfundoi procesi i statusit.
UNMIK ka marrė seriozisht akuzat pėr korrupsion, tė cilat i ka bėrė Partia Demokratike e Kosovės nė adresė tė institucioneve tė vendit.
Numri dy i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, Steven Schooke, gjatė njė vizite qė i ka bėrė partisė mė tė madhe opozitare, tė martėn, ka pranuar se kėto akuza janė duke u shqyrtuar me kujdes tė madh.
"Mund t'ju siguroj se nė UNMIK jemi duke shikuar ēdo gjė qė ėshtė prezantuar. Unė jam takuar sot me Komisionerin e Policisė, shikuam ēdo akuzė, ndėrsa jemi duke kėrkuar pėr tė gjetur atė qė ne e quajmė - dėshmi tė forta dhe dėshmitarė tė fortė", ka thėnė Schooke, tė martėn.
Mirėpo, gjenerali amerikan, edhe pse nuk ka thėnė se nuk dėshiron tė hyjė nė detaje, ka kėrkuar nga Hashim Thaēi mė shumė dėshmi lidhur me akuzat e PDK'sė ndaj Qeverisė sė Kosovės.

Express

Reana
03-05-06, 20:47
Por, jo edhe liderin e PDK'sė. Nuk dihen arsyet pse Hashim Thaēi nuk ėshtė takuar zyrtarisht me Ramush Haradinajn, pasi ky i fundit i kishte bėrė njė kėrkesė pėr takim.
Shpjegime nuk janė dhėnė nga asnjėra palė.



Nuk eshte veshtire te gjindet arsyeja: XHELOZIA!!! Nje nga instinktet me te uleta njerezore!!!
Ramushi eshte ne pushtet, perderisa Hashimi ende nen hije te dardhave kakicke diku rreze ndonje Bjeshke duke pare enderr se si ti eliminoje te gjithe ata qe nuk renditen PAS tij: o permes spiunazheve, thashethenave, sulmeve te uleta publike, genjeshtrave, zullumit, presionit, kercenimeve, etj etj...

Hashimi per te fituar, se pari duhet ta PASTROJE me varekine karakterin dhe ndergjegjjen e tij, ne te cilen mban varur shume skeletone te fshehur, pastaj mundet te dale perballe nje populli dhe te thote -ME VOTONI....po njerezit shpirtlige sikur ai, nuk e kane kete aftesi te vetepastrimit...prandaj shume keq per te qe edhe me tej do te ngel nen hijen e dardhave....

E mira e se mires, do te ishte, qe ai te largohet fare nga skena politike, se bashku me grupacionin e vet, sepse NUK posedon asnje vlere te PA-ZEVENDESUESHME per politiken shqiptare ne Kosove (perpos shpirt-ligesise, kete s'e besoj te jete dikush tjeter ne gjendje t'ia zevendesoje), dhe ti mundesoje PDK-se, qe te filloje nga e para, dhe te hape faqe te reja ne historiatin e saj si Parti Politike shqiptare, e cila sinqerisht mund te kontriboje ne te ardhmen pozitive te Kosoves...
Por lakmia per pushtet, deshira per te shembur cdo gje, qofte te mire apo te keqe, per satisfakcionin e tij personal per fuqi politike, ka vetem per t'ia zbardhur edhe ato pakez floke te zeza qe i kane mbetur-asgje me shume!!!


(hajt se shkova ne shopping, t'i blej disa fustana me lule:cool: )




DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER C'DO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!