PDA

View Full Version : Berisha nuk mund ti thyej rregullat e lojės


beku
26-05-06, 18:35
Berisha nuk mund ti thyej rregullat e lojės
Berishėn nuk mund ta bėjmė me po aq mend, njė pretenduse tė ri, te njė Sllobizmi, siē qe ay nė Serbi. Berisha nuk mund ti sherbej nonshalencės politike, pėr njė verbalizėm kombėtare, siē po pretendojnė disa titistė e sllavo-komunist tė Kosovės. Berisha nuk mund ti thyej rregullat e lojės, pse ni grup i vogėl verbalistėsh kombėtar e do Shqipėrin e Madhe pa prezencėn dhe pa veten e tyre.
Nga Bekim Rexhepi
Si ja nisi Berisha
Nuk mund tė mos e pėrkujtojmė karrierėn politike tė zotit Berisha, i cili e nisi me lėvizjen studentore nė dhjetorit 1990. Mė parė ai u bė i njohur me kritikat e tij publike ndaj sistemit tė vjeter dhe kėrkesėn pėr demokratizim e vendit. Berisha u zgjodh kryetar i Partisė Demokratike mė 1991, pėr tu rizgjedhur edhe mė 1997, e nė vazhdim. Ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė mė 1991, 1992, 1997, 2001.
Pas fitores nė zgjedhje tė koalicionit opozitar tė drejtuar prej tij, zoti Berisha mė 9 prill 1992 u zgjodh President i Republikės, detyrė nė tė cilėn u rizgjodh edhe mė 3 shkurt 1997. Dha dorėheqje nga posti i Presidentit njė muaj pas humbjes nė zgjedhje tė PD-sė dhe fitores sė koalicionit tė majtė. Berisha edhe pasė kėsaj humbje mbetė nė politikė dhe kryetar i PD-sė, partia mė e madhe nė vend. Ay sot ėshtė Kryeministėr i shtetit shqiptar nė zgjidhjet e fundit dhe qeverisė me tė djathtėt.
Karizma e Berishės
Tentativa e qeshorit 2000 pėr ardhja e zotit Berisha nė Kosovė ėshtė pritur me frikė, madje edhe OKB frikėsohet se politikani karizmatik i Tiranės, Sali Berisha, mund tė kėrkon tė ndezė nacionalizmin shqiptar nė Kosovė pėr kėrkesėn pėr pavarsi. Ish administratori i OKB-sė, pėr Kosovėn; z. B. Kushner, kishte ndaluar mundėsin e vizitės sė ish-presidentit shqiptar Sali Berisha dhe kryeministrit aktual tė shtetit shqiptar. Pėr anullimin e vizitės sė Berishės nė Kosovė nga shefi i UMIKU-t dhe sipas burimeve nė administratėn ndėrkombėtare, ėshtė se Kushner ka qenė i shqetėsuar se Berisha mund tė provokojė tensione politike, si edhe tė nxisė kėrkesat pėr pavarėsi e njė Shqipėri tė Madhe. Anulimi i kėsaj vizite shkaktoi reagime mediale dhe njėherit edhe nxorri nė sipėrfaqe tė drejtėn e arbitrit tė administratės ndėrkombėtare qė po shkelte tė drejtėn e njė shqiptari pėr lėvizje tė lirė nė pjesėn e vendit tė tij tė coptuar.
Pas kthimit nė Tiranė Berishae bėri tė qartė vendimn e tij; se ai do tė vizitonte Kosovėn kur ajo tė kishte presidentin dhe kryeministrin e saj - njė tregues i qartė se ai mendon qė ka ardhur koha pėr largimin e Kushnerit dhe zyrtarėve ndėrkombėtarė nga Kosova.
Berisha gjithashtu ka lėnė tė kuptohet se ai besonte se Daan Everts, drejtuesi i zyrės sė Organizatės pėr Sigurim dhe Bashkėpunim nė Europė, OSBE, nė Prishtinė mund tė ketė influencuar vendimin e Kushnerit. Everts ka qenė ambasador i OSBE-sė nė Tiranė pėr dy vjetė dhe ruan lidhje me qeverinė e atėhershme tė majtė shqiptare.
Berisha vazhdon tė mbetet akoma i natyrisht dhe shumė popullor nė Kosovė. Sepse gjatė luftės, ay ka kenė nė opozitė dhe ka mbėshtetur haptazi luftėn e kosovarėve. Berisha ka kundėrshtuar marrėveshjen e Rambujesė dhe ka kėrkuar vazhdimisht pavarėsinė e Kosovės.
Derisa akoma komuniteti ndėrkombėtar i frikėsohet njė Shqipėrie tė Madhe? Derisa akoma UNMIK tė dyshojė se Berisha pėrkrah njė rrugė tė tillė?
Absolutisht ėshtė e paqendrushme trysnia politike qė i bėhet Tiranės dhe zotit Berisha lidhur me Kosovėn dhe konceptin e Shqipėrisė sė Madhe. Koncepti i Shqipėrisė sė Madhe pėr tė sqaruar akoma ka mbetur mė tepėr njė preokupim perėndimor se sa ėshtė nė fakt njė preokupim i vet shqiptarėve.
Zotimi politikė i Berishės
Platforma e tė djathtėve ėshtė bazuar tek lufta kundėr korrupsionit dhe mundėsisė pėr ndryshim.
Berisha ka njė program, pėr tė cilin ėshtė zotouar se do ta zbatoj pikė pėr pikė. Dhe e ka thėnė mė shumė se sa e sa herė; „Unė jam i bindur se zbatimi i tij ndryshon pėr mbarė jetėn e tė gjithė shqiptarėve. Nuk kam asnjė qėllim tjetėr, pėrveēse njė bashkim tė vėrtetė tė shqiptarėve nė njė pėrpjekje tė re, pėr tė cilėn ata votuan. Tani mė mbetet mua t’u faktoj atyre me programin dhe zbatimin e tij, atė qė kam deklaruar.
pėrgjigja mė e shkėlqyer ėshtė angazhimi pėr rivendosjen e shtetit ligjor nė Shqipėri, pėr shembjen e sistemit tė korrupsionit, tashmė tė deklaruar nga komuniteti ndėrkombėtar dhe mbi tė gjitha garantimi dhe zgjerimi i lirive dhe tė drejtave tė qytetarėve shqiptarė, pėr ēka unė mbetem fund e krye i pėrkushtuar".
Duke parė punėn e madhe dhe pėrkushtimin e antarve tė tij qeverisės dhe tė vet Berishės, brenda pak muajve u arritėn,
- Sė pari; e nxorri qeverinė e shtetit shqiptar nga konflikti i interesit, po kėshtu edhe nxjerrjen e emėrimeve tė tjera nga po ky konflikti i interesit, amendimin e ligjit tė konfliktit tė interesit, si dhe masa tė tjera antikorrupsion.
- Sė dyti; e vlerėsojė pėrgjysmimin e taksave pėr biznesin e vogėl.
- Sė treti; i vlerėsojė ligjet pėr reformėn e pronėsisė, amendimin e ligjit tė pronave dhe ligjin e legalizimeve, buxhetin e ri tė shtetit, i cili u shoqėrua me rritjen mė tė madhe tė pagave dhe pensioneve qė nga viti 1996, me rritjen e investimeve publike, me rritjen e investimeve nė arsim dhe nė shėndetėsi, me rritjen 37% tė grantit pėr qeverisjen vendore.
Ti mohosh rezultatet e qeverisė demokratike brenda mandatit tė ri tė tė djathtėve ėshtė justifikim i realitetit politik nė Shqipėri.
Duhet parė mė me shpresė zhvillimet sot atje, Shqipėria furnizohet me energji mė shumė se asnjėherė tjetėr nė tė shkuarėn e saj: merr 18-19 milionė kilovat orė energji nė ditė. Kėshtu qė, situata e krijuar pas formimit tė qeverisė ėshtė kapėrcyer tėrėsisht: ėshtė hapur njė tender njėvjeēar pėr import tė energjisė, janė zhbllokuar fondet pėr linjėn Elbasan - Podgoricė, ėshtė vendosur ndėr pėrparėsitė linja tjetėr Elbasan - Shkup, po luftohet kundėr humbjeve teknike nė rrjet, dhe po ndėrmerren masa pėr tė projektuar burime tė reja energjitike. Dhe se kjo qeveri do tė jetė mė e afėrt me interesin e popullit se sa byrokatike.

Kundėshtaret e Berishės
Janė te paktė dhe jo te aftė tė faktojnė argumentat Anti-Shqipėri, kundėshtaret e mundshėm tė Berishės. Ata qė kanė reaguar nė mediat e shkruara dhe ato elektronike, kundėr riardhjės nė pushtet tė zotit Berisha, thjesht janė dhe kanė kenė pėrkrahės tė ish-kryeministrit tė mposhtur F.Nano, i cili si duket pas humbjesė ėshtė vet pensionuar me boshllėkun e korruptimit qė i bėri shtetit. Ky korroptim i cili e kapėrdiu Shqipėrin gjatė qeverisjės sė tij dhe tė tė majtėve, mundohet sot nga po kėta tė korroptuar t'i hedhet Berishės dhe qeverisė sė tij. Kundėshtaret e Berishės mbesin socialistėt,blloku i majtė, i cili pas humbjes ka mbetė nė rreth vicioz. Ata tanimė tė pėrqarė orvatėn tė shkaktojnė ndonjė krizė tė mundshme politike tė pėrfitojnė serish nga korrizi i tharė i shtetit. Nė mos mujshin ta realizojnė krizėn socialistėt dhe majtistėt tjerė, do ta bllokojnė vetėn e tyre pėr ta penguar kompaktitetin politik dhe aktivitetin e saj.
Kundėshtaret e mundshėm nė Kosovė, janė pa numėr sasie, sepse Berisha akoma mban popullaritet tė madhė tek kosovaret, Janė pak, ata qė pėrmesė ideologjisė titiste dhe sllavo-komuniste, orvaten ta hedhin Berishėn nė taborrin e njė atikombėtari pėr Kosovėn. Duhet tė jemi tė qartė ne shqiptaret nė Kosovė se; Berishėn nuk mund ta bėjmė me po aq mend, njė pretenduse tė ri, te njė Sllobizmi, siē qe ay nė Serbi. Berisha nuk mund ti sherbej nonshalencės politike, pėr njė verbalizėm kombėtare, siē po pretendojnė disa titistė e sllavo-komunist tė Kosovės. Berisha nuk mund ti thyej rregullat e lojės, pse ni grup i vogėl verbalistėsh kombėtar e do Shqipėrin e Madhe pa prezencėn dhe pa veten e tyre.
26 Maj 2006
www.bekimbeu.de (javascript:ol('http://www.bekimbeu.de');)