PDA

View Full Version : Azem Syla e Jakup Krasniqi akuzohen se kanė krijuar fraksione nė Komunėn e Drenasit


Dilaver
26-05-06, 19:48
Artan Behrami
Drenas,25 maj — Protesta e tretė me radhė e organizuar nga tri shoqatat e dala nga lufta nė komunėn e Drenasit, ka rezultuar me dy dorėheqje tė dy krerėve tė pushtetit lokal - kryetarit Gani Sylaj dhe nėnkryetarit Gani Halilaj. I vetmi qė mbetet nė zyre e qė i kėrkohet dorėheqja ėshtė Abdyl Krasniqi, kryeshef i ekzekutivit tė Komunės sė Drenasit, qė ėshtė edhe vėllai i sekretarit tė pėrgjithshėm tė PDK-sė, Jakup Krasniqi.
Pėr ta arritur kėrkesėn pėr dorheqjen e tretė tė radhės – protestuesit, nga tė cilėt shumica ishin veteranė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), janė hedhur nė grevė urie para Kuvendit Komunal. Ata thonė se do tė qėndrojnė aty deri nė pėrmbushjen e kėrkesės qė pretendon dorėheqjen e Avdyl Krasniqit.
Rexhep Gjeli, kryetar i shoqatave tė dala nga lufta nė Drenas, thotė se ia kanė arritur vetėm pjesėrisht qėllimit tė tyre pėr largimin e krerėve tė Komunės.
“Ia kemi arritur qėllimit. Kryetari dhe nėnkryetari kanė dhėnė dorėheqje. Tash presim edhe dorėheqjen e Avdyl Krasniqit qė ėshtė shef nė ekzekutiv. Ne jemi nė grevė para Komunės sė Drenasit. Pengesa kryesore ėshtė pikėrisht Avdyl Krasniqi, bile ata dy janė tė pafuqishėm”, vlerėson Rexhep Gjeli.
Dorėheqja e Abdyl Krasniqit, sipas tij, ėshtė shumė e lehtė, ngase ata nuk do tė tėrhiqen nga qėllimet e tyre deri nė largimin e tij.
“Nashta ėshtė lehtė dorėheqja. Nė qoftė se Jakupi qysh e ka pru edhe e hiq, atėherė ėshtė shumė lehtė. E ne nuk e kemi mendjen m’u tėrhiq derisa tė jep dorėheqje edhe Avdyl Krasniqi, sepse kanė qenė pengesė e zhvillimeve pėr komunėn e Drenasit”, thotė Gjeli.
Gjeli akuzon Krasniqin pėr mospėrkujdesje pėr shoqatat e dala nga lufta e nė veēanti pėr popullin, siē e quan, tė varfėr tė Drenasit.
“Nuk ka bėrė asgjė as pėr popull e as pėr shoqata... sen hiq veē pėr interesa tė veta”, duke shtuar se vendet e tyre duhet t’i zėvendėsojnė njerėzit tė cilėt do t’i zgjedhė PDK -ja.
“Aty vendos partia, na nuk vendosim. Neve nuk na intereson. Ne nuk mundem me caktua njerėz veē ai qė vjen duhet me punu mirė edhe drejt”, mendon Gjeli.
Ai gjithashtu thotė se Azem Syla dhe Jakup Krasniqi mbajnė pėrgjegjėsinė pėr fraksionet e krijuara brenda Kuvendit Komunal nė Drenas.
“Pikėrisht ata dy janė qė i kanė bėrė kėto fraksione brenda komunės sonė nė Drenas. Na jemi kundėr kėtyre njerėzve qė janė nė komunė brenda. Ne nuk e pėrkrahim asnjėrin fraksion, neve nuk na interesojnė ato, na jemi shoqatat dhe ne i mbrojmė interesat e familjeve tė dėshmoreve, veteranėve edhe tė popullit”, shton Gjeli, duke shtuar se protestat e sė enjtes kanė qenė demokratike.
Ndėrkaq Azem Syla, anėtar i kryesisė sė PDK-sė, ėshtė pėrgjigjur me nervozė dhe shumė shkurt nė konstatimet e protestuesve.
“Nuk ėshtė e vėrtetė”, tha Syla, duke e mbyllur menjėherė telefonin. Pėrderisa Jakup Krasniqi, sekretar i pėrgjithshėm i PDK-sė, nuk dėshiron tė merret me komentet e tė tjerėve.
Problemin nė komunėn e Drenasit ai e quan zhvendosje tė vėmendjes nga problemet qė i ka Kosova nė problemet e Drenicės, aty ku pushtetin e ka PDK-ja.
“Unė nuk do tė merrem me komentimin e tė tjerėve. Unė pėr vete kam pas dhe kam interes me stabilizuar gjendjen. Unė nuk jam marr me grupacione, unė jam sekretari i pėrgjithshėm i partisė dhe angazhohem pėr njė frymė tė re, frymė tė unifikuar nė kuadėr tė PDK-sė”, pohon Krasniqi.
Ai shton se nė Drenicė shumė njerėz kanė arsye pėr tė protestuar, por sipas tij, problemet e veteranėve tė luftės nuk mund t’i zgjidhė vetėm komuna.
Veteran i luftės jam edhe unė, edhe jam shumė i vjetėr, edhe e pėrkrahi luftėn, por dua tė them qė ėshtė zhvendosje e vėmendjes nga problemet qė i ka Kosova nė Drenicė.
Problemet e kategorisė sė luftės nuk mund t’i zgjidhė Drenasi. Kėto kanė tė bėjnė me ligjet nė nivelin qendrore dhe pėrgjigja e probleme tė veteranėve tė luftės ėshtė qendrore e jo atyre lokale”, thotė Jakup Krasniqi. Ai shton se si kundėr-pėrgjigje tė asaj qė PDK ka zhvilluar kundėr keqqeverisjes nė nivel tė Kosovės dhe, sipas tij, dikush e ka zhvendosur problemin kryesor dhe e ka qit nė njė teren tjetėr.
Ndėrkohė Gani Halilaj i cili ka dhėnė dorėheqje tė mėrkurėn, thotė se arsyeja pėr largimin i tij ėshtė shumė e thjeshtė.
“Me kėrkesė tė shoqatave tė dala nga lufta, pamundėsia e ime pėr tė ndryshuar diēka pėr tė mirėn dhe plotėsimin e kėrkesave tė tyre. Dhe ėshtė edhe njė ēėshtje morale nė momentin e duhur, nė mėnyrė qė mos me ndryshuar situata pėr tė keq”, thotė Halilaj.
Ai shton se shoqatat e dala nga lufta nuk janė kundėr tij.
“Nuk janė kundėr meje, sepse unė kam dhe do tė kem raporte tė mira me ta, unė gjithashtu kam qenė pjesėtar i UĒK-sė dhe njėherė ndihem edhe vetė veteran, por mė ka rrok pėr shkak pozicionit qė kam qenė”, pohon Halilaj. Ai vlerėson se protestat e veteranėve tė luftės nuk kanė qenė tė motivuara politikisht, por ata kanė protestuar vetėm kundėr gjendjes sė keqe ekonomike dhe sociale qė kanė.
“Nuk besoj qė protestat kanė qenė tė motivuara politikisht. Unė nuk besoj qė kemi dėshtuar nė atė aspekt, pėr arsyeje se mundėsia jonė pėr tė ndryshuar diēka nė situatėn ekonomike dhe sociale ka qenė e vėshtirė edhe me buxhetin qė e kemi. Kėshtu qė besoj qė nuk kemi dėshtuar dhe popullata ėshtė e njoftuar me atė”, vlerėson Gani Halilaj, ish nėnkryetar i Kuvendit Komunal tė Drenasit.
Disa javė rresht anėtarė tė tri shoqatave tė dala nga lufta nė Drenas kanė dalė para Kuvendit Komunal tė Drenasit, pėr tė protestuar kundėr udhėheqjes komunale.
Nė tė gjitha protestat, ata kanė kėrkuar dorėheqjen e kryetarit dhe nėnkryetarit tė Komunės sė Drenasit si dhe tė Avdyl Krasniqit, shef i ekzekutivit komunal. Sipas tyre, nuk kanė bėrė asgjė nė pėrmirėsimin e kushteve tė kėsaj kategorie, e cila ėshtė e madhe nė kėtė komunė.

Expres

E_Zjarrta
26-05-06, 22:47
Ma ne fund edhe Kupes i doli duqi

Ja se si luan nje pjese e PDK me drenicen e djegur te vuajtur e te plagosur si para luftes si ne lufte e me se keqi edhe pas luftes

kjo flet se si jetojne veteranet e luftes deri sa Krasniqi me co kan edhe vila ne shqiperi

GURI SYLAJ
27-05-06, 10:37
Moj Drenice me xhamadan ,kurrnjehere s'po te bjen taman.
Here i huaj e her i yti,don me te mbyte tuj te mbajte per fyti...............

Dilaver
27-05-06, 21:04
Ra Drenasi

Minirevolucioni veteran drenicak

Njė grusht veteranėsh tė luftės shtynė Drenasin tė lėshojė pe dhe tė japė dorėheqje. Kjo tė kujton Revolucionin Borgjez Francez, kur mbreti mė i fuqishėm i kohės u rrėzua duke qenė patriot, por edhe njė lider i dobėt dhe i nėnshtruar.

Artan Behrami
[email protected]
Drenas,26 maj — Vazhdimi i protestave tė shoqatave tė dala nga lufta e shtynė Jakup Krasniqin, sekretar i Pėrgjithshėm i PDK-sė dhe Ramė Bujėn, tė nisen pėr nė Drenas. Tė enjten, Krasniqi iu premtoi protestueseve, qė brenda dhjetė ditėve, Komuna e Drenasit do ta ketė mundėsinė qė tė zgjedhė tre udhėheqės tė rinj.
Pas kėsaj, grevistėt tė ndikuar nga premtimet e kryesisė sė PDK-sė janė tėrhequr nga greva duke u shpėrndarė nėpėr shtėpi. Kėshtu njofton Ragip Gjoshi, zėdhėnės nė Komunėn e Drenasit.
Sipas tij, kėrkesat e parashtruara me protestat janė para pėrmbushjes dhe kjo i ka shtyrė shoqatat e dala nga lufta ta pėrfundojnė grevėn.
Pritet qė nė mėnyrė procedurale, tė pėrcaktuar sipas normave positive tė zgjidhen tre tė parėt e KK Drenasit.
Para se tė vinte Jakup Krasniqi me bashkėpunėtorė, grevistėt tė qetė dhe tė ulur kanė qėndruar nė hyrje tė komunės.
Ata thonė se janė nė pritje tė plotėsimit tė kėrkesės sė vetme pėr dorėheqjen edhe tė kryeshefit ekzekutiv tė komunės, Abdyl Krasniqi. Palėt vazhdojnė tė marrin shėrbimet e duhura, qė shpjegohet se administrata po vazhdon punėn. Zėdhėnėsi Gjoshi, ka njoftuar se pėrbrenda objektit nė portėn hyrėse kanė qėndruar forca policore tė SHPK- sė, qė sė bashku me grevistėt kishin kaluar natėn.
Vlora Ēitaku, zėdhėnėse e PDKsė, ka shtuar se “zgjedhja e kryesuesve tė rinj tė Drenasit nuk do tė ndikohet nga PDK, por nga vetė anėtarėt e Kuvendit Komunal tė Drenasit”.
Kjo natyrisht se nėnkupton qė personat e zgjedhur nga Kuvendi Komunal do t’i takojnė partisė mė tė madhe nė kėtė komunė.
Protestat e shoqatave tė dala nga lufta kanė kėrkuar dorėheqjen e kryetarit, nėnkryetarit dhe shefit tė ekzekutivit tė Komunės sė Drenasit.
Kryetari Gani Syla dhe nėnkryetari Gani Halilaj, kanė dhėnė dorėheqje, ndėrsa shefi i ekzekutivit Abdyl Krasniqi, nuk ka pranuar tė jape dorėheqje, deri kur vėllai i tij, Jakup Krasniqi, me vizitėn e tė premtės iu premtoi se edhe ai do tė jape dorėheqje brenda 10 ditėve tė ardhėshme.

Guri i madh
02-06-06, 17:32
po dojka kupes me ju qart shtrufullogu po mbasi e ka edhe nji shtrufullog ne malisheven e raketave tok mars per drenas nuk e ka fort gajle