PDA

View Full Version : Kosova pranon te zhvendosurit e luftes.


Kalt
06-06-06, 18:27
Qeveria e Kosovės dhe qeveria e Serbisė, nėnshkruan nė Prishtinė njė marrėveshje e cila garanton kthimin e tė gjithė tė zhvendosurve nga Kosova. Mbi 90 mijė qytetar serbė janė tė zhvendosur nga Kosova, ndėrsa afro 14 mijė janė kthyer nė Kosovė.
Pas 12 muajsh bisedimesh intensive ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, mė nė fund u arrit qė tė nėnshkruhet marrėveshja ndėrmjet dy qeverive pėr kthimin e tė gjithė tė zhvendosurve nga Kosova. Protokolli i kthimit parasheh kthimin vullnetar tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės tė larguar nga vendbanimet e tyre, ndėrsa qytetarėt kanė tė drejtė tė zgjedhin se ku do tė jetojnė. Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, e mirėpriti nėnshkrimin e kėtij protokolli, ndėrsa, tha se institucionet e Kosovės duhet tė garantojnė qė qytetarėt e kthyer nė kėtė rast serbėt e Kosovės tė jetojnė tė lirė dhe tė punojnė pėr tė ardhmen e tyre.
"Ne po punojmė shumė afėr edhe me pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės dhe sigurojmė ata pėr njė jetė tė sigurt, tė dinjitetshme dhe qasje nė tė gjitha shėrbimet. Pra nė po punojmė qė tė krjijojmė kushtet pėr kthimin e tė zhvendosurve, ndėrsa tė gjitha deklarimet qė mundohen tė pengojnė kėtė kthim dėmtojnė vetė serbėt e Kosovės," tha Soren Jesen Petersen.
Nė emėr tė qeverisė sė Serbisė, nėnshkrues i protokolit pėr kthim ishte Milorad Todoroviq, anėtar i grupit negociator serb nė bisedimet pėr statusin e Kosovės. Milorad Todoroviq, pėrfaqėsues i qeverisė sė Sėrbisė, tha se dokumenti I nėnshkruar ka pėr qėllim krijimin e tė gjitha shanseve pėr kthim dhe krijimin e njė klime tė mirė mirėbesimi ndėrqytetar qė do tė mundėsojė njė kthim tė qėndrueshėm tė serbėve nė Kosovė.
Pėrfaqėsuesi i qeverisė sė Kosovės Dardan Gashi, nėnshkrues i protokollit pėr kthim thotė se qeveria e Kosovės si subjekt i ardhshėm ndėrkombėtar merr obligim pėr kthimin e tė zhvendosurve dhe nė kėtė mėnyrė pėrmbush njė nga standardet prioritare i pėrcaktuar nga komuniteti ndėrkombėtar.
Protokolli pėr kthimin e tė zhvendosurve nė Kosovė, i cili u nėnshkrua ndėrmjet qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė, parasheh kthimin e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallim pėrkatėsie etnike tė larguar nga vendbanimet e tyre. Kėtė kthim do tė financojė qeveria e Kosovės dhe administrate ndėrkombėtare, mirėpo jo edhe levizjet e brendshme tė qytetarėve tė kthyer qė mund tė ndodhin nė tė ardhmėn. Nė bazė tė statistikave tė UNHCR-sė, thuhet se mbi 90 mijė qytetar serb janė tė zhvendosur nga Kosova, ndėrsa, nga ky numėr afro 14 mijė tashmė janė kthyer nė Kosovė.

Bekim Shehu
Deutsche Welle
06 Qershor 2006


http://www2.dw-world.de/media/layout/transpa.gif http://www2.dw-world.de/media/layout/transpa.gif