PDA

View Full Version : Nga e ka prejadhjen pasuria e komandantėve tė UĒK-sė...?!


Dilaver
27-06-06, 21:20
“Me shku nė Besianė (ish Podujevė) pa pi ēaj rusi e pa hagėr pasul llapi, pa shėtitė qendrės pėrgjatė rrugės Zahir Pajaziti dhe pa i marrė njerėzit pėrgoje, kurgjo s’ke ba”, mė tha tek stacioni i kombibusėve miku im Agroni me njė buzėqeshje tė lehtė. Ishte fillimi i qershorit dhe rrugės kishte aq shumė njerėz e vetura sa Goni nuk diti si ta shpjegojė ndryshe, pėrveē me ironinė e tij prej artisti. “Shoku jem, kėtu ka me bollėk tė papunė qė shėtiten e pėrflasin, ka fukarallėk dhe pėrgojime sa tė duash, por ka njerėz tė mirė dhe ekstreme tė skajshme, tė mesėm ka pak ose hiq”, tha Goni derisa po i tregoja qė kisha detyrė me ba njė reportazh dhe unė kisha vendosur pėr ta kaluar tėrė ditėn e gjatė nė kėtė qytet verilindor tė Kosovės qė ėshtė larg nga kufiri me Serbinė vetėm 10 minuta ngasje me veturė.
Duke shkuar rrugės kryesore tė Besianės, Goni tregonte pėr disa rrugė tė shtruara nė asfalt pas luftės, pėr objekte infrastrukturore dhe pas 5 minuta rrugė mė ndali para njė ndėrtese tė madhe ku u takua me dy miqt e tij Afrimin e Zamirin. “Kjo ndėrtesė qė ėshtė nisur nga pushteti komunist para 20 a 30 vjetėsh kurr nuk u ndėrtua dhe sot duket si njė mamuth”, tha Goni, kurse u ndalėm pak mė tutje nė njė qethtore. Njė burrė i moshės mesatare dhe njė djalė i ri na pritėn ngrohtėsisht e me buzėqeshje. Goni u ul menjėherė pėr t’i shkurtuar flokėt, derisa nė karrigen tjetėr po rruhej njė burrė rreth tė 40-tave.


Nga e ka prejardhjen pasuria e komandantėve tė UĒK-sė...?!
“Ju kom thonė qė nuk po ju shkojnė punėt mirė, po k’tyne funkcionerėve s’po jau nin hiq. Qe ju shkoi ai deputeti i kuvendit nė PDK e k’ta prap shkun pėr vikend nė Ulqin, si me i pas pasė krejt punt n’terezi ”, thoshte ai burri tek po rruhej. Ndėrsa Afrimi, shoku i Agronit, qė ishte ulur prapa tij e nė pasqyrė dukej pėrballė, pa ngurrim ndėrhyri.
- Po ai far Qunaku nga Lluzhani s’asht hiq ma i mirė se ai qė ja dorėzoi librezėn, bile nuk asht kurrfarė qudie, tha Afrimi pėr tė cilin e kuptova se ishte, siē po thoshin nė Besianė, “me ledekenė (LDK)”.
- Kokshe i ri ti bre djalė, po ai qė ja ka dhonė librezėn asht, hej, komandant Remi qė e shliroi kit ven, reagoi burri qė po rruhej.
Djali i ri qė po qethte Gonin, ndali makinėn e rrymės dhe e lėshoi njė fjali jo krejt tė artikuluar, pastaj tha troq:
“Ēka ka lidhje qė u konė komandant, a paska ai tė drejtė me ja vjedhė LDK-sė njerėzit a? Po unė jom konė nė sallė atė ditė kur ai majke ders pėr politikė dhe a e din ēka i tha njani qė kish luftu bashkė me tė nė UĒK? E veti qysh dhe me ēka i ka mbaru shtėpiat nė Llap e Prishtinė, kah i vjedh paret, kush ja mledh hala haraqin, qysh e bani gjithė at pasuni se para lufte o konė fukara e kėt krejt llapi e din, bile marka kanė shitė nė mes tė qytetit...e nuk e di ēka s’i tha se... e komandanti nuk diti hiq me ja kthy ni fjalė tė meqme...qe qiky asht komandanti qė ti po e mbronė”, fliste ky djali me nervozė, kurse Goni e luti miqėsisht ta kryente qethjen ma shpejt sepse kishte punė.
- Edhe ti kokshe ledeke, a?
- Jo valla, unė kom shku te Behxhet Pacolli se po jepke pare, e k’ta tė PDKsė, paret pi dojshin veē pėr veti...Ky Pacolli po e financon edhe Albin Kurtin e pse mos ma ja mjelė edhe na do pare?!
- Pse a keq e kan lonė edhe k’ta qė jan ulė nė fotele a, valla edhe k’ta u myten tuj vjedhė, tha me nervozizėm ai burri qė sigurisht ishte i “pedekesė” (PDK).
- Jo more, po qiky Pacolli e la pa e ndėrtu varrezėn e dėshmorėve nė Penuh se kish pa mendu qė fiton PDKja e e merr naj tender...ti veq n’kofsh qorr se tash boll mirė po dihet qė Pacolli asht i lidhun me Rusinė, PDK-ja me Rusinė e Greqinė dhe Albin Kurti me Serbinė...e krejt bashkė po i shėrbejn shkaut...
- Mos fol bre djalė se del kush e ta bon naj t’keqe, i tha ky burri qė mbronte PDK-nė
- Mos po menon qė po mė tutė, boll kanė vra e kanė plagosė maskat e zeza tė Hashim Thaēit. Hala s’ju ka ardhė dakiku me ju zbulu krejt se goxha me bisht kemi me ju dalė...

http://img297.imageshack.us/img297/4392/komandantremi6kd.jpg
Shtėpia e komandant Remit nė Prishtinė



vazhdon

Dilaver
27-06-06, 22:03
Me kėso bisedash pa takt dhe qė sa vinte e po e nxenin atmosferėn kaloi qethja e Gonit dhe biseda nė atė rrojtore, ku pata dėshirė tė kalojė edhe pak kohė, por duhej shkuar nė ndėrtesėn e kuvendit komunal se doja ta shoh atmosferėn aty dhe kėshtu fundja ishte marrėveshja me mikun tim nga Llapi.
Rrugės deri te ndėrtesa e kuvendit komunal tė Besianės, pėrveē njerėzve dhe veturave tė shumta, mė ranė sėrish nė sy tabelat e mėdha tė reklamave tė duhanit dhe bizneseve e firmave tė ndryshme. Agroni tha se i ka vėnė komuna, por kurr nuk e dija pse aq tė mėdha. “Tabelat i ka ngjitė ni drejtor i komunes me bo pare, po ja ka prishė hijeshinė qytetit”, tha njė djalė i ri qė po qėndronte nė njė lokal rrobaqepėsie nė qendėr. Kurse njė shoku i tij shtoi: Ai drejtori i urbanizimit ma shum rrin jasht Kosove se qė punon dhe ēka ja ndien atij qysh duket Besiana! Megjithate dy tabela mu nė mes tė qytetit dhe veē 50 metra larg njėra tjetrės s’kanė fare tė bėjnė me urbanizmin, mendova unė. “Jo volla as ajo te shkolla s’i shkon hiq qendrės...merre me mend i hoqėn trafikat dhe ja mrrotėn ni tabelė qė hatallak ėshtė me kone nė autoban e jo kėtu”, tha Zamiri. Megjithate nga hoteli “Besiana” deri tek restoranti “Beni Dona” ishin vėnė 6-7 tabela me reklama qė nuk dihej pse ishin dyfish mė tė mėdha se ato nė sheshin “Nėnė Tereza” nė Prishtinė.

LDK-sė i ikin njerėzit nė PDK, udhėheqja komunale nė Ulqin pėr vikend
Ndėrtesa e kuvendit komunal ngjyrė rozė dukej si njė objekt kulture. Nė korridorin e katit tė parė kishte pak njerėz dhe qetėsia ishte pothuaj njė shenjė se aty puna kishte nisur qė heret. Njėri nga hallegjinjtė qė mbanet letra nė dorė shante dikėnd nė heshtje. Mė tutje, nė tė majtė Goni mė tha se aty ishte bufeja e kuvendit. Nė koridor kishte shumė njerėz qė pinin duhan kurr pa u ndalė. Takimi me drejtorin e urbanizimit z. Hamdi Jaha ishte i pamundshėm sepse ai ishte te familja e tij nė Zvicėr, kurse zyrtari qė po qėndronte nė zyrė kur e pyetėm pėr tabelat gllomaze, tha shkurt: Shko vetne Agim Kikėn e Ahmet Ahmetin. I pari ishte kryetari i komunės dhe i dyti njė drejtor, si e quanin me shpoti disa zyrtarė tė thjeshtė nė komunė “Ahmet kryeshefi”.
Kur u kthyem nė bufenė e komunės pėr t’na qerasur njė zyrtar i lartė qė na tha se do tė flasė e ta japi mendimin e tij por me kusht qė t’mos e identifikojmė, ajo ishte pėrplot tymnajė e muhabete tė njerėzve qė i bėnin nėpėr tavolina. Atmosferė e mrekullueshme pėr ndonjė kamerė tė “Fiks Fare”. Agroni mė sugjeroi qė bisedat t’I pėrshkruajė origjinal, tjetėr nuk ia vlente aty.
“Valla mirė kemi kalu nė Ulqin, e kemi vizitu edhe najllon plazhėn”, thoshte njėri qė kishte pamje as serioze e as qesharake.
Ky burri qė fliste me njė gotė tė vogėl nė tavolinė si dukej “i kishte hype dhisė” siē tha Goni, po vazhdonte me tregimin qė krejt nė fund m’u duk njė pėrrallė e bukur sepse as hoxha e as kryetari nuk do do tė mund tė silleshin ashtu siē ai e pėrshkruante.
Ndėrsa zyrtari qė ishte i ulur nė tavolinė me mua dhe Gonin tha se shkuarja pėr vikend nė Ulqin, nėn ēfarėdo preteksti, ishte idiotizėm i llojit tė njerėzve qė duan ta komprometojnė kryetarin e komunės.
“Po pse ky njeri nuk e vė gishtin nė krye more burrė?”, i tha Goni.
- Sepse e ka humbur rrugėn nė oborr tė shtėpisė sė vet. Atė tė gjorė u mbytėn tuj e rrejtė dofarė “kėshilltarėsh” pėr tė cilėt hala flitet nė komunė qė kanė vjedhė nė emėr tė zyrtarėve mė tė naltė komunal, deklaroi ky zyrtari anonim. Ai tha se edhe gjyqi asht marrė me ata njerėz, por ua kanė fshehė kėta tė naltit e komunės.
Derisa po zhvillohej njė bisedė tė cilėn nuk arrita kurr ta kuptoj aspak, njė i ri zeshkan tha se komuna asht ba “shtėpi e ēmendur” dhe krejt fajin e kanė klani i disa njerėzve tė pamoralshėm qė shpėrndajnė rrena e bėjnė shantazhe. “Kanė me ja pa sherrin edhe komuna edhe LDK-ja ktyne qė po bajnė politikė nė kafe”, tha njėri nga kamarierėt.
Me propozimin e Agronit tentuam ta kontaktojmė edhe zv. Kryetarin e komunės por ishte e kotė sepse ai nuk gjendej nė zyrė dhe nė celularin e tij lajmėrohej vetėm “Vala 900”. Vozitėsi i kryetarit nuk na dha kurrfarė shprese se mund ta takonim kryetarin dhe prandaj u larguam, por asgjė nuk u mor vesh ēka krejt zihej e pėrzihej nė kuvendin komunal tė Besianės, vetėm ndihej se shumėēka nuk ishte nė rregull apo si tha llapjanqe njėri nga kamerierėt “nuk asht kurgjo nė rregell kėtu”.

Funksionarėt e PDK-sė tė konvertuar nė patriotė kėrkojnė haraē nga biznesmenėt lokalė
Ashtu si e kishim planifikuar, pėr kafjall shkuam nė Kafenė e Sabitit qė Goni mė tha se asht e njohur nė Besianė. Mua mė habiste logjika e Gonit qė nuk frikohej tė shėtitej me mua dhe tė mė shoqėronte gjithė kohėn dhe pse ishte i fejuar dhe fakti qė unė isha femėr mund t’i sillte atij telashe.
“Mos u brengos, ti je shoqe imja, nuk u frikohem thashethėnave”, tha Agroni duke mė sqaruar se nė Besianė deshte s’deshte je objekt i gojėve qė “hanė bukėn e vet dhe i bajnė gajlet e hallkut”.
Mėngjesi nė kafenenė e Sabitit do tė mbetet kapitulli mė interesant i kėtij reportazhi. Pasi kishim porositur pasul me mish dhe sallatė, afėr nesh kaloi kryetari i degės sė PDK-sė sė Besianės me nja dy persona qė doli tė ishin njėfarė Naim Fetahu dhe ai I “shituri” i LDK-sė i veshur me xhinse Naim Qunaku.
“Kryetari i PDK-sė ka qenė pėr shumė vjet funksionar i naltė i LDK-sė. Kur krisi lufta ai u bo komandant i mbrojtjes civile qė pėrsėritshėm e themeloi LDK-ja, kurse pas lufte ia provoi tė bėhet oficer i policisė e edhe i TMK-sė, por sėrish dėshtoi”, tha Goni duke shprehur habinė se si PDK-ja vazhdimisht ka rekrutuar njerėz tė dėshtuar. Ndėrkaq njėri nga funksionarėt e Zyrės sė LDK-sė nė Besianė na rrėfeu se si ish kryetari i PDK-sė Naim Fetahu, derisa ishte anėtar i FR tė LDK-sė, pati bėrė njė skandal tentim dhunimi pėr tė cilin ende njerėzit dijnė dhe flasin.
Pėr atė Qunakun nė tavolinėn pėrballė nesh, dy njerėz flisnin si pa tė keq dhe krejt ēka munda tė zė ishte ky dialog:
- Kurr nuk o konė nė LDK, kurr s’ka mujt me fitu simpatinė e njerėzve tė Rugovės nė Lluzhan, por e kan pas faktorizu klani i hajnave tonė nė LDK, tha njeriu me kasketė ngjyrė hiri nė kėndin e fotografisė sė Zahir Pajazitit.
Ai tjetri foli fjalė e fyerje aq tė ndyta sa nuk munda ti vė nė letėr.
Gonin e pyeta pse ajo gala pikturė e Zahir Pajazitit nė restorant, ai ma ktheu shkurt: Pronari ėshtė patriot I konvertuar nga LDK nė PDK. Kur desha ta ha pasulin e llapit, ai ishte i ftohur dhe mė nuk e dija pse isha dhanė aq shumė pas pėrfoljeve nė Besianė. Ishte mė shumė se thashethėnė, njė realitet i zymtė dhe shumė i tymosur, sikur nė bufenė e kuvendit komunal.

Dilaver
27-06-06, 22:05
Rrugės duke shėtitur Gonit i shkrepi qė ta vizitojmė njėrėn nga bizneset e njohura nė Besianė pasiqė pėrflitej se komandant Remi, komndant Lata dhe kryetari i degės sė PDK Muhamet Latifi kishin nisė t’i vizitojnė biznesmenėt lokalė pėr t’ju kėrkuar tė holla pėr fushatėn e padinjitetshme qė kishin nisur.
“Po, kanė qenė dhe kanė kėrkuar pėrkrahje materiale, por nuk u kam premtuar asgjė sepse unė jam me AAK-nė e jo me PDK-nė”, tha njėri nga drejtorėt e njė kompanie private, ndėr mė tė mėdhatė nė Besianė.
Poashtu tjetri qė rastisi aty dhe pranoi me dėshirė tė flasi tha: Ai majmuni qė u pasuarua brenda natės, ma nuk mundet ma me shitė men se paska pas luftu pėr liri. “Jo more ai ka luftu me u pasunu, me ju qitė haraq njerėzve, me zaptu lokale e banesa dhe me u rimartu sa herė t’ja don qefi... qe qiky asht ai komandanti, vllaznit e tė cilit para lufte shitnin marka e dinarė t’shkieve e tash pas lufte ja luajti nanėn me pare tė hallkut”, tha i mllefosur drejtori i njė kompanie qė bėnte biznes me material ndėrtimor.
Ai tha se edhe komandant Lata ju ka punuar shtėpiat policėve serbė para se tė bahej komandant me nam tė zi.
“Veq ai e din qysh asht vra Hyzri Talla me ata dy shok’t tjerė”, tha njėri nga dy biznesmenėt qė i kishte vizituar Remi. Mua asgjė nuk mė dukej ma e vėrtetė, as pėrfoljet e komandantėve dhe as etikitemi i njerėzve tė LDK-sė. Makiatot i pimė nė kafiqin e Esatit qysh po i thoshin nė Besianė. Aty flitej se pronari asht gėzuar shumė qė komandant Lata e Remi ishin liruar nga burgu se komuna ua kish sjellė lakun nė fyt duke mos i lėnė t’i shfrytėzojnė bodrumet e uzurpuara e tė “blera” nga pushteti i shikeve. “Ky Esati ja ka q... nanėn tuj uzurpu bodrumat e banesave e tė barnatores, plus po don edhe qiellin pėrmbi me e uzurpu”, tha Goni teksa i foli njanit me krye tė madh qė doli tė ishte djali i pronarit.
U ndjeva keq qė ai nuk na i pagoi kafetė, por dolėm plot informacione tjera pėr njė tjetėr llapjan tė pėrfshirė nė punė tė ndyta. Kėshtu ishte edhe tek lokalet e parkut qė ishin ndėrtuar para viteve tė lirisė. Ato ishin pėrplot me tė rinj e tė reja qė ekspozonin trupin e tyre dhe vallėzonin nė mes tė ditės dhe nė ambient tė hapur. Goni tha se shumica janė maturante qė s’i ka nėn kontrollė as familja dhe as shkollat.
- Jo more po Besiana paska pėrparuar shumė me qika e gardėrobė, po mos ta ndien o Goni se as Prishtina nuk e len hiq keq, i thash unė dhe vazhduam rrugėn duke qeshur aq sa ramė nė sy nga frekuentuesit e kafiqave te lumi Llap.
- Qka ka kjo qike more po s’koka e dhive tona, tha njė djalė i ri.
- Jo valla e dhive tona asht, po brina nuk ka, i tha Goni me shpoti.
Goni mė propozoi tė ikim pėr drake te restorant “Marigona” sepse kishte rėnė 15.30 derisa ne shėtisnim nė parkun e Besianės dhe nga bisedat me qytetarėt e moshave tė ndryshme, nuk e kishim vėrejtur fare kohėn qė po ikte me shpejtėsi.

A bėhet politika nė Besianė nė kafe e restorante apo...?!
Duke shkuar rrugės te kafja e Ramishit siē e quante Goni restorantin “Marigona”, ai mė tregoi pėr thashethėnėn se politika e komunės nė Besianė bahet nė kafe ēajtoret e qytetit.
“Ēajtoret dhe restorantet nė llap janė parlamente dhe klube tė klaneve e thashethėnave”, tha Goni tek po hynim nė korridorin e ngushtė Marigonės.
Pritja dhe ushqimi nė kėtė lokal ishin ndryshe ngaqė kisha dėgjuar nė kryeqytet. Nė tavolinat e mbushura, shumica ishin njerėz tė komunės dhe tė LDK, PDK, AAK e madje ishte njė mjekrosh qė sipas Gonit ishte kryetar i Ballit Kombėtar. Mendja mė shkoi tek thėnia se politika bahet nė kafe e ēajtore, aty ku ēaji i rusit dhe makiatot janė pijet mė tė kėrkuara. “Kėtu ushqehen paria e jonė”, tha Goni duke mė treguar pėr lidhjet dhe interesat e grupacioneve dhe klaneve tė politikanėve tė Besianės.
Duke ngrėnė drekėn, njėri nga shokėt e Gonit qė rastisi aty u ul dhe na pėrshėndeti. Kur e mori vesh qėllimin e ardhjes time nė Besianė m’u drejtua pa tė keq:
- A e shkruave qė ata nė tavolinėn afėr toaletit e marin pėr goje krejt Kosovėn? E shajnė herė kryetarin e herė ministrin, herė e ngrisin nė qiell LDK-nė e herė e shajnė e s’lajnė gja pa thonė pėr krejt ata nė Prishtinė e Besianė..., tha Enveri i cili mbante njė kafiteri nė qytet.
- E kush qenkan ata trima, mos janė tė PDK-sė?
- Jo more jo, janė nė LDK e punojnė nė komunė, po ata janė rrasė haram bre ēikė, tha Enveri dhe Goni ia tėrhoqi vėrejtjen t’mos flasė pa lidhje.
Pronari i Marigonės na qerasi me nga njė kafe sepse Goni i tregoi qė jam gazetare dhe jam mysafire, pastaj dolėm pėr tė parė nėse dikush ishte nė zyrėn e LDK-sė qė ta kishim njė prononcim se ēfarė bėhej nė njėrėn nga degėt mė tė forta ku edhe Presidenti Rugova ka pasur pėrkrahje tė parezervė, por ajo ishte mbyllur. Atėherė vendosa tė kthehem sepse edhe ashtu ora po binte afėr 18.00.
Deri tek kombibusėt mė pėrcolli Agroni dhe Enveri. Goni mė kėrkoi qė tė mos shkruajė krejt ēka kisha dėgjuar dhe unė i premtova se as 30% s’kam nevojė mė shumė ta pėrshkruajė ambientin e thashethėnave...
Rrugės duke u kthyer nė kryeqytet mendova nėse nga tė gjitha thashethėnat kishte diēka tė vėrtetė... nuk e dija krejt nė fakt ēka do tė shkruaja sepse kisha mė shumė se dhjetė faqe fletoreje A4 biseda, deklarata e pėrshkrime... Disa pyetje mė mbetėn pa pėrgjigje, mendoja duke u kthyer me busin e vogėl qė tė bėnte tė vjellėsh nga era e keqe dhe muzika pa takt... pse e gjithė kjo ēmenduri pėrfoljesh dhe pse aq shumė urrejtje nė mes njerėzve...madje edhe atyre qė ishin brenda njė partie...
Duke shfletuar gazetat qė kisha marrė me vete, menova a thua LDK do t’i shpėtojė pėrēarjes nė Besianė?!
Kush qenkan ai grupi qė shpėrndanė rrena e bėnė propagandė kundėr kundėr njerėzve nė kryesinė e LDKsė?
A thua kishte aq para dhe nga do t’i shkrijė komandant Remi njė million euro pėr t’ia marrė pushtetin LDKsė... Kėto dhe pyetje tjera ishin vetėm njė brengė e Gonit dhe mbase mua nuk mė bėnin aq shumė pėrshtypje sa atij...megjithate vendosa qė kėtė brengė ta vė nė letėr....
E vetmja gjė e menēur qė mė ra ndėrmend ta bėjė tė nesėrmen, kur po doja ta nisė kėtė reportazh, ishte fotoja qė ia bėra shtėpisė sė komandant Remit tek Fakulteti teknik. Pėr njė ēast, derisa ai doli me xhipin e tij tė zi dhe bodigardat qė e pėrcillnin, mendova nėse ai do ta shesi shtėpinė nė Prishtinė pėr ta marrė pushtetin nė Besianė, apo...Mirėpo, mendova sepastaj do tė hidhėrohet PTK-ja qė kishnjė qendėr trajnimi aty dhe sigurishtqė Remit i “ndihmon” me mija euronė konton e tij private...Sigurisht qė bashkėluftėtarėt e tij jetojnė varfėri tė plotė sepse ata vėrtetė besoj qė kanė luftuar pėr lirinė e Kosovės dhe jo pėr poste politike, karrierė tė dėshtuar ushtarake dhe rrjet tė organizuar tė krimit...Jakup Krasniqi dhe SHIK-u i PDK-sė duhet tė raportojnė pėr kėto sepse kanė informacione tė bollshme, ma thotė mendja... ?!
Deri atėherė, Remi dhe “kumandantat” tjerė mund tė shesin mend nė Besianė, por nuk mund tė shesin gėnjeshtra para ish ushtarėve tė UĒKsė dhe as neve qė kemi mbetur jetimė e askush dhe askurrė nuk diti tė na thotė ku i kemi eshtrat e baballarėve dhe mė tė dashurve tanė ...

Mergime Prapashtica
Prishtinė
[email protected]
P.S. Nė tekst nuk ėshtė ndryshuar
gjuha origjinale e tė folmes nė Besianė

Besiana
27-06-06, 22:20
Pershendetje ,
Ueh po shtepin e madhe e paska bre ky fare Edejuzi Komandant Remi po sashte kahe me qudit se te gjitha paret qe ashte kanen e parapame mas lufte me i nda me ushtaret qe jane kanen ne lufte i ka marren Komandant hamami asi Remi dhe i ka nda me kliken e vet rrethin e ngusht .
Ne fillim ashte folen qe qdo ushtari me ju dhanen kah 10.000 Demark pastaj kane thanen kah 5000 Demark me ne fund kah 1000 Demark e funi kane meten me hiq.
Une kame bisedu me njerez dhe me kane tregue se Remi ka nejten para lufte neper do lokale ku kane lujten Zhol me letra zholistat me te mdhej te Llapit dhe atyre ju ka sherbye me qaj e kafe dhe kure jane meten pa cigare u shkue dhe ju ka ble qe ne mbramje si shperblim me ja dhanen 10 Demark kta jane 9 Vllezer para lufte as barkun skane mujten me e ngi me Buk e tashe kahe dreqin u ba aqe i pasun kahe i murre?
E une po ju them jane vjedhun paret e Vendlindja Therret dhe te gjitha paret qe jane mledhen ne Klbin Ali Ajeti ne Gjermani nga LLapijanet ato jane mledhen per me u ble armatim e jo per me u pasunu Komandant Leshi asi Remi po apet ai sika fajet fajet i kena na qe ja kena dhanen po ky sashte as per Politik e as per Ushtri po ashte vetem per hajni ushtaret e tina qe jane meten te gjymet pa nje kambe e pa nje dore sode flejn neper shatora e ai shiqo qka ka marue nga paret tona ju them te drejten kame dhanen edhe mire pare ne fondin Vendlindja Therret po sode i kame ra pishmani kure po e shoh se qka kane ba hajnat,te kisha mujten me i marren ato pare mrapa i kishga marren.
Shyqyr qe smujte mas lufte me e marren keta hajna pushtetin ne duart e tyre se kahre na kishin ba.Sa e sa njerezit mase lufte i kane rrehen Policia Ushtarake e Remit ne Podujeve kishe ja se kushe jena na e sode ku jane kure hyn ne Burg u qojshim ne protesta e sipo doket spaskum pasen per kend me u que UNMIKU paska diten diqka qe i paska futen keta hajna ne burg koka dashten mos me u que asnja me i lanen me u kalben qatje.

Dardani_K1
27-06-06, 22:38
Per Remin jeni ty folen o veq po i thejna dhamet Badihava se ai ja ka kajten nanen dhe ka vjedhen sa ka mujten krejt paret tona qe i kemi dhanen per lufte e ai me qato pare po maron shpija e po i nderron grat sa dule nga burgu e leshoi gruan ja ka marren menja se vet ashte shume i hjeshem e qe done me e diten a ashte i hjeshem le ta mush nje kove me uje dhe le te shiqohet,hajn dhe ate hajn i keq mire e ka besiana qe po thote se gjate luftes ashte folen qe qdo ushtari me ja dhane ka 10.000 Demark po ato fjal su realizuan kurre se ai ika vjedhen vet me grupen e tina e tashe apet po del me lypen pare neper dyqane bre marre i kofte se Remi spaska fytyre hiq ishalla svjen te une se vallahi as nje cent te kuq sja dha as Remit e as Shefit te tina Hashimit asju ka bo boll qe na i kane marren paret e tona a,Edhe Esati ashte e vertet qe i ka ozurpu Podrumat e Banesave dhe te Barnatores ashte Uzurpues i keq dhe i kisha ftue Komunalit qe menjher me ja rrezue ate Objekt pa leje .
I ftoje te gjitha lokalet dhe bizneset e llapi qe kure te ju vie hajni Remi me ju Lypen pare mos me ja dhanen mos lejoni qe ky fare hajni me u pasunue edhe ma shume ne kurrizin tuaj ,po kushe ashte ty thanen se Remi gjate Luftes ka qen trim kame ndegjue nga njerez qe e kane pa se kure gjujshin Serbet ai u mshefke ne bir te minit se e ka nxanen se i vogel ashte sa te duashe.

Guri i madh
27-06-06, 23:02
dihet kta vet te ashtequjturit komandanta se nga e kan pasurin po dhasht zoti qe theoodori sollaku te shkarkohet e kta do mbesin si peshqit kur prrockat shterrin D:MTH. ne zall pa uj se atje e kan burimin punet e ndyra te ktyre shqip folsave me zemer te shkavit.
e ather shqipria e kosova do te te marrin frym shqip.

nuk e di ju te nderuar forumist ne RTL:2 a e keni pa nji emision dokumentar kur ne kosov kan ardh dy puntor te sherbimit te sigurimit anglez qe kan dasht te takohen me remin ku roja e tij kerkonte 15000 , DM per tu takuar me ket bir rankoviqisti ku ne at emision flitej per kontrabanden e tij me policin serbe flitej per armatim drog e prostitucion ku ma ne fund e arrestuan para hotel grandit

Arjanit Thopia
28-06-06, 05:03
Shume teme e qelluar Dilaver,
Une me te vertete nuk e di se kah do t'ia mbajme. Kjo rruge qe kemi marre nuk con askund vec shkaterrimit. Duhet te aprovohet nje ligj ne Kuvend lidhur me prejardhjen e pasurise dhe te aplikohet pa meshire. Njerezit qe e kane demtuar kete popull me lloj-lloj malverzimesh duhet te shkojne ku e kane vendin. Te gjithe qe kane fituar ne menyre kriminale duhet te shkojne ne burg se Kosova nuk eshte aq e madhe sa te mos dihet se kush sa ka pasur. Mund te fitosh, por duhet te sqarohet dhe dokumentohet menyra e pasurimit. Nese eshte legale, hallall i qofte dhe gjithe respekti nga une, por nese jo, atehere te shkoj ne burg dhe ti konfiskohet tere pasuria. Kosova nuk ka nevoje te jete Nju Jorku i viteve te '20. Nuk na duhen Al Kaponet se kemi vuajtur shume. Nese kjo nuk ndodh se shpejti, atehere populli do ta bej kete se eshte lodhur me.
Edhe nje gje ju kisha lutur: Te mos e kuptojme kete si politike, sepse keto qe i thash vlejne per te gjithe politikanet pa dallim. Ketu nuk behet fjale per anim, por drejtesi. Nuk ka lidhje se ciles parti i takojne ata, nese kane bere "biznes", duhet te denohen, edhe po te jete vete kryeministri, apo kryetari i Kosoves. Keshtu nuk shkon me

Dardani_K1
28-06-06, 10:28
O diqka me ju thanen keta ishe kane pas duften me i shtie te gjithe ne burg nja me nja se hajna ma te mdhej ska ma ne bote e tani jane ty e lypen voten e Llapijaneve o vallahi skane me e marren kurre ate vote nga une bile hiq ani kujna Remit se po me vjen ron me i thanen Komandant Remi po qfare Komandanti ashte ky fare klepci i arave ky fare pazargjije qe bane tregti me Milicin e Serbis jojo voten ati sja dhajna ndash le ti mledh 1 Milion Euro e ne dashte 5 Milion Euro se kot e ka.

Dardani_K1
28-06-06, 10:30
Ja shikone ne foton ma larte edhe shefin e tina Hahaha Hasha i Drenices e ma i mire sashte as Remi.

Besiana
28-06-06, 10:48
Shiqoni edhe une gjeta diqka ky Remi e paska edhe dublerin qe me e njek milicija e nxajn dublerin e ky jet me shefin e tina Hashen edhe ma tutje me vjedhen.

Zero Cool
28-06-06, 11:20
Si sju vjen turp juve te flitni keshtu per ata qe vajten te japin jeten e tyre per atedhe? Per juve konkretisht, per juve qe e keni pshtjelle bythen me nje qebe e keni ik maleve dhe keni lan pasurin dhe te gjith qka kishit dhe keni ike per bllace ose per kukes? Si nuk ju vjen turp te pytni per pasurine e atyre qe jua sollen lirine e nuk pytni per pasurine tuaj dhe per pasurine e atyre qe perderisa keta trima po luftonin ata benin marrveshje me shkijet? Si jua nxen goja qe keta ti quani bij te rankoviqit? Apo ju nga mellefi qe nuk e keni shkaun ma ne shtepite tuaja tani shfryheni me kesi shkrime? Kush ka lind i pasur? A kishte me mbush barkun buk Rugova qe tani bijt e tij te jetojne ne nje ville te ashtuquajtur "rezidenca e presidentit"? Pse nuk hyn ne at rezidence presidenti aktual? Apo kishte buk te mjaftuar Daci te cilin edhe do ta gjykojne per keqperdorime te parave te Kosoves ? A keni more ju kryp ne sy? A ma shume e meriton nje shtepi te tille dikush qe dha ose deshi te jep te gjitha per ju dhe Kosoven apo te kete dikush i cili ikte si lepuri nga shkijet dhe tani u kthya ne pozite "i nderuar"dhe xhepat plot euro ? O popull i mjere ai qe nuk mesoi asgje nga historia e vet eshte i destinuar ta perseris ate !

Besiana
28-06-06, 15:02
a bashe shume paskan dhanen keta trima per Kosove a e valla po shihet se thojne qka shihet sdan deshmi shihjau shpijat qe para lufte si kan pasen shihjau veturat qe i kan e qe para lufte as kerr me kali skan pasen e ku i murren ,po keta skane luftue per liri po per karrika dhe per pasuri qe jane aqe te paq dhe kan sado pak nderi si Hashimi si Remi e shume Komandant Karrika e Shkoma le te i paraqesin me fakte se sa te holla kane marren nga fondi i luftes sa jane hargjue ne qka jane hargjue dhe sa kane meten e sa qe kane meten ku kane meten ato te holla e sa qe munden me deshmue ateher ne rregull ashte pore une jame i sigurt se smunden asgje me deshmue se ku kane avullue ato pare,te ishin kanen trima e heroj te vertet Remi e Hashimi Komandant Lata e shume Komandant Fotele kishin me dalen sode bashke me te tjeret e me e ba Bllokimin e Rruges qe mos me mujten me ardhen Kryeministri i Serbis qe pasi erdhi ne Kosove mbajti nje fjalim te zjarret sesi Kosova ashte dhe ka qene Djepi i Serbis po keta sjane Heroja po jane Komandanta Dallavergji e ortaka te Serbeve se me pa dalen me bojkotu ju kishin hupen püazaret me Serbin,Remi para 4 apo 5 Viteve e ka pas ba nje ndeshje me nje gjip qe ka kushtue 200.000 Demark dhe per sherim ka pas shkue jashte vendit por sapo dul nga spitali dhe erdhi ne Kosove i erdhi gjipi i ri finqe e njajta ngjyre e njajta mark e ju tashe me kallexoni se nga i erdhen Remit gjithe ato pare a ashte shume e leht me e diten nga paret e vjedhta te Luftes .
Skemi shtet se te gjithe keta Remin,Laten,Hashimin,Naim Kadriun e shume te tjer ashte dashten me i shtie ne burg deri sa te mos i kishin pague paret e luftes dhe e gjithe pasuria e tyre me u konfiskue.

Drinni
28-06-06, 16:19
Si sju vjen turp juve te flitni keshtu per ata qe vajten te japin jeten e tyre per atedhe? Per juve konkretisht, per juve qe e keni pshtjelle bythen me nje qebe e keni ik maleve dhe keni lan pasurin dhe te gjith qka kishit dhe keni ike per bllace ose per kukes? Si nuk ju vjen turp te pytni per pasurine e atyre qe jua sollen lirine e nuk pytni per pasurine tuaj dhe per pasurine e atyre qe perderisa keta trima po luftonin ata benin marrveshje me shkijet? Si jua nxen goja qe keta ti quani bij te rankoviqit? Apo ju nga mellefi qe nuk e keni shkaun ma ne shtepite tuaja tani shfryheni me kesi shkrime? Kush ka lind i pasur? A kishte me mbush barkun buk Rugova qe tani bijt e tij te jetojne ne nje ville te ashtuquajtur "rezidenca e presidentit"? Pse nuk hyn ne at rezidence presidenti aktual? Apo kishte buk te mjaftuar Daci te cilin edhe do ta gjykojne per keqperdorime te parave te Kosoves ? A keni more ju kryp ne sy? A ma shume e meriton nje shtepi te tille dikush qe dha ose deshi te jep te gjitha per ju dhe Kosoven apo te kete dikush i cili ikte si lepuri nga shkijet dhe tani u kthya ne pozite "i nderuar"dhe xhepat plot euro ? O popull i mjere ai qe nuk mesoi asgje nga historia e vet eshte i destinuar ta perseris ate !

Thėn tė drejten s'di ēka do te shtoja kėtu tjeter, Shiquar nga kėndi i njė mergimtari, qe ska per interes asgje tjeter perpos ta shoh vendlindjen e tijė duke lulzuar.

Mirpo ka edhe diēka tjeter ketu:
Deri sa atdheu thirri mobilizimin e pergjithshem(mobilizim don te thot, dikush per armė, dikush per mjeksi, dikush le ta bėje punen e tijė nė media ........etj.)
Tė gjith ata qe ne nje menyr nuk i'u kan pergjegjur kesaj ftese(si duket nuk kan besuar ne lirin e u prishej rahatia me shkjaun) tė gjithė tash mundohen te arsyetojn iden se Liria na piku nga qielli.
Populli thot: Ajo Shtepi qe ska mashkuj per te shkrepur pushk aty shkrepet pordh.

pirro
28-06-06, 17:56
Nuk kan pas mundesi ma shume

Shume komandata i kan shku gati deri ne fund mashtrimeve, keqperdorimeve ,venjes se HARAQIT bisneseve te ndryshme,shantazhit dhe gjerave te tjera te ngjashme.

Mirpo, jo qe dua te ballancoi diqka ne kete rrafsh mirpo eshte MEKAT te perzihen te gjithe ne keto KEQPERDORIME,Une jam i sigurt se edhe ju njini njerz komandata te luftes qe nuk jan zhytur dhe kan pasur mundesi te bejn gjera te tilla.

mirpo fatkeqsisht ata qe kan keqperdorur jan nje shumice e pa mohushme dhe diqka qe vrehet me sy (si SHTEPIA E RAMUSHIT,SHTEPIA E REMIT,SHTEPIA E SYLEJMAN SELIMIT NE AQAREVE,ndoshta ju nuk e keni pare kete te fundit mirpo une e kam pare)dhe kjo i ben keta njerz qe duhet te merremi edhe ne ket FORUM.

Perndyshe tema eshte e qelluar.

Arb
30-06-06, 01:10
Si sju vjen turp juve te flitni keshtu per ata qe vajten te japin jeten e tyre per atedhe? Per juve konkretisht, per juve qe e keni pshtjelle bythen me nje qebe e keni ik maleve dhe keni lan pasurin dhe te gjith qka kishit dhe keni ike per bllace ose per kukes? Si nuk ju vjen turp te pytni per pasurine e atyre qe jua sollen lirine e nuk pytni per pasurine tuaj dhe per pasurine e atyre qe perderisa keta trima po luftonin ata benin marrveshje me shkijet? Si jua nxen goja qe keta ti quani bij te rankoviqit? Apo ju nga mellefi qe nuk e keni shkaun ma ne shtepite tuaja tani shfryheni me kesi shkrime? Kush ka lind i pasur? A kishte me mbush barkun buk Rugova qe tani bijt e tij te jetojne ne nje ville te ashtuquajtur "rezidenca e presidentit"? Pse nuk hyn ne at rezidence presidenti aktual? Apo kishte buk te mjaftuar Daci te cilin edhe do ta gjykojne per keqperdorime te parave te Kosoves ? A keni more ju kryp ne sy? A ma shume e meriton nje shtepi te tille dikush qe dha ose deshi te jep te gjitha per ju dhe Kosoven apo te kete dikush i cili ikte si lepuri nga shkijet dhe tani u kthya ne pozite "i nderuar"dhe xhepat plot euro ? O popull i mjere ai qe nuk mesoi asgje nga historia e vet eshte i destinuar ta perseris ate !

Pasurine qe e kane keta zotnite, nuk e kane as te trasheguar, as te fituar, e as te dhuruar, por e kane te perfituar.

Pas lufta solli ne siperfaqe me qindra e qindra Komandante qe gjate luftes nuk u pane kund. Nuk bene asnje beteje, e nuk mbrojten asnje meter katror te Kosoves.

Cka kane te bajne Rezidenca e Pavaresise dhe pasuria e trasheguar e Dacit me perfitimet e ktyre te vetequajturve "Komandante te UCK-se?"

teutaA
06-11-08, 02:44
per qe jan pasunu po e dim te gjith qysh po qe i sjellen ne pushtet ket smuj me ja u pranu nderkomtarve e as me kuptu

Sibora
10-12-09, 22:30
Nga e ka prejadhjen pasuria e komandantėve tė UĒK-sė...?!

Shume e thjeshte kjo.Nga djersa e popullit te mjere qe mezi siguron te holla per buken e dites,nga taksapaguesit qe pavaresisht sa fitojne,duhet ndare nga xhepi per t'ua trashe xhepat atyre qe thirren ne emer te UCK,....

p.s.Fatmir Lima kishte blere nje vile luksoze ne Brezovice me keto para,me nje pjese donte te bleje akoma truall aty,me nje shume te madhe u zu ne kufi,me tjerat kushedi cka ka ndermend.
I mbetshin n'fyt.

Arb
10-12-09, 22:33
Keta zagare as qe kane te bejne me UCK-ne. Ata qe vertete luftuan Shkaun ose jane te vrare ose ia jane kthyer jetes se tyre normale...

Ata qe nuk shkrepen asnje plumb kunder Shkaut, jane ata qe kane perfituar ne emer te luftes...

shfletuesi_
10-12-09, 22:33
Po shume e thjeshte.

Gjat kohes se luftes - Vendlindja therret njerezit kan jap pare aq sa kan pas ndoshta centin e fundidt e kan jap per hire te luftes se UCK-s.
Pastaj pas luftes me haraqe ku edhe sot e kultivojn kete veprimtari shume profitabile edhe me leverdi te maaaadheeeeee..

premium
10-12-09, 22:51
Sigurisht kontribuan '' gyrbeqaret Shqipetar me se shumti , dhe e pasuruan hajnin Bukoshi , duke armatosur UCK'n me armet kineze te klases ''zh''

jEtA_1
11-12-09, 12:07
Sigurisht kontribuan '' gyrbeqaret Shqipetar me se shumti , dhe e pasuruan hajnin Bukoshi , duke armatosur UCK'n me armet kineze te klases ''zh''
Dhe asnjiher per opinionin nuk u skjaruar 3% i Bujar Bukoshit dhe jo ai po askushe deri me tani nuk ka dhene llogari para popullit per ate dhe vazhdon korrupsioni me te madhe ne vendin tone.

filxhani
11-12-09, 13:02
Hesapi
10 vite x 12 Muaj = 120 muaj
rroga mesatare n'Kosovė =1000 €
120 Muaj x 1000 € = 120 000 €
harxhime pėr jetė / 1 muaj = 0
sigurime ( s'ka ende )/ 1 muaj = 0
pagesa tė ndryshme (rrymė,telefon,ngrohje..) = 0
-------------------------------------------------------------------
Totali/10 vite = 120 000 € + kursimet = pak mė shumė se 1 mil

I paskan fituar me punė!?