PDA

View Full Version : Serbėt ne Mal te Zi shesin pronat dhe largohen


Kalt
02-07-06, 22:20
Serbėt ne Mal te Zi shesin pronat dhe largohen

Bojana Stanishiq nė Pljevlė

Fshatarėt e Seoces, afėr Andrijevica, nė veri tė Malit tė Zi, janė tė zemėruar. Arsyeja ėshtė rezultati i referendumit pėr pavarėsi me 21 maj, tė cilin e fituan mbėshtetėsit e pavarėsisė sė Malit tė Zi.
Aq i madh ėshtė zemėrimi nė Seoce, i cili votoi kundėr sovranitetit, saqė shumė vendorė kanė vendosur tė shesin pronat dhe tė emigrojnė nė Shumadi, nė Serbinė qendrore.
Ata planifikojnė tė ndėrtojnė fshatin e tyre nė anėn tjetėr tė kufirit dhe ta quajnė Seoce.
Fshatarėt e bėnė tė qartė se, nėse njė blerės ėshtė i interesuar tė blejė tėrė fshatin, ata do t'i ofrojnė njė zbritje prej 15 pėrqind.
Njėri prej tyre ėshtė Stanoje Stijoviq. "Menjėherė pasi tė shes pronėn time, do tė shkoj nė Serbi", - tha ai. "Planifikojmė tė blejmė njė fshat tė tėrė nė Serbi dhe tė quajmė Seoce pėr hir tė dashurisė sonė pėr vendlindjen".
Fshatarėt protestojnė se largimi i tyre nuk ėshtė shenjė e indiferencės ndaj vendit ku shumė prej tyre kanė lindur dhe qė kanė investuar tėrė jetėn e tyre.
"Unė kam investuar tė gjitha kursimet e mija nė kėtė fshat", - tha Vujica Mitrovic, i cili erdhi kėtu pėr tė votuar nė referendum nga Danimarka, ku tani punon. "Por, jam shumė i zhgėnjyer me rezultatin, prandaj edhe kam vendosur tė shes pronėn time - tri shtėpi nė Andrijevica, njė shtėpi nė Seoce, njė tjetėr nė Sutomore nė bregdetin Adriatik dhe njė shtėpi nė malin Balja". Tridhjetė e pesė fshatarėt nga Beranoselo, afėr qytetit Berani nė veri tė Malit tė Zi gjithashtu janė duke shitur tokėn dhe shtėpitė e tyre, duke shpresuar se blerėsit shqiptarė do tė lajmėrohen.
Milan Koraq, pėrfaqėsues i Beranoselos, thotė se fshati ėshtė nė shitje vetėm pėr shqiptarėt - qė reflekton mendimin e shumė serbėve se kjo pakicė etnike ka siguruar fitoren nė referendumin e 21 majit. Blerėsit potencialė shqiptarė vetėm janė paraqitur, familjet Tahirajt, Salihajt dhe Bruēaj nga fshati Grnqari nė veri tė Mali tė Zi. "Ata i panė shtėpitė nė shitje dhe thanė se do tė na thėrrasin dhe vizitojnė. Nuk kemi biseduar pėr ēmim, por i thashė se nuk do tė ketė problem. Atyre i pėlqeu ēka panė", - tha Korac pėr “Ballkan Insajt”.
Banorėt e Seoces dhe Beranoselos mund tė duken si njė shembull ekstrem, por rasti i tyre nuk ėshtė i veēantė. Shumė banorė tė Pljevljės, qytet nė Malin e Zi Verior, gjithashtu kanė deklaruar se ata do tė largohen pėr nė Serbi. Serbėt janė shumicė nė kėtė komunė veriore dhe kanė lidhje tė afėrta me qytetin e Prijepoljes, nė anėn serbe tė kufirit, dhe tani druajnė se kėto marrėdhėnie mund tė rrezikohen, pasi kufiri i vjetėr republikan ėshtė shndėrruar nė kufi ndėrkombėtar.
Dragan Paldrmiq, nėnkryetar i asamblesė sė Pljevljes, tha se nė ditėt e para pas votimit ai ka marrė informata se rreth 100 banorė vendorė po planifikonin tė largohen.
Studentėt, tė cilėt vijojnė mėsimin ė Serbi vetėm kanė ndryshuar adresat e tyre pėr t`u siguruar se do tė regjistrohen si qytetarė serbė, vazhdoi ai. "Rreth 700 studentė nga rajoni i Pljevljes tė cilėt janė duke studiuar nė universitete nė Serbi u larguan para referendumit, pasi ata pritnin njė rezultat jo nė favor tė tyre", - ai tha. "Njerėzit janė shumė tė zhgėnjyer dhe kanė filluar tė largohen."
Boshko Bjekoviq, zyrtar financiar nė administratėn komunale tė Plevljes, ėshtė njėri ndėr personat, i cili planifikon t'i shesė pronėn ndonjė blerėsi shqiptar para se tė largohet pėr Serbinė qendrore. "Do tė doja t`ia shisja tėrė pronėn time nė Shumani ndonjė shqiptari", - ai tha. "Nėse blerėsi shqiptar ka mė shumė se dhjetė fėmijė, unė do t'i ofroj atij dhjetė pėrqind zbritje".
Etnologu dhe antropologu Radoman Manojloviq gjithashtu ėshtė i zemėruar rreth rolit tė pakicės nė referendum. "Shqiptarėt dhe myslimanėt marrin vendime, tė cilat ndikojnė nė jetėn e fėmijėve tė mi", - tha ai. "Unė do tė largohem pėr nė Serbi nė shansin e parė qė mė ofrohet".
Prapa kėtij zemėrimi qėndron fakti se malazezėt, tė cilėt janė banorė tė Serbisė nuk kanė pasur tė drejtė vote gjatė referendumit mė 21 maj. Sipas ligjit tė referendumit, tė pranuar nga Komisioni i Venedikut i Kėshillit tė Evropės, vetėm qytetarėt e regjistruar si banorė nė Mal tė Zi mund tė votojnė.
Por, shqiptarėt dhe boshnjakėt, tė cilėt kanė mbajtur shtetėsinė nė Mal tė Zi u kthyen nė shtėpi nė numra tė lartė dhe votuan. Tani, disa serbė planifikojnė tė bojkotojnė dyqanet dhe kafenetė e tyre nė shenjė tė hakmarrjes.
"Deri mė tani nuk kemi bėrė dallime", - tha Petar, njė banor i Plevljės. "Ne kemi blerė gjėra nė kėto dyqane, pavarėsisht nėse pronari ėshtė serb, mysliman apo boshnjak. Por, qė nga 21 maji unė ble gjėra vetėm nė dyqanet serbe, sikurse edhe shumica e shokėve dhe familjarėve tė mi".
Boshko Bjekoviq, zyrtari financiar i qytetit, tha se bojkotimi i dyqaneve myslimane ėshtė pritur - posaēėrisht pasi vendorėt u ballafaquan me ēmime mė tė larta pėr gjėsendet nga Serbia si rezultat i pavarėsisė. "Gati tė gjitha mallrat nė Plevlja, nga ushqimi deri te kozmetika, kanė arritur nga Serbia", - tha ai. Pėrpos zemėrimit nga rezultati i referendumit, shumė serbė thonė se ata dėshirojnė tė largohen nga Mali i Zi verior, sepse druajnė pėr sigurinė e tyre.
Ata thonė se kushtrimet si "Mali i Zi, nėna ime, do t'i masakrojmė serbėt sonte!", "Varni Serbėt!" dhe "Tradhtarė, shkoni nė Serbi!" ishin thėnie rutine tė kampit pro pavarėsisė dhe mund tė dėgjoheshin gjatė kremtimit tė tyre nė Plevlja. "Asgjė nuk do tė jetė e njėjtė pas kėtyre kėngėve dhe thirrjeve qė ne dėgjuam", - tha Mirko, njė banor i Plevljės. "Ndihem i kėrcėnuar dhe nuk dua qė fėmijėt e mi tė kenė probleme vetėm pse janė serb". Disa banorė tė Plevljės nuk kanė pritur pėr referendum tė pavarėsisė para se tė vendosin shtėpitė e tyre nė treg, por ato i shitėn mė herėt, duke pritur me tė drejtė kėtė rezultat.
"Unė prita kėtė rezultat, prandaj shita pronėn time dhe kam siguruar njė kulm mbi kokėn time nė Serbi", - tha Radoman Brashanac. "Gjithēka qė kam fituar unė i shita dhe investova nė Serbi. Nuk desha tė pres pėr rezultatet e referendumit dhe pastaj tė mendoj pėr opsionet e mia".
Nė fshatin e Seoces, i cili ėshtė tėrėsisht i banuar nga serbėt, vendorėt gjithashtu brengosėn pėr siguri. Fqinjėt e tyre nė Plavė dhe Gusi janė kryesisht shqiptarė. Disa druajnė nga njė pėrsėritje tė skenarit tė Kosovės, ku shqiptarėt i larguan serbėt me forcė, pas ardhjes sė forcave ndėrkombėtare dhe pėrfundimit tė konfliktit nė mes tė forcave serbe dhe guerrilėve shqiptar tė Kosovės.
Velimir Guberiniq, njė refugjat nga Kosova, i cili jeton nė kėtė fshat, vetėm ka pėsuar nga shqiptarėt. "Nuk dua tė kaloj nėpėr kėtė sėrish", - tha ai. "Dua tė filloj njė jetė tė re nė Serbi". Lubisha Guberniqi dėshiron tė largohet nga Seoce, sepse thotė se qeveria malazeze nuk mėrzitet pėr interesat e serbėve vendorė. "Unė kam punuar nė fabrikėn Soko Stark, por tani jam i papunė dhe jam para kolapsit", - ai tha. "Mė duhet tė kėrkoj njė jetė tjetėr nė Serbi".
"Ne nuk kemi marrė asgjė nga qeveria serbe vetėm pse jemi serbė". Pljevlja ka dy punėdhėnės tė mėdhenj, njė termo-elektranė dhe njė minierė thėngjilli. Por, ato nuk mjaftojnė pėr tė punėsuar tė gjithė njerėzit qė kėrkojnė punė. Ata druajnė se pavarėsia do ta vėshtirėsojė situatėn ekonomike.
Jovani, njė pemėshitės nė Plevlje, thotė se kufiri ndėrkombėtar me Serbinė do ta dėmtojė tregtinė dhe do tė ngrejė ēmimet. Disa vite mė parė, ai humbi punėn e tij dhe tani mbijeton nga shitja e frutave dhe perimeve, tė cilat i importon nga Serbia. "Nėse taksat doganore rriten, unė nuk do tė mund tė mbaj familjen time", - tha ai. "Nuk mund tė luaj me kėto gjėra, prandaj mė duhet tė shes shtėpinė time. Menjėherė pas shitjes, do tė largohem nė drejtim tė Serbisė". Bojana Stanishiq punon pėr tė pėrditshmen e Podgoricės Dan. “Ballkan Insajt” ėshtė publikim i BIRN nė internet.


Gazeta Tema

GjIlAnAsI_cSi
02-07-06, 23:25
Serbet kan marr fund , tani po nuk i hoqen ata koleget e Milloshevic e me ndrru gjithcka qe ka aty ne politik te tyre , edhe serbian kan me leshu e me bo vetvrasje se ska prej tyre me..! E u kallshin..!

musl|m
03-07-06, 00:00
Serbia eshte sikur Nokia, ēdo vit version i ri del edhe sejcili version me i vogel se tjetri... :biggrin:

halla e madhe
03-07-06, 08:30
Dikur kerkojshin Serbine e madhe,e tash kane frige mos te humbin edhe ate qe ju ka mbete:biggrin: