PDA

View Full Version : Opozita braktis sallen e kuvendit te Kosoves.


Kalt
13-07-06, 23:36
Debate tė ashpra ndėrmjet pozitės dhe opozitės u zhvilluan nė kuvendin e Kosovės pėr tremujorin e parė tė punės sė qeverisė sė Kosovės. Qeveria e Kosovės lavdėrohet pėr suksese, ndėrsa opozita kėmbėngul pėr dėshitmin e plotė tė qeverisė. Kėto kundėrshtime bėnė qė nė minutat e para opozita tė largohet nga salla e kuvendit.

Subjektet politike qė pėrbėjnė koalicionin qeveritar thonė se, qeveria e Kosovės e udhėhequr nga kryeministri Agim Ēeku, nė tre mujorin e parė tė punės sė saj, ka treguar rezultate konkrete, ndėrsa opozita kėmbėngul nė dėshtimin e plotė tė qeverisė nė 100 ditėshin e parė tė punės. Pėr kėtė ēėshtje, nė kuvendin e Kosovės, u zhvillua debat pėr punėn e qeverisė dhe kanė mjaftuar diskutimet e para tė deputetėve rreth kohėzgjatjes sė debatit qė opozita tė largohet nga salla e kuvendit tė Kosovės gjė qė nė Kosovė ndodhė rrallė.
Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, thotė se qeveria e Kosovės nė kėtė fazė ka pasur disa prioritete qė pėrfshihen nė paketin e standardeve tė kėrkuara nga Grupi i Kontaktit. Mirėpo, pėr opozitėn nė Kosovė kėto prioritete qė i pėrmend kryeminitri Ēeku, nuk kanė qenė puna e vetme e qeverisė, ndėrsa, rezultat nė cėshtje tjera tė
ndieshme sipas tyre nuk ekzistojnė. Hajredin Kuqi ėshtė udhėhqės i kabinitetit tė qeverisjes sė mirė tė PDK-sė, nė opozitė.

Zoti Kuqi thotė se raporti i qeverisė paraqet tendėncė mashtrimi para qytetarėve sepse sipas tij procesi i standardeve nė tė cilin bazohet qeveria ekziston qysh
pas luftės nė Kosovė dhe nuk ėshtė njė gjė e re.
Nė seancėn e kuvendit tė Kosovės ku u debatua puna 100 ditėshe e qeverisė sė Kosovės, u shtruan shumė pyetjenga deputetėt e pranishėm nė sallė mirėpo pa deputet e opozitės pyetje kėto tė cilat kishin tė bėnin, qė nga ēėshtja e pėrgjegjėsive qė nė tė shumtėn e rasteve bien ndesh me rregulloret e UNMIK-ut, situatėn e sigurisė dhe deri tek ēėshtjet ekonomike dhe sociale. Pėrgjigjjet e ministrave dhe kryeministrit nė kėto pyetje nė tė shumtėn e rasteve ishin se institucionet e Kosovės, nuk kanė kompetenca tė plota, ndėrsa, pėrgjigjet reale duhet sipas tyre duhet tė kėrkohėn nga administrata ndėrkombėtare e cila nė bazė tė rezolutės 1244, vazhdon tė jetė autoriteti i vetėm vendimarrės nė Kosovė.


Bekim Shehu
DW


13-07-2006

MemphiSx
14-07-06, 14:53
Pse a mos ke hera e dyte a :biggrin:

Arb
14-07-06, 16:01
Opozites si ka mbete gje tjeter, vecse te braktis edhe Kosoven.

Guri i madh
14-07-06, 19:19
nuk kan faj vap e madhe nuk munden me nej mbrenda ishin shkue ner hije te arres me mrizue me delet e bacit zymer

Dilaver
16-07-06, 21:32
Rebelimi politik i deputeteve tė opozitės

Sjelljet e opozitės, pėrkatėsisht tė deputetėve opozitarė nė seancėn e fundit tė Kuvendit tė Kosovės u ngjajnė fėmijėve tė lazdruar tė cilėt e kanė buzėn nė vaj, sa herė t’u hiqet shishja e qumėshtit prej goje.


Shkruan: Bajrush MORINA

Seanca e datės 13 e Kuvendit tė Kosovės, filloi ashtu siē nuk pritej. Deputetėt e opozitės u larguan nga kjo seancė dhe kėshtu ministrave tė Qeverisė sė Kosovės u mbeti qė t’u pėrgjigjen vetėm pyetjeve tė deputetėve qė ishin tė pranishėm nė sallė, pra atyre tė opozitės. Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, duke tentuar qė tė tejkalohet kjo “mosmarrėveshje” ndėrpreu seancėn dhe i ftoi anėtarėt e Kryesisė dhe shefat e grupeve parlamentare, qė edhe njėherė t’i bind qė tė opozita tė kthehet nė Kuvend. Por duket se as kjo “lutje” e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės nuk u pranua nga opozita.
Pra, partitė politike opozitare, pėrkatėsisht deputetėt e opozitės nė Kuvendin e Kosovės u larguan nga punimet e seancės sė fundit tė Kuvendit tė Kosovės me arsyetimin banal se nuk po u lejohet tė flasin sa kanė dėshirė e sa kanė aftėsi gojore. Dhe qė absurdi tė jetė edhe mė i madh, kėta deputetė ranė nė kundėrshtim edhe me qėndrimet e anėtarėve tė Kryesisė sė Kuvendit dhe tė shefave tė grupeve parlamentare, qė janė nga radhėt e opozitės. Pra, pėr rendin e ditė dhe pėr kohėn e debatit pėr raportin 100-ditėsh tė Qeverisė sė Kosovės, Kryesia e Kuvendit tė Kosovės nė dy mbledhjet e fundit nė tė cilat kanė marrė pjesė edhe anėtarėt e Kryesisė dhe shefat e Grupeve parlamentare opozitarė, janė pajtuar tė gjithė sė bashku pėr rėndin e ditės dhe pėr kohėn e debatimit, ndėrkaq nė seancėn e 13 korrikut, atyre u “doli gjumi” dhe ranė nė kundėrshtim jo vetėm me shumicėn e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, por edhe me vetė pėrfaqėsuesit e tyre nė Kryesinė e Kuvendit tė Kosovės. Me njė fjalė, kėta deputetė tė opozitės, me largimin e tyre nga punimet e Kuvendit tė Kosovės, edhe njėherė treguan janė fėmijė tė lazdruar tej mase dhe se ata e kanė buzėn nė vaj sa herė t’u hiqet “cuclla” prej goje.
Nė fakt, njė nga arsyet e kėtij rebelimi nė plotė kuptimin e fjalės, tė deputetėve tė opozitės ishte se ata kėrkonin qė debate pėr raportin e 100-ditėshtit ė Qeverisė sė Kosovės tė zgjaste pa kufi dhe pa ndėrprerje kohore. Sipas disa deputetėve tė opozitės, ata, pavarėsisht nga forca e tyre politike nė Kuvend, tė kishin tė drejtė tė flitnin, jo 10 minuta por edhe nga 20 minuta pa u ndėrprerė. Pra, tė flitnin, tė flitnin, tė flitnin derisa tė lodhen duke folur, derisa t’u lodhen fulqitė, derisa t’u lodhet goja, derisa t’u trashet gjuha. Ata donin qė tė flitnin ditė e natė, qė debatonin pa u ndalė, qė t’i merrte gjumi pranė foltores, apo qė tė mrizonin nėn hije tė Kuvendit tė Kosovės, si “Qeveria e tyre nė hije”.
Duke u larguar nga seanca e fundit e Kuvendit tė Kosovės, deputetėt e opozitės treguan se ata nuk e kanė vendin nė Kuvendin e Kosovės, por nė rrugė, nė rrugė ku njė ditė mė parė ishte edhe opozita e Shqipėrisė nė krye me Edi Ramėn, Ilir Metėn e Paskal Milon. Nė fakt, duket se opozita e Kosovės ėshtė nėn dirigjimin e opozitės sė Shqipėrisė. Nė kėtė “komunikim” tė tyre politik ka vetėm njė ndryshim tė vogėl: opozita e Shqipėrisė po proteston nė rrugė, ndėrkaq opozita nė Kosovė po mrizon nė hije. Duket se tė parėt kanė nevojė pėr “dush tė ftohtė” ndėrkaq tė dytėt pėr njė “rrezatim nė diell”.

Arb
28-07-06, 02:59
Surroi sqaron pse Grupi parlamentar i partisė sė tij braktisi sallėn kur foli Presidenti Sejdiu

Prishtinė, 27 korrik - Lideri i partisė reformiste ORA, Veton Surroi, duke sqaruar se pse grupi parlamentar i partisė sė tij dhe ai i PDK-sė braktisėn sallėn e Kuvendit nė momentin kur Presidenti Fatmir Sejdiu hyri pėr t'iu drejtuar deputetėve, tha se "ne si anėtarė tė Grupit tė Nnitetit nuk e kishim nė dorė dokumentin, nuk e dinim pėr ēka bėhet fjalė".

Sipas Surroit, paraprakisht ka pasur njė marrėveshje javėn e kaluar nė Ekipin e Unitetit qė tė tė gjithė anėtarėt tė raportojnė nė Kuvendin e Kosovės, ndėrkaq sot, siē tha, ėshtė informuar kalimthi nga kolegėt e Kuvendit se do tė ketė raportim nė Kuvend.

"Ne si anėtarė tė Ggrupit tė Unitetit nuk e kishim nė dorė dokumentin, nuk e dinim pėr ēka bėhet fjalė, nuk ka ekzistuar njė konsultė ēfarė do tė ishte e rendit tė ekzistonte rreth kėtij raporti dhe grupi ynė parlamentar sė bashku me grupin parlamentar tė PDK sė kėrkuam qė tė zhvillohet njė debat ashtu siē edhe u patėm marrė vesh tė premten".

Surroi shprehu keqardhje qė nuk ėshtė ruajtur uniteti "ashtu siē duhet tė ruhet", tha ai, duke kėrkuar qė nė tė gjitha kėto ēėshtje, pra edhe nė raportim duhet tė jenė tė pėrbashkėt dhe duhet tė ketė konsensus.

Po ashtu Surroi tha se ka qenė njė marrėveshje mes 5 anėtarėve tė Ekipit tė Unitetit se do tė ketė debat nė Kuvendin e Kosovės. Duke komentuar njė pyetje se gjoja nė Vjenė "kanė dalė tri qėndrime te ndryshme", Surroi e mohoi kėtė, duke thėnė se "mund tė ketė pasur interpretim nė njė formė a njė tjetėr, por nė vija tė trasha nuk ka pas shkarje".

Pėr largimin e sotėm nga njė pjesė e mbledhjes sė Kuvendit Surroi tha se kjo nuk ėshtė bojkot, por mund tė jetė vetėm "njė kėndellje qė tė ulemi, tė shohim se ēka kemi bėrė me sukses". Ai tha se "nuk guxon tė individualizohet pėrgjegjėsia nėse jemi Grup i Unitetit, nėse nuk jemi grup i tillė atėherė ėshtė e mundur qė tė individualizohet pėrgjegjėsia".

Drinni
28-07-06, 18:24
Surroi sqaron pse Grupi parlamentar i partisė sė tij braktisi sallėn kur foli Presidenti Sejdiu

Prishtinė, 27 korrik - Lideri i partisė reformiste ORA, Veton Surroi, duke sqaruar se pse grupi parlamentar i partisė sė tij dhe ai i PDK-sė braktisėn sallėn e Kuvendit nė momentin kur Presidenti Fatmir Sejdiu hyri pėr t'iu drejtuar deputetėve, tha se "ne si anėtarė tė Grupit tė Unitetit nuk e kishim nė dorė dokumentin, nuk e dinim pėr ēka bėhet fjalė".

Sipas Surroit, paraprakisht ka pasur njė marrėveshje javėn e kaluar nė Ekipin e Unitetit qė tė tė gjithė anėtarėt tė raportojnė nė Kuvendin e Kosovės, ndėrkaq sot, siē tha, ėshtė informuar kalimthi nga kolegėt e Kuvendit se do tė ketė raportim nė Kuvend.

"Ne si anėtarė tė Ggrupit tė Unitetit nuk e kishim nė dorė dokumentin, nuk e dinim pėr ēka bėhet fjalė, nuk ka ekzistuar njė konsultė ēfarė do tė ishte e rendit tė ekzistonte rreth kėtij raporti dhe grupi ynė parlamentar sė bashku me grupin parlamentar tė PDK sė kėrkuam qė tė zhvillohet njė debat ashtu siē edhe u patėm marrė vesh tė premten".

Surroi shprehu keqardhje qė nuk ėshtė ruajtur uniteti "ashtu siē duhet tė ruhet", tha ai, duke kėrkuar qė nė tė gjitha kėto ēėshtje, pra edhe nė raportim duhet tė jenė tė pėrbashkėt dhe duhet tė ketė konsensus.

Po ashtu Surroi tha se ka qenė njė marrėveshje mes 5 anėtarėve tė Ekipit tė Unitetit se do tė ketė debat nė Kuvendin e Kosovės. Duke komentuar njė pyetje se gjoja nė Vjenė "kanė dalė tri qėndrime te ndryshme", Surroi e mohoi kėtė, duke thėnė se "mund tė ketė pasur interpretim nė njė formė a njė tjetėr, por nė vija tė trasha nuk ka pas shkarje".

Pėr largimin e sotėm nga njė pjesė e mbledhjes sė Kuvendit Surroi tha se kjo nuk ėshtė bojkot, por mund tė jetė vetėm "njė kėndellje qė tė ulemi, tė shohim se ēka kemi bėrė me sukses". Ai tha se "nuk guxon tė individualizohet pėrgjegjėsia nėse jemi Grup i Unitetit, nėse nuk jemi grup i tillė atėherė ėshtė e mundur qė tė individualizohet pėrgjegjėsia".


I nderuari Arb! Paskenit bėr njė analiz tė mirė kėsaj tė ndodhure tė pahijshme vetem dy ditė pas takimit tė Vjenės.
Nuk e di se sa janė tė vetėdijshėm zotrinjėt si Sejdiu,Thaqi apo Surroi.
kėtu nuk ėshtė fjala pėr tė mbledhur pikė, kush mė shumė e kush mė pak. Kėtu ėshtė nė pyetje pėrgjegjėsia nacionale, kėtu nuk "pikzohet"nė emer personal siq ėshtė munduar presidenti Sejdiu e as nuk bojkotohet parlamenti si ka vepruar zotri Thaqi e Surroi.
Pėr mendimin tim zotrinjėt nė fjalė duhen tė jen tė ndergjegjshėm se qfar i pret nė tė ardhmen,dhe ti kushtohen detyres sė veshtirė me perkujdesjen mė tė madhe.
Bile unė shkoi edhe aq larg sa qe me tu mbaruar kulmi i sė gjithės kėta zotrinjėt "unė, unė, unė"menjėher tu lėshojn vendin gjeneratave tė reja Unitare dhe mendje mprehėse.
Dhe kėtyre zotrinjėve"unė, unė, unė" le tu mjaftoi vendi nė histori se qfar bėn pėr tė gjithen!!! A nuk mjafton kjo???

GURI SYLAJ
28-07-06, 19:31
Mbetet te shpresojm se asnjeri nuk jan te gatshem te bartin pasojat e sjelljeve te papergjegjeshme dhe te pandergjegjeshme ne momentet vendimtare neper te cilat po kalojm si nje shtet ne formesim dhe si nje shoqeri ne tranzicion.
Kjo ,perveq te tjerave ,tregon edhe pergaditjen dhe pjekurin politike te udhehqesve tane politik.Megjithate eshte nje shenje ,jo e mire , qe faktori nderkombetare do e kete parasyshe ne momentet e vendim marrjes,e per cfare ,pergjegjesia bie mbi papergjegjeshmerine e faktorit politik vendor.
Ndoshta dikush po mendon se tani jemi ne perfundimin e tere asaje qe ne deshirojme te ndodhe por jo ,ne pikrisht tani jemi ne fillimin e asaj qe deshirojme dhe qe duhet te ndodhe -te jemi shtet.E qe te behemi shtet duhet te tregojme ,te gjithe , pjekuri dhe pergjegjeshmeri politike ,duhet te tregojme deshire dhe vullnet per t'a bere dhe udheheqe shtetin,duhet te tregojme se e meritojme dhe dijme t'a bejme dhe t'a mbajme shtetin.Deshtimi i tere keti procesi nuk do te ishte vetem deshtim i kesaj klase politike qe e kemi dhe i yni si popull por do te ishte edhe nje mosmirenjohje ndaj te gjithe atyre qe n'a ndihmuan te vijme deri ketu ku jemi,do te ishte nje amoralitet politik cfare nuk ndodin shpesh ne histori.

Kujdese, sepse rrota e historise sillet shume ngadal dhe ky rast ndoshta eshte edhe i pa perseritshem ,prandaj kerkohet nga secili qe momentin t'a vlersoj realisht dhe pa ate ngarkesen se ,ku do te jem une neser si individ ,por me brengen se ku do te jemi ne si popull!

Arb
28-07-06, 20:23
I nderuari Arb! Paskenit bėr njė analiz tė mirė kėsaj tė ndodhure tė pahijshme vetem dy ditė pas takimit tė Vjenės.

I nderuar DRIN,

Shkrimi eshte marrur nga QIK-u.