PDA

View Full Version : Dikush duhet ta njoftojė Beogradin se Kosova tashmė ėshtė e pavarur.


Dilaver
07-09-06, 11:53
Dikush duhet ta njoftojė Beogradin se Kosova tashmė ėshtė e pavarur, u tha nė Parlamentin Evropian

Strasburg, 7 shtator Shumica e deputetėve tė Parlamentit Evropian gjatė njė debati janė shprehur se statusi i Kosovės duhet zgjidhur sa mė shpejt dhe se nuk shohin ndonjė zgjidhje tjetėr pos pavarėsisė. Shumė eurodeputetė po ashtu mbėshtetėn punėn e tė dėrguarit tė OKB sė pėr statusin e Kosovės Marti Ahtisarit dhe insistuan qė statusi i Kosovės tė zgjidhet deri nė fund tė kėtij viti. Deputeti nga Finlanda Aleksandėr Stub ėshtė shprehur se kėtė vit gjithėsesi duhet tė gjendet zgjidhja dhe ai ka thėnė se nuk sheh zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn, pos pavarėsisė. Deputeti nga Sllovenia Jelko Kacin ka thėnė se dikush duhet ta njoftojė Beogradin se Kosova tashmė ėshtė e pavarur. Kacin ėshtė shprehur se edhe Bashkimi Evropian duhet sa mė parė tė njeh shtetin e Kosovės, sepse nė BE mund tė integrohen vetėm shtetet. "Nėse nuk e njohim shtetėsinė e Kosovės e vazhdojmė tė flasim pėr perspektivėn e saj evropiane, atėherė nė fakt ne e gėnjejmė opinionin", ka thėnė deputeti Kacin. Deputeti nga Hungaria Ishtvan Ivani ka thėnė se bashkėsia ndėrkombėtare ka gabuar qė nuk e ka zgjidhur mė herėt statusin e Kosovės, prandaj nuk duhet tė presė mė dhe kėtij rajoni t[i japė pavarėsi. Ai ka shtuar se interesimi i Beogradit pėr pakicėn serbe nė Kosovė do tė jetė i sinqert vetėm nėse Beogradi nė tė njejtėn mėnyrė siguron tė drejtat e pakicave shqiptare, hungareze dhe kroate nė Serbi. Nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės janė shprehur edhe deputeti socialist austriak Hans Svoboda, kolegu i tij nga Holanda dhe deputeti i tė gjelbėrve Langedajk, sikur edhe shumė folės tė tjerė. Duke folur nė kėtė debat pėr Kosovėn nė PE nė emėr tė Presidencės finlandeze tė BE sė, ministrja evropiane e Finlandės Paula Alesollaku ka thėnė se Presidenca e BE sė i jep mbėshtetje tė plotė Marti Ahtisarit dhe ka premtuar se do tė bėjė ēmos qė tė gjenden edhe mjete financiare pėr misionin e ardhshėm tė BE sė nė Kosovė.

Guri i madh
07-09-06, 22:02
nji lajm te hidhur po te vertet per serbin se KOSOVA esht e pa mvarun duhet tja komunikoj HAVIER SOLLANA aj eshtv personi adekuat qe ti shpetoj ultra nacionalistet serb nga sulmi ne zemer

pirro
07-09-06, 22:21
Kisha me u knaq kur edhe Kosova te behet e pavarur,lideret serb te dalin e ti thojn popullit te vet hala nuk ka perfundu gjithqka.

Fshatari
08-09-06, 08:57
Besnik Mustafaj takoi ministrin e jashtėm francez AktualeMinistri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, gjatė njė takimi me ministrin e Jashtėm francez, Filip Dust Blazi, njė vend tė rėndėsishėm ia kushtoi zhvillimeve nė Kosovė. Mustafaj, i cili ndodhet pėr njė vizitė nė Paris, prezantoi nevojėn e pėrfundimit tė negociatave brenda mandatit tė kryenegociatorit Ahtisari. http://www.rtklive.com/site/themes/default/images/spacer_black.gifKy mendim u pėrkrah edhe nga ministri francez i punėve tė jashtme. http://www.rtklive.com/site/themes/default/images/spacer_black.gifRTK (http://www.rtklive.com/site/perne/webstaff.php)07/09/2006 (http://www.rtklive.com/site/search/search.php?searchtype=date&search=07/09/2006)14:59:09...ndėrkaq, ministri francez shtoi se "...kjo ēėshtja e kosovs e metohisė... ishte vendosur ne qershorin e ''99, iu rikonfirmue edhe dje tadiēit nė Washington. Kosova e Metohia, shtoi ministri francez (me kėtė terminologji u pajtue edhe homologu i vet shqiptar), ėshtė tani mė shtet i pavarur, kurse merita e kėsaj pavarėsie (dy ministrat u shkrin nė lotė tė krokodilit!) iu bie vetė kosovarve dhe aleatve tė tyre : amerikanve", pėrfunduan pallavrat e kėtyre dy diplomatve tė huaj.

Arb
16-09-06, 08:20
Nikoliq thotė se do t'i ndėrpresė marrėdhėniet diplomatike me secilin vend qė e njeh Kosovėn e pavarur

Beograd, 14 shtator - Lideri i radikalėve serbė Tomisllav Nikoliq thotė se nuk e di se ē'do tė bėjnė presidenti dhe kryeministri serb nėse Kosova bėhet e pavarur, por e di se ē'do tė bėnte ai. "Po qe se e marrim pushtetin, do t'i ndėrpres marrėdhėniet diplomatike me secilin vend qė e njeh Kosovėn e pavarur", tha Nikoliq pėr gazetėn "Politika".

Radikalėt serbė pėrsėri akuzojnė Papa Gjon Pali II dhe Kishėn katolike pėr tė gjitha ato qė kanė ndodhur nė ish-Jugosllavi. Ndėrkaq Nikoliq tha se pėrsėri e akuzon edhe Amerikėn pėr Hiroshimėn e Nagasakin, Vietnamin, Kamboxhian, Irakun dhe Afganistanin...

Dardani_K1
16-09-06, 11:49
O ska nevoje askushe me e njoftu Serbin per pavaresin e Kosoves se Serbia e ka marren vesh kete pune qe nga dita qe ka hy kfori e unmiku ne Kosove kete te fundit d.m.th Serbin se befason fare se e ka diten por qka sashte ty dite Serbia ashte se si me ja kumtu kete lajme popullit te Srbis.

Naki
21-09-06, 17:21
Deklarata e mbrėmshme e Grupit tė Kontaktit sinjalizon zgjidhjen pėr statusin qė do tė jetė pavarėsia e Kosovės, porositėn sot udhėheqės tė institucioneve dhe pėrfaqėsues tė forcave politike. Ata e arsyetojnė kėtė me konfirmimin e parimit se zgjidhja duhet tė jetė e pranueshme pėr popullin e Kosovės dhe tė ruajė karakterin multietnik tė saj. http://www.rtklive.com/site/themes/default/images/spacer_black.gifInstitucionet dhe forcat politike tė vendit e kanė mirėpritur deklaratėn e mbrėmshme tė Grupit tė Kontaktit, duke e vlerėsuar si sinjalizim mė tė qartė pėr pavarėsinė e Kosovės. Kryeministri Agim Ēeku tha se e ka pritur njė deklaratė tė tillė, sepse fuqitė e mėdha po e kuptojnė ēdo ditė e mė tepėr se pavarėsia ėshtė zgjidhja e vetme qė garanton paqe dhe stabilitet nė rajon.
Alush Gashi, shef i Grupit Parlamentar tė Lidhjes Demokratike, theksoi domosdoshmėrinė qė statusi tė zgjidhjet sa mė shpejt, sepse kjo, tha ai, do t’u hapte perspektiva tė reja qytetarėve tė vendit.”Neve na mbetet qė tė vazhdojmė pėrkushtimin tonė, tė punojmė shumė ngushtė me bashkėsinė ndėrkombėtare, nė veēanti me vendet e Grupit tė Kontaktit, pėr tė hyrė nė familjen e botės sė lirė dhe natyrisht tė bėhemi anėtar i OKB-sė”, tha Gashi.
Deklaratėn e vlerėsoi pozitivisht edhe shefi i Grupit Parlamentar tė Partisė Demokratike, Jakup Krasniqi, sipas tė cilit, vullneti i qytetarėve pėr pavarėsi ėshtė verifikuar nė tė gjitha format e mundshme.”Ne e mbėshtesim ēdo deklaratė qė ka pėr qėllim njohjen e vullnetit tė qytetarėve tė Kosovės, njohjen e statusit pėr shtet tė pavarur tė Kosovės dhe krijimin e mundėsive pėr zhvillim mė tė shpejtė tė Kosovės. Kėtė e presin qytetarėt e Kosovės”, tha Krasniqi.
Edhe Bajram Kosumi nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, e ka mirėpritur deklaratėn, ndonėse ajo nuk e ka bėrė tė qartė pėrfundimin e procesit. “Grupi i Kontaktit duhet tė vazhdojė tė jetė konsekuent deri nė fund tė procesit”, tha Kosumi.
Nėnkryetari i Partisė Reformiste Ora, Ylber Hysa, veēoi porosinė e Grupit tė Kontaktit se palėt nuk do tė lejohen ta bllokojnė procesin, dhe hapjen e mundėsisė pėr Ahtisarin qė ta pėrgatisė pakon e statusit. “Ėshtė vetėm konfirmim i qėndrimeve tė Grupit tė Kontaktit dhe ruajtje e veprimit tė tyre konsensual” tha Hysa.
Ndėrsa Ranxhel Nojkiq nga Lista Serbe pėr Kosovėn, e vlerėsoi mospėrcaktimin e afatit tė prerė pėr zgjidhjen e statusit. Sipas tij, Grupi i Kontaktit e ka korrigjuar qėndrimin e mėparshėm sa i pėrket afatit.
“Mendoj se GK-ja ėshtė e vendosur qė problemi tė zgjidhet sa mė shpejt. Unė vėrtet nuk e di si do tė reagojnė pėrfaqėsuesit e Rusisė kur zoti Ahtisari tė japė propozimin pėr statusin, dhe si do tė pranohet ai propozim nė Kėshillin e Sigurimit”, tha Nojkiq. http://www.rtklive.com/site/themes/default/images/spacer_black.gifRTK (http://www.rtklive.com/site/perne/webstaff.php)21/09/2006 (http://www.rtklive.com/site/search/search.php?searchtype=date&search=21/09/2006)16:12:15

Dilaver
24-09-06, 12:49
Lidhja e Rusis dhe radikalėve me Kosovėn

24 shtator 2006 Vashington-Analistėt politik nė SHBA shpresėn e Serbisė pėr ndihmė nga Rusia nė lidhje me statusin pėrfundimtar tė Kosovės nuk e shofin si tė qėndrueshme.
Analistėt pėrsėrisin sė Moska sė pari do tė shiqoj interesat e veta, e pastaj do tė shqyrtoj deshirat e Beogradit. Sipas lajmit qė plason pėr mediat serbe Helena Gjorgjevic, gazetare e Zerit tė Amerikės, drejtori i programit pėr Grupėt e krizave ndėrkombėtare Nikollas Vajt thot sė; duhet pas parasysh qė Rusia ėshtė shtet i madh i cili ka interesa tė shumta.

“Pavarsia e Kosovės nuk do tė ishte presedan sepse Srbia e Gruzia jan dy raste tė ndryshme. Abhazėt nė vitėt e njėzeta tė shekullit XX pėrbėnin vetėm 20% tė banorve tė Abhazisė, ndėrsa Shqiptarėt nė Kosovė edhe para luftės pėrbenin shumicėn nė Kosovė”, thot Vajt.

Daniel Server shpreh mendimin sė zgjedhja e statusit tė Kosovės nuk duhet tė shtyhet pėr shkak tė rrethanave e kushteve tė mbrendshme nė Serbi

”Mendoj se duhet lėnė serbėt tė zgjedhin kėnd tė duan nė zgjedhje edhe atė kur tė duan. Sinqerisht, nėse zgjedhin radikalėt, mėndoj sė do tė lehtėsonte zgjedhjen e statusit kosovar, e radikalėt mė nuk mund tė rrotullojnė procesin demokrat, e nuk mėndoj sė janė kėrcėnim pėr fqinj si dikur. Cka do qė Serbia tė ndėrmarr nė lidhje me referendumin apo zgjedhjet, Bashkėsia Ndėrkombėtare duhėt tė vazhdojė me zgjedhjen e problemit tė Kosovės. Unė mė tepėr do tė deshiroja qė zgjidhja tė gjindet para sė Serbia tė mbyllet nė rrethin referendumit apo zgjedhjeve”, thot Server dhe shton sė zgjedhja e problemit tė Kosovės, Serbisė do ti mundėsonte tė niset pėrpara si forcė udhėheqėse demokratike nė Ballkan.