PDA

View Full Version : Krimet e njėsitit famkeq serb ”Beretat e kuqe”


Dilaver
15-09-06, 16:14
Nė kanalin televiziv serb B92 pėr herė tė parė nė Serbi u shpalosen publikisht krimet e njėsitit mė famkeq serb, atij tė 'Beretave tė Kuqe'. Beretat e Kuqe, megjithėse vetėm dy fjalė, nė kohėn e luftrave brenda jugosllave kishin njė kuptim fantazmatik, por ato nėnkuptonin edhe lejen shtetėrore pėr vrasje. Dokumentari trepjesėsh 'JEDINICA' (Njėsiti) tregon krimet e tyre.

Beograd, 13 shtator - Nė televizionin beogradas B92 tė hėnėn nė mbrėmje filloi me shfaqjen e serialit 'Jedinica', i cili u punua si produksion i javores 'Vreme' dhe i televizionit B92, qė i kushtohet 'Njėsitit pėr Operacione Speciale' (Jedinica za Specijalne Operacije), mė e njohur si 'Crvene Beretke' (Beretat e Kuqe). Nė dokumentar pėr herė tė parė nė Serbi shpalosen publikisht shumė detaje rreth krijimit tė saj, por edhe rreth veprimeve famėkeqe tė Njėsitit gjatė luftėrave nėpėr ishterritoret e dikurshme tė shtetit jugosllav, e deri tek shpėrndarja e tij.
Autori i serialit, gazetari i javores beogradase 'Vreme', Filip Svarm, pas fillimit tė shfaqjes sė tij pohoi se seriali nė tė vėrtetė merret me ēėshtjen se si u bė qė krimet mė tė rėnda politike nė Serbi - filluar nga vrasjet, atentatet, kidnapimet, etj - u kryen nga ana e pjesėtarėve tė Njėsitit, por edhe tė asaj se si njė pjesė e pėrgjigjeve nė tė vėrtetė fshihet qysh nė kohėn e krijimit tė saj, atėherė kur komandantėt e parė tė tij, Franko Simatovic - Frenki, dhe Dragan Vasiljkovic – Kapetan Dragan, gjatė fillimit tė prillit tė vitit 1991 u nisėn drejt Kninit pėr t'i ndihmuar serbėt e rebeluar.
Filmi ėshtė punuar nė tri pjesė.
Pjesa e parė kryesisht i kushtohet veprimeve nė Kroaci, e dyta, atyre nė Bosnje, kurse e treta, veprimeve tė Njėsitit nė Kosovė.
Nė film ka shumė xhirime tė papublikuara deri mė tani tė aksioneve tė Njėsitit brenda territoreve tė pėrmendura.
Sipas fjalėve tė autorit, disa nga xhirimet e pėrdorura nė film janė siguruar nga koleksionet private, kurse disa - veēanėrisht ato tė pjesės sė parė - ishin nė pronėsi tė televizionit tė dikurshėm tė Kninit.
Nė pjesėn e parė tė serialit pėr Kroacinė, pėrshkruhet mėnyra se si Slobodan Milosevic ndizte nacionalizmin, menjėherė pas konflikteve tė para tė marsit 1991, nė kohėn kur, pėrderisa shfrytėzoi pozitėn e serbėve nė Kroaci, u premtoi atyre formimin e njė njėsiti tė armatosur. Pėr kėtė qėllim ai angazhoi shefin e sigurimit shtetėror, Jovica Stanisic, ndėrkohė qė si njeri operativė nė teren ishte Franko Simatovic - Frenki.
I tėrė ky skenar realizohej me mbėshtetjen e plotė logjistike tė Sigurimit Shtetėror. Njėsitin i pari e mori pėrsipėr Kapetan Dragan, nė prill tė vitit 1991, i cili atė e emėroi i pari si 'Beretat e Kuqe'. Ai po ashtu mori pėrsipėr edhe drejtimin e policisė sė tė ashtuquajturės Krajina. Njėsiti i tij mė vonė u zgjerua nė tė ashtuquajturin njėsitin 'Kninxhat' (Knindze).
Komandant i forcave serbe nė Sllavoninė Lindore ishte Radovan Stojcic - Badza, ndėrkohė qė sipas rangut menjėherė nėn tė ishte, Zeljko Raznjatovic - Arkan, nėn komandėn e tė cilit ndodhej edhe 'Srpska Dobrovoljacka Garda' (Garda Vullnetare Serbe).
Arkan prezantohej si biznesmen "Mė kujtohet kur Arkan mė mori me vete nėpėr dhoma gjumi, dhe nė njėrėn nga to mė tha: 'Nė kėtė dhomė janė 250 vjet burg'", tregonte nė xhirim Kapetan Dragan.
Filmi i z. Svarm flet edhe pėr atė se si njėsiti i Arkanit kishte njė numėr relativisht tė vogėl pjesėtarėsh - vetėm rreth 300 njerėz - por ishte shumė i njohur pėr plaēkitje dhe krime lufte.
Arkan, kur fliste pėr veten, prezantohej se ėshtė biznesmen, ndėrkohė qė Badza prezantohej si udhėheqės i njėsitit pėr mbėshtetje tė APJ.
Kamionėt ushtarakė tė 'Beretave tė Kuqe' gjithnjė nga prapa i pėrcillnin kamionėt civilė transportues, detaj ky qė qartas tregonte se qėllimi parėsor i "ushtarėve" tė Arkanit ishte plaēkitja dhe kontrabanda.
Pas qetėsimit tė luftės nė Kroaci, 'Beretat e Kuqe' u shpėrngulėn nė Serbi, ku edhe formuan kampin e tyre, nė motelin 'Lezhimir' (Lezimir), nė Fruska Gora (nė Vojvodinė).
Nga atje ata shumė lehtė mund tė arrinin nė Sllavoninė Lindore, por edhe nė Bosnje dhe Hercegovinė, ku tashmė lufta e re po merrte hov.
Gjatė kohės sė luftėrave nė Kroaci, nė Bosnje dhe nė Kosovė, shumė pak njerėz dinin pėr Frenkin, apo mė vonė edhe pėr Legijan, pėr njerėzit e tyre, dhe pėr atė qė bėnin ata, mirėpo, pothuaj se nuk kishte njeri qė nuk kishte dėgjuar pėr 'Beretat e Kuqe', theksohej nė pjesėn e parė tė serialit.
"Ato dy fjalė kishin njė ton fantazmatik tė luftės dhe tė vdekjes, por edhe nėnkuptonin qartas lejen shtetėrore pėr vrasje", theksohej nė episodin e parė tė filmit, duke mos harruar gjithashtu tė pėrmendej edhe fakti se pjesėtarėt e kėtij njėsiti plaēkitnin dhe kryenin krime.
Nė filmin dokumentar serb potencohet edhe fakti tjetėr, se listėn e plotė tė vendeve nga tė cilat njėsiti kishte vepruar e posedonte Franko Simatovic. Ishte xhiruar madje edhe fjalimi i tij gjatė njė kremteje tė Njėsitit pas luftės, nė selinė e tij nė Kula (nė Vojvodinė), nė tė cilėn ishte prezent edhe Milosevic, dhe ku Simatovic po lexonte vendet nė tė cilat ata ishin prezent nė republikėn e Krajinės Serbe (Republika Srpska Krajina) - nė Golubic, Dinara, Obrovac, Gracac, Plitvice, Samarica, Petrova Gora, Licki Osik, Benkovac, Lezimir, Ilok, Vukovar... Ndėrkohė qė Simatovic tregonte edhe pėr vendet nė Republika Srpska, ku vepronte njėsiti i tij - nė Banja Luka, Doboj, Samac, Brcko, Bijelina, Trebinje, Ozren, Mrkonjic Grad....
Nė pjesėn e parė tė sė hėnės, pėr Njėsitin folėn Kapetan Dragan, njėri nga komandantėt e parė tė tij, pastaj gjenerali i Armatės sė Republika Srpska, Manojlo Milovanovic, por edhe pjesėtarė tė ndryshėm tė atij njėsiti.
Njė hap i madh drejt pėrballjes me krime.
Tema tė episodit tė dytė tė serialit dokumentar ishin luftėrat nė Bosnje dhe nė Kosovė, por edhe vrasjet politike, kurse e asaj pėrfundimtares (pra tė tretės) shtjellohet
edhe vetė shpėrndarja e 'Beretave tė Kuqe', pas vrasjes sė ish-kryeministrit serb, Zoran Djindjic. Edhe dy episodet tjera pritet tė shfaqen ndėrkohė nga televizioni B92.
Emetimi publik i kėtyre filmave paraqet gjithsesi njė hap tė madh drejt pėrballjes sė Serbisė dhe tė popullit serb me krimet qė i kryen tė nėnshtruarit e kryetarit tė tyre tė dikurshėm, Slobodan Milosevic.
Burimi:Hina