PDA

View Full Version : 4 serbe te Kosoves plagosen ne Kline!


Kalt
20-09-06, 08:19
KLINE (20 Shtator)- 4 serbė tė Kosovės jane plagosur mbreme nė qytetin e Klinės nga njė shpėrthim i fuqishem nė apartamentin ku banonin. Sabrije Kamberi, zėdhėnėse e policisė sė Kosovės tha mbrėmė per Zėrin e Amerikės se shpėrthimi qė ka ndodhur rreth orės 8 tė mbrėmjes ka shkaktuar 4 tė plagosur, tė gjithė serbė, nga tė cilėt 3 femra dhe njė mashkull. Njė grua e moshuar ėshtė plagosur mė rėndė. Tė gjithė janė jashtė rrezikut pėr jetėn dhe po mjekohen nė spitalin rajonal tė Pejės.
Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku ka shkuar nė vendin e ngjarjes sė bashku me komisionerin e ri tė policisė Stiven Kurtis dhe zv. komisionerin Sheremet Ahmeti.
Zėdhėnėsja konfirmoi gjithashtu se hetuesit janė nė vendin e ngjarjes dhe kanė filluar tashmė procesin e hetimeve pėr incidentin. Hetimet deri tani po zhvillohen nga hetuesit rajonalė, tė cilėt do tė kenė edhe mbėshtetjen e hetuesve nga qendra nė Prishtinė. Zėdhėnėsja tha se ende nuk mund tė konfirmonte hollėsi pėr mėnyrėn sesi ka ndodhur shpėrthimi dhe nėse ka tė dyshimtė apo jo.
Ky incident ėshtė mė i rėndi qė ka ndodhur kohėt e fundit nė kėtė pjesė tė Kosovės. Njė incident para pak kohe nė njė kafene nė pjesėn veriore tė Mitrovicės shkaktoi tetė tė plagosur. Policia tha se kishte ndaluar njė shqiptar tė Kosovės nė lidhje me atė incident.
Ditėt e fundit nė Kosovė kanė ndodhur disa incidente, shpėrthime, nė tė cilat nuk ka pasur viktima nė njerėz apo tė plagosur. Njėri prej shpėrthimeve ndodhi pranė banesės sė ministrit tė brendshėm tė Kosovės Fatmir Rexhepi dhe shkatėrroi makinėn e tij ndėrsa tjetri shkatėrroi njė makinė tė njė kėshilltareje tė zv.kryeministrit tė Kosovės Lutfi Haziri. Nuk ka tė arrestuar pėr asnjė nga kėto incidente.


(Zeri i Amerikes/Balkanweb)



20-09-2006

Panxharsheqeri
20-09-06, 10:42
Kurth i shkive para bisedimeve ne new york por poenta.