PDA

View Full Version : Oso KUKA


Vranina
09-11-06, 23:58
Nga Kolec TRABOINI

Shprehja "Mė je mbyllur brenda si Oso Kuka" pėrdoret nė zhargonin e bisedave tė pėrditshme kur komunikon me njė njeri, qė ke kohė qė nuk e ke parė, a qė rri brenda nė shtėpi pėr tė studiuar dhe del disi rrallė nė shoqėri.
Nė fakt shprehja nuk ėshtė krejt e saktė, sepse kujtdo qė i thuhet nuk ėshtė as nė kushtet, as nė qėllimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Pėr ta kuptuar se jo ēdo mbyllje nė shtėpi, nė zyrė, konvikt a sallė studimi, ėshtė e ngjashme me mbylljen nė Kullė tė Vraninės tė Oso Kukės me djemtė e tjerė shkodranė, le t'ju sjellim nė kujtesė ngjarjen:
Ishte koha e perandorisė turke. Malazezėt qė kishin shtetin dhe mbretėrinė e tyre tė dalė pas traktatit tė Shėn Stefanit nė mbarim tė luftės rusoturke, kėrkonin pushtimin e territoreve nėn Perandorinė Otomane, tė cilat nė tė vėrtetė ishin toka shqiptare. Nė maj tė vitit 1862, forcat malazeze nisėn sulmet nė Malėsi tė Shkodrės por u thyen nga malėsorėt e Hotit dhe tė Grudės. Njė muaj mė vonė, forca tė shumta ushtarake tė Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vraninės. Pėr tė mbrojtur pikėn kufitare tė Vraninės, qė ėshtė nė anėn veriore tė Liqenit tė Shkodrės, dolėn vullnetarė nga Rinia Shkodrane. Ndėr kėto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodrės Oso Kuka.
Detyra e grupit tė tij prej 24 vetash ishte tė mbronin Kullėn e Vraninės, qė ishte dhe postė kufitare, qė ndante shtetin malazez me perandorinė otomane. U zhvilluan luftime tė shumta, nė mes grupit tė djelmoshave shkodranė tė komanduar nga Oso Kuka dhe ushtarėve tė shumtė malazezė. Oso Kuka me shokėt e vet rezistoi gjatė, mirėpo sulmuesit malazezė ishin tė shumtė, dhe vendosėn ta marrin me ēdo kusht Vraninėn.
Oso Kukės po i vriteshin bashkėluftėtarėt e vet njė e nga njė dhe ndihma nga qyteti i Shkodrės po vononin tė vinin. Nė momentet e fundit, kur malazezėt mendonin se kulla do tė dorėzohej, sepse ishin vrarė pothuaj tė gjithė mbrojtėsit, Oso Kuka me dy-tre shkokėt e mbetur akoma gjallė, megjithėse me trupin plagė, vendosin tė mos dorėzohen tė gjallė nė duart e armikut.
Mbledhin tė gjitha fuēitė e barotit nė njė vend tė kullės dhe ndenjėn nė pritje tė sulmit vendimtar tė armiqve. Kur ushtaret malazezė menduan se shqiptaret ishin vrarė tė gjithė, dhe i u afruan kullės me dėshirėn kush mė parė tė hynte brenda pėr tė vendosur flamurin malazez nė majė tė kullės, Oso Kuka i gatshėm me pishtar nė dorė, i vuri flakėn fuēive tė barotit. Kulla u hodh nė erė bashkė me rrethuesit dhe mbrojtėsit. U dėgjua njė shpėrthim i tmerrshėm.
Jehona e kėsaj ngjarjeje shumė shpejt u pėrcoll nė Shkodėr e nė Podgoricė - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarė tė 24 djelmoshat shkodranė nė kohėn mė tė bukur tė jetės sė tyre, por e kishin shpaguar veten, duke vrarė me qindra armiq qė u dogjėn e u pėrvėluan nė ekstazėn e fitores, qė u kthye nė njė tragjedi, e cila edhe sot e kėsaj dite kujtohet me hidhėrim nė Mal tė Zi.
Nenat shkodrane e rapsodėt e Malėsisė sė Shkodrės, trimėrinė e Oso Kukės e kėnduan nė kėngė trimėrie, qė edhe sot e kėsaj dite dėgjohen me admirim nga i gjithė populli shqiptar. Oso Kuka shumė shpejt u kthye nė simbol trimėrie e vetėmohimi pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare, qė mizorisht u pushtuan nga fqinjėt tanė ballkanikė, dhe shėmbėllesa e tij ishte e gjallė e frymėzuese edhe nė zjarrin e luftės pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė dhe me pas.
Ndėr shkrimtarėt qė ėshtė frymėzuar mė shumė nga akti vetėmohues i Oso Kukės ėshtė Atė Gjergj Fishta, i cili nė kryeveprėn e tij "Lahuta e Malcis" i kushton katėr prej tridhjete kėngėve tė librit: Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.




http://www.rapsodet.com/lahuta%20e%20malcise.htm

Zana_ch
12-11-06, 20:42
OSO KUKA

(At. Gjergj Fishta)

Zot, c' ka thane njaj Avdi Pasha;
Paska mbet Shqypnia m' vasha,
Qysh se s' leka mbrende nji djale,
N' at Vranine mue sod me m' dale,
N' at Vranine, m' at t'zeze terthore,
Ku mbe'n shkret sa arme mizore,
Ku mbe'n djerr sa toke gratcore,
Ku mbe' n vithnat pa bagti,
Vec prej cubash t' Malit t' Zi,
Qi po vrasin djelmt e ri,
Qi po marrin lopet me vica,
Qi po presin dhent me ogica,
E po djegin kulla e stane,
E po thajn kaq zemra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina
Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vra ata e per me pre,
Per me djegun gur e dhe,
Vec si t, nise degame me ne,
Pse dushmani asht tue ndersy,
Toket e Mbretit per me i msy,
Per me i msy e me i rrembye.
Nji djale m' voter t' m' ishte lla,
Pac m' i a lane t' amen me fsha,
Pace m' i a lane motren me kja:
T' mjeren moter, ehu! pa vlla,
E n' Vranine un kjece tue e qitun,
Cubat knjazit per m' i a pritun.
Por mue djale nuk m' ka qillue;
E n' Shqypni nji djale drangue,
T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.--
Kshtu ankoi Pasha turceli.
Oso kuka paska ndi:
Paska ndi,po,e kenka idhnue:
M' sylah doren paska cue:
Me qite m' Pashen ka mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnis e jo prej tutet,
Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerre s' e xuer mizoren,
N' flete t' sylahit catallue;
Vec pa fole s' mujt me u durue:
Avdi Pashe, tha, ma kadale!
Mos e thuaj dy here at fjale,
Se, per Di'n e per Ima'n,
T'baj qi t' kjaje e zeza nana!
T' baj qi t'kjaje pa <<exhel>>ty nana;
Pse n' Shqypni ka djelm si Zana,
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimet gjaja as jeta:
E ku i lype besa e burrnija,
Ku i lype Mbreti e i lype Shqypnija,
Kta ma t' paret jane n' fushe t' mejdanit,
Kta ma te rrebet jane n'ball t'dushmanit:
Jane celik per tef t' taganit.
Marre vedit kurr s' i lame!
Pa ksule m' krye pa opinge ne kambe,
Na per Mbret e per Atdhe
Per kanu, per bese e Fe,
S' druem me ra nder pre te thyeshme,
S' druem me msy kalat e rrmyeshme:
E kahdo qi t' bjere Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndeze zhari,
Pushke e bese pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktu e na thue:
Se n' Shqypni nji djale drangue,
Qi per mbret e troje t' veta
Nuk i dhimbet gjaja as jeta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta...
Por s'ke faj; pse zani i zi
Aj ka dale, po, per Shqypni,
qysh se erdh Pasha turceli,
Qse edhe t ' hujve sod Shqyptari
Qiri m' kambe do t' rrije qyqari,
Si punue ne s, na ka i Pari...
Por po i lam tash na kto fjale.
Ne Vranine, qe , un jam tue t' dale,
Cubat Knjazit me t'i a ndale.
Vec t'i lypi un dyzet veta,
Dyzet veta, po, djelm te lete,
Qi te desin ku t' zatesin:
Si mund t'lejn vec e n'Shqypni
E po t' ap besen e Zotit,
Se, pa u djege un n' flake t' barotit,
S' ka me u lshue per t' gjall Vranina.
Avdi Pasha kenka cue,
Osos doren ka shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka!
Se ty t' thote fjala edhe duka
Qi ke le nji sokol malit.
Zgidh ku t' jete, po, pika e djalit,
Edhe del ti n' at rranxe boke:
N' at Vranine, ku t'zezat loke,
Qi kan mlue, ehu! djelmt e ri,
Qi kan kthy rejat n' gjini,
Jane tuj t' prite si drita diellin.
Foli Pasha. Buzes s' Cukalit,
N'krye t'javes, dielli kur u cua,
Per me shndrite mbi kobe te shekullit,
Ku e perbuzne shuen e drejta,
Qafes s'Kalas, qe, ceta e Osos
Po merr rrugen kah Vranina.
Cete e vogel, por kreshnike:
Dyzet veta ma s' jan me t' njehun:
Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrri,
Jo per duke e per pashi,
Por per zemer e trimni:
Oso kuka na u ka pri.
Oso Kuka, 'i rrfe prej qiellit,
Shoq nuk ka kah vran e kthiellet.
A she' i here, ka' i bje sokakut,
Se c'' m'i bajn t' gjith tungjatjeta!
Se c' permnershem xheverdarja
M' i flakon mbi sup te krahit,
Si ajo rrfeja n' nate thellimit!
N' flet t' sylahit--- fole bollash
Catallue i ka dy kuburet:
T' mnershemet motra t' t'idhte taganit,
Qi ndermjet u rri kercnue.
Vesh e mbathe e n'arme shtrengue,
Shtatin div, e sy' n si zhgjeta,
Oso Kuka n' jelek arit,
Pash e m' pash po i bjen pazarit.
Njite mbas tij vjen shpata e dekes,
Soko Tona i Gurit t' Lekes;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permende m' kto male t' ona,
Si per buke n' shpi t' tij te ngranme,
Si per pushke e bese te dhanme.
Thone se i ka nja tri nishana,
Tri nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit.
Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vine dy re mizore,
Dy djelmoca prej Zagore:
Kacel Doda prej Zagore:
Kacel Doda e Kerrni Gila,
Rritun moce si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
C' kan me t'name dy vasha t' reja:
C' kan me t' nam dy bija nane
N' ato mrize e n' ato stane,
Kur, kercunat, kan me ndi,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri,
Me i perpjek me Mal te Zi.
Po a thue e njef njat kime-zi,
Qi e ka ballin si sini,
Qi e ka synin si duhi,
Qi i ka shpatllat si nji ari?
Aj asht Coku i Mar Kole Dinit
Prej Kabashit t' Dukagjinit:
Trim i cartun, trim si Zane,
I pa tate edhe i pa nane,
Dy gur njite, thone, s' i ka lane.
Per mbas ktij vjen ceta tjeter,
Do ma t' ri, do prap ma t' vjeter,
Por t' gjith moce me trimni:
Me trimni e me bujari:
Vec, per duke e per pashi
Dan ma n' shej njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli;
E nder t'gjith-- porsi hyll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lype per pushke ky e per pleqni
Q' merr prej Shkodre e n'Peshkopi.
Veshe e mbathe e m' arme shtrengue:
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
Si ajo re qi prej Tivarit
Njitet zi terthoreve t'ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona:
Edhe kapen m' at breg Buene,
Ku n' nji lunder u rreshtuene.
Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
Rrqase asht lundra e veli u nde,
Edhe nise asht porsi re,
Tuj ca valen nper liqe:
Tuj ca valen kah Vranina,
Ku po bate nam Cetina.

Vranina
28-05-07, 21:33
OSO KUKA

(At. Gjergj Fishta)
.
.
.

Por mue djale nuk m' ka qillue;
E n' Shqypni nji djale drangue,
T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.
Kshtu ankoi Pasha turceli.
Oso kuka paska ndi:
Paska ndi,po,e kenka idhnue:
M' sylah doren paska cue:
Me qite m' Pashen ka mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnis e jo prej tutet,
Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerre s' e xuer mizoren,
N' flete t' sylahit catallue;
Vec pa fole s' mujt me u durue:
Avdi Pashe, tha, ma kadale!
Mos e thuaj dy here at fjale,
Se, per Di'n e per Ima'n,
T'baj qi t' kjaje e zeza nan!
T' baj qi t'kjaje pa <<exhel>>ty nana;
Pse n' Shqypni ka djelm si Zana,


Por s'ke faj; pse zani i zi
Aj ka dale, po, per Shqypni,
qysh se erdh Pasha turceli,
Qse edhe t ' hujve sod Shqyptari
Qiri m' kambe do t' rrije qyqari,
Si punue ne s, na ka i Pari...
Por po i lam tash na kto fjale.
Ne Vranine, qe , un jam tue t' dale,
Cubat Knjazit me t'i a ndale.
Vec t'i lypi un dyzet veta,
Dyzet veta, po, djelm te lete,
Qi te desin ku t' zatesin:
Si mund t'lejn vec e n'Shqypni
E po t' ap besen e Zotit,
Se, pa u djege un n' flake t' barotit,
S' ka me u lshue per t' gjall Vranina.


Oso Kuka n' jelek arit,
Pash e m' pash po i bjen pazarit.
Njite mbas tij vjen shpata e dekes,
Soko Tona i Gurit t' Lekes;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permende m' kto male t' ona,
Si per buke n' shpi t' tij te ngranme,
Si per pushke e bese te dhanme.
Thone se i ka nja tri nishana,
Tri nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit.
Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vine dy re mizore,
Dy djelmoca prej Zagore:
Kacel Doda prej Zagore:
Kacel Doda e Kerrni Gila,
Rritun moce si karajfila.

Po a thue e njef njat kime-zi,
Qi e ka ballin si sini,
Qi e ka synin si duhi,
Qi i ka shpatllat si nji ari?
Aj asht Coku i Mar Kole Dinit
Prej Kabashit t' Dukagjinit:
Trim i cartun, trim si Zane,
I pa tate edhe i pa nane,
Dy gur njite, thone, s' i ka lane.
Per mbas ktij vjen ceta tjeter,
Do ma t' ri, do prap ma t' vjeter,


Dan ma n' shej njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli;
E nder t'gjith-- porsi hyll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lype per pushke ky e per pleqni
Q' merr prej Shkodre e n'Peshkopi.
Veshe e mbathe e m' arme shtrengue:
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
Si ajo re qi prej Tivarit
Njitet zi terthoreve t'ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona:
Edhe kapen m' at breg Buene,
Ku n' nji lunder u rreshtuene.
Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
Rrqase asht lundra e veli u nde,
Edhe nise asht porsi re,
Tuj ca valen nper liqe:
Tuj ca valen kah Vranina,
Ku po bate nam Cetina.


Oso Kuka, i' burre Shkodrane,
Shoq ne Shkoder, thone, s' ka lane
Per kah besa e kah trimnija,
Qi zanat i ka Shqypnija.
Kalashan e sy-pergjakun,
Mje m' sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thone, kur t' flase,
Dridhet fusha kah t' vikase;
E kah t'dredhe te rrebte taga'n,
thue se rrfeja shkrepe per ane:
Kaq vringllim aj shkon tu' i dhane!

Vranina
28-05-07, 21:38
Anila Mema
Muzeu, aty ku jetoi Oso Kuka

Shumė pak e dinė qė Muzeu Historik i Shkodrės ka qenė shtėpia e legjendarit, Oso Kuka.

Thon me kmishe e bani nana;
Edhe, thone, ka le drangue,

Ėshtė ndėrtuar nga familja Kuka, qė nė shekullin XVIII. Njė prej pasardhėsve tė kėsaj familjeje, ish-gazetari Alush Kuka, stėrnip i legjendarit, ka lindur dhe jetuar nė atė ndėrtesė pėr 53 vjet, deri nė vitin 1985. “Nė fakt unė nuk e kam arritur ta njoh Oso Kukėn, por babai thoshte prej gjyshit se kėtė shtėpi e ka ndėrtuar Usta Bajrami. Nė fakt Kukajt kanė ndenjur mė parė afėr Prefekturės, prej andej i patėn shpronėsuar turqit dhe mė pas u vendosėn aty, ku ndėrtuan kėtė shtėpi. Aty ndodhen tre dhoma dhe njė kuzhinė. Shtėpia ka pasur njė pllakatė deri para disa vjetėsh, qė shkruhej “Shtėpia-muze, Oso Kuka, monument kulture e shekullit XVIII”. Tani ky pllakat nuk ekziston mė”, tregon i pezmatuar Alushi. Teksa rrėfen historinė e familjes Kuka, kohėn kur legjendari Oso Kuka u mbyll nė kullėn e Vraninės,

Ka dale fjala nper Cetine,
Se 'i Shkodrane ka ra n'Vranine,
N'at Vranine, po n'at rranze suket
Thone ka ra 'i fare Oso Kuket.
Kaleshan e Kime-zi,
Gjak e zjarm a aj syni i ti;
Edhe i ka nji pare mustaqe
Kacarrel e leqe-leqe,
Qi me i mrrijte mje m'flete t' sylahit,
T' zez e t' trashe sa llana e krahit.
Ky edhe, thone, ka le drangue,
Pushke as top mos m'e shinue,
As tagan mos m'e varrue;
E po thone se ka zatete
N'at Vranine me dyqind vete,

e cila shėrbente si postė kufitare, qė ndante shtetin malazez me perandorinė otomane, nuk nguron tė tregojė dhe hyrje-daljet nė atė familje tė madhe. “Nė fillim tė viteve ’20, njė nga dhomat e kėsaj shtėpie iu dha me qira prindėrve tė Ramiz Alisė, madje nė 18 tetor tė vitit 1925, Alia ka lindur nė atė shtėpi. Kishim hyrje-dalje me familjen e tij, madje mund tė tregoj histori tė ndryshme”, tregon Alush Kuka.

Autori
09-02-08, 11:27
Pėrshėndetje zana ch !


Punė tė mrekulluar paske bėrė me kėtė paraqitje tė vargjeve legjendare e epike tė at Fishtės, me anė tė tė cilėve lexuesit mund nė njė mėnyrė pak mė praktike tė mėsojnė mbi heroizmat e trimėritė e kreshnikėve tanė tė dikurshėm kombėtarė.
Tė kisha propozuar pėrzemėrsisht qė tė vazhdosh me njė punė tė kėtillė edhe nė tė ardhmėn, duke e ditur se nė thesarin e begatshėm tė kulturės sonė kombėtare, ne kemi njė mori mjaft impresionante tė poezive e tė kėngėve me karakter tė patėr rapsodik e popullor!

Do tė ishte mirė poashtu, qė brenda mundėsive e kohės sė premtuar tė bėni edhe deshifrimin e shumė fjalėve e tė shprehjeve tė vjetėruara, qė pėrdoren nė kėto epopetė e lavdishme tona, kėshtu qė gjeneratat e reja tė mos hasin nė vėshtirėsi markante pėr kuptimin e tėrėsishėm tė domethėnjėshmėrisė integrale tė tyre!

p.s. pėr cdosecilin nga ne tė gabueshėm, larja e vetme e mėkatėve, ėshtė inkuadrimi i plotėsishėm veprimtar, nė Cėshtjen e Shenjtė Tonė Kombėtare!

rrespekt!

Guri i madh
21-03-08, 22:05
shtepia e OSO KUKES



http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=52658&stc=1&d=1110234406

Guri i madh
21-03-08, 22:08
K eshtjella e OSO KUKES


http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=52806&stc=1&d=1110482572

Bjeshka1
22-03-08, 13:20
Per ata qe nuk e dine, keshtjella gjendet ne Vraninė . Kush shkon ne Ulqin nga Podgorica ( ku ne tradheti u vra Isė Boletini), dhe para se te kalohet ura ose me mire te them ne fillim te ures qe kalon permbi liqe, ne anen e djathte eshte kjo keshtjelle.

Guri i madh
15-07-08, 22:19
http://www.shkoder.net/images/dot/tjg.gif Nj렳hprehje p베OSO KUKˎ
-- nga Kolec Traboini (ktraboini@msn.com?subject=Shkoder.net...)
Shprehja "Me je mbyllur brenda si Oso Kuka" perdoret ne zhargonin e bisedave te perditeshme kur komunikon me nje njeri, qe ke kohe qe nuk e ke pare, a qe rri brenda ne shtepi per te studiuar dhe del disi rralle ne shoqeri. HISTORI SHKODRANE <A class=menus href="http://www.shkoder.net/al/shqip.asp">Qyteti i Shkodr볼/a>
Shkodra dhe motet (http://www.shkoder.net/al/sh_motet.htm)
<A class=menus href="http://www.shkoder.net/al/hyrje.htm">Zanafilla e Shkodr볼/a>
<A class=menus href="http://www.shkoder.net/al/sh_rreth.htm">Rrethimi i Shkodr볼/a> * * *Historia e 'Rozaf볧 (http://www.shkoder.net/al/rozafa.htm) Ne fakt shprehja nuk eshte krejt e sakt묠sepse kujdo qe i thuhet nuk eshte as ne kushtet, as ne qellimin e "mbylljes" si Oso Kuka. Per ta kuptuar se jo cdo mbyllje ne shtepi, ne zyre , konvikt a salle studimi, eshte e ngjashme me mbylljen ne Kulle te Vranines te Oso Kukes me djemt e tjere shkodrane, le t'ju sjellim ne kujtese ngjarjen:
Ishte koha e perandorise Turke. Malazezet qe kishin shtetin dhe Mbreterine e tyre te dale pas traktatit te Shen Stefanit ne mbarim te luftes Ruso-Turke, kerkonin pushtimin e teritoreve te Perandorise Otomane, te cilat ne te vertete ishin toka shqiptare. Ne maj te vitit 1862, forcat malazeze nisen sulmet ne Malesi te Shkodres por u thyen nga malesoret e Hotit dhe te Grudes. Nje muaj me vone, forca te shumta ushtarake te Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vranines. Per te mbrojtur piken kufitare te Vranines, qe eshte anen veriore te Liqenit te Shkodres, dolen vullnetare nga Rinia Shkodrane. Nder keto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodres Oso Kuka.
Detyra e grupit te tij prej 24 vetesh ishte te mbronin Kullen e Vranines qe ishte dhe poste kufitare, qe ndante shtetin malazez me perandorine otomane. U zhvilluan luftime te shumta, ne mes te grupit te djelmoshave shkodrane te komanduar nga Oso Kuka dhe ushtareve te shumte malazez뮠Oso Kuka me shoket e vet rezistoi gjate, mirepo sulmuesit malazez렩shin te shumte, dhe vendosen ta marrin me cdo kusht Vraninen.
Oso Kukes po i vriteshin bashkeluftetaret e vet nje e nga nje dhe ndihma nga qyteti i Shkodres po vononin te vinin. Ne momentet e fundit, kur malazezet mendonin se kulla do te dorezohej, sepse ishi vrare pothuaj te gjithe mbrojtesit, Oso Kuka me dy tre shkoket e mbetur akoma gjalle, megjithese me trupin plage, vendosin te mos dorezohen te gjalle ne duart e armikut.
Mbledhin te gjitha fucit력 barotit ne nje vend te kulles dhe ndenjen ne pritje te sulmit vendimtar te armiqeve. Kur ushtaret malazeze menduan se shqiptaret ishin vrare te gjithe, dhe i u afruan kulles me deshiren, kush me pare te hynte brenda per te vendosur flamurin malazez ne maje te kulles, Oso Kuka i gatshem me pishtar ne dore, i vuri flaken fucive te barotit. Kulla u hodh ne ere bashke me rrethuesit dhe mbrojtesit. U degjua nje shperthim i tmerrshem.
Jehona e kesaj ngjarje shume shpejt u percoll ne Shkoder e ne Podgorice - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrare te 24 djelmoshat shkodrane ne kohen me te bukur te jetes se tyre, por e kishin shpaguar vehtem duke vrare me qindra armiq qe u dogjen e perveluan ne ekstazen e fitores qe u kthye ne nje tragjedi, e cila edhe sot e kesaj dite kujtohet me hidherim ne Mal te Zi.
Nenat shkodrane e rapsodet e malesise se Shkodres, trimerine e Oso Kukes e kenduan ne kenge trimerie qe edhe sot e kesaj dite degjohen me admirim nga i gjithe populli shqiptar. Oso Kuka shume shpejt u kthye ne simbol trimerie e vetmohimi per mbrojtjen e trojeve shqiptare, qe mizorisht u pushtuan nga fqinjet tane ballkanike, dhe shembellesa e tij ishte e gjalle e frymezuese edhe ne zjarrin e luftes per lirine dhe pavaresine e Shqiperise dhe me pas.
Nder shkrimtaret qe eshte frymnezuar me shume nga akti vetmohues i Oso Kukes eshte At Gjergj Fishta, i cili ne kryevepren e tij "Lahuta e Malesise" i kushton kater prej tridhjete kengeve te librit, Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka. -- p벧atitur nga Kolec Traboini (ktraboini@msn.com?subject=Shkoder.net...), Boston