PDA

View Full Version : Agim Ceku: Kosova do ta shpalle vete pavaresine nese keshilli i Sigurimit nuk ka kons


Drinni
10-11-06, 11:22
Agim Ceku: Kosova do ta shpalle vete pavaresine nese keshilli i Sigurimit nuk ka konsensus per kete gje


Data e Publikimit: 10/11/2006

Autori i Lajmit:
L.M

Kosova e dėshiron vendimin e Kėshillit tė Sigurimit, por nuk pėrjashton shpalljen e pavarėsisė nėse atje s’ka konsensus Aktuale
Kryeministri Agim Ēeku tha sot se mėnyra mė e mirė pėr pavarėsimin e Kosovės ėshtė njohja me rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Pas takimit me shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker, ai nuk e pėrjashtoi shpalljen e pavarėsisė nėse nė Kėshillin e Sigurimit nuk arrihet konsensus. “Nga takimi i nesėrm i Grupit tė Kontaktit nuk pres ndonjė vendim pėr shtyrjen apo mosshtyrjen, sepse kjo varet nga zgjedhjet nė Serbi”, tha Ēeku. Ai dhe Ryker kanė biseduar edhe pėr grevėn e punėtorėve tė shėndetėsisė, pėr fazėn e tranzicionit politik, dhe pėr buxhetin e vitit 2007.
“Nuk ka zgjidhje tjetėr pėrveē pavarėsisė, dhe nė kėtė pėrcaktim nuk jemi vetėm”, tha sot kryeministri Ēeku, duke pėrsėritur se Kosova do ta shpallė pavarėsinė nė rast se nuk do tė arrihej konsensus nė Kėshillin e Sigurimit. “Ky nuk ėshtė kėrcėnim. Ne kėtė e shohim si mundėsi. Kosova gjithsesi do tė jetė shtet i pavarur. Tani ėshtė duke u diskutuar koha dhe mėnyra. Ne natyrisht se e preferojmė qė kjo tė njihet me rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit e cila do tė kishte pėrkrahje gjithėpėrfshirėse”, tha Ēeku. Kurse, pėr takimin e nesėrm tė Grupit tė Kontaktit me kryenegociatorin Marti Ahtisari, Ēeku tha se nuk pret tė merret ndonjė vendim nė lidhje me shtyrjen eventuale tė afatit. Sipas tij, vendimi pėr shtyrjen apo mos- shtyrjen do tė varet nga data e shpalljes sė zgjedhjeve nė Serbi, dhe ai nuk pret se deri nesėr nuk do tė ketė njė datė tė tillė. “Pra, do tė jetė njė diskutim i hapur i anėtarėve tė GK-sė me Ahtisarin nė lidhje me pakon e tij, nė lidhje me dinamikėn e procesit, por nuk pres ndonjė vendim pėr shtyrjen apo mosshtyrjen” tha kryeministri Ēeku. Ndėrkaq, shefi i UNMIK-ut, Ryker shprehu bindjen se do tė ruhet dinamika e procesit.”Nuk pres ndonjė rezultat spektakular nga takimi i Grupit tė Kontaktit. Mendoj se tė gjithė nė kėtė mekanizėm, si dhe i dėrguari i posaēėm Ahtisari, nė tė cilin kemi besim tė plotė, do tė punojnė pėr ruajtjen e dinamikės nė procesin e statusit”, tha Ryker. Ēeku dhe Ryker kanė diskutuar edhe pėr grevėn e punėtorėve tė Qendrės Klinike Universitare. “Besoj se grevistėt do t’i kuptojnė mundėsitė e qeverisė dhe do t’i japin fund grevės”, tha Ēeku, duke folur pėr angazhimin e kabinetit tė tij qė vitin e ardhshėm shėndetėsia tė jetė nė gjendje mė tė mirė. “Pėr vitin e ardhshėm kemi paraparė njė shtesė nė buxhetin e shėndetėsisė pėr tė treguar se ėshtė prioritet i qeverisė. Vetėm pėr barėra kemi alokuar 9 milion euro pėr vitin 2007, derisa nė 2006 kemi pasur vetėm 6 milionė” njoftoi kryeministri. Nga ana tjetėr, Ryker e cilėsoi lajm tė mirė hartimin e buxhetit pėr vitin e ardhshėm dhe zhvillimet nė fushėn e ekonomisė. “Kosova nuk ėshtė njė vrimė e zezė nė rajon, por ka kapacitete pėr zhvillim ekonomik”, tha kryeadministratori Ryker.

Fshatari
10-11-06, 14:32
Zėdhėnėsi i qeverisė serbe , Marti Hatisaari, tha sot nė Vjenė se do tė japė propozimin e vetė pėr statusin e Kosovės pas zgjedhjeve nė serbi. Ahtisaari nėnvizoi se kishte ndėrmen tė kandidonte pėr deputet nė serbi nė partin radikale tė v.sheshelit. Gjithėmonė, tha ai, kam qenė shka nė zemėr dhe kam aspirue me u bo deputet n'beligrat.
Mediat nė perėndim raportojnė se autoritetet e Kosovės nuk do t'a q... n'rrush ma kurkan, e aq ma pak martin hasanin por do ta shpallin vendin e tyne shtet tė pavarun e sovran deshti a nuk deshti hatrisari...! e grupi i kontaktit i cili nuk meriton kurrėfarė konsiderate meqenėse ka rrejt nė shtator prandaj askush ma nuk i zenė besė!
Pra Plani B i grupit negociator do tė realizohet nė ditėt qė vijnė : grupit t'kontakti dhe hatixhesarit do tu mbyllet goja me nji bagėl t'Kosovės dhe kurrė nuk do tė flitet ma pėr ta!
Ky grupacion e ky individ nuk kanė kurėfarė rrespekti as pėr Kosovėn as pėr vetėvetėn prandaj nuk duhet tė kemi kurėfarė konsiderate pėr ta! Duhen konsideruar si inekzistent!

Drinni
23-11-06, 14:45
Ēeku merr mbėshtetje italiane pėr pavarėsinė


Data e Publikimit: 21/11/2006

Autori i Lajmit:
L.M

Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku ka vizituar tė hėnėn Romėn nė vazhdim tė turneut tė tij nė disa kryeqytete evropiane pėr tė ndikuar lidhur me vendosjen sa mė shpejt tė statusit tė Kosovės.

Nė Romė zoti Ēeku u takua me ministrin e Jashtėm italian Massimo D'Alema.

Pas takimit zoti D'Alema rikonfirmoi qėndrimin e shprehur tė Italisė nė favor tė njė pavarėsie tė kufizuar tė Kosovės.

Zoti D'Alema ofroi mbėshtetjen italiane pėr zhvillimin e Kosovės pas marrjes sė statusit, mbėshtetje qė u vlerėsua nga kryeministri kosovar.

Besojmė qė Kosova do tė jetė vend i pavarur, por me prezencėn ndėrkombėtare kuptohet se sovraniteti do tė jetė i kufizuar nga kompetencat e vogla, por kompetenca qė do t'i ketė prezenca ndėrkombėtare.

"Nė shtegėtimin tonė drejt Evropės ėshtė mėse e nevojshme mbėshtetja dhe pėrfshirja e Italisė," tha zoti Ēeku.

"Kosova ka dhe do tė ketė nevojė pėr lidershipin diplomatik tė Italisė, pėr profesionalizmin ushtarak dhe policor tė tyre dhe pėr partneritetin ekonomik," tha kryeministri kosovar.

Zoti Ēeku rikonfirmoi bindjen e tij se ēėshtja e statusit tė Kosovės do tė zgjidhet sė shpejti nė favor tė shqiptarėve, por tha se prania ndėrkombėtare nė Kosovė do tė vazhdojė.

"Besojmė qė Kosova do tė jetė vend i pavarur, por me prezencėn ndėrkombėtare kuptohet se sovraniteti do tė jetė i kufizuar nga kompetencat e vogla, por kompetenca qė do t'i ketė prezenca ndėrkombėtare," tha zoti Ēeku nė Itali.

Jo zvarritje

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe kreu i opozitės, Hashim Thaēi, kanė shprehur besimin e plotė se procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nuk do tė zvarritet dhe se garanci, sipas tyre, ėshtė deklarata e kryenegociatorit tė OKB-sė Martti Ahtisaari pėr paraqitjen e propozimit tė tij menjėherė pas zgjedhjeve nė Serbi.

Ata thanė se janė tė gatshėm pėr statusin e Kosovės dhe se sfida mė e madhe do tė jetė funksionimi i njė shteti demokratik.

Zoti Sejdiu e zoti Thaēi pohuan se po bėhen tė gjitha pėrgatitjet pėr tė pėrfunduar punėn rreth hartimit tė njė kushtetute tė re tė Kosovės, dhe u angazhuan pėr ruajtjen e stabilitetit tė Ekipit tė Unitetit, pėr ngritjen kapaciteteve shtetformuese dhe pėr forcimin e lidhjeve me faktorin ndėrkombėtar.

Ndėrkohė, shefi i zyrės ruse nė Prishtinė, Andrej Dronov, ka deklaruar se qėndrimi i vendit tė tij pėr Kosovėn nuk ka ndryshuar qė nga takimi i fundit i Grupit tė Kontaktit nė Nju Jork nė shtator tė kėtij viti.

Ai ka thėnė se qeveria Ruse ėshtė e bindur se statusi pėr Kosovėn duhet tė jetė i pranueshėm pėr tė gjitha palėt dhe se ai duhet tė jetė i negociuar.

Zoti Dronov ka thėnė se nė tė kundėrtėn ēdo zgjidhje tjetėr do tė ishte e paqėndrueshme.

Shefi i zyrės ruse nė Prishtinė ka thėnė se qėndrimi zyrtar rus do t'i paraqitet kryeminstrit Agim Ceku, kur tė vizitojė Moskėn zyrtare nga fundi i kėtij muaji.

dardan100
23-11-06, 21:20
Ne takimin e fundit ne Rome kryeministri Ceku nuk ka marre kurrefare garancie apo premtimi nga ana e ministrit te jashtem italian Massimo D'Alema per pavaresine e Kosoves, ashtu siē kane dashur te na sigurojne gazetaret tane!. Sepse ato ēka ata i kane thene njeri tjetri nuk ka qene tjeter perpos nje banaliteti diplomatik, me shtrengime duarsh e buzeqeshje te rrejshme para gazetareve. Qendrimi i Italise lidhur me pavaresine e Kosoves eshte shume delikat, i paqart dhe perplot me mendime negative e dredhira. Politika italiane ka qene dhe eshte filo-sllave, dhe fuqimisht antishqiptare!
Veē taksirati i Agimit qe e ka hargju kot ate bilete te aeroplanit!

Guri i madh
29-11-06, 19:13
qeku me shpall pamvarsi kurr harrone qeku nuk mundet me tremb macen prej persheshi edhe kur u ba krye minister kagja do premtime i ka dhan po i morri era .


po edhe si gjeneral lejtnant ne TMK ka qen vetem dekor e asgje tjeter



ehhh ne kroaci po thojn ka luftue po nuk paguhet me shkue e me vet se qfar luftari ka qen

Drinni
29-11-06, 19:26
qeku me shpall pamvarsi kurr harrone qeku nuk mundet me tremb macen prej persheshi edhe kur u ba krye minister kagja do premtime i ka dhan po i morri era .


po edhe si gjeneral lejtnant ne TMK ka qen vetem dekor e asgje tjeter



ehhh ne kroaci po thojn ka luftue po nuk paguhet me shkue e me vet se qfar luftari ka qen


z. Guri i madhė.
Ju lutem na kurseni me komentet e juaja tė shkurtėra, Kryeministri Ēeku ėshtė i zgjedhur nė mėnyrė parlamentare, dhe si i tillė bėnė punėn e tijė si ėshtė mė mirė! z. Ēeku ishte dhe ėshtė trimė i madhė !

Guri i madh
29-11-06, 19:54
z. Guri i madhė.
Ju lutem na kurseni me komentet e juaja tė shkurtėra, Kryeministri Ēeku ėshtė i zgjedhur nė mėnyrė parlamentare, dhe si i tillė bėnė punėn e tijė si ėshtė mė mirė! z. Ēeku ishte dhe ėshtė trimė i madhė !




per komente te shkurtera per vrejtje kan te drejt vetem ADMINISTRATORET e forumit

temen qe e keni hapur ka qen dashur ta hapni vetem per ata te cilet nuk i shohin gabimet e Qekut


nese ke deshir une die me lavdrue ta baj si skenderbeun ose mic sokolin


po realiteti esht diqka tjeter e kemi nji krye minister pa biografi e kemi nji krye minister kroat i vetmi rast ne bot esht qe nji krye minister qe ka shtetsin e nji shteti tjeter mos te flasim per administrator te derguar nga OKBja