PDA

View Full Version : Intervist Nahit Hasani


uck_aksh
02-02-07, 20:18
Asnjėherė nuk ka pasur vend pėr negociata mes Kosovės dhe Serbisė (2)


http://www.kosovapress.com/ks/repository/images/nait_hasani_thmb.jpg Nait Hasani

Nait Hasani, anėtar i kryesisė dhe deputet nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), nė vazhdim tė intervistės dhėnė Kosovapress-it, nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e ndarjes sė Kosovės, qė sipas tij, do tė thotė njė luftė e re nė Kosovė dhe Ballkan, qė do tė sillte deri te rishikimi i kufijve. Hasani ėshtė skeptik se vendimi pėr statusin do tė jetė i kėnaqshėm pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės.
Kosovapress: Pse PDK nuk po e kėrkon votėbesimin e Qeverisė Ēeku?

Hasani: Jo qė nuk e bėjmė, por pėrkundrazi ne jemi prapė ata qė kėrkojmė votėbesimin, por kjo nuk ndodh tash pėr shkak se kemi ēėshtjen e statusit dhe propozimin e planit tė Ahtisarit pėr zgjidhjen e statusit. Prandaj, kjo ėshtė njė lloj pauze qė pas statusit pritet tė riaktivizohen tė gjitha kėrkesat e arsyeshme politike.

Kosovapress: A do tė thotė kjo se Thaēi tashmė ėshtė ofruar me Fatmir Sejdiun dhe ėshtė larguar nga Nexhat Daci?

Hasani: Ato janė ēėshtje qė mund t’ia parashtroni Thaēit, se a ėshtė kthyer nga lindja apo perėndimi. Mendoj se PDK nė baze tė programit politik ndjek njė politikė parimore dhe tė zhvillimit tė Kosovės dhe jo politikė tė individit.

Kosovapress: Po mirė, ēka kishit ndryshuar ju personalisht nė PDK?

Hasani: Ndryshimet i kisha bėrė nė aspektin e pėrgjegjėsisė.

Kosovapress: A do tė thotė qė subjekti i juaj ėshtė i papėrgjegjshėm?

Hasani: Jo qė ėshtė i papėrgjegjshėm, sepse nė PDK ka pėrgjegjėsi, por duhet ta ngarkojmė me pėrgjegjėsi edhe mė shumė, sepse ngarkesa me pėrgjegjėsi ėshtė angazhim mė i madh, pėr arsye se ai qė merr pėrgjegjėsi edhe duhet tė japė llogari.

Kosovapress: Ju mė herėt keni deklaruar se do tė ketė zvarritje tė procesit tė definimit tė statusit. Cilat janė arsyet e kėsaj zvarritjeje?

Hasani: Rrethanat politike nėpėr tė cilat po kalojmė tregojnė qė plani i Ahtisari nuk do tė jetė plan i pavarėsisė sė Kosovės, i cili do tė zgjedhė brenda natės ēėshtjen e statusit, por do tė jetė njė plan proces i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Ai do tė jetė njė plan i mirė qė neve do tė na japė mundėsi tė veprojmė menjėherė nė kuadėr tė rrjedhave politike dhe qė duke u bazuar nė politiken demokratike ose nė politikat tė cilat zhvillohen nė bashkėsinė evropiane dhe atė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi, ato na bėjnė qė tė kuptojmė se ne jemi nė proces dhe njė proces i tillė nuk ndodh “Ad-hoc”, por ai shkon nė proces. Dhe nė njė proces tė tillė politik, mendoj se statusi i Kosovės edhe pse i zvarritur, nuk ėshtė pjesė e zgjedhjes sė menjėhershme. Mendoj se ēėshtja e statusit nuk do tė jetė ēėshtje vetėm e muajit shkurt, por kjo do tė zgjasė deri atėherė, sa ne do tė jemi tė gatshėm tė kėrkojmė dhe tė vendosim vetė dhe tė jemi tė pėrgjegjshėm pėr fatin tonė. Pikėrisht atėherė do tė jetė edhe zgjidhja e statusit tė Kosovės. Atėherė kur u ndėrgjegjėsuar si popull dhe bėmė luftėn pėr tė drejtat tona kombėtare dhe politike, dhe fituam atė qe kemi sot. Kėtė e kemi fituar me luftėn e UĒK-sė dhe me politikė diplomatike tė saj.

Kosovapress: Sa ėshtė i gatshėm faktori vendor tė kėrkojė qė mos tė ketė shtyrje tė mėtejshme tė statusit?
Hasani: Faktori vendor ėshtė i gatshėm dhe i pėrgjegjshėm, por jo nė nivelin qė e kėrkon situata politike pėr vendosjen e zgjedhjes sė statusit.


Kosovapress: Ēka duhet bėrė faktori vendor nė kėtė kohė?

Hasani: Tash pėr tash nuk ka mundėsi tė ndodhė diēka e jashtėzakonshme te ky faktor politik, por tash kėrkohet nga faktori politik qė tė pėrfundojė misionin e vet politik.

Kosovapress: A mendoni se me kėtė Grup tė Unitetit do tė bėhet definimi i statusit?

Hasani: Grupi i Unitetit e ka marrė besimin nga Kuvendi i Kosovės, i cili ka menaxhuar situatat e ndryshme tė aktiviteteve politike, diplomatike dhe takimeve e bisedime me faktorin ndėrkombėtare dhe Beogradin, dhe ka marrė pėrgjegjėsi mė tepėr se sa qė i takon. Procesi i Kosovės ėshtė pėrcaktuar nė pesė individ. Ata ose kėta pese individė nė vitin 2006 e kanė humbur kredibilitetin politik pėr statusin me deklaratat e tyre shterpe, pa vizion. Mendoj se nuk do tė jetė e gjitha kjo, sepse qytetarėt janė ata qė duhet e do tė vendosin pėr shume ēėshtje pėr tė ardhmen e Kosovės. P.sh., si ēėshtja e simboleve, Kushtetutės, kėto mund tė jenė propozime tė mira qė mund tė bėhen, por pėr formėn e qeverisjes dhe sistemit shtetėror duhet tė vendoset me referendum, si dhe pėr shumė ēėshtje ėshtė dashur tė pyeten qytetarėt e Kosovės. Pėr ēėshtjen e simboleve nuk mund tė vendosin pesė individė dhe ta miratojnė 120 deputetė nė Parlamentin e Kosovės, sepse ēėshtja e simboleve, himnit, kufijve, janė ēėshtje tė qytetarėve, tė cilėt nė referendum duhet t’i pėrcaktojnė.

Kosovapress: Ēfarė prisni nga plani i Ahtisarit?
Hasani: Ne jemi tash nė fillim tė vitit, por deri nė fund tė vitit do tė kemi proces tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė statusit tė Kosovės, por besoj se statusi do tė ketė njė model qė nuk do tė jetė i kėnaqshėm pėr shumicėn e qytetarėve tė Kosovės, do tė ketė njė ndryshim tė rezolutės, qė do tė kalojė misionin nga UNMIK-u nė EUMIK. Ata do t’i kenė tė gjitha kompetencat nė Kosove si UNMIK-u. Ata do tė kenė edhe tė drejtėn e vetos dhe kontrollin nė sigurinė e vendit, nė drejtėsi e polici. Pra, ata do tė jenė zotė tė Kosovės, ne do tė jemi punėtorė tė tyre, tė EUMIK-ut. Prandaj, prapė do tė kemi tė njėjtėn gjendje, vetėm tash me Bashkimin Evropian e jo me Kombet e Bashkuara. Pėr mua, personalisht, plani, pra pakoja e Ahtisarit, ėshtė njė zgjidhje politike, sepse e thyen status quo-n e vendosur pėr gati tetė vjet nė Kosovė dhe jep shpresa pėr zgjidhje tė mėtutjeshme. Sipas planit tė tij, sipas rrethanave politike nė terren dhe sipas informatave tė ndryshme mund tė dimė pėrafėrsisht ēka ka nė pakon e tij, por ato janė tė paqarta dhe jo zyrtare dhe nuk mund tė kalkulojmė dhe tė flasim pėr to pa u bė zyrtare. Prandaj, edhe njėherė them se plani i Ahtisarit, ēfarėdo qė tė ketė ajo pako, do tė jetė zgjidhje pėr ēėshtjen e Kosovės, sepse qytetarėt e Kosovės i detyron tė angazhohen qė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre sipas vullnetit tė tyre.

Kosovapress: Bashkėsia ndėrkombėtare ka paralajmėruar bisedime tė reja pėr statusin. Mendoni se ka vend pėr negociata?

Hasani: Asnjėherė nuk ka pasur vend pėr negociata mes Kosovės dhe Serbisė, por kėto kanė ndodhur dhe janė presione tė ndryshme qė vijnė nga faktori ndėrkombėtar, sepse me Serbinė i kemi kryer bisedimet politike e ushtarake me luftėn e UĒK-sė. Por tani kėrkohet qė tė bėhen bisedime pėr serbėt e Kosovės, tė cilėt e kanė tjetėrsuar fuqinė e vet politike nė Beograd e qė jetojnė kėtu nė Kosovė dhe akoma janė ata qė dėshirojnė tė rrinė nė Kosovė, njė pjesė e tyre, por ata fuqinė e vet politike e kanė humbur dhe me ta luan e komandon Beogradi, i cili i bėn negociatat me Prishtinėn pėr serbėt e Kosovės qė ėshtė e paarsyeshme dhe paradoks qė ndodh te ne, e qė do tė ketė pasoja nė implementimin e atyre vendimeve.

uck_aksh
02-02-07, 20:19
Kosovapress: Kush ka gatishmėri qė tė marrė pėrgjegjėsi tė plota?

Hasani: Ne presim akoma nga bashkėsia ndėrkombėtare qė tė na japė pėrgjegjėsi dhe tė ndihemi tė kėnaqur me aq ose kaq, dhe tė deklarojmė se e bėmė kėtė apo atė.
Kosovapress: A mendoni se vėrtet politikanėt i mbrojnė interesat e qytetarėve, apo janė vegla tė faktorit ndėrkombėtar?

Hasani: Nė prezantimin e parė ėshtė mbrojtje e interesave tė qytetareve tė Kosovės, por, sa ata janė tė gatshėm tė qėndrojnė nė ato kėrkesa tė qytetarėve ėshtė diēka tjetėr. Mendoj se politikanėt kosovarė nuk kanė qėndruar sa duhet nė mbrojtjen e kėrkesave tė qytetarėve.Kosovapress: A mendoni se pas shtyrjes sė statusit GN do tė duhej tė japė dorėheqje?

Hasani: Nėse do tė kishte ndodhur dorėheqja do tė kishim pasur zgjedhje tė reja. Pas shtyrjes sė statusit, GN ėshtė dashur tė japė pėrgjegjėsi dhe dorėheqje nė mos realizimin e statusit sipas planit tė tyre, sepse janė treguar tė papėrgjegjshėm me deklaratat e tyre njėvjeēare se kėtė muaj apo nė fund tė vitit do tė bėjmė statusin dhe pavarėsinė. Shkaku qė statusi ėshtė shtyrė ka treguar paaftėsinė menaxhuese tė GN, i cili ka qenė jo largpamės nė vizionin politik dhe nė raport me statusin e Kosovės. Ata ėshtė dashur tė japin dorėheqje nė mėnyre vullnetare pėr tė qenė politikanė tė mirėfillte. Pėr shkak se ata nuk kanė moral politik, nuk e bėjnė ketė. Kėtė do ta kishin bėrė shumė politikanė nė tė gjitha vendet e botės dhe kėtė po e bėjnė pėrditė politikanė e gjeneralė nė politikėn botėrore pėr dėshtimet e tyre. Te ne kjo nuk ndodh, sepse dorėheqjen e konsiderojnė vetėvrasje politike.

Kosovapress: A doni tė thoni se shtyrja e statusit ėshtė bėrė pėr shkak tė paaftėsisė sė GN dhe jo pėr shkak tė zgjedhjeve nė Serbi?

Hasani: Shtyrja e statusit ėshtė bėrė, ta zėmė, edhe pėr shkak tė zgjedhjeve nė Serbi, por pjesė e parė ėshtė ēėshtja e Grupit tė Unitetit, i cili ėshtė treguar i paaftė dhe nga paaftėsia e tyre menaxhuese janė marrė si shkas edhe zgjedhjet nė Serbi. Mendoj se ekipit iu ka zgjat afati nė mėnyrė tė paligjshme, pra kjo do tė thotė se ėshtė dashur qė tė zgjidhte ekip i ri pėr statusin e Kosovės.

Kosovapress: Ka deklarime se statusi do tė jetė nė pėrputhshmėri me vullnetin e shumicės kosovare. Ēka duhet tė ndėrmarrim nėse ndodh e kundėrta?

Hasani: Thuhet ashtu, sepse askush nuk e di si do tė jetė statusi i Kosovės. Tjetėr ėshtė vullneti, tjetėr ėshtė menaxhimi qė ėshtė bėrė nga politikat qė po zhvillohen pėr status. Mendoj qė statusi i Kosovės ėshtė dashur edhe duhet tė jetė me vullnetin e shumicės dhe vullneti i shumicės tregon qė ne jemi 95% shqiptarė dhe respektimi i tė drejtave tė pakicave dhe shteti domosdo i takon qytetarėve tė Kosovės tė jenė si shtetas tė saj dhe tė gjithė ata qė dėshirojnė qė tė jenė nė Kosovė. Me politikėn qė ėshtė duke u zhvilluar dyshoj nė kėtė, por tė presim ēfarė do tė sjell pakoja e famshme e Ahtisarit.

Kosovapress: Disa herė keni shprehur rrezikun e ndarjes sė Kosovės. A qėndroni prapa asaj qė keni thėnė dhe nėse po pse?
Hasani: Unė qėndroj nė atė se ekziston rreziku i ndarjes sė Kosovės, sepse tė gjitha pėrpjekjet Serbia i ka bėrė pėr ndarjen e Kosovės qė nga viti `99 dhe kėto pėrpjekje ajo i bėn ta ndajė Kosovėn nė forma dhe mėnyra tė ndryshme politike e diplomatike. Dhe ajo ėshtė nė ofensivė pėr tė bėrė kėtė nė Kosovė dhe po ia arrin nė faza.

Kosovapress: Sa ėshtė e rrezikshme ndarja e Kosovės?

Hasani: Rrezikun e ndarjes sė Kosovės, kėtė ka mundėsi qė tė bėjė edhe bashkėsia ndėrkombėtare, nė njė formė apo tjetėr nė pajtueshmėri me rrethanat politike, tė cilat ekzistojnė nė terren nėse nuk mund tė gjejė zgjidhje. Njė ndarje e tillė ėshtė shumė e rrezikshme dhe do tė thotė njė luftė e re nė Kosovė, njė luftė e re nė Ballkan, njė luftė e re nė rajon dhe njė ndarje e tillė do tė ngrite rishikim tė kufjeve dhe ndėrrimin e kufijve qė janė me pasoja tė mėdha pėr tėrė rajonin nė kėtė fazė. Pėr mua ndėrrimi i kufijve do tė thotė dhe fazė pėr krijimin e Shqipėrisė natyrale, pėr tė cilėn dhe duhet tė qitet nė tavolinat e bashkėsisė ndėrkombėtare.

Kosovapress: PDK ka hartuar planin rreth Mitrovicės, mandej janė hartuar pilot-njėsitė nga Qeveria. A do tė thotė se PDK ėshtė ajo qė duhet mbajė pėrgjegjėsi pėr ndarjen e mundshme tė Kosovės, apo duhet mbajė pėrgjegjėsi Lutfi Haziri?

Hasani: Mendoj qė plani i decentralizimit nuk ėshtė i drejtė, sepse ėshtė plan nė baza etnike dhe askush nuk ka tė drejtė tė bėjė njė plan tė tillė pėr ndarje. Nė Kosovė ėshtė dashur qė tė bėhet njė plan i decentralizimit pėr Kosovėn, sepse Kosova nuk ka mundėsi tė jetė multietnike dhe ky ėshtė hapi i parė dhe gabimi i parė politik qė e kanė bėrė politikanet tanė, sepse Kosova ėshtė 95 % me shumicė shqiptare dhe asnjė shtet nė botė nuk ekziston me kėtė popullsi kompakte dhe tė jetė multietnike. Por, pasoja e asaj shprehje tė terminologjisė qė ka qenė atėherė nė fillim, tani ka ndodhur qė ajo shprehje tė bėhet veprim dhe nga ky veprim ne i kemi sot pasojat. Decentralizimi, i cili ėshtė bėrė nė Kosovė, nė Anamoravė, ėshtė i dėmshėm, i paqėndrueshėm dhe politik, dhe ka pasoja nė implementimin e tij. Kėto pasoja do t’i bartin qytetarėt dhe politikanėt, tė cilėt kanė pranuar njė gjė tė tillė, ndėrsa plani i cili ėshtė bėrė pėr Mitrovicėn, PDK-ja ka dalė me njė qėndrim tė vetin qė pėrafėrsisht nė Mitrovicė tė jenė dy komuna, me njė udhėheqje tė pėrbashkėt, qė ėshtė njė nga format ose mundėsitė qė tė ruhet Mitrovica, pėrndryshe Mitrovica ėshtė ndarė qė 7 vjet.

Kosovapress: Po kush do tė mbajė pėrgjegjėsi nė rast se ndahet Mitrovica?

Hasani: Institucionet politike nė Kosovė bashkė me faktorin ndėrkombėtar.
Faktori ndėrkombėtar ėshtė pėrgjegjės pėr siguri dhe politikat e sigurisė ai i udhėheq. Institucionet e Kosovės nuk kanė pasur mundėsi tė bėjnė asgjė si nė mungesė tė pėrgjegjėsisė, po ashtu edhe tė sigurisė, ndėrsa ndėrkombėtarėt e kanė pasur policinė, KFOR-in, tė cilėt kanė mundur t’i ndryshojnė kėto rrethana. Pėrgjegjėsia ėshtė edhe e faktorit politik vendor, sepse nuk kanė bėrė presion aq sa ėshtė dashur si nė formėn politike dhe diplomatike qė kjo ēėshtje tė zgjidhet me kohė.

Kosovapress: Si e vlerėsoni punė e Qeverisė Ēeku?

Hasani: Qeveria Ēeku akoma nuk e ka njė vit dhe ėshtė qeveri qė udhėhiqet me program dhe platformė tė ish-kryeministri Haradinaj. Kjo qeveri ėshtė pėrpjekur t’i bėjė disa ndryshime pozitive nė menaxhim, por nuk ka dhėnė rezultate tė duhura, sepse kemi papunėsi nė rritje, energjinė elektrike e kemi nė shkatėrrim, shėndetėsinė nė kolaps. Qeveria nė elementet jetėsore ose shpirtėrore tė qytetarėve tė Kosovės ka lėnė mangėsi e defekte tė shumta. Prandaj ne kemi thėngjill e jemi pa energji nė shekullin 21, ne jetojmė mbi drita e jemi pa dritė, ne kemi mjek e doktorė shkencash e nuk kemi shėndetėsi. Kemi profesorė me tituj tė renditur e me dekorata dhe emėr, por kemi njė arsim tė degjeneruar, ose qė nuk i pėrmbush kriteret e kohės.
Nė kėtė aspekt qeveria nuk e ka dhėnė provimin pėr qeverisje. Se me fajet e kujt janė tė gjitha kėto, t’i lypin qytetarėt nė zgjedhje. Qeveria nė aspektin ekonomik ėshtė munduar tė bėjė njė pėrmirėsim tė gjendjes, por nuk ka mundur tė menaxhojė situatėn politike-ekonomike, sepse trendėt e zhvillimit kanė ecur me shpejt, e qeveria me buxhetin e limituar ka ngelur mbrapa.

Kosovapress: A mendoni qė kemi tė bėjmė me ministra tė papėrgjegjshėm?
Hasani: Ka ministra tė pėrgjegjshėm, shumė tė mirė, por ka edha tė atillė qė nuk janė tė pėrgatitur pėr punė dhe profesionin e vet.
Kosovapress: Subjekti juaj ka dalė me deklarata se maskat e paraqitura nė Kosove janė prapaskenė e politikės qeveritare. Ēka mund tė na thoni pėr kėtė?
Hasani: Nuk e pajtohem me kėtė mendim se maskat janė paraskenė e politikės sė qeverisė ashtu siē kanė thėnė. Maskat janė bazė kriminale, kushdo qė i pėrdor dhe pėr kėtė nuk mund them se tė kujt janė, sepse ka forma tė ndryshme kriminale tė maskave qė ndodhin nė Kosovė qė po lexojmė nėpėr gazeta dhe ato mund tė jenė edhe politikė, edhe ekonomike tė cilat pėr mua janė tė gjykueshme.
Kosovapress: Po ju i takoni PDK-sė nga edhe ka dalė ajo deklaratė.

Hasani: Nuk e ndaj mendimin nga ajo deklaratė. Nuk them unė qė PDK-ja ka thėnė ose ka bėrė diēka, por unė nuk do tė jem pjesė e kėtyre diskutimeve tė ēėshtjes sė maskave. Ato janė bazė kriminale me tė cilat duhet tė merret policia dhe drejtėsia, dhe ta japin fjalėn dhe vendimin e tyre tė drejtėsisė pėr tė gjitha dhe pėr maskat, dhe jo partitė politike ta paragjykojė vendimin e drejtėsisė./Intervistoi: Kimete Krasniqi