PDA

View Full Version : Vendoset regjimi antidemokratik nė Kosovė...!


beku
11-02-07, 21:43
16:55/11.02.07 Vendoset regjimi antidemokratik nė Kosovė...!(Bekim Rexhepi)


Ato pamje te djeshme, nė rrugėt e Prishtinės do tė jenė tė ngulitura nė kujtesėn e kosovarve edhe gjatė gjithė javės se ardhshme. Njė “polici” e kėti tipi pa pergjegjėsi kombėtare, besoi se nuk i duhet Kosovės. Njė “polici” e cila nuk ngurron sėrish ta shpreh dhunėn ndaj qytetarėve tė saj, mė ēfarė u tregohet se brenda saj ka politikė tė percaktuar vetėm pėr ndėshkim. Kjo polici me pjestar shumicė tė papjekur kombėtarisht, defilon rrugve tė Kosovės ne vend se tė rrinin ne malet e Sharrit. Gjatė orarit tė punes pjestaret e kėsaj policie i ndjekin serialet e filmave latin apo spanjollė, qė i servojnė televizionet jo profesionale nė Kosovė. Mė ka rėnd rasti, vitin e kaluar te bindem me kėtė realitet tė hidhur, kur njė qytetar i Kosovės pėr njė problem gjobe shko nė qendrėn informative te policies rajonale (tė Kastriotit) pėr tu informuar me proceduren e gjobės, dhe informatori i veshur poashtu me kostumet e njėjta tė kėsaj policie, na u shpreh nė besim: - “Me u thanė tė drejtėn, as edhe njė njeri qė mund tu ndihmoj, nuk e gjeni”! - kur e pyetėm ne se: - “pse”?, - ay na u gjegjė nė besim: “Kan shkuar tė ndjekin serialet e mesditės qė i transmetojnė televizionet tona”!. E habitshme, e pa komentushme. Akoma dhe nuk e marrė me mend kėtė akt, i cili edhe po te ndodhte edhe nė parajsė nuk do te kishte kuptim normal.

Dhuna nė Kosovė po paraqitet sa herė shqiptaret, duan qė kėrkesat e tyre tė zgjidhėn drejtė, pa ndikime tė theksuara, tė tė huajve. Atje ku dhuna paraqitet, sipas tekave te ndonjė sensicivi, rrezikon zhvillimin e demokracisė, e frenon lirinė, pengon njėkohėsisht pavarsinė dhe unitetin e vendit. Dhuna e djeshme ėshtė sprovė tjetėr e kėti regjimi kolonjal nė Kosovė, ky rėgjim i nguli kėmbėt, mė thellė duke u treguar me forcė e vet, pėr tu bindur se jemi ata vet, qe demokracinė e zhvillojmė pėrmes dhunės, shkopinjėve dhe gasit helmues. Kosova prapė nėn dhunė, tė shkopinjėve dhe gasit helmues vetėm pėr shkak tė lirisė sė saj. A kaq e zorshme qenka liria e shqiptarve, a kaq e dhimbshme duhet tė mbesė ajo, pėr ta parė dritėn e vet.

Mbase kėshtu tingllon, s’ka pse te mos e pranojmė dhimbshėm konditėn e thellė tė lirisė sonė. Pėr shkakė te kėsaj kondite ne do tė vazhdojmė, tė jemi viktimė, por, tė jeshė viktimė fundi e lirisė sate nuk ėshtė turp.

Ky numėr i kėpucės nuk mė bie, ndaj nuk e dua, do tė eci akoma i zbathur deri te numri im i vėrtetė qė mė bije fare tamamė.

http://www.lajme.net/lexuesit.php?lexuesit=0000001411

beku
11-02-07, 21:53
XHEVAT BISLIMI, DEPUTET I KUVENDIT TE KOSOVES :

PJELLA E TITOS NUK MUND TA THYEJ HEROIZMIN SHQIPTAR


Pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė u pėrballėn dy lėvizje tė fuqishme pėr jetė a vdekje; Nė njėrėn anė enveristėt (liridashėsit, qė pėrfaqėsonin vullnetin dhe interesat kombėtare shqiptare), dhe nė anėn tjetėr titistėt, (kolaboracionistėt ose sahanlėpirėsit, qė pėrfaqėsonin vullnetin dhe interesat e pushtuesėve serbo-maqedono-malazezė). Pėrballja mė e madhe me pushtuesit dhe titistėt (bashkėpunėtorėt) shqiptarė u bė gjatė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė. Nga kjo Luftė doli i mundur pushtuesi dhe bashkėpunėtorėt e tij… Ardhja dhe vendosja e forcave ushtarake, policore dhe civile ndėrkombėtare riktheu “shpresėn” e pushtuesit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij. E kėtij karakteri ishte edhe pėrballja e djeshme nė Prishtinė, ku titistėt shėnuan edhe njė humbje… Besoj se kėto janė pėrpėlitjet e fundit tė kėsaj pjelle tė rrezikshme pėr kombin shqiptar…
Gati tetė vite pas pėrfundimit tė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare, populli shqiptar, i mashtruar dhe gėnjyer nga “paria” e tij politike, mbushi rrugėt dhe sheshet e Prishtinės pėr tė shfaqur pakėnaqėsinė e tij me planin e Atisarit dhe tė Grupit negociator pėr Kosovėn. Demonstrata ishte thirrur nga Lėvizja “Vetėvendosja”. Megjithėse kėsaj radhe nuk ishin bashkorganizatore tė demonstratės organizata e veteranėve tė UĒK-sė, LPK-ja, LKĒK-ja, Shoqata e tė burgosurėve politikė, etj., thirrjes i ishin pėrgjegjur mbi njėzetė mijė shqipatrė tė tė gjitha moshave dhe profesioneve. Qyteti kryesor i krahinės shqiptare oshtinte nga thirrjet e fuqishme tė demonstruesėve pėr UĒK-nė, pėr vetėvendosje, pėr vetėvrasjen e Grupit negociator, pastaj thirrjet poshtė grupi negociator, etj. Vargut tė shqiptarėve tė pakėnaqur me zgjidhjet e propozuara pėr Kosovėn nuk i shihej fundi… Demonstrimi ishte krejt paqėsor deri nė vendin ku policia e komanduar nga tė huajt kishte zėnė rrugėn dhe nuk lejonte demonstruesit tė vazhdonin rrugėtimin e paraparė paqėsor. Hapjen e rrugės nga policia e kėrkuan edhe Adem Demaēi dhe Albin Kurti. Por ishte e kot. Policia “shqiptare” i bindej tė huajit, nuk i bindej simbolit tė qėndresės sonė kombėtare dhe drejtuesit tė Lėvizjes “Vetėvendosja”, Albin Kurtit. Kjo polici e paguar nga taksa e qytetarit nuk pranoi t’i bindet thirrjes sė popullit qė i takonte. Ajo mbeti nė anėn e tė huajve, nė anėn e atyre qė po pėrpiqen t’ia zėnė frymėn lirisė dhe tė drejtave tona kombėtare, qytetare e demokratike. Demonstruesit paqėsor u gjendėn ballė pėr ballė me policinė shqiptare. Prapa saj qėndronte policia ukrainase, polake, rumune, etj., e cila kėnaqej duke par dhunėn dhe sadizmin qė tregonin disa policė “shqiptarė” ndaj qytetarėve duarthat. Kjo polici, e mbėshtetur dhe urdhėruar nga policia e huaj, hodhi plumba dhe gaz lotsjellės pa pushim dhe pa asnjė shkak. Kjo polici rrahu dhe arrestoi dhjetėra shqiptarė tė pafajshėm. Nga armėt dhe dhuna e kėsaj policie u plagosėn rėndė e lehtė mbi shtatėdhjetė shqiptarė, qė po protestonin paqėsisht kundėr planit tė Atisarit pėr Kosovėn. Egėrsia, urrejtja, shfryrja dhe dhuna e policisė “shqiptare” dhe ndėrkombėtare mbi popullin duarthat mund tė arsyetohet vetėm nga pjella e Titos. Atė mund ta arsyetoj edhe ndonjė “zhabė” si zėdhėnsja e Agim Ēekut dhe qyqarė shqipfolės tė kallėpit tė saj. E zeza Ulpiana Lama mori “guxim” (a thua nga e mori?) tė thotė, nė emėr tė Qeverisė, se “demonstruesit u bashkuan me Beogradin…”. Pati edhe bijė tė tjerė “analistė”, gazetarucė e zėdhėnės tė llojit Ulpiana, tė lindur nga mrrėdhėnie tė pėrziera, qė barazuan “nacionalizmin” (tė drejtėn pėr liri) shqiptar me nacionalizmin (shovinizmin) serb! Po t’u bėhet AND-ja kėtyre “shqiptarėve” me siguri se do tė dalin gjysmė serb e gjysmė shqiptarė (hibrid)… Kjo dhunė dhe barbari mund t’i ketė rrėnjėt edhe te dėshira pėr t’u hakmarr pėr demonstratėn e 28 Nėntorit tė vitit 2006 dhe te sadizmi i disa tė huajve dhe i disa shqiptarėve, bijė tė denjė tė kohėve tė represionit serb nė Kosovė… Dhuna ndaj demonstruesve mund tė jetė edhe si pėrpjekje pėr ta thyer dhe mposhtur pakėnaqėsinė nė rritje tė popullit shqiptar. Por, edhe demonstrate e djeshme provoi se populli ynė ėshtė i pathyeshėm. Nė vullnetin e tij do tė thyejnė kokėn tė gjithė ata qė nuk e respektojnė…
Midis ose pranė (afėr) kėtij populli qė po protestonte nuk u gjend pothuajse asnjė nga deputetėt, qė dikur demonstronin dhe vuanin vite tė tėra nė burgjet e Jugosllavisė (Serbisė)! Kėtė ditė nuk u panė as deputetėt e Komisionit parlamentar tė sigurisė, qė kanė pėr detyrė tė “mbikėqyrin” punėn e policisė! Kryetari i kėtij komisioni, Naim Maloku, kishte ikur nė Prizren nė njė tubim partiak pėr t’i mashtruar pėrkrahėsit e partisė sė tij se Kosova nuk humb asgjė me Planin e Atisarit. Tamam si nė kohėn e Azem Vllasit, Kurtesh Salihut e Suria Pupovcit… Se kjo dhunė ishte hakmarrje dhe urrejtje e “akumuluar” dėshmon edhe fakti se demonstruesit janė plagosur nė gjokės dhe kokė. Pra, policia e “popullit” nuk kishte pėr qėllim vetėm shpėrndarjen e demonstruesve, por plagosjen dhe pėrgjakjen apo vrasjen e tyre. Deklarata e komisarit tė policisė se “demonstruesit provuan tė hynin nė institucione…” ėshtė gėnjeshtėr e kulluar. Gėnjeshtėr e kulluar ėshtė edhe deklarata e zėdhėnėsit tė SHPK-sė. Dhunės dhe terrorit tė policisė demonstruesit i qėndruan heroikisht pėr mė shumė se tri orė, deri sa ra mbrėmja.
RTK-ja e UNMIK-ut, e orientuar qartė kundėr interesave shqiptare, lansoi dezinformatėn tendencioze (si pa tė keq) se “nė demonstratė morėn pjesė tre mijė veta”. Hileja dhe qėllimi ishte i qartė: “RTK-ja e titistit dhe kolaboracionistit, Agim Zatriqi, u pėrpoq ta barazojė demonstratėn e shqiptarėve me atė tė serbėve tė Veriut, qė u mbajt dje (njė ditė mė parė)”. Marre e faqja e zezė! Jazėk atyre qė u bėnė shėrbėtor tė tė huajit pėr ta mposhtur vendin dhe popullin e tyre! Fajtor pėr dhunėn dhe pėrgjakjen e rrugėve tė Prishtinės (njėsoj si zėdhėnėsja e tij), edhe Agim Ēeku e “shpalli” popullin demonstrues! Fajin ia hodhi demonstruesve duarthatė edhe Ministria e Brendshme e Fatmir Rexhepit! Tė presim edhe “dėnimet” e tė tjerėve… Kėshtu ndodhi edhe gjatė dhe veēmas pas demonstratave tė marsit tė vitit 2004. Nė vend se tė dėnoheshin ose tė paktėn tė denoncoheshin dhe penalizoheshin politikat antishqiptare, qė quan nė atė gjendje shpėrthyese, “paria” e Kosovės dėnonte popullin e pakėnaqur me politikat kolonialiste dhe rrėnuese tė UNMIK-ut dhe hyzmeqarėve tė tij “shqiptarė”. Urrejtja dhe brutaliteti i policisė i ka rrėnjėt edhe te pėrkrahja dhe fuqia qė po fiton gjithnjė e mė shumė kėrkesa e popullit shqiptar pėr VETĖVENDOSJE kombėtare… Kjo demonstartė ishte njė paralajmėrim i qartė dhe i fuqishėm pėr tė gjithė ata qė ende besojnė se mund tė vendosin nė dėm tė kombit shqiptar, i cili pėrfundimisht ėshtė bėrė faktor dhe aktor i pakapėrcyeshėm pėr mirė e pėr keq, pėr paqė e pėr luftė. Po ta kishte parasysh kėtė fakt Grupi negociator nuk do t’i “hipte” sajit… Pėr gjendjen “delikate” nė tė cilėn ndodhet sot Kosova pėrgjegjėsinė kryesore e ka Tirana zyrtare, e cila ėshtė pronarja e vetme e ligjshme e Kosovės dhe krahinave tė tjera shqiptare. Ajo bėri faj kombėtar dhe historik kur e la ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen e krahinave tė tjera tė Shqipėrisė nė duar tė aventurierėve dhe kolaboracionistėve titistė. Bėri faj kur pranoi kėrkesėn e kolaboiracionistėve titistė e serbofil pėr “pavarėsi”. Heqja dorė nga ribashkimi i Shqipėrisė na solli kėtu ku jemi sot… Po tė ndiqeshin politika kombėtare nė Tiranė Grupi negociator dhe asnjė grup tjetėr nuk do tė “guxonte” t’i dilte zot Kosovės dhe tė ishte kaq zemėrgjerė me fatin dhe tokėn e Shqipėrisė…

Prishtine, 11 shkurt 2007.