PDA

View Full Version : Atentati i Ibrahim Kelmendit ......


E_Zjarrta
15-03-07, 14:52
Desha te hape kete teme rreth Kibrit te Ibrahim Kelmendit i cili pershkruan vrasesit e Jusufit me shoke njeherit ne kete liber njellos edhe disa figura qe me decenje ishin te pasterta valle pse vije ne kete kohe ky liber nga nje njeri si Ibrahim Kelmendi valle qfar ka te verteta ketu apo jan vetem rrena per te manipuluar me njerez dhe per te fute huti

Penesti
15-03-07, 15:59
Desha te hape kete teme rreth Kibrit te Ibrahim Kelmendit i cili pershkruan vrasesit e Jusufit me shoke njeherit ne kete liber njellos edhe disa figura qe me decenje ishin te pasterta valle pse vije ne kete kohe ky liber nga nje njeri si Ibrahim Kelmendi valle qfar ka te verteta ketu apo jan vetem rrena per te manipuluar me njerez dhe per te fute huti

E nderuar !
Mw vjen keq qw ky rast po me sherben per tw shkembyer mendime me ju.E megjithate kujtoj se brengosja juaj eshte me vend . Un parimisht jam per eliminimin e cdo perpjekje qe edhe mund te hasmeroje njerzit deri ne pakufije. Dhe , kujtoj se e verteta qw servohet pa dallim ne keto rrethana eshte teper e diskutueshme per aq kohe sa deshmitaret e ngjarjes rrine ne heshtje. Jusufi dhe ne pragvdekje dha mesazhin sublim i vetedijshem se vrasjen e kishte te sajuar nga maqineria sllave dhe cdo orvajtje tjeterfare do te zbrite nivelin e vepres qw bwri Jusufi dhe shoket e tij mw pas
pershendetje

Guri i madh
15-03-07, 16:35
Desha te hape kete teme rreth Kibrit te Ibrahim Kelmendit i cili pershkruan vrasesit e Jusufit me shoke njeherit ne kete liber njellos edhe disa figura qe me decenje ishin te pasterta valle pse vije ne kete kohe ky liber nga nje njeri si Ibrahim Kelmendi valle qfar ka te verteta ketu apo jan vetem rrena per te manipuluar me njerez dhe per te fute huti



po shum esht fol per IBRAHIM KELMENDIN gjdo her esht folur se ky kelmendi ka gisht ne vrasjen e vllezerve gervalla edhe kadri zekes ishte nji intervist qe ja ka dhan gazetes expres ,se e njeh personin qe ka ba atenta<tin e tre fisht dhe jeton ne komunen e therandes
po tani shtrohet pytja kur ibrahim kelmendi shkoj te vllezerit gervalla pse nuk shkun me automjet deri te shpia e tyre po 7 kilometra ma larg e parkun automjetin e markes citroen e shkun me taxi te vllezerit gervalla

po tani pytja tjeter athu kujt i paskemi sherbye gjat luftes ne kosov kur dihet se ky ibrahim kelmendi menagjonte me fondin vendlindja thrret

po ky ibrahim kelmendi bente edhe selexsionime se kush mundet me u kyq ne luft e kush duhet te dergoj vetem para e ter veprimtaria e kti kelmendit esht e mjegullavt

Guri i madh
15-03-07, 17:26
http://forum.kosova.de/forum/images/posticon.gifAfishuar me: 14.03.2007 22:51 http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/singlagervalla.jpg

Flet veprimtari Ibrahim Kelmendi “Pa dorėza” pėr gazetėn Express

http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/Ikelmendi/ikelmendienjohvrasesinfotolajm.jpg

Ibrahim Kelmendi:” E NJOH VRASĖSIN E JUSUF GĖRVALLĖS”

Ai qė vrau Jusuf Gėrvallėn jeton nė Kosovė, nė njė fshat tė komunės sė Suharekės. Ėshtė shqiptar dhe e ka emrin Rezil, thotė Ibrahim Kelmendi nė intervistėn ekskluzive pėr gazetėn Express.

Intervistoi: Nebih Maxhuni

Prishtinė, mė 11 e 12 mars 2007

Guri i madh
15-03-07, 17:27
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/Ikelmendi/ikelmendi.jpg Ibrahim Kelmendi

Prishtinė,10 mars — Ibrahim Kelmendi. Pėr gjeneratėn e re ky emėr s’thotė asgjė. Ndoshta as qė e dinė se ēfarė ka bėrė ky njeri pėr jetėn e tyre. I harruar pėr shumė kohė nė jetėn e diasporės, numėrohet se ka qenė idealisti i parė i sė majtės shqiptare jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė. Ėshtė ndėr tė paktė shqiptarė tė diasporės qė ka pas guxim tė vishet me xhins dhe nė njė mėnyrė a tjetėr ka jetuar me jetėn e studentėve gjermanė. Pėr dallim nga tė tjerėt ai ka mundur tė socializohet nė jetėn gjermane dhe nė jetėn e tij ka nxitur polemika dhe debate pikėrisht pėr shkak se nuk ka jetuar vetėm jetėn e refugjatit ose tė punėtorit tė krahut nė Gjermani.
Ka qenė njeriu i parė qė ka thyer heshtjen prej kohėsh pėr meritokracinė e diasporės dhe ka botuar tė dhėna interesante duke anashkaluar distancėn historike dhe duke pėrshkruar gjėra tė rrezikshme pėr procesin i cili ende s’ka pėrfunduar.
Si mik i afėrt i Jusuf Gėrvallės, ai mori guximin ta pėrshkruajė tėrė realitetin e asaj kohe, duke mos kursyer persona dhe personazhe. Libri i tij i titulluar “Atentatet”, pėrfaqėson njė rrezik nė vete pėr tė vėrtetėn e asaj kohe.

http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/jusufiportret.jpg Jusuf Gėrvalla


Libri nė njė mėnyrė pėrfaqėson edhe karakterin e hapur dhe shumė tė pėrfolur tė Ibrahim Kelmendit, i cili, si shumė herė ka dalė jashtė kornizave tė “qytetarit” tė diasporės. Shpeshherė, i ngarkuar me teza konspirative gjatė jetės sė tij, ai ikėn nga ajo hapėsirė nė librin e tij dhe ballafaqon fakte dhe emra pa hezituar fare se mund tė krijojė situata tė pakėndshme nė jetėn kosovare edhe ashtu tė rėndė dhe konspirative.
Thotė qė e njeh atentatorin e Jusuf Gėrvallės, i cili jeton nė njė fshat tė komunės sė Suharekės. I bėn shenja dhe ia heq elozhet politike dhe meritėn folklorike edhe miteve nė diasporė, siē thotė ai, tė ngritura artificialisht. Ndryshe, nga tjerėt, e sheh figurėn e Enver Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, duke i pėrshkruar ata si njerėz me merita tė dyshimta.
Libri ,“Atentatet”, duhet tė jetė vetėm njė pjesė e sė vėrtetės tė cilėn Ibrahim Kelmendi, ish udhėheqės i Fondit “Vendlindja thėrret” dhe njeriu qė ka propozuar qė LPK-ja tė ketė fundin e saj historik nė vitin 1999 nė kongresin e rregullt nė Prizren, sepse e vėrteta tjetėr duhet tė shpaloset pas intervistės qė i ka dhėnė gazetės Express. Ai flet atė qė rrallė kush guxon ta thotė.

Express: Pyetja e cila ėshtė shumė dilematike pėr secilin qė ju njeh, pėr shembull gjeneratat e vjetrat, jo tė rejat. Pse libri “Atentatet”? Ke thėnė qė libri do tė bėhet krejt nė njė kohė mė tė qetė. Pse tani ky libėr? Ėshtė ky dėshpėrim i juaji me tė kaluarėn dhe tė tashmen?

Guri i madh
15-03-07, 17:28
“Atentatet“

Ibrahim Kelmendi : E para, romanin nuk e kam publikuar deri tani, sepse kam menduar qė duhet njė distancė kohore, qė unė si autor tė mund tė reflektoj pėr atė qė ėshtė bėrė nė mėrgatė, e dyta, kam menduar se publikimi i mėhershėm do tė dėmtonte luftėn, veprimtarinė ēlirimtare, gjegjėsisht nuk do i bėnte mirė asaj veprimtarie. Tani kam gjykuar qė njė ēerek shekulli ėshtė distancė e mjaftueshme dhe mund tė thuhen tė vėrtetat, pa dėmtuar luftėn dhe pa qenė i penguar nga subjektivizmi.

Express: Pse ky dekonspirim pas 25 vitesh edhe pse ju jeni njeri nga ata qė i keni ditur kėto gjėra, i keni njohur situatat, e keni njohur diasporėn dhe njerėzit atje...?

Ibrahim Kelmendi: Mosdekonspirimi i deritanishėm i atyre qė kanė ndodhur ėshtė varur edhe nga ndikimi i amanetit apo porosisė se Jusuf Gervallės, i cili ka thėnė: “Nėse dorasi ėshtė shqiptar, mos u zbuloftė kurrė!” Ne secili kemi njė konstrukt social, i cili na bėn tė respektojmė amanetin, gjegjėsisht porosinė e fundit. Pastaj, po tė thuheshin nė kohė kėto tė vėrteta, do kishim pėrplasje tė mėdha, do na shkonte koha duke u marrė me qėrim hesapesh nė mes nesh.

Express: E pėrmendet mitin. Heshtja pėr njė kohė kaq tė gjatė ka krijuar mite tė diasporės. Njėri nga ato mite keni qenė edhe ju. Ju keni qenė i gjithėfuqishėm, por realisht jeni njeri i rėndomtė. Ėshtė krijuar miti pėr Jusuf Gėrvallėn. Po e lexove librin tuaj, do shihet se tė gjithė ata njerėz kanė bėrė jetė normale dhe kanė bėrė njė veprimtari patriotike prej distancės. Si e shikon ju kėtė ēėshtje tash?

Ibrahim Kelmendi : Se vėrtetė kemi qenė njerėz tė rėndomtė. Mua mė pengon kur njerėzit mitizohen dhe u zmadhohen angazhimet e tyre. Nė botė tė qytetėruar angazhimi patriotik e ēlirimtar do tė shihej si punė normale. Pse, ta zėmė, ka nevoje tė lavdėrohet njė bujk qė ka punuar nė arėn e tij, pasi ka bėrė njė punė normale. Njėsoj e vlerėsoj edhe angazhimin patriotik. Prandaj zmadhimet, kėto krekosje tė njerėzve, nuk janė tė shėndetshme. Njė angazhim pėr tė fituar sa mė shumė liri nuk ka pėrse tė zmadhohet e lavdėrohet deri nė mitizim. Unė e gjykojė angazhimin tonė si angazhim tepėr tė pėrgjegjshėm e qytetar. Dhe prandaj dėshira ime ka qenė dhe ėshtė, qė tė demitizohen kėto veprimtari ēlirimtare, tė shihen realisht se i kanė bėrė njerėz vullnetmirė, tė cilat, tė them, rastėsisht kanė qėlluar aty, por ka mundur tė jenė edhe tė tjerė, prandaj nuk ka nevojė tė madhėrohen figurat, por duhet tė vlerėsohet njerėzisht, nė hapėsirė, kohė e rrethana pėrkatėse.

Express: Para se tė hyjmė nė emra konkret. Zakonisht nė Ballkan ndodh qė elementi i tradhtisė dhe patriotizmit ėshtė prezent. Tė dyja kėto elemente i keni brenda librit. Realisht, si korrespodonin kėto elemente ballkanike ose kush ėshtė mė shumė tradhtar e kush patriot, apo kush ka qenė i infiltruar nė lėvizjen e madhe pėr Pavarėsi? Pse i keni prekur kėto elemente kaq tė ndjeshme kur e dini mentalitetin?
Ibrahim Kelmendi: Janė kategorizime qė behėn nė kėtė hapėsirė, d.m.th. qė shkojnė nė ekstreme: tradhtar apo patriot. Unė e peshoj veprimtarinė e tė ashtuquajturit tradhtar dhe gjithashtu edhe tė patriotit. Patriot ėshtė secili njeri pėr nga natyra, sepse e donė vendin ku ka lind. Ata qė e quajnė patriotizmin virtyt tė jashtėzakonshėm, pėr mua janė budallenj. Tjetra, edhe angazhimet e tradhtarėve jam i predispozuar t`i shoh nė mėnyrė tė diferencuar, sidomos nė rrethana tė rėnda tė pushtimit. Pėr aq sa kanė lejuar mundėsitė dhe rrethanat e kohės, ėshtė formėsuar gjeturia e vet qytetarėve. Nė Kosovėn e pushtuar, nė hapėsira tė ndryshme kohore, ka pasur njė farė autonomie pėrkatėse administrative e vetėqeverisėse. Nė atė kuadėr tė autonomisė ėshtė dashur tė angazhohen e tė punojnė njerėzit edhe nė struktura policore, duke pėrfshirė edhe UDB-nė. Pėr shembull, sipas vlerėsimit tim, pėr mua ka qenė pothuajse i barabartė tė qenit mėsues me tė qenit udbash, gjegjėsisht nėpunės sigurimi, sepse kanė qenė struktura e hallka tė tė njėjtit zinxhir, gjegjėsisht tė tė njėjtit sistem, kanė vepruar sipas ligjeve tė miratuara nga i njėjti Kuvend i Kosovės ose nga kuvendi federativ. Mėsuesi e ka pasur pėr detyrė tė indoktrinojė, UBD-shi tė kontrollojė nėse ka zėnė vend indoktrinomi i mėsimdhėnėsit. Pėrjashto rastet, kur UDB-ashi dhe tė ngjashmit kanė kapėrcyer kompetencat ligjore, qė nuk kanė lejuar ndjekje kolektive, tortura e zhdukje fizike, nuk kanė lejuar as atentatet, si nė rastin e 17 janarit tė viti 1982. Dhe kėto raste duhet ndėshkuar, siē ka ndodhur e po ndodhin nė ish shtetet tjera moniste.

Express: Derisa nė njė moment ju e depolitizoni personalitetin pėr patriotizmin qė ka pasur obligim, nė njėfarė mėnyrė mitizoni rolin UDB-sė si tė gjithėfuqishme, si gjithkund infiltruese. Pse i keni dhėnė rolin aq tė madh, qė sipas librit tuaj, nuk ka qenė aq me peshe sa e mitizoni ju, apo ėshtė ēėshtje e frikės?

Ibrahim Kelmendi: Ka mundėsi tė jetė edhe rrjedhojė e frikės, pasi frika ėshtė ndjesi e pakontrollueshme. Ka mundėsi qė unė nuk e kam pėrshkruar tamam, sa ajo ka qenė e pranishme. Dihet se UDB-ja ka qenė njėra ndėr sigurimet mė tė fuqishme, tė cilės nė ndonjė rast ia kanė pasur zili edhe CIA, KGB, etj. E di qė kėtė strukturė, qysh nga viti 1948, e kanė ndihmuar edhe ekspertė tė CIA dhe Perėndimi i ka dhėnė edhe ndihma tė mėdha financiare dhe kadrovike dhe ėshtė ndihmuar qė tė jetė njėra ndėr sigurimet mė tė forta nė Evropė. Si e tillė ajo ėshtė pėrpjekur tė kontrollonte gjithēka, jo vetėm nė Kosovė, por tė na kontrollojė e tė na pengojė edhe nė Perėndim. Prandaj disa prej personazheve qė i kam pėrshkruar, tė cilėt kanė luajtur rol tė madh, mendoj se veprimet e sjelljet nuk duhet t’i kenė pasur si rrjedhojė vetėm tė budallėkut tė tyre, ose vetėm pėr tė kėnaqur egomaninė e tyre, por ashtu duhet tė jenė instruktuar e instrumentalizuar pėr tė vepruar nga ky shėrbim. Ta zėmė, kemi pas gazetarė dhe letrar tė shkėlqyer, pėr tė cilin sa i pėrket aftėsisė profesionale, kam pas dhe kam njė respekt tė madh. Ai duhet tė ketė qenė i kamufluar si korrespodent i “Rilindjes”, por ka qenė i angazhuar pėr t’i shėrbyer atij sigurimi...

Express: Prej nga ju kėto informata se kėta njerėz duhet tė kenė qenė tė tillė?

Ibrahim Kelmendi: E para e punės, ai, si korrespodent i “Rilindjes”, nuk kishte nevojė tė involvohen nė pėrplasjet tona me konsullatėn jugosllave nė Dyseldorf dhe nė atė pėrplasje ai ndonjėherė tė ishte mė brutal se vet konsulli. Do mjaftonte qė ai, me njė korrespodencė pėr gazetė tė tij, tė pėrshkruante ēka po ndodhte dhe ai tė mos inkuadrohej nė ato pėrplasje qė kishte Klubi shqiptar nė Dyzeldorf me konsullatėn dhe institucionet tjera tė atėhershme shtetėrore. Ato insistonin qė ta fusnin nėn tutelė Klubin e shqiptarėve aty, dhe ky, i kamufluar si gazetar, angazhohej pro konsullatės. Duke vrojtuar veprimtari tė tillė, vija nė pėrfundim se ai duhej tė ishte nė shėrbim tė UDB-sė...

Express: Ju kėta njerėz i quani me detyrė tė ngarkuar, vėrtet kanė qenė tė tillė?

Ibrahim Kelmendi: Njė kategori e tillė duhet tė ketė qenė, siē e vlerėsoja unė atėherė. I njėjti, p.sh., kur e arrestuan Vasilin nė Kosovė, e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė hetimeve...

Express: Kush ėshtė Vasili, ngase lexuesit tanė nuk e dinė?

Ibrahim Kelmendi: Vasili ėshtė njėri nga personazhet e romanit. Ai ka pasur njė urdhėr pėr tė bėrė atentat ndaj Jusuf Gervallės, por trimėrisht ka refuzuar ta zbatojė. Pėr kėtė ai duhej tė ndėshkohej nga UDB-ja. Prandaj kur Vasilin e arrestuan nė Kosovė, gazetarin nė fjalė e sjellin nga Gjermania pėr ta marrė nė pyetje gjatė procesit hetues, meqė duhet tė jetė vlerėsuar si njohės mė i mirė i veprimtarisė sonė nė Perėndim. Kėshtu i kisha atėherė informatat dhe prandaj i krijoja vlerėsimet, pasi na duhej tė krijonim sistem tė vetėmbrojtjes.

http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/Ikelmendi/hysengega.jpg “Vasili” Hysen Gega (personazhi real nė foto) bashkpuntor i „Rezilit“ Riza Salihut

Guri i madh
15-03-07, 17:31
Gazetari i“Rilindjes“ Jusuf Buxhovi qė ka marrė nė pyetje “Vasilin” - Hysen Gega antar i Grupit Komunist “Zėri i Kosovės” (personazhi real nė foto)

Express: Si e sheh Ibrahim Kelmendin patriot tė diasporės, si tė duket ai prej kėsaj distance historike?

Ibrahim Kelmendi: Si njė veprimtar i natyrshėm, autentik, i cili pėr shkak se ka shkuar i ri dhe ėshtė ndikuar shumė nga jeta studentore gjermane, ndonjėherė ėshtė keqkuptuar edhe nga bashkėveprimtarėt si i padisiplinuar, si jo serioz, si anarshist, si me xhins tė grisur e flokė tė gjatė...

Express: Tė ndalemi te kjo, ngase nė libėr ju nuk e pėrshkruani personalitetin tuaj, por ata qė ju njohin, ju kanė vlerėsuar se keni pas nė dukje njė bindje ideologjike tė majtė, por tė dallueshme prej marksistėve dhe leninistėve tė kohės, tė dallueshme edhe prej Jusuf Gervallės dhe Enver Hadrit. Nga kjo distancė kush ka pasur tė drejtė ?

Ibrahim Kelmendi: Se pari do tė thoja se asnjėri nuk kishim kushedi se ēfarė bindje ideologjike, pasi na mungonte pėrgatitja teorike, po tė kemi parasysh pėrgatitjen pėrkatėse teorike filozofike. Pėr aq sa ishim tė ideologjizuar, secili kishim tė drejt, sepse ideologjitė nuk mund tė shabllonizohen dhe tė gjykohen, siē po ndodh tani. Me rėndėsi duhet tė ketė qenė, se edhe pse kishim bindje tė ndryshme, nuk armiqėsoheshim pėr shkak tė tyre, por bashkėvepronim. Kjo mbase tregon se kishim tolerancė e mirėkuptim pluralist dhe kėtė e kishim nė programet e statutet tona politike, nė shkrimet tona. Bindjet tona ido-politike kanė osciluar dhe kanė evoluuar. Ne mė shumė na ka interesuar kontributi pėr ēlirim kombėtar dhe jo drejtėsia ideologjike, d.m.th. na interesonte tė gjejmė mėnyrėn mė efikase, qė tė ndikojmė sa mė shumė te njerėzit, qė t’i afrojmė ata duke i ndėrgjegjėsuar pėr veprimtari tė angazhuar patriotike e ēlirimtare.

Express: A ka krijuar diferenca ideologjia pėr ēėshtjen kombėtare gjatė asaj kohe, meqė ju duhet tė keni qenė mė liberal se tė tjerėt, tė cilėt ishin mė konservativ, pėr tė mos thėnė se kanė qenė enveristė?

Ibrahim Kelmendi : Nė organizimet ku kam vepruar unė, pėrcaktimi programor ka qenė: pavarėsisht bindjeve ideologjike e politike, secili qė ėshtė i interesuar tė angazhohet pėr Kosovėn Republikė, gjegjėsisht ta ēliroj Kosovės, ka tė drejt tė anėtarėsohet. Pastaj, brenda pėr brenda organizimeve tona, kur kishim demokraci mė tė avancuar, kishim edhe luftė idesh, sepse ėshtė e natyrshme qė secili tė angazhohet qė tė pėrfitoj simpatizantėt e vet. Kjo ka ardhur nė shprehje tek ne nga mbarimi i vitit 1984, kur filluam tė organizojmė mbledhje me mė shumė veta, deri edhe te kuvende, nė tė cilat filluam tė kishim garė pėr vota dhe votime tė fshehta. Rėndom ka pasur goxha pėrplasje gjatė diskutimeve, ndonjėherė kanė qenė edhe brutale, por pothuajse gjithė herė kemi bėrė kompromise, sepse nė fund tė fundit ne po angazhoheshim ta ēlirojmė Kosovėn dhe jo tė ia pėrcaktojmė asaj sistemin politik.

Express: Pse ju keni pasur njė respekt tė madh pėr Jusuf Gėrvallėn, tė cilit nė njėfarė mėnyre i kushtohet libri juaj? Ke njė rezervė pėr veprimtarinė e Enver Hadrit dhe grupacioneve tė Belgjikės. Cili ėshtė dallimi i kėtyre grupacioneve?

Ibrahim Kelmendi: Respekt kam pasur pėr Jusufin nga se nė fillim jam gjetur nė njė situatė shumė tė vėshtirė. Atėherė kam qenė shumė i ri pėr tė pasur formim tė avancuar politik. Kam pas njė si kompleks qė nuk po dija tė artikuloja me shkrim ato qė kam dėshiruar t’i shpreh. Ardhja e Jusufit mė ndihmoj shumė, pasi ai ma zvogėloi atė kompleks. Pastaj kam pas njė kulturė, qė kur me rastiste tė bashkėveproja me dike qė e ēmoja mė tė aftė se vetėn, ia lėshoja vendin, kaloja nė plan tė dytė, qė do tė thotė se ua liroja vendin atyre qė ishin mė tė pėrgatitur. Pra, edhe te gėzimi i madh dhe lirimi nga kompleksi, se aty e tutje nuk do mė tallin pėr ato qė do shkruaja, pasi do m’i redaktonte Jusufi, e ka bazėn respekti e dashuria e madhe pėr Jusufin. Por kryesore ka qenė cilėsia e tij si njeri, modestia dhe kultura e tij. Ai ka ditė tė tė afroj si shok e bashkėveprimtar, nė kohėn kur njerėzit tė kategorizonin, gjegjėsisht tė largonin, nėse kishe nivel tė ulėt intelektual e profesional.
Po kaq shumė e kam respektuar dhe dashur edhe Kadri Zekėn, me tė cilin fatkeqėsisht jam njohur tek nė mars tė vitit 1981 dhe kam kaluar shumė mė pak kohė, se sa me Jusufin.
Pyetet edhe pėr Enver Hadrin dhe grupimet nė Belgjikė. Unė te ai njeri nuk kisha gjetur pothuajse asgjė. Duhet ta kem takuar qysh gjatė vitit 1978 dhe tė mos kem bashkėpunuar. Ai nė dukje nuk kishte koncept politik, ka qenė shumė konfuz, kemi pas shumė debate, ndonjėherė edhe pėrplasje e armiqėsime. Nė paraqitje ishte antikomunist, kurse kisha informata se po bashkėpunonte me Partinė Komuniste tė Belgjikės. Kisha pėrshtypjen qė ai po informonte dike, qė do tė thotė se, kisha dyshime qė ai po informon njėherazi Sigurimin shqiptar por edhe UDB-nė. Nė vitet e fundit patėm bashkėpunim. Kurse gjatė varrimit Lėvizja u angazhua pėr varrim dinjitoz, pasi ai nuk kishte miq e bashkėveprimtarė rreth vetės, qė do mund ta bėnin kėtė. Nė mbledhjen komomorative i pata kėrkuar falje publike pėr padrejtėsitė qė mund t’i kishte bėrė Lėvizja dhe unė.

http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/Ikelmendi/fotoenverhadri.jpg Enver Hadri

Grupimet e organizuara nė Belgjikė, nė fillim tė viteve tė 80-ta, nuk kanė qenė tė fuqishme. Grupimet e djathta nacionaliste pothuajse kishin pushuar se qenuri, kurse grupimet e reja, tė djathta dhe tė majta, pėrbėheshin vetėm nga dy-tre individė, me dallim prej grupimit pro Lėvizjes, i cili dominonte. Vetėm kur ndodhi pluralizmi i simuluar e i shpifur nė Kosovė nė fillim tė viteve tė 90-ta, kishte njė rritje organizative LDK-ja, me tė cilėn herė bashkėpunonim e herė jo.

Express: Ju e keni margjinalizuar rolin e emigracionit nė Bruksel, por i jepni vend rolit tė emigracionit nė Zvicėr. Boshti i veprimtarisė ka qenė i vendosur nė Zvicėr dhe Gjermani. Ju i jepni peshėn Jusufit derisa vritet, por mė vonė, edhe pas vrasjes, nxitet ose ngritėt mitin pėr Jusufin dhe ajo ka njė inercion. Na trego kėto dy boshte edhe lėvizjet tua Zvicėr - Gjermani, shihet qė keni njė njohuri tė dukshme duke eliminuar Belgjikėn si emigracion?
Ibrahim Kelmendi: Fillimi i kėsaj lėvizjeje, pėr tė cilėn po flasim, ka ndodhur nė Gjermani, ndėrsa mė vonė epiqendra ėshtė zhvendosur nė Zvicėr, pėr faktin se nė Gjermani kishin ardhur shumė emigrantė gjysmė-analfabetė, do me thėnė ishin vėshtirė tė “pėrpunueshėm”, ndėrsa nė Zvicėr shumica kishin njė shkollė tė mesme. Nė kėto dy shtete emigracioni ka qenė mė i madh nė atė kohė. Nė Belgjikė nuk kishte emigracion aq tė madh. Atje ishin dy grupime tė mėdha, emigrantė politikė nga Shqipėria dhe emigrantė ekonomik shqiptarė nga Turqia. Tė dy grupimet ishin kryesisht tė paarsimuara.

Express: Pse ishte Jusuf Gėrvalla cak i UDB-sė, dhe pse ai ishte i rrezikshėm pėr te?
Ibrahim Kelmendi: Unė them qė UDB-ja duhet tė ketė gjykuar se u arratis njė kuadėr mė intelektual se kėta tė tjerėt qė ishin deri atėherė dhe prandaj do ketė influencė mė tė madhe. Emigrantėt e paarsimuar nė atė kohė kanė pasur njė kult ndaj intelektualit, sepse ka pas njė deficit tė madh nė Kosovė. Kėta emigrantė qė kishin shkuar atje pėr tė punuar, kanė marrė atė gjendje sociale me veti, d.m.th. edhe kultin pėr intelektualin dhe atė gjendje e kanė konservuar. Menjėherė u pėrhap lajmi se ėshtė arratis njė intelektual i zoti. Prandaj UDB-ja priste se ai do tė ketė njė ndikim tė madh. Pėr kėtė arsye ajo qysh nė fillim u mundua t’i presė hovin. Kėshtu, qė nė start Rezili, personazhi qė unė e argumentoj si doras, akoma pa arritur Jusufi, filloi tė pėrhapė propagandė se Jusufin e ka dėrguar UDB-ja pėr tė na pėrēarė dhe se jemi tė rrezikuar nga ai. Kjo po ndodhte akoma pa hy nė tokė gjermane Jusufi. Kjo ishte metoda mė e efektive pėr t`i frikėsuar njerėzit. Rezili nė mėnyrė aktive u mor me kėtė propagandė. Pothuajse 24 orė rrinte nė stacione treni nė Shtutgard, ju drejtohej shqiptarėve kur i njihte e nuk i njihte, mjaftonte kur i shihte se po blenin gazetėn “Rilindja”. I gostiste me kafe dhe mandej u thoshte se UDB- ja ka ēuar njė UDB-ash. Unė gjykoj nga ky kėnd, se UDB-ja ka marrė masa tė menjėhershme qė Jusufin ta pengonte qė tė mos kishte ndikim qysh nė startim tė veprimtarisė se tij nė ekzil. UDB-ja mori ofensivė qė ta diskreditojė Jusufin.

Express: A ka pasur sukses Rezili, personazhi juaj, qė ta diskreditojė Jusufin sidomos te njė masė qė ka qenė krejtėsisht analfabete?

Ibrahim Kelmendi: Te njerėzit qė i kemi pas afėr vetės, si tė anėtarėsuar, si simpatizantė, nuk ka pasur fare influencė. Ai pat krijuar influencė tė kufizuar te njė grupim i vet, sepse sapo u hetua qė nė Gjermaninė Qendrore filluam njė angazhim konkret patriotik, si kundėrpeshė ai nė Shtutgart formoi njė grup qė fillimisht e quajti Grupi komunist “Zėri i Kosovės”.

http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/XhDurmishi/rizasalihu.jpg

Riza Salihu – “Rezili“ - antar i Grupit Komunist “Zėri i Kosovės“ (perosnazhi real nė foto) vendas i Hysen Gegės

Express: Pse personazhi juaj do tė jetė vrasės dhe pse shqiptari duhet tė jetė vrasės i Jusuf Gervallės e jo pėr shembull njerėz tė specializuar tė UDB-sė? Nė libėr duket e mjegulluar kjo.
Ibrahim Kelmendi: Sepse edhe unė po tė kisha qenė oficer i UDB-sė njėsoj do tė kisha vepruar, do kisha zgjedh njė shqiptar si doras. Kjo pėr faktin se nėse do e zbulonin gjermanėt, atėherė do pėrhapej dezinformatė: “Shqiptarėt vriten nė mes veti pėr probleme tė tyre tė brendshme”. Ky duhet tė ketė qenė motivi apo qėllimi kryesor i UDB-sė, pse ka urdhėruar shqiptarė pėr tė bėrė atentatin.

Express: Ju e njihni Rezilin, ai ėshtė gjallė, jeton nė Kosovė. Jeni frikėsuar ndonjėherė se nuk e thoni tė vėrtetėn, se dorasi nuk ėshtė ai, edhe pse nė libėr detajisht e pėrshkruani personazhin si vrasės dhe jepni arsyen pse ėshtė doras?

Ibrahim Kelmendi: Unė nė kėtė drejtim e kam ndėrgjegjen e qetė. Thėnė tė drejtėn, dėshiroja qė Rezili tė ketė njė alibi, tė mos ketė qenė atentatori, vrasėsi, por krye-hetuesi, tė cilin fillimisht e kam orientuar drejt Rezilit si atentator i mundshėm, katėrēipėrisht mė ka bind se Rezili nuk ka alibi. Ai dy herė ka qenė i arrestuar pėr kėtė qėllim. Atėherė unė kisha informata tė bollshme qė tė dyshoj nė Rezilin, meqė kishte dhėnė njė urdhėr pėr t’u bėrė atentati ndaj Jusufit. Ngase i kishte dėshtuar, do e ketė vendosur ta bėnte vetė, sepse pėr dėshtim tė parė UDB-ja mund t’i ketė kėrkuar llogari. Prandaj, kur krye-hetuesi mė ka bind se ai nuk ka alibi, atėherė u bėra kategorik, se dorasi duhet tė jetė Rezili.

Guri i madh
15-03-07, 17:37
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/XhShatri/shkrimperrsalihun.jpg

Arrestimi i Rezilit(Riza Salihut) - shkruan gazeta "Heilbronner Stimme" - 30.01.1982

Express: Dorasi ka dhėnė njė alibi se ka qenė te motra..., por ju e demaskoni kėtė?
Ibrahim Kelmendi: Unė e kam bėrė kėtė duke u thirr nė bashkėbisedimet qė kam pasur me krye-hetuesin, sepse ai thotė qė motra ka qenė shumė mirė e pėrgatitur, e ka mbuluar shumė mirė Rezilin, por nipat e tij, me tė cilėt ka biseduar krye-hetuesi, kanė treguar se daja i tyre s`ka qenė natėn e krimit tė motra, bile ata i kanė treguar se nuk kishte qenė gati pėr dy vjet aty. Fatkeqėsia e tij (krye hetuesit), siē ėshtė shpreh vetė krye-hetuesi, ėshtė se ligji nė Gjermani e ndalon qė tė miturit tė jenė dėshmitarė nė gjyq.

Express: Ju e dini se kush ėshtė vrasėsi. Ai ėshtė Rezili. Meqė ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur tė miturit e motrės sė tij tash janė rritur, ata mund tė flasin nė gjyq? Rezili jeton nė Kosovė nė njė rajon tė caktuar. Cili ėshtė obligimi moral i mikut tė Jusufit, i cili ėshtė gjallė?

Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral ėshtė qė tė testoj opinionin, kam drejtė unė apo nuk kam tė drejtė tė shkeli mbi amanetin e Jusufit pėr tė bėrė pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit. Pastaj obligim moral tashmė duhet ta kenė edhe lexuesit, qė e kanė lexuar romanin “Atentatet”...

Express: Kemi tė bėjmė me vrasje, porosia ėshtė ēėshtje morale.

Ibrahim Kelmendi: Unė kam dilema, prandaj po marrė mendime nga njerėzit, se ēfarė pėrshtypjeje u ka bėrė romani. Edhe tė tjetėr kanė mundėsi tė bėjnė denoncimin. Janė me qindra qė e dinė emrin e vėrtetė tė Rezilit, pasi e dinė se ai ka qenė kryetar i grupit komunist “Zėri i Kosovės”. Ata nuk janė tė lidhur emocionalisht me Jusufin, siē jam unė qė ndjehem i obliguar tė respektojė njė porosi tė tillė. Pra, ata i kanė mundėsitė mė tė hapura. Nėse ata s’e bėjnė, unė do i pres diskutimet dhe nėse mė thuhet, se ėshtė mė me rėndėsi denoncim i dorasit, sesa porosia e Jusufit, atėherė do ta bėj kėtė.

Express: Me qenė se po i lėmė lexuesit qė ta lexojnė librin, nuk po ndalemi te rasti Gėrvalla, se si ėshtė vrarė. Ti e prek njė element jashtėzakonisht interesant nė libėr ose mė mirė tė themi ke prek edhe njė personazh tjetėr, Emil Kastriotin. Njė personazh tejet konfuz, por njė personazh i qartėsuar nga ti dhe i paqartė nė veprimtarinė e tij. Pse duket Emil Kastrioti i tillė?

http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/Ikelmendi/emilkastrioti.jpg Emil Kastrioti

Ibrahim Kelmendi: Unė e kam njohur atė edhe personalisht. Kam biseduar shpesh me tė, sepse me secilin veprimtar nė migracion unė s’kam pas kurrė njė lloj paragjykimi tė rri e tė bisedoj me tė, qė tė shikoj a kemi diēka tė pėrbashkėt qė na lidh. Edhe nė saje tė atyre takimeve, mė ėshtė imponuar tė krijoj njė lloj intuite qė tė mundem t’i vlerėsojė dhe t’i kategorizoj njerėzit, janė apo nuk janė pėr bashkėpunim. Kėshtu unė, qysh herėt, Emilin e kam kategorizuar nė atė skedarin tim, se nuk ėshtė pėr bashkėpunim, se ėshtė destruktiv, bile se ėshtė i dyshimtė. Por me Emilin dhe tė tillėt, nuk kam dėshiruar tė hyj nė konflikt, sepse gjykoja se do harxhoja kot energji time dhe tė organizatės ku bėja pjesė.

Express: Nė libėr i sheh ata si njerėz tė rrezikshėm, megjithatė?

Ibrahim Kelmendi: Po, sigurisht, bile si shumė tė rrezikshėm dhe unė kam menduar qė duhet t`i lėmė rehat, nuk duhet tė merremi me ta. Nėse merrem me ta, atėherė procesi shkon duke eskaluar dhe ndoshta do shkonim deri te vrasja.
Unė kam pas njė pėrcaktim: vrasje nė Perėndim nuk guxon tė ndodhė, njė pėr shkak tė kultit qė kam prej malėsorit, se mysafiri nuk guxon tė shpėrdorė mirėpritjen e nikoqirit, do me thanė, nė shtėpi tė huaj nuk bėhet sherr. Kėshtu qė, meqė nė Perėndim na kanė strehuar, na e kanė lejuar veprimtarinė patriotike dhe na kanė ofruar shans pėr njė jetė mė tė mirė, atėherė unė kam qenė i pėrcaktuar qė tė kanalizojmė mėrgatėn tonė kundėr vrasjeve, qoftė mes ne shqiptarėve, qoftė me tė tjerėt. Prandaj unė u kam ikur kėtyre sherrxhinjve, qė kanė qenė shumė tė rrezikshėm, dhe kurrė nuk jam marr me ta. Kur ata janė marrė me mua, unė i kam duruar, kam heshtė dhe i kam injoruar. Vetėm njė pėrplasje skandaloze e kam pas me Emilin, mė pat bėrė njė sherr tė madh, por e kam duruar, nuk jam hakmarrė.

Express: Nė librin tėnd, realisht njė personazh krejt minor, ėshtė hero i njė pjese tė Kosovės. Ai ėshtė rivarrosur me nderime, i ėshtė ngritur kulti i personalitetit. Unė i kam lexuar reagimet e Ibrahim Kelmendit pėr njė personazh tė tillė, i cili gjatė jetės nė diasporė ka qenė kontrovers dhe i dyshimtė. Ju e dini pėr cilin e kam fjalėn, besoj?

Guri i madh
15-03-07, 17:38
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Gervalla/Ikelmendi/vehbiibrahimi.jpg Vebih Ibrahimi

Ibrahim Kelmendi: Bėhet fjalė ndoshta pėr Vebih Ibrahimin. Ate, nga njohja ime e drejtpėrdrejtė dhe nga njohja pėrmes bashkėveprimtarėve nė Bruksel, tė cilėt e kanė njohur mė mirė se unė, e kam kategorizuar nė atė skedarin tim si element kriminel, qė merret me kontrabandė, me prostitucion me gjithēka, por veē patriotizėm e moral nuk i ka. Nė fakt shtirej se ishte veprimtar e trim patriot, po i kishte vetėm si mjet pėr punė. Kėshtu gjykoja unė atėherė dhe kėshtu vazhdoj tė mendoj, deri sa tė mė ofrohen prova kokėforta pėr tė kundėrtėn.

Express: Po pse kėto dallime kaq tė mėdha. Realisht krijohet miti pėr njė njeri i cili nė diasporė ka pas krejt tjetėr punė?

Ibrahim Kelmendi: Sepse kėtu ėshtė lehtė tė spekulosh. Unė di kopukė, qė janė marrė me droga, kontrabandė, imoraltet, hajni, spiunim, qė vinė nė Kosovė, paguajnė gazetar fukara, financiarisht dhe profesionalisht, qė punojnė nė televizion ose nė gazeta dhe ua bėjnė me porosi reportazhet pėr t’i bėrė hero. Pastaj ato shkrime i manipulojnė njerėzit, meqė nuk janė tė informuar. Akoma kemi njerėz tė shkretė, qė kanė njėfarė kulti tė vjetėr, se ato qė pasqyron televizioni ose gazeta, duhet me qenė e vėrtetė. Pastaj tė tillėt fillojnė tė madhėrojnė edhe keqbėrės, fillojnė t’u thurin kėngė...

Express: Por, edhe miku i juaj, Haqif Mulliqi e ka madhėruar Enver Hadrin.

Ibrahim Kelmendi: Nuk e di. Ai e paska bėrė njė punė nė mungesė tė informatave, ose mund ta ketė ndjerė si obligim moral, sepse, ndoshta, nė kohėn e fundit Enver Hadri ka fituar njė lloj ndėrgjegjėsimi patriotik dhe njė siguri, se mund t’ia kthen shpinėn padronit. Dhe ky lloj guximi atij i kushtoi me jetė. Ne e kemi diskutuar njė rast, kur ai doli tė propagandonte dhe tė mbledhė lekė nė emėr tė asaj qė ka merita pėr rezolutėn e parė pėr Kosovėn, qė pat aprovuar Parlamenti Evropian. Meqė unė isha nė dijeni pėr procesin e rezolutės qė nė nismė, atėherė e kėshillova: “Enver je duke e rrezikuar vetėn. Ti ke dėgjuar si krejt bota nė lajme pėr rezolutėn. Tjetėr meritė pėr te nuk ke. Mos i dil zot, sepse jo tė gjithė nacionalistėt serbė nė Evropė i ka UDB-ja e Beogradit nėn kontroll dhe dikush prej tyre mendon qė ti vėrtet e ke atė meritė qė po mundohesh ta pėrvetėsosh. Ndonjėri prej tyre mund tė hakmerret ndaj teje, prandaj rri rehat dhe mos ia sjellė vetės ujkun nė torishtė, nė mėnyrė kaq naive. Edhe kėtė punėn e mbledhjes se tė hollave te bashkatdhetarėt, gjoja nė emėr tė shpenzimeve qė ke bėrė pėr tė korruptuar parlamentarė pėr tė miratuar rezolutėn, do tė lutesha ta ndėrpresėsh, mos i bezdis se nuk i meriton”. Kanė qenė tė paktėn edhe 10 veta prezent, nė klubin shqiptar “Idriz Seferi” nė Bruksel, kur e kemi debatuar kėtė ēėshtje. Tash edhe Haqifi ka ndjerė obligim moral tė shkruaj, por edhe unė kam ndjerė obligim moral qė t`ia organizojmė varrimin, sepse nuk ka pas kush t’ia organizojė. Njerėzit e Lėvizjes i kam kėshilluar qė tė merren me organizim sa mė dinjitoz tė varrimit tė tij, sepse, megjithatė, m’ėshtė duk njė gjest shumė i mirė e i guximshėm, qė Enveri ka provuar tė dalė nga shėrbimi, sepse ka menduar qė ishte dobėsuar UDB-ja. Unė nuk druhem t`i them gjėrat e pėrparme tė tij, po kuptohet, siē i kam vlerėsuar nė Kohė dhe do gėzohesha, sikur tė kisha prova qė tė bindesha se ai ka qenė gjithė jetėn patriot.

jane
15-03-07, 19:26
Desha te hape kete teme rreth Kibrit te Ibrahim Kelmendit i cili pershkruan vrasesit e Jusufit me shoke njeherit ne kete liber njellos edhe disa figura qe me decenje ishin te pasterta valle pse vije ne kete kohe ky liber nga nje njeri si Ibrahim Kelmendi valle qfar ka te verteta ketu apo jan vetem rrena per te manipuluar me njerez dhe per te fute huti

Pershendetje e zj..... per temen shume "te zjarrt", pajtohem se njollosen disa figura shume te njohura, mirpo une mendoj se kjo nuk duhet te na "ngacmoj" shume, per dy arsye:
1) Ndoshta do rendohet tema aq shume me keto figura, sa qe mund te na nxjerr nga tema dhe te fillojm me pershkrime figurash apo thurje poezishe patriotike.
2) Ndoshta keto figura jane anesore apo "sekundare"ne krahasim me personazhin kryesor,thelbin apo kryetemen, JUSUFIN.

Librin me pak pershkrim nga autori, edh une e njof permes mediave dhe shtypit. Porosia edhe ne liber edhe ne ket tem duhet te ishte: Zbardhja ose ndihma ne zbardhjen e vrasjes (atentat) me te rende per periudhen post rankoviēiane e deri tek fillimi i luftes(uēk).

Nese te gjithe jemi per zbulimin e vrasesve te bijeve tone (ne ēdo periudhe), ky eshte rasti i pare ku kemi "fakte". Per mua fakt eshte vet Ibrahim Kelmendi.

Pritja e pa nevojshme mund te jet shpetimi i fundit ose shperblimi i radhes per dorasin. Tani ne ket faqe apo ne adrsen e duhur, duhet disa nga antaret e forumit (qe po fryhen se e dijne kush e vrau ket apo at) t'i nxjerrin faktet e verteta apo te trilluara, ndryshe do vij nje kohe kur prap dikush do i njollos figurat tona, edhe te luftes edhe pas.

Une mendoj se Ibrahim Kelmendit neser ne mengjes 16-03-'07, duhet ta merr per gushe qeveria,parlamenti,policia,..., une dhe Ti e te shkoj ne Therande, ta gjeje vrasesin dhe bashke te deshmojne para popullit( gjyqit te popullit).

respekt per temen.

Dalmatini
15-03-07, 22:12
[B]e premte, gusht 18, 2006
Faktet historike nuk harrohen dot...

KUSH ESHTE HYSEN GEGA…?



Hysen Gega,ka lindur nė fshatin Sallagrazhdė mė 1950.Pėr shkak tė kushteve tė rėnda ekonomike nė vitet e 70-ta emigron nė Gjermani dhe pėrveē punės ėshtė marrė edhe me aktivitete kombėtare.Pas ardhjes sė Jusuf Gėrvallės nė Gjermani ,Hyseni do tė bėhet njėri nga bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt.Nė ndrrimin e motmoteve tė vitit 1980/81 arretsohet dhe burgoset nga UBD-a nė fshatin e tij tė lindjes.Ai njihet midis tė burgosurve politik si“legjend e burgjeve jugosllave“pėr shkak tė qėndrimit tė tij tė paepur dhe pėrherė kryengritės.
Pėr tė mėsuar mė gjerėsisht pėr pėrjetimet e tij gjatė hetuesisė,nga udbashėt,nė vijim po publikojmė njė intervistė tė botuar nė shkurt 1983 nė gazetėn“Zėri i Kosovės“.


ASGJĖ NUK HARROHET....!!!!

Pyetja:Z.Hysen,a tė kujtohet se kur je arrestuar me t“u kthyer prej Gjermanisė dhe kush tė ka marrė nė pyetje pas arrestimit ?

HYSEN GEGA:posi.po ato janė gjėra qė nuk harrohen.Mė kannė arrestuar mė 31 dhjetor 1980 nė orėt e hershme tė mėngjesit,diku kah ora 5-6 sapo kishte filluar pakėz tė zdritej.Hetimet e mija kanė zgjatur rreth 6 muaj.pothuajse gjatė gjithė kohės sėhetimeve mė kannė marrė nė pyetje MEHMET LUMI dhe LORENC SELMANI.Kah fundi i hetimeve mė ka marrė nė pyetje edhe ADEM IBRAHIMI.Por nė fillim tė janarit 1981,data e saktė nuk mė kujtohet,po ashtu mė ka mėrrė nė pyetje edhe JUSUF BUXHOVI.Kėshtu ma kannė prezentuar atė.Pėr JUSUF BUXHOVIN kisha dėgjuar mė parė se ishte korrespodent i „RILINDJES“nė Bon,por nuk e kisha parė kurrė me sy.Pėr herė tė parė e kam parė aty,nė lokalet sekretariatit(UDB-sė)nė Prishtinė.

PYETJA:Sa herė e ke parė gjithėsejt JUSUF BUXHOVIN nė jetėn tėnde?

HYSEN GEGA:Dy herė.Njė herė nė fillim tė janarit 1981 kur mė ka marrė nė pyetje dhe njė herė tjetėt nė fillim tė vitit 1991 nė LOKALET E LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES NE PRISHTINE.

PYETJA:A ishte fjala pėr tė njėjtėn fytyrė?

HYSEN GEGA:Po

PYETJA:A mund tė na i pėrshkruani sjelljet e tij gjatė hetimeve?Pėr ēka interesohej mė shumė dhe si sillej?

HYSEN GEGA:Qėllimi i tij ishte qė unė tė pendohem pėr aq sa kisha bėrė.Mė thoshte se mė kishte pėrcjellur atje (nė Gjermani) dhe se i dinte tė gjitha gjėrat.M“i pėrmendi disa lokale,por pėr fat nė ato lokale unė s“kisha qenė kurrė.Nė kėtė mėnyrė bile ai mė ndihmonte,ma bėnte me dije se s“dinte,se dinte fort pak ose fare lidhur me ēėshtjen time.ME BENTE PRESION PSIKIK.M“I OFENDONTE SHOKET,VELLEZERIT GERVALLA;IBRAHIM KELMENDIN.E ofendonte ENVER HOXHEN.Mė thoshte se ata janė nė rrugė tė gabuar dhe se edhe mua mė paskan hudhur nė rrugė tė gabuar prandaj duhet…

PYETJA:Domethėnė shprehej me fjalorin mė tė ndytė tė UDB-sė?

HYSEN GEGA:Po.Po.Po.Me sharje nėne e me fjalė tė cilat as me laps nuk shkruhen.

PYETJE:Sa herė tė ka marrė nė pyetje?

HYSEN GEGA:Vetėm njė herė.Ka zgjatur disa orė,saktėsisht nuk mė kujtohet,2 deri nė 3 orė.Nė prezencėn e tij presion psikik nuk mė kannė bėrė,nuk mė kannė rrahur me asgjė…Gjatė asaj kohe kannė qenė mjaftė korrektė.Aty ishin prezent MEHMET LUMI e LORENC SELMANI..

PYETJE:A ka pasur ndonjė pyetje tė BUXHOVIT rreth vėllezėrve GERVALLA?

HYSEN GEGA:Jo,ai s“mė pyeste asgjė pėr ta vetėm se i ofendonte,i shante.Thoshte se ata janė nė njė rrrugė tė gabuar,se ne kurrė s“kemi qenė mė mirė…

PYETJE:A mos e ke njohur rastėsisht BUXHOVIN gjatė qėndrimit tėndė nė RF tė Gjermanisė?

HYSEN GEGA:Jo.

PYETJE:A ėshtė dėshmuar gjatė marrjes nė pyetje se ai tė ka njohur ty?

HYSEN GEGA:Po.Kur mė kannė sjellė nė zyrė,ata mė kannė prezentuar nė bisedė e sipėr ai(BUXHOVI)mė ka thėnė se tė kam pėrcjellė,se tė kam njohur shumė mirė,i kam pėrcjell edhe vėllezėrit GERVALLA.M“i pėrmendte disa lokale e kafene,pėr tė cilat pėr herė tė parė dėgjoja prej tij.

PYETJE:Z.Hysen,kemi dėgjuar edhe pėr njė ofertė qė tė ka bėrė UDB-a jugosllave lidhur me likuidimin e vėllezėrve GERVALLA.Sa ėshtė e vėrtet kjo?

HYSEN GEGA:Po.Kanė qenė tė pranishėm aty MEHMET LUMI,ADEM IBRAHIMI,LORENC SELMANI,VESEL KRASNIQI dhe njė SERB.Pėr herė tė parė e kam parė atė aty,vetėm se kam dėgjuar se edhe ai ishte inspektor i UDB-sė.Kjo ka ndodhur dikun nė muajin qershor 1981,kah mbarimi i hetimeve tė mia,nė zyrat e SPB-sė(UDB-sė)sė Prizrenit.Vetė MEHMET LUMI mė ka thėnė,ashtu si edhe tė tjerėt se“DO TE LESHOJME PREJ BURGUT E DO T“I BEJME TE GJITHA KUSHTET E MUNDSHME,DO TE JAPIM ARME CFARE TE DUASH,KEMI ARME SPECIALE….SHKO LIKUJDOI VELLEZERIT GERVALLA ,OSE IBRAHIM KELMENDIN!Tė holla pėrveē shpenzimeve,100 000 Marka i ke!!!!“Kjo ishte e tėra.Pėr kėtė i kam bėrė me dije edhe shokėt pasi mė kthyen nė burg nga lokalet e SPB-sė(UDB-sė).

PYETJA:Ēfarė ishte pėrgjigjja jote pas njė oferte tė tillė?

HYSEN GEGA:Atyre u thash kėshtu:“I kam katėr fėmijė pėr tė cilėt gjithmonė kam qenė i pėrmalluar sepse tėrė jeta mė ka shkuar nė mėrgim.M“i ofroni fėmijėt e mi kėtu dhe mė jepni automatikun.Nėse mund t“i vrasė ata atėherė mund ta bėj edhe veprėn qė kėrkoni ju.“Pas kėtyre fjalėve inspektori serb intervenoi me fjalėt se nuk duhet zgjatur mė tej sepse ky njeri i ka tejkaluar tė tridhjetat dhe pas kėsaj moshe,sipas tij,bindjet politike po kalokan edhe nė gjene dhe s“paska forcė qė t““i ndryshoj

Bisedėn e zhvilloi:B.Elshani(

(P.S-Kjo bisedė ėshtė botuar edhe nė librin:“Terror,dhimbje,qėndresė“tė autorit Faridin Tafallari,,nė faqen 342-344“.)



Hysen Gega eshte burgosur ne naten e vitit te ri 1980.Ishte derguar me mision te posaqem ne Kosove nga Jusuf Gervalla e Ibrahim Kelmendi.Ai ishte caktuar se bashku me Sadik Blakajn nga LLukavci i Begut (Burimi) tani me qendrim ne France,qe te kontaktonin me Nezir Gashin e Grabovcit te Pejes.Qellimi i ketij grupi ishte te kryente atentat ne Beqir Hotin e Rade Zvicerin dy funksionar te larte krahinor te asaj kohe!Por siē duket ishte mospergjegjesia e Isuf Gervalles e Ibrahim Kelmendit ajo qe beri qe atentati te deshtoj.Sadik Blakaj ishte spiun i regrutuar nga Sherif Bala.Me gjithe mundin e sinēeritetin e Hysen Geges e Nezir Gashit atentati deshtoi.Nezir Gashi pasi qe heton Sadik Blakajn per lojen e tij te ndyre alarmon Hysen Gegen qe te arratiset jashte Kosoves por ishte vone.UDB-ja kishte marre masat e duhura per arrestimin e ketyre dy atedhetareve.Sadik Blakaj u la i lire dhe pas nje kohe iku ne France ku edhe sot jeton!!!
Poeti dhe shkrimtari Murteza Nura -Xaja i frymezuar nga trimeria e Hysen Geges e Nezir Gashit,ketyre dy atedhetareve te medhenje, shkroi romanin "Rreze Kalvarit" ne vitin 1994....



C'thote Nafi Cegrani ne librin e tij"Ball per balle me vdekjen"

...KUSH ESHTE JUSUF BUXHOVI...?!

Siē theksuam nė njė afishim mė lartė,z.Jusuf Buxhovi... ishte ideator i themelimit tė LDK-sė dhe se programin.. e kėsaj partie e kishte marrė tė pėrgaditur nga ish-strukturat e pushtetit komunist.Z.Buxhovi duke qenė gazetar i”Rilindjes”ishte rekrutuar nė radhėt e UDB-sė dhe nė fund tė viteve tė 70 caktohet si korrespodent i kėsaj gazete nė Gjermani.Mė shumė se gazetar z.Buxhovi nė Gjermani kishte shkuar me detyra tė caktuara nga UDB-a jugosllave.Ai kishte marrė pėr detyrė qė tė pėrcillte aktivitetin e krerėve tė organizatave politike shqiptare nė shtetet perėndimore,e veēanėrisht veprimtarėt:Jusuf Gėrvalla,Ibrahim Kelmendi,Bardhosh Gėrvalla etj.Madje z.Buxhovi..do tė implikohet edhe nė vrasjen e vėllezėrve Gėrvalla e Kadri zeka mė 17 janar 1982...!!

Pėr tė argumentuar kėto konstatime(qė pėr shumkėnd do tė jenė befasues)nė vijim tė kėtij shėnimi do po ju sjelli disa fakte:

Informatorėt e UDB-sė nga radhėt e gazetarėve shqiptar...!!!

“Edhe pas Plenumit tė Brioneve dhe rėnies sė Rankoviqit,vazhdon spiunazhi nė mes shqiptarėve si nė Maqedoni,ashtu edhe nė Kosovė,Mal tė Zi dhe Shqipėri.Gati tė gjitha redaksitė e gazetave dhe tė radiotelevizioneve nė Maqedoni dhe Kosovė shndėrrohen nė qendra rezidente,me tė cilat UDB-a vite me radhė e sinkronizonte veprimtarinė e vet tė errėt kundėr shqiptarėve.Nė kohėn kur nė UDB tė Kosovės vrisnin e prisnin:
1.MEHMET SHOSHI,
2.XHEVDET HAMZA,
3.MEHMET MALIQI
4.SELIM BROSHA...,
-kėtij shėrbimi sekret iu“shitėn“falas edhe shumė gazetarė tė“RILINDJES“,si:

1.MAKSUT SHEHU,
2.FADIL BUJARI,
3.MEHMET KRAJA,
4.SABRI HAMITI,
5.JUSUF BUXHOVI,ndėrsa nė Televizionin e Prishtinės:
6.RIZA ALAJ,
7.FAHREDIN GUNGA,
8.AGIM ZATRIQI,disa punėtor nė Arkivin historik tė Kosovės etj Ndėrkaq nė redaksinė e emisioneve nė gjuhėn shqipe pranė TV tė Shkupit tregohen mjaftė aktivė LUAN STAROVA,ALUSH KAMBERI...dhe ALI ALIU...!!! “

(Citat nga libri i NAFI ĒEGRANIT:”Ballė pėr ballė me vdekjen”,botuar nė Shkup nė vitin 2000 -faqe 129(nga rreshti 23 deri nė rreshtin 30)dhe faqe -130(nga rreshti 1 deri nė rreshtin 4,17 e 21)[/be]

Dalmatini
15-03-07, 22:22
afishimi i mesiperm eshte marre nga floripress

Dalmatini
15-03-07, 22:47
DOSJE

VITI IV - JANAR 2002 20 vjet nga vrasja e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės
Xhafer SHATRI
17 janari i vitit 1982, dita kur u vranė Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zeka ėshtė njė datė e trishtė nė historinė e shqiptarėve. Edhe pse kanė kaluar 20 vjet, ajo ditė mbetet pėrgjithnjė e freskėt me zinė e saj jo vetėm pėr familjet, por edhe pėr njė numėr njerėzish qė kanė qenė tė lidhur shpirtėrisht e organizativisht me ta. Fjala ėshtė pėr pjesėtarėt e brezit qė i vuri kazmėn Jugosllavisė sė fuqishme, vetėm me njė synim: tė ēlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare nė kėtė ish-shtet.
Nėse ju rastis tė vizitoni ndonjėrin prej kėtij brezi do tė shihni se nėpėr banesa akoma i mbajnė portretet e martirėve qė i vrau UDB-ja nė Untergruppenbach. Ato portrete prej kohėsh kanė statusin e ikonave. Pėr mė tepėr janė pjesė e rritjes, formimit dhe burrėrimit tė fėmijėve tė tyre.
Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas njėzet vjetesh, ky krim i shtetit serb, i kryer nė mes tė Evropės, ka mbetur i pandriēuar, ndėrkohė qė nė inatet ndėrshqiptare pėrplot emra janė lakuar si vrasės tė mundshėm apo tė sigurt?
http://www.pasqyra.com/image/fotografi/jusufgervalla2.jpg 1. Njė Lėvizje e re pėrballė njė shteti tė vjetėr
Nė Kosovė, menjėherė pas demonstratave tė vitit 1981, pati filluar nė pėrmasa tė pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik qė nėnkuptonte terrorizimin psiqik, largimin nga shkolla e nga puna, arrestimin, torturėn dhe burgimin e gjatė.
Shėrbimet jugosllave pėrmes arrestimeve i kishin dhėnė njė grusht tė rėndė Lėvizjes pėr pavarėsi, mijėra njerėz ndodheshin nėpėr burgje civile ose ushtarake; mbikėqyrej ēdo gjo gjė e ēdo kush. Elita politike duke qenė e papėrgatitur pėr kėto rrethana dhe e pėrēarė nuk mundi t'a pėrballojė presionin serb qė mėtonte nėnshtrimin definitiv tė shqiptarėve. Nė anėn tjetėr intelegjencia duke qenė krejt e papėrgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kėshtu qė politikėn e shqiptarėve filluan ta bėjnė tė rinjtė, qė ende ishin me njėrėn kėmbė nė fėmijėri. Dhe kjo nuk ishte njė politikė e madhe: aty kėtu ndonjė trakt, ndonjė parullė, ndonjė revoltė e shkruar nė letėr, nė mur ose nė asfalt, po qė pėrēonte njė measazh tė fuqishėm: kurrė nuk do tė mund tė na nėnshtroni!
Nė kėto rrethana mėrgata shqiptare pėrbėnte njė eshalon tė veēantė tė Lėvizjes pėr pavarėsi. Pėrparėsia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit tė drejtpėrdrejtė tė aparatit shtetėror, ishte prezente nė vend, sepse njė pjesė e madhe e mėrgimtarėve qarkullonin rregullisht brenda e jashtė, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė prag, gjatė dhe pas demonstratave tė vitit '81 pėrmes shtypit qė pėrgatitej jashtė dhe shpėrndahej brenda, pėrmes krijimit tė rrjetit tė organizimit etj.
I vetėdijshėm pėr rėndėsinė e mėrgatės shqiptare sektori i kryesisė sė Jugosllavisė qė koordinonte aktivitetin e gjithė sistemit tė shėrbimeve informative civile e ushtarake, e qė atėherė udhėhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u pėrcaktua pėr njė grusht shkallmues qė do t'i jipej mėrgatės, nė mėnyrė qė ajo tė shfaktorizohej njėherė e mirė.
Nė kėtė vijė u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vėllezėrve Gėrvalla dhe e Kadri Zekės. Atentati u krye nė kohėn kur krejt aparati shtetėror i Jugosllavisė ishte pėrqėndruar nė Kosovė dhe nė territoret e tjera shqiptare; atėherė kur Kosovės po i dėrrmoheshin njėra pas tjetrės tė gjitha tė drejtat dhe institucionet vetanake qė ishin fituar me shumė pėrpjekje e flijime.
Atentati pati pasoja tė rėnda sepse u krye kur shumė prijės tė Lėvizjes pėr pavarėsi, qė vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundėr tyre ishin kryer ose pėrgatiteshin proceset politike. Veē tė tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje tė mėdha edhe pėr faktin se u krye nė njė periudhė destabilizimi e krize tė thellė politike nė gjithė hapėsirat shqiptare. Ngjarjet e Kosovės nė Shqipėri patėn efekt tė drejtpėrdrejtė, sepse ēuan deri te konflikte tė pėrgjakshme nė vetė udhėheqjen e shtetit pėr politikėn qė ishte ndjekur apo qė do tė ndiqej aty e tutje. Kėto trandje madje ndikuan nė fundin tragjik tė kryeministrit tė atėhershėm Mehmet Shehu.
Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati nė Gjermani ishte edhe pėrballje e organeve tė shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse nė rrethanat qė ishin krijuar nė Kosovė pėr politikėn e Shqipėrisė viktimat e atentatit ishin gurė me peshė nė luftėn politike e diplomatike qė do tė bėhej aty e tutje.
http://www.pasqyra.com/image/fotografi/bardhoshgervalla2.jpg 2. Mozaiku politik i mėrgatės shqiptare nė fillimvitet tetėdhjetė
Nė atė kohė nė mėrgim vepronin shumė organizata. Qė nė krye duhet nėnvizuar se mėrgata e vjetėr ishte rraskapitur madje edhe dėrrmuar nė pėrballjet e shėrbimeve jugosllave me ato shqiptare qė ishin bėrė brenda saj. Por objekt i kėsaj trajtese do tė jenė ato grupime qė mund tė kishin njė ndikim nė rrjedhėn e ngjarjeve nė Kosovė. Atėherė nė Evropėn Perėndimore, konkretisht nė Gjermani e Zvicėr vepronin:
1. Besėlidhja Kombėtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Mė 10 tetor 1981 UDB kishte vrarė nė Bruksel, bashkėpunėtorin e tij tė ngushtė Vehbi Ibrahimi, nėnkryetar i Besėlidhjes, ndėrsa nė Fraknfurt kishte plagosur rėndė bashkėpunėtorin tjetėr, Rasim Zenelin. Ky ishte njė grupim politik me orientim tė djathtė dhe bashkėpunonte me mėrgatėn kroate.
2. Grupi komunist "Zėri i Kosovės", njė qerthull qė drejtohej nga Riza Salihu.
3. Fronti i Kuq Popullor, udhėhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetėn "Bashkimi" (janė botuar 3 numra). Kjo gazetė shpėrndahej edhe nė Kosovė.
4. Organizata Marksiste Leniniste e Kosovės qė nxirrte gazetėn "Liria" (janė botuar 6 numra). Kėtė organizatė nė mėrgim e udhėheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistėt e saj nė Zvicėr.
5. Lėvizja Nacional ēlirimtare e Kosovės dhe e Viseve tė tjera Shqiptare nė Jugosllavi (LNĒKVSHJ), tė cilėn nė Evropėn Perėndimore e ka udhėhequr Jusuf Gėrvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetės "Bashkimi", pastaj ka nxjerrė gazetėn "Lajmėtari i Lirisė" (gjithsej tre numra), sė fundi filloi tė nxirrte si organ tė LNĒKVSHJ-sė gazetėn "Zėri i Kosovės".
Pas shpėrthimit tė demonstratave tė vitit '81 u bėnė pėrpjekje pėr bashkimin e disa prej kėtyre organizatave, konkretisht mes atyre qė kishin udhėheqje politike brenda, pra OMLK-sė dhe LNĒKVSHJ-sė.
Pėrpjekjet pėr bashkim janė bėrė nė Kosovė dhe nė mėrgim. Bisedimet pėr bashkimin e organizatave janė vonuar e vėshtirėsuar pėr shkak tė veprimit nė ilegalitet dhe tė rrethanave qė u krijuan pas arrestimeve tė mėdha gjatė gjithė vitit tė demonstratave. Njė takim i mbajtur nė Stamboll, nė tetor tė vitit 1981, e nė tė cilin kishin marrė pjesė nė njė anė, Kadri Zeka si pėrfaqėsues i OMLK-sė, dhe nė anėn tjetėr Sabri Novosella e Bardhosh Gėrvalla, si pėrfaqėsues tė LNĒVSHJ-sė kishte dėshtuar jo vetėm pėr shkak tė dallimeve konceptuale. Bisedimet pėr bashkim tė kėtyre organizatave nuk mund tė pėrjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dėshtimeve nė pėrballjet me shėrbimet jugosllave, pėrpiqeshin ta konsolidojnė apo thėnė mė mirė ta kontrollojnė Lėvizjen e Kosovės pėr pavarėsi. Nė treshin qė u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rėndėsishme tė mbajtjes gjallė tė qėndresės nė Kosovė.
Megjithatė aktivistėt e kėtyre dy organizatave jashtė, konkretisht Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė bashkėpunuar ngushtė nė nxjerrjen e gazetave, nė organizimin e demonstratave dhe manifestimeve tė ndryshme. Sipas burimeve tė besueshme nė prag tė vrasjes janė bėrė pėrpjekje fort serioze pėr bashkim dhe ai duhet tė ketė qenė shumė afėr.
http://www.pasqyra.com/image/fotografi/kadrizeka2.jpg 3. Uniteti i veprimit
Jusuf Gėrvalla dhe Kadri Zeka janė takuar pėr herė tė parė nė mėrgim, nė fillim tė vitit 1981. Prej atėherė dhe gjer nė vrasjen e tyre ata kanė vepruar bashkė nė shumė drejtime: nė pėrgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht tė gazetės "Liria", nė organizimin e manifestimeve dhe demonstratave nė mbėshtetje tė kėrkesave tė Lėvizjes Studentore nė Kosovė.

jane
15-03-07, 22:51
afishimi i mesiperm eshte marre nga floripress

Respekt per postimin.
Jane keto, faktet, qe po pengojne zbardhjen e shume vrasjeve te dhimbshme per kombin.

Vrasesit dhe ndihmesit e tyre kan marre pozita partiake, politike,... prej nga perhapin mjegull mbi popullin e shumevuajtur e shumehere te tradhtuar nga prijesit e vet.

E kuptoj sa e veshtire do jete rruga deri ne Therand.

Dalmatini
15-03-07, 22:54
Pėrpjekjet pėr bashkim janė bėrė nė Kosovė dhe nė mėrgim. Bisedimet pėr bashkimin e organizatave janė vonuar e vėshtirėsuar pėr shkak tė veprimit nė ilegalitet dhe tė rrethanave qė u krijuan pas arrestimeve tė mėdha gjatė gjithė vitit tė demonstratave. Njė takim i mbajtur nė Stamboll, nė tetor tė vitit 1981, e nė tė cilin kishin marrė pjesė nė njė anė, Kadri Zeka si pėrfaqėsues i OMLK-sė, dhe nė anėn tjetėr Sabri Novosella e Bardhosh Gėrvalla, si pėrfaqėsues tė LNĒVSHJ-sė kishte dėshtuar jo vetėm pėr shkak tė dallimeve konceptuale. Bisedimet pėr bashkim tė kėtyre organizatave nuk mund tė pėrjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar pas disa dėshtimeve nė pėrballjet me shėrbimet jugosllave, pėrpiqeshin ta konsolidojnė apo thėnė mė mirė ta kontrollojnė Lėvizjen e Kosovės pėr pavarėsi. Nė treshin qė u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rėndėsishme tė mbajtjes gjallė tė qėndresės nė Kosovė.
Megjithatė aktivistėt e kėtyre dy organizatave jashtė, konkretisht Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė bashkėpunuar ngushtė nė nxjerrjen e gazetave, nė organizimin e demonstratave dhe manifestimeve tė ndryshme. Sipas burimeve tė besueshme nė prag tė vrasjes janė bėrė pėrpjekje fort serioze pėr bashkim dhe ai duhet tė ketė qenė shumė afėr.
http://www.pasqyra.com/image/fotografi/kadrizeka2.jpg 3. Uniteti i veprimit
Jusuf Gėrvalla dhe Kadri Zeka janė takuar pėr herė tė parė nė mėrgim, nė fillim tė vitit 1981. Prej atėherė dhe gjer nė vrasjen e tyre ata kanė vepruar bashkė nė shumė drejtime: nė pėrgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht tė gazetės "Liria", nė organizimin e manifestimeve dhe demonstratave nė mbėshtetje tė kėrkesave tė Lėvizjes Studentore nė Kosovė.

Dalmatini
15-03-07, 22:59
5. Neve na vrau UDB-ja jugosllave!
Lagjja ku kanė banuar Vėllezėrit Gėrvalla ka qenė njė lagje e qetė e banuar kryesisht me mėsues, mjekė, inxhinierė. Nė njėrėn hyrje tė rrugės, nė anėn e majtė ka pasur shumė garazha, gjithashtu edhe pėrballė banesės dykatėshe tė familjes Gėrvalla ka pasur tė tilla.
Ndėrkaq nė fillim tė kthesės atėherė ka qenė nė ndėrtim e sipėr njė shtėpi trekatėshe. Siē ėshtė konstatuar mė vonė, agjentėt e shėrbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndėrtese kanė pėrcjellė jo me ndonjė drojė tė veēantė banesėn e familjes Gėrvalla, hyrjet, daljet etj…
Atė kohė ka pasur jo pak indikacione se po pėrgatitet eliminimi i Vėllezėrve Gėrvalla dhe i Kadri Zekės.
Nata e 17 janarit 1982 ka qenė shumė ftohtė e me shumė borė.
Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zeka kanė dalur nė atė kohė, siē i kanė thėnė shoqes sė Jusufit, Syzana Gėrvallės pėr ta bėrė njė telefonatė nga njė kabinė e njė fshati fqinj. Ndoshta pėr tė evituar pėrgjimin.
Nga shtėpia kanė dalė rreth orės 22:00. Kanė hyrė nė garazhė, kanė hipur nė veturė, tė cilėn e ka ngarė Bardhoshi. Pėr tė dalė nga garazha nė rrugė, vetura pėr shkak tė borės ėshtė dashur tė ngitet sė prapthi deri nė krye tė hyrjes sė rrugės, pra rreth 30 metra. Nė krye tė kthesės vetura ėshtė lakuar majtas pėr tė pasur hapėsirė pėr kthim dhe dalje nė rrugė. Ky manovrim ėshtė bėrė mu pėrballė shtėpisė nė ndėrtim, ku kanė qenė tė fshehur vrasėsit.
Kėta tė fundit kanė parė daljen e veprimtarėve shqiptarė nga banesa pastaj hyrjen nė garazh dhe janė bėrė gati pėr tė ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur sė prapthi pėrballė shtėpisė nė ndėrtim, vrasėsit kanė qenė prapa saj. Sipas dėshmitarėve kanė qenė dy vrasės, njėri ka eliminuar Bardhosh Gėrvallėn duke e qėlluar 6 herė, ndėrkaq tjetri ka vrarė Kadri Zekėn qė ishte nė ulėsen e pėrparme, nė anėn e djathtė. Pastaj e kanė plagosur pėr vdekje Jusuf Gėrvallėn qė ishte ulur nė ulėsen e prapme. Dhe janė larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndėrkaq vetura ka vazhduar tė ecė pėrpara gjersa ėshtė ndalur nė derėn e njė garazhi pėrballė.
Ndėrkohė njė fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gėrvalla pėr gjėmėn. Syzana Gėrvalla e ka gjetur tė shoqin gjallė, duke mbajtur plagėt me dorė. Ai e ka pyetur pėr Bardhin e Kadriun se a janė gjallė dhe i tregon se ka parė njė njeri tė gjatė qė ka shtėnė mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj i ka lėnė porositė e fundit gruas sė tij.
Pas gjysmė ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronn-i.
Pas intervenimit kirurgjikal, nė ora 3 tė mėngjesit tė datės 18 janar 1982 edhe Jusuf Gėrvalla jep shpirt. Por para se tė vdes Ai arriti t'i thotė policisė gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave!
Kjo fjalė e atdhetarit dhe poetit Juusuf Gėrvalla, e shqiptuar me frymėn e fundit do tė sfidojė gjithė makinerinė jugosllave tė dezinformimit.
6. Praktikat e ekzekutimit
Vendimi pėr ekzekutimin e kundėrshtarėve politikė, normalisht ėshtė marrė nė nivelin mė tė lartė tė vendit. Fillimisht shėrbimet informative kanė mbledhur tė gjitha tė dhėnat e mundshme pėr viktimėn e ardhshme: adresėn (vendi ku banon, kati, fqinjtė, zakonisht ėshtė pėrgjuar telefoni nė atė mėnyrė qė nė bodrum ose nė gypat ku janė vėnė telat e telefonit kanė instaluar mikrofonėt), sjelljen (ku dhe me kė rri, ku punon, me ēka udhėton, me kė praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Tė gjitha kėto tė dhėna janė konkretizuar edhe me vizatime ekspertėsh e fotografi.
Pasi ėshtė analizuar dosja ėshtė caktuar ekipi i atentatorėve dhe i mbėshtetėsve pėranash, shlyerėsit e gjurmėve tė mundshme. Krahas kėsaj janė pėrgatitur edhe dezinformatat, tė cilat i ka pėrhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Nė kėtė veprimtari pėrfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqėsore, mediave dhe personaliteteve tė ndryshme. Synimi ėshtė qė jo vetėm tė fshehen gjurmėt, por edhe tė futet konfuzion sa mė i madh dhe krimi politik tė paraqitet si qėrim hesapesh nė mes rivalėve politikė apo si qėrim hesapesh nė mes pėrfaqėsuesve tė nėntokės etj. etj.
Kėshtu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundėr Vėllezėrve Gėrvalla e Kadri Zekės. U ngrit njė pluhur i tillė dezinformatash sa qė nuk errėsoi vetėm mėrgatėn por edhe krejt Kosovėn. Ky pluhur vazhdon tė ndotė ambientin politik shqiptar edhe sot pas njėzet vitesh nga atentati. Lakohen emra njerėzish, kryesisht shqiptarė. Nė kėtė ka ndikuar edhe bashkėfajėsia e organeve gjermane pėr kėtė rast, sepse ato menjėherė pas atentatit madje edhe pėrmes shtypit nxorėn dhe arrestuan si tė dyshmitė kryesor pėr atentatin njė refugjatė shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar nė media edhe fotografinė e tij, gjė qė dėshmon se sektori i UDB-sė pėr dezinformim, kishte kryer punėn nė mėnyrė tė pėrkryer.
Riza Salihu, njė refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandės, krahas aktivitetit atdhetar ka qenė i angazhuar, si jo pak tė rinj tė Kosovės, edhe nga ana e Ambasadės shqiptare nė Vjenė, ku ishte qendra e sigurimit tė shtetit pėr Evropėn Perėndimore, pėr tė propaganduar politikėn e shtetit shqiptar dhe pėr tė informuar pėr ēdo gjė qė sheh e qė dėgjon, jo vetėm nė mjediset e mėrgatės shqiptare nė Gjermani.
Nė kėtė veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenė edhe mė tepėr si i pėrpiktė e i pėrkushtuar. Shkas pėr arrestimin e tij ka qenė fakti se ai gjoja i ka hapur kutinė postare (Postfachun) Jusuf Gėrvallės, pėr ta kontrolluar dhe pėr tė informuar Qendrėn e Sigurimit shqiptar nė Vjenė. Jusufi gjoja e ka kuptuar kėtė dhe i ka informuar shokėt e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me njė rast dhe i ka gjetur njė revole… Se Riza Salihu mund tė ketė pasur konflikte me grupet e tjera politike nė mėrgim kjo nuk ėshtė pėr t'u ēuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe pėrēarjeve nė mėrgatė ka qenė njė metodė klasike e sigurimit shqiptar pėr ta kontrolluar edhe mėrgatėn e Kosovės, e cila ditė e mė tepėr fitonte nė peshė me rolin dhe mundėsitė e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtėn nė burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenė i implikuar nė vrasjen e vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, ai mė tepėr ka rėnė viktimė e veprimeve speciale tė UDB-sė gjatė fshehjes sė gjurmėve tė krimit nė Untergruppenbach.
Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi njė komision special ku duhet tė kenė qenė tė angazhuar rreth 40 persona. Qė nė ditėt e para policia publikoi pėrshkrimin e mundshėm tė vrasėsve duke premtuar edhe njė shpėrblim prej 10 mijė DM pėr dėshmi tė besueshme. Nė kėrkesėn e policisė pėr bashkėpunim jipen edhe kėto tė dhėna:
Tė dielen, mė 17 janar 1982, rreth orės 22h15 i kanė vrarė vėllezėrit Gėrvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekėn. Gjatė daljes sė tyre nga garazhi dy persona kanė shtėnė me armė mbi ta. Ka tė dhėna tė besueshme se vrasėsit janė sjellur nėpėr Untergrupenbach tė paktėn prej datės 10 janar 1982. Ata duken si mė posht:
I dyshimti i parė: Rreth 30 vjeē, i gjatė 180-183 cm. I fuqishėm. Ka nė kokė njė kapelė tė kthyer nė majė. Pallto tė shkurt ngjyrė kafe me jake tė mbylltė, pantollona tė kuq e tė ngushtė, ēizme tė gjata me njė rreth leshi tė bardhė lart. I dyshimti i dytė: ka rreth 25 vjet, ėshtė mė i thatė dhe mė i vogėl se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrė tė mbylltė. Nė kokė kishte njė kapulaēė tė leshtė me njė topth nė majė.
Krahas kėtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinė e veturės me tė cilin mund tė jenė arratisur vrasėsit. Fjala ėshtė pėr njė Citroén CX2000 ngjyrė tė ēelur.
Pėr dėshmitarėt e mundshėm ishte dhėnė edhe telefoni i policisė: 07131 104 2205.
Pas nėntė muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vėllime dokumentacion, por asnjė tė arrestuar me akuzė tė argumentuar, autoritetet gjermane vetėm mund tė pohojnė se "kjo ėshtė njė vrasje politike e kryer nga vrasės profesionistė dhe se dyshohet se njė apo mė shumė shėrbime tė fshehta drejtpėrdrejt apo tėrthorazi kanė marrė pjesė nė tėrheqjen e kėmbėzave tė revoleve tė kalibrit 7.65 mm" (Heilbronner stimme, datė 1 tetor 1982).
7. Kush i vrau Vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zekėn?
Eshtė e njohur se UDB-ja si armė pėr atentate ka pėrdorur revolet "Bereta" tė kalibrit 7.65mm.
Pas vdekjes sė Titos kupola e shėrbimeve informative, ka qenė e pėrqėndruar nė duart e Stane Dollancit, anėtar i Kryesisė sė RSFJ-sė. Ministėr i Punėve tė Brendshme ka qenė gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombėsi kroate.
Me ardhjen e Dollancit nė Kryesi, shėrbimet informative ndryshojnė dukshėm metodat e veprimit. Njėra prej ndryshimeve ėshtė ajo se UDB fillon tė angazhojė nėntokėn jugosllave, shtyllat e mafisė, pėr tė eliminuar kundėrshtarėt politikė jashtė.
Sipas shumė burimeve del se atentatin nė Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkėn Arkan. Ky ishte bir i njė oficeri tė lartė tė KOS-it (Shėrbimi ushtarak i kundėrzbulimit) me kombėsi malazez. Ai qė krejt i ri u mor aktivisht me delikuencė: rrahje, vjedhje, plaēkitje, pėrdhunime. Duke qenė nė vuajtje tė dėnimit ai ikėn nga burgu dhe del jashtė, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin tė ikė nga burgjet mė tė njohura tė Suedisė, Belgjikės dhe Zvicrės. Nga kriminel me renome ndėrkombėtare Arkani, me insistimin personal tė Stane Dollanc-it bėhet oficer me ndikim tė fortė i shėrbimeve serbe.
Ka indikacione se nė kėtė krim ka qenė i implikuar edhe krimineli tjetėr, pėrndryshe bosi i mafisė sė Frankfurtit, Ljubo Zemunac.
Kėta tė dy, njė vit mė vonė, e kanė ekzekutuar afėr Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatė.
Gjatė viteve nėntėdhjetė Arkani do tė jetė grushti i hekurt i regjimit serb kundėr popullsisė civile nė Kroaci, nė Bosnje dhe nė Kosovė. Ai ka udhėhequr njėsitė e ushtrisė qė kishin nė pėrbėrje kriminelėt mė tė regjur e mė katilė tė nėntokės serbe.
Edhe sot, pas njėzet vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin nė Untergruppenbach. Gjykata e kėtij vendi tė madh evropian akoma nuk ka nxjerrė nė bangė tė zezė organizatorėt, vrasėsit apo pjesėmarrėsit e ēfarėdo niveli nė kėtė atentat.
Por nuk duhet harruar se shėrbimet informative gjermane, duke qenė ndėr mė seriozet e mė profesionalet nė botė dhe mė depėrtueset nė Evropėn Juglindore e dijnė saktėsisht gjithė zinxhirin dhe gjithė personat e implikuar nė kėtė vrasje tė shumėfishtė, e cila e qiti nė tė dy gjunjtė Lėvizjen e Kosovės pėr Pavarėsi.

Dalmatini
15-03-07, 23:01
Eshtė udhėheqja politike gjermane ajo qė bart pėrgjegjėsinė pse nuk ka ngritur kurrė zėrin pėr kėtė krim tė shėmtuar. Eshtė vetėm njė pėrjashtim: menjėherė pas atentatit njė deputet i partisė Socialdemokrate, aso kohe nė opozitė, pati shtruar njė pyetje nė parlamentin federal se a qėndrojnė shėrbimet serbe prapa kėtij atentati. Asgjė mė shumė. Pėr mė keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gėrvalla, qė kishte kėrkuar strehim politik nė kėtė vend, me njė telegram ngushėllimi.
As mediat gjermane nuk i kushtuan rėndėsinė qė pritej atentatit nė Untergruppenbah. Bėn pėrjashtim vetėm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjėherė pas vrasjes botoi njė artikull, nė tė cilin pa asnjė hezitim drejtoi gishtin drejt burimit tė kėtij krimi, duke e ngarkuar me pėrgjegjėsi UDB-nė jugosllave.
… Dhe dihet se nė kėtė organ diabolik kanė punuar dhe jo pak shqiptarė dhe ka nė mesin e tyre qė e dijnė saktėsisht se si dhe kush i ka vrarė Vėllezėrit Gėrvalla e Kadri Zekėn, se si dhe kush e ka vrarė Rexhep Malėn e Nuhi Berishėn, se si ėshtė qitur nė kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinė dhe Fahri Fazliun…, qė e dijnė se cilėt kanė qenė urithėt e policisė politike nėpėr organizatat ilegale tė Kosovės jashtė dhe brenda… etj., etj. Por deri mė sot asnjėri prej tyre nuk e ka ēelur thesin. Dhe kjo flet shumė, flet pėr mungesė ndėrgjegjeje, madje edhe pėr bindje se kanė vepruar drejt… Flet pėr shoqėrinė kosovare, e cila ka mbamendje kaq tė cekėt, flet pėr elitėn politike shqiptare dhe pėr moralin e saj tė dyshimtė… Sepse ajo nė bėrrylimet pėr pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes nė Untergruppenbach dhe detyrimin e saj qė nė njėrin prej shesheve kryesore tė kryeqytetit t'u ngrisė njė pėrmendore tė pėrbashkėt atyre qė ishin ndėrgjegja e kombit, atyre qė u flijuan pėr kėtė ditė tė madhe… Dhe njėherit tė rezervojė dy pėllėmbė toke te varrezat e dėshmorėve e t'i vendosė aty eshtrat e kėtyre Burrave qė nderuan Kombin.

sherri
16-03-07, 09:39
Sote e degjove nje kang,sa kish dal(Rapsodike)

Nau kan qu Utbashet n“kam,kamt e arushes n“dore kush-kujt me ja lan.......
E paskan gjet nje "Rezil" plak,hajt t“ja fusim per merak
si ka mbet shume me jetue,e keshtu nuk munet me na kundershtue..................

Dalmatini
16-03-07, 11:32
Ibrahim Kelmendi do te bente mire sikur te na tregonte edhe pakes per ATENTATET e Qerim Kelmendit qe eshte i kerkuar nga Drejtesia ne Kosove ose person ne kerkim gje qe kjo eshte me shume ne interes te Drejtesise se sa i gjithe kjo liber vetem per perfitime ekonomike ndersa ne anen tjeter mundohet ta shfajesoj vetvehten ne lidhje me kete krim te rende dhe shume anti-kombetar.

Zt. Ibrahim askujt nuk ja ke mbushe menen sepse eshte teper vone e tera dhe dy:Ti pasi qe e paske pas dite te 'verteten' pse e mbajte aq gjate kjo msheftesi eshte me shume se krim dhe tradheti nqs se eshte e vertete e tera si ti e ke thene.... megjithese nuk kishe then gje prej gjeje ...

IB
16-03-07, 15:55
Ju pershendes te gjithve, "thuhet se gjaku kurr nuk do te humb, dhe se ne fund edhe therra do te flet, per tu zbuluar vrasesit, dhe tani baj pytje se mos Zotri Ibrahim Kelmendi ma ne fund e ka kuptuar, qe nje dite do te flet therra, dhe mu per kete ai vendosi qe te prononcohet per keto vrasje makaber, dhe me kete do te filloj zanafillja e ndriqimit te qindra vrasjeve anonime qe ndodhen gjer me tani, dhe ma ne fund do tu hiqen maskat e atyre qe u mshifen pas tyre, dhe do te zbulohen te gjithe agjentet e shekullit te kaluar qe u mshefen pas maskave te patriotizmit dhe ne emer te popullit, sepse agjentet te cilet punuan haptazi me armikun diheshin, dhe dihen sot e kesaj dite, dhe une ata do ti kisha amnestua, por ata qe u mshifen dhe punuan pas shpines se keti populli te pervujtur, duhet dhanur denimin e merituar qe nga zoti dhe ligji.

Arb
16-03-07, 15:57
Kadala kadale, krimineli flet ate qe e vrau, e kthehet te vendi i krimit...

Guri i madh
16-03-07, 16:01
me siguri ibrahim kelmendi ka njohuri edhe per vrasjet qe jan bae ne shqipri gjat kohes se luftes si PSH per vrasjen e AHMET KRASNIQIT e ALI UKES po ibrahimi i din edhe ata qe ju kan sherbye sigurimeve te huaja per kunder,revulucionin e 97 ne shqipri

QORR ILAZI
16-03-07, 17:29
Ehehe hajri e daft .Ibrahim Kelmendi po qysh bre 'burr' e majte kaq gjat ket fsheftsi kunra kombtare.


Kush te mbajti peng dhe te zhantazhoj aq gjat?!!!! per mos te treguar kete te 'vertete' te hidhur.

A mos ishe ti vet peng i Vetvehtes se me mir se ti IBrahim Kelmendi as kush nuk din te tregoj ngjarjen e vertete dhe tejet tragjike afer Heilbronit , protagonisti kryesor sigurish qe je vet, ka mjaft fakte dhe deshmi andaj perrallat tuaja jane te dhimbshme sepse mundohesh te mbulosh nje realitet antikomtare dhe aktivitete Udebesk qe e perfaqesoje ti dhe segmente te caktuara te organizates sate.

Z. Kelmendi, edhe njeri nga forumistet kishte permend emrin e vellait tend "Qerim Kelmendi" ku me plot te drejt te kishte pyetur se kur do te rrefesh edhe per "ATENTATET" qe i ka bere Qerim Kelmendi me te tjeret, kunder Rugoves dhe LDK-se .

Thuhet se Qerim Keqlmendi ka marre pjese edhe ne atentatin e marsit 2004 kunder presidentit Rugova

Z. Kelmendi autoja qe e ka vrare Sabahaten Tolaj dhe Isuf Haklajn ka qene e QERIM KELMENDIT. Edhe diten kur eshte vrare Tahir Zemaj me kusheririn dhe te birin e tij strehimin ua kishte siguruar Qerim Kelmendi dhe mandej vrasesit kane ikur ne Shqiperi..per mos t u zene kurre.

Z. Kelmendi nuk mund te thuash asgje; perderisa e tere Kosova dhe Dukagjini e din se ju jeni Alfa dhe Omega e krimit politik ne Kosove dhe me tutje ... eshte shume e kot kjo perpjekja e juaj per te maskuar edhe me mire krimin dhe per te larguar drejtesine nga caku i quajtur IBRAHIM KELMENDI.

Duhet te jesh i sinqete ,por per te qene i sinqerte nuk duhet te jesh vrases; nese nuk je vrases dhe ke ruajt nje sekret te tille; aq gjate, qe e ka demtuar qeshtjen shqiptare . athere kjo vonese te ben kryearkitekt te kesaj Vrasje dhe iniciatori kryesor per likudimin e vllezerve Gervalla dhe Kadri Zekes.

Ja pafsh Hajrin ksaj vrasje dhe shume vrasjeve tjera politike te pasluftes ne Kosove... kot SHPK-ja dhe Policia e Unmikut nuk e kerkojne vellaun tend Qerim Kelmendin..... i cili eshte poashtu autor i ngjarjeve te tilla tragjike dhe antikombetare.

Guri i madh
16-03-07, 17:50
Ehehe hajri e daft .Ibrahim Kelmendi po qysh bre 'burr' e majte kaq gjat ket fsheftsi kunra kombtare.


Kush te mbajti peng dhe te zhantazhoj aq gjat?!!!! per mos te treguar kete te 'vertete' te hidhur.

A mos ishe ti vet peng i Vetvehtes se me mir se ti IBrahim Kelmendi as kush nuk din te tregoj ngjarjen e vertete dhe tejet tragjike afer Heilbronit , protagonisti kryesor sigurish qe je vet, ka mjaft fakte dhe deshmi andaj perrallat tuaja jane te dhimbshme sepse mundohesh te mbulosh nje realitet antikomtare dhe aktivitete Udebesk qe e perfaqesoje ti dhe segmente te caktuara te organizates sate.

Z. Kelmendi, edhe njeri nga forumistet kishte permend emrin e vellait tend "Qerim Kelmendi" ku me plot te drejt te kishte pyetur se kur do te rrefesh edhe per "ATENTATET" qe i ka bere Qerim Kelmendi me te tjeret, kunder Rugoves dhe LDK-se .

Thuhet se Qerim Keqlmendi ka marre pjese edhe ne atentatin e marsit 2004 kunder presidentit Rugova

Z. Kelmendi autoja qe e ka vrare Sabahaten Tolaj dhe Isuf Haklajn ka qene e QERIM KELMENDIT. Edhe diten kur eshte vrare Tahir Zemaj me kusheririn dhe te birin e tij strehimin ua kishte siguruar Qerim Kelmendi dhe mandej vrasesit kane ikur ne Shqiperi..per mos t u zene kurre.

Z. Kelmendi nuk mund te thuash asgje; perderisa e tere Kosova dhe Dukagjini e din se ju jeni Alfa dhe Omega e krimit politik ne Kosove dhe me tutje ... eshte shume e kot kjo perpjekja e juaj per te maskuar edhe me mire krimin dhe per te larguar drejtesine nga caku i quajtur IBRAHIM KELMENDI.

Duhet te jesh i sinqete ,por per te qene i sinqerte nuk duhet te jesh vrases; nese nuk je vrases dhe ke ruajt nje sekret te tille; aq gjate, qe e ka demtuar qeshtjen shqiptare . athere kjo vonese te ben kryearkitekt te kesaj Vrasje dhe iniciatori kryesor per likudimin e vllezerve Gervalla dhe Kadri Zekes.

Ja pafsh Hajrin ksaj vrasje dhe shume vrasjeve tjera politike te pasluftes ne Kosove... kot SHPK-ja dhe Policia e Unmikut nuk e kerkojne vellaun tend Qerim Kelmendin..... i cili eshte poashtu autor i ngjarjeve te tilla tragjike dhe antikombetare.


fort mir ja ke knue kangen kti faqezie ky ka edhe shum mekate tjera t lumt o QORR ILAZI

Lyric
24-03-07, 19:31
Ne emer te lirsie si Intenetit!

Dhurate per lexuesit e forumit dardania.de

Lexoni, shkarkoni, printoni, komentoni po krejt me mend! Ok

Shendet
Lyric

kliko mos prito------> http://atentatet.skyblog.com/

Lyric
24-03-07, 19:37
Mė nė fund Z. Ibrahim Kelmendi me librin e fundit "Atentatet" hoqi misterin e ankthit 25 vjeēar mbi atentatin kunder Jusuf e Bardhosh Gėrvallės si dhe Kadri Zekės.

Neve te dardanise kemi pritur pra shume kohe te lexojme ēka ka ndodhur atė natė, ku nga te gjallet, protogonist kryesor ka mbetur gjall ende Ibrahim Kelmendi.

Te komentojme me medn e jo me ndjenja e me urrejtje!

Faleminderit.

Lyric
25-03-07, 11:03
-
Kur e kam hapur temen rreth librit te Ibrahim Kelmendit nuk e kam pare qe edhe E_zjarrta e paska hap nje teme rreth ketij libri. Me kete rast po e kopjoj edhe ketu lidhjen ku gjindet libri ne teresi dhe moderatoret le ta fshijne temend time.

----- > http://atentatet.skyblog.com/

Faleminderit per mirekuptim.

Lyric

sopa
26-06-07, 10:09
Nuk ėshtė njėsoj sikur tė lexosh njė libėr tė njė autori X dhe tė lexosh njė libėr autorin e tė cilit e njeh. Unė i takoj lexuesit i cili jo vetėm qė njeh autorin po qė herė direkt e herė indirekt ka qen pjesė e kėtij mozaiku tė veprimeve nė ilegalitet brenda e jashtė, veprimtari pėr tė cilėn shkruan autori Ibrahim Kelmendi.
Romani ATENTATET i I.K ėshtė vėshtirė tė kuptohet nga lexuesit e kategorive qė nuk kanė qenė aktiv nė ilegalen shqiptare, kėtė vepėr mė sė miri mund ta kuptojnė e vlerėsojnė gjithė ata qė kanė qenė aktiv nė veprimtari dhe organizime ilegale para dhe pas vitit 81. Unė i takoj grupit tė atij lexuesi i cili nė veprimtarinė ilegale nga v.1981- 1985 bėnė pėrgatitje apo *stazh* siē quhej atėherė pėr tė kaluar nė aksione mjaftė delikate pėr kohėn si ai i bashkimit tė grupeve ilegale. Nga ky kontekst vepra e Ibrahimit pavarėsisht numrit tė madh tė personazheve e pseudonimeve qė ka romani pėr mua si lexues dhe kritik ishte e kuptueshme dhe mjaftė interesante .
Emri, veprimtaria dhe aktiviteti i Ibrahim Kelmendit gjithėsesi se ka pas reflektim nė punėn qė ka bėrė ilegalja shqiptare nė Kosovė e viset e saja. Kjo tablo e vėshtirėsive qė ka pas aktiviteti i atėhershėm nė mėnyrė shumė reale paraqitet te Romani i Ibrahim Kelmendit ATENTATET
Romani Atentatet vjen nė kohėn e duhur duke dhėnė reflektimin e duhur nė pėr ekuilibrimin e shpirtit dhe mendjes tė lexuesit tė ish ilegales shqiptare. Vepra Atentatet ėshtė njė vepėr e guximshme, ky libėr e kalon edhe MIRANIN tė cilin autori nė Roman gjatė dialogut me tė tjerėt nė ndikim tė nėnvetėdijes e largon duke e quajtur „tjetri“. Me kėtė libėr Ibrahim Kelmendi ia kalon Miranit tė Frontit, Miranit tė Bashkimit, tė kacafytjeve, organizatorit dhe themeluesit tė LPRK-ės me vėllezėrit Gėrvalla dhe Kadri Zekėn, kėshtu pra vetėm nėpėrmjet kėtij Romani Ibrahim Kelmendi e kthen Miranin deri diku nė botėn e vet tė gjenetikės reale.
-Nė aspektin artistik them se romani pėrkundėr mungesės sė mjeshtėrisė sė artistit , pėrkundėr gabimeve teknike qe hasen nė te, autori ia arrin qėllimit artistik duke e fut lexuesin nė skena qė tė bėjnė me qa e dėnesė me lot sikur qė ėshtė skena kur Miranit i flet nana Ajshe, pastaj skenat e shumta si ato tė kacafytjeve fizike tė Miranit, pastaj pėrshkrimi i skenave tragjikomike si ajo mes Xhabirit dhe Rrobaqepėsit e shumė skena tjera qė pasqyrohen me mjeshtri. Nėpėrmjet kėtij romani Ibrahim Kelmendi ia arrin qėllimit qė disa personazheve tė gjalla tė Romanit t`u bėjė atentate publike, ti vras me pendė dhe ti lė qysh tash tė vdekur.
- Nė aspektin filozofik ky libėr ėshtė provokimi mė i madh pozitiv qė i bėhet jetės shqiptare, Mirani ai „tjetri“ organizatori, guximtari, provokatori i ilegalitetit tė viteve 72-85, „ahmaku“ i Jusufit ėshtė shumė mė i vogėl nė krahasim me autorin-provokator Ibrahim Kelmendi i cili me kėtė libėr provokon gjithė hapėsirėn etnike shqiptare pėr njė debat tė madh filozofik, psikologjik e politik. Ibrahimi Kelmendi nėpėrmjet kėtij libri i bėnė apel arsyes kombėtare shqiptare, mendjeve tė ndritura, qė te gjykojnė se ēfarė duhet bėrė qe tė keqes ti mbyllet rruga, qė e ardhmja mos tė ndėrtohet nga rezilėt, katilėt, dhe xhahilėt e mejtepeve antishqiptare e antinjerėzore, nga karrierist, profiterėt, e njerėz me urdhra gjenetike antishqiptare.
Me ndihmėn e Miranit, Ibrahim Kelmendi jo vetėm qė jep njė tablo tė gjere e tė thellė pėr rrethanat, personazhet, kohėn, angazhimet, dinamiken e jetės shqiptare e tjera por ai nė Roman arrin tė sqarohet pėr drejtėsinė dhe sinqeritetin e tij nė veprim ndaj bashkėveprimtarėve tė tij e posaēėrisht ndaj vėllezėrve Gėrvalla: Jusufit e Bardhoshit dhe Kadri Zekės. Mirani i pėrfolur nga Rezilėt, Katilėt, Xhahilėt, analfabetėt , e shpeshherė edhe nga „shokėt“ , arrin tė del nė maje tė panteonit duke i prit me pendėn e tij tė mprehtė gjithė ata qe e njollosin.
Nė “ATENTATET” e Ibrahim Kelmendit lihet lehtė tė kuptohet se personazhet me emėr e mbiemėr nuk janė gjallė kurse ata me pseudonime si rrobaqepėsi , Xhabiri pastaj AVDYLI, Rezili , Nurija, Hafifi , Xhahili pastaj gjithė hafifėt ,rezilėt e katilėt e xhahilėt-traktorist tė Romanit qė ende janė gjallė. Tė gjithė kėta akuzohen pėr pėrēarje, spiunazh, pėrfitime materiale, karrierizėm e deri edhe pėr vrasje, tė gjithė kėta Autori obligon qė tė shkruajnė, tė arsyetohen nga kėto mėkate, tė tregojnė arsyen e vėrtetė qė i ka shty tė bėjnė vepra tė kėqija.
Personazhet e akuzuar e kanė pėr obligim jo para Miranit e as para Ibrahim Kelmendit por para ndėrgjegjes sė tyre, para bashkėveprimtarėve tė tyre, par a popullit dhe para tė vėrtetės si institucion moral, kombėtar e njerėzor e pse jo nesėr edhe shtetėror ose tė arsyetohen ose ti pranojnė akuzat.
-Nė aspektin psikologjik, autori i mbetet borxh karakterit tė Miranit, autori ėshtė dashur ta lirojė Miranin qė ai tė rrėfehet mė tepėr pėr atė “tjetrin” Miran pėr flokėt e gjata kaēurrela, pėr veshjen, sjelljet qė mund tė ishin pasqyrė e ideve apo nėnvetėdijes sė tij gjenetikisht demokratike shqiptare.
Mendoj se Ibrahim Kelmendi megjithatė i hy nė hak jo vetėm Miranit ati “tjetrit” – Miranit demokrat po edhe lexuesit, ėshtė dashur qė romani tė vazhdoj dhe ta sjell Miranin nė kohėn dhe hapėsirėn e tashme.
Autori e ka pėr obligim moral qė mos ta lė Miranin nė v. 1985 por ta ēoj s`paku edhe 20 vite pėrpara.
Nėse Autori nuk bėnė kėtė gjė nė njė nga botimet e ardhme atėherė ai detyrohet tė bėje edhe disa vėllime tjera me atentate pėr ta pru Miranin nė vendin dhe kohėn e tashme.
FUND

sherri
28-06-07, 18:43
sopa-ta Mire paske pre si sopate,por kot e ke ti edhe kot e ka ai,esht vone te rehabilitohet I.K,esht shume vone,pse nuk shkruajti "Roman" me heret??
Priti qe disa te vdesin!?.....e keta qe jan gjall i njef ky mire,ka lujt "majtap" me ta gjithmon edhe luan tashe,por mos harro as ti as ai,se ata qe vdiqen lan disa fjal dikun:redface:

Ty te flm. per mundin,nese nuk je vet I.K ty zedhensi i tij......

Ka jetu ne mjegull,po jeton ne mjegull,dhe do te vdes i mjegullt,nuk ka "Kritik"as komentues te "romanit" te tij qe e nzjerr per tjeter.......