PDA

View Full Version : Varreza masive ne Serbi?


Bjeshka1
02-05-07, 19:32
PRISHTINA NĖ PRITJE TĖ INFORMACIONEVE MBI VARREZĖN E MUNDSHME MASIVE NĖ SERBI



Nadie Ahmeti

Pėrfaqėsuesit e institucioneve vendore nė Kosovė pohojnė se ende nuk kanė informacione tė sakta mbi njė varrezė masive nė Serbi, nė tė cilėn ėshtė thėnė se gjenden trupat e pajetė tė shqiptarėve. Njoftimet flasin pėr njė varrezė masive nė afėrsi tė fshatit Rudnicė, tek vendkalimi kufitar nė veri tė Kosovės me Serbinė. Arif Muēolli, koordinator i Qeverisė sė Kosovės pėr personat e pagjetur, pohon se ka disa dyshime, qė nė fshatin Rudnicė ėshtė gjetur njė varrezė masive, por deri mė tash nuk ka informacione konkrete. Sipas tij, nė lokacionin e dyshuar, nė fillim tė muajit qershor do tė fillojnė hulumtimet, nėse ekziston nė tė vėrtetė ndonjė varrezė masive. “Ėshtė njė dyshim se aty mund tė jetė njė varrezė masive. Ne atė informatė e kemi marrė. Grupi dialogues me Serbinė ka biseduar disa herė. Shpresojmė se do tė bėhen hulumtime dhe do tė vijmė deri te informacionet, se a ėshtė e vėrtetė kjo, a ka trupa apo jo”, tha zoti Muēolli. Idriz Gashi, nga Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq, thotė se lokacioni i dyshimtė tashmė ėshtė lokalizuar dhe pritet vetėm fillimi i hulumtimeve. “Ai vend ėshtė lokalizuar si i tillė. Pritet, kur kushtet klimatike tė mundėsojnė, qė ai vend tė zhvarroset dhe pastaj tė dalė e vėrteta nė pah. Autoritet serbe kanė marrė obligim qė tė zhvarroset ai vend”, pohoi zoti Gashi. Zoti Muēolli ndėrkaq tha se Qeveria e Kosovės tashmė ka filluar pėrgatitjet e nevojshme, pėr tė nisur hulumtimet. “Ne jemi kėmbėngulės se ai vend duhet tė hulumtohet. Pasi tė hulumtohet, ne mund tė dalim me rezultate konkrete. Ajo varet edhe prej kushteve atmosferike, por edhe prej pėrgatitjeve teknike qė duhet tė bėhen paraprakisht, sepse janė disa punė teknike qė duhet bėrė”, u shpreh zoti Muēolli. Por, zoti Gashi, nga Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq, thotė se ka edhe lokacione tė tjera potenciale, si nė Kosovė po ashtu edhe nė Serbi, qė nė njė tė ardhme tė afėrt duhet tė hulumtohen, pėr tė mundėsuar zbardhjen e fatit tė personave tė pagjetur. “Pėr momentin nuk mund tė flas pėr lokacione konkrete. Vetėm mund tė them, se ėshtė njė numėr i lokacioneve, ku informacionet janė duke u kėmbyer pėrmes delegacioneve tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė vijmė deri tek njė vendndodhje mė konkrete dhe mė e saktė e njė lokacioni tė mundshėm”, tha zoti Gashi. Haki Kasumi, kryetar i asociacioneve tė familjarėve tė personave tė pagjetur, ka kėrkuar nga autoritetet, qė informacionet mbi varrezėn e mundshme masive fillimisht tė konfirmohen si tė vėrteta dhe pastaj tė plasohen nė opinion. “Ju lutem, informatat e pakonfirmuara mos tė jepen. Kėto informata mos tė mbėrrijnė tek familjarėt, sepse ėshtė njė veprim jonjerėzor, politikisht i dėmshėm dhe i qėllimshėm nga Serbia”, u shpreh zoti Kasumi. Sidoqoftė, njoftimet e para pėr kėtė varrezė janė dhėnė nga udhėheqėsit e Komitetit Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq, nga fundi i muajit tė kaluar. Ndryshe, nė Kosovė, qė prej pėrfundimit tė luftės, llogariten se janė tė zhdukur 2082 persona, prej tyre 1358 janė shqiptarė, 523 janė serbė, ndėrkaq 201 janė anėtarė tė grupeve tė tjera etnike.
RFE