PDA

View Full Version : Tė Lutem Qeveri Mė Bėj Njė Varr !

uck_aksh
09-08-07, 14:42
TĖ LUTEM QEVERI MĖ BĖJ NJĖ VARR !
Shkruan : Abaz Pllana

Tė premtėn, mė 20 prill 2007, nė Lyon tė Francės tragjikisht humbi jetėn 28 vjeēari B.H. nga Prishtina. Duke mos qenė nė lidhje me shqiptarėt e Lyonit, ishte vetėm komisiariati i policisė sė Lyonit qė merr kontakt me kryetaren e Shoqėrisė Shqiptare ILIRIA, zonjėn Rina ēela, tė mėrkurėn mė 25 prill 2007 pėr t’i kumtuar lajmin e rėndė. Tashmė shtroheshin dy mundėsi: qė trupi i bashkatdhetarit tonė tė varrosej nė varrezat e pėrbashkėta tė endacakėve dhe tė atyre pa emėr ose tė procedohej me riatdhesimin e tij. Pėr riatdhesim, familja e varfėr nuk kishte mjete tė siguronte, ndėrsa zyra franceze nė Prishtinė edhe pėrkundėr vullnetit shumė tė mirė nuk kishte mundėsi tė financonte kėtė veprim. Mundėsia e vetme mbeti vetėorganizimi i shqiptarėve tė Lyonit, Saint Julienit dhe Annemasit pėr t’i dalė nė ndihmė pėr tė fundit herė bashkatdhetarit tė tyre. Nisma del nga Shoqėria Shqiptare ILIRIA dhe lajmi shkoi deri te secili mėrgimtar. Bashkatdhetarėt tanė nga tė gjitha trojet shqiptare u bėnė krah pėr krah pėr tė mbledhur ndihmat qė tė sigurojė riatdhesimin e tė riut tė ndjerė nga Prishtina. Agjensioni turistik Reisburo Prishtina nga Gjeneva, mori pėrsipėr transportin pa para tė tė ndjerit dhe ēėshtja ngeli vetėm tek dikush qė duhej patjetėr ta shoqėrojė arkivolin deri nė Prishtinė pėr shkak tė ēėshtjeve administrative. Azizi, njė punėtor nga Vitia, me leje e lė punėn dhe paraqitet vullnetar pėr tė kaluar edhe kėtė pengesė. Tė premten, mė 27 prill 2007, u arrit qė tė mblidhet shuma qė duhej paguar morgut tė Lyonit, pagesa pėr arkivol, transporti deri nė aeroportin e Gjenevės dhe taksat tjera nė aeroport. Tė premten nė orėt e para tė pasditės, trupi i pajetė i bashkatdhetarit tonė arriti nė aeroportin e Gjenevės pėr t’u nisur nė udhėtimin e tij tė fundit, pėr nė Kosovė tė nesėrmen e hershme. Ai varroset tė shtunėn nė Kosovė, ku do tė pushojė pėrjetėsisht pranė nėnės sė tij.
Ju shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta familjes me rastin e humbjes tė birit tė tyre. I qoftė i lehtė dheu i Kosovės !

Kjo ishte nė pika tė shkurtėra kronologjia e kėsaj ngjarje tė dhimbshme. Do tė kisha dashur qė familja e tė ndjerit tė mos lexojė shkrimin tim nga kėtu e tutje pėr shkakun e vetėm se biri i tyre u bė shkak pėr refleksione dhe mendime tė tjera tė ngacmuara nga ky rast.

Ėshtė hera e tretė qė nė Lyon ndodhin ngjarje tė tilla dhe duke u lutur qė tė mos ketė tjera, prapė mendoj se do tė jenė tė pėrsėritshme. Dhe ēdo herė mėrgimtarėt tanė duhen tė vetėorganizohen siē dinė dhe siē munden. Dikush mund tė thotė se shumė mirė qė arrijnė ta bėjnė kėtė. Por ēėshtja ėshtė se ē’bėhet aty ku nuk mund tė vetėorganizohen? Si do venin punėt po qė se nuk do tė kishte njė komisioner policie si Kristensen apo zonjat Masson dhe Landra nga morgu i Lyonit? Si mund tė lihen tė vetėorganizohen mbi 700 mijė shqiptarė tė diasporės pa gėzuar mbėshtetjen ose ndihmėn e qeverive tė Tiranės, Prishtinės, Shkupit ose Podgoricės qė u dalin nė pritje tė qyetetarėve tė tyre pėrgjatė kufirit pėr tė mbledhur kursimet e tyre sa herė qė ata kthehen nė atdhe? Si ka mundėsi qė qeveritė tona tė mos qajnė kokėn pėr fatin e gati njė milionė mėrgimtarėve qė marrin pjesė aktivisht nė ekonominė vendase? Deri kur qeveritė tona do t’i duan bashkatdhetarėt e tyre nė mėrgim vetėm sa tė jenė tė gjallė, dhe posa tė ndalojė zemra e tyre se rrahuri, do tė ndalojė edhe "dashuria" pėr ta? Qeveritė tona qė harxhojnė kohėn, paranė dhe mundin e tyre pėr koncerte apo manifestime tė tipit "miss", "mister", "top bukuria" e tė tjera si kėto dhe nuk mund tė gjejnė mundin, kohėn dhe paranė nė rastet e riatdhesimit tė bashkatdhetarėve tė tyre nė kohėn kur ata nuk mund ta bėjnė vetė sepse nuk janė mė nė mesin e tė gjallėve? Pse duhet tė presin bashkatdhetarėt tanė nė arkivole pėr katėr javė (rasti i tė riut nga Tirana) , tre javė (rasti i tė riut nga Shkodra) dhe njė javė (rasti i fundit) pėr t’u kthyer nė atdhe. Mė duket se qeveritarėve dhe institucioneve tona, nuk iu bėhet vonė as edhe pėr katėr vjet se njė familje shqiptare nuk ka apo nuk pati mundėsi ta marrė trupin e familjarit tė tyre nga vendi i largėt ku e gjeti vdekja.

Shtroj pyetjen se si do tė vepronte njė qeveri tjetėr e botės kur njė qytetar i saj do prekej nga vdekja? Me siguri se nuk do tė shprehte njė moskokėqarje si qeveritė tona. Jo, jo. Kėtė nuk e bėjnė as qeveritė e vendeve mė tė varfėra se qeveritė nė tokat shqiptare. Kjo ēėshtje nuk ėshtė e lidhur me varfėrinė apo me paranė. Kjo ēėshtje ėshtė e lidhur me njerėzinė qė qeveritarėt tanė nuk e kanė. Fatkeqėsisht, ne nuk kemi atė ē’kanė tė tjerėt.

Mėrgimtarėt e Lyonit, Saint Julienit dhe Annemassit, deri tė shtunėn nė mėngjes arritėn tė paguajnė 2100 euro pėr morgun e Lyonit, 160 euro nė aeroportin e Gjenevės dhe biletėn e shoqėruesit e pagoi vetė Azizi. Pra, tė gjitha kėto nuk kalojnė shumėn 2500 euro. Shqiptarėt u treguan edhe mė afėr familjes sė tė ndjerit duke iu dhėnė edhe 1000 euro dhe 100 franga zvicerane pėr ditėn e varrimit. Ata ndoshta do tė mund tė u dėrgojnė familjes edhe ndonjė ndihmė tjetėr nė tė ardhmen, por, kjo nuk ka rėndėsi sa ka rėndėsi varrimi i mėrgimtarit pranė nėnės sė tij nga familiarėt e tij. A mund ta marrė me mend lexuesi se ēfarė lehtėsimi i dhembjes pėr familjen ka qenė arritja e arkivolit tė birit tė tyre nė Prishtinė, kur deri tė premten nė ora 11 nuk dihej se ē’fat e priste trupin e bashkatdhetarit tonė dhe familjarit tė tyre.

uck_aksh
09-08-07, 14:42
Zyrtarėt e qeverive tona shkojnė deri nė tre herė mbrenda ditės nė ambasadat apo zyrat ndėrlidhėse tė vendeve perėndimore pėr tė siguruar njė vizė pėr vete apo pėr familjarėt e tyre pėr ikur pėr turizėm apo biznes jashtė atdheut. Si nuk mund tė shkojė asnjėri prej tyre pėr njė javė, dy javė apo me muaj tė tėrė nė kėto zyra, pėr ēėshtje si kjo qė ndodhi kėtė javė me bashkatdhetarin tonė? Si mund tė jenė aq moskokėqarėse qeveritė tona pėr familjet dhe pėr ata qė vdesin jashtė vendit duke siguruar bukėn e gojės, atė qė nuk mundėn t’ua sigurojnė qeveritė e vendit?

Tė premten kur shkova nė aeroportin e Gjenevės tė paguaj fakturėn e fundit, pėrgjegjėsi i ndėrmarrjes mė pyet pėr emrin e bashkatdhetarit tonė tė vdekur. I pėrgjigjem, sepse atė na kishte thėnė komisioneri i policisė. Mė pyet pėr adresėn e tij nė Kosovė. I them se nuk e di dhe se nuk e njoh dhe nuk kam pasur rastin ta njoh asnjėherė. Mė thotė se do tė ishte mirė qė tė kontaktoj Azizin, ai qė do tė shoqėronte arkivolin pėr tė marrė informatėn qė kėrkonte. I them se as ai nuk e njeh. Ndoshta nė fillim e ka marrur edhe si tallje nga ana ime, por kur i them se fakturat e riatdhesimit paguhen nga mėrgimtarėt shqiptarė qė nuk e kishim pasur rastin ta njohin asnjėherė pėr sė gjalli bashkatdhetarin tonė, me shef me habi duke mė thėnė se "solidaritet tė tillė nuk mund tė haset diku tjetėr nė botė". Nė vend qė t’i them se gjithkush nė botė ka qeverinė e vet, e ne nuk kemi qeveritė qė i ka bota, mjaftohem tė ngris supet qė tė mos e zgjas mė shumė kėtė dialog. Merr grumbullin e letrave qė kishin ardhur nga Lyoni dhe nga aty ndau dy fleta dhe duke mbajtur nė dorė mė drejtohet : "Mė lejoni qė edhe unė tė marr pjesė nė dhembjen e familjes sė bashkatdhetarit tuaj. Dua qė edhe unė tė bėj pjesė nė kėtė solidaritet tuaj". Zemra e kėtij zvicerani derdhi dy lot pėr fatin e njė shqiptari, tė njė shqiptari me fat tragjik. Nė fakturėn e re tė gjitha shpenzimet qė do tė duheshin fakturoheshin nga ndėrmarrja e tij Transit’air (rreth 60 euro) u dhanė dhuratė pėr humanizmin dhe solidaritetin e njerzve qė nuk kishin qeveri tė tyre. Si mund qė njė zviceran qė jetėn dhe fitimin e tij e ka nė tė ardhurat e kėsaj pune, tė heq dorė pėr njė moment pėr tė ndihmuar njė njeri qė nuk do ta shohė kurrė mė, pėr njė njeri qė nuk do tė presė kurrė nga ai t’ia kthejė njė tė mirė pėr kompensim, njė njeriu qė do ikte nga sipėrfaqja e tokės pėrgjithmonė? Pse nuk mund tė gjykojnė e veprojnė qeveritarėt dhe institucionet tona si njeriu qė unė e quaj zviceran? Por pėrgjigjen mund ta jap edhe vetė qė besoj ėshtė e saktė. Unė takova njė njeri, njė krijesė humane, qė mentaliteti i tij ndryshon nga ai i qeveritarėve tanė.

Zvicerani, Rina, unė, zyra franceze nė Prishtinė, Azizi dhe tė gjithė bashkatdhetarėt tanė qė ndihmuan qė B.H. tė varroset nė vendin e tij, ndjenė njė lumturi nė shpirtin e tyre. Ata bėnė njė vepėr humanitare, ata lehtėsuan dhimbjen e familjes dhe treguan se janė qenie njerzore. Prandaj, edhe njėherė nė emrin e familjes falenderoj tė gjithė ata qė bėnė qė kjo ēėshtje u mbyll kėshtu e nuk u la nėn mėshirėn e qeverive dhe institucioneve tona.

Do tė kisha dashur shumė qė ky shkrim tė mos shihet nga ndonjė prizėm tjetėr siē kanė qejf ta shohin disa "rraxhagji" por njė ide e re pėr punėn e qeverive nė Tiranė, Prishtinė, Shkup e Podgoricė. Ata duhet tė mendojnė tė krijojnė organizmat pėrkatės pranė ambasadave apo zyrave pėrkatėse tė vendeve ku qytetarėt e tyre kanė emigruar pėr tė sjellur njė kafshatė bukė pėr familjarėt e tyre nė atdhe. Nėse nuk mund tė "sjellin" pėr sė gjalli qytetarėt e vet nė vend, sė paku tė bėjė njė gjest tė vogėl qė ata tė pushojnė tė qetė pėrjetėsisht nė dheun e tyre. Nėse nuk mund t’ua ndalin vdekjen edhe nga sėmundjet e "lehta" sė paku t’ua lehtėsojė dhimbjen familjes duke riatdhesuar pėr sė vdekuri tė afėrmit e tyre.

Qeveri tė lutem, mė gjej njė varr, nuk ėshtė njė thirrje dėshpėrimi. As njė thirrje revolte. Kjo ėshtė thirrje e mėse 700 mijė shqiptarėve anėkėnd Evropės dhe botės qė edhe fundin e jetės sė tyre e lidhin me tokėn mėmė. Prandaj, Qeveri tė lutem, mos na leni pa varr...

28 prill 2007

jadore
09-08-07, 15:30
Qeveri tė lutem, mė gjej njė varr, nuk ėshtė njė thirrje dėshpėrimi. As njė thirrje revolte. Kjo ėshtė thirrje e mėse 700 mijė shqiptarėve anėkėnd Evropės dhe botės qė edhe fundin e jetės sė tyre e lidhin me tokėn mėmė. Prandaj, Qeveri tė lutem, mos na leni pa varr...

personalisht uqk, te cfac respektin per punen qe solle postimin , mos anshmerine e bindjeve tua individuale per sferen politike shqiptare ne kete rast, dhe shume e shume asye tera...
..qeveri me bej nje varr, nuk eshte thirrje deshprimi , as thirrje revolte , kjo eshte domosdoshmeri e njeriut , , ashtu siq eshte domosdoshmeri e thenjes qeveri me siguro egzistencen me buke , vend punim dhe kushtet obtimale te te egzistuarit si njeri ... pse e ke obligim nga konventa boterore si shtet , apo qeveri .. ,
e ky shkrim me gezoj per faktin qe mes dhembjes ,qfaq vetedijesimin edhe pse ne nr te vogel te popullates sone .. ne jemi njerze dhe duam te jetojme me te gjitha te drejtat e konventes per egzistencen e njeriut nga shteti ligjor ku i takojne , e them, forma e presionit psikollogjik permes politikes qe praktikohet ne trevat mbareshqiptare , nuk eshte aqgje tjeter veqse nje variante e nje grupi te caktuar per interesa personale ... fatkeqsisht fale gabimeve te vete popullit , qe i jep mbeshtetje pa ditur qe veteveten e kthen ne njeri apatik ndaj jetes ..duke ja mohuar vetevetes , asaj qe e ka te drejte themelore te egzistences ..

ne jemi njerze , krijesa me intelekt , duam te kemi kushte dhe te dime vleren e jetes , nuk duam presjon dhe trusni ne forma psikollogjike , qe pa kuptuar punojme kunder vetevetes... dhe kjo po ndodh si tek shqipari i pas luftes si tek shqiptari i tranicioneve nga diktatura ,..nje jete nuk mundet t jetohet vetem me presione dhe forma te psikollogjis e, dikur duket t vetedijesohemi , kur .. ne pytje eshte vetem kur do vetedijesohemi qe jeta na kaloj , pa ditur qe tjeret e shijuan per ne, pse ne ju dhame mundesin ...esenca e gjithe kesaj eshte , na jipni te drejten te jetojme si jetojne qytetaret e qeverive te botes..
..p.s.
dij qe ky shkrim i imi shume ke do te injoroj ... nese ju pelqen servilizmi apo ne heshtje distancimi .. julutem , mire te kaloni uroj ,ne shoqrine e njeriut sombi ... dikur , shume shume vone do te vetedijesoheni , ne pztje eshte vetem sa kohe ka shkuar dhe qka humbet !!

LABI
09-08-07, 15:55

Mos promovo "ide revolucionare" Jador, qe do t'shpallesh e qmendure, person qe s'ja done te miren shtete ndertimit. apo edhe dore e zgjature e Serise :biggrin:

Qytetare i pergjegjshem eshte qytetari qe po qe se edhe kockat prej trupit t'ja marre pushteti shteterore s'qete za me goje. Nje qytetare i pergjegjeshem, i ndershem eshte ai qytetare qe s'kirtikon, s'kundeshtone edhe atehere kur shteti abuzon me legjitimitetin e dhurare po qytetari ....Duhet te heshtemi, per hire te gjakut te derdhun , per hire te statusite ( gjendje kjo qe disave po u trashe gjepat e luksin ) .

Ky eshte qytetari i ndershem i pergjegjeshem - sipas pushtetit ne Kosove.... Ne te kunderten , qytetari qe kritikon, zbulon padrejtesiste, autoritarizmin, abuzimet, e pushtetit , etiketohet, si antikombetare, njerez te qemendur qe ushqehen me ide revolucionare utopike, te qmendur ... e ku ta di une .

jadore
09-08-07, 16:52

... po po , e vertete , aq dime, ..!! kjo eshte ajo damka qe shqiptarine injorancen kolektive e dergone ne veteshkatrrime te mireqenjes , dhe kjo do falej sikur te mos mendohej per te ardhmen , nuk e kuptoj , e ndjejme peshen e obligimit si paraardhes qe jemi , kane faj frymoret tjere , gjeneratat qe ne i sjellim ne jete, qegabimet tona nga injoranca fodule ju vulosim emrin viktimizim .. !!!kete sot nuk e mendon shqiptari i pasionuar pas politikes se devalvuar..ka me qka te ushqehet ,... jo me kote thuhet ushqimi shpirteror ...pa qka qe nje dite do te na qmend e gjithe kjo ... dhe asaj ja kam frigen se do jete pastaj qmenduri kolektive.. e atehere pasojat mund te jene katastrofale ..!!