PDA

View Full Version : Engjėll Koliqi: Diplomacia shumėfytyrėse nuk ka mbarim


Zana_ch
31-08-07, 11:50
Rreth bisedimeve shtese te delegacioneve tė Kosovės dhe tė Serbisė

Nuk ka logjikė njerėzore as juridike qė mund tė arsyetojė kėto “bisedime shtesė” dhe afatin e tyre prej 120 ditėsh. Askush nuk mund tė na bind me marifetllėqet e kėsaj dukurie shumėfytyrėshe, n’udhėkryqet e interesave shumėpalėshe, qė sipas terminologjisė globale botėrore quhet diplomaci. Cili nga “miqt” tanė mund tė na e arsyetojė kėrkesėn pėr kėto bisedime dhe “kėshillėn” qė tė mos ngutemi me vendime unilaterale?! Me ēfarė logjike mund tė arsyetohen kėrkesat drejtuar palėve, pėr “fleksibilitet”?! Diplomaci se jo mahi !!! Pėr ēfarė fleksibiliteti flitet?! Ėshtė shumė mė mirė qė pėrfaqėsuesit tanė (Grupi i Unitetit) tė jenė tė padėgjueshmit e qarqeve interesfėlliqura ndėrkombėtare, se sa tė padėgjueshmit e interesave dhe tė aspiratave tona jetike. Dhe nė fund: mė duket se ka ardhė koha qė Putinit e Koshtunicės me kompani, t’u thuhen dy fjalė tė serta – publike dhe tė menēura – LARG DUART DHE KUSURITJET NGA KOSOVA!!!


Shkruan: Engjėll KOLIQI
http://zemrashqiptare.net/images/articles/2007_08/844/u1_engjell5gusht.jpg



Stubėll, 5 gusht 2007. – Kosova – e shtypur, e shtyrė dhe e pėshtyrė ende vazhdon tė jetė nė qendėr tė vėmendjes sė diplomacisė ndėrkombėtare, mjerisht si kartė ksuritjeje n’udhėkryqet e intereseve tė palėve tė ndryshme.
Ish lideri famėkeq i KGB-sė sovjetike – Vladimir Putin – tani si shef i pallatit tė Kremlinit, respektivisht si zotshpie i pallatit neocarisht tė Rusisė, nga Moska ēon pluhur dhe shkakton rrėmuja me bubullima tė thata, nė diplomacinė e bashkėsisė ndėrkombėtare, qė me qėllim tė kusuritjes me palėt kundėrshtare tė bllokut perėndimoro-amerikan, vazhdon tė bllokojė e tė zvarris zgjidhjen natyrore tė ēėshtjes sė pavarėsisė dhe tė sovranitetit territorial – nė njė rrėnjė tė vogėl, e mbetur nga trungu i madh i Dardanisė. Bashkėsia ndėrkombėtare, respektivisht palėt e bllokut tė kundėrt (perėndimoro-amerikan), duke pasur parasysh rreziqet fatale qė ish lideri komunist i KGB-sė famėkeqe sovjetike, e kryeneqi i rrezikshėm Putin, me aktivizimin eventual tė mundshėm tė butoneve e sustave tė centraleve bėrthamore, qė ai i komandon – nė Rusi, nė Iran, nė Korenė Veriore e gjetiu, mund ta kanos njerėzimin, detyrimisht ėshtė vėnė nė pozicion pa rrugėdalje, e obliguar tė lėshojė pe para kėrkesave absurde tė tij dhe tė klikės sė tij sllavo-ortodokse tė boshtit Moskė-Beograd-Athinė.
Duke pasur parasysh eshe shumė mėkate tė deritashme, deri nė krime mbi njerėzimin nė radhėt e popujve tė vegjėl, bashkėsia ndėrkombėtare, nė emėr tė njėfarė “diplomacie preventive e tė matur”, po bėn gabim mbas gabimi, duke rrezikuar madje edhe vetė qenėsinė dhe vazhdimin e funksionimit tė KS tė OKB-sė e mbase edhe tė OKB-sė pėrgjithėsisht.
Hierarkia shoveniste moskovite, e mėsuar tė jetojė mbi supet e tė tjerėve dhe e shėrbyer nga tė tjerėt, tash nuk e ka lehtė ta humb pėrfundimisht ndikimin nė Ballkan, qė gjithnjė nė histori e ka ushtruar me gjakderdhje tė mėdha ndėr popujt e vegjėl, nėpėrmjet shtetit famėkeq, me emrin Serbi. Edhe hierarkia shoveniste beogradase, e ushqyer me mite pėrrallore, qė ishte mėsuar tė jetojė dhe tė krekoset gjithnjė mbi supet e popujve qė i ka shtypur e shfrytėzuar, tash e ka vėshtirė tė pajtohet me “fatin e hidhur”, qė pėrfundimisht tė heq dorė edhe nga Kosova. Pra, ushqyer nga mitet pėrrallore tė gjakosura, qė kanė mbėrritur deri nė kremtimin e pėrvjetorėve tė luftėrave tė humbura, si “fitore kombėtare”, liderėt e Moskės dhe tė Beogradit, edhe sot kėndojnė nė sintoni kėngėt e tyre mitologjike, me tė cilat kanė vėnė nė huti absurde diplomacinė e bashkėsisė ndėrkombėtare, deri nė kėrcėnime fatale tė paqes botėrore e madje edhe deri nė shkatėrrimin masiv tė njerėzimit. Mund tė themi se nė njė masė tė madhe,, edhe po ia dalin qėllimit, sepse me bllokimin e diplomacisė botėrore, e kanė sjellė para bllokimit KS e OKB-sė, deri nė pikėpyetjen e ekzistimit.
Me qėllim “tė shpėtimit tė fytyrės dhe tė qenėsisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare” nėpėr telat e ndryshkur tė diplomacisė botėrore, ēėshtja e statusit tė Kosovės ėshtė pėrēuar nga KS i OKB-sė nė Grupin e Kontaktit (GK), qė as nuk ėshtė institucion, as nuk ka njė akt kostitutiv, as nuk ka njė seli, as… as nuk mund tė ketė fuqi vendosėse pėr kėtė ēėshtje.
Njė potez nga sintonia e kėngės diplomatike moskovito-beogradase, pėrmes gojės sė aletatit tė madh europian – presidentit tė Francės, Sarkozy, u bė “ligj dhe rregull” nė bashkėsinė ndėrkombėtare, duke pjellur njėfarė formule tė bisedimeve 120-ditėshe, mes Prishtinės dhe Beogradit. Diplomaci se jo mahi !!! Edhepse, tė gjitha palėt e bashkėsisė ndėrkombėtare janė tė bindura se nuk del gjė nga kėto bisedime tė mundshme, tė cilat janė tė dėshtuara ende pa filluar, me njė zė tė fuqishėm dhe me njė pompozitet absurd i brohorisin kėtij “procesi”, duke i ftuar palėt tė jenė “fleksibile”! Njė kėrkesė e tillė, kėto ditė, ka ardhė nga taborri i kryediplomatit tė BE-sė – Javier Solana, i cili me diplomacinė e tij tė ēuditshme dhe qesharake deri nė absurditet, ėshtė i njohur edhe si kumbarė i Beogradit, por fsatmirėsisht, projektet e tij integruese, nė favor tė shovenizmit beogradas, janė gjithnjė tė dėshtuara. Ėshtė mė shumė pėr t’u habitur dhe pėr t’u zhytur nė shumė dyshime, edhe “pėrqafimi” i kėsaj idee tė bisedimeve 120-ditėshe, nė mes Prishtinės dhe Beogradit, nga qarqet diplomatike tė SHBA-ve dhe tė miqve tanė tė tjerė europerėndimorė.
Nuk ka logjikė njerėzore as juridike qė mund tė arsyetojė kėto “bisedime shtesė” dhe afatin e tyre prej 120 ditėsh. Askush nuk mund tė na bind me marifetllėqet e kėsaj dukurie shumėfytyrėshe, n’udhėkryqet e interesave shumėpalėshe, qė sipas terminologjisė globale botėrore quhet diplomaci. Cili nga politikanėt dhe diplomatėt e diplomacisė ndėrkombėtare mund tė na e shpjegojė thelbin e kėtyre bisedimeve?! Cili nga “miqt” tanė mund tė na e arsyetojė kėrkesėn pėr kėto bisedime dhe “kėshillėn” qė tė mos ngutemi me vendime unilaterale?! A e dijnė diplomatėt dhe miqt tanė se populli i Kosovės pėr kėtė ēėshtje ka votuar nė masėn mbi 90%, nė referendumin e shtatorit tė vitit 1991?! A do tė bėhet ndojherė e ditur se pėr ēka duhet tė biseedojnė nė kėto 120 ditė Prishtina zyrtare me Beogradin zyrtar?! Me ēfarė logjike mund tė arsyetohen kėrkesat drejtuar palėve, pėr “fleksibilitet”?! Pėr ēfarė fleksibiliteti flitet?! Ēka kėrkohet tė lėshohet pe nga palėt, qė tė arrihet deri te njė “marrėveshje”?! Me ēfarė logjike diplomatike e “konstruktive” i arsyetojnė “miqt” tanė angazhimet pėr shkėmbime territoriale nė mes Kosovės dhe Serebisė?! Nė koluaret satanike tė Beogradit, planet pėr ndarjen e Kosovės nuk janė tė sotme, por datojnė qė nga periudha nė mes dy luftėrave botėrore. Kėto qėllime i di fare mirė bashkėsia ndėrkombėtare.
Pse zgjedhjet parlamentare dhe administrative nė Kosovė, qė ishin shtyrė deri pas zgjidhjes sė statusit, tash duhet tė mbahen nė nėntorin e ardhshėm?! Kush duhet tė instalohet nė drejtimin e institucioneve tė Kosovės, para zgjidhjes sė statusit?! Pse duhet bėrė ky ndėrrim n’udhėheqjen e institucioneve, pėrmes zgjedhjeve, tė cilat dyshoj se do tė manipulohen tėrthorazi nga qarqet arbitrare ndėrkombėtare. Dyshoj, do tė jetė Solana, ai qė pėrmes instrumenteve tė OSBE-sė dhe tė UNMIK-ut do t’i dirigjojė zgjedhjet e nėntorit dhe nė bazė tė rezultateve tė kurdisura t’i instalojė nė krye tė institucioneve tė Kosovės njerėzit me tė cilėt “mund t’i pėrmbyll me sukses bisedimet fleksibile me Beogradin, pėr tė gjetur njė zgjidhje tė kėnaqshme dhe tė pranueshme nga tė gjitha palėt”. Nė tė vėrtetė po kėrkohet njė zgjidhje qė do tė kėnaq aspiratat e Moskės dhe tė Beogradit, me bekimin e diplomacisė globale, sipas garancive nga marrėveshja e fshehtė ruso-turke pėr copėtimin e tokave shqiptare, qė e ka zanafillėn nė vitin 1878, nė prag tė Kongresit tė Berlinit. Si kryqėzim interesesh qė dalin nga marrėveshja famėkeqe ruso-turke, e sipėrpėrmendura, janė edhe projektet zhvillimore tė ish Jugosllavisė – tė rrjetit rrugor tė autostradave dhe tė hekurudhave tė elektrifikuara, qė nė asnjė kėnd e nė asnjė metėr nuk e kanė prekur territorin e Kosovės.
Pėrfaqėsuesit e Kosovės nė kėto “bisedime shtesė”, ose nuk duhet tė shkojnė fare, ose duhet tė bisedojnė vetėm pėr dėmshpėrblimet e luftės, me tė cilat Serbia i detyrohet Kosovės dhe pėr bashkėpunimin eventual, nėse mund tė zhvillohet nė mes dy vendeve, si shtete fqinje me interesa reciproke. Tė mos i fryejnė mė zjarrit tė decentralizimit, as tė mos zhyten labirintheve tė rrezikshme diplomatike, nga tė cilat nuk mund tė dalin lehtė. Ėshtė shumė mė mirė qė pėrfaqėsuesit tanė (Grupi i Unitetit) tė jenė tė padėgjueshmit e qarqeve interesfėlliqura ndėrkombėtare, se sa tė padėgjueshmit e interesave dhe tė aspiratave tona jetike. Dhe nė fund: mė duket se ka ardhė koha qė Putinit e Koshtunicės me kompani, t’u thuhen dy fjalė tė serta – publike dhe tė menēura – LARG DUART DHE KUSURITJET NGA KOSOVA!!!