PDA

View Full Version : Shtatqindmijė nėna!


LOJETARI
07-10-07, 15:32
Si i komentoni fyerjet qė nė pėrmbajtje kanė aktin seksual me nėnėn apo nėnat e shumta tė personit qė na e prekė fitilin .A ėshtė kjo dėshira pėr tė dėshmuar pjekurinė gjegjėse ,apo bėhet qėllimisht pėr ta denigruar personin mė tė dashur tė tjetrit ,dmth nėnėn e tij .Javėn e kaluar njė i ri nga Kosova , nuk e di se nga cili qytet ishte ,u dėnua me 15 vjet burg ngase kishte mbytur fqiun e vet ,sepse ky i dyti i kishte fyer nėnėn e tij .

Murgesha
07-10-07, 15:38
More veq nėnėn prap pak punė ama kjo 700 mijė valla nuk durohet hiq se po ta shan krejt lozėn.

Si i komentoj?
Paj turpi brina nuk ka e shfaqet edhe nė kėtė mėnyrė.

vjeshta
07-10-07, 16:24
Kjo fyerje eshte trasheguese ,kalon nga brezi ne brez ,pse e theme : sepse kam degjuar qe edhe vete prindi e shan fmijen ne ate menyre ,kete do ta beje femija ne femijen e vete e keshtu me radhe ...........e lere ma kojshia qe eshte i larget .....!!!

Per nje te shame me ardhe deri te vdekja e nje personit dhe tek burgimi 15 vjeqar i te tjetrit ,mendoj qe nenat e asnjerit e as tjetrit( te ketyre dy personave)nuk do ta deshironin .Mend per tjeter here :biggrin.

Amina
07-10-07, 19:17
Prej qe e mbaj mend, kur kam qen e vogel keto fyerje i kam ndegju. Edhe sa me shpesh qe i kam ndegju, aq me shume i kam urrejt. E keshtu ka mbet deri me sot,

Xuki
07-10-07, 19:27
Ai qė ia shanė nėnėn dikujt, ai as nėnėn e vet nuk e respekton.......kur ta shajsh dikėnd, atėher tė shanė edhe ty dikush...."i shami t'shanė".

LABI
07-10-07, 19:52
Edukata , sjelljet , te shprehuirt , artikuluarit cofte verbal , apo cfaredolloj forme tjeter ; kane shpjegime socio-kulturore ... E qe do te thote qe njeriu eshte produkt i historise .

Poqese njeriu socializohet ne nje ambient te dhunshem , me siguri qe e ardhmja e tij premton nje personalitet te dhunshem


Ato qe njifen si SHPREHI TE KQIJA ( VESE ) ne mase te madhe pervetesohen dhe arrijne qe te behen pjese e zakonshmerise se nje personaliteti ne saje te PERSERITJEVE dhe ne saje te EKSPOZIMIT te vazhduar (permanent) ketyre PRODUKTEVE (informacioneve) qe nje individ konsumon ne ambientin-social .

Poqese nje femije rritet ne nje ambient te dhunshem social ... gjasat e tij per t'qene i dhunshem ne te ardhmen jane me te medha , se sa te nje femije qe nuk eshte rritur (socializuar, edukuar) ne keso ambientesh .

Dhuna - gjeneron - dhunen

CFARE KONSUMOJME - ASHTU DHE JEMI

Per kete arsye eshte e kshilluare qe femijet te ruhen nga ato permbajtje socializuese , qe karakterizohen me cilesi te dyshuara qofte kulturalisht, normativisht, moralisht etj .


TE KENI PARASYSH QE FUNKSIONIMI I SJELLJEVE E NEJRIUT , VEPRIMET ... NUK KANE NJE SHPJEGIM AQ TE THJESHT SIKURSE PARIMET E FUNKSIONIMIT TE KOMPIJUTEREVE , APO TE TEKNOLOGJISE ; NJERIU NUK ESHTE KOMPIJUTER QE TE FORMATIZOHET NE CFAREDO KOHE ... DHE T'I HUMBESH TE GJITHA SHENIMET QE I KA TE RUAJTURA NE TRURIN E TIJ ( NE VETEDIJEN , APO NE NDER-DIJEN E TIJ ) ..


Te gjitha perjetimet , eksperiencat e njeriut ruhen, memorizohen , instalohen , perjetesisht ne qenien e tij , psiken e tij (shpirtin e tij ) ....

Kavaleri
07-10-07, 22:35
I dobti te shan, apo i shami te shan.

I forti del e ta zen priten te rreh mir, e qe tybe mo ska me mujt as nje se leje 700 mije!

DEA
08-10-07, 08:09
Kane thene, nuk kam frike se vdes, po kam frik qe me jet ves!!!!!! Kurse ky eshte vesi me i keq i shqiptareve, ka prej atyre qe me plot vetedije mundohen me kete te shame te te lendojne aty se ku te dhemb me se shumti, por ne shumicen e rasteve e kam bindjen qe as qe e mendojne se qfare nxjerrin nga goja e tyre, thjeshte kjo eshte e regjistruar ne memorie edhe rreshqet pa prit e pa kujtu.

Me ka ra rasti kesaj vere kur isha ne Kosove ti ndegjoj dy femije vellezer njeri 3 vjeq e gjys kurse tjetri 2 vjeq : e rrehu i madhi te voglin , i vogli filloj te qaje dhe ja ktheu" qiqa nanen ,gabeli i zhi" qe do te thot ky 2 vjeqari ku ka vetedije per ate qe tha, aspak hiq! po e ka ndegju dikend tjeter dhe eshte regjistruar ne memorien e tij, e as qe besoj qe do ti shlyhet as kurr te rritet, por vetem sa e sa do ti piqet.


Ateher nese ju shan dikush, mos u nervozoni po mundohuni ti ndihmoni , se ai ashtu keshtu eshte i mjere!!!!!!!!!!!

lyra2
08-10-07, 08:12
A ėshtė kjo dėshira pėr tė dėshmuar pjekurinė gjegjėse -shume bree Shtatėqindmijė per te treguar pjekuri...jooo nuk dihet hiq:)
apo bėhet qėllimisht pėr ta denigruar personin mė tė dashur tė tje-une mendoj qe vetem nga shprehia ne te shprehur qe eshte e mbjellur te shumica e shqipetareve,e per ate fyerje qe e pranojne si shume te rende prap nga krenaria e semure,Dashuria ndaj nene shprehet ne shume menyra ,jo me "mbrojtje" nga te sharat qe edhe vet ia ben dikuj,ky eshte vetem mendim!

Preshevar
08-10-07, 10:44
Budallakija s'ka fund... eshte mir nese njeriu s'ja bjen punėn atij qė mos t'ja ofendoj as nenen e as motren. Se prej ati momenti qe te shan dhe ju pergjigjesh, dije se nuk je me i mir se ai qe te shajti.

Edhe si t'mendojm mir e hollė, 700'000 nena, fiuuuuuuuuu mu kthy temas, jam i sigurt qe te dyt dalin prej nje nene,... Po qe, s'ka popull qe eshte perfekt!

Zoti e beft mir, dhe i zhdukt keto dukuri neg.!

rafet llapjani
08-10-07, 13:55
Lojtar balit pasha kuranin na jem popull interesat, ani shtatqinmi nana po kush i kae aqe shum nana bre!!!!~!!! ani kur ti nijsh do do per shtune e shtatqin vjet edhe kete e kena shprehi etj etj .

P.s e kom pas nje rast ketu ne gjermoni me nje vendas tu punue ai vetum sa pate ardh ne gjermoni dhe filloi atu ku punojsha une me punue dhe kaqen kogja si nervoz dhe i thae shefi per me shkue nje pune me punue e aj ju kthye shqip sheftit tha per shtunen e shtatqin vjet nuk shkoj me krye ate pune, se gjermanishten se dike ne ate kohe dhe me pyti shef qka po thet ja perktheva thash qe shtune shtaqinvjet sta kryn ate pun dhe u nal shefi e pom thet cka cka po ku kini pa ju shqiptar shtaqin vjet me jetue bre ahhahahhahaahhahahahahahahhah

sherri
08-10-07, 15:36
Nuk esht edhe aq tragjike pse shahemi!ne cdo popull eksizton shprehia e te sharit,p.sh.Anglezet,e kan ne gjuhe te sharen..f...m.... f....ing....seni etj..
e keqja te ne esht se per nje te shame bahen vrasje,rrahje....

Kjo esht e trasheguar qe moti,edhe permes folklorit,pa vetdie nxitet kjo dukuri,si e vrau per nje shuplak,per nje te shame etj...thua se esht mburrje kjo.

"ooooo m“ka ra shuplak e i rash allti eeeeeeeeee",apo kanga e Zagrebit,"ketu po i shajshin burrat ne bab e nan"

Nuk justifikohet vrasja,apo rrahja,se me shau?! me ka ndodh nje gje e till,edhe ju kam pegjegj but,thjesht shko te nana jote e ki ma afer se as e imja nuk esht me "taze" se e jotja:mad:

"une mendoj qe vetem nga shprehia ne te shprehur qe eshte e mbjellur te shumica e shqipetareve,e per ate fyerje qe e pranojne si shume te rende prap nga krenaria e semure,Dashuria ndaj nene shprehet ne shume menyra ,jo me "mbrojtje" nga te sharat qe edhe vet ia ben dikuj,ky eshte vetem mendim!"
E perserita ket shkrin nga lyra2,si shume i qelluar per ket tem.

Dilaver
08-10-07, 22:25
Titull bombastik!
A thua ėshtė e mundshmė?
Kur e lexova kėtė tutull hėė, ka nuk mė vajti mendja pėr disa caste, ndėr mėndimet e shumta qė mė sillėshin vėrdallė nė kokėn time ishte edhe mendimi se; Lojetari sot e paska gabuar destinacionin e lojės, “paska luajtur mendsh” hajr e bėftė Zoti, thash vet mė vetė, heu taksirati i zi po kujt ja paska shilua 700 000 nėna nė kėtė aksham pazar?!
Pasi lexova temen e hapur ateherė mora fryme thellė e u gėzova qė Lojetari nuk paska luajtur mendsh por paska luajtur me njė ndėr shprehjet e shumta tė gjėndjes emocionale tė njeriut nė komunikimin e pėrditshėm.
Sharja apo ofendimi ka karakter social e konsiderohet si shprehje e nivelit tė ulėt tė kulturės, por nga kėto shprehi nuk jan imun as njerėzit e arsimuar e me kualifikime tė larta e besa edhe me grada tė larta shkencore. Ndoshta nuk ėshtė edhe pėr t’u cuditur nėse themi se ka gjuhėtar tė cilėt ndryshoijnė nga njeni tjetri nė gjykimet qė japin mbi cfarė quajmė sharje. Ka tė tillė qė potencojnė se sharja ėshtė pasuri gjuhėsore apo deformim gjuhesor. Estagfirullah Estagfirullah Estagfirullah (Na fal o Zot), sharja pasuri gjuhėsore!
Nuk ėshtė kjo shprehi e pėrhapur vetem tek ne si u tha nga parafolesit por nė tė gjitha anėt e botės ky frymon faktori njeri.
Nėse klikoni nė kėte link (lidhje) mė poshtė cdo gjė qė shifni janė pėr kėrkes falje, prandaj kėnd do qė e gėrvisht kurreshtja lė tė klikon, sharje nė tė gjitha gjuhėt e botės tė pėrkthyera edhe nė shqip. http://www.insultmonger.com/swearing/albanian.htm (http://www.insultmonger.com/swearing/albanian.htm)
Ėshtė kjo njė dukuri shqetėsuese e prapambetur tek ne shqiptarėt nėse sharja konsiderohet si marrje e nderit! Kur pala e ofenduar nuk mund tė durojė apo tė falė njė ofendues atėherė vjen vjen deri te mė e keqja pėr njė fjalė goje si ky rast.

LOJETARI
08-10-07, 22:42
Kujtoni ndeshjet e Luan Krasniqit dhe rekomandimet e shikuesve se ēka duhet ai me i bė kundėrshtarit !!!!!!!!:biggrin:

Murgesha
09-10-07, 07:18
More lėri ti ndeshjet e Luanit se ato sjanė gjė se pikėrisht ashtu duhet me ja u ba kundėrshtarve tė vet Luani d hahahahaahahahahahah.
Vetėm se tash po na del se askush prej dardanasve nuk po shajka ncncncncncnc!!!! Bash po befasohem..
Nejse nuk po e them se jo rrallė kam marrė mesazhe private me selame ndaj nėnės time se pastaj na bjen hije e zezė krejt forumistave. http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon12.gif
Veq valla edhe diēka po quditem....
Spo i dojkan Dardanasėt vjehrrat apo gjyshet si ju themi ne gjilanasit nėnės sė gruas. E ato thuaja gjithkund janė tė dashura pėr dhėndurrėt...ncncncncncnc!

Elina
10-10-07, 14:13
More rralle ka shqiptar qe nuk shane,,, me mire te them rralle e hiq :biggrin:
Bile kur t'ju vlon gjaku per dicka e jan ne ndonje vend qe ngushtohen me shajte,,, pa thene bile uh nanen e nanes hooo hahahhaha
Te dikush eshte edhe si shperhi me duket ,,, ne daq per mire, e ne daq per keq pa i shajte qato shtatqindmije e shtateqindmije nana se lejne :biggrin:

Xuki
10-10-07, 14:31
Tash kan nisė edhe qikat/gratė me sha!!!!

Elina
10-10-07, 14:32
Tash kan nisė edhe qikat/gratė me sha!!!!

Qe sa ashtu hair ishalla!!? :biggrin:

SANTANA-29
10-10-07, 14:43
Valla Lojtar a,sdite ma mir ,,,,,veq met shame,,hahahaha,Shtatėqindmijė nėna!,,,
kom ndigjue se dikun po thojshin,,Nenteqinmije nėna,,,,:tongue: ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

selvija
10-10-07, 14:47
Tash kan nisė edhe qikat/gratė me sha!!!!Xuki pse qitsh e morre vesh aa,,:biggrin:
vEq kush thot se ska shqiptar qe nuk shan ,,,por edhe ajo shame nuk eshte se ku me dit se qka ,,bile burrnimi e ka si llokuma embelzohen me ate fjale...
gjithkund ne bote shajn kjo eshte normale...si dal nga dera degjoj fjalen PERRKELEE

Guri i madh
10-10-07, 16:55
Tash kan nisė edhe qikat/gratė me sha!!!!



qysh poshajshin kto me shtatqinmi baba po thojshin haaaa

halla e madhe
10-10-07, 18:19
Qka s'po bajka puna vaki!
Ish kone martu nje nuse ne nje shpi te madhe ku krejt burrnimi ja kishin pase zanat me sha n'nane,haj medet, po kqyr nusja seri kur po del me fshi shpine,her njoni e here tjetri po shajne me nane njeri tjetrin,eu, eu, medet per mua, po mendohet me veti e ja nisi te merzitet bukur shume.kaluan disa dite e nuses ju mesuan vesht me ato t'shame dhe i erdhi rendi te shkoj te t'vetet me fjete si asht adet tek ne. familja e nuses kishin marre vesh qe ata kishin adet te shajne me nane po nuk i kishin tregu.
_Allahile qysh po kalon oj bi me ata njerze, a po te dojne a po te shajne a jo? _e veten familja e vet
_Allahile mire boll, e kishin zanat me sha n'nane,po une i rash n'fije, si po zgjohna n'sabah po t'ju mbathi une e para me t 'shame e masnej s'po ladhna ma....hahahahahahaa

panta_rhei
10-10-07, 19:50
Qka s'po bajka puna vaki!
Ish kone martu nje nuse ne nje shpi te madhe ku krejt burrnimi ja kishin pase zanat me sha n'nane,haj medet, po kqyr nusja seri kur po del me fshi shpine,her njoni e here tjetri po shajne me nane njeri tjetrin,eu, eu, medet per mua, po mendohet me veti e ja nisi te merzitet bukur shume.kaluan disa dite e nuses ju mesuan vesht me ato t'shame dhe i erdhi rendi te shkoj te t'vetet me fjete si asht adet tek ne. familja e nuses kishin marre vesh qe ata kishin adet te shajne me nane po nuk i kishin tregu.
_Allahile qysh po kalon oj bi me ata njerze, a po te dojne a po te shajne a jo? _e veten familja e vet
_Allahile mire boll, e kishin zanat me sha n'nane,po une i rash n'fije, si po zgjohna n'sabah po t'ju mbathi une e para me t 'shame e masnej s'po ladhna ma....hahahahahahaa

Eeeu 7 qin mi nana po nuse e prapt tuk o kon :redface: (pra siē po shihet kjo shprehje pėrmban nė vete edhe "termin magjik": "qin" (aludohet nė: "qind")... tingullimi i rrokjeve ėshtė "gjithpėrfshirės" dhe mė "melodioz" kur kombinohet me numrin "poashtu magjik" shtatė... kurse "prapashtesa" "mi", garant e ka prejardhjen nga e famshmja "uh minjt n tavan ti q...":biggrin: )!!!


Sipas Lekės (kanunit po menoj) "burrit" me ja sha 699999 nana, nuk e korit...
veq!!!!!!! me bo me ja prek t 7 qin mijten... mos vet ma mir hiq cka bohet... ma shkurt ka drejt me lyp ni gjak (se e kishin pas llogarit n at vakt "zahre" me kokrra t pasulit 700000:1)

"By the way" qysh koritet burri sipas lekes, qe duhet me lyp gjak patjeter per mos me i shku ftyra:
Neper oda e mledhia, burrave duhet me ju qit me i la durt sipas rendit. Me bo me ja kalu rendin dikujt (dmth atij qe nuk i kan "qit dursh":biggrin: sipas rendit), e kan koritė, edhe i takon hakmarrja...

Pėrndryshe: unė mendoj se edhe kjo "e shame" si shumė tė tjera, ėshtė dėshmi (mbeturinė) dhe pasojė nga zakonet dhe kohėrat kur femra (jo vetėm shqiptare, por mė sė shumti ajo) ishte shumė e shtypur, pa fije respekti, thjesht vegėl (pėr cka t'dush). "Burrat e fort" nė ato kohėra, "kujdeseshin" pėr moralin e "robve t'shpis" ("bile pa ia kthy t shamen s'e kan lanė").

gjini
10-10-07, 21:43
Shiqoni , ketu tek ne ska shum te shara te ndyeta por kan ardhur nga importi e tregun e kemi pas ne serbi ku i kemi ble shum lire te ne i thojme Akshampazare.
Te ne ka mbete e shara e nanes si shprehi si per te mire ashtu edhe per te keq.

Nese nje njeri te kerkon ndihme apo diqka tjeter dhe ti kercen e shpejt e ja bon qaren aj pasi qe te thote ty me pshtove e zoti te rujt kur ta kthene shpinen ka me thane me veten apo nese eshte me dikend se he po nanen po mire na priti .
e sikur mos ti kryejsh pune prap ka me thane: faliminderit qe sma kreve punen e kur tja kthen shpine ka me ja shajt 700 mije nana.

LOJETARI
06-06-11, 12:00
Ah,.. qėndroni nana n'mujshi .....!

emine
06-06-11, 13:50
a ka baba se nanatspo me duhen:tongue:

tipi engjellor
06-06-11, 14:46
shajne ku gjejne lehte se ne disa vende kerset pushka....

SANTANA-29
06-06-11, 14:50
Ai qe Ofendon ne ket menyr nuk eshte normal,ai eshte budall ,po per mua ma budall eshte ai qe e ka vrar,,,

tipi engjellor
06-06-11, 14:53
[QUOTE=SANTANA-29;2073829]Ai qe Ofendon ne ket menyr nuk eshte normal,ai eshte budall ,po per mua ma budall eshte ai qe e ka vrar,,,[/QUOTE

ai normal se askujt nenna si ka lind me te shame po duhet me dite njeriu deri ku edhe me kend me u share .....se ka qe shahen perqef bejn humor shume raste...

SANTANA-29
06-06-11, 14:59
[QUOTE=SANTANA-29;2073829]Ai qe Ofendon ne ket menyr nuk eshte normal,ai eshte budall ,po per mua ma budall eshte ai qe e ka vrar,,,[/QUOTE

ai normal se askujt nenna si ka lind me te shame po duhet me dite njeriu deri ku edhe me kend me u share .....se ka qe shahen perqef bejn humor shume raste...


Qfar humori me Nene duke e share,,kam pare shum raste te tilla si shok duke u share ,por te ne shqiptaret fitili i llames ashte shum i shkurt,hahahahaah

edhe ne shqiptaret e kemi sbulu humorin ,por respektin shkollen dijen sdim se tjerat krejt i kemi,,:biggrin:

tipi engjellor
06-06-11, 15:05
[QUOTE=tipi engjellor;2073831]


Qfar humori me Nene duke e share,,kam pare shum raste te tilla si shok duke u share ,por te ne shqiptaret fitili i llames ashte shum i shkurt,hahahahaah

edhe ne shqiptaret e kemi sbulu humorin ,por respektin shkollen dijen sdim se tjerat krejt i kemi,,:biggrin:


Po ka qe shahen shume po jane disa pune qe nuk shkojne dita pa u share ose pa bere humor qka me ba po me shku larg duhet me u ru.....se gjithmone disponimi nuk eshte ne maksimum e aty del keq ....