PDA

View Full Version : Lajme Aktuale....


Faqet : 1 2 3 4 5 6 7 [8]

Guri i madh
28-10-13, 18:20
Megjithatė, historia e Soraias nuk ėshtė e vetmja. Ajo ishte vetėm njė nga qindra vajza dhe gra tė reja libaneze, tė cilat u rrėmbyen nga shkolla, shtėpia, puna dhe u forcuan tė ishin skllavet e seksit tė Gadafit.
Udhėheqėsi libanez nuk i kufizoi tėrheqjet e tij seksuale vetėm te femrat. Ai gjithashtu abuzonte seksualisht me meshkuj gardistė tė rinj nė sy tė haremit tė tij.
I mbushur me kokainė, uiski, cigare dhe Viagra, Gadafi e pėrdori seksin jo vetėm si armė fizike, por edhe si mjet politik pėr tė shfaqur fuqinė.
Ai jo vetėm qė pėrdhunonte gratė e nėnshtruara, por nė tė njėjtėn kohė vinte nėn kontroll burrat qė kishin afėr si pėr shembull bashkėshortėt ose baballarėt e tyre.
Gadafi ishte shumė i vetėdijshėm pėr kėtė. Grave dhe vajzave tė figurave kryesore u bėhej shantazh, u jepej ryshfet, merreshin me tė mira dhe ndonjėherė edhe me forcė qė tė bėnin seks.
Gadafi jo vetėm qė e shijonte aktin e degradimit tė kėtyre vajzave dhe grave, por tregonte edhe fuqinė qė ky akt i jepte mbi njerėzit e tjerė. Disa femra madje edhe rrėmbeheshin gjatė ceremonive tė tyre martesore, si shfaqe pėrfundimtare e plotfuqishmėrisė.
Ashtu siē njėri nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Gadafit e pranoi pas vdekjes sė tiranit, seksi ishte jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr tė, sepse ai qeveriste, poshtėronte, kontrollonte dhe ligjėronte nėpėrmjet seksit.
Nė publik, Gadafi shtirej sikur i kishte tė drejtat e femrave tepėr pėr zemėr. Nė vitin 1981, ai tha se ishte i dedikuar ndaj lirimit tė femrave libaneze nė mėnyrė qė tė shpėtoheshin prej botės sė zotėrimit dhe kontrollimit tė tyre.

Guri i madh
28-10-13, 18:21
Si provė tė kėtij premtimi, Gadafi e rrethoi veten nga roje femra. Mesazhi ishte i qartė: nėse Udhėheqėsi i madh u besonte femrave sigurinė e tij, atėherė burrat libanezė duhet tė ndjekin shembullin e tij dhe t’i trajtojnė femrat me barazi.
Megjithatė, rojet ishin pak mė shumė nga sa dukeshin nė vitrinė. Shumė prej tyre ishin rrėmbyer dhe pėrdhunuar nga Gadafi dhe kishin pak eksperiencė ushtarake.
Me raste, kur ajo nuk po pėrdhunohej apo po detyrohej tė pinte kokainė, uiski apo tė shihte pornografi, lista e abuzimeve ėshtė e pafund, Soraia ndonjėherė aktronte si njė nga rojat gjoja elitė tė Gadafit.
Nė vitin 2007, ajo e shoqėroi Udhėheqėsin nė njė tur nė shtetet afrikane dhe i dha fytyrės njė shprehje tė ashpėr, pėr t’i treguar botės sesa tė pėrparuara ishin bėrė femrat libaneze.
Megjithatė, nė privatėsi, pikėrisht nė atė tur, Sorajės iu desh tė pretendonte se ishte sėmurė qė tė mos pėrdhunohej nga burri qė ajo supozohej tė mbronte.
Gadafi shpejt e zbuloi se ajo po gėnjente, pasi ishte parė duke notuar, dhe kėshtu ai e rrahu dhe e pėshtyu pėrpara se ta pėrdhunonte. “Dola me fytyrė tė fryrė dhe ata mė mbyllėn nė njė dhomė”, tregon Soraia.
Nga ana tjetėr e derės ajo u tall nga njė grua e quajtur Mabrouka Sherif, ajo qė e furnizonte Gadafin me vajza dhe gra tė reja.
“Doje t’ia mbathje, apo jo?” e kishte pyetur Mabrouka. “Kudo qė tė shkosh njė ditė, Muamari do tė tė gjejė pėrsėri. Dhe atėherė ai do tė tė vrasė”.

Guri i madh
28-10-13, 18:22
Ajo qė e bėn historinė e haremit tė Gadafit edhe mė shokuese ėshtė bashkėpunimi i grave si Mabrouka nė gjetjen e femrave tė seksit tė saj pėr t’i ēuar ato drejt flijimit pėr nder tė dėshirave tė mjeshtrit.
Falė aftėsisė sė saj pėr t’i dhėnė Gadafit atė qė ai dėshironte, njė furnizim tė pafundmė virgjėreshash, Mabrouka u rrit menjėherė nė njė pushtet tepėr tė madh nė Libi.
Disa mendonin se ajo praktikonte magji tė zezė me Gadafin, pėr tė rritur mė shumė statusin e saj. Por sipas Soraias, Mabrouka ishte njė rojtare dhe torturuese. Soraia u detyrua tė jetojė nė njė bodrum tė lagėsht nė zemėr tė kompleksit tė Gadafit nė qendėr tė Tripolit.
Ajo lejohej tė dilte nė qytet vetėm gjysmė ore nė ditė, e shoqėruar nga njė roje. Nė raste shumė tė rralla ajo lejohej tė krijonte kontakte me familjen, por shpejt u bė e dukshme se ata ishin tė turpėruar prej asaj qė i kishte ndodhur vajzės sė tyre. Kur ajo bashkohej pėr pak kohė me prindėrit dhe vėllezėrit e saj, Soraia u trembej atyre. Ata i referoheshin asaj si njė vajzė qė nuk meritonte tė jetonte, pasi nderi i tyre ishte nė rrezik.
“Kjo mė rrėqethte, kujton ajo. Tė presėsh fytin tim pėr t’i bėrė tė tjerėt tė respektonin burrat nė familjen time. Krimi do tė lante gjoja turpin. Unė jam e ndotur, ndaj ndot edhe tė tjerėt. Kur tė jem e vdekur, kush do tė qajė pėr vdekjen time?”
Teksa rritej, Soraia pranoni se me kalimin e kohės filloi ta preferonte jetėn nė kompleksin e Kolonel Gadafit, njė mendim qė asaj i dukej i paimagjinueshėm.
Megjithatė, atje kishte njė qetėsi tė tmerrshme, e lirė nga pėrbuzja shoqėrore. Pozicioni i Soraias i dha asaj njė pamje tė pasurisė dhe fuqisė. Mes tyre ishte Sesilia Sarkozi, gruaja e Presidentit francez dhe gjithashtu edhe Toni Bler qė e vizitoi Gadafin nė vitin 2004.
“Nė Siri, pashė Toni Blerin tė dilte nga automjeti i Udhėheqėsit. ‘Pėrshėndetje vajza!” na tha ai me njė gjest miqėsor dhe me buzėqeshje tė ėmbėl”, kujton Soraia.
Nė kujtimet e tij, Bler nuk i referohet takimit tė tij me diktatorin libian, por duket e pamundur qė Kryeministri britanik i kohės tė mos kishte tė dhėna nga raportet sekrete pėr sjelljen e Gadafit.
Pėr mė tepėr, Udhėheqėsi kishte abuzuar femra nė shkallė masive, qėkur erdhi nė pushtet kur ishte vetėm 27 vjeē. Por kur regjimi i Gadafit ra dhe ai u vra nė tetor tė vitit 2011, Libia dhe bota nuk i hodhėn sytė nga krimet monstruoze qė ai kishte kryer ndaj femrave, gjinisė qė ai pretendonte se e donte dhe respektonte.

Guri i madh
28-10-13, 18:29
Pėrkundrazi, siē zbulon edhe Soraia, njerėzit ishin mė tė interesuar pėr krimet e kryera kundrejt burrave, siē ishin rrahjet dhe torturat. Pėr shkak tė turpit nga pėrdhunimi, shumė pak femra qė ishin viktima tė Gadafit ishin tė gatshme tė flisnin pėr atė qė i ndodhi atyre.
Teksa njėra prej tyre tha: “Mė mirė do tė vrisja veten, sesa ta dija qė bashkėshorti dhe fėmijėt e mi do ta zbulonin tė shkuarėn time njė ditė”.
Megjithatė, historia e haremit tė Gadafit ka filluar tė tregohet, edhe pse shumė tė vėrteta nuk do tė zbulohen dot kurrė. Ajo qė dihet me siguri ėshtė qė ekzistojnė shumė Soraias dhe ato gjenden nė ēdo qytet tė Libisė.
Njėra prej tyre quhej Leila dhe ashtu sikurse Soraia, ishte njė nxėnėse shkolle kur u pėrdhunua pėr herė tė parė nga Gadafi. Nė fillim ajo u abuzua me aq dhunė saqė humbi ndjenjat. Kur erdhi nė vete, pa se Gadafi ishte kthyer nė tavolinėn e tij tė punės.
“Do tė tė pėlqejė mė vonė”, i kishte thėnė ai duke qeshur. Diktatori vazhdoi ta pėrdhunonte vajzėn pėr tri vitet e ardhshme. Njė tjetėr grua, e quajtur Houda, kėrcėnohej qė tė flinte me Gadafin, sepse vėllai i saj ishte nėn arrest. Udhėheqėsi i gjuajti, e rrahu dhe e pėrdhunoi atė nė njė zyrė, ku u la brenda pa ujė dhe ushqim pėr dy ditė. Kur asaj iu bė njė ekzaminim nė spital, doktori e kėrcėnoi se do tė tregonte nė polici se ajo kishte pasur lidhje jashtėmartesore. Kur Houda nxori identitetin e pėrdhunuesit tė saj, doktori e kuptoi se ishte mė mirė ta mbante gojėn mbyllur.
Sot, Soraia dhe shumė prej viktimave femra qė u mbijetuan perversiteteve tė Gadafit, po pėrpiqen tė rindėrtojnė jetėn e tyre. Pas kaq shumė vitesh abuzimi, edhe pse ajo ėshtė vetėm nė tė njėzetat e saj, Soraia thotė se ka trupin e njė gruaje tė plakur.
Ajo tymos 60 cigare nė ditė, njė zakon qė e mėsoi nga Gadafi dhe tani e ka tė pamundur tė integrohet plotėsisht nė shoqėri. Pavarėsisht se abuzuesi i saj ka vdekur, dhimbja qė ai mbolli te femrat e kombit tė tij, nuk do tė largohet kurrė. Nė kėtė mėnyrė, mund tė thuash qė Soraia dhe shumė tė tjera do tė jenė pėrherė tė burgosurat e haremit tė diktatorit pėrdhunues.

Guri i madh
02-11-13, 11:19
Xhelati egjiptian: Kam vrarė 800 persona, e dua punėn time



http://images.botasot.info/uploads/largea_xhelati-e1383384030.jpg
Xhelati kryesor egjiptian Haxh Abd al Nabi rezulton tė ketė vrarė rreth 800 persona dhe shprehet i kėnaqur me punėn e tij, duke thėnė se nuk ka asnjė dilemė morale. Kryexhelati thotė se nuk ndjen aspak mėshirė pėr tė dėnuarit me vdekje, pasi sipas tij, puna ėshtė punė.
"Nuk kam dilema morale. Vrasėsi ka bėrė ndonjė gjė monstruoze dhe pėr kėtė arsye nuk mė vjen fare keq”- shprehet Haxh Abd al Nabi.
Ai konsideron se ka talent pėr kėtė punė, madje thotė se nuk do tė dinte tė bėnte mė mirė asnjė punė tjetėr.
"Nė shtėpi pėrpiqem tė jem i qetė aq sa mundem. Punėn e shoh si ēdo punė tjetėr dhe pėrpiqem ta bėjė nė mėnyrėn mė tė mirė”, - thotė Nabi.

Zero Cool
06-11-13, 16:27
Aktakuzė ndaj dy ish - ushtarakėve serbė pėr vrasjen e 27 shqiptarėve



http://knninfo.com/repository/images/06_11_13_55377_akuze.jpg



Beograd, 06.11.2013

Prokuroria pėr krime lufte nė Serbi ka ngritur aktpadi kundėr oficerit tė Ushtrisė sė Serbisė (US) Pavle Gavriloviq (1965) nga Leskovci dhe kundėr nėnoficerit Rajka Kozlina (1976) nga Beogradi pėr vrasjen e 27 personave civilė nė Ternje tė Suharekės, Kosovė, mė 25 mars 1999, ka kumtuar Prokuroria, njofton Beta.

Nė aktakuzė theksohet se Gavriloviq e Kozlina, si ish- pjesėtarė tė Brigadės sė motorizuar 549 tė Ushtrisė sė Serbisė, bashkė me tė tjerė tė paidentifikuar nga Prapavija e batalionit, kanė vrarė 27 civilė, banorė tė Tėrnjes, meshkuj pleq, gra e fėmijė, ndėr tė cilėt edhe njė katėrvjeēar.

"Gavriloviq, i cili ka urdhėruar sulmin kundėr civilėve nė fshat, mė 25 mars ka tubuar vartėsit e tij, ndėr tė cilėt edhe Rajka Kozlina, dhe dha urdhėr qė tė vriten civilėt me fjalėt: “'Nuk guxon tė mbetet asnjė i gjallė”, thuhet nė kumtesė.

Sipas kėtij urdhri, kjo do tė thoshte spastrim fshati dhe vrasje banorėsh, saktėson Prokuroria.

Eprorėt, ndėr tė cilėt edhe togeri Kozlina, i ndau ushtarėt nė tri grupe lufte qė hynė nė fshatin Ternje dhe gjatė aksionit vranė tė paktėn 27 banorė.

Gavriloviq dhe Kozlina ngarkohen me veprėn penal krime lufte ndaj popullatės civile.

Guri i madh
14-11-13, 16:15
Suedia mbyll burgjet, nuk ka tė burgosur

http://www.koha.net/repository/images/f1_14burg1384433039.jpg




Publikuar: 14.11.2013 - 13:45Stokholm, 14 nėntor - Suedia ka njė problem tė pazakontė. Vendi skandinav, siē shkruan "Guardian", ka mbyllur katėr burgje pėr shkak se numri i dėnimeve me burgim nė dy vjetėt e fundit ka rėnė nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe burgjet janė boshatisur."Ne kemi njė rėnie tė jashtėzakonshme tė numrit tė tė burgosurve", tha njė zyrtar i burgjeve suedeze, Nils Oberg, transmeton albinfo.

Qė nga viti 2004 numri i tė burgosurve ka shėnuar rėnie me njė mesatare prej njė pėr qind, mė 2011 dhe 2012 rėnia ėshtė rritur pėr gjashtė pėr qind.

Prandaj, burgjet nė Aby, Håja, Båtshagen Kristianstad tashmė janė mbyllur. Dy janė pėr t'u shitur pėr pėrdorim tė pėrkohshėm.

Askush nuk mund tė shpjegojė kėtė fenomen tė zvogėlimit tė numrit tė dėnimeve me burgim nė Suedi.

Autoritetet shpresojnė megjithatė se sistemi liberal i burgjeve ka luajtur njė rol nė fokus tė parandalimit dhe riintegrimit.

"Ne vėrtet shpresojmė se pėrpjekjet qė bėjmė nė rehabilitimin dhe parandalimin e krimit kanė dhėnė efekt, por ne nuk besojmė se mund tė shpjegohet kjo rėnie prej gjashtė pėr qind", thonė autoritetet suedeze tė burgjeve.

«Semana», njė magazinė javore kolumbiane, ka komentuar me “xhelozi” ngjarjet nė Suedi.

"Derisa nė Kolumbi po vazhdon mbipopullimi i burgjeve, krimet nė Suedi janė ulur nė mėnyrė qė tė mbyllen edhe katėr burgje pėr shkak tė mungesės sė tė burgosurve", shkruan «Semana».

Zero Cool
07-01-14, 18:12
Arrestohet 10-vjeēja afgane, e pėrgatitur pėr sulm vetėvrasės



http://www.knninfo.com/repository/images/06_01_14_37913_afgan.jpg



06.01.2014

Policia nė Afganistan ka arrestuar njė vajzė 10 vjeēe, tė veshur me jelek vetėvrasės.

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme afgane, Sediq Sediqi, i ka thėnė BBC-sė se vajza, e quajtur Spozhmay, ėshtė kapur nė provincėn Helmand dhe ka pasur qėllim tė sulmojė njė postbllok tė policisė.

Sediqi ka thėnė se vajza besohet tė jetė motra e njė komandanti taliban, i cili e ka nxitur atė tė kryejė sulm vetėvrasės.

Nė njė deklaratė tė Ministrisė sė Brendshme afgane, vajza citohet tė ketė thėnė se ėshtė bindur nga vėllai i saj qė tė ndėrmerr kėtė sulm.

Por, sipas Ministrisė, ajo nuk mundi ta shtypte butonin e shpėrthimit tė jelekut vetėvrasės, me ē’rast edhe u arrestua.

Zero Cool
13-03-14, 19:29
Kroacia dėnon ish kryeministrin me nėntė vjet burg, ia konfiskon pasurinė tėrė familjes sė tij



http://www.telegrafi.com/fo/bote/kroacia-d-euml-non-ish-kryeministrin-me-n-euml-nt-euml-vjet-burg-ia-konfiskon-pasurin-euml-t-euml-r-euml-familjes-s-euml-tij_hd.jpg




Pas gati dy viteve, pėrfundoi procesi gjyqėsor kundėr ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

Sanader ėshtė dėnuar me nėntė vite burg. Nė dėnim do tė numėrohen edhe koha e kaluar nė burgun hetues. Po ashtu, do tė konfiskohet tėrė pasuria e tij dhe e familjes e realizuar me veprat e dėnuara.

Pos parave qė janė nė llogaritė e tij dhe tė gruas, tė vajzave tė tij dhe tė miqve, familjes Sanader do t’ju merren edhe veprat artistike tė gjetura nė shtėpi.

Oqeani
14-03-14, 03:01
Dhe ne KS duhet me i t..... keshtu !

Zero Cool
02-06-14, 16:40
Two sisters got raped and hanged till death.....in India.

Shame on our leaders. When will Indian women see "ache din"?

Shame India....
Please protect our mothers/sisters/wives/daughters!





https://scontent-a-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-xpf1/t1.0-9/10405559_709038962471364_1196951301476670450_n.jpg

Zero Cool
30-07-14, 16:20
Vuēiq “shpullė” ambasadorit palestinez qė tha se 'Kosova ėshtė Serbi'


Beograd, 30.07.2014

Kryeministri i Serbisė, Aleksandar Vuēiq ka thėnė sot, nė bisedė e ambasadorin izraelit nė Beograd, Jozef Levi, qė Serbia e respekton tė drejtėn e shtetit izraelit pėr ekzistencė dhe jetė tė qetė tė qytetarėve tė tij.
Vuēiq dhe Levi, me rastin e pėrleshjeve nė Lindjen e Afėrt, kanė shfaqur shpresėn qė “situata do tė zgjidhet me rrugė paqėsore dhe do tė vije deri tė normalizimi i jetės sė pėrditshme”.

E njė deklaratė e tillė e Vuēiqit sigurisht se ia ka ‘ngrirė’ buzėqeshjen ambasadorit palestinez nė Beograd, Mohamed Nabhan.

Arabėt mbėshtesin Serbinė dhe asnjėherė pavarėsinė e Kosovės. Kėshtu kishte thėnė para disa ditėsh ambasadori palestinez nė Beograd.

“Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetėsisė falė vendeve arabe dhe myslimanėve e jo falė Izraelit. Arabėt kanė mbėshtetur qėndrimin e Serbisė dhe ende e mbėshtesin”, ka thėnė Nabhan.

Sipas tij, zhvillimet nė Rripin e Gazės dhe ēėshtja e Kosovės janė ēėshtje krejtėsisht tė kundėrta.

“Kosova gjithmonė ka qenė pjesė e Serbisė, ndėrsa Gaza dhe Bregu Perėndimor kurrė nuk kanė qenė nė kuadėr tė Izraelit. Kėto janė territore tė okupuara, ndėrsa Serbia kurrė nuk e ka okupuar Kosovėn. Paralelja do tė ishte e arsyeshme nė rast se serbėt do tė ishin okupatorė”, pati thėnė ambasadori palestinez nė njė intervistė dhėnė "Danas".

Ylli-1
29-08-14, 14:00
Rrėfehen familjarėt: Ja si e vranė Ardian Brahimin

Publikuar: 10:45 / 29.08.2014
http://www.telegrafi.com/fo/kronikaezeze/tre-v-euml-llez-euml-rit-sulmohen-n-euml-mitrovic-euml-nga-persona-me-uniform-euml-serbe_hd.jpg

(E plotėsuar) Driton Brahimi njėri prej familjarėve tė tė vrarit, Ardian Brahimit, nė njė prononcim ka rrėfyer dhe ka dhėnė disa detaje rreth vrasjes sė kushėririt tė tij nė Kushtovė.

Ai ka treguar se tre vėllezėrit ishin nė malin e tyre.
“Ata janė kanė duke ecė rrugės nė mal tė vetin dhe njė person me uniformė serbe ka dal midis rrugės dhe ka gjuajtur me armė nė drejtim tė Ardanit, Albertit dhe Albionit. Kushėrinjtė e mi nuk kanė qenė nė kufirin me Serbinė, ata kanė qenė nė malin e tyre pasi qė katėr kilometra larg aty ėshtė kufiri me Serbi”, ka thėnė ndėr tė tjera ai pėr Indeksonline.
Ndryshe, Alberi dhe Albion Ibrahimi tani janė tė shtrirė nė QKUK. /Indeksonline/


Ishin nė territor tė Kosovės
Familjarėt e tė lėnduarve nė Mitrovicė thonė se djemtė kanė qenė brenda territorit tė Kosovės.
Derisa tė gjithė ndodhen nė Emergjencė nė Prishtinė dhe po presin tė dinė pėr gjendjen ė tė lėnduarve, pritet qė drejtori i kėsaj Qendre, Basri Lenjani tė tregoj pėr ta dhe gjendjen e tyre.
Disa nga familjarėt kanė thėnė se djemtė janė plagosur nga njė person me uniformė serbe e zyrtarisht ende nuk ka asnjė informacion se a ka tė dyshuar. /KP/


Edhe i plagosuri i dytė nė gjendje tė rėndė, sillet nė Prishtinė
Ka arritur nė Emergjencė nė Prishtinė edhe i plagosuri i dytė nga Mitrovica. Gjendja e tij ėshtė shumė rėndė pas plagėve tė marra nga arma e zjarrit.
Mjekėt nuk kanė dhėnė ende ndonjė informacion nėse ėshtė jashtė rrezikut pėr jetė ose jo. /KP/

Tre vėllezėrit sulmohen nė Mitrovicė nga persona me uniformė serbe
Personi i vdekur dhe dy tė plagosurit, KosovaPress mėson se janė vėllezėr, njėri 19 vjeē, njėri 17 dhe tjetri 16. Qė tė tre shqiptarė, me mbiemrin Brahimi. Ky i fundit tashmė ka arritur nė Emergjencė nė Prishtinė.
Burime tė KosovaPress gjithashtu bėjnė tė ditur se ata kishin shkuar nė mal pėr dru dhe se njė person me uniformė serbe ka shtėnė me armė nė drejtim tė tyre.
Askush nuk din nėse ishin andej kufirit apo kėndej, por dihet se ata kishin shkuar pėr dru. Rasti sipas kėtyre burime ka ndodhur diku nė orėn 5 nė mėngjes. /KP/


Njė i vdekur dhe njė i plagosur nė Mitrovicė
Tė shtėna armėsh janė dėgjuar para disa minutave mes fshatit Koshtovė dhe Zubin Potok pėrkatėsisht nė vendin e quajtur Kollovergė me ē’rast Policia ka gjetur njė person pa shenja jete dhe njė tjetėr ėshtė plagosur.


Njė i plagosur nė Mitrovicė
Tė shtėna armėsh janė dėgjuar para rreth 20 minutave mes fshatit Koshtovė dhe Zubin Potok pėrkatėsisht nė vendin e quajtur Kollovergė, me ē’rast njė person ėshtė plagosur bėjnė tė ditur burime tė KosovaPress-it.
Sipas kėtyre burimeve, tė shtėnat kanė zgjatur pėr disa minuta, ndėrsa, dyshohet pėr mė shumė persona tė plagosur.
Zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Avni Zahiti ka konfirmuar ngjarjen pėr KosovaPress duke i thėnė se i plagosuri, pasi ėshtė trajtuar nė spitalin e Mitrovicės ėshtė dėrguar nė QKUK.
Ai nuk ka dhėnė detaje shtesė. /KP/

Zero Cool
03-09-14, 16:55
Nė internet ėshtė publikuar njė video qė tregon mbetjet e batalionit tė shkatėrruar ukrainas “Aidar” nė vendin Novosvetlovkoj.

Raportet nga tereni thonė se forcat ruse pėrparojnė nė tė gjitha drejtimet e frontit.

Zyrtarėt e Kievit kanė njoftuar se rreth 680 ushtarė ukrainas janė zėnė rob ditėt e fundit nga separatistėt pro-rusė nė rajonin e Donyetskut lindor.



U-SPEynF2bc

Ylli-1
16-10-14, 08:10
Serbi – Shqipėri, 7 fakte qė mediat e huaja nuk i raportojnė
Bota Sot | 15.10.2014 20:41
http://images.botasot.info/uploads/largea_tensioni1413398508.jpg
Shumica e medieve ndėrkombėtare gjatė raportimit tė dhunės nė stadiumin e Beogradit u fokusuan vetėm tek kapja dhe pėrdhosja e flamurit shqiptar nga njė futbollist serb, ēka u bė edhe shkak qė nė fushė tė zbrisnin huliganėt serb dhe tė godisnin lojtarėt shqiptarė.
Por a mjafton vetėm kaq pėr tė pasur njė pikėpamje mė realiste rreth asaj qė ndodhi mė 14 tetor nė stadiumin e Partizanit tė Beogradit?
Shumė momente dhe fakte tė tjerė tė dhunės ndaj ekipit shqiptar nga serbėt nuk janė raportuar nga mediat ndėrkombėtare, ndėrsa ato serbe kanė shpėrthyer nė njė eufori fyese ndaj shqiptarėve vetėm e vetėm pėr tė mbuluar aktet e dhunės dhe mosaftėsinė e autoriteteve shtetėrore pėr tė siguruar mbarėvajtjen e ndeshjes.
Ja disa fakte qė pala shqiptare s’ka faj:
1 – Tifozėt shqiptarė nuk u lejuan ta ndjekin ndeshjen nga stadiumi. Autoritetet serbe paralajmėruan se do tė arrestojnė tė gjithė ata persona qė do tė tregojnė simbole shqiptare nė stadium. Kėto kufizime janė tė padėgjuara nė arenėn e futbollit ndėrkombėtar. Pak shqiptarė arritėn tė shkonin nė stadium, por mė shumė se 99% ishin serbė.
2 – Gjatė 40 minutave lojė, turma serbe thėrriste “Ubij, Ubij siptar” qė nė shqip do tė thotė “Vrisni, vrisni shqiptarėt”. Kėto thirrje e kanė origjinėn qė nga koha e Millosheviēit.
3 – Stadiumi u mbush me parrudha politike nacionaliste serbe, si “Kosova ėshtė Serbi” dhe slogane tė tjera pėr Bosnjėn dhe Kroacinė. Gjatė kohės qė po kėndohej himni kombėtar shqiptar tifozėt serbė vėrshėllyen fort, njė gjest fyes ky ndaj simbolit shqiptar.
4 – Lojtarėt miq u goditėn me objekte tė forta (karrige, shishe uji, copa betoni) dhe fishekzjarrė. Gjithashtu edhe disa gazetarė shqiptarė qė guxuan tė shkonin nė Beograd janė qėlluar me objekte tė forta dhe kėrcėnuar me jetė.
5 – Ivan Bogdanoviē, huligani serb qė udhėhoqi trazirat nė Itali, Xhenova, nė vitin 2010, ka qenė i pranishėm nė stadium bashkė me njė grup tė maskuar qė dirigjuan dhunėn nė stadium. Pėr disa kohė ai ka qenė i burgosur nė Serbi si shkaktar i incidenteve nė Itali, ku ai dogji edhe flamurin shqiptar. Autoritetet serbe e dinin rrezikshmėrinė e tij dhe e lejuan qė ai tė ishte i pranishėm nė ndeshjen e “ferrit”.
6 – Mė shumė se gjysma e ekipit kombėtar shqiptar e ka origjinėn nga Kosova, e cila u nda nga Serbia nė vitin 1999 mes dhunės, vrasjeve, pėrdhunimeve dhe spastrimit etnik tė ushtrisė serbe. U desh ndėrhyrja e NATO-s qė Kosova t’i shpėtonte spastrimit etnik. Si kundėrpėrgjigje ndaj kėsaj, 15 vite mė vonė serbėt djegin nė shtėpinė e tyre flamurin e aleancės ushtarake perėndimore. (Shqipėria ėshtė pjesė e NATO-s qė nga viti 2009, ndėrsa Serbia ka marrė statusin e vendit kandidat tė BE-sė, por nuk ėshtė pjesė e NATO-s”.
7 – Pavarėsisht atmosferės sė ashpėr politike nė stadium, pėrfaqėsuesja shqiptare shkeli nė fushė vetėm pėr tė luajtur futboll dhe kėtė e bėri me sukses deri nė ndėrprerjen e takimit, pėr shkak tė pėrdhosjes sė flamurit kombėtar nga futbollistėt serbė.

Zero Cool
17-11-14, 18:58
Shumė shtete islamike pėrkrahin shkaun, cfarė i lidhė ata mes vete? Feja? Kultura? Dreqi apo i biri?!
Njė ndėr kėta shtete ėshtė edhe Algjeria



Algjeria pėrkrah Serbinė pėr Kosovėn



17.11.2014

Kryetari i Serbisė, Tomislav Nikoliq, ka biseduar sot me kryetarin e parlamentit algjerian Muhamed Larbi Ould Kalifom, i cili siē njofton kumtesa e kabinetit tė kryetarit serb, pėrcjell FoNet, i ka thėnė se vendi i tij, Algjeria, “nuk do tė ndryshojė qėndrimin parimor pėr mosnjohjen e Kosovės”, transmeton Koha. net Kalif ka thėnė se nuk dėshiron tė japė kėshilla pėr kėtė problem tė cilin, sipas tij, Serbia e njeh mė sė miri.

Nikoliq ka falėnderuar pėr kėtė qėndrim dhe ka pėrkujtuar se Jugosllavia ka qenė njėri nga vendet e para qė e ka njohur pavarėsinė e Algjerisė duke mos pėrmendur faktin se vetė Franca kishte hequr dorė nga kjo ish –koloni pas luftimeve tė pėrgjakshme dhe e kishte njohur pavarėsinė e saj.

Lona
27-11-14, 20:15
Festat e nėntorit, politika shqiptare feston sėrish e ndarė
27 Nėntor 2014 |

Ashtu siē ka ndodhur rėndom gjatė dekadės sė fundit, festat e nėntorit do tė festohen tė ndara nga politika nė Shqipėri.

Bashkia e Tiranės do tė ketė njė agjendė tjetėr, ndryshe nga ajo e qeverisė pėr datėn 28 Nėntor. I gjithė ekzekutivi pritet tė zbarkojė nesėr nė Vlorė nė njė ceremoni qė do tė kulmojė nė orėn 10:00, me vendosje kurorash nė Monumentin e Pavarėsisė, ku i pranishėm do tė jetė edhe Presidenti i Republikės Bujar Nishani.

Ndėrsa mė 29 nėntor, qeveria, me rastin e 70-vjetorit tė Ēlirimit tė vendit, ka njė agjendė mė tė pasur me ceremoni, parada ushtarake, pritje nė Pallatin e Kongreseve dhe duke e pėrmbyllur me tė famshmen “Natė tė bardhė” nė kryeqytet.

Ndėrkohė, bashkia e kryeqytetit, sė bashku me deputetė tė opozitės do tė festojnė nė Tiranė pėr 28 nėntorin. Festimet nisin nė orėn 10:00 me homazhet nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, mė pas nė orėn 11:00 do tė kryhen homazhe pranė bustit tė Adem Jasharit, nė orėn 16:00 do tė ketė sėrish homazhe pranė shtatores sė Ismail Qemalit dhe nė orėn 18:00 dhe 19:00 parashikohen koncerte dhe aktivitete muzikore.

Sa i pėrket datės 29 Nėntor, Bashkia dhe PD nuk planifikojnė asnjė aktivitet nė agjendėn e tyre, pasi nuk e njohin kėtė datė si Festėn e Ēlirimit tė Shqipėrisė dhe as si festimin e Natės sė Bardhė (festė e huazuar nė Shqipėri nga kryeministri Rama).

Datat 28 dhe 29 nėntor, kanė qenė njė debat i hershėm i politikės shqiptare, ku e djathta feston 28 Nėntorin (si Ditėn e Flamurit dhe tė Ēlirimit tė vendit) dhe e majta feston 28 Nėntorin si Ditėn e Flamurit, dhe 29 Nėntorin si Ditėn e Ēlirimit.

Ylli-1
28-11-14, 07:15
Shqipėria me dy agjenda pėr Festat e Nėntorit

Publikuar: 15:42 / 27.11.2014

http://www.telegrafi.com/fo/shqiperi/shqip-euml-ria-me-dy-agjenda-p-euml-r-festat-e-n-euml-ntorit_hd.jpg

Bashkia e Tiranės do tė ketė njė agjendė tjetėr, ndaras nga ajo e Qeverisė sė Shqipėrisė, pėr datėn 28 Nėntor. Pėrderisa Qeveria feston nė Vlorė Ditėn e Pavarėsisė, Bashkia e Tiranės bashkė me deputetė tė opozitės do festojnė nė Tiranė, ndryshe nga festimet e deritanishme nė Tiranė.

Festimet nisin nė orėn 10:00 me homazhet nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, mė pas nė orėn 11:00 do tė kryhen homazhe pranė bustit tė Adem Jasharit, nė orėn 16:00 do tė ketė sėrish homazhe pranė shtatores sė Ismail Qemalit dhe nė orėn 18:00 dhe 19:00 parashikohen koncerte nė Akademinė e Arteve dhe njė shfaqje te tetari Metropol.

Sa i pėrket datės 29 Nėntor Bashkia dhe PD nuk planifikojnė asnjė aktivitet nė agjendėn e tyre, pasi nuk e njohin kėtė datė si Festėn e Ēlirimit tė Shqipėrisė dhe as si festimin e Natės sė Bardhė (festė e huazuar nė Shqipėri nga kryeministri Rama).

Nė fakt datat 28 dhe 29 kanė qenė njė debat i hershėm i politikės shqiptare ku e djathta feston 28 Nėntorit ( si Ditėn e Flamurit dhe tė Ēlirimit tė vendit) dhe e majta feston 28 Nėntori si Ditė Flamurit, dhe 29 Nėntorin si Ditėn e Ēlirimit.

Agjenda e aktiviteteve nesėr mė 28 nėntor:
Ora 10.00 - Homazhe nė Varrezat e Dėshmorėve
Ora 11.00 - Homazhe pranė bustit tė Adem Jasharit
Ora 16.00 - Homazhe pranė shtatores tė Ismail Qemalit
Ora 18.00 Nė universitetin e Arteve, koncerti i Filarmonisė sė Tiranės me vepra nga kompozitorėt mė tė mirė shqiptarė, Prenk Jakova, Ēesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Avni Mula, Hajg Zacharian; solistė, Ramė Lahaj, Eva Golemi, Maria Prifti, Gjylie Pelingu, nėn drejtimin e Petrika Afezollit.
Ora 19.00- shfaqje “Ata hyjnė pa trokitur” - teatri “Metropol”, dramė shqiptare nė kujtim tė jetėve tė sakrifikuara nė ferrin komunist (hyrja pa bileta). /Telegrafi/