PDA

View Full Version : Albin Kurti: Krerėt e Kosovės e kanė harruar pavarėsinė


Preshevar
09-11-07, 09:45
Albin Kurti: Krerėt e Kosovės e kanė harruar pavarėsinė

"Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn"

Prej ditėsh banorėt e pallatit tė Albin Kurtit kanė vendosur njė shirit ku shkruhet "Burgosja e Albinit, turpi dhe mjerimi i politikanėve servilė". Dhe lideri i Vetėvendosjes, i izoluar qė prej dhjetė shkurtit, e di mirė se kush janė kėta politikanė. E di fare mirė se kush i ka thėnė David Blunt, shefit tė zyrės britanike nė Kosovė, qė kėrkohet njė zgjidhje se "ēfarė mund tė bėjmė me Albinin". "Ju mund ta arrestoni atė, i kanė thėnė politikanėt mė tė lartė shqiptarė, tė cilėt vazhdojnė tė heshtin. Por emrat do t‘i tregojė mė vonė. Edhe pse dy policė bėjnė roje te dera e apartamentit tė tij, vizitat e miqve dhe tė anėtarėve tė lėvizjes "Vetėvendosje" janė tė shpeshta. E tė shpeshta janė edhe vizitat e gazetarėve tė huaj, kuriozė pėr tė dėgjuar zėrin e vetėm opozitar nė Kosovė, pėr sa i pėrket procesit tė zgjidhjes sė statusit. Nė njė intervistė pėr "Shqip", Albin Kurti akuzon Ekipin Negociator se e ka braktisur kėrkesėn pėr pavarėsi.

Albin, ka njė plan 14 pikėsh qė pritet tė zgjerohet dhe t‘iu shitet shqiptarėve dhe serbėve si njė marrėveshje. Ēfarė mendoni pėr kėtė element tė procesit?

Tani po negociohet ndėrmjet faktorėve ndėrkombėtarė pėr pjesėn e panegociueshme tė kėtyre bisedimeve, ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, tė cilat qartazi nuk po ndalen pa qenė i kėnaqur Beogradi. Kjo pjesė ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme, sepse ajo do tė paraqesė bazėn e marrėdhėnieve tė ardhshme ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė e qė sipas tė gjitha gjasave do tė jetė nė formėn e njė federate, ose tė njė konfederate asimetrike. Arsyeja pse them kėshtu ėshtė sepse Traktati i Miqėsisė qė ka propozuar Kosova nė njėrėn anė (e qė e rrezikon po ashtu edhe pakon e Ahtisarit) dhe autonomia e gjerė qė ka propozuar Serbia nė anėn tjetėr, nuk krijojnė mundėsi qė pavarėsia tė jetė rezultati. Pavarėsia ėshtė braktisur edhe nga Grupi Negociator i Kosovės.

Nė ēfarė kuptimi ėshtė braktisur?

Ėshtė braktisur sepse grupi negociator i Kosovės ka rėnė nė nivelin e pakos sė Ahtisarit qė e ndan Kosovėn pėrgjatė vijave etnike dhe fetare dhe qė parasheh edhe njė sundim tjetėr ndėrkombėtar mbi Kosovėn. Pavarėsia nuk ėshtė mė as qėndrim i palės kosovare, prandaj s‘ka as sesi tė jetė rezultati i kėtij proces. Rezultati, siē po shihet deri mė tani, do tė jetė njė emėr i ri pėr autonominė e Kosovės. Vetėm emri i autonomisė po ndryshon e kjo ėshtė federata ose konfederata asimetrike. Konfederatėn asimetrike e ka propozuar mė 28 shtator nė gazetėn "The Guardian", eksperti i shquar i tė drejtės ndėrkombėtare, Antonio Cassese, i cili ka thėnė se Kosova duhet t‘i kėtė dy pėrfaqėsues nė trupin vendimmarrės nė krye, Serbia katėr, ndėrsa tre do tė jenė tė BE-sė. Nė atė rast, Serbia do tė pyetej pėr Kosovėn, por Kosova nuk do tė pyetej pėr Serbinė.

Zoti Iscinger deklaroi sė fundmi qė palėt nė bisedime nuk mund tė marrin 100% atė qė kėrkojnė, duhet tė lėshojnė pe deri nė raportin 50%, qė tė arrihet marrėveshja. Ēfarė do tė thotė kjo?

Kjo do tė thotė qė gjithsesi do tė ndodhemi nė kuadėr tė formulės serbe tė kahmotshme: mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi. Domethėnė, formula serbe ėshtė e paevitueshme, aq mė tepėr qė tani, po e pėrsėris qė opinioni publik ta ketė tė qartė, qė kėrkesa e grupit negociator nuk ėshtė mė pavarėsia, por ėshtė pakoja e Ahtisarit, e cila ėshtė shumė mė pak se pavarėsia. Njerėzit po e harrojnė kėtė gjė, po mendojnė se Serbia ofron autonomi, kurse Kosova kėrkon pavarėsi dhe ndoshta ndonjė pavarėsi paksa e zbehur do tė jetė pėrfundimi. Jo, pavarėsinė shumė tė zbehur e ka pranuar grupi negociator dhe tani ky ėshtė qėndrimi i tyre. Kėshtu qė tani do tė shkohet nė variante qė e pėrjashtojnė pavarėsinė. Ischingeri ka thėnė 50% me 50%, nė mėnyrė qė t‘i vetėdijėsojė qė tė gjithė se negociatat janė pazar dhe nuk mund tė marrėsh nė fund tė negociatave krejt atė ēfarė ke kėrkuar nė fillim. Iscingeri, i vetėdijshėm pėr manipulimin e opinionit publik qė po e bėjnė politikanėt nė Kosovė, po mundohet tė vetėdijėsojė se procesi nuk ėshtė ai qė po e paraqesin kėta politikanė. Kjo i ngjan njė situate sikur tė jemi nisur pėr Gjilan dhe politikanėt kosovarė tė thonė se "edhe pak e mbėrrijmė nė Pejė". Rruga ėshtė krejtėsisht tjetėr. Me kėtė rrugė ne nuk mund tė mbėrrijmė te pavarėsia, por pikėrisht te varianti i Ischingerit, qė ėshtė autonomi, por nuk do tė quhet kėshtu pėr shkak se opinioni publik ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj kėsaj fjale. Jo vetėm pėr faktin se autonomia nuk ėshtė pavarėsi, por edhe pėr faktin se ne jemi shumė koshientė se si defekti kryesor i autonomisė ėshtė se atė mund tė na e marrin ashtu siē u dėshmua mė 1989. Rruga pėr pavarėsi ėshtė rruga e referendumit gjithėpopullor si ushtrim i tė drejtės pėr vetėvendosje e jo ajo e negociatave me Serbinė, armikun tonė. Ėshtė i turpshėm ai Traktat i Miqėsisė me Serbinė qė paraqiti Grupi Negociator. Ai ia fal Serbisė krimet nga e kaluara: nuk e pėrmend as agresionin e saj dhe as humbjet e dėmet qė na i ka shkaktuar ajo.

Sipas jush, a ka guxim ky Ekip i Unitetit dhe Kuvendi i Kosovės tė shpallė pavarėsinė menjėherė pas 10 dhjetorit?

Jo, nuk do ta shpallin. Kėta politikanė janė tė korruptuar dhe tė shantazhuar. Kėta nuk ta shpallin pavarėsinė asnjėherė. Kėta brengosen pėr pozitat e tyre, pėr privilegjet e tyre, por jo dhe pėr fatin e vendit.

Jeni 100% i bindur nė kėto qė thoni?

Ata nuk mund ta shpallin kurrsesi, pasi nė vend qė tė shpallet pavarėsia e tė kėrkohet njohja ndėrkombėtare, kėta presin qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės t‘ua shpallin pavarėsinė e kėta ta njohin. Nga deklaratat e tyre kuptohet se mėnyra e tyre ėshtė saktėsisht e kundėrta e rrugės qė ka ndjekur Mali i Zi. Ai bėri referendum, pastaj shpalljen, pastaj kėrkoi njohje. Kurse kėta kėrkojnė njohje ndėrkombėtare, me gjasė qė pastaj eventualisht ta shpallin, e mbase nė fund qė tė mund tė mbajnė referendum.

A e shihni ju si problem fushatėn zgjedhore pėr sa i pėrket statusit?

I gjithė ky negocim i rėndėsishėm qė po bėhet tani nė qarqet ndėrkombėtare pėrputhet plotėsisht nė kohė me fushatėn zgjedhore nė Kosovė. Qėllimi ka qenė qė tė shmanget vėmendja e opinionit publik, e madje dhe angazhimet e politikanėve, prej ēėshtjes sė lirisė dhe pavarėsisė te zgjedhjet apo votimet pėr partitė.

Nuk po dėgjojmė shumė premtime pavarėsie nė kėtė fushatė zgjedhore, nėse e krahasojmė me 3 vjet mė parė. Ndryshe nga sa ju mendoni, ata thonė kjo ėshtė punė e kryerā€¦

Unė mendoj se ka pasur njė marrėveshje mes Joachim Ruecker-it dhe anėtarėve tė grupit negociator tė Kosovės, qė tė mos e pėrmendin shumė fjalėn pavarėsi. Kur u shpallėn zgjedhjet, pasuan disa deklarata tė tyre se ne do tė jemi unikė, se do tė bėjmė kėtė e atė dhe qė tė mos hapej tema e statusit, sepse atėherė do tė dilnin mė shumė nė pah se kush ka lėshuar pe mė shumė nė Vjenė dhe pėr ēfarė, pėr koncesionet qė janė bėrė atje e qė janė tė pafalshme dhe marramendėse. Nė atė mėnyrė do tė dilte nė shesh e vėrteta e kompromiseve shumė tė dhimbshme qė janė bėrė. Pra, ka njė marrėveshje paraprake xhentėlmenėsh mes Grupit Negociator dhe Rueckerit, pėr tė fshehur tė palarat e tyre nė Vjenė e gjetiu, prandaj dhe pavarėsia ėshtė mė pak nė kėtė fjalor, ose pėrmendet vetėm si fjalė, duke besuar se populli shqiptar nė Kosovė ėshtė disi i fiksuar nė kėtė fjalė dhe porsa e dėgjon prej ndonjė politikani pėrjeton njėlloj kėnaqėsie. Kėtė po e bėjnė gjithsesi, por nuk po shkojnė mė tutje, as tė flasin pėr pėrmbajtjen e pavarėsisė e as pėr kohėn kur ajo do tė bėhet.

....

Preshevar
09-11-07, 09:46
.....

Si e shihni ju njė koalicion mes PDK-sė dhe LDK-sė?

Zgjedhjet po organizohen pikėrisht pėr tė bėrė njė koalicion tė tillė tė fuqishėm qeveritar, sepse pėrveē se e kanė Grupin Negociator, janė tė interesuar pėr njė qeveri tė fortė qė do tė ketė mė shumė legjitimitet formal pėr tė nėnshkruar marrėveshjen e ardhshme me Serbinė. Nuk janė tė kėnaqur me koalicionin aktual pėr shkak se po tė dojė LDD-ja e Nexhat Dacit, do tė mund t‘ia hiqte votėbesimin qeverisė sė tanishme, dhe nuk janė tė kėnaqur me Agim Ēekun, pasi qė ai nuk ėshtė i fuqishėm nė partinė e tij nė AAK, ku realisht ėshtė vetėm njė anėtar i thjeshtė. Prandaj e duan njė koalicion LDK-PDK. Pėr t‘i ndihmuar kėsaj ėshtė edhe dėshira e zjarrtė e Hashim Thaēit, qė me ēdo kusht tė bėhet Kryeministėr dhe ai e ka kėtė dėshirė tė kahmotshme, me gjasė sepse kur ishte Kryeministėr nė qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės nė vitin 1999, qėndroi shumė shkurt dhe siē thotė populli, i ka mbetur ėmbėl puna e Kryeministrit. Por faktorėt e ndryshėm ndėrkombėtarė do t‘ia shfrytėzojnė kėtė dėshirė tė zjarrtė tė Hashim Thaēit pėr tė marrė garancinė qė ai do tė jetė bashkėpunues nė negociatat e mėtutjeshme me Serbinė e qė do tė duhet tė kurorėzohen me njė marrėveshje me tė. Prandaj nuk mundet Hashim Thaēi edhe tė bėhet Kryeministėr edhe tė refuzojė marrėveshjen me Serbinė. Kėto tė dyja shkojnė nė paketė: kanė shkuar nė paketė nė kohėn e Rambujesė, kur Thaēi e ka pranuar autonominė e Kosovės nėn Serbi dhe ēmilitarizimin e UĒK-sė dhe atėherė e bėnė Kryeministėr, do tė shkojnė nė paketė edhe tash. Kėshtu qė tani po e pėrsėrisin tė njėjtin model: kur ėshtė bėrė njėherė suksesshėm (pėr ta) pse tė mos e provojnė prapė? Ndėrkohė, ėshtė Hashim Thaēi ai qė po ua plotėson dėshirat faktorėve ndėrkombėtarė, ndėrkaq ata po ja menaxhojnė atij dėshirėn duke ia lėnė tė paplotėsuar. Nuk duhet tė harrohet edhe ky fakt se qendra e numėrimit tė votave nė Prishtinė do tė jetė nė duart e ndėrkombėtareve dhe ajo do tė jetė kuzhina ku do tė gatuhet koalicioni i ardhshėm.

A e akuzoni ju Thaēin dhe liderė tė tjerė pėr faktin qė ju sot jeni njė i burgosur politik?

Po, kėta janė bashkėpjesėmarrės nė burgosjen time, nė vazhdimin e izolimit tim, pėr faktin se kėta nuk duan tė kenė asnjė zė tė vėrtetė opozitar nė Kosovė dhe nuk duan qė tė jetė dikush qė t‘i demaskojė tė gjitha mashtrimet, vjedhjet dhe gėnjeshtrat e vazhdueshme tė tyre. Prandaj, bashkė me kreun e UNMIK-ut, edhe grupi negociator ka qenė drejtpėrdrejt i angazhuar nė izolimin tim, por edhe nė sulme tė vazhdueshme kundėr Lėvizjes VETĖVENDOSJE. Kėta po tė ishin tė sigurt se do tė bėhej pavarėsia ashtu siē gėnjejnė, do tė mė lironin mua qė tė mė turpėronin para publikut. Por kėta e dinė shumė mirė se koncepti i Lėvizjes VETĖVENDOSJE ėshtė i vėrtetė dhe i drejtė, se qė tė gjitha analizat tona dolėn tė sakta, prandaj nuk duan qė unė tė kem kontakt me popullin dhe tė kontribuoj nė organizimin e tij kundėr tyre. Pėr njė vit e gjysmė nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE unė i kam pasur rreth 150 tubime nėpėr fshatrat dhe qytetet e Kosovės. Dhe kjo ka qenė njė armė shumė fuqishme e imja. Ata e kanė hetuar njė gjė tė tillė, dhe njė ndėr arsyet kryesore pse mė mbajnė tė izoluar ėshtė pikėrisht kjo: tė mė ndajnė nga qytetarėt, meqė kėta vetė janė ndarė nga qytetarėt, janė shkėputur. Unė nuk jam shkėputur asnjėherė prej qytetarėve dhe tani nėpėrmjet mekanizmave tė tyre gjyqėsore e policore duan ta bėjnė kėtė.

Ēfarė do tė bėjė Lėvizja VETĖVENDOSJE mė 10 dhjetor?

Lėvizja VETĖVENDOSJE ėshtė shumė e fokusuar nė fushatėn kundėr zgjedhjeve, kundėr kėsaj farse zgjedhore. Ne themi: Zgjedh pėrnjimend! Pra, mos voto! Ne kėrkojmė referendum pėr liri e jo votime pėr parti. Kjo qė bėjmė tash ėshtė mė e rėndėsishme se ēfarėdolloj demonstrate. Sepse nėse dalin 40% tė njerėzve, kėta do tė gėnjejnė, do tė thonė se dolėn 52% a 53%, mirėpo nėse ne do tė mundemi ta mbajmė nėn Ā¼, atėherė nuk do tė mund tė gėnjejnė aq shumė.

Sondazhet parashikojnė se do tė ketė rritje tė pjesėmarrjes nė votime, krahasuar me zgjedhjet e kaluara...

Sondazhet parashikojnė kėshtu nė mėnyrė qė ta shkaktojnė rritjen. Sondazhet qė po bėhen janė kryekėput tė porositura. Qė nga zgjedhjet e para, numri i votuesve ėshtė nė rėnie. Tash ka arsye si asnjėherė mė parė qė rėnia tė jetė jo vetėm e vazhdueshme, por edhe drastike.

Janė paralajmėruar disa protesta pėr 10 dhjetorin. A do tė protestoni ju?

Qė ne do tė protestojmė e do tė demonstrojmė sė shpejti, kjo ėshtė e sigurt, mirėpo nuk duam ta lidhim me datėn 10 dhjetor, pasi kjo do tė thoshte se ne kemi ca iluzione pėr atė datė. Pra, thua se ne pritėm deri nė kėtė datė, nuk u bė e atėherė po protestojmė. Ne e dimė se s‘ka asgjė mė 10 dhjetor. Tjetra ėshtė se treshja ndėrkombėtare qė po udhėheq procesin, para se t‘i skadojė afati kėsaj gėnjeshtre pėr 120 ditė negociata shtesė do ta shpikė njė gėnjeshtėr tė re, nė mėnyrė qė populli tė mos befasohet mė 11 dhjetor. Pra, nė stilin, njė konferencė e madhe ndėrkombėtare nė shkurt apo mars tė vitit tė ardhshėm, apo njė konferencė e madhe e donatorėve, natyrisht nėse jemi tė durueshėm edhe pak, do t‘i paraprijė datės dhjetė dhjetor. Gjėra tė tilla do tė thonė. Kėta nuk e lejojnė qė t‘i skadojė afati gėnjeshtrės sė vjetėr pa e shpikur gėnjeshtrėn e re.

Vetė Presidenti Bush ka thėnė nė Tiranė se njė ditė do them mjaft ėshtė mjaft, Kosova ėshtė e pavarur. Nuk e besoni ju kėtė?

Duhet t‘i dallojmė gjėrat. Kur Shtetet e Bashkuara thonė pavarėsi, ato mendojnė nė pakon e Ahtisarit, qė nuk ėshtė pavarėsi. E dyta, kur Bushi thotė se do tė vijė dita tė thuhet mjaft ėshtė mjaft, ai megjithatė nuk po jep kurrfarė afati pėr kėtė, pra s‘po thotė se kur do tė ngjajė ajo ‘mjaft ėshtė mjaft‘. Dhe e treta, nuk duhet tė harrojmė se Bushi e ka gėnjyer disa herė popullin amerikan, andaj s‘duhet tė befasohemi nėse e gėnjen njėherė atė shqiptar.