PDA

View Full Version : Skenari amerikan pas shpalljes sė pavarėsisė


Preshevar
13-11-07, 10:46
Skenari amerikan pas shpalljes sė pavarėsisė

Nė Kosovė, shqiptarėt e kanė shpallur pavarėsinė para tri ditėsh

12 Nėntor 2007


SHBA dhe Europa e parashohin versionin e mundshėm tė ngjarjeve qė do tė pasonin pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe nė rast se Republika Sėrpska do tė organizojė referendum nė tė cilin do tė votohej pėr ndarjen e kėtij etniteti nga BeH. Kėtė e pohojnė mediat e huaja, ndėrsa analisti Fran Vishnar dje i publikoi edhe detajet e kėtij skenari.

Mobilizim i pėrgjithshėm

Nė Kosovė, shqiptarėt e kanė shpallur pavarėsinė para tri ditėsh, trupat ushtarake ndėrkombėtare janė nė mobilizim tė pėrgjithshėm. Nė Luginėn e Preshevės ka tė shtėna. Trupat speciale policore dhe ushtarake nė Maqedoni bėjnė luftime tė ashpra kundėr forcave paramilitare. Nė Serbi po mblidhen vullnetarė qė dėshirojnė tė shkojnė nė Kosovė. Ndėrsa nė Europė po mblidhet diaspora shqiptare. Krimineli i luftės Vojisllav Sheshel nė burgun e Hagės hyn nė grevė urie duke bėrė thirrje pėr rezistencė mbarėserbe. Serbėt nė tėrė Europėn dhe Amerikėn e Veriut janė duke organizuar demonstrata.
Nė NATO kanė vendosur qė tė parandalojnė amputimin e territorit tė BeH – kjo ėshtė pjesė e skenarit sipas tė cilit NATO menjėherė do tė aktivizonte planin e quajtur „Atilla".
Nė fillim do tė izoloheshin tė gjitha kazermat dhe objektet ushtarake nė RS, ndėrsa forcat e EUFOR-it do tė merrnin stacionet radiotelevizive, Kuvendin Popullor, Ndėrtesėn e Qeverisė dhe rrugėt kryesore nė RS. Forcat amerikane do tė mbyllnin tė gjitha kalimet kufitare me Serbinė dhe do tė fillonin me patrollime intensive ajrore. Pėrfaqėsuesi i Lartė Miroslav Lajqak urdhėron pėrfaqėsuesit boshnjakė dhe kroatė nė qeveri qė tė mos e ushqejnė zjarrin. Beogradit i dėrgohet mesazh i qartė – tė gjithė aeroplanėt luftarakė amerikanė qė gjenden nė Itali, Gjermani dhe nė anijembajtėset e Flotės sė Gjashtė janė nė gatitshmėri nėse Serbia ndėrmerr diēka.


Sa ėshtė real njė skenar i kėtillė?


A mund tė vie deri te njė skenar i kėtillė? Nuk duhet tė nėnvleftėsohet njė skenar me kėtė rrjedhojė, sepse Serbia vazhdimisht po e nxeh zjarrin nė kėto troje tė Ballkanit. Pėr Beogradin zyrtar RS ėshtė monetė pėr kusurim, dhe ajo pa ndalė po dėrgon mesazhe nė stilin "Nėse na e merrni Kosovėn, ne do ta marrim Republikėn Serbe".
Sipas pohimeve tė mediave tė huaja, nėse kriza vazhdon tė thellohet, EUFOR- i nė Bosnje do tė pėrforcohet me forca shtesė.
Mediat e huaja theksojnė se RS nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė kompensim i Kosovės pėr Serbinė, sepse do tė merrte pėrsipėr njė ngarkesė tė cilėn nuk do tė mund tė barte. Pos kėsaj teritori i RS ėshtė i vėshtirshėm pėr mbrojtje dhe forcat ndėrkombėtare lehtė do tė thyenin njė rezistencėn ushtarake tė serbėve boshnjakė kėshtu njė operacion i kėtillė do tė ishte i kotė.
Dhe nėse do tė ndodhte ēudia qė Serbia do ta merrte RS –nė dhe do ta anashkalonte njė luftė me NATO –n ajo nuk do ta gėzonte kėtė fitore tė saj. Republika Serbe pėr Beogradin do tė ishte njė zorrė qorre, ndėrsa Serbia nė vend se tė hynte nė BE sė paku edhe njė ēerek shekulli do tė mbetej e vetmuar nė Ballkan – e rrethuar dhe e izoluar- theksojnė mediat e huaja.

bh muslim monitor
Pėrktheu Kadėr Vogėl