PDA

View Full Version : Hartim!

Murgesha
13-11-07, 12:05
Se ē`mu kujtua sot rastėsisht e befasisht njė orė hartimi nga gjuha shqipe nga kohė thuaja tė harruarra, por qė si duket ato jetojnė ende diku nėpėr qoshet e kujtesės sonė e nė njė ditė pa ngjarje dalin nė sipėrfaqe.
Po pra atė ditė kishim Hartim nga Gjuha e ėmbėl shqipe.
Nuk mė kujtohet tema pėr tė cilėn duhej tė shkruanim por mė kujtohet fare mirė qė edhe mund tė zgjidhnim njė temė tė lirė.
Sillja lapsin nė dorė pa mundur tė filloja tė shkruaj, ishte ajo njė ditė kur mendja ime i ngjante Saharės e asnjė mendim nuk mund ta vendosja nė letėr.
Nė gjysmė orėshin e fundit u pėrcaktova pėr njėrėn prej temave, mė mjaftuan 10 minuta ta mbaroj, se edhe nuk isha aq e interesuar tė shkruaj e lexova njėherė dhe e mbylla fletoren e Hartimit. Shoqja nė bankėn mbrapa mė prek nė sup, e mu dok se po e di se ēka po don?
I hodha tinėzisht njė sy e pash se fletėn ende e kishte tė bardhė fare, pa shkruar asnjė fjalė nė te.
Shpejt e shpejt nxorra njė fletė dhe fillova tė shkruaj pėr temėn e lirė.
U pėrcaktova pėr njė ditė e lirė nga jeta jonė.
Pėr 15 minuta e shkrova e i mbeteshin asaj diku 8 minuta pėr ta kopjuar e shkruar nė fletoren e saj. Ja hudha letrėn e shukatur dhe u ngrita e dola jashtė qė tė ndizja njė cigare.

Pas njė jave profesori na i solli hartimet tona.
Mė kishte lėnė njė 3+ e kur mė dorėzoi fletoren mė shikoi i zhgėnjyer, por aq mė bėnte http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon8.gif

Kjo ngjarje sigurisht do tė harrohej me kohė, e nuk do ta kujtoja kurr, si qė i kam harru sa e sa orė hartimesh tjera, por befasia ishte se tė gjithėve na i dorėzoi hartimet toan e nė dorė mbante fletoren e Hartimit tė shoqes sime...
E ftoi ate tė dilte e ta lexonte hartimin e saj dhe nė daq besoni e nė daq jo ai Hartim u shpall si mė i miri i njėrit nga gjysmėvjetori i parė apo i dytė nuk mė kujtohet nė gjithė shkollėn.
Kur shoqja lexoi hartimin e saj profesori mbante sytė tek unė, nuk di kurr nė e ka kuptuar apo jo se unė isha autorja e atij hartimi por edhe kurr nuk e kam harruarr zhgėnjimin qė e shifja nė sytė e tij...

__________________________________________________

Ju ftoj tė gjithėve tė shpalosni hartimet e tuaja qė ndoshta edhe pse mendoni se i keni harruarr prap se prap flejnė diku nė kujtesat tuaja.

legenda
13-11-07, 22:24
.....ahhh,Murgesha

me ke zhyt ne nostalgji me kete teme,....ehhh,hartimet ,hartimeeet,...

per nje cast paraftyrova veten te vogel,duke vrapuar koridorit te shkolles sime te dashur,...zilja po binte,po fillonte ora e gjuhes shqipe,....sa e doja kete lende,...dhe arsimtarja ishte shume e dashur dhe e afert me nxenes,.
ne planprogram ishte sot ora e HARTIMIT.
-zakonishte i doja temat e lira,aty fluturoja ne fantazi,...e di se arsimtarja me pat thene ,se i kam krahasimet e forta-metaforat,...atehere edhe lexoja shume literature...e kjo me zgjeronte horizontin,....
ne shkolle e kishim edhe gazeten e murit,dhe shpesh ne mesin e vjershave tjera,gjenin vend edhe vjershat e mia,...vjershen e pare e di qe ia kam kushtuar si gjithe femijet ne bote Nenes,...sa ndihesha krenare,dhe e lumtur,...por edhe hartimet e mia dalloheshin...
kesaj rradhe ishte dic. me e veqante,do te zgjidhej hartimi me i mire,ne klase,pastaj ne shkolle,pastaj ne Prishtine...
arsimtarja na dha temen,....dhe ne filluam te derdhnim mendimet,duke fluturuar neper fantazi,dhe duke na rrahe zemrat nga trema,....secili derdhte ARTIN vetanak,ne faqet e bardha,...ishte TEME e rende,...nuk me kujtohet se cfare kam shkruar,por pata fatin qe Hartimi im te zgjedhet me i miri,te lexohet neper klasa,pastaj e perfaqesova shkollen,...dhe ne fund mora shperblimin,ne nje mbremje solemne qe u organizua ne Prishitne,(..edhe sot e ruaj ne kujtese ate nate)...ku nje gjeneral... ,i shperndau shperblimet,...ishte nje liber me nje titull te madh...dhe i nenshkruar nga gjenerali...te cilin edhe sot e ruaj.

...e shkeputa nje detal nga jeta ime si femi,...per respektin per JU-Murgesha.

Legenda

DEA
14-11-07, 08:25
Ide e fantazi kam mjaft, po veshtiresit per ti zbrazur ne leter gjithmon kane qene prezente,tash e edhe ateher, andaj edhe ne hartimet qe i benim gjithmon jam ndjere si e ngulfatur. Nuk i kujtoj edhe me shume endje oret e hartimeve apo Librat e lektyrat shkollore qe na duhet te jau shkruanim kuptimin, ishin lodhje nuk e them me qef, po e them realitetin, edhe pse jo i mire!!! andaj thene te drejten disi ndjehem e lehtesuar qe skam me bo hartime:biggrin:

Pergezimet e mija per temen oj Murgeshooooo

Qite naj teme moj e te tentojme ta shkruajm ndonje hartim:cool:

lyra2
15-11-07, 11:23
...ehhhhhh...une gati e kuptova temen, te shkruajme nga nje hartim!Jooo ...nuk guxoj kurr , nese i kontrollon jador apo gentian mos vet hiq krejt nota te ulta marim.:smile: :wink:
Me ktheve edhe mua te mendoj pak ate kohe kur nga 2-3 i shkruaja mbrenda ores ,veq une merja noten me te larte valla:biggrin:

Linka_pz
15-11-07, 11:37
Bash teme interesante ................. , me kujtohet kur ishim ne shkolle edhe kur mesuesja apo arsimtarja na thoshte se neser do kemi Hartim dhe shume here na tregonte se cila do jet dhe tema ...........apo ndonje klase fqinje kishte nje dite para neve Hartim dhe ne shkonim ti pyesnim , se cila do jete Tema , ne menyre qe te gjenim ndihmen e te tjereve e sidomos te prinderve , te na tregonin (ndihmonin) diqka rreth temes .
Sa me perket mua nuk kam patur edhe aq problem dhe gjithmone kam patur nota te mira ne Gjuhen shqipe .

...ehhhhhh...une gati e kuptova temen, te shkruajme nga nje hartim!Jooo ...nuk guxoj kurr , nese i kontrollon jador apo gentian mos vet hiq krejt nota te ulta marim.:smile: :wink:
Me ktheve edhe mua te mendoj pak ate kohe kur nga 2-3 i shkruaja mbrenda ores ,veq une merja noten me te larte valla:biggrin:

Jo moj Lyra bash kam deshir qe ti permisoj gabimet pastaj e sidomos nese e ben korigjimin Jador .

lyra2
15-11-07, 11:48
Jo moj Lyra bash kam deshir qe ti permisoj gabimet pastaj e sidomos nese e ben korigjimin Jador .
..po po me shaka e thashe,ne ketu edhe nuk jemi kot,pyet ate qe di......:biggrin:
Me kujtohet kur nje shoqes ia shkruan hartimin nena e saj , arsimtare ishte ne nje shkolle tjeter.Befasia eshte aty se ajo mer noten 3 .Duke qajtur ,i thote arsimtares:"mami ma ka shkru hartimin e ti a asaj ia ke qit 3 uauauauauuaaaa " ....edhe hartimet nganjeher mvaret nga momenti apo kriteri i vleresuesit!

Fshatari
15-11-07, 14:04
"Shum vjet u bėn...sot u mbushėn..." nuk e di saktėsisht po e di qė nuk isha shum i disponuem me hartue. Rallėherė e tejkalojsha mesatarėn; gati gjithėmonė ndodhesha mes rangjeve 20-25 nė klasen me 30 nxėnės. Me ju thon drejt ka ngja nja dy-tre herė qė as zeron se kam tejkalue.
Nuk vuejsha nga "xhelozia" po ua kisha pak lakmi atyne qė kishin bo hartime tė mira dhe u kėrkohej t'i lexonin me za para gjithė nxansve. Lakmia shtohej edhe ma shum kur publikoheshin nė mur emnat e tyne; kur shfaqeshin si nxansat ma t'zellshėm jo vetėm tė klasė dhe shkollės po ma t'mirt nė krejt qytetin.
Asht shum vėshtirė me kan anonim, pa relief, se kush me sy nuk don me t'pa! Bile edhe baba(e kish pas marrė vesh nė mbledhjen e prinve pėr ata nxansa shembullor..)nuk ma hiqte kurr zahmetin.
Me kėtė deshta me ju thon se dy postimet e para tė kėsaj rubrike mė pėrkujtuen disa "koleg"(unė i konsiderojsha si koleg po relacioni nuk ishte reciprok) tė klasės time qė vėrtet shkėlqenin karshi meje po jam i bindun se ata as emnin nuk ma kanė mėsue kurrė, po ēka ti bojmė...! Siē po e shihni, jam mėsue me kon anonim(i pa emen) qysh prej bangave tė shkollės.
Kjo pra ishte gjendja ime shpirtėrore para, gjat dhe pas hartimit, e lakmia dhe dėshprimi arrinin pėrherė pas komunikimit tė rezultateve, pa kurfarė surprizash!
Postimet e sipėrcitueme ma sqaruen faqen tjetėr tė medaljes : vetėm tani po arrij me i kuptue kolegėt e mi tė dikurshėm. Shpresoj se at dy-tre tė fundit, ma tė dobėt se unė, do ta kuptojnė se nuk isha i zoti me i ndihėmue pėr arėsyet e eksponueme kėtu ma nalt!

I juaji...

Fshatari
15-11-07, 15:46
...mora shperblimin,ne nje mbremje solemne qe u organizua ne Prishitne,(..edhe sot e ruaj ne kujtese ate nate)...ku nje gjeneral... ,i shperndau shperblimet,...ishte nje liber me nje titull te madh...dhe i nenshkruar nga gjenerali...te cilin edhe sot e ruaj.

Legenda

Lexova me kėnaqėsi njė pjesė tė biografisė tuaj. Mė la pėrshtypje tė mira. Njė detal nuk mė hyri nė kokė : ėshtė fjala pėr kundrinėn e drejtė "tė cilin" qė, si pėremėr, zėvendėson, potencialisht, njėrin nga kėta emra :
1) shpėrblimin tė cilin edhe sot e ruaj;
2) titullin, apo
3) gjeneralin ?

Ju falenderoj "par avance"(dmth menjėherė) pėr pėrgjigjen tuaj!
fshatari

Pupi
15-11-07, 19:11
Adip Krasniqi

BUZĖ BISTRICĖS

http://mitglied.lycos.de/metafora/poetprizrenas/adipkrasniqi.htm

Eh se ēmu kujtua Migjeni i Kosoves.

Hartimin e pare qe kisha sjellur te profesori ime i nderuar, dukej ta kishte zhgenjyer.
Arsye ndoshta pse u ule ne banken time per ti hedhur nje veshtrim per se afermi.
Nuk pati folur shume, sepse dukej se u bind qe e kuptova, nuk pati folur shume sepse priti ta kuptoja me pak fjale.
Te gjitha Hartimet u anuluan asaj bote, te gjitha!
Nje jave me pas pasuan Hartime te reja.
Migjeni i Kosoves dukej sikur tashme ishte i kenaqur, i qeshte balli nga Krenaria per ne.
Eh ē'kohera, nostalgji i thone kesaj Mik-e.
p.s diteve te ardhshme/te diellen sjell une nje nga ato( mos pritni shume, koherat kan ikur, e me to edhe freskia leterare).

Pupi
15-11-07, 20:40
Duket te kem nderin te lexoj nje Hartim te bukur nga Naki.
Pres une, per kete pune nuk me iken koha kurre!

Naki
15-11-07, 20:48
Shetitje nėpėr kohė dhe hapsirė,nga distanca 2000km kalojė pėr njė sekondė 30 vite rrugėtim dhe tani qendrojė pranė bankave shkollore dhe i numėrojė njė nga njė shokėt dhe shoqet e klases.Nė cilen bankė dhe karrik ,mė kujtohet isha ulur nė radhen e tretė afer murit nga dridhjet oscilike tė trupit nga friga dhe tė ftohtit ēė mbizotronte nė stinen e dimrit hyri nė klasė mėsuesja Qefsere. Tė dashur nxėnsa sot shkruajmė Hartimin paragjysem -vjetorit,tema e hartimit ėshtė e lirė na u drejtua duke buzėqeshur.
Si pėr inat kisha harruar fletoren nė atė kohė na thonin duhet ti blejmė VEZHBANKAT me vija,u ngrita nė kėmbė duke i thėnė qė nuk kamė fletore me vete e kamė harruar nė shtepi.Mėsuesja Qefsere mė ofrojė dy fletė duke buzėqeshur nuk ka dertė,mundeni kėtu tė shkruani.
Tema e hartimit ēė shkruaja ishte Njė Qarqafė kristalor,mė kujtohet vetėm njė detal i pėrshkrimit/Fluskat e para te borės mbuluanė fshatin me njė qarqaf tė bardhė kristalor.......
Vllau imė Binak qė kishte kopijuar hartimin nga unė kishte marrė notėn 5,e unė i gjori kisha mbetė pa notė.Nė vendė tė notes duhej te shkruaja edhe njė herė,sepse mėsuesja dyshonte ēė kamė marrė nga shtėpija dy fletė tė gatshėme te hartuara.Tani nėn mbikqyrjen e sajė ri shkrova,ndėrsa nota mu komunikua pas njė muaji,nė garat komunale tė viteve 70".

Me nderime pėr Autoren e temės sė hapur!

Naki

jadore
15-11-07, 21:28
kJo moj Lyra bash kam deshir qe ti permisoj gabimet pastaj e sidomos nese e ben korigjimin Jador .[/quote]

wow, erdh koha te ju rrefehem ne kete drejtim..
gjuha shqipe mbaj mend qe thonte profa, ndahet ne gramatik dhe letersi , si duket une kisha dhunti letersine ,gramatiken e mesova vetem ne ciklin e ultet , dhe sot beje gabime drejteshkrimore , dhe pse disa here u mundua antari Pokeri te me ndihmoj ne kete drejtim ,por e kote..!!! letersia si duket ishte trashigim familjar qe vazhdon dhe ne gjeneratat e reja tek ne ...( dhe pse thene te drejten mua nuk me pelqen rruga qe duhtet ata ta kalojne, ka cmim te larte .. )
nese ndalem ne hartime apo referate them qe ose jam nominuar nga profet here ne fund te pusit ose larte ne zenit..!!!, gjithmon me ra te lexoj literatur qe ishte krahas meje per 10 vjet me te rritur ,nese kisha nje liber ne dore kjo kuptonte qe pa e perfunduar koha ndalej per mua , qdo here si referate shkruaja vetem titujt e librave qe ne muaj arrinin deri 30 -te , kjo vlersohej nga profa i gjuhes me noten 1 gjate vitit dhe ne fund mbyllej 5 ,dhe kishte te drejte, me krejt qenjen u mundua te me largonte nga ky virus,urreja kur ndonje hartim i krijuar nga une , qe permblidhte vetm 5-6 rreshta vlersohej dhe lexohej nga shkolla ne shkolle ( dhe prej momentit qe i shkrova me kurr nuk i pash , veqese dhe une ju revanshova , kurr nuk ju plotsova urdherin e tyre te kaloja nga kl ne kl duke lexuar , gjithmone lexonin profet per mua ,ha,hahaha kohe tinjixheresh ..epo ishin kohe frajerizmi ,atebote thuhej demode po te gjeje kohe per hartime , e une nuk bente te mbetesha pas .. snobizem hesapi de ) nejse ...per te njohur ate kohe shkrova shume hartime, dhe cdo here ju thonja per fund , nese do jetonim ne nje mentalitet tjeter , ju do te duheni te me e paguani per krijimin ,hahahah jam apo jo vizionare ,hahaha ,nga ajo qe Murgesha na kthej pas vetem nje me mbet merak , sa here per gjuhe ,histori ,apo drejtim shoqerore me kandidonin per gara fedrative gjithmone ishte pergjigja e prer e memes sime .. tri vija te kuqe , qe nenkuptonte as mos e diskuto , mesoj lendet tjera dua rezulltat te shkelqyer une..
kjo eshte e gjitha , pra dhe sot duke ditur mungesen time ne kete drejtim , adhuroj tjeret qe kan drejteshkrim te bukur , por dhe korigjoj tjeret , per ate qe syri me vret . ndersa e keqja e gjithe kesaj ne te folur eshte qe kur tjerer komunikojn me mua ,asesi nuk bindem qe vij nga Gjakova , duhet te jem nga Tirana , kjo me sekletos pak, se me duket qe me humbin identitetin .. qfare te besh dhe kjo duhet te jete rezultat i hartimeve ..

legenda
15-11-07, 22:08
.....ahahaaa...

kuptohet shperblimin-librin,
titullin nuk po e them,sepse eshte paksa provokativ (...ne kete kohe),kurse
gjenerali ishte nga Beogradi,....dhe mbrmja atehere u mbajte ne SHTEPINE E ARMATES ne Prishtine.

p.s. sa per "avance"
-EKSCELENCE,...te lutem ,kam nderin.

Lexova me kėnaqėsi njė pjesė tė biografisė tuaj. Mė la pėrshtypje tė mira. Njė detal nuk mė hyri nė kokė : ėshtė fjala pėr kundrinėn e drejtė "tė cilin" qė, si pėremėr, zėvendėson, potencialisht, njėrin nga kėta emra :
1) shpėrblimin tė cilin edhe sot e ruaj;
2) titullin, apo
3) gjeneralin ?

Ju falenderoj "par avance"(dmth menjėherė) pėr pėrgjigjen tuaj!
fshatari

Fshatari
16-11-07, 11:54
Shetitje nėpėr kohė dhe hapsirė,nga distanca 2000km kalojė pėr njė sekondė 30 vite rrugėtim dhe tani qendrojė pranė bankave shkollore dhe i numėrojė njė nga njė shokėt dhe shoqet e klases.Nė cilen bankė dhe karrik ,mė kujtohet isha ulur nė radhen e tretė afer murit nga dridhjet oscilike tė trupit nga friga dhe tė ftohtit ēė mbizotronte nė stinen e dimrit hyri nė klasė mėsuesja Qefsere. Tė dashur nxėnsa sot shkruajmė Hartimin paragjysem -vjetorit,tema e hartimit ėshtė e lirė na u drejtua duke buzėqeshur.
Si pėr inat kisha harruar fletoren nė atė kohė na thonin duhet ti blejmė VEZHBANKAT me vija,u ngrita nė kėmbė duke i thėnė qė nuk kamė fletore me vete e kamė harruar nė shtepi.Mėsuesja Qefsere mė ofrojė dy fletė duke buzėqeshur nuk ka dertė,mundeni kėtu tė shkruani.
Tema e hartimit ēė shkruaja ishte Njė Qarqafė kristalor,mė kujtohet vetėm njė detal i pėrshkrimit/Fluskat e para te borės mbuluanė fshatin me njė qarqaf tė bardhė kristalor.......
Vllau imė Binak qė kishte kopijuar hartimin nga unė kishte marrė notėn 5,e unė i gjori kisha mbetė pa notė.Nė vendė tė notes duhej te shkruaja edhe njė herė,sepse mėsuesja dyshonte ēė kamė marrė nga shtėpija dy fletė tė gatshėme te hartuara.Tani nėn mbikqyrjen e sajė ri shkrova,ndėrsa nota mu komunikua pas njė muaji,nė garat komunale tė viteve 70".

Me nderime pėr Autoren e temės sė hapur!

Naki

Zakonisht, hartimi ka pamjen e njė proze tė shkurtėr : rrėfen se si lind, zhvillohet pėrfundon njė tregim.
Ndėrkaq, hartimi i Nakit rrėfen pak, pėrshkruan shumė dhe karakterizohet me njė procede tė njohur poetik e kinematografik qė ka pėr emėr :"flash-back" (kthehem nė njė moment nė tė kaluaren). Hartimin e kėtij autori (jo se asht moderator...!)nuk ngurroj ta kualifikoj si poemė nė prozė sepse i gjason njė pikture relativisht statike qė na ofron njė mori detajesh brenda njė kuadri mirė tė kufizuar. Ēfarė ngjan nė atė kuadėr ? Pak gjėra : pak folje(veprime) qė do dinamizonin tregimin dhe e kėthenin nė prozė. Shumė emra e mbiemra(cilėsor) qė janė shprehje e rėndomt e artit poetik. Madje edhe pėrdorimi i disa foljeve nė tė kryeren e thjesht funkcionojnė pothuaj si lloj "pėrshkrimesh" sepse veprimi qė shprehin ėshtė i shkurtėr (doli, m'u drejtua...) dhe nuk tejkalojnė kuadrin e "ēarēafit".
Emri Qefsere pėrkon mirė me vitet e 70-ta! po tani ėshtė i demoduar. Ky ėshtė motivimi i kėtij emri, mendoj...!VEZHBANKAT janė konotacion pejorativ po realist i atyre viteve kur pėrdhunohej gjuha shqipe. Edhe metafora e "njė qarqaf tė bardhė kristalor..." ia shton edhe mė tepėr acarin periudhės nė fjalė.
Nuk desha tė kalojė nė heshtje as emrin Binak qė nė kėtė kontekst ėshtė polisemik : Ēfarė kanė tė pėrbashkėt Binak e Nak-i ?!
Hartimi pėrfundon nė mėnyrė jo eksplicite po ne ia qėllojmė se nota e hartuesit ėshtė shembullore...!
E, unė fshatari, pėrshkrova nė disa rreshta pėrshtypjet qė mė bėri hartmli i Nakit!

Pėrshendetje miqėsore,
fshatari

Artisti
16-11-07, 12:23
Isha ende nė shtrat, rrezet e diellit mengjesor depertonin permes dritares dhe me dukej se me thirrnin te dal jashte.Disi nuk kisha vullnet ne ate dite aspak dhe per asgje, deshiroja te rrija ende i shtrire. Xixerrimat e zogjeve e benin ate dite edhe me te bukur, trupi i qershise e cila ishte afer dritares, kishte frutuar dhe ato frute te kuqe me terheqnin edhe me shume te zgjohem.Papritmas degjova zerin e Bakiut.Mendova ku erdhi ky tash te me pengoje ne vazhdimin e mendimeve te mia.Bakiu eshte djali i Axhes, me te cilin kemi bere shume "marrezira" . Edhe sot paska ardhur koha te bejme nje "marrezi", mendova.Vesha pantollonat e shkurt dhe dola, Bakiu ishte i ulur ne shkallet e shtepise.Hej, nuk e di por edhe pse dita kaq e bukur dhe shpresedhenese duket, mua disi po me duket se do te jete nje dite monotone dhe pa asnje akcion.Duke biseduar ashtu, Bleta e cila ishte ne lulet aty afer filloi te fluturonte.Shih i thashe Bakiut, edhe asaj i duket monoton te rrije gjithe diten mbi lule haha.Si per ēudi, Bleta fluturoi rreth Bakiut, mos lėviz i thashe, sulmova Bleten me doren time dhe hopa, Bakiut ne vetull.Bleta me shkathtesin e saj nxorri therrcin dhe shpoi Bakiun ne vetull.Ah, sa keq mendova, Bakiu nuk lejoi veten te shihej zemerimi.Ashtu duke u tallur se koti, degjuam zerat e te rinjeve ne sheshintakimor rinor. Shkojme, kur arritem atje, pamė se aty ishte edhe Sherifi, lėvdaēi dhe ngucakeqi mė i madhi.U ulėm aty pranė dhe shiqonim sesi luanin Basket.Pas disa gjuajtjeve, ky Sherifi kinse i shpėtoi Topi dhe hopa nė vetullėn e Bakiut.Mė qeshej sepse mendoja edhe pse mu duk dita monotone, tė gjitha shenjat po duken se do tė mbetet thellė nė kujtim.Ashtu me mendje duke qeshur por me inat tė madh qė lėvdaēi, ngucakeqi mė lėndoi shokun tim mė tė mirė, mu dashtė tė kėrcej dhe qėllova me plot fuqin qė kisha, Sherifin nė faqe.Flakaresha tė cilėn ia dhashė, bėri qė gjaku i tij tė rridhte nga hunda.Oh zot, tash mė mbyt ky mendova dhe fillova tė iku.Sherifi i ēuditur sesi mora guximin ta qėlloja, u shtangua, pas disa sekondave filloi tė mė ndjek, Bakiu i cili ishte ende i ulur, shtriu kėmbėn e tij, Sherifi mori nė thua dhe u rrėzua.Ne e kishim njė vendtakim toni ku aty nėn hijen e njė molle, njė gjarpėr kishte shtrofullėn e tij, ne luanim me atė gjarpėr kur nuk kishim diēka tjetėr tė bėnim.I thashė Bakiut se tash ėshtė rasti ta tėrheqim deri te shtrofulla qė njėherė e pėrgjithmonė t'ia hjekim hujin e lėvdaēit dhe tė ngucakeqit.Ne vraponim nė drejtim tė shtrofullės, Sherifi pas nesh.Tė gjitha parapėrgatitjet tė cilat i kishim bėrė kohė mė parė, kishim marrė litarė tė ndryshėm, tė luajmė si Tarzani, ishin te molla.Arritėm, Sherifi na u afrua dhe tha, tash nuk keni ku tė ikni, jeni tė humbur ėh, unė isha krejt afėr shtrofullės, lutja Zotin tė mos dalė nė kėto momente gjarpėri, se Sherifi do tė ikte.Mu vėrsul mua dhe mė kapi duart,me kėmbėn e djathtė, qėllova kėmbėt e tij, u rrėzua, Bakiu mori litarin i cili ishte nė degėn e mollės dhe arriti t'ia lidhte kėmbėt, pastaj qė tė dy, arritėm edhe duart t'ia lidhim.Tash mund tė pushojmė pak i thamė njeri tjetrit.Sherifi nga inati dhe krenaria e gabuar qė kishte, bėrtiste dhe na u kėrcėnonte se do tė na sakatojė.Prit edhe pak i thamė sa tė dalė njė peshk i gjatė me therrcin e tij helmues.Nuk dilte gjarpėri, ishim tė djersitur dhe vendosėm tė shkojmė te lumi aty afėr, qė tė freskoheshim pak.Pas disa minutave menduam, shpejt se po tė dal gjarpėri, tranohet Sherifi.Nė momentin kur ne arritėm edhe gjarpėri filloi tė dalė, kishte nuhatur Sherifin hahaha.Filluam tė tregonim me gisht nė drejtim tė gjarpėrit dhe duke treguar i thonim Sherifit se kjo ditė do tė ishte dita e fundit e tij nėse nuk i ndal ngucakeqet e tija. Na premtoi qė kurrė mė nuk do tė na nguc.Unė shkova te gjarpėri, fillova ta lėmojė, Bakiu liroi Sherifin.Pėr ēudi iku pa thėnė asnjė fjalė.

Kėshtu vazhdon edhe mė tutje, fundi ishte se Sherifi i ndali ngucakeqet e tija jo vetėm rreth nesh por edhe rreth tė tjerėve.

Me kėnaqėsi hartimore

Artisti (http://www.dardania.de/vb/upload/member.php?u=18480)

Pupi
16-11-07, 18:32
Sa dijė unė Hartimi-et bėhen ashtu qė tė mos ketė emra njerzish, data historike (data fare).
E gjitha qė e benė njė Hartim tė mirė, janė:
Drejtshkrimi i gjuhės,
Pėrshkrimi i njė ngjarje,
Apo, dhe imagjinim i natyrės.
Pa pėrmbajtje metaforike, apo tė ngjare Historike!
Ka edhe ca tė tjera ?
Na i thoni JU Lutėm.

Naki
16-11-07, 19:19
Zakonisht, hartimi ka pamjen e njė proze tė shkurtėr : rrėfen se si lind, zhvillohet pėrfundon njė tregim.
Ndėrkaq, hartimi i Nakit rrėfen pak, pėrshkruan shumė dhe karakterizohet me njė procede tė njohur poetik e kinematografik qė ka pėr emėr :"flash-back" (kthehem nė njė moment nė tė kaluaren). Hartimin e kėtij autori (jo se asht moderator...!)nuk ngurroj ta kualifikoj si poemė nė prozė sepse i gjason njė pikture relativisht statike qė na ofron njė mori detajesh brenda njė kuadri mirė tė kufizuar. Ēfarė ngjan nė atė kuadėr ? Pak gjėra : pak folje(veprime) qė do dinamizonin tregimin dhe e kėthenin nė prozė. Shumė emra e mbiemra(cilėsor) qė janė shprehje e rėndomt e artit poetik. Madje edhe pėrdorimi i disa foljeve nė tė kryeren e thjesht funkcionojnė pothuaj si lloj "pėrshkrimesh" sepse veprimi qė shprehin ėshtė i shkurtėr (doli, m'u drejtua...) dhe nuk tejkalojnė kuadrin e "ēarēafit".
Emri Qefsere pėrkon mirė me vitet e 70-ta! po tani ėshtė i demoduar. Ky ėshtė motivimi i kėtij emri, mendoj...!VEZHBANKAT janė konotacion pejorativ po realist i atyre viteve kur pėrdhunohej gjuha shqipe. Edhe metafora e "njė qarqaf tė bardhė kristalor..." ia shton edhe mė tepėr acarin periudhės nė fjalė.
Nuk desha tė kalojė nė heshtje as emrin Binak qė nė kėtė kontekst ėshtė polisemik : Ēfarė kanė tė pėrbashkėt Binak e Nak-i ?!
Hartimi pėrfundon nė mėnyrė jo eksplicite po ne ia qėllojmė se nota e hartuesit ėshtė shembullore...!
E, unė fshatari, pėrshkrova nė disa rreshta pėrshtypjet qė mė bėri hartmli i Nakit!

Pėrshendetje miqėsore,
fshatari

Sqarim,sikurse parashkruesit e mi edhe unė dėshirova tė sjellė pėrkujtimet, rrethanat nė njė formė mini filmike tė pėrshkrimit nga bankat shkollore te ciklit tė ulėt shkollor,dhe specifikat rreth Hartimit.
Nė tė vertetė mė vjenė keq ēė nuk ju ofrova nė formė proze temen ēė kisha shkruar para 30 viteve.Koha dhe lufta mi asgjesojė thesarin e ruajtur nė biblotekėn personale, ēė pėr mua kishin njė vlerė tė madhe.

I nderuari Fshatari,ndjehem i respektuar pėr kritiken dhe analizen letrare,ju faliminderit !

Naki

Fshatari
17-11-07, 22:46
Se ē`mu kujtua sot rastėsisht e befasisht njė orė hartimi nga gjuha shqipe nga kohė thuaja tė harruarra, por qė si duket ato jetojnė ende diku nėpėr qoshet e kujtesės sonė e nė njė ditė pa ngjarje dalin nė sipėrfaqe.
Po pra atė ditė kishim Hartim nga Gjuha e ėmbėl shqipe.
Nuk mė kujtohet tema pėr tė cilėn duhej tė shkruanim por mė kujtohet fare mirė qė edhe mund tė zgjidhnim njė temė tė lirė.
Sillja lapsin nė dorė pa mundur tė filloja tė shkruaj, ishte ajo njė ditė kur mendja ime i ngjante Saharės e asnjė mendim nuk mund ta vendosja nė letėr.
Nė gjysmė orėshin e fundit u pėrcaktova pėr njėrėn prej temave, mė mjaftuan 10 minuta ta mbaroj, se edhe nuk isha aq e interesuar tė shkruaj e lexova njėherė dhe e mbylla fletoren e Hartimit. Shoqja nė bankėn mbrapa mė prek nė sup, e mu dok se po e di se ēka po don?
I hodha tinėzisht njė sy e pash se fletėn ende e kishte tė bardhė fare, pa shkruar asnjė fjalė nė te.
Shpejt e shpejt nxorra njė fletė dhe fillova tė shkruaj pėr temėn e lirė.
U pėrcaktova pėr njė ditė e lirė nga jeta jonė.
Pėr 15 minuta e shkrova e i mbeteshin asaj diku 8 minuta pėr ta kopjuar e shkruar nė fletoren e saj. Ja hudha letrėn e shukatur dhe u ngrita e dola jashtė qė tė ndizja njė cigare.

Pas njė jave profesori na i solli hartimet tona.
Mė kishte lėnė njė 3+ e kur mė dorėzoi fletoren mė shikoi i zhgėnjyer, por aq mė bėnte http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon8.gif

Kjo ngjarje sigurisht do tė harrohej me kohė, e nuk do ta kujtoja kurr, si qė i kam harru sa e sa orė hartimesh tjera, por befasia ishte se tė gjithėve na i dorėzoi hartimet toan e nė dorė mbante fletoren e Hartimit tė shoqes sime...
E ftoi ate tė dilte e ta lexonte hartimin e saj dhe nė daq besoni e nė daq jo ai Hartim u shpall si mė i miri i njėrit nga gjysmėvjetori i parė apo i dytė nuk mė kujtohet nė gjithė shkollėn.
Kur shoqja lexoi hartimin e saj profesori mbante sytė tek unė, nuk di kurr nė e ka kuptuar apo jo se unė isha autorja e atij hartimi por edhe kurr nuk e kam harruarr zhgėnjimin qė e shifja nė sytė e tij...

__________________________________________________

Ju ftoj tė gjithėve tė shpalosni hartimet e tuaja qė ndoshta edhe pse mendoni se i keni harruarr prap se prap flejnė diku nė kujtesat tuaja.

Edhepse jetoj nė fshat, siē e kam saktėsuar disa herė, lexoj me ėndje edhe autorė shqiptar edhe tė tė huaj.
Para disa vitesh, kam lexuar veprėn e njė shkrimtari francez, Marcel Proust, qė ka pėr titull "A la Recherche du temps perdu"(Duke kėrkuar kohėn e humbur). Shkollarėt francez e mbajnė mend Proust-in pėr njė detal : bėhet fjalė pėr njė llojė ėmbelsire qė nė rrethin e Parisit e quajnė "madeleine"! Autori na tregon se kur "zhyttėte? njė "madeleine" nė njė gotė me ēaj, i vinin nė mendje shumė kujtime qė konsideroheshin si tė humbura pėr gjithėmonė.
Pėrderisa tė Prousti ėshtė "medelein"-a ajo qė mundėson daljen nė sipėrfaqe tė disa ndjenjave e mendimeve tė vjetra, te Murgesha na del "zhgėnjmi" i dyfisht edhe i profesorit edhe i vetė Murgeshės. Nuk jam psikolog por jam i prirur tė besoj qė i vetmi person vėrtet i zhgėnjyer nė atė moment ėshtė vetė Murgesha e cila lexon zhgėnjimin e vetė tė thellė nė "sytė e profesorit"! Intensiteti i momenteve tė tilla zbehet me kohėn po nuk e braktis totalisht qenjen tanė... e kohėpaskohe na troket nė derė.

PS.Pėrafrimet e paralelizmat mund tė jenė jo tė qėlluar. Pėrvoja e pėrshkruar nga Murgesha mė pėrkujtoi shkrimtarin francez.

AKT
21-11-07, 21:31
Nė lidhje me kėtė temė do tregoja njė rast tė ēuditshėm qė mė ka ndodhur nė vitin e dytė tė gjimnazit dhe ka tė bėj me njė profesoresh shumė rigoroze tė asaj kohe,tė gjuhės shqipe.Pasi isha mėsuar qė nga bankat e para shkollore qė nga gjuha shqipe gjithmon tė kisha notėn e rezervuar,kuptohet ate maksimale,fal hartimeve dhe njohjes sė letėrsis , erdhi koha qė pėr her tė parė tė mė jap mėsim profja mė e rreptė dhe unė fitova 1-njėsh edhe ate nė ditarė dhe goxha tė madh pėr arsye krejtėsisht banale!Nuk dija tė flas asgjė pėr Asdrenin sidomos datėlindjen.Fillova tė ankohem dhe justifikohem qė pėr mua ėshtė e rėndėsishme vetėm se cilės periudhė dhe drejtim i pėrket ai apo ajo krijuese etj etj por nuk ndikova nė vendimin e profes elegante...
Erdhi koha tė pėrcaktohen referuesit e gjysmėvjetorit tė parė...Romanin "ndjekja" tė mihaillo llalliqit nuk donte ta merrte askush pėr referim.Arsyet subjektive...tematikė dhe stil i rėndė,nuk shtyn ta lexosh etj etj...nxėnėsit si nxėnėsit.Profja mė jep mua atė "nder" dhe mė cakton qė unė tė referoj kėtė roman...shumė mirė thashė me vehte...do bėj ēmos qė ta rikthej notėn e "gj.shqipe" dhe fitoj besimin e saj...Lexova gati 35 minuta.Ajo mė ndigjonte me vėmendje.Qetėsi nė klasė...tė gjithė qeshnin,e dinin qėllimin tim...kur pėrfundova ajo nuk merr ditarin tė mė notoi siē kishte premtuar por mė kėrkon ta ulesha fletoren nė bankėn e saj dhe tė ulesha nė vend.E mori me vehte dhe shkoi nė fund.Mezi prisja ta dija se ēka po ndodhė.Orėn tjetėr mė vuri notėn 5 , mė dorėzoi fletoren dhe mė tha...falėnderohu tė gjithėve,nga mėsuesi yt i parė,arsimtarėt e gjuhės shqipe dhe profesoresha e vitit tė parė sepse pėr mua vetėm 4-ėrsh do fitoje sepse nuk meriton kush notėn maksimale pa njohur mirė gramatikėn dhe letėrsin me datėlindje tė tė gjithė krijuesve letrar.I kishte fiksim datlindjet kurse unė shpėtova nga ajo sepse e kisha bezdi ta dija kur lindi apo kur vdiq shkrimtari...asnjėher nuk mė lodhi mė...

LOJETARI
26-11-07, 21:35
Nėse mė lejohet ,unė do tė parashtroja temėn e hartmit ,ku ju tė interesuarit do tė postoni hartimin tuaj dhe nė fund do tė zgjedhim sė bashku hartimin mė tė mirė i cili do tė marrė edhe njė shpėrblim modest nga forumi.

Tema:Njė natė pa gjumė .

Murgesha
26-11-07, 22:10
U pa puna, tash po mu dashka me ndejt dy tre netė pa gjumė deri sa ta thurri kėtė temė.

Pupi
26-11-07, 22:13
Adip Krasniqi

BUZĖ BISTRICĖS

http://mitglied.lycos.de/metafora/poetprizrenas/adipkrasniqi.htm

Eh se ēmu kujtua Migjeni i Kosoves.

Hartimin e pare qe kisha sjellur te profesori ime i nderuar, dukej ta kishte zhgenjyer.
Arsye ndoshta pse u ule ne banken time per ti hedhur nje veshtrim per se afermi.
Nuk pati folur shume, sepse dukej se u bind qe e kuptova, nuk pati folur shume sepse priti ta kuptoja me pak fjale.
Te gjitha Hartimet u anuluan asaj bote, te gjitha!
Nje jave me pas pasuan Hartime te reja.
Migjeni i Kosoves dukej sikur tashme ishte i kenaqur, i qeshte balli nga Krenaria per ne.
Eh ē'kohera, nostalgji i thone kesaj Mik-e.
p.s diteve te ardhshme/te diellen sjell une nje nga ato( mos pritni shume, koherat kan ikur, e me to edhe freskia leterare).

E une e urrej Premtimin, por e paguaj borxhin!

DEA
27-11-07, 08:11
Nėse mė lejohet ,unė do tė parashtroja temėn e hartmit ,ku ju tė interesuarit do tė postoni hartimin tuaj dhe nė fund do tė zgjedhim sė bashku hartimin mė tė mirė i cili do tė marrė edhe njė shpėrblim modest nga forumi.

Tema:Njė natė pa gjumė .

Na ke myte me kete teme tash, frymzimi ne podrum shkoj ahahhaah. Si ti kujtoj netet pa gjume e vetmja gje qe me sillet neper koke, ndrrimi i nates/puna, kane kalu koherat kur rrisha pa gjume duke e sjell edhe njehere ne koke qdo detaje te dites.:tongue:

Fshatari
27-11-07, 20:31
Nėse mė lejohet ,unė do tė parashtroja temėn e hartmit ,ku ju tė interesuarit do tė postoni hartimin tuaj dhe nė fund do tė zgjedhim sė bashku hartimin mė tė mirė i cili do tė marrė edhe njė shpėrblim modest nga forumi.

Tema:Njė natė pa gjumė .

Njė natė pa gjumė do tė diskriminojė sėpakut njė forumiste qė e njoh mirė shumė; ka shumė cilėsi tė mira po e ka edhe njė tė keqe: vendndodhja : nė shtrat.
Nuk ėshtė e zoja tė kalojė njė natė pa gjumė.
Mjaft zgjati suspensi: Gjumashja, pra!
PS. Lus Lojtarin t'i lejojė Gjumashės Njė ditė pa gjumė, nėse kjo e fundit mund tė qendrojė pa fjetė edhe gjatė ditės...!
NB. Pėr momentin, po hartoj... po hartoj gjithė natėn kam me hartue!

4peace
01-12-07, 21:18
*

Posa m’u kujtua…

Iu pėrshėndes nė fillim

Siē e paska cekė edhe vet nikoqirja e kėsaj teme, posa m’u kujtua njė rast lidhje me hartimin (me shkrim). Shpeshherė na ndodhė nė raste hartimesh me shkrim qė, ose nuk na kujtohet ēka tė shkruajmė ose nuk na kujtohet ndonjė fjalė nė fjali. Nė kėtė mėnyrė, njė i njohur imi, pėrndryshe njė a dy gjenerata pas meje, kishte pasur pėr temė pranverėn. E shkruan i shkreti gjithė hartimin por e frenon me atė rast hartimi i njė fjalie tė vetme. Nuk iu kujtohej „nė pranverė ēelin lloj-lloj lulesh“, kėshtuqė, nė vend qė ta shėnonte „lloj-lloj“ ai e shėnon „tėrrli-tėrrli“ („Nė pranverė ēelin tėrrli-tėrrli lulesh“). Nė kėtė mėnyrė, sa herė takohemi e rrijmė bashkė e ngacmojmė me „tėrrli-tėrrli“ dhe shqepemi sė qeshuri…

Me t’mira!

***

Kronisti
03-12-07, 17:33
Shtatė palė zingjirė i kam tė lidhur nė kėmbė dhe nė krah, prandaj zvarė jam ngritur nė majė tė pyrgut tė dėshprimit pėr t'i krijuar hapėsirė shpirtit qė tė fluturojė deri te ti.

Pėrkulem para teje nėse tė kam lėnduar me heshtje!

Se zura dot asnjė yll pėr ta thurur gjerdanin e kurorės, sepse secili yll e kishte marrė nga njė emėr pėrpara se tė arrija unė i lidhuri me pranga nė duar.

Nėse do tė ndjehesh e dėshpruar pėrkulem para teje!

Ndeza zjarr pėr ta djegur lakun e ngritur nė udhėn pėr tė arritur deri te ti, zjarr nė tė cilin po digjem.

Edhe nėse arrij deri te ti si hi mbetur rrėzė kėmbėve tė tua, pėrkulem para teje!

Nėse do tė ma tretin trupin zingjirėt, prangat dhe zjarri nė udhėn pėr tek ti kjo do tė ndodhė pėr tė ta falur shpirtin ti cilit nuk i beson.

Atėherė do ta ndjesh tė ngrohtė pėrbrenda teje.

Kronisti
04-12-07, 13:17
Qėndrova njė kohė tė gjatė, me shikim nė bardhėsinė e ekranit. U mundova tė flas me kujtimet, u mundova t’ i thėrras nė ndihmė copėzat e ėndrrave tė ėndėrruara tashmė, por s’ndodhi as biseda me kujtimet dhe as ardhja qoftė edhe e trishtė e fragmenteve tė pejsazheve qė s’i gjeja dot nė jetė, e mė ishin shfaqur aq reale. Nė ekran hapja faqe tė Wordit tė mbushura me shkronja qė nė kėtė natė s’mė thonin asgjė, ndėrsa nga vetja, nė vete, se hapja dot asnjė faqe, asnjė...E dėshiroj... dėshiroj tė gėrmoj nė vete, dėshiroj tė jem i gatshėm qė tė depėrtoj nė thellėsinė mė tė madhe tė mundshme, pėr ta nxjerrė nė faqen e bardhė tė kompjuterit atė qė do tė doje ta lexosh... por ja qė se bėra dhe se bėjė dot, kėtė herė jo, sepse njė kohė relativisht tė gjatė ndėrroj veē shikime tė bardha me ekranin e kompjuterit, bardhėsi e cila ka shkaktuar njė ftohtėsi qė shėmbėllen para meje si njė virtyt qė njeriu ia krijoi kompjuterit dhe nga ai filloi ta bart nė vetvete nė fundshekullin e shkuar dhe vijon ta bėjė tė njėjtėn edhe nė shekullin e ri.

legenda
05-12-07, 00:10
.....ma trego shperblimin,,,....sheeeetttttt,mos te ndegjojne te tjeret,ahaha....
sa per inspirim,se per shperblime modeste,zor qe inspirohem,ahaha....

.....vjeshta,mori me vete,gjithe shirat dhe gjethet e semura qe perplaseshin trotuareve,....e ne nje nate te thelle pa gjume,,, neper kapilar gjaku rridhte si margaritaret blu-i ngrire,,,nje DIMER _I_EGER po afrohej,........

Nėse mė lejohet ,unė do tė parashtroja temėn e hartmit ,ku ju tė interesuarit do tė postoni hartimin tuaj dhe nė fund do tė zgjedhim sė bashku hartimin mė tė mirė i cili do tė marrė edhe njė shpėrblim modest nga forumi.

Tema:Njė natė pa gjumė .

Fshatari
06-12-07, 15:15
Qėndrova njė kohė tė gjatė, me shikim nė bardhėsinė e ekranit. U mundova tė flas me kujtimet, u mundova t’ i thėrras nė ndihmė copėzat e ėndrrave tė ėndėrruara tashmė, por s’ndodhi as biseda me kujtimet dhe as ardhja qoftė edhe e trishtė e fragmenteve tė pejsazheve qė s’i gjeja dot nė jetė, e mė ishin shfaqur aq reale. Nė ekran hapja faqe tė Wordit tė mbushura me shkronja qė nė kėtė natė s’mė thonin asgjė, ndėrsa nga vetja, nė vete, se hapja dot asnjė faqe, asnjė...E dėshiroj... dėshiroj tė gėrmoj nė vete, dėshiroj tė jem i gatshėm qė tė depėrtoj nė thellėsinė mė tė madhe tė mundshme, pėr ta nxjerrė nė faqen e bardhė tė kompjuterit atė qė do tė doje ta lexosh... por ja qė se bėra dhe se bėjė dot, kėtė herė jo, sepse njė kohė relativisht tė gjatė ndėrroj veē shikime tė bardha me ekranin e kompjuterit, bardhėsi e cila ka shkaktuar njė ftohtėsi qė shėmbėllen para meje si njė virtyt qė njeriu ia krijoi kompjuterit dhe nga ai filloi ta bart nė vetvete nė fundshekullin e shkuar dhe vijon ta bėjė tė njėjtėn edhe nė shekullin e ri.

Ēfarė m'inspiron ky tregim i shkurtėr lirik ?
Sėpari mungesėn e dialogut tė mirėfilltė qė presupozon praninė e sėpakut dy a mė shumė bashkėbiseduesish. Dialogu me vetėvetėn ėshtė ilogjik e i pamundshėm. Pėrvoja e Kronistit ėshtė mė se bindėse : kujtimet, ėndrrat, pejzazhet qė dikur iu "ishin shfaqur aq reale", tani, kur i flas vetėvetės me zė tė ulur, pothuaj tė papėrceptueshėm(kujdes nga decibelėt se paguan gjobė...!)nuk janė mė "linear"; vendi e koha kur mė ishin shfaqur janė zbehur fare; struktura e tyre me duket e copėtuar, fragmentare, plot "hiatuse". Kronisti shkon edhe mė larg dhe pastron edhe kėtė strukturė tė destrukturuar me bojen e bardhė : kjo e fundit ėshtė mungesė chromatike. Projektimi i njė objekti tė bardhė nė njė pėlhurė tė bardhė ėshtė i padukshėm mu siē ėshtė e padukshme "bardhėsia"(esenciale, kemi tė bėjmė me emėr e jo mbiemėr).
Do tė pėrfundoja "inspirimin tim" me kėtė konstatim mjaft pesimist : shekulli i kaluar sikur i riu kanė shkaktuar njė zhvendosje rrėnjėsore te raporteve tė njeriut tė sotėm: ėshtė privuar nga e kaluara e tij; komunikon me vetėvetėn pėrmes ekranit tė bardhė tė cilit i mungon ēdo shenjė jete nė njė ambient(dimension) ku mbretėron "bardhėsia", "thellėsia" dhe "ftohtėsia", me njė fjalė "vdekja".

Ky interpretim angazhon vetėm Fshatarin!

Kronisti
06-12-07, 19:21

Shume besnikerisht e kam pershkruar nje cast ne "hartimin" e siperm lirik, kurse ju edhe me sakt e keni "deshifruar"
Respekt

Kronisti
26-12-07, 09:18
FJALIA E THJESHTĖ ME NJĖ PASAKTĖSI TĖ QĖLLIMSHME

Njė fjali e thjeshtė, krejt e thjeshtė, ia rrotulloi disponimin skajshmėrisht dhe e shndėrroi nė njė qenie tė dėshpėruar. E mbajti veten. Duhej tė priste pak kohė qė t’ia thoshte krejt nga afėr mllefin e ardhur si rrufe nga fjalia krejt e thjesht njoftuese, qė ishte e pa saktė. Mungesa e mundėsisė pėr ballafaqim tė menjėhershėm i shkaktoi trazim shqetėsues. Shpirtit iu ngushtua frymėmarrja, ndėrsa koka po i fryhej nga zemėrimi. Ndjehej tmerrėsisht keq. Gjatė gjithė kohės pėrsėriste nė vete fjalėt qė ia tha, duke e pėrjetuar zhgėnjimin tronditės, tė cilin do tė ia thoshte gjithsesi, shumė shpejt, por pėr ēastin ishte e pamundur, prandaj ia thoshte vetes si ngushėllim. Besimi i madh (njė thes kripė i ngrėnė bashkė), u derdh vetėm nga njė fjali e thjeshtė njoftuese, nga njė gėnjeshtėr, qė u vu nė funksion tė mbulimit tė sė vėrtetės. Nuk i interesonte e vėrteta. Cilado qė tė jetė ajo do ta pranonte. Gėnjeshtrėn jo. Veē njė fjali e thjeshtė njoftuese me pasaktėsitė ndihmėse pėr ta mbuluar tė vėrtetėn e lėndoi, e theu nė shpirt. Ia theu shpirtin pėrbrenda ndėrsa skajshmėrisht ia vrau besimin, tė cilėn po bėhej gati ta varros krejtėsisht pa asnjė nderim. I humbi vullneti pėr gjithēka. E vetmja gjė qė dėshironte, ishte qė tė ia thoshte nė sy, prandaj rrugės dytėsore u nis pėr nė vendin ku do tė zbardhej pasaktėsia e fjalisė sė thjeshtė njoftuese. E tmerrshme. Kujtonte gjithė ēastet e bukura, por krejt spontanisht i kujtoheshin edhe ēastet e vėshtira tė krijimit tė besimit.
Gjithēka u rrėnua nga njė fjali e thjeshtė me njė pasaktėsi tė vogėl por qėllimshėm tė vėnė nė fjalinė njoftuese.
Kur u qetėsua, i kaloi pėrskaj dhe iu ndal pėrball sikur u habit, nga ndodhja nė njė vend tė kundėrt me atė tė fjalisė njoftuese.
“Pėrshėndetje” i tha me zė pak mė tė lartė se zakonisht dhe tė shoqėruar me lėvizjen domethėnėse tė kokės. Nė anėn tjetėr ndodhi zverdhje tmerrėsisht e sikletshme, dhe ulja e kokės si shenjė pranimit tė varrosjes sė besimit tė krijuar me shumė mund e sakrifica ndėrsa tė zhbėrė vetėm nga njė fjali njoftuese me njė pasaktėsi tė vogėl, por tė qėllimshme.
Shpirti iu lirua nga frymė zėnia qė iu shkaktua nga trazimi, ndėrsa koka i dukej se do t’i plaste si nja balon i fryrė mė shumė se qė mund tė duronte...

Murgesha
05-07-08, 14:36
Edhe sonte tė kujtova ty miku im!
Ne ishim vetėm shokė, ti mė quaje motėr e unė tė quaja vėlla, e mburreshim pėr kėtė gjė sa herė kalonim krah pėr krahė nėpėr koridoret e ngushta tė shkollės e tė tjerėt na shikonin me lakmi, por edhe paragjykonin kėtė shoqėrim tonin. Nė klasė rrinim nė njė bankė, pushimin e shfrytėzonim tė shpalosnim ndjenjat tona rinore, kush tė donte ty e kush mua, apo rrėfenim pėr ata/ato qė i donim po nuk na donin. Shpesh profėt gjatė orės, tė mėrzitur nga pėrshpėritjet tona nuk ngurronin tė na nxirrni jashtė, e neve atėbotė nuk na vinte keq pėr ligjėratat qė nuk i ndėgjonim, po gėzoheshim qė na ipej rasti tė flisnim mė shumė tė pa penguar nga askush. Nė takimin e ditės sė fundit shkollore i dėshiruam fat e lumturi tė pėrjetshme njėri tjetrit. Atė ditė krah meje kisha tė dashurin tim, ti tė dashurėn tėnde, Shtrėnguam mallshėm duart e njėri tjetrit e nuk mundėm tė shqiptojmė fjalėn lamtumirė por takohemi, edhe pse e dinim fare mirė qė tė rralla do tė jenė takimet tona. Vorbullat e jetės na pėrbinė qė tė dyve. Krijuam nė mėnyrė paralele familjet tona, shumė rrall takoheshin rrugėt tona, por nuk mungonte tė shkrepej buzėqeshja e qiltėr e thirrja si tė kam vėlla-motėr?
Ka ditė qė mora vesh atė mė tė keqen pėr ty, e ka ditė e netė qė shpalos kujtimet pėr ty.

lovely
24-07-08, 12:18
Ajo doli ne oborr dhe ca fluska bore mbuluan floket e saj te zeze... Vrap hyri ne makine dhe iku.
Kur arriti ne vendtakimin, ai priste ulur. Me syte e tij te bukur e shiqonte. Teksa afrohej, dridhej e tera. Tani ishte prane tij. Faqen e tij ndjeu ne te sajen..
U ulen prane njeri tjetrit dhe gjate biseduan!
Per gjithqka.

Ikim - pyeti ajo
Gjithsesi - pohoi ai.

Ishte mbremje e bukur dimri. Ecnin neper rruget e qytetit dhe padashje duart e tyre u ndeshen. Mbanin doren njeri tjetrit dhe lehte ledhatonin gishtrinjte... Shpejt arriten tek makina e saj dhe u pershendeten. Nje perqafim.
Nje miqesi?

..qe nga ajo nate pa gjume, ajo priti edhe shume nete tjera syhapur. Ai sillej verdalle ne mendjen e saj.. Syte e tij. Shiqimi joshes. Zemer njeriu. :smile:

natyra
07-09-11, 19:21
Thjeshte,me nuk pres zgjimin tend,e as buzeqeshjen tende,e as fjalet e tua te embla,me pak fjale,"Vetem kujtimet e mbetura zvarre,:mad: Dhe nje mall qe nuk shuhet kurr per TY ZEMER E ROBRUAR!.

respekt per temen
..Natyra

Zero Cool
07-09-11, 21:16
Mėsuesja kėrkoi nga nxėnėsit e klasės tė njė shkollė fillore, qė tė shkruanin njė temė hartimi, nė tė cilėn tė kėrkonin qė Zotit t’ju japė atė qė dėshirojnė. Pasi u kthye nė shtėpi, u ul dhe filloi tė lexojė atė qė kishin shkruar nxėnėsit, ku njėri nga shkrimet i bėri shumė pėrshtypje, saqė nuk arriti ta pėrmbajė veten nga tė qarit. Pikėrisht nė ato momente nė shtėpi hyri bashkėshorti, i cili menjėherė e pyeti: “Ēfarė ke qė po qan e dashur?”
Ajo u pėrgjigj:”Tema e hartimit qė ka shkruar njėri nga nxėnėsit.”
- ”E ēfarė ka shkruar?”
- ”Merre dhe lexoje vete!”
E mori dhe filloi ta lexojė:

O Zoti im, nė kėtė mbrėmje po tė kėrkoj diēka tė veēantė,
po tė kėrkoj qė tė mė bėsh televizor!
Unė dua qė tė zė vendin e tij! Dua qė tė zė njė vend tė veēantė nė shtėpi!
Nė mėnyrė qė e gjithė familja tė mblidhen rreth meje!
E tė jem unė nė epiqendėr tė vėmendjes sė tyre,
tė mė dėgjojnė pa mė ndėrprerė, e pa mė drejtuar pyetje,
dua qė tė mė kushtohet ajo vėmendje qė i kushtohet atij, edhe kur ai nuk ėshtė i ndezur,
Dua tė jem nė shoqėrinė e babait tim kur kthehet nga puna, edhe pse shumė i lodhur, dua qė nėna ime tė qėndrojė pranė meje edhe kur ėshtė e shqetėsuar apo e mėrzitur, dua qė vėllezėrit dhe motrat tė grinden pėr tė fituar shoqėrinė time.
Dua tė ndiej qė familja ime lė ēdo gjė mėnjanė, nė mėnyrė qė tė kalojnė kohėn mė mua!
Dhe sė fundi e jo pėrfundimisht, dua nga ty o Zoti im qė tė mė mundėsosh mua tu dhuroj atyre kėnaqėsi dhe ti dėfrej ata tė gjithė.
O Zoti im, unė nuk po kėrkoj shumė nga Ti, unė dua vetėm tė jetoj siē jeton ēdo televizor.

E kur bashkėshorti mbaroi sė lexuari temėn e nxėnėsit tha:
O Zoti im, me tė vėrtete qė ky fėmijė qenka i dėshpėruar, kushedi sa tė kėqij qė i paska prindėrit!!
Mėsuesja qau pėr sė dyti dhe tha: Ajo ėshtė tema qė ka shkruar djali ynė.

Kjo ėshtė njė ftesė pėr ty o i dashur Baba… dhe pėr ty o e dashur Nėnė…qė tė kaloni njė pjesė tė kohės me fėmijėt tuaj.