PDA

View Full Version : Fjala e Veton Surroit nė Baden tė Austrisė


Preshevar
30-11-07, 09:20
Fjala e Veton Surroit nė Baden tė Austrisė
http://www.kohavision.net/web/koha/images/stories/surroi.jpg

Isha shume i befasuar, ne fakt i mbetur pa fjale, kur dėgjova sot nga dy jurist te njohur nga ana tjetėr e tavolinės formulimin se rezoluta 1244 ėshtė aq e qartė sa nuk ka nevoje pėr interpretim, apo jo zoti Fleiner?

Po shoh se po pohoni.

E pra,ekziston vetėm njė sistem ku ligjet nuk janė ēėshtje e interpretueshme e ai ėshtė sistemi diktatorial. Nė tė gjitha demokracitė ligjet janė subjekt i interpretimeve. Ėshtė bazament i ndėrtimit tė sistemit juridik. Janė tė paramenduara pėr tė qenė tė interpretuara pėrndryshe do tė ishin vendime tė prera te njė sistemi diktatorial. Nė rezolutėn 1244, dhe nuk do tė ndalem shumė nė tė, sepse mendoj se duhet njė sqarim me i detajuar nga zoti Shala. Por kur pėrmendėt artikullin 11 tė rezolutės 1244 e pėrdorėt nė favorin tuaj. Tani mė lejon tu tregoj interpretimin i cili mund te pėrdoret ne favor te palės tjetėr. Ju thoni se ēdo zgjidhje duhet bazohet nė autonomi substanciale, por autonomia substanciale ne kėtė rezolute, nė artikullin 11, parashihet si fazė e ndėrmjetme e cila i paraprinė - dhe kėtu po citoje - “zgjidhjes finale te statusit”, e unė do te pėrdorja fjalėn zgjidhje e pėrhershme. Dhe kjo nė thelb, legalisht, logjikisht apo si te doni, thotė se autonomia substanciale nuk ėshtė zgjidhje e paragjykuar. Po e pėrdorni rezolutėn 1244 si formulė pėr paragjykim derisa 1244 ėshtė gjendja nė tė cilėn jemi sot. Jemi duke diskutuar statusin bazuar nė premisat e rezolutės 1244 e cila thotė se duhet te ketė njė proces ne te cilin bisedohet pėr zgjidhjen e finale te statusit.

Ne kemi diskutuar pėr statusin, ne nuk i jemi shmangur diskutimit pėr status, kemi diskutuar pėr statusin ne formėn ne te cilėn ne e shohim statusin. Pėr ne statusi ėshtė pavarėsia ndėrsa pėr ju ėshtė format tjetėr i statusit. Por, megjithėse kemi biseduar nė dy kanale te ndryshme te komunikimit nuk kemi arritur pajtim pėr sa i pėrket formateve, koncepteve dhe modeleve tjera. Kemi insistuar qe nga takimi i parė dhe po insistojmė sot ne takimin e fundit se nuk ka zgjidhje pėr Kosovėn e cila parasheh subordinimin e Kosovės ne sistemin juridik serb. Ne nuk e duam dhe nuk do ta kemi. Ne dėshirojmė tė kemi partneritet dhe duam te kemi njė marrėveshje te bazuar ne partneritet. Jemi bashkėpunues ndėrsa varet nga ju se a do ta pranoni apo jo kėtė gatishmėri.
Mė lejoni t’ju tregoj se nga po vijmė dhe se ku po pretendojmė tė shkojmė. Nga takimi i fundit kemi pas njė deklaratė nga presidenti Tadiq pėr personat e zhdukur, nė tė cilėn merret pėrgjegjėsia e shtetit serb. Mendoj se kjo ėshtė njė qasje qė si delegacion do pėrshlndetur. Personat e zhdukur ėshtė njė ēėshtje tė cilėn e ndajmė sė bashku dhe ėshtė dhimbje tė cilėn duhet ta ndajmė dhe ta posedojmė. Ėshtė dhimbje e cila duhet shfrytėzuar pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve tona. Nėse mėtutje vazhdojmė me kėtė lloj gjuhe atėherė arrijmė te pėrkushtimi i pėrbashkėt pėr njė moment, apo njė datė, nė tė cilėt dy palėt deklarojnė se ėshtė qėllim i yni qė kjo gjė tė mos pėrsėritet sepse ne kurrė mė nuk duhet tė lejojmė qė tė arrijmė tek situata e cila krijon persona tė zhdukur.


Qė nga takimi i Brukselit poashtu po dėgjoj deklarata dhe njė deklaratė tė veēantė tė thėnė fillimisht nga zoti Koshtunica dhe tė pėrsėritur nga zoti Tadiq mė pas se oferta nga Serbia ėshtė ofertė e cila mund tė pranohet sot pėr tu tejkaluar si periudhė transitore 20 vjeēare dhe pas kėsaj periudhe do tė duhej tė uleshim prapė pėr tė diskutuar se a ėshtė adekuat ky model i aranzhimit tė statusit. Nė njė mėnyrė paradoksale po arrijmė tek njė pikė konsensusi nė kėtė ēėshtje sepse ėshtė interesante por propozimi jonė dhe ajo qė ju po thoni ėshtė pakashumė e njėjtė sepse nuk shohim mundėsi qė tė arrijmė marrėveshje pėr status tė pėrhershėm formė tė negociatave. Kur thoni ti kemi 20 vjet te njė statusi dhe me pas te bisedojmė pėr njė status tjetėr atėherė po propozoni edhe njė faze te ndėrmjetme ndėrsa ne po themi se nuk duam procese tė ndėrmjetme. Dhe nėse kjo ėshtė oferta juaj ne duhet tu pėrgjigjemi se kjo ėshtė njė ofertė tė cilėn nuk mund ta pranojmė.


Por isha i impresionuar me deklaratėn e zotit Koshtunica sepse mendoj se prek thelbin e ēėshtjeve tė cilat i trajtojmė si probleme por edhe mund tė pėrdoret si zgjidhje nė tė ardhmen. Kemi dėgjuar pėrgjatė procesit tė Ahtisarit pjesė tė ndara tė kėtij qėndrimi nga elokuenca e zotit Jakshiq por asnjėherė me aq konkretėsi siē e bėri kryeministri Koshtunica. Dhe baza e saj ėshtė tė ballafaquarit me konceptin e serbizmit, dhe kjo ėshtė ēėshtje tė cilėn do tė duhej ta trajtonim nė kėtė konferencė. Ka tė bėjė me identitetin e popullit serb, historinė e tij, jetėt e qytetarėve serb dhe trashėgiminė kulturore tė Kishės Ortodokse Serbe. Dallimi qėndron nė deklaratėn e bėrė nga zoti Koshtunica sepse - nėse mė kujtohen saktė fjalėt- e keni pėrdorur formulimin i cili kėrkon pronėsi ndaj Manastirit tė Deēanit apo atij tė Graēanicės apo identiteti serb ne tėrėsi. “Ėshtė pėrgjegjėsi e shtetit serb qė tė udhėheqė me Gracanicen dhe Deēanin pėr shkak tė identitetit serb” thuhej pakashum ne deklarate. Pozicioni ynė nuk ėshtė ai i pronėsisė. Ne nuk besojmė nė pronėsinė e Deēanit apo Gracanicės dhe kėtė u munduam ta sqarojmė nė takimin me treshen. Tė marrim njė shembull tė thjeshtė siē ėshtė Deēani. Manastiri i Deēanit ėshtė diēka tė cilėn nuk mund ta posedosh si shtet. I pėrket nė aspekt kulturor botės si qendėr e trashėgimisė, nė aspekt fetar i pėrket Kishės Ortodokse Serbe dhe ju zotėrinj nuk jeni te titulluar ta udhėhiqni atė, nė aspekt kulturor poashtu Manastiri i Deēanit shėrben si urė lidhėse nė mes dy formave tė krishterimit. Ėshtė ndėrtuar si kishė me model arkitektonik perėndimore ndėrsa ka shėrbesėn e kishės lindore. Ėshtė simbol i cili duhet jetė i pėrbashkėt, i ndarė nga tė gjithė. Ėshtė diēka qė ilustron projektimet tona pėr tė ardhmen.


Familja ime vjen nga Prizreni dhe ju e pėrmendėt zoti kryeministėr Kishėn e Bogorodicės . Nė Prizren ekziston poashtu kisha e Shėn Premtės. Shėn Premtja ilustron Kosovėn dhe kuptimin e saj. Nė njė pikė historike ky vend ishte tempull parakrishter, u shndėrrua nė kishė katolike tani ėshtė kishė ortodokse serbe ndėrsa nė njė periudhė tė sundimit osman ishte xhami dhe quhej Xhuma Xhami apo Xhamia e sė premtes dhe kremtonte te premten si dite te veēante pėr kulturėn islame. Andaj ėshtė diēka tė cilin as ju as ne nuk mund ta posedojmė por ėshtė diēka qė mund ta ndajmė sė bashku. Dhe ky ėshtė qėllimi ynė qė tė ndajmė bashkėrisht kulturėn tonė dhe atė tuajėn, duam tė shohim mėnyrat se si ti ndėrtojmė, mbrojmė dhe komunikojmė sė bashku. Si mundemi qė bashkėrisht tė kontribuojmė nė mbrojtjen e identitetit serb nė Kosovė. Si bashkėrisht tė krijojmė ambient tė sigurt pėr serbėt qė jetojnė nė Kosovė dhe pėr ata qė dėshirojnė tė kthehen dhe si bashkėrisht tė kontribuojmė nė mbrojtjen e identitetit tė serbėve tė Kosovės si pjesė e identitetit tė pėrbashkėt kosovar.


Dhe u kemi propozuar njė traktat dhe nuk jam i sigurt se ju ėshtė shpėrndarė tė gjithėve nė delegacionin tuaj. Do tė ishim tė lumtur nėse i lėshoni njė sy. Mos paragjykoni. Fakti se ju e pranoni apo jo nuk ēon peshė nė aspektin e pranimit formal si propozim negociator. Pranojeni sė paku si njė propozim jozyrtar. Dhe nėse doni ia hiqni edhe kopertinėn pėr shkak se nė titull thuhet “traktat nė mes shtetesh” dhe ju nuk dėshironi ta pranoni atė formulim. Shikoni pėrmbajtjen.


Shikoni se cilat janė ato pika tė cilat mendoni se janė tė dobishme apo mendoni se duhet hequr. Na informoni pėr kėtė e kemi edhe njė pasdite pėr tė biseduar.
Mė lejoni , nė fund tė prezantoj se kush jemi ne, sepse nuk kemi pasur rast deri tani nė kėto dy vjet negociatash Ta prezantoj delegacionin e Kosovės. Qė tė pesė anėtarėt e Ekipit tė Unitetit kemi ardhė kėtu me histori tė ndryshme.


Zoti Kolė Berisha ishte marrė nga forcat serbe nė njė natė tė vitit 1989 ishte dėrguar nė burg. Dhjet policė nė njėrėn anė dhe dhjetė nė anėn tjetėr e rahnin atė duke hyrė nė dhomėn e burgut. Ai nuk pajtohej me aranzhimet kushtetuese tė propozuara dhe tė imponuara nga zoti Millosheviq. Ai mendonte se gjerat duhet tė rrjedhin nė kah tjetėr. Ai ka kaluar 18 vite tė jetės duke luftuar qė gjėrat tė ndryshojnė, duke u pėrpjekur tė luftoj pėr dinjitetin e familjes sė tij, pėr dinjitetin e tij dhe popullit te tij.

Kryeministri Ēeku ka luftuar dy luftėra. Nė njė ditė tė marsit apo prillit tė vitit 99 fshati i tij ishte rrethuar, njerėzit nga ishin marrė nga forcat serbe ndėrsa komandanti i policisė kishte pyetur se kush ėshtė babai i gjeneralit Ceku. Ai ishte nxjerre nga masa dhe ishte ekzekutuar. Kryeministri gjate tete viteve te fundit po pėrpiqet tė kėrkojė njė jetė me dinjitet pėr familjen dhe popullin e tij.


Kryetari Sejdiu dhe unė morėm pjesė nė demonstrata dora e tij i ishte thyer nga dhuna e policisė serbe, poashtu edhe krahu im. Ishim kundėr luftės qė po zhvillohej kundėr civilėve nė Kosovė. Ishim kundėr vrasjes sė njerėzve pėr tė imponuar aranzhmanet kushtetuese.


Zoti Thaqi. Kur krejt ky proces filloi zot Thaqi ishte student. Ai ishte nxjerr jashtė me forcė nga fakulteti i tij. Ai luftoi, luftoi me studimet e tij , luftoj me armėt e tij. Luftoj pėr dinjitetin e tij dhe tė popullit tė tij.


Tė gjithė ne, tė pestit, nuk kemi ardhė kėtu me urrejtje por pėrkundrazi me dinjitet. Dinjitet tė cilin dėshirojmė ta ndajmė duke dėshiruar njė zgjidhje tė dinjitetshme. Njė zgjidhje qė do tė ndihmoj, do tu ndihmoj edhe juve, njė zgjidhje qė do tė mbrojė identitetin serb nė Kosovė pėr ē‘gjė edhe ju po pėrpiqeni. Kjo ėshtė thelbi i asaj qė dėshirojmė tė marrim me vete sot.





kohavizion.net