PDA

View Full Version : Fshatari s'ka pse me u lodh...


Fshatari
02-12-07, 13:35
... se ka njerėz shumė ma tė zgjuar qė shprehin mendimet e tij, deri nė detaje...!
Habitem vazhdimisht se si asht e mundun qė Patrick Moore tė ketė mendime identike me tė miat... telepati, si duket asht kjo punė.

Lexone, lexone:

"MOORE:"AGRESIVITETI I RUSISĖ KA UNIFIKUAR BASHKIMIN EVROPIAN RRETH KOSOVĖS"

Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirė

RADIO EVROPA E LIRĖ
Bisedimet pėr statusin e Kosovės kėtė javė pėrfunduan me dėshtim. Ēfarė do tė bėhet tash?
PATRICK MOORE
Ajo qė ndodhi me bisedimet nuk ėshtė befasi pėr kėdo qė di fare pak pėr kėtė rajon. Wolfgang Ishinger paradokohe e bėri tė ditur se synimi i bisedimeve ka qenė qė t'u bėhet e qartė tė gjithėve se janė bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė arritur njė marrėveshje. Pra, tash e tutje nuk bėjnė punė lutjet nė formėn – "ju lutemi na jepni edhe njė shtyerje" ose "ju lutemi na ofroni edhe 6 muaj" e tė ngjashme. Ishingeri e ka bėrė tė ditur se tė gjitha mundėsitė dhe format e mundshme janė eksploatuar. Hapi i ardhshėm duhet tė bėhet nga zyrtarėt e zgjedhur kosovarė qė tė ushtrojn vetėvendosjen mbi bazėn e tė drejtės sė pushtetit tė shumicės siē kanė bėrė gjatė gjysėm shekullit tė fundit shumė ish koloni nė gjithė botėn.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Disa analistė thonė se procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės do tė varet nga fakti nėse Bashkimi Evropian do t'i bashkohet qėndrimit tė Shteteve tė Bashkuara pėr Kosovėn. A mendoni se pas shumė dėshtimeve nė Ballkan, Bashkimi Evropian do tė jetė i aftė pėr tė siguruar minimumin e unitetit nė rastin e Kosovės?
PATRICK MOORE
Mendoj se mjaft liderė kombėtar siē janė Angela Merkel, Sarkozi dhe Braun e kuptojn se ka ardhur koha pėr unitetin e Bashkimit Evropian. Madje edhe vendet siē ėshtė Sllovakia kanė ndryshuar qėndrimin dhe nuk do tė bllokojnė ēėshtjen. Marti Ahtisaari me tė drejtė e tha paradokohe se veprimet agresive tė Rusisė kanė bėrė qė Bashkimi Evropian tė jetėsoi unitet. Me veprime tė tilla presidenti rus Vladimir Putin ėshtė duke prodhuar rezultate tė kundėrta nga ato qė i ka dėshiruar.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Pas dėshtimit tė bisedimeve nė Austri disa gazeta prestigjioze kanė dalur me parashikimet pėr mundėsinė e konflikteve tė reja nė Ballkan. Njėkohėsisht ish emisari amerikan pėr Ballkanin Riēard Holbruk ka ftuar pėr dėrgim tė forcave shtesė nė rajon me qėllim tė evitimit tė konfliktit. A mendoni se mund tė ballafaqohemi me njė konflikt tė ri nė Ballkan?
PATRICK MOORE
Krahas zotit Holbruk edhe njė personalitet tjetėr, pėrkatėsisht lideri i opozitės nė Britaninė e Madhe Dejvid Kamerun ka ngritur tė njejtat shqetėsime. Ai ka folur pėr mundėsinė e njė intervenimi ushtarak tė Rusisė dhe tė njė krize gjatė Krishtlindjeve. Pra kemi tė bėjmė me njė ēėshtje shumė serioze. Pikėrisht pėr kėtė do tė dėshiroj tė rikujtoi njė thėnje tė romakėve tė vjetėr qė thotė:"Nėse dėshironi paqė, pėrgatituni pėr luftė". Rusėt dhe serbėt respektojnė forcėn. Duke ua treguar forcėn, Ronald Regani ishte i aftė qė nė vitet e 80-ta tė shkaktoi kollapsin e Bashkimit Sovjetik pa luftė. Dėshmimi i forcės ėshtė i domosdoshėm edhe tash. Duket se nė vitin 1999 nuk ėshtė shfrytėzuar forcė e mjaftueshme e NATO-s dhe duket qė ky tė ketė qenė njė gabim. Gabim ėshtė bėrė edhe me vendimin e mėvonshėm diplomatik me tė cilin Beogradi ėshtė ftuar pėr tė biseduar pėr fatin e Kosovės, nė vend qė autoriteteve tė Serbisė atbotė t'u thuhej: "Ju keni humbur Kosovėn nė vitin 1999 dhe ky ka qenė fundi".
Tash ėshtė koha qė bashkėsia ndėrkombėtare tė anuloi kėtė gabim diplomatik duke marrė qėndrim tė ashpėr ndaj Moskės dhe Beogradit.
Intervistoi: Melazim KOCI (Radio Europa e Lirė)".