PDA

View Full Version : Pershėndetje UNMIK!


sunshine
19-12-07, 10:56
PĖRSHĖNDETJE UNMIK, ATA QĖ PO VDESIN
TĖ PĖRSHĖNDESIN!

• Pas pėrfundimit tė negociatave Prishtinė-Beograd, ku tė dyja palėt u zotuan pėr vetėpėrmbajtje, Beogradi zyrtar, si gjithmonė, kaloi nė aksion. Por, ky nuk ishte aksioni ose shkelja e parė, por shkelja e radhės e Rezolutės 1244, qė qeveria serbe e ka shumė pėr zemėr. Me hapjen e zyrės nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nė mėnyrė solemne, ajo bėri me dije se aty ėshtė Serbia dhe toka serbe, ndėrsa UNMIK-u dhe shefi i saj vetėm sa konstatojnė shkeljen e radhės.

Gomisteri dhe ligji
Ishte pranvera e vitit 2002 nė rrugėn nacionale Prishtinė-Shkup, kohė kur ishin instaluar institucionet e Kosovės, ndėrsa Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, vlente dhe vlen vetėm pėr shqiptarėt pėr t‘u respektuar.
Shqetėsimi im qė kisha me gomėn e makinės u shua, kur pėr pak sekonda para syve mė doli njė reklamė gomisterie, e pėr pak sekonda edhe vetė gomisteria. Gomisteri dėgjoi me vėmendje hallin tim, mė dha ca kėshilla se ku duhet tė drejtohesha, ndėrsa shėrbimin nuk ma ofronte dot. Sepse ishte nė pritje tė marrjes sė licencės dhe nuk dėshironte tė kishte punė me shtetin. U futa nė makinė pėr tė vajtur pėr 7-8 kilometra te gomisti i radhės, por u mahnita nga veprimi i tij. Edhe pse kishte investuar njė goxha kapital, ai nuk i donte lekėt "hė pėr hė", vetėm pse iu dha rasti, sepse ishte shkelje e ligjit.
Nė njė vend si Kosova, ku tė gjithė serbėt dhe shumica e punėtorėve tė administratės ndėrkombėtare nuk e ēajnė kokėn pėr ligj, e tė sillen orė e ēast para hundės, ka edhe gomisterė, qė nuk tė fut makinėn nė krik (sepse nuk ka licencė), nė njė rrugė nacionale, ku "shteti" mund t‘i shkojė njė herė nė vit. Dhe, po nė kėtė Kosovė asnjė serb nuk ka licencė pėr punė, asnjeri nuk paguan drita, nuk i njohin targat kosovare tė makinave, nuk dalin as nė zgjedhje, sepse kėshtu ka vendosur Beogradi dhe UNMIK-u, pėrveēse bėn sehir me institucionet e Kosovės, kėrkon edhe llogari nga mė tė ēuditshmet pėr shqiptarėt e Kosovės. Ndėrsa kėta tė fundit nuk dihet se ku e akumulojnė gjithė kėtė marrėzi, por zullumi mbi ata dhe tokėn kosovare vazhdon tė shtohet. Nuk dihet se pėr ē‘arsye UNMIK-u ka keqpėrdorur dhe vazhdon ta bėjė njė gjė tė tillė me durimin e shqiptarėve, madje dhe nė kohėn kur ditėt i ka tė numėruara, provokon nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme. Atje ku shqiptari nuk shkel dot, nuk shėrohet dot dhe nuk i lejohet t‘i vizitojė as varrezat pa ushtarė, snajper, tanksa dhe helikopterė tė KFOR-it, pra nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, aty qeveria e Serbisė hap zyrė, ndėrsa ministri serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiē, pėrveēse bėn pėrurimin, edhe kėrcėnon: "Serbia do tė vazhdojė tė udhėheqė punėt e saj nė Kosovė, ashtu siē ka vepruar nė vitin 2000, qė do tė thotė se nė rast tė shpalljes sė njėanshme tė pavarėsisė, do tė krijojė paralelizmin e plotė institucional nė Kosovė".
Dhe veē kėrcėnimit, ai takohet dhe me zv/shefin e UNMIK-ut, Steven Schook, i cili vetėm sa konstaton shkeljen. "I dėrguari i posaēėm i sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Joachim Ruecker, mė ka autorizuar tė them se UNMIK-u nuk ėshtė informuar dhe nuk ka dhėnė leje pėr kėtė zyrė, si dhe do tė konsultohet me Grupin e Kontaktit dhe Nju-Jorkun pėr hapat e mėtejmė",theksoi Schook pas takimit me ministrin Samarxhiē. I cili nuk kthehet mbrapsht nė Serbi, por kėrcėnon e thekson se nė tė gjitha vendet ku jetojnė serbėt nė Kosovė dhe ku janė kishat serbe, gjithmonė do tė jetė prezent shteti i Serbisė.
Pa respektuar zotimin e dhėnė nė Baden tė Austrisė pėr vetėpėrmbajtje, Beogradi zyrtar kėrcėnon nė cep tė Urės sė Ibrit, aty ku qytetarėt e dėbuar venė e vijnė, duke kujtuar kohėrat kur kanė jetuar, por jo duke shpresuar se njė ditė do tė kthehen, sepse askush nuk angazhohet pėr njė gjė tė tillė. Kėtė e konfirmon edhe ai qė bėn ligjin, si pėr gomisterin, ministrin apo serbin qė jeton nė Kosovė, shefi i UNMIK-ut. "Unė kam kėrkuar nga zėvendėsi im, Steven Schook, tė shkojė nė Mitrovicė dhe t‘i tregojė z. Samarxhiē se kjo zyrė nuk ėshtė nė harmoni me rregullativėn ligjore nė Kosovė dhe pėrbėn shkelje tė Rezolutės 1244. Ne tani do tė kėrkojmė udhėzime nga Nju-Jorku dhe do tė konsultohemi me Grupin e Kontaktit pėr kėtė hap", tha shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, njė ditė pas kėtij provokimi tė hapur serb, i cili ka shqetėsuar popullin e Kosovės, durimi i tė cilėve ėshtė nė skadim e sipėr.Mbi 30 mijė shqiptarė vazhdojnė tė jetojnė rrugėve tė Kosovės, si refugjatė nė tokėn e tyre, ndėrsa serbėt, ata qė e dėbuan kėtė masė njerėzish nga shtėpitė e tyre, vazhdojnė t‘i gėzojnė pronat dhe tė mirat e tjera tė shqiptarėve. Shqiptarėt e Kosovės vazhdojnė tė fajėsohen pėr ngjarjet e marsit tė vitit 2004, por as sot e kėsaj dite nuk dihet se kush i nisi, cili ishte roli i Beogradit zyrtar dhe pse UNMIK-u e KFOR-i nuk i parandaluan ato trazira. Shqiptarėt e Kosovės detyrohen tė paguajnė faturat e dritave pėr tė regjistruar makinat e tyre, ndėrsa serbėt as nuk i paguajnė dritat dhe as nuk i regjistrojnė makinat. Shqiptarėt e Kosovės thirren pėr vetėpėrmbajtje, por doza e provokimeve nga ana e serbėve, jo qė nuk mbetet nė atė nivel, por edhe shtohet.
Madje, shqiptarėt sot edhe i luten Zotit se mos njė ditė po i bie ndėrmend Beogradit zyrtar dhe afėr pėrmendores sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeu nė Prishtinė, tė vendosin atė tė liderit tė tyre shpirtėror dhe historik, Sllobodan Millosheviē.
Pėr administratėn e OKB-sė nė Kosovė, UNMIK, kjo do tė ishte shkelje e Rezolutės 1244 dhe do tė ishin nė pritje tė kėshillave tė Nju-Jorkut, kjo do tė nėnkuptonte edhe pritje pėr institucionet e Kosovės, ndėrsa popullit tė Kosovės nuk do t‘i mbetet asgjė tjetėr, vetėm duke perifrazuar gladiatorėt e Romės, tė cilėt para hyrjes nė arenė pėrshėndesnin Ēezarin: "Ave UNMIK, morituri te salutant" (Lexo nė shqip: Pėrshėndetje UNMIK, ata qė po vdesin tė pėrshėndesin).
Agim POPOCI (marrė nga Dervina)