PDA

View Full Version : Rikthimi i Bukoshit


Arb
12-02-08, 00:00
E Shtune, 09 Shkurt 2008

Interviste eksluzive e ish kryeministrit ne mergim. LDK i humbi zgjedhjet. Por ai personalisht fitoi. Tashme deputet i nje partie qe ka bere aleance me Hashim Thacin, njeriu i shumeperfolur flet per Rugoven, Prishtinen, Tiranen. Por edhe per SHIK-un e Fatos Klosit dhe per nje atentat misterioz, nga i cili Bujar Bukoshin e shpetoi ish kryeministri Majko

Nga Bul Salihu, Prishtine

“Kryeministri” i pare i Kosoves, Bujar Bukoshi, eshte rikthyer triumfalisht ne politiken e larte te Kosoves. Nje nga fitimtaret e rralle te Lidhjes Demokratike te Kosoves, parti kjo qe humbi rende ne zgjedhjet e nentorit 2007 (humbi 2/3 e votuesve), Bukoshi ka arritur qe, nga fundi i listes zgjedhore, te renditet ne krye te saj fale votave te marra, duke lene pas keshtu shume ministra e figura te tjera me pushtet e fuqi politike brenda grupit. Ish kryeministri ne ekzil, asnjehere nuk kishte pasur nje marredhenie shembullore me LDK-ne, partia qe e ngriti mjekun urolog ne postin me te larte ekzekutiv te “Qeverise se Republikes se Kosoves”, qeveri kjo asnjehere e njohur nderkombetarisht, ndonese vepronte neper kryeqytetet e botes, duke mos mundur te punoje legalisht ne Kosove.

Rebeli i pare, sic u njoh Bukoshi, shume shpejt u gjend ne pozicione te kunderta me mentorin e tij, Ibrahim Rugoven, fillimisht per ceshtje fondesh. Marredheniet mes te dyve asnjehere nuk u ngrohen dhe kjo vazhdoi gjithe kohen e viteve 1990-1999 kur Bukoshi kishte marre nje pozicion me radikal ne raport me Rugoven pacifist - gjate eksodit te vitit 1999 dhe me pastaj, pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Ne vitin 2001, Bukoshi duke mos pare asnje mundesi per t’iu kthyer normalitetit ne marredheniet me LDK-ne, ndahet dhe krijon partine e tij, te quajtur Partia e Re e Kosoves. Kjo aventure i kushtoi atij margjinalizim te plote politik, fat i cili kishte gjetur te gjithe ikanaket e LDK-se, qe nuk duronin Rugoven dhe formonin parti te reja personale. Por, Rugova ishte gjalle dhe autoriteti i tij ishte i pakontestueshem. Bukoshi me partine e tij fitoi 3 mije vota, me pak se partia e turqve te Kosoves.

Ndonese jashte politikes ditore, Bukoshi vazhdonte te ishte nje figure e perfolur, misterioze dhe me nje pushtet te supozuar. Ai kishte mbikqyrur Fondin e Qeverise te Kosoves per disa vjet me radhe, fond ky i rende disa qindra milione marka gjermane, te mbledhura nga donacionet e kosovareve brenda dhe jashte Kosoves per te financuar kauzen e pavaresise. Nuk ka pasur asnjehere deshmi serioze per ndonje keqperdorim mjetesh dhe Bukoshi konsiderohet i paster, por zerat dyshues nuk jane fashitur asnjehere.

Dhe atehere kur po harrohej ngadale, LDK i ben nje ftese. Lideri karizmatik Rugova kishte dy vjet qe nuk jetonte me, dhe LDK, e dobesuar nga kjo vdekje, por edhe nga keqmenaxhimi i pushtetit dhe aferat e korrupsionit, kishte nevoje per njerez te rinj. Ndonese jo i ri, Bukoshi, i njohur si njeri i drejtperdrejte dhe i pakompromis, ishte nje nga keto “perforcime”. Perforcime qe megjithate nuk e ndihmuan LDK-ne te mbetej numri 1. Por, Bukoshi personalisht eshte fitues. Ai, me vota direkte te qytetareve eshte ngritur lart ne shkallen e lidereve legjitime te partise, neser mund te ngjitet edhe me lart. Aty ku sot eshte “armiku i tij me i madh” Hashim Thaci. Ne postin e vertete te kryeministrit.

Ne nje nga rrefimet e tij te rralla per shtypin, Bukoshi tregon me nje frazeologji direkte ne kete interviste ekskluzive per Klanin, mbi rigjetjen e dashurise se vjeter LDK, per Hashim Thacin… Por flet edhe per nje aspekt tjeter po aq interesant te jetes se tij. Implikimin e tij te supozuar ne trazirat e 1997-es, akuzat e Fatos Klosit, dhe per atentatin misterioz nga i cili e kishte shpetuar Pandeli Majko...

-Z. Bukoshi, keni qene kritik ndaj qeverive te pasluftes ne Kosove, por edhe ndaj procesit per percaktimin e statusit perfundimtar. Si e konsideroni tani kete proces, kur pavaresia eshte ne prag?

Kemi te bejme me nje situate te pritjes, me ndjenjen se gati gjithcka eshte perfunduar dhe tani vetem po pritet kurorezimi i gjithe asaj qe populli shqiptar i Kosoves eshte perpjekur ne dy dekadat e fundit. Kjo tani sikur po kurorezohet me pavaresine e Kosoves. Kjo eshte ajo qe tani mbizoteron te njerezit, por edhe ne politike po ashtu. Kam nje verejtje personale, sepse me duket sikur politika eshte relaksuar para kohe, eshte relaksuar teper; tani vetem pritje, eshte harruar se pikerisht tani duhet edhe nje sforcim me i madh, nje mobilizim maksimal qe edhe kjo faze finale te kaloje, perndryshe shume gjera mund te degjenerojne.

-A ka qene fushata zgjedhore 2007, penguese per kete mobilizim, apo ka nje lodhje te lidershipit kosovar?

Une nuk e konsideroj lodhje, sepse lidershipi i Kosoves nuk eshte lodhur asnjehere qe 20 vite, nuk eshte merzitur per t'u lodhur. Sipas mendimit tim, lidershipi i Kosoves mud te bente shume me shume, t’u prije gjerave shume me teper dhe shume me mire. Por tani mendoj se nuk eshte koha qe te behen kualifikime te tilla, por te jemi te vetedijshem se jemi ne nje faze delikate, te rendesishme dhe kapitale per ardhmerine e ketij vendi.

-Te qendrojme te zgjedhjet. Ju per here te pare jeni edhe deputet ne Kuvendin e Kosoves?

Per mua eshte edhe nje satisfaksion personal, por edhe nje pergjegjesi qe me pret mua dhe gjithe deputetet e tjere, dhe te shohim si do te zhvillohen gjerat.

-Si e vleresoni koalicionin PDK-LDK? A mendoni se kjo ka qene zgjidhja me e mire?

Ka qene, sic po thone ciniket, nje martese e detyruar, nje koalicion i madh, per te cilin eshte menduar se eshte i vetmi i cili ne kete faze mund te siguroje nje stabilitet dhe eshte menduar se LDK e ka vendin aty, aq me teper kur ne po presim pavaresimin e Kosoves, pra qe ne aktin e pavaresimit te Kosoves, LDK te jete ajo e cila ka dhene kontributin e saj kolosal. Sesi do te funksionoje ky koalicion, eshte heret te thuhet. Nuk eshte mire qe te startojme me paragjykime, por te mendojme pozitivisht se do te behet dicka e mire.

-Kabineti Thaci ka ardhur me vetebesim te madh. Do te jete edhe kjo nje qeveri e deshtimit, apo do ta coje Kosoven drejt zhvillimit ekonomik?

Po edhe per kete duhet te presim. Gjithmone thuhet se per secilin kabinet fillimisht duhet te pritet 100 dite. Ne tani duhet te presim 100 ditet konvencionale. Une do te deshiroja qe ai kabinet te kete nje format me te mire, por eshte ai qe eshte, dhe do t'i uroja ketij kabineti sukses ne pune. E pret nje pune e madhe, nje grumbull problemesh, punesh qe duhen perfunduar me seriozitet te madh. Mendoj se duhet te kalohen edhe disa dite te kesaj euforie (keni qene edhe ju deshmitar i saj), nje eufori e formimit te kabinetit dhe te z.Thaci qe u shkri nga qejfi qe u be kryeminister. Po flas nga perspektiva ime, sepse kam qene kryeminister nje kohe te gjate, e di sesa eshte kenaqesi te jesh ne krye te puneve dhe pergjegjesia eshte e shumefishte, presin pune te medha. Te presim kalimin e euforise ceremoniale. Pastaj duhet t'i pervjelin menget dhe te punojne.

-Ne LDK ka pasur pakenaqesi, pas zgjedhjes se pese ministrave te rinj dhe zevendeskryeministrit. Ju si e vleresoni kete perzgjedhje te ministrave nga LDK?

Ky ka qene vendimi i Kryesise se LDK, aty jane diskutuar gjate gjerat. Mbase eshte ardhur ne perfundim se kjo eshte zgjidhja me optimale. Gjithmone ka njerez qe deshirojne nje format edhe me te mire, por ne pjesen me te madhe keto emerime jane bere me motive politike, ju e dini, me nje meritokraci politike e jo kush eshte me i zoti. Ne qeverine qe kam drejtuar une, kam qene i vetmi nga LDK, te tjeret ose kane qene te partive tjera ose jopartiake. Kam dashur qe t'i kem njerezit me te mire, me te forte, me te perkushtuarit. Tani eshte nje situate tjeter, nje konstelacion tjeter, nje lufte politike, interesa politike partiake, partite jane tejet te interesuara qe te bejne emerime politike, motivet jane te njohura dhe kjo nuk eshte mire per vendin, per Kosoven.

-A mund te jeni me konkret, per cfare motivesh behet fjale?

Motive per te perfituar. Dihet. Pushteti per ta eshte lopa e cila mjelet me se miri, qe premton privilegje, kenaqesh me tendera, ke mundesi me vjedhe. Une dua qe kjo qeveri te mos vjedhe, perndryshe nese vjedh do t'i deshiroja te futeshin ne burg, nese fillojne me e abuzu pushtetin. Pres qe kjo qeveri te mendoje per kete vend, e jo per interesat e tyre sepse kjo do te ishte fatale per kete vend. Deshiroj qe ketu te instalohet shteti juridik, qe nese nje zyrtar do te abuzoje me postin, te arrestohet dhe kjo do te siguronte predispozitat elementare qe te funksionoje shteti. Pa u instaluar shteti juridik, nuk ka shans qe ky vend te qeveriset si duhet, por do ta kemi nje vend hajdutesh. Po shoh zotimet e z.Thaci, ai ka deklaruar se do ta luftoje korrupsionin, se do te ndermarre masa. Nuk duhet te paragjykojme, t'ia japim shansin edhe kesaj qeverie. Me heret u kemi dhene shansin edhe shume qeverive te tjera shume me pa lidhje, shume idiotike. Ta provojme edhe kete qeveri.

-Ju, a keni votuar per qeverine Thaci?

Po.

-Megjithate ky koalicion shihet i panatyrshem nga opozita, e cila permend armiqesite e medha qe kane ekzistuar pas luftes ne mes te ketyre dy partive…

Kur provohet te gjendet emeruesi i perbashket qe ne interes te vendit te arrihet dicka, atehere natyrisht qe animozitetet duhen lene anash, ose kundertheniet ose ato armiqesite e dikurshme. Shoqeria kosovare tani po shkon kah zbutja e gjakrave ne sensin qe njerezit tani jane me shume te interesuar qe te filloje ne kete vend dicka te ndertohet, te behet dicka, te hapen vendet e reja te punes, te punohet me mire sesa te vazhdohet me armiqesi te cilat nuk cojne askund.

-Ju personalisht nuk keni pasur raporte te mira me PDK. Kjo parti ju ka akuzuar se nuk e keni ndihmuar UCK dhe se keni pervetesuar fondin e 3%-shit. Ju sot jeni bashke ne qeverisje dhe keni votuar per Thacin kryeminister. Keni falur?

Nuk me ka “kersitur palla” qe kam qene i atakuar. Une atehere kam ditur cfare kam bere, kam qene i vetedijshem per pergjegjesite dhe jam munduar qe punen time ta bej me se miri, aq sa kam qene ne gjendje une te bej. Ne politike kemi edhe sulme qe kane motive te tjera, jo politike dhe jam munduar te qendroj mbi nivelin e ketyre martinave, primitivizmave ose injorances politike dhe injorances ne pergjithesi.

-Cilat jane raportet tuaj sot me Thacin, nuk jeni miq?

Kane qene kohera te veshtira, tani per mua kjo eshte nje liber, nje kapitull i mbyllur. Angazhimi im eshte tani se cka mund te bejme per kete vend. Me z.Thaci kemi tani raporte korrekte, mundohem te kultivoj raporte civilizuese, por politikisht nuk eshte e thene te pajtohem me te gjitha. Nuk do te isha Bujar Bukoshi po te mos isha ne gjendje te shpreh pikepamjet e mia, shume haptas, qarte, te flas me tekst te qarte, pa kurrfare figurash te paqarta. Mendoj se edhe publiku, edhe opinioni publik me njeh, i dine pikepamjet e mia. Nuk dua te flas per historine, per kontributin e te tjereve, te gjitha keto koha do t'i tregoje.

-Jeni kthyer ne shtepine e vjeter? Sa ishte e veshtire dalja dhe a ishte i lehte kthimi?

Kthimi ka qene shume i natyrshem. Ne ate moment kur u paraqit nevoja per koalicion, ju perkujtoj kur u vendos per ate pragun prej 5 per qind, partite e vogla kerkonin koalicione, por ishte edhe interesi i partive te medha qe te benin rilidhje. Ne ate kuptim une kam hasur ne interes reciprok te LDK, jam kthyer si ne shtepine time, jam kthyer si i barabarte ne mesin e te barabarteve. Kemi bere nje fushate te mire zgjedhore edhe pse me keqardhje LDK humbi. Nuk ka krisur kiameti.

-Pse dolet dhe pse u kthyet prape ne LDK?

Pas luftes, une dola pasi kisha pikepamje te tjera sesi LDK mund te jepte kontribut me te madh pas perfundimit te luftes, pas intervenimit te NATO-s dhe instalimit te UNMIK-ut. Erdha ne perfundim te provoj te bej nje kompeticion politik pas luftes, pas ishim ne rrethane krejt te tjera, Serbia nuk ishte ketu me, as Arkani (kryeparamilitari i Serbise) nuk ishte, d.m.th pra kur kisha mundesi te shpalos pikepamjet e mia. Ndersa u ktheva sepse ato arsye qe me paten shtyre te dal nga LDK, ne pjese te madhe u eliminuan, u krijuan te gjitha parakushtet qe te vazhdoj sepse LDK-ne e konsideroj si shtepine time. Eshte nje pjese e konsiderueshme e jetes qe kam lene ne LDK, jam bashkethemelues dhe LDK mbetet nje prej forcave me relevante politike ne Kosove.

..........

Arb
12-02-08, 00:01
-Nuk keni pasur raporte aq te mira me Rugoven, qe eshte konsideruar edhe arsyeja kryesore e largimit tuaj nga LDK. Cila jane tani raportet me kreun e tanishem te LDK-se, me Presidentin Sejdiu?

Me Presidentin Rugova nuk kam pasur konflikte as politike e as personale, por kam pasur probleme me disa njerez afer Rugoves te cilet duke u thirrur nen Rugoven, praktikisht bene qe shume gjera ne LDK te degjeneronin. Tash ata emra nuk e meritojne as te permenden. Ato arsye qe me bene te dal nga LDK, jane eliminuar dhe per mua kjo eshte nje kapitull i mbyllur. Me personalitetet tjera, me z.Sejdiu, me z.Kryeziu, gjithmone kam pasur raporte te mira, nuk kam pasur me asnjerin prej tyre asnje problem.

-Zoti Bukoshi, ju si ish kryeminister i Kosoves ne ekzil, keni pasur kontakte te shpeshta me Tiranen zyrtare. Cilat jane sot raportet?

Edhe sot kam raporte te mira, kam kontakte te mira, kam raporte shumevjecare, kam miq qe kane qene ne skenen politike, disa jane akoma, disa nuk jane, keshtu qe per mua ka qene nje kohe gati dy dekada, gjate ciles periudhe une kam pasur kontakte me njerezit e politikes ne Shqiperi, me qarqet e tjera, kam miq, dashamire…

-Si shpjegohet qe gjithmone ne momente te rendesishme per PD dhe tani qeverisjen aktuale, aktiviteti juaj ka qene teme e dites?

E, aty nuk kam ndonje shpjegim shume gjenial. Me Partine Demokratike dhe LDK atehere ka pasur raporte te mira, te vecanta. Kemi pasur kontakte te mira me presidentin e atehershem te Shqiperise Sali Berisha, qe tani eshte kryeminister, kemi pasur gjithashtu kontakte te mira dhe kohera te mira. Kam pasur kontakte korrekte edhe me segmente te tjera, me perfaqesuesit e partive tjera politike, te Partise Socialiste, te asaj Republikane. Keshtu qe ne jeten politike te Shqiperise, une e kam ndier vetem shume komfortabel. Nuk ka pasur as paragjykime e as probleme.

-A keni pasur ndonje armiqesi konkrete politike, apo thjesht emri juaj lakohet per qellime te caktuara?

Po, eshte e vertete se emri im eshte lakuar per qellime te caktuara, nuk kane qene qellime te mira. Eshte nje faze e turpshme, nje njolle e turpshme e disa segmenteve te ish Sigurimit te Enver Hoxhes, te mbetjeve te mendesise enveriste dhe disa personave qe cuditerisht, pa kurrfare preteksti, ngrinin zerat si gjelat ne pleh dhe benin disa akuza nga me absurdet. Kjo eshte e tera. Nuk me ka bere pershtypje.

-Gjithmone ne Tirane flitet per Fondin e qeverise. Cili eshte fati i ketij fondi?

Fondi i qeverise dihet si ka qene. Une shume here e kam shpjeguar. Ne ate kohe kishte edhe paragjykim per ate fond, sepse u pat mbjellur nje frike se me keto para Bukoshi qe po don te rrotulloje boten, do ta beje nje grusht shteti ne Shqiperi, nje nga ato idiotesirat politike. Por nga kjo perspektive, tani mund vetem te tregojme barcoleta, pasi jane qesharake ato akuza. Ne ato kohe nuk ishin qesharake, ishin mjaft malinje por ato deshtuan me turp.

-Edhe ish shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, vazhdimisht leshon akuza kunder jush. Si e shpjegoni kete?

Nuk e di cka hamamin ka ai njeri, qe kohe pas kohe leshon disa akuza idiotike. Une s’kam bere asnjehere polemika me ate njeri. Thone se eshte i shkolluar, s’e di cka ka ai njeri. Sot e kesaj dite nuk kam shpjegim. Ai del me disa deklarata, intervista idiotike te cilat as per kafenete ne qoshet e Tiranes nuk jane te denja per nje njeri i cili po thone se ka pergatitje akademike dhe qe merret edhe me shkenca ekzakte. Ky eshte rasti i pare qe po flas per te, por e shihni me cfare percmimi po flas. Kurre nuk e kam hapur kete muhabet, pasi kam vleresuar se ai nuk eshte i denje qe te mirrem me te, por ja qe ju ma zbutet zemren dhe me detyruat qe te jap nje deklarate shume perbuzese per ato deklaratat te atij njeriu.

-Ne akuzen e fundit, ne nje interviste per “Gazeten shqiptare” ai thote se celulari juaj eshte pergjuar dhe flet per ndihmen qe ju i keni ofruar Sali Berishes me 400 deri 500 persona te armatosur per te rrezuar pushtetin me dhune?

A po e shihni se cfare marrinash jane keto? As ne tregimet e Mynhauzenit keto nuk mund te jene bindese, as per femijet e shkolles fillore. Me to vetem mund te qeshesh. Aq me teper tani, 10 viteve pas perfundimit te luftes. Nje tip i cili e paska udhehequr nje Sherbim Sekret per te cilin ekzistojne edhe disa norma, edhe po te kishte pasur dicka nga keto akuza, nuk do te dilte nje njeri i sherbimit sekret te dale e te lehe neper gazeta me keso brockullash. Kjo eshte rrugaceri.

-Pse nuk u pergjigjeni te gjitha akuzave ne menyre qe emri juaj te mos perdoret per politiken e dites?

Nuk dua ta denjoj ate tani me demantin (pergenjeshtrimin) tim. Do te ishte nder per ate qe te merrem me demantime. Le te mbetet, qe sipas tij, une paskam dashur te bej rrezimin e pushtetit. Qenka dashur qe Klosin ta fusin ne burg, meqe ka lejuar dike te ngrihet per te rrezuar ate pushtet. Ku eshte pergjegjesia e tij, pse nuk ka ndermarre masa per te parandaluar rrezimin e pushtetit?

-Kur flitet per nje kosovar te forte dhe te rrezikshem, gjithmone permendet emri juaj. Pse?

Kjo mesele eshte diku tjeter. Me nje analize me serioze, kesaj mund t'i jipet nje pergjigje. Une e di, si themi ne, “sa eshte sahati” ne te gjitha keto lojera, por nuk dua te hyj ne keto, sepse kam pune me te mencura.

- A eshte e vertete se SHIK-u nje here ju ka shpetuar nga nje atentat i pergatitur? A mund ta dime nga kush ju ka shpetuar?

Nuk e di me cfare sigurie mund te flas une, sepse nuk eshte lehte qe te spekulohet, por e di qe ka qene nje variant per te cilin une kam degjuar. Ka qene i pergatitur nje atentat atje ne Tropoje kunder meje, per te cilin une po ashtu kam degjuar se kryeministri i atehershem Pandeli Majko, e ka evituar kete pune. Le te themi kesaj radhe se “nuk dihet”; por une e di, por nuk dua te flas. Ka qene serioze, por nuk dua me kete te bej famen time, nuk dua ta kapitalizoj kete teme.

-A mund te quhet iluzion bashkimi i partive politike shqiptare kur eshte ne pyetje ceshtja kombetare?

Eshte iluzion, eshte romantizem. Eshte shume romantike.

Revista Klan

gjini
12-02-08, 23:01
Arbi. te pershendes ty dhe te uroj nje mbramje se tani kur po te shkruaj eshte mbramje por na e ke qite nje siq thon turqit nje PIS MILET qe te na e kujtoshe kohen dhe mllefin e qindra e mijra atdhetarve qe ky matrapaz i mashtroj dhe i plaqkiti ne emer te kosoves.
Per kete pis-milet kisha romane me shkrue se shum di per kete pis mashkull dhe milet e ndyet qe nuk e meriton ate post ku e ka fituar prap me parat e gurbetqarve.
Ky ne prag te zgjedhjeve i terhoq EUROT qe e shiti Dardania Banken dhe me to pagoj keta LDK-KUcat per tja lan nje vend diku ne parlament se ka pas mete shum keq me nje autobus gjind.
Pra turp per ate parlamendt qe nuk i duhen kesi njerz si ky pismilet dhe te dal e te jep keso deklaratave para megjlisit.
Nese ka drejtesi ky hajvan ne form insani duhet te pergjigjet per krimin ma te madhe qe e ka ba nje shqiptare ne histori.

gjini
12-02-08, 23:01
I lutem moderatorit qe mos ta fshije kete shkrim se mund ta dokumentoj po deshet

Pupi
12-02-08, 23:20
Gjini nėse Moderatoret fshijn kėtė shkrim dhe tė tilla shkrime, atėher ēka u mur gjo vesh ?

Pėrkundrazi, ėshtė shans e maddhe e opozitės tė kėrkoj llogari nga kualicionarėt, Mėnjehr pasi tė jetė shpallur( e njohur) shteti!

Arb
12-02-08, 23:22
Eh, more Gjin. Tash te gjithe po dijne te arsyetohen. Dikush qe nuk din shume per Bukoshin, po te lexoj kete intereviste te tij, do te shihte nje figure krejt tjeter nga ajo qe e njohim. Fatbardhesisht, njeriu nuk njiihet vetem me ate qe lexojme nga ai, ne nje interviste te tij. Nga pas e ndjek Historia, per te mire ose per te keq...

gjini
13-02-08, 21:13
Eh, more Gjin. Tash te gjithe po dijne te arsyetohen. Dikush qe nuk din shume per Bukoshin, po te lexoj kete intereviste te tij, do te shihte nje figure krejt tjeter nga ajo qe e njohim. Fatbardhesisht, njeriu nuk njiihet vetem me ate qe lexojme nga ai, ne nje interviste te tij. Nga pas e ndjek Historia, per te mire ose per te keq...

Arbi,
Une e njof shum mire ate teveqel dhe ate kriminel qe eshte fajtore per shum krime si ekonomike ashtu edhe per krime tjera qe kan te bajne me nje seri vrasjeve qe ai mendo se do dal i paster.
Jon dhan shuma te medha me premtim qe do te kthehen ato nje dite kur te vije pamvarsia. sot kur nje numer i madh nenshkrimesh jon tubuar me ato fare qeqeve te famshme me nga 1000 e nga 500 Marka vlere qe kan pas me u kthye prap kur kosova te jete jo ma nen serbi.
Keto para aj i beri rrush e kumbulla dhe afer 2 miljon marka qe ishin dhan per drenicen ai ju ndertoj njerzve nga te cilet kishte frige ju ndertoj villa dhe shtepija 6 katshe neper drenice e gjetiu.
Ato, ishin vetem nje shum simbolike por ka edhe shum te tjera gjera qe ky pismilet i ka dhan biznismenit te deshtuar nga Ulmi qe per hire te gjerave personale spo ja permendi emrin
Ky ne fillim paguajke para ne llogari te ketij biznismeni neper bankat e Qekise dhe ne bankat gjermane.
ne ate kohe kur kosova vuante per buke e gojes e mesuesit punonin pa pages per mos me ra nen ndikimin e shkijeve ai e mbante ne kemb kete biznismen dhe vetem koleget e tij te profesionit mjeket.
Ky punen ma te felliqt dhe krimin ma te madhe e beri me mergaten qe e ka qua ne nje pesimizem te thelle dhe nje demoralizim te pa pare.

Sikur ne ate kohe ky kali te ishte marr vesh me dike do kishim sot nje diaspor te shendoshe dhe shum aktive.
Sot ne diaspor nuk mundesh as 100 bashkeatdhetare me i tubue as edhe per nje kremt siq ishte ajo e flamurit.
Pra keto jon pasojat e atij dhe atij fondit te vendlindjes qe jon jo veq keqperdor por jon plaqkite nga kreret e UQK dhe tani kreret e partive.

Ju lodha por nuk mund e duroj kete fare insani se me te vertet ka vjedhe fukarane dhe ja ka hek kafshaten nga goja.

kjo me detyron qe kete idiot ta paraqes ashtu siq eshte

Guri i madh
13-02-08, 21:34
Arbi,
Une e njof shum mire ate teveqel dhe ate kriminel qe eshte fajtore per shum krime si ekonomike ashtu edhe per krime tjera qe kan te bajne me nje seri vrasjeve qe ai mendo se do dal i paster.
Jon dhan shuma te medha me premtim qe do te kthehen ato nje dite kur te vije pamvarsia. sot kur nje numer i madh nenshkrimesh jon tubuar me ato fare qeqeve te famshme me nga 1000 e nga 500 Marka vlere qe kan pas me u kthye prap kur kosova te jete jo ma nen serbi.
Keto para aj i beri rrush e kumbulla dhe afer 2 miljon marka qe ishin dhan per drenicen ai ju ndertoj njerzve nga te cilet kishte frige ju ndertoj villa dhe shtepija 6 katshe neper drenice e gjetiu.
Ato, ishin vetem nje shum simbolike por ka edhe shum te tjera gjera qe ky pismilet i ka dhan biznismenit te deshtuar nga Ulmi qe per hire te gjerave personale spo ja permendi emrin
Ky ne fillim paguajke para ne llogari te ketij biznismeni neper bankat e Qekise dhe ne bankat gjermane.
ne ate kohe kur kosova vuante per buke e gojes e mesuesit punonin pa pages per mos me ra nen ndikimin e shkijeve ai e mbante ne kemb kete biznismen dhe vetem koleget e tij te profesionit mjeket.
Ky punen ma te felliqt dhe krimin ma te madhe e beri me mergaten qe e ka qua ne nje pesimizem te thelle dhe nje demoralizim te pa pare.

Sikur ne ate kohe ky kali te ishte marr vesh me dike do kishim sot nje diaspor te shendoshe dhe shum aktive.
Sot ne diaspor nuk mundesh as 100 bashkeatdhetare me i tubue as edhe per nje kremt siq ishte ajo e flamurit.
Pra keto jon pasojat e atij dhe atij fondit te vendlindjes qe jon jo veq keqperdor por jon plaqkite nga kreret e UQK dhe tani kreret e partive.

Ju lodha por nuk mund e duroj kete fare insani se me te vertet ka vjedhe fukarane dhe ja ka hek kafshaten nga goja.

kjo me detyron qe kete idiot ta paraqes ashtu siq eshte




po edhe shum ja kan marr paret ne emer te luftes MUHARREM MUSTAFA e kurr si permenen SAMI LUSHTAKU gjithasht ne emer te luftes , po pastaj ja kerkonin te gjitha qeveria teknike qe ishte pas lufta

ma von kan hesht me siguri jan marr vesh me i nda paret edhe te 3% po edhe te fondit vendlindja thrret



Bujar bukoshi din ma shum per vrasjen e AHMET KRASNIQIT se ajo intervista e tij nė zeri nuk esht intervist e mjaftushme duke llogarit se nji kryeminister siq ishte bukoshi ka ma shum per te than

gjini
14-02-08, 13:44
po edhe shum ja kan marr paret ne emer te luftes MUHARREM MUSTAFA e kurr si permenen SAMI LUSHTAKU gjithasht ne emer te luftes , po pastaj ja kerkonin te gjitha qeveria teknike qe ishte pas lufta

ma von kan hesht me siguri jan marr vesh me i nda paret edhe te 3% po edhe te fondit vendlindja thrret



Bujar bukoshi din ma shum per vrasjen e AHMET KRASNIQIT se ajo intervista e tij nė zeri nuk esht intervist e mjaftushme duke llogarit se nji kryeminister siq ishte bukoshi ka ma shum per te than


Mire more Guri kjo eshte nje matematike e thjesh e ketij matrapazi.
Ai nje kohe te gjat pat deklarue se e din kush e ka vra Kol. Krasniqin dhe hesht prap nuk po e tregon se e din se ne fund del si urdherhdenes ky vete per ti mbuluat krimet e tij.
Pra, nese eshte ky qaj qi pallke si gjoja neper bote se une keshtu e ashtu une i kom20. mije ushtare e asnje se qiti ne lufte athere ku eshte pergjegjesia e tij,
Une nuk mundem me e marr si normale kur ka dhe shum si ky ne parlamentin e kosoves i kan duar te kuqe deri ne krahrore e ne popull paraqiten si engjuj te bute.
Si bujari ka mjerisht shum por ky eshte Kupolla e te gjithve.
Fondin vendlindja u kall dhe po therret qini sa ma shum pare ne def se maruen disa spo kan ka me ju dhan parave qe i kan vjedh.
Ne kete ane ka shum te till por jo me shuma qe ka pas bukoshi , pra keta , nami munden ti ken marr deri kah 5 deri 10.miljon marka te athershme per koke.

Ketu e kom ba pakez si me cinizem por ashtu ka qene e mjerishte po vazhdon ende deri me tash nga LDK-ucet e vonshem.

Jim Belushi
14-02-08, 18:40
ti o gjin flet per Bukoshin sikur te kishe qen truproje e ti qe nuk eke len vetem per 20 vite keshtu flet pa fakte veq ja fut kto qe i thua ti jan prralla apo te thena armiqsore per mbi 70% te popullit DARDAN.pa fakte sben kerkend ta akuzosh.
esht fakt qe ka pas konflikte BUKOSHI e disa udhheqes te athershem te LDK.
Por RUGOVEN kurr se ka fyer dhe nuk ka pas probleme mete si ne menyr private si ne menyr politike.dhe RUGOVES as nuk ka desht ti shpall LUFT QYTETARE eas nuk ka shkelur e djegur mbi FLAMURIN DARDAN.(kete edi fort mir kush ka dasht ta bej)
e saper 3%parat jan paguar ne bank dhe ka fakte ku kan shkuar dhe ka pas edhe kontroll te shteteve europine ne to kjo dote thot qe edh po te kish dasht ZOTRI BUKOSHI nuk ka qen let ti keqperdoroj ato.une kam qen poashtu siti pagues i rregullt 3%mejan larguar automatikisht prej rroges (prej gjermanie)esa i perket VENDLINDJATHERRET keta kan mbledhur te HOLLA SHtepi per SHtepi ,BANES per BANES.edhe ishin shum njerz te pa SHKOLL dhe shum primitiva.edhe per keta kam dhen te holla un me vllaun dhe me 3 djem te migjes 7 mij marka kemi dhen eka shum dhe njoh shum qe kan dhan e shuma isht e shum me emadhe se ejona.
prej lajmeve te radios e tv njerzit kan dhen njeqind mij e deri ne milion pro person apo familje ne ter boten .kjo nuk ishte aksion per 3% po ishte aksion direkt per armatim per luft kunder shkaut per at ishin edhe shumat e mdhaja dhe njerzit dheshin parat efundit qe i posedojshin.
ekur ti krahasojsh 3% BUKOSHIT me ate te VENDLINDJA THERRET do te ishte nje shum shum me e vogel se 3% i BUKOSHIT:
mbas luftes ne shtepi apo banes te vllaut apo te aferm te ZOTRIS KRYEMINSTRI te tashem UNMIKU KISHTE KAPUR ME AFER 3 milion marka po me inervenimin e THAQIT ai u lirua VLLAU iti ME DUKET,nuk me kujtohet saktesisht dhe PARAT ju KTHYEN.eketu bash me kish interesu ku imorri ata milion ndoshta eka shit TOKEN ne DRENIC e IBERI ata MILIONA:
BUKOSHI KURR DERI TASH NUK KA MUJTUR TE GJEJ FAKTE QE TE HOLLAT IKA KEQPERDOR:
Bile bile mbas luftes vet kisht deklaruar se jam i gatshem gjdo fenig te deklaroj se ku kan shkuar se nat koh kogjo shum pluhen uque per kinse keqperdorime te hollash.ety gjini ky pluhur ende stukajek pej syve si me duket.une do te kisha shum per te shkruar po ela niher meqaq.
te pershendes GJINI dhe nuk kam deshir te perlahem me ty nuk kam interes edhe ti besoj qe nuk ke.te ja lem HISTORIES SE KA MJAFT njerz e nuk JAN te PAKET qe din te gjitha gjerat qe kan ndodh si para luftes si gjat luftes esi mbas luftes.

Jim Belushi
15-02-08, 12:11
vetem dy permisime kam ber gabim ne shkrim ne kuptim te fjales.
1)shuma e tehollave 3% ishte shum me e vogel se Te HOLLAT VENDLINDJA THERRET(dmth te hollat qe njerzit i mbledhshin ne emer te VENDLINDJA THERRET ishin shum shum te mdhaja ne krahasim te 3 %)
2)BUJAR BUKOSHIT deri tash nuk ka mujt askush te gjej fakte qe te hollat ika keqperdor.
Kurse ai mbas luftes vet kishte deklaruer se jam igatshem te deklaroj per gjdo mark ku kan shkue.se ishte qu pluhur imadh per keqperdorime te hollav (qe disa njerz deshirojshin konflikt me BUKOSHIN )

gjini
16-02-08, 00:19
Sa per Bujar bukoshin , me vjen shum keq qe ky popull se ka merituar nje njeri te till dhe tash duhet edhe ta shef ne tv se si perdridhet si kurvat kur dojne me u shite ne pazar.
Nuk kam qene truproje por kam pas fatin e keq te punoj shum me te dhe e di ne fillim si ka shkue e kom percjell se deri ne nje kohe ska mujt me dal as ne bahnhof pa u konsutue me ne disave por kur e muar veten dhe beri nje klike me disa ministra te pa portofol dhe lujti me ta siq deshi e nga kontoli i Fondit i largoj njerzit ma te devotshem qe kan deshmue edhe gjat luftes se kush kan qene .
Ky kali i gabelit jo qe nuk i ka ndihmue por eshte dasht ne disa raste me e lute per parat qe i kemi dhan ne me i derguen ne front.
Ky ka bere krimin qe kurr nuk do i falet dhe te betoh“m se ka njerz qe do ja tregojne krejt.
Pyete Bujarin perse ta kan fut gryken e alltise ne goje ne ulm ne nje raste dhe kush ishte shpetimi i tij dhe si e shperbleu ai ate qe ja shpetoj jeten?????
nesee mbron pyete dhe ai te tregon e pastaj flasim . ok naten e mire e perhajr dita e lirise edhe ty por mjerishte aty do jan edhe ata qe nuk meirtojne as te shofin ne tv kete senace.

legenda
16-02-08, 00:57
.....per NOFKEN E RE,
J.BELUSHI (....nuk dua te aludoj,se pse kjo nofke e re,vjen pikerishte ne kete teme...)kam nje PYETJE:

- A nuk ishte " ATENTATI" me i madh kunder I.RUGOVES dhe i ceshtjes kombetare ne pergjithesi ,potezi i Bukoshit, kur ne momentet me te medha historike i bllokoj conton -mjetet qe ishin mbledh nga populli.Pasi apriori dihet se Bukoshi ka qene njeriu me KOMPETENCE JURIDIKE ,de FAKTO vetem nenshkrimi i TIJ ka vlejte ne banke....

dhe , si lulzoi BE_NAF ???

------------------------------------------------------------------

Gjumashja
16-02-08, 09:09
eshte rikthy te vjedh prap... ama Thaqi nuk do ta lejoje... !!!

Guri i madh
16-02-08, 12:09
eshte rikthy te vjedh prap... ama Thaqi nuk do ta lejoje... !!!


gjumashe a ka mundsi bile deri tė hanen mos me provokue pijna kafe ma mir

e mos tė japim vlersime per politikant

Arb
16-02-08, 14:29
Rrėfimi i Bukoshit: Rruga drejt pavarėsisė

Nga Lutfi Dervishi, TVSH
http://www.gazetatema.net/te_vogla/bukoshi.jpg
Kosova ėshtė nė prag tė njė momenti historik, nė prag tė zyrtarizimit tė shpalljes sė pavarėsisė sė saj. Deputetėt e Kosovės, mė 2 korrik 1990, e kanė shpallur pavarėsinė, por tani jemi nė njė moment tjetėr cilėsor, kur pritet njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Kosovės. Kanė kaluar shumė vite dhe tani qė ky akt duket ēėshtje orėsh, ndoshta ėshtė vendi tė bėjmė pak histori se si filloi procesi qė po shpie nė krijimin e njė shteti tjetėr shqiptar nė rajon, shtetin e Kosovės. Nėse i referohemi pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė, nė vitet ‘90, pas shembjes sė murit tė Berlinit nė kontinentin europian u shpėrbėnė tri federata socialiste: Bashkimi Sovjetik, Ēekosllovakia dhe Jugosllavia. Ndėrsa dy tė parat u ndanė qetė, relativisht qetė dhe pa probleme, pėr t’u shpėrbėrė ish-Jugosllavia u deshėn 4 luftėra, mė e fundit ajo nė Kosovė. Pse?


Shpesh ėshtė shtruar kjo pyetje. Ajo ēfarė unė kam lakmuar shumė nga ajo kohė ėshtė ndarja e Ēekosllovakisė. Me tė vėrtetė me zotnillėk ėshtė ndarė ai shtet. Nė Jugosllavi kemi njė fenomen tjetėr, kjo ėshtė edhe bindja ime, por nuk ėshtė se e kam zbuluar unė kėtė, por kam qenė shumė i frymėzuar nga njė analist dhe gazetar, njė kompetent dhe njohės, ndoshta prej mė tė mirėve pėr ish-Jugosllavinė, nga Viktor Majer. Ai ka pasur tezėn kryesore se, pėr shkatėrrimin e Jugosllavisė, pėrgjegjėse ishte politika hegjemoniste e Serbisė, domethėnė Serbia si faktor ērregullues nė federatėn Jugosllave. Ky ėshtė pėrshkrimi.




Serbia kėrkonte hegjemoni apo territore?


Vijė e kuqe nė historikun e Serbisė dhe nė ekspansionin e saj pas Luftės sė Parė Botėrore, mes dy luftėrave, pas Luftės sė Dytė Botėrore, ka qenė lufta pėr territore, jo territore qė t’i ketė bashkė me skllevėr, po territore pa skllevėr, njė mendėsi dhe politikė retrograde, mesjetare dhe shumė agresive. Dhe kjo nuk ka qenė realiste, sepse Serbia nuk ka qenė superfuqi qė ta bėnte kėtė punė, sepse nė Ballkan kemi popuj qė pėrafėrsisht janė tė barabartė nga pikėpamja numerike. Kėshtu dhe vetėm kėshtu shpjegohet kjo.




Ēdo shkėputje nga Jugosllavia: Sllovenia, Kroacia, Bosnjė- Hercegovina, Kosova u shoqėrua me luftė dhe me viktima. Kur bėhet fjalė pėr Kosovėn, tani qė ėshtė nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė, mendoni se nė Beograd nuk ėshtė mė ajo politikė qė do t’i pėrgjigjej me dhunė procesit?


Po, pėrfundimisht nuk ėshtė mė ai rrezik.




Pėr shkak se ėshtė NATO nė Kosovė, apo se Beogradi ka ndryshuar politikė?


Jo. Mendėsia politike, mendimi politik nė Beograd nuk ka ndryshuar. Pretendoj se jam kompetent se mund ta mbroj kėtė dhe kjo mund tė argumentohet. Problemi i madh me Serbinė ėshtė se mendėsia politike nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetėm sjellja, njė mimikėri politike ta quaj ashtu, por nė esencė tani Serbia po pėrballet me njė problem shumė tė madh, si ta kapėrcejė kėtė, si ta pėrballojė kėtė realitet. Ėshtė njė situatė krejt tjetėr qė nuk ka tė bėjė mė as me Serbinė si superfuqi, as me ish-Jugosllavinė si njė fėmijė i ledhatuar mes dy blloqeve etj., mos t’i hyjmė mė thellė historisė se po thonė nuk ėshtė nė modė kjo punė. Tani pra kemi konkretisht problemin e Beogradit, qė si ta shesė kėtė realitet, pėr tė cilin ai intimisht ėshtė shumė i qartė: Kosova nuk ėshtė mė Serbi, nuk do tė jetė. Ėshtė marrė ndėshkimi, ėshtė mėsuar leksioni. Por tash, si t’ia shesė elektoratit, popullit tė vet? Si ta demistifikojė ose si ta neutralizojė mitologjinė serbe mesjetare?





Sllovenia ka qenė e vetmja nga 6 republikat nė atė kohė qė mbėshteti kėrkesat e minatorėve grevistė tė Trepēes, ėshtė republika e parė qė u shkėput nga ish-Jugosllavia mė 1991 dhe tani kryeson Bashkimin Europian dhe renditet nė vendet e para qė do ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Ėshtė kjo ajo qė e quan Hegeli “Fuqi e Historisė”?


Po, kjo ėshtė. “Macht der Geschichte” qė thotė Hegeli dhe po tė ishim pak supersticiozė do tė ishte shumė interesante qė tė operohej me kėtė: Sllovenia, njė ish-republikė e Jugosllavisė, e cila ėshtė solidarizuar atėherė me minatorėt e Trepēes, me Kosovėn, natyrisht nga njė interes shumė konkret edhe i veti, pėr shkak se ajo republikė ose ajo politikė, ajo elitė politike e Sllovenisė, e hetoi, e nuhati e para vdekjen e Titos (njė vit pas vdekjes sė Titos), menjėherė tendencėn e njė politike tė shfrenuar serbe pėr ta marrė dominimin tash nė federatėn Jugosllave, pas vdekjes sė Titos, d.m.th qė elementi serb do tė ridominojė. Edhe ajo reagoi nė kėtė mėnyrė. Dhe preteksti ishte i mirė, Kosova qė ishte njė rast i qartė i diskriminimit nė kohėn e ish- Jugosllavisė, bile edhe gjatė sundimit tė Titos.




Sllovenia, republika e parė qė u shkėput dhe Sllovenia ndoshta vendi i parė qė pranon pavarėsinė e Kosovės. Ju pėrmendėt qė me vdekjen e Titos, elita politike nė Slloveni ka nuhatur tendenca pėr hegjemoni tė serbėve nė ish-Jugosllavi, por njė vit mė pas janė shqiptarėt nė tė vėrtetė qė ngrihen me demonstratat e studentėve nė ’81-shin dhe kėrkojnė mė shumė tė drejta, kėrkojnė Kosovėn republikė qė nė vitin 1981. Mund tė thuhet qė shqiptarėt kanė qenė tė parėt qė e kanė ndjerė qė kishte ardhur momenti qė tė fitonin tė drejta tė barabarta dhe e kanė ndjerė mė shpejt dhe mė thellė tendencėn e Serbisė pėr sundim?


Unė kam prirjen ndoshta ta shtyj kėtė farė kronologjie, nuk e kisha fiksuar vetėm me ’81-shin me demonstratat...




’66-ėn?


Ėshtė njė parahistori, njė historik i kėsaj pune qė ka filluar edhe me ’66-ėn edhe me ’68-ėn. Po nėse doni edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, menjėherė shqiptari nė Kosovė e ka kundėrshtuar brenda atyre mundėsive qė pasur, e ka kundėrshtuar aneksimin e Kosovės, atė dhunė, atė diskriminim, presionin shtetėror. Nuk kemi tė bėjmė vetėm me njė Jugosllavi tė Titos diskriminatore, as me Millosheviēin...




Jugosllavia e parė?


...Me mbretėrinė jugosllave, me mbretėrimin e serbėve, kroatėve, sllovenėve. Ky ėshtė kontinuitet, ėshtė vazhdimėsi. Mė tej, ne kemi pasur probleme edhe gjatė kohės kur filluam ta sensibilizojmė komunitetin ndėrkombėtar me ēėshtjen e Kosovės. Ishte shumė e vėshtirė, sepse fiksimi ishte se po shkeleshin disa tė drejta tė njeriut nė Kosovė. Nuk ishte puna aty. Puna ishte te njė politikė me platformė tė caktuar qė donte tė zhdukte njė popull, ta pastronte atė territor nga ai popull dhe tė dominonte. Thjesht tė fitonte territore.




Pas demonstratave tė studentėve nė vitin 1981, gjatė viteve 1981-1989, kemi 800 mijė shqiptarė tė burgosur, tė ndaluar, tė arrestuar, tė keqtrajtuar nga aparati shtetėror i Serbisė nė Kosovė...


Po, janė statistika tė trishtueshme kėto.




Njė nė ēdo 3 shqiptarė ose ėshtė burgosur, ose ėshtė keqtrajtuar nga policia serbe. Nė kushtet e njė terrori tė tillė u krijua nė dhjetor tė 1989-ės Lidhja Demokratike e Kosovės, partia e parė antikomuniste nė hapėsirat shqiptare. Nė kushtet e njė represioni tė shumėfishtė dhe administrimi tė plotė tė Serbisė, a nuk ngjante pėrpjekja juaj nė atė kohė si beteja e Davidit kundėr Goliathit?


Po, keni plotėsisht tė drejtė. Po, raporti ka qenė me kėtė figurė qė e pėrmendni: Davidi me Goliathin. Ka qenė njė situatė shumė e pabarabartė, njė supermacion i hatashėm serb. D.m.th ka qenė njė statistikė e tmerrshme, 800 mijė shqiptarė nė Kosovė keqtrajtohen nga policia, qoftė sekrete, nga shėrbimet e tjera, arrestime etj., gjithēka, trajtimi negativ i njė shteti karshi qytetarėve tė tij, njė diskriminim, gati-gati segregacion racial, po vetėm se nuk kishim tė bėnim me ngjyra tė lėkurės. Ky ka qenė njė kapitull qė filloi ta ngrejė dinjitetin e shqiptarit nė Kosovė me rezistencėn e tij. Ai filloi tė shqelmojė, d.m.th e refuzoi.




Artikulimi politik fillestar pėrmes LDK-sė ka qenė pėr tre opsionet: nėse Jugosllavia qėndron: republikė e pavarur, nėse shpėrbėhet: republikė mė vete dhe e treta: bashkimi me Shqipėrinė. Kishte ende shpresa se edhe pas asaj ēfarė po ndodhte, Jugosllavia do tė qėndronte e bashkuar?


Po, duhet tė jemi tė ndershėm dhe tė gjykojmė. Ėshtė kollaj tė flasim tani pas kėsaj distance kohore.




18 vjet mbrapa...


Po. Nė atė kohė kanė qenė tė tjera konceptet apo idetė, mendimet tona apo vizioni ynė. Nuk mund tė luanim profetin nė atė kohė se do tė bėhej kėshtu. Pėr atėherė ka mbetur kjo, ka qenė njė taktikė e mirė tash kur po shohim nė tė vėrtetė. Po pėr shkak tė kėtij raporti shumė tė pababarabartė ėshtė zgjedhur njė rrugė e butė qė tė artikulohen kėrkesat shumė legjitime tė popullit me njė pari, me njė lidership, njė udhėheqje, e cila u tregua pastaj se ishte e menēur, e urtė, se nė atė kohė kishte dhe vėrejtje se ē’janė kėta, se ne ose do tė bashkohemi me Shqipėrinė ose... Ky ka qenė problem.




Mė 2 korrik tė 1990-ės, ditėn qė nė Shqipėri u hapėn ambasadat, nė Kaēanik deputetėt e Kosovės, deputetėt e parlamentit tė shpėrndarė me dhunė nga Serbia shpallėn pavarėsinė dhe nė shtator Kushtetutėn. Dy muaj mė pas krijohet qeveria e Republikės sė Kosovės dhe ju emėroheni kryeministėr i saj, kryeministėr i parė i qeverisė sė Kosovės. Pėr 6 muaj zhvilloni aktivitetin nė Slloveni. Pėr ē’arsye u zhvendosėt nė Gjermani? Nuk mundėt mė tė vazhdonit aktivitetin nė Slloveni?


Aty ka qenė stacioni i parė, sepse nė Slloveni ende ekzistonte ajo klima e solidarizimit me Kosovėn. E dyta, tensionet mes Sllovenisė dhe Beogradit, filloi refuzimi slloven dhe nga ana tjetėr, Sllovenia toleroi, jo duke e njohur Kosovėn ose qeverinė, por toleroi qėndrimin e kėtij formacioni. Njė arsye tjetėr ka qenė se pjesa dėrrmuese e anėtarėve tė Kuvendit tė Kosovės u detyrua ta braktiste Kosovėn dhe shumica e tyre ishin nė Slloveni, afėr Austrisė, ēka pėrbėnte thjesht njė njė aspekt praktik.




Nė kėtė periudhė ju jeni larguar nga Kosova?


Po, mė 15 tetor 1991 jam larguar nga Kosova.




Dhe jeni kthyer?


Jam kthyer mė 20 qershor, 1 javė pas bombardimit tė NATO-s nė Kosovė.




Ēfarė synonte qeveria juaj nė atė kohė nė ekzil? Njė lloj sensibilizimi? Nė krahun tjetėr ėshtė njohur edhe pėr krijimin e fondit tė qeverisė sė Kosovės, 3 pėrqindėshin i famshėm nga shqiptarėt e diasporės. Ēfarė mendoni se keni arritur mė mirė nė veprimtarinė tuaj si qeveri nė ekzil?


Pikė sė pari, jam mėrzitur, e tė flas pėr atė qeveri i bie sikur t’i bėj elozhe vetvetes, nga natyra e kam mėrzi kėtė. E dyta...




Le ta fillojmė nga mė e keqja. Ēfarė mendoni se ka shkuar keq me aktivitetin tuaj si qeveri, gjėra qė nga kėndvėshtrimi i sotėm thoni qė nuk kanė qenė mirė?


Pikė sė pari, pėr shkak tė ndershmėrisė, me rast tė kėsaj interviste duhet ta them, jo pėr herė tė parė, se nė atė kohė unė personalisht nuk kam pasur lidhje, haber, as ide se ēfarė ishte puna e qeverisė nė ekzil apo qeverisė, sepse kam qenė mjek, kam qenė urolog dhe s’kam pasur pėrvojė. Ka qenė njė mėnyrė e futjes nė vorbullėn e politikės.
Po aty ishte pėrkushtimi, njė angazhim maksimal edhe pėrkrahje nga tė katėr anėt, qoftė dhe nga ata njerėz me tė cilėt ne e filluam kėtė lėvizje, bashkėthemeluesit e LDK-sė, nga kryetari Rugova, kryetari i Partisė Lidhja Demokratike, por edhe nga pėrkrahja kolosale e qytetarėve tė Kosovės.
Handikapi ka qenė mungesa e pėrvojės. Mirėpo, punėt prapė shkonin relativisht mirė, pėr shkak se natyrisht u formuluan edhe qėllimet, objektivat. Pikė sė pari. duhet tė vazhdonim ta sensibilizonim komunitetin ndėrkombėtar duke prezantuar rastin e Kosovės, duke denoncuar kėtė politikė me represion, me terror shtetėror tė Serbisė dhe tė organizonim njerėzit qė ishin jashtė Kosovės, qė kishin tė bėnin me diasporėn, njerėz qė punonin nė Gjermani, Zvicėr, shtetet perėndimore.

.....

Arb
16-02-08, 14:30
Cila ka qenė diaspora mė e fortė, mė e organizuar?


Mė e forta, mė masivja ka qenė nė Gjermani dhe nė Zvicėr.




Nga pikėpamja ekonomike?


Nga pikėpamja ekonomike, numerike, resurseve, ajo nė Gjermani.




Nga pikėpamja politike, cila ėshtė diaspora qė ka dhėnė njė kontribut mė cilėsor?


Konribut i veēantė ka qenė diaspora shqiptare nė Amerikė, qė lobonin se ėshtė sistem krejt tjetėr, siē e dini. Lobimi ka qenė nismė e shqiptarėve tė Amerikės, disa po ashtu u lidhėn me disa kongresistė dhe disa senatorė amerikanė dhe filloi...




Vizita e kongresmenit tė ndjerė Tom Lantosh, i cili ndėrroi jetė para pak ditėsh?


Po, ka qenė njė figurė kolosale, njė figurė pėr tė cilėn atij ne nuk mund t’i dalim borxhit, nuk mund t’i dalim hakės, me atė kontribut qė ai ka dhėnė qysh atėherė. Nė fillim tė viteve ‘90 ka qenė nė Kosovė pėr herė tė parė, me tė shoqen e tij. Pastaj, nė Shqipėri ka qenė atėherė kur fermentoheshin kėto procese.




Ndoshta pėr shkak tė pėrvojės personale qė ka pasur?


Ai e ka jetur Holokaustin dhe ka arritur qė nė Amerikė tė shėrbejė pėr 2-3 dekada.




Ju ishit kryeministėr nė ekzil, por nuk ėshtė se takonit homologėt tuaj pėr shkak se qeveria nuk ishte e njohur ndėrkombėtarisht. Cili ka qenė takimi juaj i parė ndėrkombėtar, ku jeni ndjerė nė njė mėnyrė qė pėrfaqėsonit dhe ishit kryeministėr, pėrjashto Shqipėrinė?


Nuk jam nė gjendje qė sot tė bėj njė kalendar. Natyrisht qė kam shėnime, mund t’iu kthehem shėnimeve, por ajo qė mua mė ka mbetur nė memorie ka qenė faza fillestare, kur ne bėnim ēmos, trokisnim nėpėr dyert e kancelarive dhe nė parlamente etj., ka qenė Parlamenti Europian nė Strasburg, pastaj nė Bruksel, Bundestagu gjerman. Mė kujtohet qė kemi shkuar me Rugovėn tė takoheshim me pėrfaqėsuesit e fraksionit tė tė Gjelbėrve. Ka qenė njė zonjė, e cila mori iniciativa. Kėshtu ka filluar kjo, nga niveli mė i ulėt. Ne nuk na njihnin.




Cili ka qenė takimi mė i trishtuar, qė e llogarisni si takimin mė tė keq? Nė kėtė cilėsi, Kosova nė atė kohė ishte terren i panjohur, ku presidenti i ndjerė Rugova dilte jashtė shtetit, ju bashkoheshit; tė themi, njė president dhe njė kryeministėr i njė territori dhe kėrkonit qė tė sensibilizonit. Por ka pasur tė tillė qė ne mund ta quajmė sot takim i trishtuar, takim qė tė ka lėnė ndjesi jo tė mirė?


Unė kam pasur gjatė kėsaj kohe momente shumė tė hidhura, por edhe momente shumė tė lumtura. Njė nga momentet qė mė kujtohet ėshtė kur kisha njė takim me njė parlamentar gjerman, nė fund tė vitit ’93. Nė atė kohė, unė insistoja qė politika gjermane, politika e jashtme, tė ushtronte presion mbi Beogradin, por nuk hasa nė mirėkuptimin qė prisja dhe nė njė moment biseda u nxeh nė atė mėnyrė, sa unė me njė temperament pak tė tepruar kėrkoja, insistoja mė shumė dhe gjermanėt, siē e dini ju, janė tė ftohtė akull, nuk janė si shqiptarėt, pasionantė. Ai mė thotė: “Ju lutem, po ēfarė po prisni? Po prisni qė ne tė vijmė me ushtrinė gjermane dhe tė ndėrhyjmė atje?”
Ju kujtoj se kjo ishte nė vitin ’93 dhe unė nė atė hidhėrimin tim i thashė: “Do tė vijė dita qė ju do tė vini me atė ushtrinė gjermane nėse vazhon kėshtu, nėse tolerohet Serbia.” Kėtė ia kam thėnė pa kurrfarė takti, natyrisht as politik, as diplomatik, pa kurrfarė sensi, d.m.th kėshtu tipike, spontane. Kaluan vitet dhe atė njeri e kam takuar mė vonė nė Shkup, pas ndėrhyrjes sė NATO-s. E kam takuar dhe ishte kėnaqėsi qė ai mė tha: “Atėherė, ti paske pasur tė drejtė.”




Nga momenti i hidhur nė momentin e lumtur me tė njėjtin njeri?


Po, si profeci. Po kėto janė momente tė rralla.




Njė personalitet politik ose jo politik qė tė ka lėnė pėrshtypje, qė i je mirėnjohės pėr kontributin qė ka dhėnė pėr Kosovėn.


Ka shumė tė tillė. Do tė ishte ndoshta e pandershme qė tė bėja tani njė ndarje, sepse do ta harroj ndonjė qė sigurisht e meriton. Po tani po mė vjen ndėrmend, kam mėsuar shumė prej Viktor Majerit, dhe njė respekt deri nė ekstrem kam ndaj historianit Noel Malkolm.





Historianit britanik, Malkolm?


Kam njė respekt deri nė ekstrem pėr atė njeri. Kam pasur rastin qė ta takoj pak, por e vlerėsoj shumė, shumė lart kontributin e atij edhe si historian, por edhe kur ishte nė momente shumė kritike, ai dinte ta merrte fjalėn nė njė mėnyrė fantastike, tė thjeshtė. I shpjegonte gjėrat qė ishin aq tė aq tė thjeshta, kisha kompleksin e inferioritetit dhe thoja po si s’na ra ndėrmend t’i formulojmė kėshtu kėrkesat tona.




Nėse nė kancelaritė e Europės kishit probleme pėr tė arritur takime tė nivelit tė lartė, jo mė pėr tė pėrmendur takime tė rėndėsishme, nė Shqipėri, nė atė kohė priteshit nė nivel homologėsh, nivel presidenti, nivel kryeministri, me qilim tė kuq nė aeroportin e Rinasit. Ėshtė njė kapitull ndoshta interesant i marrėdhėnieve tė udhėheqėsve tė Kosovės me Shqipėrinė... Nė mars tė ’92-shit, nė Shqipėri ndryshon regjimi, vjen nė pushtet PD-ja, por njė vit mė parė, nė tė vėrtetė parlamenti shqiptar e njohu Republikėn e Kosovės dhe me ardhjen nė pushtet tė forcave demokratike, qoftė ju si kryeministėr, qoftė z. Rugova si president, jeni pritur nė Shqipėri nė nivel homologėsh dhe Tirana, nė atė kohė, ka nisur dhe aksionin diplomatik pėr tė qenė pranė Kosovės. Ju sa afėr e keni ndjerė kėtė diplomaci dhe shtetin shqiptar nė ato kohė?


Unė personalisht e kam ndjerė shumė afėr, sepse kam qenė kryeministėr nė atė kohė nė ekzil dhe konfrontohesha me problemet e natyrshme konkrete dhe kemi pasur njė pėrkrahje pa rezervė dhe totale, komplete tė logjistikės sė shtetit shqiptar, tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, natyrisht edhe me sugjerim tė presidentit tė atėhershėm z. Sali Berisha, ishte gjithēka nė dispozicion pėr Kosovėn, pėr sensibilizimin. Tėrė ajo logjistikė, ambasadat, aktivitetet diplomatike, pjesėmarrja e Shqipėrisė nė tė gjitha forumet ndėrkombėtare, duke filluar nga OSBE-ja dhe konferenca tė ndryshme ndėrkombėtare, kontakte dypalėshe, shumėpalėshe, organizatat rajonale, deri te Kombet e Bashkuara, tė gjitha ato aktivitete. Unė jam dėshmitar dhe me kėnaqėsi po e them sot se gjėrat edhe po harrohen, por gjėrat nuk duhen harruar, edhe kontributi i shtetit shqiptar nuk bėn asnjėherė tė harrohet.




Ju pėrmendėt se vetė ishit i ri dhe pa pėrvojė nė politikė. Por, po t’i referohemi kėsaj periudhe, njė pjesė e diplomatėve shqiptarė, ose pjesa mė e rėndėsishme, kanė qenė shumė tė rinj. Sa tė vlefshėm e keni gjetur kontributin e kėtyre tė rinjve nė ato momente qė ndihma pėr ju ka qenė thelbėsore?


Shikoni, vullneti politik ishte aty. Pastaj kishte ndryshime dhe nė kuadėr tė proceseve nė Shqipėri, ishte njė plejadė e diplomatėve tė rinj qė vėrtet nuk kishin pėrvojė, ndoshta traditė diplomatike nga lozha familjare, aristokraci diplomatike, por kishin njė pėrkushtim tė pabesueshėm, fantastik. Mė kujtohet qė nė atė kohė kishte diplomatė tė rinj qė nuk e bėnin gjumin gjumė. Nė atė kohė ishte fantastike, sepse ministri i Jashtėm i atėhershėm, Serreqi, ishte totalisht i angazhuar dhe nė dispozicion. Nė atė kohė njerėzit ishin tė ngritur, tė edukuar, tė formuar, tė pėrgatitur me njė background intelektual dhe njė angazhim ta quaj kėshtu patriotik sido qė tė tingėllojė ajo.




Mė 1995-ėn, nė Dejton tė SHBA-ve u mbajt konferenca ndėrkombėtare pėr t’i dhėnė fund luftės nė Bosnjė-Hercegovinė. Kosova mbeti jashtė kėsaj konference dhe ju nė atė kohė keni dhėnė njė konferencė shtypi, jashtė dyerve tė kėsaj konference. Deri nė atė kohė Kosova ishte krenuar me mjetet paqėsore tė lėvizjes. A menduat nė atė ēast se pėr t’u vėnė nė qendėr tė vėmendjes dhe pėr t’u marrė seriozisht duheshin kapur armėt?




Pas Dejtonit, kur Millosheviēi arriti qė ēėshtjen e Kosovės, bile dhe paragrafin e fundit, ta shlyente nga marrėveshja e Dejtonit, atėherė definitivisht ishte e qartė se politika paqėsore, tė gjitha pėrpjekjet tona rreth sensibilizimit, tė drejta shumė legjitime, tė gjitha mjetet politike, diplomatike u ezauruan apo u shpenzuan dhe prej atij momenti edhe me njė histori mė tė pėrparme, por aty definitivisht u pa se Kosova duhej tė pėrgatitej pėr luftė, jo se shqiptarėt e donin atė luftė.




Ju ishit kryeministėr, kishit ministėr Mbrojtje nė atė kohė?


Po, kemi pasur prej formimit tė qeverisė ministri Mbrojtje dhe ministri pėr Punė tė Brendshme.




Nuk kanė qenė deklaruar...


Nuk i kemi publikuar, sepse ėshtė menduar dhe gjykuar nė atė kohė se do tė ishte kundraproduktive, propagandonim njė politikė paqėsore.




Sa sekret ka qenė qė ju keni pasur prej momentit tė parė edhe Ministrinė e Mbrojtjes?


Nuk ka qenė sekret. Ne nuk kemi pasur iluzione se mund t’i mbanim gjėrat sekret nė atė ambient, ku Serbia kishte totalisht nėn kontroll territorin e Kosovės dhe ushtronte pushtetin nė mėnyrėn mė maksimale dhe ta quaj barbare. Mirėpo, ne politikisht nuk kemi dalė nė deklarata as qė tė krekosemi qė ne tani kemi Ministri tė Mbrojtjes, po i kemi pasur dhe ministrat kanė qenė shumė aktivė. Natyrisht, s’ka pasur aktivitete konkrete. Ato kanė filluar mė vonė. Kjo ka qenė nė proporcion tė drejtė me rritjen e represionit dhe terrorit shtetėror tė Serbisė dhe formėsimi i idesė se nuk po shkojnė tė gjitha punėt. S’ka pasur iluzione qė tė bėnim diēka paralele, por s’kemi mundur tė shkojmė nėpėr shtetet perėndimore dhe tė bėjmė agjitacion pėr luftė, tė mbledhim fonde pėr luftė. Ato fonde janė mbledhur gjithmonė pėr qėllime humanitare.




10 vjet mė pas, nė njė moment qė represioni nė Kosovė erdhi gjithmonė duke u rritur, ndodhi masakra e Raēakut, ndėrkohė qė kishte filluar UĒK-ja. Si e gjykoni qė nė njė moment qė u fut edhe angazhimi i NATO-s kemi pasur edhe UēK-nė edhe FARK-un? Ēfarė vlerėsimi i bėn njė dekadė mė pas kėtij momenti?


Ėshtė njė pjesė e historisė, ėshtė njė kapitull sadopak i trishtueshėm i shqiptarėve. Ta quajmė punė shqiptarėsh. Ne kemi pasur probleme nė atė kohė edhe pse qeveria e Kosovės, prej momentit tė parė, nė ato moment kur Ushtria Ēlirimtare e Kosovės doli, e ka pėrkrahur dhe ka kėrkuar menjėherė qė tė bėjė punė tė pėrbashkėt. Pėrpjekjet e qeverisė sė Kosovės atėherė kanė qenė gjithmonė nė kėtė drejtim, qė tė bėhet sinteza edhe e komandantėve lokalė, e asaj rezistence legjitime, shumė legjitime nė Kosovė, me institucionet e Kosovės, qė tė bėhet ajo punė e pėrbashkėt. Pėr fat tė keq, ajo nuk u arrit dhe bashkėsia ndėrkombėtare atėherė, edhe pas ndėrhyrjes sė NATO-s, pati disa telashe, se sikur shqiptarėt nuk merreshin vesh me njėri-tjetrin, kishim 2 qeveri atėherė. U bė njė lloj cirku i panevojshėm, por kėto janė realitetet tona.




Qė kanė ndodhur...


Kanė ndodhur. Ai pėr mua ėshtė njė kapitull i mbyllur.




Momenti i Rambujesė. Keni qenė me bindje qė, pavarėsisht angazhimit tė fuqishėm ndėrkombėtar, sėrish do tė nevojitej lufta pėr tė dalė nga regjimi serb?


Po, aty shihej edhe gjatė kėsaj konference, njė proces i rėndė qė ishte si njė koshmar. Njė delegacion i madh shqiptarėsh me 16 anėtarė, delegacioni serb jo serioz, presione nga mė tė ndryshmet, por e gjitha pėrfundoi mirė. Ai ishte njė kompromis i domosdoshėm.

.....

Arb
16-02-08, 14:31
I domosdoshėm dhe solli 24 marsin, ditėn e parė qė NATO-ja filloi bombardimet. Ku keni qenė dhe ēfarė keni bėrė nė atė moment?


Unė kam qenė nė Gjermani dhe kam qenė ndoshta njėri nga shqiptarėt mė tė lumtur nė tė gjitha trevat shqiptare. Personalisht, jam kėnaqur. Mė kujtohet qė e kam pirė pėr pikė tė qejfit njė gotė vere atėherė. Ka qenė kėnaqėsi e madhe, tė shihje se si njė Serbi naziste po bombardohej dhe si po pėrfundonte Golgota e shqiptarėve.




Disa ditė mė pas, pėr shkak tė dhunės dhe aparatit tė ushtrisė dhe forcave parmilitare serbe, Kosova u zbraz dhe nė Shqipėri dhe Maqedoni erdhėn qindra, mijėra qytetarė tė Kosovės, refugjatė edhe ju keni ardhur atėherė nė Tropojė dhe nė Durrės. Keni ndonjė moment qė doni ta veēoni si kryeministėr i njė qeverie nė ekzil, tė njė populli qė tashmė po shpėrngulej?


Nuk ėshtė kėnaqėsi tė veēosh momente kur ti ke qenė nė njė gjendje shpirtėrore shumė tė rėndė, ke qenė i frustuar, ke pasur ndjenjėn e pėrgjegjėsisė. Je kryeministėr i njė vendi, i cili ndėrkombėtarisht nuk e ka njė qeveri qė njihet. Ke pasur probleme, ke pasur njė katastrofė humanitare, njė zhvendosje tė popullatės shqiptare, njė frikė se mos ėshtė kjo e pakthyeshme. Ne kemi pėrvoja nė histori me popuj tė tjerė, me situata gjenocidale edhe te tė tjerėt, kemi armenėt sot nėpėr botė. Kanė qenė ato momente qė janė pėrjetuar rėndė. Sot, nė kėtė ambient shumė tė qetė dhe komfort, tė flasėsh pėr ato gjėra dhe tė bėsh si i menēur sikur ke ditur gjėra... Sot nuk kam edhe qejf, nuk kėnaqem tė bėj njė histori nga kjo, aq mė tepėr qė ndoshta mund tė keqkuptohem se mos dua tė pėrfitoj. U krye ajo punė dhe u krye mirė.




U krye mirė, por edhe me angazhimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, luftės qė ajo ka bėrė nė terren, nga luftėtarėt dhe drejtuesit e tyre. Disa prej luftėtarėve tė UĒK-sė, tė pėrmendin Fatmir Limaj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj u thirrėn nė Hagė. Limaj doli i pafajshėm. Ndėrsa pėr z. Haradinaj prokurori ka kėrkuar 20 vjet burg, me gjithė masakrat e kryera nė Kosovė nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Ish-kryeministri Haradinaj pret vendimin e gjyqit tė Hagės. Nė kėtė rast, nuk ėshtė as shenja e barazimit mes viktimės dhe agresorit. Ju a keni besuar se Kosova ka kandidatė pėr nė Hagė?


Unė edhe mė parė e kam deklaruar publikisht dhe sot me gojėn plot e them se Kosova nuk ka pasur kandidatė pėr nė Hagė. Nėse nė Kosovė gjatė luftės ka pasur atrocitete e gjėra tė tjera, ato nuk kanė qenė rezultat i njė platforme politike, as njė politikė shfarosėse, prandaj unė kam menduar gjithmonė se ėshtė gabim qė gjėrat tė futen me njė shportė, tė identifikohen ose tė barazohen megakrimi serb i njė shteti, i njė politike shtetėrore, njė superkriminel siē ėshtė Millosheviēi, qė pėr fat tė keq nuk arriti ta shohė ndėshkimin e Hagės dhe kriminelė tė tjerė qė edhe sot e kėsaj dite sorollaten nė Serbi siē ėshtė Karaxhiēi, Mlladiēi e qindra e ndoshta mijėra kriminelė tė Serbisė tė krahasohen... Do tė ishte mė mirė qė edhe nė Kosovė, pėr shkak tė kėtyre eventualiteteve dhe teprive gjatė luftės etj., tė organizohej njė gjyq, po ashtu ndėrkombėtar, nė kuadėr tė misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė dhe tė bėhen gjykime tė ndershme. Nė parim, nuk jemi me atė qė t’i ikim pėrgjegjėsisė, por jo nė kėtė mėnyrė. Tashmė do tė presim se ēfarė do tė bėhet me zotin Haradinaj, do tė lirohet apo jo.




Mė 20 qershor ju thatė se u kthyet nė Kosovė. 9 vjet mė pas, a besuat se do tė duhej kaq shumė kohė qė Kosova tė shpallte pavarėsinė. Pse mendoni se ka marrė kaq shumė kohė ky proces?


Ka marrė kaq shumė kohė ta them troē, pėr shkak tė mungesės sė njė lidershipi tė mirėfilltė shqiptar pas luftės, qė tė imponohet dhe tė kėrkojė atė sipas logjikės popullore “hekuri lakohet sa ėshtė i nxehtė”. Ka qenė njė klimė e atmosferė e bombardimit, ndėshkimit tė Serbisė, tėrheqja e trupave serbe militare, paramilitare dhe prezenca ndėrkombėtare, njė administratė ndėrkombėtare qė nė atė kohė, siē ne po e shohim, nuk ka pasur haber dhe njė koncept tė qartė se ēfarė do tė bėjė me atė vend. Ka pasur njė mandat shumė tė qartė, rezoluta 1244, e cila pėr fatin e keq tonin edhe sot e kėsaj dite persiston si e tillė. Ajo ėshtė e tejkaluar...




Ajo i referohet sovranitetit tė Jugosllavisė dhe jo Serbisė mbi Kosovėn.


Mirėpo ajo funksion tani. Klasa politike e Kosovės nė atė kohė nuk ka qenė nė gjendje qė tė komunikojė, tė bashkėpunojė me ndėrkombėtarėt pėr tė mbrojtur kėrkesat legjitime, tė organizojė shtetin, tė imponohet. Unė kam llogaritur atėherė se ndoshta brenda njė viti, prapė paskam qenė naiv, Kosova do tė duhet tė ishte e pavaruar se ishte fryma, ishte disponimi edhe i qarqeve diplomatike edhe i atyre njerėzve qė vinin aty ishte dhe e vetėkuptueshme: tash Kosova do tė jetė e pavarur. Mirėpo, ndėrkohė filluan tė bėhen edhe disa gabime, ishte njė kohė e quajtur vakuum i sigurisė, kur pala shqiptare, disa idiotė shqiptarė - t’i quaj ashtu -bėnė disa akte atipike pėr ne shqiptarėt. Ajo pastaj e vėshtirėsoi shumė gjendjen, filluan madje rezervat dhe mungesa e lidershipit tė Kosovės, jo konform zhvillimeve. Kėshtu, kjo histori u zgjat tetė vjet. Ajo u zgjat nė radhė tė parė, pėr shkak tė defekteve tė klasės politike, por ju lutem shumė, edhe Bashkėsia Ndėrkombėtare ka pjesėn e mirė tė pėrgjegjėsisė sė saj, qė me hezitime dhe me disa tentativa pėr ta kthyer Kosovėn nėn juridiksionin serb - qė ishin totalisht tė gabuara dhe qė u pa se ishin tė gabuara dhe shterpė. Tani kemi kėtė gjendje qė ne pėr disa ditė po shpallim pavarėsinė e Kosovės.




Edhe disa ditė, ndoshta tashmė ėshtė ēėshtje orėsh shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe ende askush nuk e di tekstin shpalljes sė pavarėsisė. Por, a ju kujtohet deklarata e pavarėsisė deputetėve tė 2 korrikut tė 1990-ės?


Jo, t’iu them tė drejtėn nuk jam nė gjendje sot ta recitoj...




Ēfarė duhet tė pėrmbajė akti qė pritet?


Unė them se duhet tė pėrmbajė “We, the people...”, sikurse Shtetet e Bashkuara te Amerikės. Kur njė popull ka legjitimitetin dhe tė drejtėn e tij pėr tė artikuluar atė qė ai popull do, pra “We, the people”, kjo do tė ishte formula universale. E tash ne natyrisht jemi tė vetėdijshėm se shqiptarėt, mė sė pari nuk e kanė ēliruar vetė komplet. Nuk e kemi mundur ushtrinė serbe, ajo ėshtė tėrhequr, bile- bile po tė bisedosh me krerėt e ushtrisė serbe ata thonė: “Ne nuk e kemi humbur Kosovėn me luftė, vetėm jemi tėrhequr pėrkohėsisht se do tė kthehemi pėrsėri.” Faktori shqiptar nuk e ka ēliruar Kosovėn nė formėn klasike, por ka qenė njė kooperim i mirė dhe njė ndihmė kolosale e NATO-s, e Perėndimit e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, e demokracive perėndimore pėr cilėn ne nuk duhet ta harrojmė. Thjesht, duhet t’ia dimė kimetin, qė thotė populli. Kėtė nuk duhet ta harrojmė, sepse ishte njė ndėrhyrje i Perėndimit, jo pėr t’i bėrė shqiptarėt nė Ballkan me dy shtete, por i bazuar nė ndėrhyrjen humanitare, siē u quajt, duke iu shmangur edhe sofizmave tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe Kėshillit tė Sigurimit. U ndėrhy dhe u shpėtua njė popull nga shfarosja. Kėtė nuk duhet ta harrojmė. Duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė. Kėtė po e them pa mė pyetur ju, sepse e kam hallin diku tjetėr. Halli im ėshtė qė gjėrat tė mos pėrmbysen tani, tė mos pėrsėriten. Ne kemi pėrvoja tė hidhura nga politika kriminale e Beogradit karshi shqiptarėve. Tash shqiptarėt, prej javės sė ardhshme e tutje, do tė kenė njė shtet nė tė cilin do tė jenė shumicė. Ėshtė pėrgjegjėsia e shumicės qė tė japė sinjale dhe mesazhe adekuate edhe tė tjerėve, d.m.th tė mos ndihen nė handikep pse nuk qenkan shqiptarė; tė ofrohet tolerancė, tė jetė njė shtet demokratik ku sundon ligji.




Dita qė pėrmendet pėr shpalljen e pavarėsisė ėshtė dita e diel. Ndoshta mė pak se 48 orė nga ky moment qė bisedojmė na ndajnė nga shpallja e saj. Ka shumė thirrje pėr tė festuar nė qetėsi. Njė proverb thotė: “O sot, o kurrė!” Ēdo shqiptar ėshtė nė tė drejtėn e tij tė festojė, por a mund tė thuhet se edhe nė kėtė festė vlen tė pėrmendet tejkalimi apo teprimi nė tė drejtėn?


Unė personalisht mendoj se ia vlen. Ia vlen gjithēka, ia vlejnė gjithė ato vuajtje me vite e dekada. Ju pėrkujtoj fjalimin nė Parlamentin e Shqipėrisė nė vitin 1921, pėr shembull fjala e Ndre Mjedės, ia vlen e gjitha pėr tė ardhmen e Kosovės, se e ardhmja e Kosovės ėshtė me tė vėrtetė optimiste. Jo se dua tė propagandoj optimizėm, por ėshtė njė kthesė e madhe, ku po mbyllet njė kapitull e po fillon njė tjetėr pėr Kosovėn dhe kėto janė momente me tė vėrtetė historike. Mendoj qė nuk ėshtė mirė tė tregojmė ndonjė triumfalizėm ekstrem. Nga ana tjetėr, po ju kujtoj se nuk jemi suedezė, as finlandezė, por as sllovenė. Sllovenėt u pavarėsuan dhe s’di a kanė pėrdorur fishekzjarret sa mė kujtohet, shumė qetė, shumė ftohtė, akull. Shqiptarėt nuk janė akull. Me sa di, pėr shembull diaspora do tė festojė, s’ka teqe qė e ndal. Kush mund t’i ndalė shqiptarėt e Amerikės tė festojnė. Halli ėshtė qė ne nė Kosovė tė mos tregojmė triumfalizėm qė mund tė quhet si provokim ndaj serbėve, tė cilėt edhe ashtu janė me buzė nė vaj dhe nė pozitė shumė tė rėndė. Janė pėr gjynah, sepse manipuluan edhe Beogradin, janė instrumentalizuar keqaz. Ėshtė mirė qė atyre t’iu ofrojmė njė siguri, qė mirė po bėhet pavarėsia, por ajo do tė jetė edhe pėr ata. Kėto duhet tė jenė mesazhet, ėshtė punė temperamenti. Thuhet se, kur njė trimneshė spanjolle e lind fėmijėn, ajo pisket, shkul flokėt e gridhet, ndėrsa njė kineze lind fėmijėn dhe nuk vėren as grimasėn e saj, as lėvizjen mė tė vogėl. Ėshtė ēėshtje temperamenti. Mendoj se do tė pėrfundojė edhe kjo mirė. Sikur po tregohen disa skenare kėshtu apokaliptike, do tė bėhet edhe kjo, do tė gėzohen shqiptarėt, do tė bėrtasin, do tė piskasin njė ditė edhe kaq.

....

Arb
16-02-08, 14:32
Zoti Bukoshi, tė themi, njė ditė pas shpalljes sė pavarėsisė do tė jetė po e njėjta, por sfidat dhe problemet do tė jenė tė shumta. Le ta nisim nga ajo qė parashikon dhe vetė paketa “Ahtisaari”: minoritetit serb nė Kosovė, sipas regjistrimeve mė tė fundit ėshtė diku te 4-5 %, por ajo ēfarė parashikon paketa “Ahtisaari” e bėn njė minoritet shumė tė konsiderueshėm, pėr shkak tė decentralizimit dhe fuqive qė ka minoriteti. A do tė jetė problem pėr Kosovėn vetė kjo paketė qė tani po e duartrokasim si njė zgjidhje e vetme dhe si kompromisi i mundshėm?


Po, pėr mua tani kjo ėshtė pjesa mė interesante e bisedės, por edhe e preokupimeve tė mia si njė njeri qė pretendon se merr vesh nga politika ose qė ka kryer njė punė gjatė njė periudhe tė caktuar pėr Kosovėn. Kosova, pas pavarėsisė sė saj do tė jetė diēka krejt tjetėr. Fillon njė realitet tjetėr. Do tė pėrballet me probleme shumė konkrete dhe me njė mal problemesh. Nė Kosovė janė grumbulluar probleme vite me radhė. Ėshtė obligim i udhėheqjes dhe parisė sė Kosovės qė tė merret seriozisht me to, tė jetė shumė e pėrgjegjshme pėr tė manaxhuar problemet. Pėr shqiptarėt nė Kosovė nuk ėshtė preokupimi numėr njė trajtimi i serbėve apo pakicave tė tjera. Preokupimi numėr njė ėshtė ekonomia, vetė ekzistenca, shkollimi, tė themi edhe buka, ēmimi i bukės, megjithėse ende nuk ėshtė aktual dhe probleme qė kanė tė bėjnė me zhvillimin ekonomik, me perspektivėn e vendit dhe me mbajtjen e atij shteti ligjor dhe demokratik nė kuptimin e plotė tė fjalės.




Po, por Kosova do tė gjykohet nga jashtė jo pėr kėto probleme qė ju po pėrmendni, por pėr sjelljen ndaj minoritetit?


Po e vėrtetė, por nė esencė shqiptarėt nuk janė orientuar tė ndėrmarrin akte hakmarrėse. Politika e Kosovės nuk ėshtė pėr t’i zhvendosur kėta, siē ėshtė politika serbe. Ajo ėshtė njė politikė e cila thotė: po, kėta serbė le tė urdhėrojnė kėtu, do tė jenė qytetarė tė barabartė edhe natyrisht politika do t’i respektojė dhe do t’i zbatojė tė gjitha kushtet e planit “Ahtisaari” dhe jeta do tė tregojė sa do tė implementohen ato, se janė disa gjėra qė kanė shkuar deri nė ekstrem, duhet ta them kėtė. Ka vėrejtje pėr kėtė. Ėshtė njė i ashtuquajtur diskriminim pozitiv, tepėr pozitiv. Sllovenia sot nuk thotė se ėshtė shtet multietnik...




Megjithėse ka 10 % minoritet.


...Thotė se ėshtė shtet demokratik serioz, shtet ligjor dhe aty ka italianė, austriakė, hungarezė dhe serbė, por thotė se kėtu ėshtė shtet ku sundon ligji. Synimi i Kosovės duhet tė jetė ai shtet qė tė orientohet dhe tė futet sa mė shpejt nė rrjedhat e Europės Perėndimore, qė tė realizohet edhe ajo profecia e Lantoshit qė vdiq, i cili thoshte se Kosova do tė jetė edhe anėtare e NATO-s. Ky duhet tė jetė obligimi ynė, puna jonė kryesore dhe ky ėshtė dhe halli im kryesor.




Po flitet pėr disa variante reagimesh nga ana e serbėve me shpalljen e pavarėsisė. Flitet pėr njė pavarėsi nė veri tė Kosovės. A ėshtė e gatshme Kosova ta manaxhojė kėtė situatė?


Unė po pėrpiqem tė flas nga prizmi i politikės sė shqiptarėve tė Kosovės, qė duhet tė jetė e pėrgjegjshme, qė ėshtė ajo e shumicės sė njerėzve, qė do tė marrin pėrgjegjėsitė. Sa i pėrket parashikueshmėrisė sė palės serbe, konkretisht Beogradit, aty unė ju them copė se jam shumė pesimist dhe mjaft pesimist se Beogradi nuk do tė pushojė sė tentuari tė marrė hapa destruktivė. Politika destruktive e tij nuk pushon as me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Pėrkundrazi, duhet tė presim veprime tė humbėsit. Nuk ėshtė ēudi. Qarkullon edhe njė barsoletė kėto ditė se Beogradi po pranoka dhe e njeh pavarėsinė e Kosovės me kusht qė ajo tė shpallet mė 29 shkurt tė kėtij viti. Domethėnė qė shqiptarėt...




...Ta festojnė njė herė nė katėr vjet.


Mos ta festojnė ēdo vit. Sjellja irracionale e Beogradit. Do tė ishte naivitet edhe i faktorit shqiptar, edhe i bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė mendojė se brenda natės do tė ndryshojė. Jo, kemi pėr tė pasur probleme me Serbinė. Kosova do tė ketė probleme me Serbinė edhe nė tė ardhmen.




Njė pjesė e mirė e zėrave kundėr pavarėsisė sė Kosovės kanė thėnė se nga pikėpamja ekonomike Kosova nuk mund tė jetė shtet viable. Si ish-kryeministėr pėr njė kohė tė gjatė, ēfarė argumenti mund tė ofroni kundrejt kėsaj teze?


Pėr mua pėrgjigjja ėshtė nė dy pjesė me njė presje: natyrisht qė Kosova prej nesėr do tė ketė nevojė pėr asistencė ndėrkombėtare, vetėm nuk mund t’ia dalė dot; na nevojitet asistenca ndėrkombėtare, prezenca e misionit tė Bashkimit Europian, EULEX, por prani, prezencė dhe asistencė e mirėfilltė, jo obstruksion, jo komplikim dhe jo degjenerim i atij misioni siē ishte rasti me UNMIK-un. Ne kemi pasur probleme me misionin e UNMIK-ut, do tė kemi diēka tjetėr. Ėshtė puna e qytetarėve tė Kosovės, qė tė marrin pėrgjegjėsitė dhe tė organizojnė njė shtet ku dominon e drejta, ku luftohet korrupsioni. Kemi rreziqe tė mėdha, jemi mes Shillės dhe Haribdes me korrupsion, me krimin etj. Pėrgjigjja ime do tė ishte: po, Kosova i plotėson, i ka tė gjitha predispozitat mė tė mira se Mali i Zi ta quajmė ose se Sllovenia. Predispozitat i ka, por ka nevojė pėr asistencė, pėr njė ndihmė qė t’i marrė kėmbėt dhe ajo Kosovė, mė pastaj, tė shtrijė dorėn pėr tė kėrkuar ndihma apo subvencione nga taksapaguesit europianė. Kjo ėshtė jo se e them unė, por se e thonė edhe ekspertėt qė merren me ekonomi. Kosova nuk do tė jetė njė ujėdhesė, njė zonė e izoluar, do tė komunikojė me tė gjitha shtetet pėrreth...




Njė prej tyre ėshtė Shqipėria.


Edhe me Shqipėrinė do tė komunikojė me kėnaqėsi. Ne nuk na vjen turp tė themi se jemi njė popull e njė komb. Ish-kancelarit, Helmut Kohl, nuk i vinte turp kur thoshte ne jemi njė popull, jemi njė komb. Do tė integrohemi.




Kosova do tė jetė shtet qė do tė ketė fqinj Shqipėrinė? Asnjėherė nuk kanė munguar zėrat, tė paktėn qė nga 1913-ta, pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė. Diplomacia shqiptare thotė se Kosova dhe Shqipėria do tė bashkohen nė Bruksel. E besoni kėtė gjė?


Mua kėto natyrisht mė duken slogane, por t’i kthehemi atėherė historianit qė pėrmendėm, Noel Malcolm: po edhe nė u bashkofshin shqiptarėt nuk do tė paraqesin kurrėfarė rreziku apo jo?!




Nuk do tė ketė probleme?


Nuk do tė bėjmė probleme. Historinė tonė nuk e kemi ne me probleme, me luftėra pėr shfarosje apo pėr territore. Kombi shqiptar ėshtė rrudhur tėrė kohėn gjatė historisė. Unė nuk di pse bėhet kiamet kjo? Pse frikėsohemi nėse bashkohemi nė Bruksel apo kudo qoftė, nė Bruksel akoma mė mirė?

Gazeta TEMA

gjini
16-02-08, 21:39
eshte rikthy te vjedh prap... ama Thaqi nuk do ta lejoje... !!!

Gjumashe ,. me vjen keq qe paske fjete ende se ky hashimi menjiher pas lufte i kishin pas mete ne pantolla te luftes nje miljon marka dhe kur ja gjeten KFORI ai u arsyetue se i ka fitue me nje qajtore qe e ka pas vellau i tij ne skenderaj.
Pra ska ka del as ky vetem nese ska nevoj ma per para se i ka te mbushur plote dhe vetem shtepine a ja keni pare atij dhe Rambos( Ramushit) e pastaj flasim per sinqeritet dhe etike ne politike eshte korrupcioni.

Oqeani
16-02-08, 22:15
Athua a po i hjece kamata e 3% -shit kti ....

Jim Belushi
17-02-08, 10:41
Per legenden.
separi te pershendes po ashtu edhe te gjith te tjeret neket forum.
nuk kampas qellim dhe deshir te bej askend nervos apo te bij ne konflikt me dikend.
esa per atentatin kunder IKONES se DARDANIES (qeka pas lidhje BUKOSHI thjesht nuk e BESOJ)
esa per BENAFIN etij SI e ndertoj apo kush ja djegu nuk muj te them asgje. po them edhe nje her.
Pa fakte nuk ben askend ta fajtom deri sa te del ne shesh,apo te gjykohen (eneket situat nuk jemi ende edhe dote zgjat shum).
edhe kancelari HELMUT KOHL Bashkoi dy gjermanit nje dat historike per gjermanet .
qe ne ket ekem gjithmon deshiren dhe endrren mete madhe (qellimin)qe trojet shqiptare te bashkohen.edhe ket zotriun e zunen qe ka vjedhur te holla ligji nuk kishte pardon edhe ndaj personit me te lart ne funksion.
kete desha ta them e nuk me dhimbset fare as BUJAR BUKOSHI ne qoftse ato ika ber qe shum persona flasin e e urrejn se nuk e kam as te aferm edhe po takisha te aferm temin ne qoftse kaber keso gjera dota kish edhe un urryer por vetem me fakte.
ne jemi ashtu nje fjal e leshon dikush ne Kosov me minuta perhapet ne ter Kosove.
flas per vete simbolet dhe personat qe imbaj ne zemer dheqe kurr nuk doti harroj .
Jan GJergj Kastrioti,IKONA e DARDANIES IBRAHIM RUGOVA,GONGJE BOJAGJIU(NENA TEREZ),
ANTON QETA dhe simbolet e mia FLAMURI KOMBETAR E FLAMURI DARDAN.
ju deshiroj te gjitha te mirat ,pershendetje per te gjith.
me fat dhe gezuar PAVARSIN (edhe pse nuk esht PAVARSIE e plot)

fadil
19-02-08, 19:52
Pershendetje:


Bujar Bukoshi duhet te na tregoj se a i ka kthyer ende 12000000 Euro te tre perqindeshit te Kosoves qe iu ka dhene grupeve mafioze ne prag per ti leshuar me fajde ne vitin 1992.

shpresoi se ai e dine se kujna ja ka dhene sepse edhe shum qytetar te kosoves e dine kete.


une e dije edhe kujna ja ka dhene.

Murgesha
19-02-08, 19:56
Pershendetje:


Bujar Bukoshi duhet te na tregoj se a i ka kthyer ende 12000000 Euro te tre perqindeshit te Kosoves qe iu ka dhene grupeve mafioze ne prag per ti leshuar me fajde ne vitin 1992.

shpresoi se ai e dine se kujna ja ka dhene sepse edhe shum qytetar te kosoves e dine kete.


une e dije edhe kujna ja ka dhene.

E ty sa ti ka dhene o Fadil?? http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

Guri i madh
19-02-08, 20:28
Pershendetje:


Bujar Bukoshi duhet te na tregoj se a i ka kthyer ende 12000000 Euro te tre perqindeshit te Kosoves qe iu ka dhene grupeve mafioze ne prag per ti leshuar me fajde ne vitin 1992.

shpresoi se ai e dine se kujna ja ka dhene sepse edhe shum qytetar te kosoves e dine kete.


une e dije edhe kujna ja ka dhene.



bujari duhet prap te dal publikisht e te tregoj sa pare ja ka dhan remit e sami lushtakut dhe se si e kercnojshin kmeret e kuq po mendoj kta te vendlindjes pisket kur e kercnojshin ose te gjitha paret me i derdh ne at fond ose do ta likfidojn

gjini
27-02-08, 21:22
O guri, kote e kie por nese dikush i ka rujt ato Letrat ne form te qekut nga 100 , 200 . 500 e 1000 Marka qe e ka pas leshue ai si deshmi per ata qe kan kontribue ne ate rast eshte mire qe ato ti tubojme nga nje kopi me adresn e secilit person sa ka kontribue dhe te jen si deshmi per ne gjygjin e ardhshem qe do ti bahet ketu Bujar bukoshiot.

Pra nese ka dikush dhe don ti paraqet ato si deshmi para qygjit ketu le te lajmerohen se do i bajne nder sot pavarsis per pune me dal kriminelet qe e vjedhej dhe e plaqkiten e me parat e tyre edhe u vran te dalin para qygjit.

Oqeani
27-02-08, 21:24
Ēka po humbni kohe per nerz te tille !!!!

Arb
27-02-08, 21:30
Ēka po humbni kohe per nerz te tille !!!!

Per me prit prej teje me na kallxu qe mos me u marr me njerez te ketille...

Guri i madh
27-02-08, 21:35
O guri, kote e kie por nese dikush i ka rujt ato Letrat ne form te qekut nga 100 , 200 . 500 e 1000 Marka qe e ka pas leshue ai si deshmi per ata qe kan kontribue ne ate rast eshte mire qe ato ti tubojme nga nje kopi me adresn e secilit person sa ka kontribue dhe te jen si deshmi per ne gjygjin e ardhshem qe do ti bahet ketu Bujar bukoshiot.

Pra nese ka dikush dhe don ti paraqet ato si deshmi para qygjit ketu le te lajmerohen se do i bajne nder sot pavarsis per pune me dal kriminelet qe e vjedhej dhe e plaqkiten e me parat e tyre edhe u vran te dalin para qygjit.




i kam fletpagesat e te gjitha fondeve qe kan qen at,her fondi i hagenit fondi i 3% po fondi vendlindja pisket ja ka vnue majen ata nuk dojshin nga 3% po ata dijshin 30% deri nė 50%


Bukoshi ka marr veq edhe shum ka punue e ka pague arsimin po e ka pague edhe nji pjes te policve qe e kishin braktis policin e serbis e ka ndertue nji fshat te ter QABREN e ka ndertue nji shkoll nė sankofc , e ka financue emergjencen gjat kohes se luftes e shum te tjera

Oqeani
27-02-08, 21:42
Per me prit prej teje me na kallxu qe mos me u marr me njerez te ketille...
Njeri qe i fute thiken popullit nga shpina nuk ka vend !!!

Arb
27-02-08, 21:44
Kallxona pra masi po i dishe keto sene rreth tij. S'dul bir none qe e qiti ne gjyq. Fjale po ka boll...

Oqeani
27-02-08, 21:50
Kallxona pra masi po i dishe keto sene rreth tij. S'dul bir none qe e qiti ne gjyq. Fjale po ka boll...
Parat dine me fole !!!!!

luckyman
27-02-08, 22:04
Athua a po i hjece kamata e 3% -shit kti ....
http:www.youtube.com/watch?v=o16uVon2NRQ

money money money ,m.. mos hani jepni pare per atdhe :biggrin:

Oqeani
27-02-08, 22:06
http:www.youtube.com/watch?v=o16uVon2NRQ (http://www.youtube.com/watch?v=o16uVon2NRQ)

money money money ,m.. mos hani jepni pare per atdhe :biggrin:


pėr " ATDHE " ................