PDA

View Full Version : Leja pr t gnjyer e Grave Italiane !


Preshevar
09-03-08, 12:30
Perkthyer ne shqip nga BBC.
8 Mars 2008


Gjykata e larte italiane ka dale me vendim qe grate italiane te martuara, qe kryejne tradhti martesore kane te drejte te genjejne per te mbrojtur nderin e tyre ne shoqeri.

Trupi gjykues doli me kete vendim pasi degjoi ceshtjen e nje 48 vjecareje, e cila ishte denuar nga policia per shkak te te dhenave false, duke mohur qe i kishte lene celularin e saj te dashurit sekret.

Gjykata e apelit nuk ra dakord qe gruaja ka shkelur ligjin.

Gjykata tha qe te shtremberosh te verteten ne kete rast eshte e justifikueshme, per te mbrojtur marredheniet bashkshortore.

Ne nje vende katolik si Italia do prisnim qe gjykatat te jene te ashpra per tradhti martesore por JO ne kete rast.

Gruaja e quajtur Carla ne kete rast e solli apelin ne gjykate nga Toscana. Ajo i kishte lene celularin te dashurit te saj sekret, i cili e kishte perdorur per te ofenduar dhe kercenuar burrin e Carles.

Giovani i dashuri, u denua per sjellje abuzuese ne gjykaten lokale, ndersa Carla per tradhti martesore.

Por gjykata e apelit vendosi se ne keto rrethana gruaja mund te genjeje pasi ka rrezik qe e verteta mund te demtoje nderin e gruas midis familjes dhe miqeve.

Per kete arsye te genjesh eshte e justifikuar edhe ne hetimet juridike.

Nuk eshte shume e qarte nese kjo praktike mund te jete njesoj edhe per meshkuj te cilet kane te dashura sekrete.

Gjykata e apelit, e cila eshte e perbere nga meshkuj shumica ne moshe te thyer, nuk eshte hera e pare qe del me vendime te cuditshme dhe debatuse.

Nje here doli me nje vendim te tille qe nje femer nuk mund te perdhunohet kur ka veshur xhinse te ngushta, pasi ato nuk mund tja heqesh pa miratimin e vete femres.