PDA

View Full Version : Bllokohen cisternat me helm iranian


Bjeshka1
28-05-08, 19:47
Panik nė kufi, bllokohen cisternat me helm iranian


Mbyllet porta kryesore me Kosovėn. Helmohen 2 policė

Dje, gjatė gjithė orėve tė ditės dhe nė mbrėmje, policia lokale e Kukėsit bllokoi tėrėsisht qarkullimin e mjeteve dhe njerėzve drejt Kosovės, ndėrsa e njėjta gjė ndodhi edhe nė rajonin e Prizrenit, ku policia ndaloi ēdo lėvizje mjetesh dhe njerėzish nė drejtim tė Shqipėrisė. Shkaku kanė qenė tri maune me lėng lubrifikant, tė cilėt pėr shkak tė rrjedhjes, jo vetėm qė kanė ndotur ambientin, por edhe kanė helmuar dy policė tė shėrbimit doganor tė Vėrmicės. Mėsohet se pėrmbajtja e mauneve ka qenė vaj solar me pėrqindje tepėr tė lartė dioksidi squfuri SO2, qė kishin hyrė nė Kosovė nga Maqedonia.

Dje, nė orėn 10:00 paradite, Policia e Kukėsit bllokoi qarkullimin e mjeteve dhe njerėzve nė drejtim tė Kosovės, deri nė njė afat tė pacaktuar. Burime tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Kukėsit bėjnė tė ditur se bllokimi ndodhi nė Doganėn e Vėrmicės, ku pėr shkak tė njė ngarkese helmuese qė ndodhej nė tri maune, ishte pezulluar ēdo aktivitet. Gjatė kontrollit rutinė nė Doganėn e Vėrmicės, ishin helmuar dy policė tė shėrbimit prej erės sė rėndė. Ata ndodhen nė spitalin e Prizrenit jashtė rrezikut pėr jetėn. Nė tė dyja anėt e kufirit u krijuan fillimisht radhė tė gjata, por nga mesi i ditės, njė pjesė e mirė e shoferėve, sidomos ata me pasagjerė, iu drejtuan Doganės sė Qafės sė Prushit nė rrethin e Hasit. Njė pjesė e automjeteve tė ngarkuara me mallra tė ndryshėm janė stacionuar nė Morin, ndėrsa tė dyja doganat kanė pezulluar ēdo aktivitet. Nė Doganėn e Morinit, nėpunėsit e policisė doganore dhe asaj tė kufirit thanė se nga era e keqe ndienin dhimbje koke dhe nuk dinin ta shpjegonin shkakun, pėrveēse me ndotjen qė kishin krijuar nė doganėn respektive tė Vėrmicės tri maunet me vaj tė dyshimtė solar.

Nėpunėsit e Doganės sė Vėrmicės, tepėr tė shqetėsuar pėr fatin e kolegėve tė tyre tė helmuar, nuk prononcohen pėr mediat, por jo zyrtarisht mėsohet se maunet me lėng solar kishin ardhur nga Maqedonia, nėpėrmjet Doganės sė Hanit tė Elezit nė Kaēanik dhe ishin nisur fillimisht nė tregun e fshatit Mamushė tė Prizrenit. Kjo ka ndodhur tė premten e shkuar, ndėrsa mėsohet gjithashtu se nuk janė pranuar nga tregu i atjeshėm. Mamusha pėrbėhet nga banorė turqishtfolės dhe aty luhet njė pjesė e mirė e gjithė tregtisė sė Kosovės e mė gjerė, kryesisht me mallra turke.

Njė banor i Prizrenit, i ndodhur nė Doganėn e Morinit qė nė mėngjes, tha se kishte dėgjuar qė njė nga maunet kishte ndotur rrugėt e Mamushės dhe pėr kėtė ishte alarmuar edhe policia. Por nuk mėsohet shkaku se pėrse tė tria maunet u gjendėn nė Doganėn e Vėrmicės nė drejtimin pėr Shqipėri. Hamendjet flasin se maunet do t‘i drejtoheshin tregut tė Shqipėrisė, por gjithēka ka dėshtuar, pas verifikimit tė rrjedhjes sė lėngut dhe helmimit tė shkaktuar dy punonjėsve tė doganės.

Dogana e Vėrmicės, nga ana e vet, me tė dalluar lėngun e dyshimtė kishte njoftuar Prokurorinė e Prishtinės, ndėrsa personeli i alarmuar kishte nisur menjėherė tė dėmtuarit nė spitalin e Prizrenit. Nėpunės tė doganės thanė se do tė ndalonin ēdo lėvizje nė doganė deri nė evakuimin e mauneve dhe kjo gjė mund tė ndodhte ndoshta nė orėt e natės. Disa ekspertė me maska shiheshin tė lėviznin nė tė rrallė, ndėrsa nė tė dyja doganat, zakonisht tė zhurmshme nga lėvizjet, ka pushuar gjithēka. Nė Doganėn e Morinit tė vetmet qė qarkullojnė janė lopėt e fshatit qė rrinė aty ku parkohen makinat, ndėrsa janė stacionuar gjithashtu disa mjete tė rėnda me targa tė Tiranės, tė ngarkuara me perime dhe mallra tė tjerė, qė presin tė ēlirohet situata.

Nė Doganėn e Morinit takuam edhe njerėz tė cilėt, siē thanė vetė, kishin emergjenca familjare pėr tė udhėtuar, qoftė edhe duke rrezikuar. Njė grua nga Vlora tha se duhej tė udhėtonte pėr Prishtinė, ku kishte tė martuar tė bijėn dhe se nė familje kishte ndodhur njė vdekje. Por, policia e Doganės sė Morinit nuk bėn lėshime. Gruaja i kujton policisė se edhe nė kėto raste duhej tė kishte njė mundėsi pėr tė kapėrcyer kufirin, tė kishte p.sh., mjete mbrojtėse. Rastėsisht gruaja me tė drejtė ngre njė problem, pėr tė cilin Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe tė gjithė kompetentėt duhet tė nxjerrin konkluzion. Gruaja tha se do t‘i drejtohej kufirit tė gjelbėr, bashkė me familjarėt qė kishte me vete.

Policia e Kosovės arreston katėr persona: Pėrzienin naftėn me helme pėr ta shitur si benzinė


Paniku nė kufi, nga 60 tonė

mbeturina nafte tė ardhura prej Iranit



Njė sasi prej 60 tonėsh mbeturina tė naftės, tė cilat konsideroheshin me rrezikshmėri tė lartė, janė bėrė shkak i mbylljes sė kufirit Kosovė-Shqipėri, qė ka qėndruar pėr orė tė tėra i mbyllur. Qindra makina janė bllokuar, pasi policia e ka konsideruar tepėr tė rrezikshėm afrimin te maunet qė ishin dėrguar nė Terminalin Doganor tė Vėrmicės pėr t‘iu bėrė analizat. Dy policė tė SHPK-sė janė helmuar, pėr shkak tė erės sė fortė tė lėndės toksike. Ata kanė pėrfunduar nė spital, sipas policisė, por edhe pse nė gjendje jo tė mirė, ata janė jashtė rrezikut pėr jetėn. Menaxhimin e vendit tė ngjarjes e bėnė zyrtarėt nga Ministria e Ambientit dhe Departamenti i Emergjencave, ndėrsa SHPK-ja ishte gjatė gjithė kohės e pranishme dhe asistonte nė operacion. Punonjėsit e emergjencave nė kufi i kanė bėrė analizat e hollėsishme lėndės helmuese dhe kanė dalė nė konkluzionin se nė pėrbėrje tė saj kishte 19% sulfur. Ėshtė pikėrisht kjo pėrqindje e lartė e sulfurit ajo qė konsiderohet rrezik i madh nga specialistėt. Frika nga ndonjė shpėrthim i mundshėm nėn temperatura tė larta mėsohet se ka qenė e pranishme gjatė gjithė kohės. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė nuk kanė mundur t‘i lėvizin gjatė ditės, por kanė pritur qė temperaturat tė bien gjatė pasdites. Sipas ekspertėve, nė 35 gradė Celsius kjo lėndė mund tė eksplodonte dhe tė helmonte tė gjithė rajonin, jo mė kalimtarėt nė pikėn kufitare. Mahir Hasani, zyrtar i Ministrisė sė Brendshme tė Kosovės, tha pėr "Shqip" se bėhej fjalė pėr mbeturina nafte tė pėrpunuara nė Iran. Tre shoferėt e mauneve, me shtetėsi bullgare, janė arrestuar e po kėshtu edhe pronari i njė fabrike nė Prizren. Policia ka bėrė tė ditur identitetin e shtetasve bullgarė. Ata janė Dimitrov Dimitar Yanchev, i vitit tė lindjes 1973, Ivanov Krastyo Gospodinov i vitit 1952 dhe Dimov Dino Kolev, 1961.

Ėshtė arrestuar edhe pronari i firmės PRIZMA-OIL me seli nė Mamush tė Prizrenit, Shefki Kajseraj, 45 vjeē. Dyshohet se kjo firmė ishte edhe destinacioni i tri mauneve. Kamionėt nė fjalė kanė udhėtuar nga Bullgaria nė Maqedoni, e prej andej kanė hyrė nė Kosovė, pa iu nėnshtruar ndonjė kontrolli, pra janė kontrabanduar. Sipas raportit tė policisė, mė datė 22 maj tri maune me targa tė Bullgarisė kanė kaluar pikėn kufitare tė Hanit tė Elezit me mall tė ngarkuar tė cilėsuar vaj hidraulik. Gjatė udhėtimit tė tyre nė vendin e quajtur Qafa e Duhles afėr udhėkryqit Suharekė - Malishevė, qė tė tre kamionėt janė ndaluar nga ana e patrullės policore, e cila po ushtronte kontrolle rutinore. Gjatė kontrollimit tė dokumentacionit, zyrtarėt policorė kanė filluar tė dyshojnė nė kėtė ngarkesė dhe kanė thirrur nė vendin e ngjarjes edhe shefin e pikės doganore tė Vėrmicės. Sipas policisė, kjo lėndė do tė dėrgohej nė Prizren, nė fshatin Mamushė, pėr t‘u pėrzier edhe me lėndė tė tjera dhe pėr t‘u shitur si benzinė.

Ekipe tė KFOR-it dhe tė TMK-sė janė marrė nė mėnyrė qė t‘i largojnė lėndėt e rrezikshme nga vendi dhe tė zhbllokohet kufiri. Por, temperaturat e larta i kanė penguar, pasi kjo lėndė rrezikon tė shpėrthejė nė 35 gradė Celsius. Si pasojė, dhjetėra makina nė tė dyja anėt e kufirit kanė mbetur tė bllokuara nė pritje tė hapjes sė qarkullimit. Policia dhe departamenti i emergjencave nuk kanė mundur tė marrin asnjė vendim. Atė pritet ta marrė ministria e Ambientit. Situata ėshtė mė alarmante nė pjesėn veriore tė Kosovės, ku nuk ka fare kontrolle doganore dhe kontrabanda po i sjell buxhetit miliona euro humbje. Po kėshtu, lėndė tė tilla helmuese mund tė futen pa ndonjė problem, pėr shkak tė mungesės sė kontrollit nė pikat kufitare.



Analizat


Mbeturinat e naftės, me

pėrqindje tė lartė sulfuresh


Punonjėsit e emergjencave nė kufi i kanė bėrė analizat e hollėsishme lėndės helmuese dhe kanė dalė nė konkluzionin se nė pėrbėrje tė saj kishte 19 pėr qind sulfure. Ėshtė pikėrisht kjo pėrqindje lartė e sulfureve ajo qė konsiderohet rrezik i madh nga specialistėt. Sipas ekspertėve, nė 35 gradė Celsius kjo lėnė mund tė eksplodonte dhe tė helmonte tė gjithė rajonin, jo mė kalimtarėt nė pikėn kufitare. Mahir Hasani, zyrtar i Ministrisė sė Brendshme tė Kosovės, tha pėr "Shqip" se bėhej fjalė pėr mbeturina nafte tė pėrpunuara nė Iran. Sipas policisė, kjo lėndė do tė dėrgohej nė Prizren, nė fshatin Mamushė pėr t‘u pėrzier edhe me lėndė tė tjera dhe pėr t‘u shitur si benzinė. Bazuar mbi kėto dyshime, policia e Kosovės ka bėrė arrestimin e tre shoferėve bullgarė: Dimitar Yanchev, Krastyo Gospodinov dhe Dino Kolev. Ėshtė arrestuar gjithashtu edhe pronari i firmės PRIZMA- OIL me seli nė Mamush tė Prizrenit, Shefki Kajseraj, 45 vjeē, i cili mendohet se ishte personi qė priste kėtė ngarkesė.

PS
Ndoshta edhe se ka vendin ketu kjo teme, por mendoj qe politika i ka fajet kur nuk ka kontrolle ne dogana dhe ne mistrite perkatese. Kjo nuk eshte hera e pare qe mallera te skaduara, helme.....etj futen ne Kosove dhe ne Shqiperi per tu shitur.
Dogniret e korruptuar, poashtu policet se bashku me politikanet. A thue ka per ti ndaluar kush?