PDA

View Full Version : Kosova : shpejt nė FMI dhe nė Bankėn botėrore


Fshatari
12-07-08, 16:04
Kryeministri i Republikės sė Kosovės,Hashim Thaēi,pasi falenderoi donatorėt dje nė Bruksel, njoftoi para mediave botėrore se shteti i Kosovės ka aplikuar para dy dite nė FMI dhe nė Bankėn Botėrore.
Meqenėse nė kėto dy organizata ndėrkombtare nuk ka veto, Kosova ka shanse reale tė antarėsohet nė to nė 4-5 muajt e ardhshėm.
Lidhur me antarėsimin e Kosovės nė kėto dy organizata do tė flitet edhe gjat vizitės zyrtare tė kryetarit dhe kryeministrit kosovar nė Shtėpinė e Bardhė, me ftesėn e presidentit Bush.

Qe kėtu ma posht e keni njė analizė t'vogėl tė njė susksesi tė madhė tė ekzekutivit kosovar(njani i Llapit e tjetri i Drenicės)!
11.07.2008
Arton Konushevci
Ekspertėt pėr ēėshtje ekonomike nė Kosovė janė optimistė se Kosova do tė marrė pėrgjigje pozitive pas mė sė shumti gjashtė muajsh pėr anėtarėsim nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Aplikimi ėshtė bėrė dje nga ana e kryeministrit Hashim Thaēi. Ndėrkohė, ekspertėt e ekonomisė vlerėsojnė se me anėtarėsim nė FMN dhe nė Bankėn Botėrore, Kosova do tė fitojė si nė aspektin ekonomik, ashtu edhe nė atė politik.
Qeveria e Kosovės tashmė ka aplikuar pėr anėtarėsim tė plotė nė dy institucionet mė tė rėndėsishme financiare, nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore.
Pavarėsisht zhvillimit tė dobėt ekonomik tė Kosovės, ekspertėt ekonomikė pohojnė se Kosova i ka plotėsuar kushtet pėr tė qenė pjesė e kėtyre organizatave, nė momentin kur ka shpallur pavarėsinė.
Shpend Ahmeti, udhėheqės i Institutit pėr Studime tė Avancuara - GAP, mendon se sė shpejti Kosova do tė anėtarėsohet nė FMN dhe nė Bankėn Botėrore.
“Ne kemi thėnė edhe nė shkurt, nė momentin kur e kemi shpallur pavarėsinė, qė Kosova mund tė aplikojė nė FMN dhe nė Bankėn Botėrore. Atje vendimet merren me pėrqindje. Duhet t’i kemi 50 pėr qind tė votave. Atje vota nuk ėshtė njė shtet - njė votė. Por, p.sh. SHBA-tė i kanė 17 pėr qind; gati tė gjitha shtetet janė anėtare tė FMN-sė”.
“Mė nė fund, ka ardhur koha mbrėmė qė Kosova tė aplikojė dhe mendoj se me njė procedurė gjashtėmujore do tė bėhemi anėtarė tė kėtyre dy institucioneve”, tha Ahmeti.
Njė shtet duhet tė jetė anėtar i Fondit Monetar Ndėrkombėtar para se tė bėhet anėtar i Bankės Botėrore. Edhe pse anėtarėsimi nė Bankėn Botėrore po ashtu pėrfshin shumė punė procedurale, prioriteti i parė duhet tė jetė fillimi i negociatave me FMN-nė.
Edhe eksperti tjetėr pėr ēėshtje ekonomike, Skėnder Berisha, thotė se kėrkesa e Kosovės pėr anėtarėsim nė FMN, mund tė marrė pėrgjigje pozitive brenda pak muajsh.
“Mendoj se ajo ėshtė njė procedurė. Pėr shembull, deri nė vjeshtė mund tė realizohet ky aplikacion, tė cilin e ka dorėzuar Kosova”, tha Berisha.
Logo e Bankės Botėrore
Mė tej, zoti Berisha mendon se pas anėtarėsimit nė organizatat mė tė rėndėsishme financiare, shpenzimi i parave do tė duhej tė bėhej nė stabilizimin e gjendjes ekonomike nė Kosovė.
“Prej Fondit Monetar Ndėrkombėtar, (mjetet) zakonisht janė tė dedikuara pėr stabilizimin ekonomik, sidomos pėr mbulimin e deficitit qė Kosova e ka shumė tė madh me botėn e jashtme”.
“Kurse, mjetet e Bankės Botėrore jepen pėr zhvillimin ekonomik tė vendeve anėtare, pra edhe tė Kosovės. Nė radhė tė parė, diku tri tė katėrtat e kredive tė Bankės Botėrore jepen pėr infrastrukturė, pėr ndėrtimin e rrugėve, qė ėshtė njė prioritet nė politikėn ekonomike”, theksoi Berisha.
Ndėrsa, pėr ekspertin Shpend Ahmeti, mėnyra mė e mirė pėr shpenzimin e parave do tė ishte reforma nė tė gjitha lėmitė ekonomike e sociale.
“Mėnyra mė e mirė do tė ishte qė t’i bėjmė reformat, sepse zakonisht Banka Botėrore jep fonde me kushte, tė cilat janė reformat qė njė shtet duhet t’i plotėsojė pėr t’i marrė ato kredi. Prandaj, kėto paraqiten si motiv pėr shtetin qė t’i bėjė reformat pėr tė marrė kredi - zakonisht reforma nė fushat sociale dhe nė gjėra tė ndryshme pėr zhvillimin e shtetit”.
“Njėjtė edhe me FMN-nė - po flasim pėr reformat nė aspektin e stabilitetit makro-fiskal tė njė shteti. Prandaj, vetė fakti qė do tė marrim kėshilla nga kėto dy institucione nė mėnyrė mė aktive se qė kemi marrė deri sot, ėshtė njė shenjė shumė pozitive”, tha Ahmeti.
Ndryshe, Shpend Ahmeti thotė se edhe pas anėtarėsimit tė Kosovės nė organizatat financiare, institucionet e Kosovės duhet tė kenė kujdes qė tė mos zhyten nė borxhe tė mėdha nga FMN-ja dhe Banka Botėrore.
“Kėto dy institucione janė si bankat komerciale kur u japin kredi individėve. Zakonisht, atyre individėve qė nuk mund t’i kthejnė paratė, nuk u japin borxhe. Prandaj, janė shumė tė kujdesshme qė tė mos merren shumė borxhe, qė mė vonė tė ketė probleme fiskale nė njė shtet, qė tė mos mund tė kthehet borxhi”, tha Ahmeti.
Njė shteti anėtar nė FMN i caktohet kuota, qė ėshtė proporcionale me nivelin e ekonomisė sė atij shteti, si dhe potencialit qė ka ajo ekonomi.
Kuota e njė anėtari nė FMN pėrcakton shumėn e parapagimit – Kosova duhet tė paguajė njė shumė parapagimi nė pėrputhshmėri me kuotėn. Ende nuk dihet se sa do tė jetė kjo kuotė(Radio Evropa e lirė).