PDA

View Full Version : Google Chrome


Zero Cool
03-09-08, 10:33
Google Chrome (BETA) pėr Windows


Google ka premtu qe ky te jete browser me i shpejte dhe me stabil nga te gjithe. Me stabil se IE, me i mire se Firefox, dhe me i shpejte se Opera.
Provojeni, MUA ME PELQEJKA TYBE !


Shkarko:
http://www.google.com/chrome/index.html?hl=en&brand=CHMG&utm_source=nl-hpp&utm_medium=hpp&utm_campaign=nl

Zero Cool
03-09-08, 10:50
ahahahahah vertet qenka i bukur i thjeshte dhe i shpejt, shiqo se sa inati ja paska MICROSOFTI:

Murgesha
03-09-08, 11:29
1s. Google Chrome
5s. Google.


Vėrtet qenka i shpejtė.

Zero Cool
03-09-08, 11:33
1s. Google Chrome
5s. Google.


Vėrtet qenka i shpejtė.


Tybe as Opera so ma i shpejt kurr se leje mo IE qe u bo si kerri me kije :cool:

Arkza
03-09-08, 12:56
Tybe as Opera so ma i shpejt kurr se leje mo IE qe u bo si kerri me kije :cool: Phaaaaaaaaaaa Vallaha edhe ky Zero S'kam Faj jooo qe te kam Than Mbret je !!!
E Rregullova edhe une kete , Seriozisht po bon me shpejt dhe me mir !!!!! Te Lumt aaa !

rilinda
03-09-08, 13:40
ZC, qysh i ke ka tezes me kan kaq intelegjent :D
Faleminderit, faleminderit se hajrin jemi tu ta pa nime.

Zero Cool
07-09-08, 17:09
Oooooooooooooo qka koka i mire ky:
shume viruse merren duke vizitu faqe te ndryshme te internetit (qe i hapesh vete apo si reklama qe hapen). Ky po i mbyll automatikisht dhe po te thot qe kjo faqe ka mundesi me pas MALWARE dhe po te pyet nese don vizitoje por mundet me tu demtu PC-ja... Shum keksi o ka me doket tybe, une veq muj me ja bo bye bye Internet Explorerit :smile:

Zero Cool
02-09-11, 13:06
Google Chrome feston tre-vjetorin


http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0901231513978_210.jpg


Shfletuesi Google Chrome ka nisur tė funksionojė pėr pėrdoruesit e saj tri vjet mė parė, ndėrsa kompania Google nė ditarin e saj e ka shėnuar kėtė ditė me njė info-grafikė interaktive dhe njė listė tė pėrmirėsimeve nė produktin e saj, tė cilat janė realizuar kohėve tė fundit.
Me sa duket, Google ka shumė mė tepėr arsye pėr tė festuar ditėlindjen e saj.

Shfletuesi i saj tashmė ka njė rritje tė pjesėmarrjes sė saj nė tregun global me 15 pėr qind, e nė disa tregje si Britania e Madhe, ajo e ka tejkaluar rivalin Firefox, pėr tu bėrė shfletuesi i dytė mė i popullarizuar, pas IE tė Microsoft.

Ēfarė mendoni, cili ka qenė kontributi mė i rėndėsishėm i shfletuesit Chrome nė tregun e shfletuesve nė kėto tri vite tė ekzistencės sė tij?

Zero Cool
14-09-11, 14:31
Facebook me shtojcė zyrtare pėr Google Chrome


https://lh4.googleusercontent.com/ERKC8-USG5qgue61blxUfy0bnMptqLB_M3u1tASD_IrxNte15utit9Mu Pyn5Ui_cbESk3HkEnA=s400-h275-e365


Rrjeti mė i madh social nė botė Facebook, ka prezantuar shtojcėn zyrtare “Facebook Like Button” pėr shfletuesin Google Chrome.

Kjo shtojcė instalohet brenda disa sekondash. Ajo fillon punėn e saj menjėherė, duke shkurtuar pak rrugėn e mėparshme pėr pėlqime. Ju vetėm duhet tė klikoni me tastin e djathtė tė mausit dhe tė shkoni tek “Facebook Like Button” dhe tė shikoni opsionet e ofruara.

Kjo shtojcė ėshtė falas nė Chrome Web Store (https://chrome.google.com/webstore/detail/jehaijobeonhempacbjelicepjkhoidi), ku njėherėsh mund tė shikoni edhe mė shumė informacione rreth punės se saj.

Eddi
26-09-11, 15:05
IE se preferoj aspak
Te gric nervat duke prit

Zero Cool
30-09-11, 14:16
Chrome sė shpejti i dyti (http://www.google.com/chrome/index.html?hl=en&brand=CHMG&utm_source=nl-hpp&utm_medium=hpp&utm_campaign=nl)



http://www.telegrafi.com/foto/internet/f.0930145120938_210.jpg



Kompania StatCounter e cila pėrcjell pėrdorimin e shfletuesve tė internetit pėrmes veglave statistikore pohon se shfletuesi Chrome (http://www.google.com/chrome/index.html?hl=en&brand=CHMG&utm_source=nl-hpp&utm_medium=hpp&utm_campaign=nl) i Googleit deri nė muajin dhjetor do ta tejkaloj Firefoxin e Mozillas dhe kėshtu do tė pozicionohet nė vendin e dytė pėr nga pėrfaqėsimi nė mesin e shfrytėzuesve, menjėherė pas Internet Explorerit.


Chrome sipas statistikave tė tyre gjatė shtatorit ėshtė pėrdorur nga 23.6% tė shfrytėzuesve, Firefox nga 26.8%, e Internet Explorer nga 41.7%. Chrome sipas tė dhėnave tė njėjta statistikore nga janari i kėtij viti u rrit pėr 50% derisa posedimet e Explorerit dhe Firefoxit kanė rėnė pėr 9 pėr qind respektivisht 13 pėr qind. Nė pėrputhje me kėtė, nėse ky trend vazhdon, Chrome kah mesi i vitit tė ardhshėm do tė duhej ta tejkalonte Firefoxin. Net Applications, i cili gjithashtu pėrcjell edhe analizon pėrqindjen e pėrdorimit tė browserėve, mė herėt pati parashikuar se deri nė fund tė vitit Chrome do tė arrij nė 17.8%, e Frefox nė 22.3%, por Chrome qė tani ka tejkaluar parashikimet.

Ndoshta parashikimet e StatCounterit ishin nga pak tej-optimiste, por fakti se Google Chrome po pėrdoret gjithnjė e nga mė shumė pėrdorues, ėshtė pjesėrisht i ndikuar nga telefonat mobil dhe tabletėt e bazuar nė Android OS ku versioni i adaptuar i Chromeit ėshtė pjesė standarde e sistemit operativ.








Shkarko (http://www.google.com/chrome/index.html?hl=en&brand=CHMG&utm_source=nl-hpp&utm_medium=hpp&utm_campaign=nl)

Zero Cool
03-10-11, 09:51
Chrome vjen edhe nė Android? (http://www.google.com/chrome/index.html?hl=en&brand=CHMG&utm_source=nl-hpp&utm_medium=hpp&utm_campaign=nl)


http://www.telegrafi.com/foto/mobile/f.1003104216545_210.jpg


Ndėrsa popullariteti i Chrome ėshtė nė rritje tė vazhdueshme, gjiganti amerikan i teknologjisė, kompania Google, ėshtė duke planifikuar qė sė shpejti ta ketė atė nė dispozicion edhe nė telefonat e menēur dhe tabletet qė bazohen nė sistemi operativ Android.


Madje, disa zėra thonė se shfletuesi i Google do tė arrijė nė kėto pajisje, jo mė larg se pas njė muaji.

Sipas “Android and Me” thuhet se Chrome do tė jetė edhe nė versionin mobil pėr Android, dhe se i njėjti do t’i ketė tė gjitha funksionet si nė versionin e shfletuesit nė kompjuterėt personal.

Zero Cool
10-10-11, 22:22
Kontrolloni kompjuterėt tjerė pėrmes Chrome Remote Desktop Beta


https://lh3.googleusercontent.com/kWcgF2Czj_Dt7ALY5V6WH1aAaqK8o9kgezfDcwm2exvaeZR1pe iytQiC3O0qv_nEhaI82aE=s400-h275-e365



Google lėshoi nė pėrdorim njė shtojcė tė re (addons) pėr Google Chrome i cili ju mundėson pėrdoruesve qė tė kontrollojnė kompjuterėt tjerė nga largėsia. Bėhet fjalė pėr shtojcėn e quajtur Chrome Remote Desktop Beta (https://chrome.google.com/webstore/detail/gbchcmhmhahfdphkhkmpfmihenigjmpp), e cili u mundėson pėrdoruesve qė pėrmes shfletuesit tė tyre Chrome tė shėndrojnė atė nė kontrollues tė largėt, dhe me atė tė kontrollojnė kompjuterėt tjetėr, Pėr tė funksionuar Chrome Remote Desktop, ėshtė e nevojshme qė tė dy kompjuterėt tė kenė tė instaluar shfletuesin Chrome, pa dallim nėse janė nė Windows, Mac, ose Linux.

Pasi tė keni instaluar shtojcėn duhet tė aktivizoni atė, pėr tė fituar qasje do t’ju kėrkohet profili juaj Gmail (https://accounts.google.com/). Pasi tė keni fituar qasje, mund tė ndani desktopin tuaj, me tė tjerėr, e gjitha ēfar duhet bėrė me kėtė ėshtė tė klikoni nė Share This Computer. Kur tė fillojė procesi i shpėrndarjes, do tė fitoni njė kod prej 12 numrave i cili do tė vlejė nė minutat e ardhshme.

Nė kompjuterin tjetėr, aktivizoni opsionin “Access a shared computer” dhe vendos kodin e dhėnė mė herėt. Ky kod do tė lidh tė dy kompjuterėt, dhe nė shfletuesin tuaj Chrome do tė shfaqet desktopi i kompjuterit tjetėr. Ndoshta aplikacioni do tė jetė i ngadalshėm, por varet nga lidhja e internetit tuaj, kuptohet.

Zero Cool
17-10-11, 17:20
Google Chrome (http://www.google.com/chrome/index.html?hl=en&brand=CHMG&utm_source=nl-hpp&utm_medium=hpp&utm_campaign=nl) me 200 milionė pėrdorues


Shfletuesi 3 vjeēar i Google para pak ditėsh shėnoi 200 milionė pėrdorues, njoftoi Larry Page.

Shfletuesi kishte njė rritje tė shpejtė, 120 pėrdorues nė dhjetor tė vitit 2010 sipas eWeek, 160 milionė nė maj dhe saktėsisht 200 milionė pėrdorues nė tetor.

Rritja e Google Chrome ėshtė vėrejtur edhe nė shumė vende tjera. Chrome ka marrė 15 pėr qind tė tregut nė disa vende si nė Britaninė e Madhe, ku ka tejkaluar Mozilla Firefox’in duke u bėrė shfletuesi i dytė mė i popullarizuar pas Internet Explorer. Nė mesin e lexuesve tė portalit itshqip, ndėrkohė, Chrome ėshtė mė i pėrdoruri.



Chrome (http://www.google.com/chrome/index.html?hl=en&brand=CHMG&utm_source=nl-hpp&utm_medium=hpp&utm_campaign=nl) i pari nė Amerikėn Jugore


Chrome i Google pėr herė tė parė nė njėrin nga kontinentet u bė shfletuesi mė i popullarizuar i Internetit.
Nė tė vėrtetė, Chrome nė Amerikėn Jugore tejkaloi Internet Explorerin duke bėrė pėr vete 40% tė tregut. Kjo ėshtė hera e dytė nė mė shumė se 14 vite qė Internet Explorer humbi pozitėn udhėheqėse nė ndonjė kontinent tė tėrė. Nė tė vėrtetė, Firefox mė herėt pati tejkaluar Internet Explorerin dhe ende ėshtė duke udhėhequr bindshėm nė Gjermani.

Chrome ėshtė nė veēanti i fortė nė Kili me posedim tė 50% tė tregut, Kolumti me 47%, Urugvaj me 44$, dhe Argjentinė me posedim tė 43% tė tregut.

Sipas Internet World Stats, Amerika Jugore ka rreth 162 milion shfrytėzues tė Internetit, prej tė cilėve gjysma janė nė Brazil, 16% nė Argjentinė dhe 14% nė Kolumbi.

Zero Cool
30-10-11, 14:59
Google paraqiti Chrome 15


Google publikoi verzionin e fundit tė shfletuesit tė saj Chrome, nė tė cilin janė pėrmisuar disa gabime dhe janė bėrė disa ndryshime vizuale.

Nė fakt, Chrome funskionon nė tė njejtėn mėnyrė sikur verzioni i mėparshėm, me theks tė veēant nė dizajnin ose pamjen. Ndryshimet mė tė mėdha nė kėtė verzion janė “kozmetike”, – linja e sipėrme ėshtė mė e thjeshtė, kurse Chrome Store ėshtė e ridizajnuar dhe duket mė e thjeshtė.

Nė krye tė shfletuesit mund tė vėrehet ndarja e aplikacioneve dhe ueb faqeve mė tė vizituara tė cilat janė nė dispozicion pėrmes shigjetave majtas dhe djathtas, si dhe opsionet pėrmes opsioneve mė tė “vizituara” dhe “aplikacionet” tė cilat ndodhen nė pjesėn e poshtme tė faqes.

Ndryshimet mund tė vėrehen edhe nė ueb faqen e fundit tė cilėn e keni mbyllur, tė cilėn mund ta gjeni nė njė pjesė tė veēantė, pėrmes pullės nė fund tė faqes. Kėto opsione deri mė tani tė gjitha ishin nė njė faqe. Verzionin mė tė ri do tė shkarkoni nga kėtu (http://www.google.com/chrome).


8y_Hn2aT8Ck&feature=player_embedded

Zero Cool
20-11-11, 11:49
Chrome para Firefoxit!


Duket se ishte vetėm ēėshtje e kohės – Chrome qysh tani ėshtė shfletuesi i dytė mė i popullarizuar nė botė. Ėshtė konfirmuar kjo nė statistikat e StatCounter nga java e kaluar.
Interesant, Chrome nė krahasim me njė javė mė parė madje humbi njė pjesė tė posedimit, por prapėseprapė – Firefox humbi njė pjesė edhe mė tė madhe. Chrome nė javėn qė pėrfundoi me 13 nėntorė nė nivel global mbante nė posedim 25.47% tė tregut, derisa Firefox ka rėnė nė 25.32.

Por, ndodhitė interesante nė skenėn “e shfletuesve” nuk pėrfundojnė kėtu duke pasur parasysh se i vetmi shfletues qė rriti posedimin javės qė shkoi ishte pikėrisht ai qė zakonisht ėshtė nė rėnie – Internet Explorer. Posedimi i shfletuesit tė Microsoftit ėshtė rritur nga 40.32 nė 40.78%.


http://www.telegrafi.com/fo/2010/chrome%20para%20firefoxit%202.jpg


CHROME (http://www.google.com/chrome?hl=en)

Zero Cool
20-02-12, 12:33
Ēka kemi hjekė kohė ma parė pėr tė shkarkuar videot nga youtube, duke kerkuar programe tė ndryshme falas, me plotė reklama,,,

Falė logjikės "free source" (burim i lirė) ku gjithsecili mund tė shpik diqka tė re, pėr Google Chrome, dhe per Firefox tani ėshtė e mundur tė shkarkoni nga Youtube pa nevojėn e programeve shtesė, dmth direkt nga shfletuesi (browser).

Instalimi i skriptit YouTube Downloader nė Google Chrome dhe Chromium


Klikoni kėtu (http://userscripts.org/scripts/show/25105) pėr tė shkuar tek faqja pėr shkarkim.

Nė kėndin e djathtė lart, ju do tė shihni butonin pėr instalim.

Skripti do tė shkarkohet si njė shtojcė.


http://img849.imageshack.us/img849/8561/youtubedownload5.png

Domira
31-03-12, 21:57
Pershendetje ZC,
te lutem a mundesh me me ndihmu:
sot nuk po muj me hy ne dardania.de nepermes Google Chrome. Kur po e vendosi adresen po me paraqitet nje IP i cili vetem po perseritet!

Cka mund te jete kjo gje ZC?
Te falemnderit paraprakisht!

tipi engjellor
31-03-12, 22:00
kete problem mbreme e kam pasur ....ne nje moment mu blloku a mu infketu nga ndonje virus i ndonje reklame ketu apo nuk e di....po domira shyme pc e ndeze do te beje .....

Domira
31-03-12, 22:05
kete problem mbreme e kam pasur ....ne nje moment mu blloku a mu infketu nga ndonje virus i ndonje reklame ketu apo nuk e di....po domira shyme pc e ndeze do te beje .....

e kam fik diten kur hyna, e tani prap njejt...shum cuditshem tipi

Zero Cool
01-04-12, 18:31
Domira & tipi engjellor,

Goggle chrome dikure mbushet nga cookies etj, te njejtin problem e pata edhe une, dmth u hapte kjo faqe:


http://46.252.202.167/cgi-sys/defaultwebpage.cgi

Per te evituar kete problem thjesht shko te opcionet e dhe fshij disa, une i pastrova per 1 jave dhe po me ben si mu kon i ri :biggrin:

Shih foton, nese prap keni problem, me deshire kisha lexu ketu.

Domira
01-04-12, 21:40
Domira & tipi engjellor,

Goggle chrome dikure mbushet nga cookies etj, te njejtin problem e pata edhe une, dmth u hapte kjo faqe:


http://46.252.202.167/cgi-sys/defaultwebpage.cgi

Per te evituar kete problem thjesht shko te opcionet e dhe fshij disa, une i pastrova per 1 jave dhe po me ben si mu kon i ri :biggrin:

Shih foton, nese prap keni problem, me deshire kisha lexu ketu.

Falemnderit shume per ndihmen ZC...nime u ba si i ri :biggrin:

Zero Cool
03-04-12, 16:09
Tejkaloni reklamat nė YouTube


http://2.bp.blogspot.com/-kQce2KOBta8/TzLZ0DkI77I/AAAAAAAAAbU/f566tP1OWKg/s1600/How_To_Skip_Ads_On_YouTube_Videos1.png



Reklamat janė shtojca qė ju ndihmojnė njerėzve qė tė fitojnė nga klikimet mbi to, por problemi ėshtė se tek disa video nė YouTube nuk mund tė tejkalohen reklamat e nė disa prej tyre pas disa sekondash.

Pėr fat tė mirė pėrdoruesit e Google Chrome kanė mundėsi qė ti tejkalojnė reklamat pa shumė mundim. Ekziston njė shtojcė e quajtur “Skip ads on YouTube – No illegal block (https://chrome.google.com/webstore/detail/epbmnbdplhcomkedpjfceakddnbgfjmf)“, e cila ju lejon tė tejkaloni reklamat qė fillojnė para se tė startojė videoja.

Instalojeni shtojcėn, Skip ads on YouTube – No illegal block (https://chrome.google.com/webstore/detail/epbmnbdplhcomkedpjfceakddnbgfjmf) duke klikuar nė butonin Add to Chrome.



Pastaj futuni nė YouTube kėrkoni ndonjė video dhe provojeni tė largoni reklamėn startuese nga videoja, duke klikuar nė butonin e kaltėr, i cili shfaqet mbi video tek titulli i videos, si nė foton mė lartė.

Zero Cool
02-05-12, 10:17
VID Saver

Tani , fale teknologjise VID Saver, shkarkimi i muzikes nga youtube eshte bere fare i lehte, "me nje klik te mausit"

Lexo (http://www.vid-saver.com/help.html)

Zero Cool
24-05-12, 18:46
Chrome tejkalon Internet Explorerin dhe bėhet browseri mė i popullarizuar nė botė


Amerikė, 24.05.2012

Sipas matjeve tė fundit tė kompanisė StatCounter, Chrome pėr herė tė parė prej se ėshtė krijuar ėshtė browseri mė i shfrytėzuar nė botė.

Edhe pse rritja e browserit tė Google ka ndodhur me muaj tė tėrė, nė javėn mes 14 dhe 20 majit tė kėtij viti, pra javėn e kaluar, pėr herė tė parė ishte pėr shtatė ditė rreth para browserėve tjerė, pėrfshirė edhe Internet Explorerin e Microsoftit.

Pėrkundėr kėsaj, Amerika Veriore ėshtė akoma fortifikatė e fortė e IE-sė, ku ky browser ka ruajtur epėrsinė me hise prej 37 deri 26 pėr qind, ndėrsa interesante ėshtė qė e preferojnė edhe mė shumė se 50 pėr qind e japonezėve.

Chrome pėr kreun mund t’i falėnderohet popullaritetit nė Evropė ku, Firefoxi akoma ėshtė pėr njė pėr qind mė i dobėt se Chrome, dhe posaēėrisht nė Amerikėn Jugore, ku shfrytėzimi i Chrome ka tejkaluar 50 pėr qind.

Zero Cool
29-05-12, 15:12
Vendosni shėnime nė uebfaqe tė caktuara nė Chrome


http://main.makeuseoflimited.netdna-cdn.com/dir/wp-content/uploads/2012/02/sticky.png?570cd5


Shumė njerėz mund tė jenė ende duke vendosur shėnime nė letra ngjitėse nė tavolinė apo ekranin e kompjuterit sepse ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė mbajtur nė mend gjėrat.

Ato janė gjithmonė pėrpara fytyrės dhe vėshtirė se mund tė mos pėrfillen. Por ne kemi njė shtojcė pėr Chrome qė ua mundėson qė ta bėni tė njėjtėn gjė, por jo me letra tė vėrteta ngjitėse, duke vendosur shėnime nė uebfaqe tė caktuara.

Sapo ta keni instaluar shtojcėn PageStickies (https://chrome.google.com/webstore/detail/mmakgnpnjinfdglkfgbolcgpeiomdhop?utm_source=chrome-ntp-icon), klikoni ikonėn nė shiritin e shfletuesit tuaj dhe zgjidhni ndonjėrin nga pesė gjėrat me tė cilėn ngjyrė dėshironi ta shihni si tė ngjyrosur paletėn ku e keni vendosur. Pastaj shtypni ēfarėdo qė dėshironi nė shėnim dhe ruajeni atė.

Kurdo qė e vizitoni sėrish atė faqe tė caktuar, ju do ta shihni atė shėnim tė vendosur nė atė faqe. Natyrisht, derisa nuk e keni fshirė ju atė. Ju po ashtu keni mundėsi qė tė kapni shėnime pėrreth dhe t’i vendosni kudo qė dėshironi nė uebfaqe. E metė e kėsaj shtojce ėshtė qė ajo nuk funksionon nė disa uebfaqe. Ju mund ta shkarkoni kėtė shtojcė duke klikuar kėtu e cila lidhje ju dėrgon tek faqja e kėsaj shtojce nė grumbullin e shtojcave tė shumta pėr Chrome.

Zero Cool
13-06-12, 15:50
Hidhet nė treg Chrome pėr Windows 8


Google ka bėrė publike pėrpjekjen e vet tė parė qė ta bėjė shfletuesin Chrome tė punojė me dizajnin Metro tė Windows 8, sepse aplikacioni injoron disa nga mandatet e Metrosė sė Microsoftit.

Pėr tė pasur qasje nė Chrome me stilin Metro nė Windows 8, ju duhet tė abonoheni nė kanalin Chrome Dev (http://dev.chromium.org/getting-involved/dev-channel)pėr Windows dhe tė shkarkoni versionin e fundit (21.0.1171.0). Sapo ta keni vendosur si shfletues tė nėnkuptuar dhe e keni vendosur nė ballinėn e Windows 8, atėherė bėhuni gati pėr ta pėrdorur.

Chrome me stilin Metro, dallon shumė nga Internet Explorer 10, i cili ėshtė shfletuesi i nėnkuptuar nė Windows 8. Megjithėse IE10 dallon mjaft nga IE9, versioni i Chrome injoron disa nga idetė e dizajnit tė Metros, tė cilat i ka nxitur Microsoft. Kur ju klikoni me tė djathtėn ose shtypni tastin Windows + Z, do paraqitet njė shirit me aplikacione nė pjesėn e poshtme tė ekranit. Google, nė vend tė kėsaj, ka vendosur njė shirit tradicional tė menysė nė kėndin e djathtė, tė cilin ju mund ta klikoni pėr konfigurime dhe ndryshim tė aplikacionit.

Zero Cool
11-10-12, 16:21
Hakeri adoleshent merr 60 000$ nga Google


Njė haker adoleshent, qė pėrdor emrin “Pinkie Pie” do tė marre 60,000$ nga Google, si shpėrblim qė ka gjetur dobėsinė e parė tė Chrome nė konferencėn Hack in the Box gjatė ditės sė mėrkurė.

Problemi u gjet para pėrfundimit tė afatit tė pėrcaktuar nga Google. Para se tė jepte ēmimin, Google ka verifikuar problemin dhe ka deklaruar se ai ekzistonte vėrtet. Detajet e tjera janė postuar nė blogun e kompanisė me paragrafin e mėposhtėm:

[$60,000][154983 (https://accounts.google.com/ServiceLogin?service=code&ltmpl=phosting&continue=http%3A%2F%2Fcode.google.com%2Fp%2Fchromi um%2Fissues%2Fdetail%3Fid%3D154983)][154987 (https://accounts.google.com/ServiceLogin?service=code&ltmpl=phosting&continue=http%3A%2F%2Fcode.google.com%2Fp%2Fchromi um%2Fissues%2Fdetail%3Fid%3D154987)] Critical CVE-2011-2358: SVG use-after-free and IPC arbitrary file write. Credit to Pinkie Pie.


Google ka nė dizpoziocion njė fond tė veēantė pėr hakerat qė zbulojnė dobėsitė mbi sigurinė

Google ka planifikuar njė total prej 2 milionė $ si shpėrblim pėr hakerat qė gjejnė dobėsi mbi sigurinė e Chrome.

60 000$ ėshtė ēmimi pėr ata qė gjejnė tė plota dobėsitė e shfletuesit, 50 000$ pėr ato tė pjesshme, 40 000$ pėr dobėsi jashtė Chrome-t ku pėrfshihen problemet me Flash, Windows apo drajvera qė mund t’u sjellin probleme pėrdoruesve. Kėto ēmime po jepen me qėllimin e “pėrmirėsimit tė uebit nė pėrgjithėsi”.

Gjithashtu, ėshtė hera e dytė qė “Pinkie Pie” fiton ēmimin e parė. Hakeri fitoi 60 000$ nė mars nė eventin “Pwnium competition (https://pwnium.appspot.com/)” duke gjetur probleme me “sandbox”-in e Chrome.

Ai pėrdor vetėm emrin “Pinkie Pie”, pasi punėdhėnėsi i tij nuk e aprovon shfaqjen e identitetit tė tij tė plotė.

Zero Cool
16-01-13, 20:00
Versioni i ri Chrome beta shton API pėr njohje tė zėrit


Versioni i ri beta i shfletuesit Google Chrome pėr PC mund tė ekzekutojė aplikacione ueb qė kontrollohen nga komandat zanore, nė mėnyrė qė njerėzit tė kenė mundėsi tė luajnė lojėra nė kompjuter si dhe tė shkruajnė dokumente pėrmes zėrit tė tyre.

Google shprehet se ky version (beta Chrome 25 (https://www.google.com/intl/en/chrome/browser/beta.html)) pėrmban njė Web Speech API (https://www.google.com/intl/en/chrome/demos/speech.html) (application programming interface) tė re, e cila i lejon zhvilluesit tė pėrfshijnė njohjen e zėrit nė aplikacionet e tyre.

“ Pra, nė tė ardhmen do tė keni mundėsi t’u flisnin aplikacioneve pėr tė bėrė tė gjitha gjėrat,” shkroi Glen Shires, njė nga inxhinierėt e Google dhe specialistėt e zėrit nė postimin nė blog.

Chrome beta 25 pėr Windows do tė ēaktivizojė gjithashtu edhe disa extensions qė mund tė jenė instaluar nė mėnyrė tė fshehtė, pa dijeninė e pėrdoruesit nga aplikacione tė palėve tė treta. Gjithashtu, sa herė qė njė aplikacion pėrpiqet tė instalohet pa miratimin e pėrdoruesit, ky i fundit do tė njoftohet pėrmes njė mesazhi.

Nė kėtė mėnyrė, edhe vetė shfletuesi nuk ngarkohet apo ngadalėsohet.

Chrome 25 beta pėrfshin edhe disa pėrmirėsime tė sigurisė pėr zhvilluesit. Pėr shembull, ata mund tė pėrcaktojnė tashmė njė listė me burime tė sigurta duke pėrdorur header-in Content Security Policy (CSP) HTTP.

Zero Cool
15-02-13, 20:01
Great Suspender zvogėlon pėrdorimin e memories nga Chrome


Google Chrome pėlqen qė tė pėrdorė memorie dhe t’i krijojė lehtėsi proēesorit tuaj nėse ju mbani shumė faqe tė hapura nė tė njėjtėn kohė rregullisht. Kjo mund tė ketė njė ndikim negativ nė shpejtėsinė e kompjuterit tuaj dhe sigurisht nė jetėgjatėsinė e baterisė sė laptopit tuaj.

Great Suspender (https://chrome.google.com/webstore/detail/the-great-suspender/klbibkeccnjlkjkiokjodocebajanakg?hl=en) e zgjidh kėtė problem duke i mbyllur/pezulluar ato faqe kur nuk janė nė pėrdorim.

Mund tė shihni qė Great Suspender (https://chrome.google.com/webstore/detail/the-great-suspender/klbibkeccnjlkjkiokjodocebajanakg?hl=en) ofron shumė opsione manuale: pezulloni kėtė faqe, pezulloni tė gjitha faqet, freskoni tė gjitha faqet dhe settings.

Seksioni settings ėshtė vendi ku gjėrat bėhen posaēėrisht mė tė dobishme sepse automatikisht ju mund tė pezulloni faqet pas disa minutave ose orėve.

Nė kėtė mėnyrė ato nuk do tė shpenzojnė memorie dhe duke zgjatur kohėn e pėrdorimit tė CPU-sė nga Chrome, derisa tė shkoni dhe t’i hapni faqet pėrsėri.

Zero Cool
22-02-13, 18:43
Malueri nė Chrome qė pasuron keqbėrėsit kibernetikė nėpėrmjet “pėlqimeve” nė Facebook


Kėrkuesit e sigurisė nė Bitdefender kanė zbuluar njė program tė dėmshėm phishing qė instalohet si extension (funksion shtesė) nė shfletuesin Chrome me qėllim shndėrrimin e “pėlqimeve” tė Facebook nė para pėr kriminilet kibernetikė.

Gjithēka fillon me njė link qė u dėrgohet pėrdoruesve nėpėrmjet njė email-i tė rremė dhe i nxit ata tė klikojnė mbi tė pasi do munden tė pėrfitojnė njė version “business” tė Flash Player. Sapo ky i fundit shkarkohet fillon tė monitorojė aktivitetin e shfletuesit tuaj.

Sapo futeni nė Facebook, malueri kontrollon historikun e shfletuesit pėr tė vėrifikuar nėse jeni tė loguar ose jo. Nė qoftė se jeni atėherė ekzekutohet njė pjesė kodi Javascript qė i tregon funksionit tė instaluar se ēfarė duhet tė bėjė me llogarinė tuaj.

Ekzekutimi i kodit mund tė pėrdoret pėr tė mashtruar miqtė tuaj duke postuar linke tė dėmshėm nė profilet e tyre dhe mund tė “pėlqejė” faqe pa dijeninė tuaj.

Me pak fjalė ata qė e kanė krijuar kėtė kod mund tė bėjnė ēdo gjė me llogarinė tuaj, madje mund tė hapin adresėn tuaj edhe nė kompjutera tė tjerė. Kodi ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė profilet e hack-uar tė “pėlqejnė” disa faqe specifike nė Facebook.

Comodo Internet Security 2013 mbrojtje cilėsore falas (http://www.dardania.biz/vb/upload/showpost.php?p=2274463&postcount=12)

Sa mė i madh tė jetė ky numer, aq mė shumė para fitohet nga krijuesit e kodit. Fatkeqėsisht ky infeksion nuk mund tė zbulohet nga antivirusėt vetėm nė rast se kėta tė fundit pėrfshijnė filtrat e ueb-it.

Ky kėrcėnim mund tė qėndrojė nė shfletuesin tuaj pėr njė kohė tė gjatė.

Zero Cool
24-05-13, 17:32
Zėri



Tashmė mund tė flisni me kompjuterin ashtu siē do tė bėnit nėse do tė ishte njeri, por kjo vetėm nėse pėrdorni shfletuesin Google Chrome.

Opsionet pėr tė kėrkuar pėrmes njė “bisede” me tė u shfaqėn pėr herė tė parė javėn e kaluar nė konferencėn I/O tė Google. Edhe pse kėrkimi pėrmes zėrit nė Chrome qarkullon prej disa kohėsh, pėrditėsimi i fundit bėn qė ai t’ju pėrgjigjet realisht.

Pėr shembull, nėse e pyesni nė anglisht se cili ėshtė kryeministri i Kanadasė, ai do t’ju thotė Stephen Harper ("Who is the prime minister of Canada? – "The prime minister of Canada is Stephen Harper.")

Teorikisht, kėto lloj kėrkimesh ju mundėsojnė tė pyesni pėr fjali tė thjeshta nė gjuhėt natyrore si ato tė tipit “Ku jeton?” apo “Nė ēfarė viti u emėrua?” ("Where does he live?"; "What year did he take office?"). Gjithsesi pėr momentin platforma mund tė mos ju ofrojė gjithēka qė dėshironi.

Pėr kėtė duhet tė bėni vetė testimet tuaja dhe tė shihni se cilat janė realisht ato pyetje tė cilave u pėrgjigjet mė saktėsisht Chrome. Pėr momentin pyetjet qė mund t’i bėhen, tė cilat garantojnė se shfletuesi do ta kuptojė atė qė po pyesni, janė tė thjeshta.

Ndėrkohė, janė edhe disa pyetje tė tjera standarde si ato tė tipit “Sa ėshtė masa atomike e plutoniumit?” dhe Chrome do tė pėrgjigjet “244u.” Tė gjitha karakteristikat funksionojnė pėr momentin vetėm nė anglisht.


http://4.bp.blogspot.com/_ZaGO7GjCqAI/TSNv8hzwCOI/AAAAAAAAgG0/Q6J8Jfgo6sk/s640/chrome-voice-search.png

Zero Cool
29-10-13, 18:51
Ja se si tė pėrsėritni pjesė tė caktuara tė videove nė YouTube



Edhe nėse jeni duke shikuar skenėn tuaj tė parapėlqyer ose duke shikuar ndonjė ligjėratė, janė disa kohė kur mund tė keni nevojė qė YouTube tė pėrsėris njė pjesė tė caktuar tė njė videoje. Looper for YouTube ėshtė njė shtojcė e re qė iu mundėson qė ta bėni kėtė gjė me lehtėsi.

Looper shfaqet nėn panon e videos kryesore, duke ju ofruar mundėsinė qė tė vendosni se cilėn pjesė tė videos dėshironi ta pėrsėritni duke tėrhequr pikat pėr “Fillim” dhe “Mbarim” nė njė shirit.

Ju mund tė klikoni dy herė nė kutinė e kohės pėr ta marrė kohėn e tanishme. Vendosni numrin e nisjes dhe mbarimit tė videos qė dėshironi qė videoja tė pėrsėritet dhe tani jeni gati tė shkoni.

Shtojca ėshtė e dobishme veēanėrisht nėse jeni duke marrė shėnime, pėr shembull nė njė ligjėratė nga TED, MIT, derisa nuk arrini qė tė pėrfshini ēdo gjė qė mund tė pėrmend ligjėruesi.

Looper iu mundėson qė tė shkoni tek njė pikė dhe ta kuptoni mirė atė, derisa tė shkruani pikat e spikatura, pa pasur nevojė qė tė shkoni manualisht para dhe prapa. Duke klikuar kėtu (https://chrome.google.com/webstore/detail/looper-for-youtube/iggpfpnahkgpnindfkdncknoldgnccdg), mund tė shkoni tek faqja e shtojcės Looper for YouTube (https://chrome.google.com/webstore/detail/looper-for-youtube/iggpfpnahkgpnindfkdncknoldgnccdg)nė dyqanin e aplikacioneve pėr Chrome, nga ku edhe mund ta shkarkoni aplikacionin.



http://prntscr.com/20k75d