PDA

View Full Version : R. Qosja: Tito nuk e ka pushtuar Kosovėn!!


Dilaver
13-09-08, 00:15
Nė njė intervistė qė ėshtė botuar nė gazetė shqiptare, akademik Raxhep Qosja i pėrgjigjet njė sėrė pyetjesh qė tentojnė tė riaktualizojnė polemikėn e tij me Ismail Kadarenė qė fokusohet nė identitetin e shqiptarėve dhe pėrthyerjen brenda kulturės dhe besimeve tė tyre tė vlerave okcidentale dhe orientale.
Kėsaj herė, topin e njė orteku tė ri tė mundshėm tė polemikės e hodhi Qosja me njė deklaratė nė panairin e librit nė Ulqin, ku sulmoi ashpėr Kadarenė pse ky kishte kėrkuar qė tė “rishkruhet” historia e letėrsisė shqipe.
Nė njė pjse tė intervistės pėr GSH Qosja, i provokuar tė merr qėndrim jep njė pėrgjigje tepėr interesante dhe arsyetuese pėr figurėn e Titos, qė ndėr kosovarėt ka mbetur figurė historike tepėr kontroverse. Po e
pėrcjellim pėr lexuesit e Expressit kėtė pjesė tė intervistės.

Admirina Peēi: Njė prej polemizuesve nė Tiranė, Sadik Bejko, pas kėtyre deklaratave ju akuzoi se ju i keni thurur lavde Titos, (pushtuesit sipas tij) nė kohėn kur Kadare mbėshteste revoltat kosovare tė ’81-shit. A keni njė pėrgjigje publike pėr kėtė?

Rexhep Qosja: Po t’ju pėrgjigjesha edhe sadikave qė mė sulmojnė, do tė mė duheshin sė paku tridhjetė daktilografė.

Megjithatė, keni pasur njė deklaratė pėr Titon...

Rexhep Qosja: Kam dhėnė nė muajin maj mė 1980-ėn, nė vitin e vdekjes sė Titos dhe gati njė vit para demonstratave tė studentėve tonė nė mars tė vitit 1981, njė deklaratė pėr vdekjen e Titos, tė cilit nuk ia kam pėrmendur kurrė emrin pėr sė gjalli. Atė deklaratė natyrisht do ta nėnshkruaja edhe sot. Nuk kam qenė as titist, as enverist. Koncepti im mbi lirinė dhe humanizmin gjithmonė ėshtė frymėzuar nga veprat e filozofėve e shkrimtarėve tė mėdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh ēka po shoh dhe kė po shoh nė politikė duke vjedhur e plaēkitur e shfrytėzuar mė vjen dėshirė tė flas mirė e mė mirė edhe pėr Titon edhe pėr Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovėn – e ka gjetur tė pushtuar prej Serbisė. Titoja e ka thėnė menjėherė pas luftės nė bisedė me Enver Hoxhėn se do tė pajtohej me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, por kėtė nuk do ta lejonte Serbia. Titoja i ka thėnė Fadil Hoxhės nė vitin 1968 se do tė pajtohej qė Kosova tė bėhej republikė, por kjo do ta ēonte nė kėmbė Serbinė. Nė sajė tė pėrkrahjes sė Titos, Fadil Hoxha me njė numėr tė udhėheqėsve tė tjerė shqiptarė, e ka ēuar Kosovėn deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi tė vitit 1974, me Universitet, me Akademi tė Shkencave e tė Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisė, me shumė botime, revista e gazeta, me urbanizim tė shpejtuar tė Kosovės, me gjuhė letrare kombėtare, me numėr tė madh tė shkollave fillore e tė mesme, me spitale e klinika , me arte dhe shkencė gjithnjė e mė tė zhvilluar, nė tė cilat nuk bėnte kėrdinė realizmi socialist. Pėr tė gjitha kėto arsye prej vdekjes sė tij e deri sot, nė Serbi nga autorė serbė dhe miq tė Serbisė janė botuar mija artikuj, studime, vjersha, drama, vepra historike pėrplot urrejtje pėr tė. Jo rastėsisht Lordi Kerington, pėrfaqėsuesi i Evropės nė pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Jugosllavisė nė vitin 1991, do tė deklarojė: tani po e kuptojmė se me kė krejt kishte punė Titoja dhe sa i madh ishte ai.

premium
13-09-08, 17:47
Sa vlent Marshalli nuk vlenin tani 10 thaqi e 10 Rugova.
Koha e aterhershem ishte jetesa luxoze!!.

Guri i madh
14-09-08, 14:53
Sa vlent Marshalli nuk vlenin tani 10 thaqi e 10 Rugova.
Koha e aterhershem ishte jetesa luxoze!!.




hhhaaaaaaaaa sa i qmendur qenke pas luksit koha e titos ishte koha e ndarjes te popullit SHQIPTAR


at luks sot ta ofrojn edhe qeveritart serrb tu kisha lut mos e lsho rastin se edhe ashtu neve nuk na duhesh

Marku1
14-09-08, 16:00
http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2007_12/1864/u1_REXHEP_QOSJA.jpg Rexhep QosjaTito, Qosja dhe Vinca
Nga Sylejman Aliu

Njėsoj si Rexhep Qosja "plak", kur nė librin renegat tė zisė pėr vdekjen e tė madhit tė tij, kolonialistit Tito, kishte shkruar: "Tito e ka udhėhequr dhe e ka sjellė nė triumf pėrfundimtar, luftėn nacionalēlirimtare tė popujve tė Jugosllavisė - ja njė meritė e mjaftė historike pėr tė gjitha kohėrat. Tito e ka udhėhequr, dhe e ka sjellė deri nė triumf pėrfundimtar luftėn qė ka pėrmbysur monarkinė - ja njė meritė tjetėr e mjaftė pėr historinė. Tito i ka thėnė "JO" Stalinit, nė njė kohė kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij - ja njė meritė e mjaftė historike pėr historinė. Tito na ka udhėhequr shtigjeve tė vetėqeverisjes socialiste, tė barazisė, vėllazėrimit e bashkimit, bashkėjetesės sė kombeve e kombėsive - ja njė meritė tjetėr e jashtėzakonshme historike. Tito i ka prirė idesė sė madhe qė u reziston fuqive tė mėdhaja - ja dhe njė meritė tjetėr, aq e madhe, aq
vendimtare nė historinė e pėrbotshme" (R. Qosja, "Njė "JO" e madhe dhe shumė merita", "Rilindja", 11 maj 1980), edhe profesori dhe poeti "i ri" Agim Vinca, me dėlirėsinė e pazorshme dhe tė paimponueshme rinore tė emocionit i kushtoi vargje tė mėdha ndiesish Titos sė tij nė poezinė "Titos" ("Gėzimi", 11 qershor 1961)
Nė kėtė qasje mbase mė pak do tė flas pėr vlerat intelektuale dhe morale tė tė parit, tė Rexhep Qosjes, qė manifestohen si bindje e thellė e tij pėr Titon qė "i ka prirė idesė sė madhe qė u reziston fuqive tė mėdhaja" nė njė kohė kur shqiptarėt nė Kosovė pėrjetonin pushtimin mė tė egėr titist, sepse s'ka se si tė thuhet mė mirė dhe mė bindshėm se ē'i ka thėnė ai vetė, jo vetėm nė librin e tij tė zisė pėr Titon, por edhe mė herėt nė "Morfologjia e njė fushate", qė nuk ishte tjetėr pos njė dosje famėkeqe nė shėrbim tė UDB-sė pėr gjithė garniturėn e vetėdijshme kombėtare tė intelektualėve edhe ashtu tė pakėt shqiptarė nė Kosovė. Nuk do tė flas as pėr vlerat e pafrenueshme emotivo-poetike tė poezisė "Titos" sė Agim Vincės, nė strofėn e fundit tė sė cilės shpėrthen emocioni i tij zotues: "Tito sot kangė tė kėndojmė,/Pėr trimnin tande pa kufi/Tito ēdo herė tė kujtojmė/Sepse nė jemi nė liri".
Mė tepėr se pėr kėto, mbase do duhej tė thuheshin pak mė shumė disa dimensione tė tjera morale, jo vetėm pėr njėrin, por pėr tė dy kėta qė u zunė nė gojė.
Derisa i pari, qė nga atėherė, kur secili intelektual i mirėfilltė dhe mbi tė gjitha i dėlirtė, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri, ishte vėnė (dhe vazhdojnė tė vihen) nė shėnjestrėn mė rrėnuese tė Qosjes, i dyti, A. Vinca, nuk ka kursyer tė rrėnojė, jo vetėm opuset letrare tė krijuesve meritash tė veēanta letrare, por edhe tė vlerave tė tyre kombėtare e intelektuale, tė cilėt, m'u pse ishin tė tillė, ishin gjithnjė tė kėrcėnuar nga UDB-ja ish-jugosllave. Disa nga ta ishin tė shtrėnguar, ose tė shpėtonin jetėn, duke shkruar vargje tė pakėta pėr Titon, duke vėnė gjithė situatėn brenda metaforave reale tė jetės sė kombit, qė po i shkatėrrohej furishėm bėrthama, pavarėsisht nga tė gjitha rezistencat nė atė kohė tė tmerrshme pushtimi titist. A. Vinca, as si poet, as si profesor
universiteti kurrė s'kishte dashur t'i mendonte kėto rrethana, nė tė cilat jetonin krijuesit dhe intelektualėt "gabimtarė", por kishte hedhur mbi ta gjithnjė zjarrin denoncues. Si ishte e mundur kjo, kur ai vetė, pa e detyruar askush, pa qenė asnjėherė i kėrcėnuar, kishte shkruar poezi pėr Titon e tij, kurse shante tė tjerėt pse, me lakun e UDB-sė, ishin detyruar tė bėnin ca vargje demagogjike pėr Titon, qė tė shpėtonin lėkurėn?
Si i pari, si i dyti, nga kėta dy personazhe, duke ngrehur lart zhurmėn pėr vetveten e tyre, tė pėrmasave folklorike, tė patriotizmit zhurmues, sikur duan tė tregojnė se sa tė larė janė vetė dhe ē'vullkan tė papėrmbajtshėm intelektual, moral e patriotik kanė nė vete, jo karshi armikut, Titos dhe pushtuesve, por ndaj gjithė klasės tjetėr intelektuale, krijuese dhe kombėtare, qė kishte dhe ka Kosova (tė kujtojmė njė shembull veprimi tė Rexhep Qosjes: Nė Mars tė vitit 1999, ai iu drejtua shqiptarėve qė tė mos e braktisnin Kosovėn gjatė gjenocidit tė egėr serb "sepse s'kemi atdhe tjetėr". Ai, pak ditė mė pas, i debdilosur fare, mjekėrruar, e braktisi Kosovėn dhe iku nė Shqipėri. Pas pėrfundimit tė bombardimeve tė NATO-s, gazetarėt nė Shqipėri e pyetėn se ēfarė mendonte pėr ata qė gjatė kohės sė bombardimeve kishin qėndruar nė Kosovė? Ai qe pėrgjigjur se ata qė s'e kishin braktisur Kosovėn, ishin lojalė tė Serbisė)! Hiq dosjen "Morfologjia e njė fushate" tė Rexhep Qosjes, me tė cilėn u shėrbye UDB-ja kundėr intelektualėve mė tė dalluar shqiptarė e mė me shumė sakrifica, pėr tė parė nivelin e pamoralshėm moral tė kėtij akademiku, po pėrmend njė shembull tjetėr, ndėrmjet shumė e shumė shembujve tė tjerė, qė vėrtetojnė kėtė qė thuhet dhe dihet pėr kėtė akademik. Ai shkroi librin "I kthyeri i penduar", qė pėr temė kishte ardhjen e monumentit tė Skėnderbeut nė Prishtinė. Tė gjithė ata qė e sollėn dhe gjithė ata qė dolėn ta prisnin me festė kėtė monument, ishin quajtur nga autori Qosja si qen e kudra, kurse Kosovėn e kishte emėrtuar si fermė qensh!
Nuk ėshtė vėshtirė, prandaj, tė shihet dhe tė dihet se me ē'pėrmbajtje vlerash morale njerėzore e intelektuale, patriotike e kombėtare i servohet ky njeri opinionit tonė, qė nuk ėshtė tjetėr pėrveē njė "fermė qensh"! Nė anėn tjetėr, profesori dhe poeti Vinca, pėr ta fshehur veten dhe tė bėmat e tij "poetike", qė i ka shkruar vetė poezi Titos pa e detyruar askush, shan tė tjerėt nė emėr tė patriotizmit tė tij tė shpifur, shkruan "Kolumne" urrejtėse pėr flamurin dardan, derisa nuk nxitet djegia e tij nė sheshin e Prishtinės, duke dashur qė kėshtu tė digjet patriotikisht historia shqiptare e Dardanisė antike. Ēfarė ishte e rėndėsishme kjo Histori, kur atė e kishte sjellė simbolikisht i urryeri i tij i pėrmotshėm, i pari i Kosovės, Rugova? Sėmundja e pashėrueshme e vetveteve tė kėtyre dy vetave, Qosjes dhe Vincės, deri vonė shėrbente edhe si dergjė e njė numri tė madh pėrkrahėsish tė tyre, tė cilėt mendonin se me mllefe e urrejtje mund tė shquheshin mė shumė, apo qė tė mos dukeshin tė harruar fare. Megjithatė, tash kėtyre dyve u ka dalė boja. Dihen e shihen fare nėpėrdukshėm me tė gjitha dimensionet e tyre imorale.




Autori ėshtė gazetar dhe krijues nga Kosova

Luciano
16-09-08, 10:50
ASGJE TE KEQE NUK PASKA THEN,

Un e kam sjellur edhe intervisten komplet ne kete forum qe ta lexoni.

Eshte njeri i madhe R. Qosja !

hasanmehmeti
16-09-08, 11:14
Njė prej polemizuesve nė Tiranė, Sadik Bejko, pas kėtyre deklaratave ju akuzoi se ju i keni thurur lavde Titos, (pushtuesit sipas tij) nė kohėn kur Kadare mbėshteste revoltat kosovare tė '81-shit. A keni njė pėrgjigje publike pėr kėtė?

Qosja: Po t'ju pėrgjigjesha edhe sadikave qė mė sulmojnė, do tė mė duheshin sė paku tridhjetė daktilografė.


Megjithatė, keni pasur njė deklaratė pėr Titon...

Qosja: Tani po ju pėrgjigjem Ju. Kam dhėnė nė muajin maj mė 1980-ėn, nė vitin e vdekjes sė Titos dhe gati njė vit para demonstratave tė studentėve tonė nė mars tė vitit 1981, njė deklaratė pėr vdekjen e Titos, tė cilit nuk ia kam pėrmendur kurrė emrin pėr sė gjalli. Atė deklaratė natyrisht do ta nėnshkruaja edhe sot. Nuk kam qenė as titist, as enverist. Koncepti im mbi lirinė dhe humanizmin gjithmonė ėshtė frymėzuar nga veprat e filozofėve e shkrimtarėve tė mėdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh ēka po shoh dhe kė po shoh nė politikė duke vjedhur e plaēkitur e shfrytėzuar mė vjen dėshirė tė flas mirė e mė mirė edhe pėr Titon edhe pėr Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovėn - e ka gjetur tė pushtuar prej Serbisė. Titoja e ka thėnė menjėherė pas luftės nė bisedė me Enver Hoxhėn se do tė pajtohej me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, por kėtė nuk do ta lejonte Serbia. Titoja i ka thėnė Fadil Hoxhės nė vitin 1968 se do tė pajtohej qė Kosova tė bėhej republikė, por kjo do ta ēonte nė kėmbė Serbinė. Nė sajė tė pėrkrahjes sė Titos, Fadil Hoxha me njė numėr tė udhėheqėsve tė tjerė shqiptarė, e ka ēuar Kosovėn deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi tė vitit 1974, me Universitet, me Akademi tė Shkencave e tė Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisė, me shumė botime, revista e gazeta, me urbanizim tė shpejtuar tė Kosovės, me gjuhė letrare kombėtare, me numėr tė madh tė shkollave fillore e tė mesme, me spitale e klinika , me arte dhe shkencė gjithnjė e mė tė zhvilluar, nė tė cilat nuk bėnte kėrdinė realizmi socialist. Pėr tė gjitha kėto arsye prej vdekjes sė tij e deri sot, nė Serbi nga autorė serbė dhe miq tė Serbisė janė botuar mija artikuj, studime, vjersha, drama, vepra historike pėrplot urrejtje pėr tė. Jo rastėsisht Lordi Kerington, pėrfaqėsuesi i Evropės nė pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Jugosllavisė nė vitin 1991, do tė deklarojė: tani po e kuptojmė se me kė krejt kishte punė Titoja dhe sa i madh ishte ai.

ps/nga intervista e sjellur ne forum.

premium
16-09-08, 20:28
hhhaaaaaaaaa sa i qmendur qenke pas luksit koha e titos ishte koha e ndarjes te popullit SHQIPTAR


at luks sot ta ofrojn edhe qeveritart serrb tu kisha lut mos e lsho rastin se edhe ashtu neve nuk na duhesh
Nuk ma mer mendja qe mundesh me dallu jetesen e dhomes apo te shtalles......
Marshalli nuk ishte Serb por Kroat

Psikologu
17-09-08, 09:43
Sa vlent Marshalli nuk vlenin tani 10 thaqi e 10 Rugova.
Koha e aterhershem ishte jetesa luxoze!!.

Pėr ju qė beheshit si urė e laramana , ishte kohė e mirė , besa sidomos pėr hoxhallarė qe merrnin rrogen ne Beograd , boll e mirė ka qenė.
Edhe kur ju ndihmoj qė tė shprengulen me shumė se 300.000 shqiptar pėr nė Turiq , pe rju , ka qenė.
E ata pėr nė Turiq , iken nga dhuna e Aleksander Rankoviqit qė Tito e dinte fare mirė se cka bente ai mbi shqiptaret ne aksionin e armeve.
Nejse ; Ju sundusin e quani vlla dhe tė mirė-shprehi dhe pjekuri e vjeter shekullore.

Dilaver
17-09-08, 16:09
I mirė ka qenė tito, ja ... nėnėn shkinė birit kurvės.....e atyre qė e mbėshtesin, shpejt e paskan harruar historinė.....


Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) pėrparonin nė tė gjitha frontet e luftės kundėr ushtrisė hitleriane, Titoja do t“i shfrytėzojė kėto rrethana, pėr luftimin e forcave tė mbrojtjes kombėtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovės... Pėr t“i realizuar mė lehtė synimet e saj, udhėheqja jugosllave, nė fillim tė janarit 1945 urdhėron mobilizimin e “brigadave tė Kosmetit” pėr t“i dėrguar nė Frontin e ashtuquajtur tė Sremit-nė Serbi……….

……nė kohėn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet mė tė pėrgjakshme nė Drenicė..., mė 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNĒJ-sė J.B.Tito me urdhėr tė veēantė nr.31 vendosi administrimin ushtarak nė Kosovė. Kėtė vendim Titoja e mori mė 7 shkurt 1945 nė Beograd, nė njė takim me ushtarakėt serb: Savo Dėrleviqin, Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviqin……..

…………kjo makineri ushtarake, nė Kosovė duke i marrė tė gjitha masat gjoja pėr "spastrimin" e terenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundėrevolucionarėt" vrau e masakroi pamėshirė mijėra shqiptarė gjithėandej Kosovės... Nė kėtė fushatė tė egėr ushtarake mė 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicės, pas vrasjes sė tribunėve popullorė Shaban Polluzha e Mehmet Gradica nė kullat e Dvoranėve nė Tėrstenik.


Pason Masakra e Tivarit …………….

sherri
17-09-08, 17:49
Per fate te keq,po vazhdon te transmetohet historia e kohes se shkinis,edhe sot disa nuk jan ne gjendje ta kuptojne.
Pajtohem me shume konstatime te Qosjes; "Tito nuk e okupoj Kosoven" edhe ne disa raste ka pas qendrim indeferent me ndodhit e kohes ne kosove,mose te harrojm se e kishte koken ngusht mes shkieve e rusve,,tek e fundit nuk ishte shqipetar.
Per shume vendime,per Kosoven u muaren nga komunistet shqipetar e shkieve,dhe kure perfaqsuesit e shqipetarve binin dakord me shkie cka i betej Titos aty,sa te ashper ishin brigadat e shkieve po ac ishin edhe brgadat partizane te shqiperis,karshi levizjes se ballisteve.

Kjo qe transmetohet si histori esht e shkruar me mjeshteri nga vet shkiet.........

ne c'far histrorie po thirremi,te kohes se komunizmit a? kush i beson asaj historie edhe nese duket shume ne anen e Shqipetarve e kunder Titios...
Faktet qe ka cek Qosja,jan te pa mohueshme ato qe fitoj Kosova ne kohen e tij,as si kemi pas as nuk vazhduan mbas vdekjes se tij...nje vite pas vdekjes filloj degradimi i krejt te arriturave qe ishin be mu ne kohen e tij.....spo di ca ka ketu te pa kuptueshme...apo logjika jone esht ra ne ate nivel sa spo mund te kfjellet as sot nga propaganda enveroshkinistorusishte.

Masakra e tivarit......... kushe i lejoj keto brigada te kalojn neper mes shqiperie te kalojn ne Male te zi..edhe ishte e dishme se aty do te ndosh masaker ndaj Shqipetarve??
ju lutem mos jepni pergjigjeje ne baz te nje historie te shkruar nga ndonje shqipetar ne kohen e shkinis,e redaktuar,nga shkiet, sepse ne ket turm fatekqinjesh qe pesuan ne Tivar e pata Axhen,i cili shpetoj me nje numer te vogel qe e perjetuan ket masaker.....

HIQNI DORE NGA NJE HISTORI E NEVERIT'SHME E MESAUR PER-MENDESH ME;ESHT KOHA TE STUDIOHET KJO HISTORI TE RI SHKRUHET.

Kėtė vendim Titoja e mori mė 7 shkurt 1945 nė Beograd, nė njė takim me ushtarakėt serb: Savo Dėrleviqin, Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviqin……..

Tre ushtarak shkie!hmmm tani: merr vendime ne favor te Shqipetarve!?

premium
17-09-08, 22:26
Pėr ju qė beheshit si urė e laramana , ishte kohė e mirė , besa sidomos pėr hoxhallarė qe merrnin rrogen ne Beograd , boll e mirė ka qenė.
Edhe kur ju ndihmoj qė tė shprengulen me shumė se 300.000 shqiptar pėr nė Turiq , pe rju , ka qenė.
E ata pėr nė Turiq , iken nga dhuna e Aleksander Rankoviqit qė Tito e dinte fare mirė se cka bente ai mbi shqiptaret ne aksionin e armeve.
Nejse ; Ju sundusin e quani vlla dhe tė mirė-shprehi dhe pjekuri e vjeter shekullore.
Kohen e Titos une nuk kam aritur( kam qen ne moshen e vogel) te vjeterit tregonin se ai kohe ishte te gjitha kombesit kan jetuar ne menyre te barabart. Sistemi atehershem ishte nje sistem te ndryshe(komuniste) mos e perzi hoxhallaret ... kurse qeveria Kosovare me shume e njohte Beogradin sesa Prishtinen ... Kosoven nuk ka shitur Tito-ja ,, por njerezit tane ( Mamut Bakalli, Fadil Hoxhe , e me komunistat e tjere. Per Tito-n nuk ka fjale sepse ai ishte njeriu i menqur qe ka mujt me mbajt 7-8 popuj... e qka del prej ketyre njerezve tane nuk jan ne gjendje te mbanin 1 komb me nje grusht vendi.
Gjithhere shkijet kan pasur politiken sekrete dhe kan punuar ilegal kunder politikes se Marshallit per te debuar Shqiptaret nga vendi i vet.
- Mesazhi i Tito-s ishte'' Krahina e Kosoves eshte atyre te cilit shumica e popullsin jeton ne ate vend'' qka te bajm komunisteve tane qe ishin mendjengusht e nuk punuan te zgjerojne kushtetuten e 1974.

sherri
17-09-08, 23:23
1
DEKORIMI I OFICERĖVE JUGOSLLAVĖ, PJESĖ E TURPIT SHTETĖTROR
Dėshmitė e vetė historiografisė sė shtetit amė Shqiptar e kanė pėrcaktuar qartė rolin e madh tė tė dėrguarve tė Beogradit pėr krijimin e Partisė Komuniste shqiptare nė Tiranė. Ky rol nė ato ēaste ka qenė tejet percaktues po tė kemi parasysh se komunizmi si doktrinė ishte fare i panjohur dhe pėr mė tej, ai nuk mund t’i shkonte pėr shtat ndertimit moral tė popullit tonė. Po tė kemi parasysh se nė vitet 1939-1940, nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoninė shqiptare, po rritej sė tepėrmi rezistenca nacionaliste pėr t’i ofruar si zgjidhje tė vetme kombit tonė, kufijtė etnike tė tij, atėherė do tė bindemi plotėsisht se “ndihma” e ardhur nga Beogradi nuk ishte as vėllazėrore dhe as e sinqertė siē donin ta paraqisnin komunistėt shqiptarė tė atyre viteve. Shqiptarėt kishin edhe njė pershtypje tė fuqishme pėr tė mos i hapur dyert kanat pėr komunizmin. Kjo pershtypje lidhej sidomos me sulmin gjerman kundėr Beogradit (prill 1941) ku me ē’rast nė trevat tė Kosovės e Maqedonisė Shqiptare u rikthyen ėndrra e vjetėr e Shqipėrisė etnike. Duam apo s’duam tė kujtojmė sot, shqiptarėt nė krejt trojet etnike tona pėrpara se tė dėgjonin pėrrallat komuniste ishin tė vendosur tė luftonin pėr tė vėnė nė jetė padrejtėsitė prej tė cilavve ende kullonte gjaku i ngohtė. Ndėrkaq, disa prej ideatorėve dhe udhėheqėsve tė parė tė grupeve komuniste nė Shqipėri ishin futur nė rrugė pa krye duke dashur tė mirrnin flamurin e shpėtimtarit tė kombit.
Ata kryen nė vitin 1941 disa takime por nė vend qė tė bashkoheshin pėr tė shpalosur alternativa grindeshin pėr tė ndarė karriget dhe pėr mė tepėr nuk kishin vizione tė qarta se ē’far duhej tė benin nė ato momente. Tepėr saktėsisht pėrshkruhet kjo situatė e komunistėve shqiptarė nė vitin 1941 nė njė raport tė hollėsishėm qė Koēo Tashko i ka dėrguar nė vjeshtėn e vitit 1942 kryesise sė Kominternit ku pos tė tjerave shprehet: “Nga ana tjetėr isha koshient se shokėt e propozuar prej meje nga tėrė grupet sado tė sakrifikuar pėr ēėshtjen dhe tė pakursyer nė punėt s’kishin pėrgaditjen politike tė duhur pėr tė qenė anėtarė tė Komitetit Qendror (kėtė fakt ma kishte cilėsuar edhe shoku Miladin) domethėnė pėr tė kuptuar problemet politike dhe akonomike tė Shqipėrisė... Kėto tė meta kryesore tė tyre shpresoja tė menjanoheshin deri sa tė mblidhje Kongresi i Partisė prej qenies si instruktorė tė dy shokėve jugosllav Miladin e Dushan. Me pak fjalė gjithė pėrgjegjėsinė ua dorėzova kėtyre dy shokėve (sado qė s’kisha asnjė ide tė sė kaluarės sė tyre) vetėm duke u bazuar nė rekomandimin e Komitetit Qendror pėr Kosovė e Metohi, tė Partisė Komuniste Jugosllave”.

(Arkivi Qendror i shtetit – Tiranė, Fondi 14 , dosja 5 , fleta 4 ).

Nga ky dokument autentik i njėrit prej krerėve kryesorė komuniste nė Shqipėri,nė vitet 1940- 1944,merret lehtė me mend se marėdhėniet ndėrmjet komunitėve tė shtetit amė dhe atyre tė Beogradit nuk mund tė egzistonin si marėdhėnie partneriteti po vėllezėrore. Kėto marėdhėnie do tė konceptoheshin qė nė fillim si marėdhėnie vasaliteti ku tė parėt sllavėt do tė dirigjonin gjithė “bėmat” e komunizmit nė Shqipėri ndėrsa tė dytėt komunistėt eservilosur shqiptarė do tė pėrpeliteshin nėpėr labirintet e politikave serbosllave,duke shitur nderin e tyre vetėm e vetėm pėr njė copė karrige tė pėrgjakur kur tė “ēlirohej” Shqipėria. Komunistėt sllave duke parandjerė rrezikun e rritjes sė lėvizjes nacionaliste shqiptare, lėvizje e cila qė nė fillim u shtri nė krejt kufijtė etnike tona ndėrhyri energjikisht nė lėvizjen komuniste sė paku pėr tė dominuar kėte e mandej nė saje tė dredhive tė vjetra serbosllave tė niste nė trojet shqiptare luftėn e egėr vėllavrasėse. Kėshtu, nė verėn e vitit 1942 ata hodhėn nė nismėn e tyre nė Kosovė njė trakt ku i bėhej thirrje popullit shqiptar kėtu tė rrėmbente armėt pėr tė luftuar kundėr armikut tė pėrbashkėt, fashizmit. Ustallarėt e Beogradit jo se donin lirinė e Kosovės, sepse po ta kishin dashur sigurisht ata do tė kishin lejuar shqiptarėt nė trojet etnike tė tyre, tė paktėn tė jetonin pa ate kalvar vuajtjesh.

2
Por ata kėrkonin tė ngihej krye kundėr fashizmit pėr tė ruajtur tė pandryshuar statukuonė e organizmit tė kufijve pas vitit tė mbrapshtė 1913. Ndonėse proklamata e shpėrndarė nė Kosovė, kishte poshtė edhe nėnshkrimin e Partisė Komuniste shqiptare, ajo mirrej vesh menjėherė se ishte gatuar nė guzhinėn e Beogradit, me ē’rast edhe mungonin fjalėt se ēdo tė bėhej tė nesėrmen me fatin e popullit shqiptar nė Kosovė. Kjo pozitė e mjerueshme e komunistėve tė shtetit amė,tė cilėt vinin nė rend tė ditės parrullat e tyre internacionaliste dhe harronin vuajtjet prej tre deceniesh,tė vėllezėrve tė tyre prej gjaku dėshmohen vetė prej dokunetave tė tyre, pikėrisht nė vitin 1942, komunistėt e tiranės ishin tė detyruar tė dėshmonin se: “Pėr shqiptarėt e Kosovės qė pėrbėjnė 50-65 pėrqind tė popullsisė sė atjeshme si dhe dy tė tretat e popullsisė sė Shqipėrisė sė Vjetėr (kufijt e vitit 1913) Partia e jonė ka heshtur sistematikisht duke thėnė (fjalėt e shokut Miladin) se kjo ēėshtje s’na pėrket neve por i pėrket Partisė Komuniste Jugosllave”. ( Arkivi Qendror I shtetit - Tiranė. Fondi 14,dosja 5, fleta 11 ).
Edhe nė vitet 1943-1944,bashkėpunimi i klikės komuniste tėTiranės me atė tė Beogradit do tė ishte percaktues sidomos nė veprimet e atyre tė parėve ndaj nacionalistėve shqiptarė. Diku e kam thėnė krejt haptas mendimin tim se Mukja ishte shpresa e mbrame e shqiptarėve pėr tė bashkėpunuar me njėri-tjetrin nė luftėn kundra pushtuesit. Por pikėrisht pse mbrate me vete kėtė shans tė madh historik, Mukja u sabotua dhe anatemua pėr pesė decenie me radhė nga histriografia shqiptare. Pas-Mukja do tė pėrbėnte ndėr faqet mė tė dhimbshme tė popullit shqiptar, i cili ndonėse i coptuar nė vitin 1913, ndonėse i sulmuar e kėrcėnuar dhe zhdukur prej grekėrve, sllavėve e bullgarėve, tanimė provonte edhe thikėn e ngulur tinėz nė shpinė prej vėllaut me nanė. Pa dashur tė sjell nė kėto radhė gjėmėn e madhe e tragjike tė luftės vėllavrasėse nė Shqipėri nė vitet 1943-1945, unė mundet natyrisht tė pohoj se krejt idetė dhe organizimet e kėsaj lufte kanė qenė tė ideuara nė Beograd, ndėrsa Miladini e Dushani ishin veē zbatuesit e urdhėrave tė padronėve tė tyre. Sidomos nė ndjekjen ndaj nacionalistėve tė shquar Shqiptar dora serbosllave do tė shtrihej ngado. Prej asaj dore tradhėtare ranė nė fushėn e nderit trima tė mėdhenj tė kombit shqiptar. Dhe njė pjesė e tyre duke parandjerė thikėn pas shpinė sllavoshqiptar luftuan me armė nė dorė kundra tyre,duke u shndruar nė simbole tė pėrjetshme tė nacionalizmit shqiptar. Nė krejt kėtė maskaradė nuk kanė munguar as idelogjizimi i skajshėm bolshevik dhe as veprimet e fshehta serbosllave pėr t’i quajtur kėta burra (qė sot pėrbėjnė krenari kombėtare) si bashkėpuntor me pushtuesin sipas parimit paradoksal: O me ne, O kundra nesh !).

Nė vitin 1945 klika komuniste e Tiranės duke iu pėrmbajtur tėrėsisht udhėzimeve tė Beogradit nisi tė konstruktojė modelet e para tė diktaturės komuniste modele tė cilat do tė quheshin tė veēanta nė krejt Evropėn Lindore pėr nga egėrsia me tė cilėn u zbatuan. Ndėr kėto modele famėkeqe mund tė pėrmendim shkurt vetėm njėrin ate tė pėrndjekjeve tė krejt kundėrshtarėve politik tė tyre, familjarisht nėpėr burgje apo kampe pėrqėndrimi sipas modeleve tė huazuara nga Stalini. Mijėrat e nacionalistėve shqiptarė u drejtoheshin nė vitin 1945 togave tė zeza tė pushkatimit, burgjeve apo kampeve tė punės pėr tė vetmin “faj” se kishin luftuar pėr lirinė e Shqipėrisė si edhe pėr kufijtė etnike tė saj. Dhe pėrballė kėsaj tragjedie tė re Shqiptare duhej diēka butaforike, duhej diēka pėr t’I dhėnė botės komuniste tė kuptonte se qeveria shqiptare nuk kishte mendjen vetėm pėr punė tė zeza. Dhe pikėrisht nė kėto momente aq tė dhimbshme pėr krejt kombin tonė, kjo qeveri enkas pėr tė dhjetėfishuar tragjedinė shqiptare,zgjodhi pikėrisht procedurėn e dekorimit tė dhjetra oficerėve serbosllav tė cilėt sigurisht ishin vrarė duke luftuar kundėr forcave nacionaliste shqiptare. Me kėtė akt tė shėmtuar si turp kombėtar klika komuniste e shtetit amė kėrkonte gjithashtu tė thoshte fjalėn e vet lidhur me qėndrimin e saj pro idesė sė Beogradit pėr t’u bashkuar nė republikė tė shtatė tė krijesės jugosllave.

3
Kėsisoj mė 5 shtator 1945, nė ish pallatin mbretėror nė Tiranė u zhvillua njė ceremoni tejet pompoze me pjesmarrjen e krejt qeverisė shqiptare si edhe pėrfaqsuesive diplomatike dhe forcave aleate nė kryeqytet. Me tone oratorike Omer Nishani, nė cilėsinė e kryetarit tė Kėshillit Antifashist, lexoi vendimin e kėtij Kėshilli numėr 117, datė 5 shtator 1945: Nė bazė tė propozimit tė kryetarit tė Qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė dhe Komandant i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Kombėtare, duke marrė parasysh se shumė personalitete tė huaja tė vendeve aleate gjatė Luftės Nacionalēlirimtare tė popullit t’onė kanė kontribuar dhe ndihmuar me tė gjitha mjetet nė Luftėn e popullit shqiptar qoftė brenda nė Shqipėri krah pėr krah me ushtrinė tonė,qoftė jashtė Shqipėrisė dhe pėr tė shfaqur mirėnjohjen e pėr ta shėrbyer e nderuar veprimtarinė e tyre nė dobi t’Atdheut e tė popullit shqiptar. Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacional-Ēlirimtar, vendosi:..............

sherri
17-09-08, 23:27
.....Tė dekorohen me dekoratat e shėnuara pėr seicilin personat qė pėrmenden nė listėn qė vijon:
Gjeneral Ivan Milutinoviē me Urdhėrin “Heroi Kombėtar”

Lolo Ribar me urdhėrin “Heroi Kombėtar”

Ramiz Sadiku me Urdhėrin “Hero Kombėtar

Ivan Ribar me Urdhėrin e “Flamurit”

Eduard Kardelj me Urdhėrin e “Flamurit”

Bllazho Jovanoviē me Urdhėrin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”

Radovan Zagoviē me Urdhėrin e “Flamurit”

Dėshmori Miladin Popoviē me Urdhėrin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”

Dushan Mugosha me Urdhėrin e “Flamurit” dhe me medaljen e “Kujtimit”

Me urdhėrin e “Yllit Partizan Klasi i I” dhe me medaljen e Trimėrisė Brigadier E. F. Davies

Me urdhėrin e “Yllit Partizan klasi i I “ Gjeneral-Lejtnant Arso Jovanoviē, Aleksander Rankoviē, Milan Gjilas,Petko Dapēeviē, Brigadier T. Churchill, Kolonel Velimir Stoiniē, Lejtnant-Kolonel Palmer, Major Ivanov Konstantin, Kapiten Thomas Stefan.

Me Urdhėrin e “Yllit Partizan i klasit tė II” dhe me medaljen e “Kujtimit” Kolonel Vojo
Todoroviē.

Me urdhėrin e “Yllit Partizan i klasit tė II” dhe me “Medaljen e Trimėrisė” Major Savo Stonjou, W. V. G. Smith.

Me Urdhėrin “Partizan i klasit tė II” Gjeneral Terziē Velimir, kolonel Kiler Peter, Kolonel Obrat Cicmil, Nenkolonel Mijat Vuletiē, G. W. Seymour, Major J. K. H. Shaw, Major M. J. Fornton, Major V. Robinson, Kapiten Northop, Kapiten J. M. Lyon, Toger John O’Keefe.

Me Urdhėrin “Ylli Partizan i klasit tė III” Major Timochek Teodor, Major Viktor Bobol, Kapiten Miazi Dizdareviē, Toger Nick Cooky, Kaporal George Routsis.

Me Medaljen e “Trimėrisė” dhe me Medaljen e “Kujtimit” Bije Vokshi, Dėshmor Hajdar Dushi, Emin Duraku, Xhevdet Doda, Vaso Strugari, Mikel Popoviē”.

4
( Gazeta “Bashkimi “ Tiranė mė 6 shtator 1945 ).

Ndėrsa kreu i klikės komuniste tė Tiranės Enver Hoxha do tė deklaronte solemnisht nė atė
mbrėmje se: ”Tė gjithė kėta oficerė qė u dekoruan na kanė ndihmuar me shpirt nė pėrpjekjet tona pėr ēlirim”. Shėrbetori i zellshėm i sllavokomunistėve falenderonte kėshtu mėsuesit e tij nga Beogradi pėr kontributin e madh tė tyre nė pėrpjekjet sllave pėr shuarjen e rracės shqiptare. Me kėtė mesazh ai gjithashtu donte tė siguronte padronėt e vet se do tė ishte kurdoherė rob i politikave shovene serbosllave.
Si mund tė dekoroheshin oficerė tė lartė jugosllav kur vetėm nė vitet 1944-1945 nė territoret e Kosovės dhe Maqedonisė shqiptare u vranė mė shumė se 50 mijė shqiptarė etnik tė pafajshėm? Si mund t’i shpėrndaheshin dekorata atyre qė pos tė tjerave nuk lanė pėllėmbė toke shqiptare pa e pėrgjakur me gjak shqiptari? si mund tė dekoroheshin ata tė cilėt populli i ynė i konsideroi dhe i konsideron pushtues tė tokave shqiptare? Si mund tė pėrgėzoheshin kėta kriminelė tė zakonshėm lufte kur pikėrisht nė ato momente nė malet Shqiptare endeshin dhjetra e dhjetra heronj nacionalistė, tė cilėt falnin pranverat e tyre pėr kufijtė tanė etnik? Pėrballė kėtyre pyetjeve mund tė hamendėsosh shumė pėrgjigje. Por pėrgjigjja e parė qė tė vjen ndėr mend ėshtė pikėrisht ajo se klika komuniste e Tiranės nė vitin 1945 e fryrė prej pėrrallave tė internacionalizmit proletar duke dekoruar vrasėsit e popullit tė vet merrte mbi vete barrėn e rėndė tė njė turpi kombėtar. E pėrbaltuar nė pozitat mjerane ku e futi ēorba serbosllave kjo klikė po i bėnte nderet dhe shėrbimet e para Beogradit duke dėshmuar sigurisht antishqiptarizmin e vet, me tė drejtė duke pranuar dhe njohur pushtimin e tokave shqiptare tė Kosovės, Preshevės Bujanovcit e Medvegjes, tė Maqedonisė shqiptare nga serbosllavėt. Koha dėshmon tradhėtitė komuniste shqiptare.


Eugjen Shehu
01.07.2004

Guri i madh
21-09-08, 17:14
Nuk ma mer mendja qe mundesh me dallu jetesen e dhomes apo te shtalles......
Marshalli nuk ishte Serb por Kroat



paramendoe aksionion e armeve gjat vitevee 1955 deri ne vitet 1968 mesiguri ajo koh paska qen koha e luksit te familjes tuaj

Dilaver
24-09-08, 12:53
….“Nje dreke speciale, e shtruar ne Split ne mes te diktatorit Tito dhe Ministrit te Puneve te Jashtme te Turqise, z. Fuad Kypriliu, ne janar te vitit 1953”, ishte thjeshte, fatale per te ardhme e shqiptareve ne ish Jugosllavine komuniste. Tito dhe Kypriliu, biseduan per riaktivizimin e konventes Jugosllavo - Turke, te vitit 1938. Ne kete takim, ishte folur edhe per menyren se si te riaktivizohej dhe si te materializohej, konventa ne fjale. Marreveshja, parashikonte ne pakete shpernguljen e 1 milione shqiptareve, kurse fillimisht do te shpernguleshin rreth 250.000 vete. Dreka, biseda, plani, ishin zhvilluar ne fshehtesi te plote. Pas ketij takimi, pasoi marreveshja ( Pakti Ballkanik ), e miqesise dhe e bashkepunimit ne mes te Jugosllavise–Turqise–Greqise, e nenshkruar ne Ankara nga keto tri vende, me 28 shkurt. Nderkaq, ne kete vit, u realizuar nje lloj regjistrimi i popullsise ne Jugosllavi. Me gjase, ky ishte “regjistrim” i qellimshem. Ne viset ku jetonin shqiptaret, dhe ne Kosove nisi kampanja e tmerrshme e propagandes, e presionit, e dhunes dhe e asimilimit te hapur: sepse, te gjithe shqiptaret duhej te deklaroheshin, me apo pa deshire, si turq. Administrata, kudo u mobilizua te realizonte kete objektiv dhe ajo ndihmohej nga njerezit e sherbimeve te ndryshme te sigurimeve, nga sherbimet e fshehta, nga agjenturat e ndryshme jugosllave, turke, greke si dhe nga bashkepunetoret e ndryshem dhe agjentet (hafijet, siē i quante populli), ne radhet tona. Nje ndihmes te jashtezakonshme, dhane te ashtuquajturit prijes te fese (hoxhallaret ), dhe aty – ketu, edhe bashkesite Islame. Ne kete “dasme” te pergatitur mbi baza te nje programi shteterore, u falsifikuan dhjetera mijera dokumente te ndryshme te prones, dokumente personale te njerezve, si dhe u sajuan dokumente te reja (pasaporta), dhe u leshuan viza (leje ose “vesika”, siē u thoshte populli), permes te cilave siguroheshin pa problem, udhetimet per ne Turqi. Padyshim, askush nuk e di shifren e parave, te cilat u destinuan per realizimin e ketij projekti makaber. Agjentet dhe bashkepunetoret e pushtetit, udheheqesit fetare, endeshin dite e nate neper fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i cytur njerezit: “Vellezer, ne dhe ju, jemi myslimane...den – babaden, qe doemthene turq. Ju, keni qene bije te Islamit edhe perpara Muhamedit? Keshtu, duhet te nisemi e te shkojme ne “token e premtuar” te fese sone. Sa me kah lindja, aq me afer Qabese. Te shkojme ne Andadolli,” ku rrjedh mjalta”, e ku eshte vendi yne. Ky eshte vend i “qufareve”, qe domethene, i te pafeve. Zoti, nuk na duron te jetojme me te pafete, me armiqte e Islamit...”. Ne rrugen pakthim, te shkombetarizimit e te zhberjes se ngadalshme te kombit, ne rrugen e asimilimit te fundme, ne rrugen e shpopullimit te madh, pa dhe me deshire, u dynden mijera e mijera shqiptare, nga te gjitha viset ku ata jetonin, ne ish Jugosllavi. Por kjo ishte dyndja - golgote. Galimatisi i pafund i vuajtjes e mjerimit, i dhembjes e deshperimit te nje populli te tere. Kurre s’do te dihet se ēfare perjetuan, si u vendosen dhe si hyne ne “jeten e re ne vendin e ri”, njerezit tane te gjakut, e te oxhakut !