PDA

View Full Version : Lėvizja "Vetėvendosje" nis fushatėn kundėr EULEX-it


Dardan Kastrati
14-10-08, 14:45
Lėvizja "Vetėvendosje" nis fushatėn kundėr EULEX-it
‘Vetėvendosje’, pamflete kundėr Kermabosė
Sipas liderit Albin Kurti, lėvizja qė ai drejton nuk ėshtė kundėr prezencės ndėrkombėtare nė vend, por ėshtė kundėr kompetencave tė tyre ekzekutive..

http://www.kosova-sot.info/wp-content/uploads/2008/10/vetevendojsa-kunder-eulexit.jpgPrishtinė, 13 tetor
Ndonėse e kanė kundėrshtuar edhe nė fillim instalimin e misionit tė BE-sė pėr sundimin e ligjit, lėvizja "Vetėvendosje" shėnoi zyrtarisht fushatėn e parė kundėr misionit EULEX, qė nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės. Aktivistėt e kėsaj lėvizjeje shpėrndanė nėpėr Prishtinė pamflete me mbititullin "I akuzuar", ku nė to ishte postuar fotografia e shefit tė EULEX-it, Iv de Kermabo, nė kohėn kur ka qenė komandant i KFOR-it, e nė tė cilėn foto ishte sė bashku me asokohe shefin e shtatmadhorisė sė ushtrisė sė Serbisė dhe Malit tė Zi, ushtri kjo qė, sipas aktivistėve tė lėvizjes "Vetėvendosje", ėshtė pėrgjegjėse pėr krimet nė Kosovė.
Dy arsye pėr fushatė
Sipas aktivistėve tė "Vetėvendosjes", kreu i EULEX-it ka kompetenca ekzekutive mbi institucionet e vendit, gjė qė shkel demokracinė. "Vendosja e posterėve kundėr Iv de Kermabosė bėhet pėr dy arsye. Nė vjeshtėn e vitit 2005, atėbotė komandat i KFOR e pati ftuar nė Prishtinė Dragan Paskashin, shefin e Shtatmadhorisė sė ushtrisė sė Serbisė dhe Malit tė Zi, qė ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e 12 mijė shqiptarėve, rrėnimin e 120 mijė shtėpive, dėbimin e 1 milion njerėzve, etj., pa dhėnė pėrgjegjėsi dhe kėrkuar falje", tha lideri i kėsaj lėvizjeje, Albin Kurti, duke shtuar se tash Kermabo ėshtė shndėrruar edhe nė burokrat ndėrkombėtar, qė do tė ketė fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovės. Sipas tij, kreu i EULEX-it e pamundėson demokracinė nė vend me tė drejtėn pėr shfuqizimin e vendimeve tė institucioneve vendase, ndėrsa qė Kosova duhet tė jetė e lirė, e pavarur, sovrane e demokratike, e jo tė ketė misione ndėrkombėtare qė nuk japin llogari dhe qė do tė kenė imunitet nga ligji qė do tė zbatojnė mbi qytetarėt e Kosovės.
Kurti shpjegoi se lėvizja "Vetėvendosje" proteston edhe pėr faktin qė EULEX po sjell 2.200 policė, gjykatės e prokurorė ndėrkombėtarė, qė do tė kontrollojnė gjyqėsinė, policinė, shėrbimin korrektues, doganat, kufijtė e Kosovės, nė vend se tė sjellin profesorė, doktorė e ekspertė tė ekonomisė.

"E kundėrta e integrimit"
"Ėshtė me rėndėsi se paradigma e stabilitetit qė e kanė misionet ndėrkombėtare nė Kosovė po na bėn shumė dėm, sepse nuk mund tė jetė stabiliteti fjala e parė pėr njė vend, po zhvillimi e demokracia", tha Kurti, duke shtuar se misioni i BE-sė nė Kosovė ėshtė mision pėr menaxhimin e krizės, qė nėnkupton moslejimin e shpėrthimit tė krizės.
Sipas Kurtit, lėvizja qė ai drejton nuk ėshtė kundėr prezencės ndėrkombėtare nė vend, por ėshtė kundėr kompetencave tė tyre ekzekutive. "UNMIK-u nuk po shkon, EULEX-i po zbarkon dhe kjo nuk ėshtė nė favor tė Kosovės. Ne kemi nevojė qė Kosova tė integrohet nė BE, ndėrsa nuk kemi nevojė tė vijnė misione jodemokratike tė BE-sė nė Kosovė", tha Kurti.
Sipas tij, nė vend se Kosova tė integrohet nė BE si shtet i pavarur dhe sovran, po ndodh e kundėrta, integrimi i BE-sė nė Kosovė me anė tė misionit tė EULEX-it, duke i pamundėsuar sovranitetin shtetit mė tė ri nė botė. Kurti nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe mėnyrėn e vendosjes sė EULEX-it nė Kosovė si mision neutral ndaj statusit. "Ata nuk thonė se jemi neutralė ndaj pavarėsisė, por thonė jemi neutralė ndaj statusit. Kjo do tė thotė se pėr ta statusi i Kosovės nuk ėshtė zgjidhur ende", shpjegoi Kurti.
Sipas liderit tė "Vetėvendosjes", Albin Kurit, kjo lėvizje nuk do tė lėrė "rehat" edhe ndėrkombėtarin kryesor nė Kosovėn Ahtisariane, Piter Fejt, mirėpo kanė vendosur qė fushata e parė tė jetė kundėr Kermabosė, ngase autoriteti i kėtij tė fundit do tė ndihet mė shpejt nga qytetarėt e thjeshtė.

Marrė nga gazeta ditore :Kosova sot .

lirik
14-10-08, 15:51
Normal kam shum simpati per levizjen per vetvendosje
ne nuk jemi skllever nuk esht koha e kolonive
Ne kemi ndejt tė robruar me shekuj nėpėr shekuj nga krajlat
e sulltanat dhe kemi luftuar me shekuj tė qlirohemi
Nuk jemi ardhė nėt botė tė rrijmė robėr
por kėtu funksionon ligji skllavrues un te kam qliruar
un bėj q tė dua me ty
shfrytzimi i minierave deri nė palcė deri sa tė shembet kosova
e ne te vuajm per buken e gojes me papunsi
e si koridor tė na i lėnė vetem drogen dhe armet
e pastaj te na quajn shqiuptart jan kriminela
po buk disi duhet me hanger edhe shqiptari

Keneri
14-10-08, 18:03
Ky njeri pra albin kurti nuk eshte ne gjendje normale.Po ta degjoj populli ket apo adem demaqin ende do ishim ne robri te shkaut.JO QE NUK JAN PATRIOTA PO NUK KAN KURRFAR VIZIONI PER POLITIK E AS NUK JAN VIZIONAR PER TE ARDHMEN.

GURI SYLAJ
15-10-08, 09:15
Kur ti m'a mush xhepin
une e hapi gojen,
kur ti me thua -nisja
une e vazhdoj "lojen"!

Kur ty ta don qefi
une rrasi perrshesh
e cka ka ne sahan,
pak kush e merr vesh!

Kur ti i hype peles
un i pri perpara
kah po shkojm s'kam lidhje,
veq na u dhashte e mara!

Detyrat i beje,
kjo eshte "shkolla" e jone
per mire un nuk dije
se per keq gjithmone!!!

Gjumashja
18-10-08, 09:29
Albini mundohet me qene ma i mencur sesa qe eshte... mire eshte me shpreh revolte, mirpo jo me shku ne gjera ekstreme sikur qe mendon ky...

Anthrax
18-10-08, 16:50
...bon kaniher ky mu shpreh , me qense Hasha ja ka ngre veshin edhe ika than pak ma rrall tash e tutje , un kur Qeverisi...pak ma i qet rri.

Guri i madh
26-10-08, 01:45
nuk ka kurfar levezije tani ne kosov dihet mir se havir sollana nuk lejon as opozit aktive e as shoqata te pavarura me ja rrezikue shkamin hashim thaqit


gjdo levizje e protest per pjesen e kosoves qe e qeviris serrbia ja rrezikon shkamin hashim thaqit e ket havier sollana nuk e lejon


esht ky havier sollana qe e shkatrroj LDKen permjet fatmir sejdiut se nji LDK unike thaqi nuk kishte shanca teorike me ardhė nė pushtet

Dani11
26-10-08, 09:35
Albini mundohet me qene ma i mencur sesa qe eshte... mire eshte me shpreh revolte, mirpo jo me shku ne gjera ekstreme sikur qe mendon ky...

Thote populli: "shtrije kamet sa ti mrrin plafi (jorgani)" siq duket Albini kete fjale nuk e ka kuptuar apo nuk e ka ndegjuar kurre.Albin Kurti eshte i afte por nuk jeton me realitetin, ai flete sikur ti thot dikush merre nje leter dhe shkruaj deshirat tuaja qfar do te deshiroje ne kete jete.Deshirat jane nje,por se sa jane mundesit per tu realizuar keto deshira eshte nje problem tjeter.Une mendoi qe njeriu duhete pike se pari te stjudioi mundesit reale per realizimin e nje qellimi apo deshire, sepse kjo eshte ajo kryesorja qe vleresohet per te arritur diqka ne jete.

KLM

Domira
26-10-08, 13:25
Ne jemi te prirun qe esencen e problemin me vendos ne drejti krejt te gabuar. Nuk jane te rendesishem as Albini si Albin e as Hashimi si Hashim kur kemi te bejm me interesin e Kosoves, me te miren e Kosoves.
Une e shoh problematike kete sjelljen tone kur jemi tani te pamvarun, pse nuk e ushtrojme te drejten tone dhe obligimin tone si institucione te shtetit te Pamvarun te Kosoves qe te kerkojme llogari nga EULEXI per punen e tyre.

1. Pse keto OJQ tona nuk dalin me kerkesa per informacione te sakta se cka do te ban EULEXi ne Kosove ne menyre qe te zberthehen dhe te bahen sa me publike qellimet e EULEXIT.

2. Institucionet tona duhet te formojne mekanizma te vecante te cilet do te mirren me bashkepunimin me EULEXin ne menyre qe t'ju ndihmohet atyre qe te bejne pune sa me efektive per te vene rend dhe te zbatohet ligji ne ne Kosove per te miren e qytetareve te saj.

Ne vend se me qene sa ma kambengules ne realizimin e detyrave te EULEX mbasi ata po vijne me ndreq pune ne fushen e drejtesise, se per me prish esht prish mjaft, kta djemt e VETVENDOSJES duket si me i dhan kahje tjeter kti misioni, thash ne vend se me iu ndejt mbi koke dhe me kerku qe ky mision ta kryeje punen e vet per te cilen jane zotu.
Mbi kete baze ne si qytetare te Kosoves kemi jo vetem te drejte por edhe obligim me ju ndihmu ketyre te EULEX duke dale me propozime te cilat jane ne funkcion te zbatimit te ligjshmerise, pa marre parasysh se EULEX i ka hartu planet e veta. Ne si qytetare dhe si institucione duhet te kerkojme nga EULEXi qe maksimalisht te angazhohet ne zbardhjen e padrejtesive te grumbulluara e te pazgjidhurame vite te tera ne Kosove.

Ne kete menyre ne shprehimm vetedijen dhe angazhimin tone per funkcionimin e demokracise dhe drejtesie ne Republiken e Kosoves.