PDA

View Full Version : Korrespondenca e panjohur e Skėnderbeut me Sulltan Muratin


Psikologu
20-12-08, 13:12
Korrespondenca e panjohur e Skėnderbeut me Sulltan Muratin
http://www.cdodite.com/fotografite/artikujt_foto410x/Korrespondenca_e_panjohur_e_Skenderbeut_me_Sulltan _Muratin.jpgNjė libėr i panjohur pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i shkruar nė gjuhėn italiane nė vitin 1584, nga prifti shqiptar, Dhimitėr Frangu. Si u gjet ai libėr para dy vjetėsh nė bibliotekat e Romės, nga Lek Pervizi, i cili ėshtė dhe pėrkthyesi i asaj vepre tė botuar para pak kohėsh nė Tiranė nga Shtėpia Botuese "Arbėria"

E gjithė jeta, vepra dhe luftėrat e lavdishme tė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu, i konsideruar si “Atlet dhe mbrojtės i Krishterimit”, apo “Parzmore nė gjoks tė Europės”, qė prej kohės nė tė cilėn ai jetoi, e deri nė ditėt e sotme, ka ngjallur dhe vazhdon tė ngjallė ende interes. Si rezultat i kėsaj, nga kronikanė, biografė, shkrimtarė, studiues dhe historianė tė shumtė, vendas e tė huaj, Skėnderbeut i janė kushtuar me dhjetėra e dhjetėra libra me studime tė ndryshme tė karakterit historik, pjesa mė e madhe e tė cilave janė tė panjohura pėr shqiptarėt dhe ndodhen nė bibliotekat e shteteve tė ndryshme tė botės. Njė nga ato libra ėshtė dhe ai me titull “Veprat e lavdishme tė Skėnderbeut”, i priftit shqiptar, Dhimitėr Frangu, bashkėkohės, kėshilltar, arkėtar dhe ambasador i Skėnderbeut.

Libri ėshtė shkruar dhe botuar prej tij disa vjet mė pėrpara se tė botohej libri i Marin Barletit. Sipas studiuesit dhe pėrkthyesit tė kėtij libri, Lek Pervizi, (ish-i dėnuar politik nė regjimin e Enver Hoxhės, qė prej vitit 1991 jeton nė Bruksel), i cili dy vjet mė parė e ka gjetur atė rastėsisht duke hulumtuar nė bibliotekat italiane, libri i Dhimitėr Frangut me titullin e pandryshuar “Gli illustri et gloriosi gesti et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal Sig. D. Giorgio Castriotto, derto Scanderbeg, Principe d’Epirro”, ėshtė pėrkthyer nga latinishtja nė italisht nga Bernardino Vitale dhe ėshtė ribotuar mbi njėzet herė nga viti 1506 deri mė 1679-ėn, duke u pėrkthyer edhe nė frėngjisht e gjermanisht. Faktikisht, dorėshkrimet e para tė Dhimitėr Frangut pėr kėtė libėr janė tė vitit 1480, dhe qė nga ajo kohė, tė gjithė librat e tjerė qė u botuan mė pas, i referohen rrėfimeve tė Frangut.

Kjo gjė ka ndodhur edhe me Marin Barletin, i konsideruar si njė nga biografėt mė tė saktė tė Skėnderbeut, i cili nė shumė raste nė librin e tij, thuhet se i ka mbetur besnik rrėfimeve tė Frangut. Nisur nga fakti se ky libėr (ashtu si dhe shumė tė tjerė) pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, ėshtė i panjohur pėr lexuesin shqiptar, (me dėshirėn e Lek Pervizit, qė na ka dhuruar njė kopje tė librit ekskluzivisht pėr “Shqip”) po publikojmė vetėm disa pjesė tė tij, nga botimi qė i ka bėrė Shtėpia Botuese “Arbėria” nė Tiranė, botim i cili u kalua krejt nė heshtje, si nga studiuesit e historisė ashtu dhe shtypi.

Psikologu
20-12-08, 13:13
Letra e Sulltanit pėr Skėnderbeun

Si u mbyll kjo ngjarje, Sulltan Murati, duke qenė shumė i inatosur me Skanderbeun, i ēoi njė ambasador me njė letėr me kėtė pėrmbajtje: “Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma mosmirėnjohės nė botė. Nuk mund tė pėrshėndes as mė shum as pak, duke qenė se ti u bane anmik pėr vdekje i kunorės sime, ndėrsa tė rritsha me dashuni, si tė ishte biri im, duke u mundue gjithmobnė pėr me tė nderue e me tė ngritė nė pozita tė mėdha e tė nalta, siē baj me miqtė e mė dashamirėt e mij. Ti u rebelove e mė ke shkaktue shumė dame, siē e di vetė dhe siē ėshtė njohur nga bota mbarė. Unė nuk mund ta marrė me mend se si shkoi kjo punė; ndofta pėr fatin se nuk ta ktheva shtetin prindėror ose pse ti gjithmonė ke pas qėllim qė tė mohosh fenė e Profetit Muhamed dhe tė kthehsh (siē ke veprue) nė fenė kristiane, pėr tė humbė shpirtin tand.

Por s’ka dyshim, se po ta kisha ditė dėshirėn tande, do tė kisha ba gjithēka ti dėshroje, sepse ti e di mirė (siē shpesh tė kam thanė) qė unė kam dėshirue sė tepėrmi me tė plotėsue ēdo kėrkesė. Unė jam pėrpjekė me tė dashtė ma shumė se kėdo tjetėr tė oborrit tim, pėr virtytet e tua tė rralla. Duke e ditė ti, se unė brenda pak ditėsh do ta ktheja shtetin atnor, e duke e ditė se nuk do ta mohoja fjalėn e dhanė, ti je sjellė kundėr detyrės sate, duke u rebelue, veprim pėr tė cilin meriton qortim tė madh dhe dėnim tė rreptė, pra meriton mėrinė dhe mohimin tim. Nga ana tjetėr, duke pas parasysh veprat e tua tė lavdishme qė nė tė kaluemen (duke qenė nė shėrbimin tim) i ke krye pėr mbrojtjen dhe dhe naltėsimin e shtetit tim, duke i shėrbye besnikėrisht kunorės sime, pothuaj s’jam i detyruem ta zbus inatin, qė me tė drejtė mė ka pushtue ndaj teje. Duke pas vendosė me veprue kėshtu, tė them se due, qė pas faljes sime, tė vlejnė ma tepėr shėrbimet qė kam pas prej teje, pėr me tė shpėrblye (qė nga ana ime nuk do tė mungojė) se sa hakmarrja qė duhet tė pėrdorsha ndaj teje pėr mungesat e tua, meqense u rebelove ndaj meje pa asnjė arsye dhe qė shkaktove aq damtime ndaj meje dhe ndaj njerzėve tė mi.

Prandaj ta dish se ti mund tė sundosh mbi shtetin tand, qė tė pėrket si trashėgim, por me njė konditė, qė tė mė rikthesh atė pjesė tė Shqipnisė qė kam pėrfitue nga tjetėrkush dhe jo nga prindi yt, tė cilėn, kundėr ēdo tė drejte, ma ke marrė e pėrvetėsue. Tė them qė ti tė ma rikthesh, pėrndryshe betohem nė Zotin, Profetin Muhamed, nė shpirtin e babės tim dhe aftėsinė dhe forcėn e shpatės sime, qė do ta pėrdor kundėr teje, pėr me tė dėbue nga ai vend pėr inatin tand. E nė qoftė se do tė shpėtoshė gjallė, do tė detyrohesh qė tė shkosh lypsar nėpėr botė. Ti e di se unė mund ta ngrej njė ushtri prej 150.000 vetėsh, ndėrsa ti ke pak ushtarė e nuk je nė gjendje tė mė pėrballojsh. Kėtė po ta them sepse nuk due me ta bė tė keqen. Tė kam paraqitė tė mirėn dhe tė keqen. Ty tė takon tani me zgjedhė si tė kesh qejf dhe pėr kėtė mund t’i besosh ambasadorit dhe shėrbėtorit tim Hajredinit, i cili do tė flasė gojarisht nė emėn tim pėr gjithēka, sipas porosisė sime.

Nė Adrianopol mė 16 Qershor 1444.

Psikologu
20-12-08, 13:14
Pėrgjigja e Skėnderbeut

Pasi e kuptoi shumė mirė letrėn dhe pasi e dėgjoi me kujdes fjalėn e ambasadorit tė Sulltan Muratit, Skėnderbeu e falėnderoi dhe e nderoi ambasadorin e pas pesė ditėsh e nisi duke i dhėnė njė letėr pėr padronin e tij, nė pėrgjigje tė asaj tė Sulltanit, me kėtė pėrmbajtje: “Gjergj Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i Shqiptarėve, i ēon tė fala tė shumta Sulltan Muratit, Princit tė Turqve dhe Perandorit tė Lindjes. Prej shėrbėtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrėn qė mė kishe nisė, ku fillimisht ti mė thoje se nuk mund tė mė jepshe as shumė dhe as pak tė fala, sepse unė tė qenkam rebelue dhe sepse unė tė paskam ba (siē thue) shumė dame. Po tė pėrgjigjem: megjithėse, ēdo gja qė kam ba kundėr teje ngjan sikur tė jetė ba prej ndonjė anmiku, tė them, se ēdo herė qė ti do t’i shikosh punėt me synin e arsyes, nė kėtė rast, se ēka e sa asht krye prej meje unė gjykoj se jam tregue (jo anmik) por shumė mik.

Pėr kėtė, them, se asgja nuk do tė t’ishte e vėshtirė tė bahej, tė cilėn unė tė mos e bajsha, por qė tė mos ishte kundėr vullnetit tė Zotit. E pėr sa thashė, duhet tė bindesh, ngase unė pretendoj tė jem mik. Por nė qoftė se ti ankohesh se unė kam rifitue lirinė time, me shtetin e tim eti, gabohesh, sepse nuk mendoj tė tė kem fye, sepse mė takon vetėm mue dhe jo ty, dhe jam pėrpjek tė baj ēka i takon nderit tim. Nė qoftė se turqit, ushtarėt e tu, qė rrinė nė viset e Shqipnisė, erdhėn kundėr meje qė tė luftojnė me armė nė dorė, a nuk ishte e drejta ime me luftue kundėr atyne qė donin tė mė sulmonin? E nė qoftė se e pėrvetėsova atė pjesė, sepse i munda me trimėrinė time, faji nuk ėshtė i imi, por i tyne, ose i atij qė i shtyni kundėr meje. E pse unė kam thye ushtrinė tande, tė komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundėr detyrės sime, duke qenė se unė po mbrohesha nga ai qė po mė sulmonte. Sė fundi, nė qoftė se unė e braktisa fenė e Muhamedit, e u ktheva nė fenė time tė vėrtetė tė Jezu Krishtit, jam i sigurtė qė kam zgjedhė anėn ma tė mirė: sepse tue zbatue mėsimet e tij tė shenjta, jam i bindun se shpirti im do tė shpėtojė dhe jo (siē thue) tė humbė. Prandaj tė lutem, qė pėr shpėtimin e shpirtit tand, tė dėgjosh prej meje njė kėshillė shumė tė mirė. Po tė lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., pėrmbledhjen e mėsimeve hyjnore, do tė kuptosh secili prej nesh e ka gabim. Nga kjo kam shpresė se nė qoftė se ti do tė arrijsh tė gjykosh gjithēka drejt dhe tė bindesh nga arsyeja, do tė pranosh fenė shumė tė shenjtė tė Krishtenė, e vetmja nė tė cilėn tė gjithė njerėzit kėrkojnė shpėtim, shpėtojnė, e jashtė saj ēdokush tjetėr sikterroset. Dhashtė Zoti qė ti tė pranojsh qė tė ndriēojė Shpirti i Shėnjtė e tė vijsh e tė pagėzohesh e tė fillojsh me jetue si i krishtenė.

Atėhere, unė, do tė kisha kėnaqėsi me tė njoh si Princin ma tė madh tė Botės e me t’u ba (siē kam qenė) njė shėrbėtor i mirė dhe mik. Pėr kėtė ti do tė bindesh shumė mirė, kur tė shikojsh se sa me sinqeritet dhe mirėsi unė tė ftoj me tė shpėtue shpirtin, pėr lavdinė dhe madhėshtinė e shtetit tand. Prandaj tuj tė thanė, se megjithė se jam pėrpjek tė mbrohem nga ty dhe nga forcat e tua, tė mbetem mik, tue tė premtue se kurdo qė tė bajsh atė qė tė kėshillova, pra qė tė kthehesh i krishtenė, unė do tė rikthej jo vetėm atė pjesė tė Shqipnisė qė ti mė kėrkon, por edhe gjithēka unė mbaj e kam nė kėtė botė dhe do tė jem gjithnjė shėrbėtori yt i mirė. Pėrndryshe, tė jesh i sigurtė, se unė nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, pėr shumė shkaqe dhe aryse, qė tė pranoj ato qė ti shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnė kurrė besėn ndaj tė krishtenėve dhe janė fqinj tė kėqinj tė tyne, e nuk due qė tė rrezikoj e humbas atė qė Zoti mė ka dhanė. Prandaj mos u fodullos pėr sa mė thue qė me ta rikthye atė pjesė tė Shqipnis qė ti u ke marrė tė tjerėve e jo babės sim. Ato vise qė ti vetė thue se kanė qenė tė tė krishtenėve, edhe tė mos kishin qenė tė prindit tim, meqense unė jam njė Princ i Krishtenė, mė takojnė mue dhe jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme qė nji i krishtenė tė zotnojė atė qė ka qenė e tė krishtenėve (mbasi nuk kanė njė Princ tė tyne) dhe jo ti, qė ke njė fe tjetėr kundėrshtare.

Aq ma tepėr mė takojn mue, sepse i kam marrė me tė drejtė e me armė nė dorė. Duke qenė se ti don me pėrvetėsue ato qė kanė qenė tė tė krishtenėve, dhe jo tė pafeve, duhet tė bahesh i krishtenė, siē tė lutem e tė kėshilloj, prandaj pėrsėri tė lutem qė tė pagėzohesh, pėrndryshe unė do tė pėrndjek dhe do tė jem anmik pėr vdekje i yti. Shpresoj me rimarrė sa mė parė gjithēka qė ti ke marrė nga pronat e tė krishtenėve e jo qė unė me tė lėshue njė pėllambė tokė. Pėr sa i pėrket betimit qė ke ba me mė dėbue nga vendi im, pėrndryshe nė qoftė se nuk vritem ose nuk kapem, do tė jem i detyre me shkue si lypsar, ta diejsh se po tė mos isha i krishtenė, nuk do tė guxoja me t’u pėrgjigjė, por tuj iu drejtue fuqisė hyjnore, qė mbahet nga Zoti qė qeveris gjithė Mbretnitė, gjithmonė do tė kėnaqem me ēdo gja qė do tė ndodh prej vullnetit tė tij dhe do tė jem gjithmonė shumė i kėnaqun pėr gjithēka tė mė vij prej tij, si pėr tė mirė si pėr tė keq. E pėr sa thue se do tė mė bajsh fatkeq, tė pėrgjigjem se kam besim e shpresė se do tė mbrohem nga forcat e shumta qė me tė cilat mė kėrcėnon se do tė mė sulmojsh.

Megjith atė duhet ta dijsh mirė se fitorja nuk pėrcaktohet nga sasia e njerzėve, por pėrparėsisht nga vullneti hyjnor, tue pasė nga ana e vet madhėninė hyjnore dhe tė drejtėn, pastaj nė aftėsinė dhe urtėsinė e Komandantėve. Nė qoftė se deri tani unė i kam tregue ato cilėsi, do tė besoja se Pashallarėt e tu do tė kenė informue ma se nji herė. (Letėrkėmbimet e Gjergj Kastriotit, pėr herė tė parė janė dhanė nga Dhimitėr Frangu, prej tė cilt mė pas i kanė marrė autorėt e tjerė. Shėnim i pėrkthyesit Lekė Previzi). Por tė them se as lajkat dhe as kėrcėnimet e tua, nuk janė tė mjaftueshme qė tė lėkundin shpirtin tim. Asht e vėrtetė qė, sikur ti tė kthehesh i krishtenė, atehere pa tjetėr, do t’isha i detyruem me ba gjithēka qė ti do tė dėshiroje. Megjithatė, i premtoj Madhėnisė sate, se nuk do tė ndėrrmar kundėr teje asnjė veprim, pa qenė i ngacmuem dhe i provokuem ma pėrpara, prej teje ose njerzėve tė tu. Juve sa mund t’ju duket e pėlqueshme, pėrunjėsisht ju pėrfalem.
Nga kampi ynė mė 14 Korrik 1444”.

Psikologu
20-12-08, 13:15
Biografia e Skėnderbeut, sipas Dhimitėr Frėngut

Nė kapitullin e parė tė librit tė Dhimitėr Frangut, “Veprat e lavdishme tė Skėnderbeut”, jepet njė biografi e shkurtėr e heroit tonė kombėtar, duke filluar qė nga fėmijėria e tij, koha e gjatė e qėndrimit nė Turqi nė shėrbim tė Sulltanit, e deri nė ditėn qė ai braktisi atė pėr t’u rikthyer nė atdheun e tij. Lidhur me kėtė, nė mes tė tjerash aty thuhet: “ Princi Gjon Kastrioti ishte ai qė sundoi atė pjesė tė Shqipnisė qė quhet edhe sot e kėsaj dite Emathia (Mati i sotėm. Shėnim i pėrkthysit) ose Tumenishtia. Gjoni kishte pėr grue Vojsavėn, tė bijėn e princit tė Pollogut, pjesė e Maqedonisė dhe e Bullgarisė, me tė cilėn pati shumė fėmijė. Ky Gjoni ishte njė burrė i fortė, zemėrmadh dhe shumė i zoti nė artin ushtarak, qė tue luftue kundėr Sulltan Murat Osmanlliut, Princ i Turqve, e tue pa se ky Murati ishte ba shumė i fuqishėm nė Shqipni dhe nė Greqi, e se nuk mund t’i bante ballė ushtrive tė tij, kėrkoi tė vendoste paqen me tė (sikur dhe bani). Pėr realizmin e kėsaj paqe, u detyrue me dhanė peng Sulltanit katėr fėmijėt: Reposhin, Stanicėn (Jovanin), Konstandinin dhe Gjergjin.

Fėmijėt u ēuen para Sulltan Muratit i cili u gėzue shumė dhe mbasi u njoh me paraqitjen e mirė dhe fisnike tė tyne, i ndali sytė mbi ma tė voglin, Gjergjin, akoma tetė vjeē qė paraqitej me trup dhe tipare tė bukura e me gjumtyrė tė rregullta. Ai mendoi se kur fėmija tė rritej do tė fitonte cilėsi tė mira dhe aftėsi shumė tė spikatuna. Prandaj vendosi mos me ja kthye ma prindit, e me e mbajtė nė oborrin e tij. E bani synet dhe ja vuni emnin Skanderbeg, ku Iskander, do tė thotė Aleksandėr, e beg, fisnik. Mbas kėsaj, vendosi ta edukojė sipas zakoneve tė turqve dhe fesė myslimane, tue i caktua njerėz shumė tė pėrgatitun qė ta kishin kujdes, e qė t’i mėsonin traditėn, kulturėn dhe tė gjitha rregullat e tjera turke. Ndėrkaq atij do t’i plotėsoheshin tė gjitha nevojat jetėsore, si ushqimi e veshmbathja, si tė ishte bir’i tij. Ndėrsa rritej kėshtu nėn kujdesin e edukatorėve tė tij, dita ditės ai shkonte tuj pėrparue nė tė gjitha gjanat qė i mėsonin. Ai stėrvitej e kėnaqej me shokėt e tij, nė vrapimet me kalė, nė pėrdorimin e armėve ma tė forta dhe nė tė gjitha ushtrimet e pėrshtatėshme pėr njė kalorės tė nderuem e trim. Aq ishte prirja dhe dėshira e tij nė kėtė drejtim, sa qė, jo vetėm barazohej me bashkėmoshatarėt, por edhe ua kalonte atyne nė tė gjitha stėrvitjet, si nė kambė ashtu mbi kalė, kur stėrviteshin mes tyne, e ku Skėnderbeu shquhej gjithmonė. Veēanėrisht nė prani tė Sulltan Muratit, i cili kėnaqej shumė kur e shikonte aq tė shkathėt, guximtar e fitimtar nė tė gjitha ushtrimet luftarake. Ndėrkohė nė luftrat kundėr mbretėrve dhe princėrve tė tjerė, kudo qė shkonte me ushtrinė e tij, Sulltani e merrte gjithnjė me vete Skėnderbeun, i cili shpesh herė e luste atė qė tė merrte pjesė nė luftime.

Por Murati, tuj gjykue akoma tė ri dhe jo nė moshėn e duhun pėr t’u pėrfshi nė vėshtirėsitė e luftės, ia zgjaste pėlqimin e tij me fjalė tė mira. Megjithatė, mbasi ky djalė trim, vazhdonte nė kėrkesėn e tij, ma nė fund Sulltani, pothuaj kundėr dėshirės, i dha leje me marrė pjesė nė tė gjitha betejat, qė mund tė zhvillohshin. Skanderbeu filloi tė ishte i pranishėm nė luftimet e ndryshme, ku dallohej pėr shpirt luftarak dhe trimėri, sa qė pėr forcėn dhe kurajėn qė tregonte ēuditi jo vetėm oborrtarėt por edhe vetė Sulltan Muratin, i cili bashkė me tė tjerėt pranonin se kėtij djali, kur tė arrinte moshėn e pėrsosun, nuk do t’ja kalonte askush pėr guxim e trimni, e nuk do tė gjendej njė i tillė qė t’i dilte pėrballė. Kur Skandėrbegu mbushi 19 vjeē, u emnue nga Sulltani Sanxhak, qė do tė thotė komandant i 10 mijė kalorėsve. Mė vonė e emnoi Pashė dhe e ēoi shpesh herė kundėr anmiqve tė tij, tue i dhanė me vete disa Sanxhakė tė tjerė, tė cilėt duhej t’i bindeshin, e tua njohun autoritetin mbi tė gjithė ushtrinė, siē u njihej Komandantėve tė Pėrgjithshėm nga Princat e tyne. I dėrguem nė atė pjesė tė Azisė sė vogėl qė quhet Anadoll, zhvilloi aty beteja tė shpeshta kundėr anmiqėve dhe korri gjithmonė fitore, tue u shkaktue atyne humbje dhe vdekje tė mėdha, kėshtu qė pushtoi shumė vende nė atė provincė, tė cilat i vuni nėn zgjedhjen dhe pushtetin e Sulltanit. Ky, tue pa gjithė atė shkathtėsi dhe trimni tė Skanderbeut, e thoshte publikisht se Skanderbeu ishte krahu i djathtė i tij, syni dhe zemra e tij, ishte mbrojtėsi i vėrtetė dhe i sigurt se zmadhuesi i shtetit tė tij.

Psikologu
20-12-08, 13:17
Prandaj tė gjithė turqit e donin fort, e nderonin dhe e ēmonin shumė. Kur Skanderbeu kishte mbushur moshėn 25 vjeē, e qėndronte nė Adrianopul pranė Sulltanit, bashkė me shumė pashallarė dhe fisnikė tė tjerė, u paraqit nė atė oborr njė tartar shumė i madh me trup, i cili i ftoi nė dyluftim tė gjithė luftėtarėt e Sulltanit. Askujt nuk ia mbante tė matej me tė, sepse kėtij tartari i kishte dalė nami se kishte fitue gjithmonė kundėr atyne qė kishin pranue dyluftimin, dhe shumė prej tyne i kishte vra. Kur Skanderbeu pa gjithė atė frikė tė oborrtarėve tė Sulltanit, tue mos e durue fodullėkun e tartarit, i kėrkoi Sulltanit dhe gjithė tė pranishėnmėve qė ta lejonin tė ndeshej me tė. Por Sulltani dhe oborrtarėt ma tė shquem, tė gjithė sė bashku mundoheshin ta tėrhiqshin nga ai vendim, tė shqetėsuem, sepse kishin frikė pėr jetėn e tij, po tė ndeshej me tartarin. Skanderbeu nuk tėrhiqej nga kėrkesa e tij, sa qė ma nė fund ia plotėsuen. E kėshtu, nė prani tė Sulltanit, tė gjithė Oborrit, e tė njė turme tė madhe populli, me shpirt tė vėndosun dhe guximtar, i doli pėrballė tartarit, i cili filloi tė tallej me tė (si Golia me Davidin, se po i vinte keq se po luftonte me njė tė ri pa pėrvojė luftarake.

Skanderbeu shumė i inatosun filloi tė luftonte dhe pėr mjaft kohė nuk dallohej se nga do tė anonte fitorja. Kur e pa Skanderbeu se kundėrshtari, aty mu para Sulltanit, po vazhdonte t’i bante qėndresė, u mbush me aq inat ndaj vetvetes, sa qė filloi me i dhanė goditje tė tmerrshme anmikut dhe brenda pak kohe e mundi dhe e vrau. Mandej, mes brohoritjeve tė oborrtarėve dhe popullit u kthye nga Sulltani, qė e priti me gėzim dhe hare. Nė kėtė kohė, Sulltani shkoi nė Bursa, qytet i Bitinjės ku nė prani tė tij u paraqitėn dy luftėtarė persianė, njeni i quejtun Jahja dhe tjetri Zampasa, tė cilėt kėrkuen dyluftim si tartari, por me ndryshimin se do tė luftonin mbi kalė, me shtizė me shpatė dhe mburojė. Kundėr tyne kėrkoi tė luftonte Skanderbeu, tė cilit iu dha pėlqimi. Filloi luftimi, sė pari me Jahjen, e ndėrsa luftonte kundėr tij, pabesisht e sulmoi Zampasa, por Skanderbeu nuk u shqetėsue fare dhe me besim nė ndihmėn hyjnore dhe nė forcėn e shkathtėsinė e tij, mori ma tepėr fuqi dhe shpirt luftarak, e tue luftue me guxim, pothuaj e njėkohėsisht u dha vdekjen si njanit ashtu dhe tjetrit. (Sipas Julian Pisko “Studim historik mbi Skėnderbeun”, kjo ngjarje pavarėsisht nga mėnyra si mund tė jetė tregue dyluftimi i Skanderbeut kundėr kalorėsve persianė, asht dhe mbetet njė ngjarje historike.) Pėr kėtė trimni tė rrallė e tė lavdishme.

Skanderbeu u pėrgėzue e u nderue prej tė gjithė tė pranishmėve. Ndėrkohė hungarezėt kishin zbritė kundėr Muratit pėr t’ia shkatėrrue shtetin. Ai e nisi Skanderbeun kundėr tyne me njė ushtri tė madhe, dhe nė atė fushatė ai u suell me shumė kujdes e shumė urtėsi, tue shmangė ēdo luftim me hungarezėt. Skanderbeu kishte mbajtė dhe mbante gjithmonė pranė vetes mjaft shqiptarė tė krishtenė, besnik tė prindit, tė cilėt vazhdimisht i mėsonin fshehurazi pėr atė fe qė e kishte fitue qysh nė pagėzim. Prandaj bani si bani dhe me urtėsi tė madhe veproi qė hungarezėt, shumė tė krishtenė, tė ktheheshin pa u ndesh me tė siē kishte qenė dėshira e tij. Pastaj u rikthye shėndoshn e mirė me gjithė ushtrinė e Sulltanit nė Adrianopul, prej tė cilit u pėrgėzue shumė dhe u nderue me dhurata tė ēmueshme. Murati thoshte nė prani tė njerėzve ma tė shquem, oborrtarėve dhe familjes, se hungarezėt ishin friksue nga aftėsia dhe trimnia e Skanderbeut, prandaj ishin largue. E luste Skanderbeun, qė t’i kėrkonte ndonjė nder, por Skanderbeu me shumė respekt i pėrgjigjej se nuk donte asgja tjetėr, pėrveē mirėsisė sė tij. Kjo i mjaftonte”.

"Nė Romė ndodheshin edhe 3 libra tė panjohur pėr Skėnderbeun"

Psikologu
20-12-08, 13:18
Pėrkthyesi Pervizi: Si e gjeta origjinalin nė Itali

Nė parathėnien e librit tė Dhimitėr Frangut, “Veprat e lavdishme tė Skėnderbeut”, pėrkthyesi, Lek Pervizi, i cili qė prej vitit 1991 (1944-1991 ka qenė i internuar familjarisht nė disa kampe) jeton nė Bruksel, ka pėrshkruar edhe momentin e gjetjes sė kėtij libri nė bibliotekat e Italisė. Lidhur me kėtė, nė mes tė tjerash ai ka shkruar: “Si shumė shqiptarė tė tjerė, isha i intersuem dhe jam, me e njoft thellė e ma shkoqitun historinė e kombit tonė, qė nga origjina e deri nė ditėt tona. Por pėr konditat qė ishin krijue pėr njė pjesė prej nesh, tė mbyllun nėpėr burgje e kampe, njė nismė e tillė mund tė quhej e pamundshme dhe absurde vetėm me u mendue, e jo ma me u realizue. Ndėrkohė librat dhe dokumentet qė trajtonin historinė e vjetėr shqiptare, qėndronin qetėsisht tė radhitun nė raftet e bibliotekave tė ndryshme tė Europės, posaēėrisht tė atyne tė Italisė.

Mes atyne vėllimeve pushonte nė pritje tė heshtun prej 525 vjetėve dhe vepra tė Dhimitėr Frangut, mos dikush shqiptar vinte dorė mbi tė. Nė kėtė zbulim bibliotekar, gjeta dhe dy libra tė tjerė qė flisnin pėr Skėnderbeun, njani botue italisht nė Palermo mė 1845 nga njė anonim, dhe tjetri i Austriakut Pisko, gjermanisht, botue nė Vjenė nė 1894, tue i shtue kėtyne dhe veprėn e francezit Duponect, Paris 1884. Tė gjithė kėta shkrimtarė ndjekin fillin tregues tė Dhimitėr Frangut, pa iu shmangur njė fije, me shtesa tė tjera plotėsuese, me vend e pa vend. Pra, ē’ishte kjo rastėsi qė mė ēoi pikėrisht mue nė atė bibliotėkė dhe me ra nė ato libra? Ndoshta sepse nė ato kohna tė vjetra, fisi im i Pervizit tė Skurajve kishte qėndrue e luftue pėrkrah Skanderbeut? Ndoshta ky, kushtrimi i tė parėve, mė thirri dhe mė caktoi tė ndjek rrugėn e ripėrtėrimjes sė historisė shqiptare, ku Skanderbeu zinte vendin e nderit. Pėrfundimisht, kėnaqėsia ma e madhe, si pėr mue si pėr lexuesit, asht ajo e njohjes ma mirė dhe vlersimit tė Dhimitėr Frangut, si njė shqiptar i ditun, ndonėse modest, qė i vuni detyrė vetes me radhitė historinė e Skanderbeut ashtu siē e kishte pėrjetue vetė, pranė tij, gjatė 25 vjetėve tė epopesė sė madhe e heroike tė Shqiptarėve, qė luftuan pėr liri dhe pavarėsi nan udhėheqjen e njanit prej strategėve ma tė shquem tė historisė botore, siē ishte Princi Gjergj Kastrioti Skanderbeu”.

Veterani
21-12-08, 12:00
************************************************** ****
Pa i thėnė mirė "Psikologut" aty kur bėnė "luftėn" pėr krishterizėm, aty kėtu nė Temat/shkrimet e tija ka shumė gjėra qė edhe kanė ndodhur.
************************************************** ***************
************************************************** ***************

Ajo ēfar "pretendon" Psikologu le tė mos bėhet kurrė, por ti thuhet Gjergj Kastriotit Grek apo Serb siē do tu'a kishte ėndja Armiqėve tė Shqiptarėve kjo nuk durohet.

Nuk jam i sigurt sa ėshtė kjo letėr origjinale, por korrespodenca tė tilla ka patur ( si gjithmonė) nė kohėra luftėrash, edhepse po tė vėshtrohet "kjo letėr" nuk mund tė hasėsh edhe fort nė Armiqėsi mes dy miqėve tė dikurshėm.
Ēfar qė nuk ėshtė edhe fort pėr ta besuar.
Sepse !
Njėri i thotė: Kthehu nė besimin e vėrtetė tė Allahut dhe do tė shpėblej me gjithēka.
E tjetri ia kthen:
Pranojeni Krishterizmin dhe unė do tu pėrkulem, dhe do tė vihem nėn shėrbimin tuaj.

Prandaj po tė jetė e vėrtetė kjo letėr, asnjėri kėtu nuk fletė pėr tė mirėn e Shqiptarėve, edhpse nė atė kohė nuk kishte ndonjė "identitet" tė pėrsosur Kombėtarė, dihej shumė qartė qė tokat Shqiptare i banonte njė popull krejt ndryshe nga fqinjėt e atėhershėm dhe tė sotshėm.

Psikologu
21-12-08, 13:07
************************************************** ****
Pa i thėnė mirė "Psikologut" aty kur bėnė "luftėn" pėr krishterizėm, aty kėtu nė Temat/shkrimet e tija ka shumė gjėra qė edhe kanė ndodhur.
************************************************** ***************
************************************************** ***************

Ajo ēfar "pretendon" Psikologu le tė mos bėhet kurrė, por ti thuhet Gjergj Kastriotit Grek apo Serb siē do tu'a kishte ėndja Armiqėve tė Shqiptarėve kjo nuk durohet.

Nuk jam i sigurt sa ėshtė kjo letėr origjinale, por korrespodenca tė tilla ka patur ( si gjithmonė) nė kohėra luftėrash, edhepse po tė vėshtrohet "kjo letėr" nuk mund tė hasėsh edhe fort nė Armiqėsi mes dy miqėve tė dikurshėm.
Ēfar qė nuk ėshtė edhe fort pėr ta besuar.
Sepse !
Njėri i thotė: Kthehu nė besimin e vėrtetė tė Allahut dhe do tė shpėblej me gjithēka.
E tjetri ia kthen:
Pranojeni Krishterizmin dhe unė do tu pėrkulem, dhe do tė vihem nėn shėrbimin tuaj.

Prandaj po tė jetė e vėrtetė kjo letėr, asnjėri kėtu nuk fletė pėr tė mirėn e Shqiptarėve, edhpse nė atė kohė nuk kishte ndonjė "identitet" tė pėrsosur Kombėtarė, dihej shumė qartė qė tokat Shqiptare i banonte njė popull krejt ndryshe nga fqinjėt e atėhershėm dhe tė sotshėm.

S“po tė kuptoj ty zotėri !
Flet pėr temen apo pėr Psikologun ??!
Cka tė mundon ??!!
Cka qenka ajo qė tė mos behet se cka pretendon Psikologu??!!
Ndersa pėr atė se " nuk kishte ndjenjė tė pėrosurė kombetare " ne cilin definim e shkruan apo mendon Ti ??
Identiteti kombetarė ka qenė edhe shumė vite para Gjergj Kastriotit ,mirpo , letra tė tilla shkembimi nuk ma merrė mendja se ti njef e din ndokund , pėrndryshe do tė sihte dem qė tė mos i sjellish , te pakten pėr hirė tė historisė.