PDA

View Full Version : Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit


Psikologu
26-12-08, 14:45
Abdyl Frashėri...sikur tė mos ishte nė Lidhjen e Prizrenit
http://www.cdodite.com/fotografite/artikujt_foto410x/fotografia_94.jpgPunėtoret e mirėmbajtjes sė Liqenit Artificial nė Tiranė fshijnė tė patrazuara. Dy amatorė tė moshuar bėjnė ushtrime tė sforcuara fizike, atypari, kurse njė dorė qesharake ka zhgarravitur nė kompleksin monumental tė Vėllezėrve Frashėri. Nė fund, varret e tyre tė dėmtuara...Pakkujt i ka bėrė pėrshtypje kjo, deri pak disa javė mė parė...

Abdyl Frashėrin e ndoqėn kėmba-kėmbės. Me njė zell tė paepur pėr tė shtypur Komitetet e Mbrojtjes dhe lėvizjen e ethshme tė shqiptarėve pėr liri, qeveria turke krijoi gjykata ushtarake, qė gjykuan shumė nga patriotėt e angazhuar. Prej kėsaj do tė dėnoheshin bash 4000 prej tyre. Sentencat ishin tė dhimbshme: burgime, syrgjynosje dhe vdekje. Nė pranga ranė Bibdoda nga Mirdita dhe Hodo Pashė Bushati, qė u syrgjynosėn pėrjetė nė Anadoll. Ndėrsa, atij, nuk i bėnin dot nė gjurmė. Njė burrė i zoti, por me kohė- i drobitur, luftonte tė fshihej. Me shpirtin e tij tė lartė, Abdyli mundi qė t’i shpėtojė ndjekėsve pėr disa javė tė tėra. Pėr fat, bektashinjtė, qė i pėrkiste me shpirt nė besimin e familjes, e strehuan pa mė tė voglėn mėdyshje. Por kishte ardhur fundi. Nė vendstrehimin e fundit, nė njė teqe qė do e drejtonte drejt fshatit tė tij nė Frashėr u kap nga njė patrullė turke teksa po kalonte Shkumbinin. Papritmas.

Ishte 16 maji. Dihej dėnimi dhe shpėrblimi pėr kokėn e tij. Patrullės i shkėlqeu surrati nga gėzimi. Po ēonin nė pranga njė nga eksponentėt mė tė lartė tė Lidhjes sė Prizrenit, qė e kishte bėrė tash sa vjet me dhimbje Stambollin. Deri nė hapsanė, nuk dihet se ēfarė ka thėnė Abdyl Frashėri, por njė gjė ėshtė e sigurt. Duhet tė ketė bėrė njė bilanc tė jetės sė tij tė mundimshme...dhe tė kauzės. Ia vlejti apo jo?! Ashtu si dihej, ai pėrfundoi nė dėnimin mė vdekje. Sipėr njė ironi tė jetės sė tij tė vėshtirė, dėnimin ia kthyen me burgim tė pėrjetshėm. Agonia do zgjaste dhe pak. Kur qeveria shpalli njė amnisti tė pėrgjithshme, e cila e liroi mė 1885, ishte vonė pėr tė. Ishte me njė kėmbė nė varr. I vėllai, Sami Frashėri, njė nėnshtetas i bindur dhe i dashur i Perandorisė sė cunguar, mėton se falja i erdhi nga sulltani. Pasi qėndroi tre vjet i burgosur nė Kalanė e Prizrenit-kohė mė vonė, bashkė me familjen e tij u izolua mė Ballėkesir dhe nė Bandėrma.

Nė fakt, duhet tė kishte kuptuar se misioni i tij ishte nėpėrkėmbur nga smirėzinjtė, bashkatdhetarė tė tij. "Po ashtu meqė kundėrshtonte edhe qėndrimet dhe pretendimet e Serbisė dhe tė Malit tė Zi ndaj Shqipėrisė, inkuadrohet nė "Komitetin e Lidhjes" qė ishte formuar nė Prizren. Atėherė ra nė gjendje tė vėshtirė, sepse duke u komentuar mbrapsht qėllimet e tij tė vėrteta dhe patriotike nga ana e disa qėllimkėqinjve..., shkruan i vėllai, Samiu, qė pas vdekjes do t’i mbajė djalin, Mit’hatin dhe vajzėn Eminenė. Rehabilitimi, qė i erdhi nė fund tė jetės, ishte i pamjaftė. Arriti tė bėhej njė nga anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė Qytetit, "por nga mundimet dhe torturat e vazhdueshme nė burgun e Prizrenit dhe nga sėmundjet e tjera e pastaj edhe nga brengat e mėrzisė, e kaploi sėmundja e parakohshme e pleqėrisė. Pasi katėr vjet e kaloi kohėn si rob i shtratit, mė 1310/1892 vdiq dhe i ndjeri tash ėshtė nė varrezėn e Merdiven-köz-it".

Psikologu
26-12-08, 14:46
Debati, ishte apo jo nė Prizren

Ky ishte fundi i njė burri tė guximshėm. Nga bashkėkohėsit kanė ardhur nė pėrgjithėsi fjalė tė mira pėr tė, qė duket se janė njė pasqyrė e pėrballjes me dinjitet tė jetės sė tij tė vėshtirė. "Ishte jashtėzakonisht i zgjuar dhe i guximshėm, ishte i durueshėm dhe i mėsuar me mundimet dhe torturat trupore; ishte trim i madh; ishte i prirur dhe i gatshėm tė bėjė tė mira tė llojllojshme; ishte bamirės dhe shpirtgjerė; ishte bujar dhe fisnik, ishte njė njeri qė donte mėshumė rehatinė pėr tė tjerėt sesa pėr vete". Na vjen sėrish nė ndihmė i vėllai. Nė fakt tė gjithė kėto nuk mundėn qė historianėt ta katranosnin figurėn e tij. Njė e tillė ndodhi kur historianėt Kristo Frashėri dhe Sherif Delvina u pėrplasėn pėr faktin historik, nėse Abdyli kishte qenė apo jo nė Prizren nė Ditė-themelimin e Lidhjes. “Kur Sami Frashėri, Mit’hat Frashėri dhe Mehdi Frashėri pohojnė se Abdyl Frashėri nuk ka qenė nė themelimin e Lidhjes sė Prizrenit, kjo nuk e ul Abdyl Frashėrin, jo vetėm pėr faktin nė fjalė, sepse ai nė tėrėsinė e veprės sė tij ėshtė tepėr i madh, por edhe, sepse ai ish gjetkė nė njė detyrė tepėr tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė.

Ai duhej tė neutralizonte veprimtarinė armiqėsore tė Greqisė, nė Shqipėrine e Poshtme (Epir), ashtu edhe nėpėr qarqet diplomatike tė Evropės. Atė punė aq tė rėndėsishme nė kuadrin e Lidhjes sė Prizrenit, mė mirė se Abdyli nuk mund ta kryente asnjė tjetėr”. Artikulli i Sherif Delvinės ngjalli shumė polemika, dhe ra nė nė meskinitetin e shoqėrisė shqiptare, qė u mundua tė ulte figurėn e Frashėrit tė madh. Kristo Frashėri u pėrgjigj me maturi, por duke mos e shmangur atė qė ishte thėnė deri mė tashmė: "Abdyli foli me dibranė shqipen e tij tė Dangėllisė dhe se nga ky fjalim i tij kemi vetėm njė fragment tė regjistruar me kohė, sipas tregimit tė vetė Abdylit dhe njė pohim tė pleqve dibranė tė moēėm tė dėgjuar nga pjesėmarrėsit e kuvendit", duke mos u shmangur shumė nga monografia e tij kushtuar Abdylit.
Mit’hati thotė tė vėrtetėn, kur shkuan: "Mė 1879 nė shtator Abdyl Frashėri vete nė Prizren, kur e thėrrisnin nga Liga". Fakt tjetėr i rėndėsishėm ėshtė, qė nė gazetėn "Tercuman – i Sark" (Interpreti i Lindjes) gjatė muajit qershor – korrik 1878, kryeredaktor i tė cilės ishte Sami Frashėri, nuk pėrmendet fare Abdyli, si pjesėmarrės nė Lidhjen e Prizrenit.

Po kėshtu, as nė veprėn madhore tė Sami Frashėrit Kāmūs Al-a’lām nė vėllimin IV, f.3061 thotė se A. Frashėri "Inkuadrohet nė Komitetin e Lidhjes, qė ishte formuar ne Prizren", d.m.th, pasi ishte formuar Lidhja e Prizrenit. Edhe Mehdi Frashėri, te libri i tij "Lidhja e Prizrenit dhe efektet diplomatike tė saj", botuar mė Tiranė nė vitin 1938, nė faqen 29 pohon se: A.Frashėri qė nga Stambolli u kthye nė Frashėr, pa lejen e qeverisė. Po ashtu, edhe disa personalitete nga parėsia e Kosovės u kthyen e u mblodhėn nė Prizren, vazhdoi Delvina.

Psikologu
26-12-08, 14:46
Pak pėr jetėn e tij

Nė fakt, ato qė janė thėnė mė pak pėr jetėn e tij, kanė qenė ato qė kishin lidhje me mbijetesėn e Abdylit. Ai sakrifikoi si pakkush nė atė kohė. Qė nė jetėn private dhe duke vazhduar tek pasuria etj. Do tė punėsohej shpejt, sepse i duhej tė mbante familjen. Ishin pesė vėllezėr mė tė vegjėl, qė prisnin tė ushqeheshin prej tij. U shtrėngua tė punonte qė i ri mė 1857 nė Drejtorinė pėr Mbledhjen e Tatimit (xhelepit), nė Sekretariatin pėr mbrojtje Sociale dhe nė detyra tė tjera. Nė familjen e madhe tė Frashėrllinjve nuk ishte mė si mė parė, pas vdekjes sė prindėrve. Begatia ja kishte lėnė vendin ngushtėsisė dhe mbijetesės. Kishte vdekur babai, Halidi dhe dy vjet mė vonė ndėrroi jetė dhe e shoqja e tij, Emineja. Abdullah Hysniu beu, djali mė i madh i shtėpisė, i duhej tė kujdesej tashmė pėr pesė gojė tė tjera. Abdyli Beu, si do tė njihej mė vonė, i kishte marrė drejtimin tė detyruar jeta. 14 vjeē, do tė shkruajė njė nga vėllezėrit mė tė vegjėl, Samiu nė Kāmūs Al-a’lām, u gjend nė kufirin e Greqisė me ushtrinė ndihmėse sė bashku me tė atin e vet...

Sado qė tek Frashėrllinjtė, nuk munguan njerėzit e penės- elementėt intimė tė jetės sė Abdyl Frashėrit mungojnė. Ato janė pak panegjirike nė monografinė e tij, ndėrsa bėhen pak tė ēuditshme, kur flitet mė vonė. Sesi do tė ngjitej nė krye tė lėvizjes pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, mjaftojnė tash pak dokumente. Mes tyre ato qė i thonė kundėrshtarė tė Shqipėrisė dhe tė tjerat, qė lidhen me njerėz qė i glorifikojnė ato dhe folku. Gjithsesi, pėrplasja e historianit tė njohur mediavalist Kristo Frashėri, por qė nė karrierėn e tij tė gjatė ėshtė marrė dhe me periudhat e tjera- me historianin Sherif Delvina provuan se mungonin dėshmitė e sakta, jo vetėm nėse ai kishte qenė apo jo nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, por edhe tė kontributit tė madh tė tij. Pėr fat, siē ndodh me periudha, qė janė tė hulumtuara pa ndonjė interes tė veēantė ajo u mbyll shpejt...Por, duke treguar seriozitetin e pakėt, kur duhet tė merremi me ēėshtje reale.

Psikologu
26-12-08, 14:47
Pėr pavarėsinė dhe politikėn e kohės

Nė fakt, Abdyli si pakkush kishte derdhur veē parave dhe vullnet pėr Shqipėrinė. Ai shpenzoi pasurinė e tij prej mijėra lirash kundėr aneksimit tė anėve tė Janinės dhe tė Prevezės, Greqisė. Kuptohet se nuk mundi, ashtu si tė gjitha gjėrat ideale. Tė paktėn, vendosi njė standard se deri ku mund tė shkojė vullneti i njė njeriu patriot. Sė bashku me njė bashkėpunėtorin e tij tė ngushtė, njė figurė, po aq interesante Mehmet Ali Vrionin pėrpiqet pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Mbi kokė u qėndron postulati perėndimor i asaj kohe "Nuk mund tė ketė komb pa gjuhė tė shkruar". Si pėr dreq, e asaj kohe ėshtė vėrejtja cinike e mė tė madhit burrė shteti tė kohės, Bismark, qė thotė se "nuk ka kombėsi shqiptare". Kurse nė Kongresin e Berlinit, qė mbahet pak ditė pas Lidhjes sė Prizrenit miratohen dhėnia e tokave shqiptare Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė. "Berlini" doli shumė mė i ashpėr se "Shėn Stefani". Gati njė dekadė mė vonė, kryeministri arbėresh i Italisė, Krispi, njė njohės prej gjaku dhe kulture mė i mirė se Bismarku- i Ballkanit, i rrėfeu se: ”Po tė ndodhin ndryshime nė qeverinė turke, mbi tė gjitha Maqedonia, Shqipėria dhe Serbia duhet tė kenė autonominė e tyre, ashtu si e ka dhe Rumania dhe Bullgaria”. Shqipėria mbeti sėrish dhurata e Turqisė, ndėrsa Abdyl Frashėri erdhi nga Berlini mė i vendosur, tash pėr tė zhvilluar gjuhėn shqipe, qė tė justifikonte kėrkesėn e saj pėr pavarėsi.

Vite mė vonė, Mit’hati, i biri do tė gjej njė dokument interesant, kur Abdyl Frashėri i drejtohet kryeministrit Krispit mė 16 shtator 1890 me fjalėt: "Shqiptarėt janė tė gjithė tė gatshėm tė vdesin me armė nė dorė para se tė lejojnė qė tė ndahen nė mes tė shteteve fqinje, qė do tė shkatėrronin plotėsisht gjuhėn dhe kulturėn e tyre, tė cilėn ata e kanė ruajtur qė nga kohėt parahistorike...Shqiptarėt duhet tė ruajnė autonominė e tyre administrative dhe kufijtė kombėtarė e etnikė tė atdheut tė tyre...Ata do tė mirėprisnin me kėnaqėsi ligjet dhe organizimin evropian. Ata nuk i kushtojnė shumė rėndėsi besimit: myslimanė, katolikė, ortodoksė, janė tė gjithė pa pėrjashtim, nė njė mėndje pėr gjithēka qė ka tė bėje me vendin e tyre. Ata do tė preferonin pronca nga gjaku i tyre, tė denjė pėr kėtė titull, tė zotė qė t’i drejtojnė mirė nė udhėn e pėrparimtar dhe qė do t’i njihnin traditat dhe zakonet e vendit".

Ajo qė ndodhi dihet. Ushtria trime e Lidhjes sė Prizrenit luftoi kundėr turqve mė 4-6 shtator nė Gjakovė dhe fitoi. Po ashtu, luftoi trimėrisht kundėr malazezėve, kur Turqia tėrhoqi trupat nga Plava e Gucia. Por nuk mundėn tė ruanin dot Hotin e Grudėn, qė Fuqitė e Mėdha ia lanė Malit tė Zi si kėmbim. Mė pas Ulqini, i rrethuar nga deti nga 17 anije tė Fuqive tė Mėdha dhe nga toka nga 10.000. Tė 3000 vullnetarėt shqiptarė vetėm ashtu u detyruan qė tė lėshojnė..Nė vitet qė do tė vazhdonin, shqiptarėt do tė mblidheshin nė Dibėr, me njė Kuvend tjetėr dhe mė 23 korrik 1880 nė Gjirokastėr, kur njė Kongres, ndėrmori masa tė ngjashme. Ky ishte fillimi i fundit pėr Turqinė dhe fillimi i madh i Rilindjes sė shqiptarėve. Njė ushtri e madhe mori Shkupin, Prizrenin e Gjakovėn dhe rivendosi administratėn turke...Njerėz si Abdyl Frashėri u pėrndoqėn kudo...

Psikologu
26-12-08, 14:48
Epilog

"Nė rast se fuqitė e mėdha do ta dėnojnė kėtė popull trim dhe liridashės tė mbetet nė robėri dhe ca mė keq tė copėtohet midis shteteve fqinje, gadishulli Ballkanik nuk do tė ketė kurrė qetėsi, sepse shqiptarėt nuk do tė pushojnė asnjėherė sė luftuari pėr tė fituar pavarėsinė e tyre kombėtare. Pėrkundrazi, nė rast se shqiptarėve do t’u njihen tė drejtat e tyre kombėtare, Shqipėria do tė bėhet faktor i paqes dhe do tė kthehet nė njė digė kundėr ekspansionit carist, i cili rrezikon jo vetėm gadishullin Ballkanik, por edhe kontinentin Evropian".

Historia e provoi vėrejtjen e tij duke i dhėnė vetėm nė fund tė mijėvjeēarit tė dytė pak rehati shqiptarėve. Por,...Non plus ultra. Pastrueset kanė fshirė monumentin, por varri i Abdylit qėndron i thyer bash nė kryeqendrėn e shqiptarėve, nė Tiranė.

Shkruan : Ben Andoni