PDA

View Full Version : Kosova mesfush,Topi që duan secili ta shënojnë në porten e tyre.


Pupi
11-01-09, 11:26
Vizita e Topit ne Kosove: Tre kryetare komisionesh te PD braktisin delegacionin


Tre kryetare komisionesh te rendesishme parlamentare, qe i perkasin Partise Demokratike, nuk ju bashkangjiten Presidentit te Republikes gjate vizites se tij ne Kosove,duke mos iu pergjigjur keshtu fteses zyrtare te kreut te shtetit per te qene pjese protokollare e delegacionit.

Prec Zogaj, kryetar i Komisionit parlamentar per Politiken e Jashtme, Leonad Demi kryetar i Komisionit te Sigurise Kombetare dhe Edmond Spaho, i Komisionit Parlamentar per Ekonomine kane nxjerre arsye individuale per mospjesemarrjen ne kete vizite te rendesishme, por nderkohe kane dale pikepyetjet e para, te nje skenari tjeter.

Te vetmit deputete demokrate qe shoqeruan Presidentin ishin Sali Shehu, Bujar Leskaj dhe Besnik Mustafaj, pra ose mbeshtetes te deklaruar te tij ose figura me integritet. Hartimi i listes se delegacionit zyrtar, ka qene ne fakt protokollar.

Keshtu, sipas parashikimit, Presidenti u shoqerua nga dy nenkryetaret e Kuvendit, Neritan Ceka dhe Ylli Bufi. Po sipas parashikimit, u shoqerua edhe nga nenkryetaret socialiste te komisioneve parlamentare. Por dhe kesaj here jashte parashikimi, delegacionit i munguan tre kryetaret e komisioneve.

Te tre keta, figura te rendesishme ne Partine Demokratike, kishin konfirmuar pjesmarrjen e tyre deri ne vigjilje. I kontaktuar me telefon nga Top Channel, Leonard Demi i Komisionit te Sigurise, tha se kishte qene i zene me pune ne Delvine dhe Sarande.

Edmond Spaho tha se u pengua per te marre pjese nga nje problem familjar.

Kurse Prec Zogaj, qe eshte angazhuar shume ne vendosjen e marredhenieve nderinstitucionale me homologet e Komisionit te Jashtem te Kuvendit te Kosoves, ka bere nje telefonate afer mesnates. Burime per Top Channel thane se zoti Zogaj i ka telefonuar vete Presidentit Topi, per t'i shpjeguar personalisht arsyet e mosvajtjes, por keto arsye nuk jane bere publike.

Burime te mireinformuara per Top Channel konfirmojne se pas ketij bllokimi, qendron perplasja jo vetem institucionale, mes kryeministrit Berisha dhe presidentit Topi. Presidenti i Republikes ne fakt, ne vizitat e tij jashte Shqiperise eshte treguar gjithmone luajal me mazhorancen, duke ngritur lart arritjet e Shqiperise ne lemin e ekonomise, integrimit apo projekteve infrastrukturore, si rruga Durres-Kukes.

Kjo nuk fsheh gjithsesi tensionin ne rritje mes dy drejtuesve te larte, vetem pak dite para vendimit te pritshem te presidentit per Ligjin per Lustracionin, apo te Dosjeve. Veprimet indirekte ne kete drejtim nuk kane munguar edhe para vizites se Topit ne Prishtine.

Por fakti, qe debati i brendshem politik ne Tirane, ka cenuar nje vizite kaq te rendesishme qe ngrihej mbi te gjitha palet, e ben te rende aktin e bllokimit te deputeteve te mazhorances, per te qene ne delegacionin qe shkoi ne Prishtine.(Top Channel)

Komenti imë:

Si duket vizita Presidentit Shqiptarë Bamir Topi edhe kësaj radhe është bërë "moll sherri" për partit politike në Shtetet Shqiptare.
Top Channel, paska harruar të cekë edhe mostakimin e liderit të AAK "me ramushin" dhe delegacionin e lart nga Tirana .

Pupi
11-01-09, 11:39
Edhe Thaçi "nuk ka munguar" në të folme:

Kryetari i Partis Demokratike Shqiptare për FYROM i ka nxjerrur dsia fjalë, që unë nuk do ti shihja bash edhe me sy të mirë.
"Qesharake janë idet e Topit dhe Sejdiut, derisa ata flasin për një minishengen, le ta vizitojn ata njëher veriun e mëpastaj flasim për gjërat tjera"
Çfar e bënë aq pesimist Menduh Thaçin, apo ndihet i anashkaluar, apo e keqja shkonë edhe më largë kushedi ?

Urata
17-01-09, 06:15
Pupo,jaaaaaaaaaaa ska myshteri apolitik...!

Makresh
17-01-09, 09:25
Menduh Thaqi u bo pa rre.