PDA

View Full Version : Ne 2011 zgjedhjet e pergjithshme

pirro
16-01-09, 20:43
Ne nje takim ne mes kryeministrit Thaqi, presidentit Sejdiu dhe perfaqesusesit civil nderkombetar u vendos se zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne Kosove do te jen ne 2011.
menjehere ka reaguar Ramush Haradinaj duke thene se do te ankohet ne gjykaten Kushtetuese ( edhe pse nuk eshte formuar ende).

Pupi
16-01-09, 23:13
Pse i ngutet aq shumė Ramush Haradinajt ?

Duke u ankuar pranė mediave, vėrehej qart njė lloji frige tek lideri i AAK-s Ramush Haradinaj.
Pėr mendimin tim, nė vend qė tė pėrgaditej nji trohe mė mirė pėr zgjedhjet e ardhshme ish Kryeministri Haradinaj ngutej panevoj. Sepse po tė shpallėshin zgjedhjet nė tremujorshin e ardhshėm, kam frigėn qė as minimumin e votave nuk do ta arrinte.
Mos u ngut, apo pse ngutesh z.Haradinaj ?
Nė moshėn tuaj, ka shanc tė vini prap nė pushtet, por kėshtu si ja keni nisur nuk e besoj qė do tė ndodhė nė tė ardhmėn e afėrt !

Blu_sky
16-01-09, 23:36
le te plasin se prap ne do te fitojm

LisMalisi
16-01-09, 23:57
mendoj se eshte pak si heret se per 3 vite nuk ndryshojn shume senet, e sidomos tek ne qe jemi mesuar ti mbajme qeverit me dekada.
viti 2021 do ishte me i qelluar per te bere ndryshime se ndoshta deri atehere ngopemi edhe me keta qe i kemi sot, per ndryshe veq me hargju pa lidhje at bugjet edhe ashtu te pa mjaftueshem edhe per shtresat sociale, se katuni qi shihet nuk do kallauz, qeveri me te mire kurr skemi pas dhe as qe do te kemi per nje kohe bukur te gjate me perjashtim te disa freskimeve (kualitative)ne kuptim te koalicionit.
por prap eshte mire qe edhe grupeve te vogla politike qe kan mbet ne opozit t'u plotesohet deshira per te zhvilluar gara sepse keshtu me shpejt do te binden se me merit e mbajn vendin ne opozit, edhe pse edhe aty hiq spo u nihet zani.
eshte ky me siguri nje vendim i urte dhe demokratik para se gjithash i kryetarit dhe kryeministrit te kosoves te cilet ne asnje moment nuk e harrojn opoziten e traumatizuar.
ky vendim patjeter eshte per tu pershendetur.

Urata
17-01-09, 06:13
le te plasin se prap ne do te fitojm

...e kush ishit ju?

Makresh
17-01-09, 09:24
...e kush ishit ju?

Kta jan kėrKushat tu kosoves.

S'jam Pydyky, po kan punue sa 9 vjet qeveria rugovase.

Puntorit zgjatja kacijėn n'cisi raste !!

Dani11
17-01-09, 10:06
Kosova nuk ka nevoi per zgjedhje te reja sepse as pozita dhe as opozita nuk jane ne gjendje qe te benin ndryshime te madhe ne shoqerin Kosovare.Duke marre parasyshe qe Kosova eshte shtet i ri me nje popullsi relativisht te vogel ne numer dhe me kuadro shume me te pakta.E keqja qendron aty qe edhe keto pak njerez te afte qe kemi jane te ndare ne 101 parti keshtu qe nuk jane ne gjendje te japin kontributin e tyre maksimal.
Prandaj e vetmja menyre dhe i vetmi piktakim i ketyre njerezve te afte eshte vendi pozit opozit, njera punon dhe tjetra e kontrollon dhe keshtu shteti i Kosoves do te ec para.
Te gjithe e dime qe Kosova ka probleme te shumta te cilat nuk zgjidhen brenda nates por kerkoin kohe dhe perkushtim te jashtezakonshem.Nga ana tjeter te gjithe jemi te vetedishem qe pa marre parasyshe se kushe eshte ne pozite pike se pari ata pasurohen vete,familjet dhe klanet e tyre e pastaj qka te mbetet shfrytezohet per shtetin e Kosoves.Pra kur te mirren parasyshe te gjithe keta faktore atehere eshte e kuptushme gjendja jone momentale,mirepo prap se prap une jame optimist qe Kosova do te ec para edhe pse me hapa te ngadalet apo duke qaluar.

KLM

Zana_ch
17-01-09, 10:44
le te plasin se prap ne do te fitojm

...e kush ishit ju?

kta jan h....t qe po na knaqin me rrena moj

Arkza
17-01-09, 10:54
kta jan h....t qe po na knaqin me rrena mojHo de se veq Jemi Mesue na me rrenat moj !! Qe 19 vjet mo :P:D:D

fadil
17-01-09, 13:30
Pershendetje:

Nese do te ndegjoheshin kerkesat e njerzve te deshtuar gjdo tre muaj do te kishte zgjedhje ne Kosove dhe gjdo kunde ne bote, sepse ata sdin se qka me thene tjeter perpos me kerkuar zgjedhje, njejte eshte ka vepron edhe Ramush Haradinaj me kliken e tije .

Une e kisha keshilluar Ramush Haradinaj qe ta ndrroj qasjen e tije Politike prej nje mafio politikani ne nje politikan te kohes se sotme, sepse do ti shkrihen ne PDK te gjitha deges siq beri dje ajo e drenasit.

MemphiSx
17-01-09, 16:00
Tmerr,Krimineli me i thon mafi dikujt :D :D :D

pirro
17-01-09, 18:23
Une nuk mendoj qe do te kishte nje ndryshim shume te madh edhe po te mbaheshin zgjedhjet kete vit. Dhe vertet nuk e kuptoj shume qart insistimin e Ramush Haradinaj per mbajtjen e zgjedhjeve. Une e kuptoj shume thjesht kerkesen e tij per zgjedhje vetem si deshire per te hyre ne parlament Ramushi dhe Blerim Shala, dhe ne anen tjeter nuk i llogarit shpenzimet qe krijohen me mbajtjen e zgjedhjeve qe diku arrin ne 1-2 milion euro.

fadil
19-01-09, 15:14
Mbyllja e gojės sė sovranit
Vendimi i Sejdiut, Feithit dhe Thaēit pėr mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė nė vitin 2011 ka njė deficit tė pariparueshėm legal, procedural dhe politik. Si i tillė, ai ėshtė i gabuar dhe i paqėndrueshėm, do tė jetė burim tensionesh tė mėdha nė skenėn politike tė vendit dhe do tė ketė pasoja pėr shoqėrinė kosovare.

Nga Blerim Shala mė 19.01.2009 nė ora 13:32

Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, foli. Pas tij, foli edhe Pieter Feith, Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar. Po ashtu, edhe Hashim Thaēi, Kryeministri i Kosovės.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė vend, tė parat nė shtetin e Kosovės, do tė mbahen, sipas Sejdiut, Feithit dhe Thaēit, nė vjeshtėn e vitit 2011, apo, gati katėr vjet tė plota pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Nė arsyetimin e kėtij vendimi, Kryetari Sejdiu pohoi pėrputhshmėrinė e verdiktit tė tij me Nenin 161 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Pieter Feith, nė komunikatėn e emituar prej Zyrės sė tij, konstatoi qė “vendimi i Presidentit pėr t’u mundėsuar institucioneve qendrore tė pėrmbushin mandatin e tyre sipas Kushtetutės ėshtė nė pėrputhje me Propozimin Gjithėpėrfshirės pėr Statusin”.
Vendimi i Sejdiut, Feithit dhe Thaēit, ka njė deficit tė pariparueshėm legal, procedural dhe politik. Si i tillė, ai ėshtė i gabuar dhe i paqėndrueshėm. Nė kėtė mėnyrė, ai do tė jetė burim tensionesh tė mėdha nė skenėn politike tė vendit dhe do tė ketė pasoja pėr vetė shoqėrinė kosovare.
Nė aspektin legal, vendimi i Sejdiut, Feithit dhe Thaēit, do tė mund tė justifikohej vetėm nė dy raste:
Sė pari, po qė se zgjedhjet e nėntorit tė vitit 2007 janė mbajtur sipas Propozimit Gjithėpėrfshirės tė Presidentit Ahtisaari dhe tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Atėherė, gjithēka do tė ishte nė rregull, apo, pushteti qendror do tė mund ta konsumonte tė tėrin mandatin katėrvjeēar.
Tė gjithė ne e dimė qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Zgjedhjet e nėntorit tė vitit 2007 janė mbajtur sipas Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, pa asnjė tė vetmen referencė legale dhe politike nė Pakon e Ahtisaarit, nė Kushtetutėn e Kosovės (qė ishte nė hartim e sipėr), apo, nė statusin e Kosovės (qė ishte nė pėrmbyllje e sipėr). Asnjė politikan i Kosovės dhe asnjė zyrtar ndėrkombėtar nė Kosovė dhe jashtė saj, asnjė herė, nė vjeshtėn e vitit 2007, nuk ka thėnė qė kėto zgjedhje kanė lidhje me Ahtisaarin dhe me statusin e Kosovės. Nė tė kundėrtėn, natyrisht qė nuk do tė kishim njė dalje tė votuesve nė zgjedhje prej vetėm 42%. Pėrkundrazi.
Siē dihet, Pakoja e Ahtisaarit ka hyrė nė fuqi nė Kosovė tok me Kushtetutėn e Kosovės, me 15 qershor, 2008.
Sė dyti, arsyetimi i Sejdiut, Feithit dhe Thaēit pėr mandatin e plotė tė deputetėve tė Kosovės tė zgjedhur nė vitin 2007, qėndron, legalisht, vetėm nėse ky mandat nuk i ndahet dot Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, gjegjėsisht, Amandamentimit tė saj, tė bėrė nga Joakim Ryker, PSSP-ja. Kjo do tė thotė qė legalisht, pushteti i sotėm qendror nė Kosovės ėshtė tutje IPVQ (Institucionet e Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė), e jo pushtet i Republikės sė Kosovės.
Me kėtė logjikė legale, do tė dilte qė IPVQ-tė janė nė krye tė shtetit tė Kosovės.
Kėtė fakt e ka konfirmuar me gojėn e tij, hiē mė larg se pak javė mė parė, Kryetari Sejdiu, kur ka pohuar qė ai gjendet nė mandatin e dytė tė tij si Kryetar i Kosovės. Njė gjė e tillė ėshtė e mundur vetėm nėse ky llogarit mandatin e tij nė bazė tė Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, e jo tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Sejdiu, Feith dhe Thaēi, me vendimin e tyre, ia kanė subordinuar/nėnshtruar Propozimin Gjithėpėrfshirės tė Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, Kornizės Kushtetuese tė Kosovės. Apo, ata kanė konstatuar qė data e 17 nėntorit, 2007, kur janė mbajtur zgjedhjet e pėrgjithshme, ėshtė datė sipėrore dhe pėrcaktuese, nė aspektin legal dhe politik, pėr tė gjitha zhvillimet tjera nė Kosovė, duke pėrfshirė kėtu edhe 17 shkurtin, 2008, shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, dhe 15 qershorin, 2008, fuqizimin e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, ndėrsa do tė duhej tė ishte anasjelltas: Gjithēka ēfarė ka ndodhur para 17 shkurtit dhe 15 qershorit, 2008, do tė duhej t’u nėnshtrohej kėtyre dy zhvillimeve madhore politike nė Kosovė.
Ėshtė e vėrtetė qė Propozimi i Presidentit Ahtisaari ėshtė prezantuar para mbajtjes sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Kosovė, gjegjėsisht, nė marsin e vitit 2007, gjė qė ka bėrė qė provizioni i Pakos sė tij, pėr orarin e mbajtjes sė zgjedhjeve lokale dhe tė pėrgjithshme nė Kosovė, mė sė voni nėntė muaj pas hyrjes nė fuqi tė kėtij Propozimi, tė jetė objekt shqyrtimi dhe interpretimi, por gjithmonė ėshtė ditur, sepse ky fakt ėshtė kodifikuar edhe nė Kushtetutėn e Kosovės, qė provizionet e Ahtisaarit kanė supremaci legale dhe politike ndaj tė gjitha tė tjerave.
Sejdiu, Feith dhe Thaēi e kanė shpėrfillur kėtė fakt, pėr tė cilėn gjė ata do tė mbajnė pėrgjegjėsi legale dhe politike.
Deficiti procedural i kėtij vendimi tė Sejdiut, Feithit dhe Thaēit ėshtė i gjithėnjohur dhe mund tė klasifikohet si njė rrjedhė qė ėshtė precedent pėr Kosovėn e pas vitit 1999 (pas ēlirimit tė saj): Ky vendim ėshtė marrė pa bėrė asnjė konsultim tė vetėm me pėrfaqėsuesit e opozitės parlamentare, me partitė tjera politike jashtėparlamentare, pa debatuar kėtė ēėshtje nė Kuvendin e Kosovės, pa e trajtuar si duhet nė shoqėrinė civile dhe nė media, pėrkundėr paralajmėrimeve prej vetė zyrtarėve qeveritarė tė Kosovės. Edhe nė kohėn kur UNMIK ka qenė autoritet absolut nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe orarin e mbajtjes sė zgjedhjeve, PSSP-tė Soren Jesen-Petersen dhe Joakim Ryker, kanė vendosur pėr shtyrjen apo organizimin e zgjedhjeve nė Kosovė, pas konsultimeve intensive disamujore me autoritetet mė tė larta tė Kosovės, dhe pas debatimit tė kėtyre temave nė media dhe nė shoqėrinė civile.
Sejdiu, Feith dhe Thaēi e kanė injoruar nė tėrėsi kėtė procedurė, pėr tė cilėn gjė ata do tė mbajnė pėrgjegjėsi politike.
Deficiti politik i vendimit tė 16 janarit shfaqet nė trajtė tė shumėfishtė, ku kėtu do t’i pėrmendim tri kryesoret:
Sė pari, nė kėtė mėnyrė, po sforcohet logjika e imponimit arbitrar tė vendimeve kapitale politike nė Kosovė, tė cilat patjetėr kėrkojnė krijimin e njė konsensusi politik.
Sė dyti, vetė ne po e godasim validitetin e Pakos sė Ahtisaarit, e cila ėshtė e sulmuar nga tė gjitha anėt, dhe e cila ėshtė e rrezikuar nė themelet e saj.
Sė treti, kėshtu do tė ndodhė mohimi i tė drejtės tė qytetarėve tė Kosovės, qė kėta tė shprehin vullnetin e lirė politik tė tij pėr gjendjen e sotme tė shtetit tė Kosovės dhe pėr ardhmėninė e afėrt tė kėtij shteti.
Qytetari i Kosovės duhet tė flasė, sa mė parė qė ėshtė e mundur, pėr gjendjen e shtetit tė Kosovės, sepse vetėm populli i Kosovės ėshtė sovran, dhe vullneti i tij qėndron mbi tė gjithė politikanėt dhe partitė politike.
Sejdiu, Feith dhe Thaēi e kanė injoruar nė tėrėsi kėtė tė drejtė tė patjetėrsueshme tė qytetarit tė Kosovės, pėr tė cilėn gjė ata do tė mbajnė pėrgjegjėsi politike.

Marr nga gazeta Express.

Blerim Shala ka menduar se do te behet naj minister e tani qe ia ndryshuan planet e tije personale per interesa te Kosoves ai flet per demokraci.

O Blerim Shala shko atje ku je kan sepse ti ke gabuar ne hapa dhe ketu eshte fundi i juaj Politik dhe intelektual, sepse ne cilen do parti qe do te kishe shkuar perpos AAK.se do kishe qen shum me respektuar se sa qe do te jesh tani.

fadil
19-01-09, 15:25
LDK pėrkrahu vendimi e Sejdiut pėr zgjedhjet Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėrkrahu sot vendimin e kryetarit tė Republikės, Fatmir Sejdiu, pėr kohėn e mbajtjes sė zgjedhjeve nacionale nė vend.
Kryesia e kėsaj partie konsideron se Sejdiu kėtė vendim e ka marrė duke u mbėshtetur nė pėrgjegjėsitė e tij kushtetuese si kryetar i shtetit, si dhe nė pajtueshmėri tė plotė me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe nė aktet e tjera juridike tė saj.

Marr nga Rtklive.com

Guri i madh
19-01-09, 18:50
une besoj se hasha esht per mbajtjen e zgjedhjeve te lira gjat kti viti se ato zgjedhjet e vitit te kaluar jan mbajt me KORNIZ kushtetuse e ky hasha ka qen kunder KORNIZES kushtetuse

Dani11
19-01-09, 19:30
E po kjo eshte lufta per pushtet, nuk e di pse po habiteni ju te PDK-es me sjelljet e opozites a thua harruat ju kur qendronit nen hije dhe ulurisnit kunder qeveris se atehershme? A thua harruat ju luften qe bete kunder Ibrahim Rugoves dhe LDK-es, lufte te eger dhe barbare te pa pare kunder Rugoves kunder Demokracise kunder patriotizmit te mirfillt, e dogjet edhe flamurin Dardan dhe pranuat flamurin 6 pikesh.Te gjitha keto i bete vetem e vetem per te ardhur ne pushtet dhe tani shohim Thaqin qe mundohet ta ndjek po ate rruge te Ibrahim Rugoves, pra tani punet qe deri dje i shau dhe i kritikoi ai sot i perkrah dhe mundohet qe te ndjek rrugen e Rugoves pra rrugen e demokracise.Nje gje nuk duhet ta harroim kurre qe Ramush Haradinaj me AAK-ne e shpetuan Kosoven ndoshta edhe nga nje lufte qytetare qe ishte ne gjendje ta bente PDK-ja per te ardhe ne pushtet, pikesht ketu nderyni AAK-ja dhe formuan qeverin me LDK-ne ne krye me Ibrahim Rugoven, ky fakt nuk guxon te harrohet.Prandaj mos u habitni ju te PDK-es kur opozita reagon ju gjen gabime dhe ju kritikon, sepse ju vertet nuk late gje te zeze pa bere deri sa erdhet ne pushtet.
Mos harroni qe ju bete edhe nje krim qe nuk e ftuat familjen Haradinaj gjat shpalljes se pavarsise dhe keshtu ia privuat te drejten me meritore per ta nenshkruar pavarsin edhe me laps, sepse kjo familje me gjak e ka nenshkruar ateher kur u dashte. Per kete veper qyqare do te ju denoi Historia.

Guri i madh
19-01-09, 19:34

dan kta qeveritart e sollanes jan ne gjendje me sakrifikue ter kosoven edhe shqiptarin vetem e vetem me pas nji korrik siq e kishte AZEM VLLASI

Llapjani_HH
19-01-09, 20:40
dan kta qeveritart e sollanes jan ne gjendje me sakrifikue ter kosoven edhe shqiptarin vetem e vetem me pas nji korrik siq e kishte AZEM VLLASI
Guri qysh lexova une para nja 2 dite, ky Hashimi i Brojės kėshilltar e kish Azem Vllasin.
Qė dmth. Azemi e mson kėtė politikalin qysh me rujt karrigėn
A jan zatet dy t'mirė he Zoti ja u theft qafėn, asi se u habita Zoti i "rujt"

Guri i madh
19-01-09, 20:46

ky hasha ban gjithqka per karrik ky e merr kshilltar edhe xorxhe bozhoviqin veq me e rujt shkamin

ja parshembull e ka marr per kshilltar TOM GASHIN i cili si jurist esht rraf me policin ne nji BAR nate do me than me porsona zyrtar esht rraf edhe i ka fye ,po qka esht ma e keqja HASHA po tenton ket TOM GASHIN me e vendos ne poste kyqe ose krye,prokuror ose ne krye te gjykates kushtetuse e mos te flasim per kryetart te cilet i ka nominue ne komunat e kosoves lushtakt e sharkat e shum sharka tjer

po e ka krahun e fort HAVIR SOLLANEN

krijuesiii
19-01-09, 23:21
...qe besa deri ne 2011 ska zgjedhje edhe ateher kur te mahen i fitona Hasha apet veq tanaj bindshem 60%...

tungii

GURI SYLAJ
21-01-09, 05:18
Per Zgjedhje nuk do te ishte problem sikur Hyqymeti te arrinte te gjente ZGJIDHJE per Miletin!!
Zgjidhje per papunesine,per shendetesin ,per arsimin ,per TMK ,per FSK,per SHIK-un,per MITROVICEN,per BREZOVICEN, ......
Per te pagjeturit dhe kthimin e tyre ne varret qe kan mbet hapur....
Per varret e mbyllura e dosjet e HAPURA !!?
E per...??????
Si po duket e gjithe kjo VONESE po bjen pare ne THES !!!?

Makresh
21-01-09, 10:29
Guri Sylaj,... s'di se ne qfar ambienti jeton nė gjermani,. por po pashe LARG !

fadil
21-01-09, 14:11
Pershendetje>

Pasha zotin askujt me shum se Hashim Thaqit nuk do ti konvenonte qe zgjedhjet te mbaheshin sivjet!
Sepse sikur te mbaheshin zgjedhjet sivjet Hashim Thaqi do ti fitonte me me shum se 50% te votave!

a spo e shiqoni telivizorin a? per dite antarsia e te gjitha partive Politike eshte duke shkuar ne PDK, e duke ikur nga te gjitha partit tjera.

Por Hashim Thaqi nuk eshte shum i interesuar per pushtet, sepse ai pushtetin e ka, sepse ja kan besuar qytetaret, dhe eshte duke punuar mire, bile une po ju them se Hashim Thaqi deri ne vitin 2015 e ka te garantuar pushtetin, sepse keta fare politikanat qe po e kritikojn Hashim Thaqin nuk jan duke bere azgje me shum se qe jane ka ja shtojn simpatin ne popull, sepse ndoshta Hashim Thaqi nuk eshte i perkryer, por kur qytetaret e Kosoves i ndegjon kritikuesit e Hashim Thaqit, ateher Hashimi ju duket si hzreti Muhameti ose Jezu Krishti.

ju qe se doni Hashim Thaqin dhe qe jeni kunder tije iu kisha lutur qe ta merrni veten me te mire, sepse do te jete kohe e gjate dhe ju nese filloni te keni gjithe kete inati ne Hashim Thaqin , ka mundesi me ju rrok naj infrakt apo naj kancer.

Me E Mir Eshte Gjuha E Memecit, Se Gjuha e Genjeshtarit...!

fadil
21-01-09, 14:52
Opozitė me sofizma politike
Komente mbi disa vėrejtje tė opozitės ndaj vendimin e kryetarit Fatmir Sejdiu qė zgjedhjet e pėrgjithshme tė mbahen nė vitin 2011… Nėse zgjedhjet do tė mbaheshin nė vjeshtė Hashim Thaēi nuk do tė rrezikonte shumė dhe sipas tė gjitha gjasave do ta shkelte bindshėm kundėrshtarin e tij kryesor, Haradinajn. Por, si duket, edhe ai si dhe "faktori Dragodan", kanė pas konsiderata pėr gjendjen e pasqaruar nė lidershipin e LDK-sė, dhe provokimin e njė ēarje tė re te kjo parti nėse do tė kishte zgjedhje tė "parakohshme"

Nga Shkelzen Maliqi mė 21.01.2009 nė ora 11:00

Ideologu i sapopromovuar i opozitės Blerim Shala, nėnkryetar i parė i AAK-sė ka bėrė njė shkrim kundėr vendimit tė kryetarit Sejdiu pėr mbatjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė vitin 2011. Janė tri vėrejtje qė mua mė duken si sofizma tė shpifur politikė, qė nuk qėndrojnė dhe meritojnė qė tė komentohen:

1. Vėrejtja e parė: Vendimi pėr shtyerjen e zgjedhjeve nuk ėshtė valid dh ėshtė i nxituar ngase kryetari nuk ėshtė konsultuar me partitė politike, sidomos me opozitėn.
Parimisht, vėrejtja ėshtė e drejtė dhe sinjalizon njė mangėsi tė qartė procedurale. Pėr vendime tė kėtilla tė mėdha kryetari ka obligim qė tė konsultohet me partitė politike, qoftė edhe vetėm formalisht. Mirėpo, pesha reale e gabimit procedural tė kryetarit Sejdiu nė kėtė rast nuk ėshtė aq e madhe. Edhe nėse ai do t'i konsultonte tė gjitha subjektet politike, vendimi i tij nuk do tė ndryshonte fare ngase fuqia dhe ndikimi i partive tė opozitės ėshtė irelevante. Kjo mund tė konkludohet nga reagimet pėr vendimin. Dy partitė mė tė mėdha e edhe disa tė vogla nuk e kanė kundėrshtuar vendimin. Kjo do tė thotė se ky argument i opozitės ėshtė bosh. Kryetari i Republikės vėrtetė ka bėrė gabim por jo tė tipit falsifikues apo imponues. Nė ēdo demokraci vendos shumica, dhe nė kėtė rast gabimi i presidentit konsiston nė atė qė nėse do t'i bėnte konsultat atėherė do tė kishte njė argumentė mė tė fuqishėm pėr vendimin. Nė fjalinė e parė tė arsyetimit ai do tė thoshte se konsulta me partitė ka rezultuar me pėrkrahjen e shumicės dėrmuese tė partive qė zgjedhjet tė mbahen nė vitin 2011, dhe jo nė vitin 2009. Ky, pra, do tė ishte njė procedim dhe vendim plotėsisht demokratik, dhe Ramush Haradinaj dhe Bleri Shala do tė mbeteshin me gishta nė gojė nė pėrpjekjet pėr kundėrshtimin e vendimit. Por, edhe ky deklarim i shumicės pas vendimit, sėrish i lė me gishta nė gojė.

Vėrejtja e dytė: Opozita thotė se zgjedhjet e vitit 2007 janė bėrė sipas Kornizės Kushtetuese dhe jo Kushtetutės qė ėshtė aprovuar nė qershor tė vitit 2008. Andaj B.Shala konkludon se institucionet qė i ka aktualisht Kosova duhet tė quhen institucione tė Kornizės Kushtetuese, pra IPVQ, Institucione tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes, dhe jo institucione tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Ky interpretim sugjeron se me aprovimin e Kushtetutės Qeveria, Kuvendi etj. nuk kanė mandat qė tė administrojnė Kosovėn, sepse si tė tilla degradojnė statusin e republikės dhe pavarėsisė, duke e kthyer Kosovėn nė njė gjendje para shpalljes sė pavarėsisė. Ky do tė ishte argument shumė valid dhe i fuqishėm po tė mos ekzistonte kundėrargumenti i legjitimitetit tė trefishtė tė institucioneve tė Kosovės. Pa marrė parasysh se mbi cilėn bazė janė mbajtur zgjedhjet e vitit 2007, ato paraqesin njė verdikt tė pakontestueshėm tė elektoratit. Nė ato zgjedhje mandati i legjislaturės sė zgjedhur dhe tė qeverisė nuk ėshtė kufizuar paraprakisht me asnjė ligj o vendim. Po kėshtu nuk ka asnjė rėndėsi pėrqindja e votuesėve qė kanė dalur nė ato zgjedhje, qė mund tė jetė edhe 40 %, sepse ligji nuk parasheh limitin e poshtėm tė pjesėmarrjes qė ato tė quhen valide. Ligji nuk sanksionon mosdaljen nė zgjedhje, dhe mosdalja nuk mund tė llogaritet nė asnjė mėnyrė si opozitė ndaj qeverisė, pėrkundrazi me po kaq gjasa mund tė konkludohet se mosvotimi ėshtė njė lloj pajtimi apo indiference ndaj pushtetit. Pėr mė shumė, partitė, as ato tė opozitės qė tani ankohen, nuk e kanė kontestuar fare rregullėsinė e zgjedhjeve.
Pohimi se Kuvendi dhe Qeveria aktuale e Kosovės janė jolegjitime apo se pėrfaqėsojnė vetėm vazhdim tė IPVQ-vė ėshtė krejtėsisht absurde dhe njė sofizėm i sojtė. Si ka qenė atėherė e mundshme qė kėto institucione tė IPQV-sė ta shpallin pavarėsinė dhe aprovojnė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės? A nuk ka qenė akti i shpalljes sė pavarėsisė njėkohėsisht edhe shpehje e vullnetit tė shumicės dėrmuese tė qytetarėve tė Kosovės dhe ngritje legjitime e statusit tė tyre nė institucione pėrfaqėsuese tė shtetit tė pavarur? Insistimi i opozitės sė Kuvendi dhe Qeveria janė ende IPVQ dhe jo organe tė Republikės sė pavarur, nėnkupton njėfarėdore bindjen se pavarėsia dhe kushtetuta edhe nuk kanė legjitimitet tė plotė, ose tė paktėn mbėshtesin njė pikėpamje tė degradimit tė institucioneve aktuale tė shtetit tė Kosovės nė njė status pėr tė cilin aq shumė insistojnė Serbia dhe Rusia, se janė institucione tė pėrkohėshme tė vetėqeverisjes, dhe jo tė shtetit!

Vėrejtja e tretė: Plani i Ahtisarit qė ėshtė aprovuar nga Kuvendi i Kosovės parasheh qė zgjedhjet tė mbahen 9 muaj pas aprovimit tė Kushtetutės sė Kosovės sė pavarur. Kryetari me vendimin shkel Kushtetutėn.
Ėshtė e vėrtetė se plani i Ahtisarit ka paraparė qė zgjedhjet tė mbahen 9 muaj pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės. Po kėshtu, ėshtė e saktė se Kosova e ka pranuar Planin e Ahtisarit me ligjet dhe obligimet aplikuese. Por, kėtu ka njė problem me vetė kėtė planin, i cili siē dihet nuk ėshtė aprovuar nė formėn se si ka qenė paraparė, andaj edhe nuk mund tė jetė qind pėr qind obligues. Pėr kėtė flasin dy gjėra - refuzimi i planit nga Serbia dhe Rusia, dhe mosaprovimi i Planit tė Ahtisafrit nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB, dhe kjo ka rezultuar me situatėn ku nė letėr ende ėshtė nė fuqi Rezoluta 1244, dhe nuk ka ende rezolutė zėvendėsuese qė atė do ta abrogonte dhe bėnte inekzistente. Me qė Plani i Ahtisarit nuk ėshtė vėnė zyrtarisht nė fuqi, institucionet e Kosovės e kanė tė drejtėn e plotė, e madjhe edhe do tė duhej tė deklaronin publikisht dhe qartė, se obligimi pėr realizimin e Planit Ahtisari nuk mund tė jetė i plotė. Madje, Qeveria ka tė drejktė tė deklarojė se nuk do t'i realizojė obligimet pėrderisa edhe pala tjetėr nuk e pranon planin. Kjo nėnkupton vonesėn e krijimit tė komunave tė reja me shumicė serbe derisa serbet e Kosovės nuk binden qė ta respektojnė planin e Ahtisarit dhe Kushtetutėn e Kosovės.
Institucionet e Kosovės me tė njetėn logjikė kanė tė drejtė ta refuzojnė edhe mbajtjen e zgjedhjeve pėrderisa ende nuk ka filluar tė jetėsohet Plani Ahtisari nė tėrėsi, ashtu siē ka qenė marrėveshja obliguedse.
Kėtė koment nuk e shkrova ngase dua ta mbroj qėndrimin e kryetarit dhe tė kryeministrit. Nė tė vėrtetė, unė jam i mendimit se vendimi ėshtė politik dhe ka mundur tė jetė edhe ndryshe edhe pa kėto sofizma tė shpifur tė ideologut tė opozitės. Pozita ka pasur mė shumė argumente dhe interes qė zgjedhjet tė mbahen nė vjeshtė tė kėtij viti dhe jo nė vitin 2011. Koalicioni aktual nė pushtet ėshtė aq i fuqishėm nė krahasim me opozitėn, sa qė ka shumė pak shpresa qė opozita, me gjithė ambicjet e mėdha dhe energjinė e Ramush Haradinajt, tė kėndellet dhe tė forcohet pėr ta kthyer elektoratin nė favor tė vetin deri nė fund tė kėtij viti.
Nėse zgjedhjet do tė mbaheshin nė vjeshtė Hashim Thaēi nuk do tė rrezikonte shumė dhe sipas tė gjitha gjasave do ta shkelte bindshėm kundėrshtarin e tij kryesor, Haradinajn. Por, si duket, edhe ai, si dhe "faktori Dragodan", kanė pas konsiderata pėr gjendjen e pasqaruar nė lidershipin e LDK-sė, dhe provokimin e njė ēarje tė re te kjo parti nėse do tė kishte zgjedhje tė "parakohshme".

marr nga gazeta express

Guri i madh
21-01-09, 18:49

perqarje ka edhe nė PDK edhe pse PDKja esht krejt majtiste envero ramize shumica e tyre nuk e shprehin ket majtizem se e din se nuk do te ken elektorat po jan nji pjes e tyre qe haptaz marrin pjes ne pervjetort qe organizohen per enver hoxhen

e tani nuk qendrojn punt ashtu siq ju keni deshir dhe ashtu siq ju shkruni nė forum

jonuzi
23-01-09, 18:24
O Fadil Pasha, mos ia jep kaq hapet, Ju pashallaret orientalo - komunist duhet ta kuptoni se monarkit e komunizmi ka vdekur, ne kete vend kurr me nuk do te mundet askush te kthej kohet e kaluara, ju ta dini se qdo kund ne boten demokratike opozita eshte per te kritikuar, per te kundershtuar, per te ofruar qasje te reja....
Hashim Thaqi e Fatmir Sejdiu dojne ta qojne Kosoven ne drejtim te nje monarkie tipike komuniste, nje vend kur qdo kush qe mendon ndryshe eshte nje kundershtar, nje mafi ..., hej kush ka aq guxim sa ta quaj dike "mafi", vetem naiv, njerz qe nuk arrijne te gjykojne asgje, njerz te cilet vetem endrrojne te shkaterrojne .. .. Ramushi .... eshte nje lider i nje partie, i njejte si te gjithe politikanet e tjere... ne duhet te rrespektojm te gjitha ato gjera qe ky njeri ka bere per kete Kosove.....
Zgjedhjet ne Kosove do te duheshin te mbahen, ka shume arsye se pse keto institucione duhej t'iu nenshtroheshin rilegjitimimit, aty ku shkelet Kushtetuta nga ata qe me se shumti duhej te rrespektoheshin ...... ta dini koha do te tregoj se sa shume gabime poltike behen sot ....

Fadil pasha.... merru me ndonje pune me te meqme qe do t'i sjellte ndonje te mire ketij populliiiiii

Pershendetje:

Nese do te ndegjoheshin kerkesat e njerzve te deshtuar gjdo tre muaj do te kishte zgjedhje ne Kosove dhe gjdo kunde ne bote, sepse ata sdin se qka me thene tjeter perpos me kerkuar zgjedhje, njejte eshte ka vepron edhe Ramush Haradinaj me kliken e tije .

Une e kisha keshilluar Ramush Haradinaj qe ta ndrroj qasjen e tije Politike prej nje mafio politikani ne nje politikan te kohes se sotme, sepse do ti shkrihen ne PDK te gjitha deges siq beri dje ajo e drenasit.

Guri i madh
23-01-09, 21:58
hasha edhe sejdiu tani e gjejn arsyetimin se edhe piter fejt esht kunder zgjedhjeve

po nji duhet ta dim se ne baz te 6 pikave qe i kan pranue heshturazi ose duke e mbajt fsh,het nga populli piter feit esht neutral ndaj kushtetutes dhe pakos se ahtisarit

ashtu siq jan neutral ndaj ksaj pako edhe sejdiu e thaqi pas pranimit te ktyre 6 pikave